Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

TEST TREMUJORI 2 (Lënda: Gjuha shqipe) Grupi - A

Emri ____________________________ Klasa __7____

Situata: NJË LEXUES I ETUR

Në atë kohë unë isha i etur për lexime. Falë dëshirës së tim ati për të më çuar në Shkollën
Politeknike, më duhej të merrja mësime të veçanta në matematikë, të paguara rregullisht. Mësuesi
im privat, bibliotekari i kolegjit, më kishte lënë dorë të lirë për të marrë libra, pa më kontrolluar
aspak se çfarë huazoja nga biblioteka, një vend i qetë, ku orëve të pushimit, lypsej të shkoja aty
për mësimin që ai duhej të më zhvillonte.
Për mendimin tim, ai duhej të ishte o ndopak i pazoti, o tepër i zënë me ndonjë punë të
rëndësishme, sepse më linte mua pothuaj tërë kohën të lirë për të lexuar gjithçka që më binte në
dorë, në vend që të përsërisja mësimet, ndërsa ai vetë seç jepte e merrte me diçka që as e kam
haberin. Me një fjalë, mbi bazën e një marrëveshjeje të heshtur, të pëlqyeshme për të dyja palët,
unë nuk ankohesha që s’përfitoja gjë prej tij, kurse ai bënte një sy qorr për librat që unë huazoja
nga biblioteka. I përpirë i tëri nga një pasion i parakohshëm, lija pas dore mësimet për të thurur
vjersha, që domosdo s’kish si të premtonin ndopak për të ardhmen, kur kam parasysh atë varg
timin tepër të gjatë, që fitoi famë ndër shokët e mi dhe që shpaloste një epope të tërë për inkasit:
O inkas! O mbret i pafat e mjeran!
U mbiquajta “Poeti”, si për të më thumbuar në një farë mënyre për shkarravinat që bëja,
mirëpo thumbimet nuk më vunë në binarë. Vazhdoja të vargëzoja kot më kot, me gjithë këshillën
e urtë të Zotit Mareshal, drejtorit tonë, i cili
u përpoq të më shëronte nga një ves, mjerisht i rrënjosur thellë, duke më treguar nëpërmjet një
fabule fatkeqësitë e një laureshe, e cila ra nga foleja ngaqë donte të fluturonte para se t’i dilnin
pendët. Vazhdoja gjithnjë të lexoja, u bëra nxënësi më i ngathët, më dembeli, më ëndërrimtari i
tërë grupit të të Vegjëlve, e doemos, herë-herë edhe më i ndëshkuari.
Marrë nga romani “Lui Lambert” Honore dë BALZAK

1. Cila është, sipas djalit, arsyeja që mësuesi, në vend të zhvillonte me të mësimin privat, e linte të
lexonte gjithçka në bibliotekë? 1 pikë

____________________________________ __________________________________________

_________________________________________ ___________________________________ _
2. Sqaro pse autori thote: “u përpoq të më shëronte nga një ves” 1 pikë

_________________________ _____________________________________________________

________________________ ______________________________________________________

3.Gjeni në pjesën e dhënë dy detaje ose shprehje që tregojnë dëshirën e madhe të djalit për të
lexuar dhe shkruajini. 2 pikë

A) _____________________________________________________ ___________________

B) _________________________________________________________ ______________

4. Shkruani mesazhin që donte t’i përcillte drejtori djalit përmes fabulës së laureshës. 1 pikë

___________________________________________________________________

5. Zbuloni dy cilësi të karakterit të personazhit? 2 pikë

a) __________________ ______

b) ____________________________
Njohuri gjuhesore

6. Folja përhapeshin është: 1 pikë

A) në kohën e tashme të dëftores, forma joveprore;

B) në kohën e pakryer të dëftores, forma veprore;

C) në kohën e pakryer të dëftores, forma joveprore;

D) në kohën e tashme të dëftores, forma veprore.

7. Gjeni formen e pashtjelluar dhe thoni llojin. 2 pikë

Gjithe kete kohe vellai e ka kaluar duke udhetuar ne vende te ndryshme.
a) forma ________________ b) lloji ___________________

8. Foljet e mëposhtme ktheji nga forma veprore në joveprore duke ruajtur vetën, numrin, kohën
dhe mënyrën. 3 pikë

ka krijuar ___________________

kuptova ___________________

të ruaj ___________________
9. Dallo kundrinoret ne fjalite e meposhtme dhe percakto llojet e tyre. 3 pike
a.Debora mbuloi malin.
b.Une i besoj mikut.
c.Sot do te vij me ty ne feste.
10. Dalloni mjetin lidhëz në fjalinë e mëposhtme. Tregoni llojin e tij. 2 pike

Une do te vij,por vetem me ty.

Mjeti lidhëz: _________________ lloji: _____________________

11. Nënvizo me një vijë GE dhe me dy vija GF në fjalinë e mëposhtme: 2 pike

Shokët e mi më thumbonin vazhdimisht.

12. Në fjalinë e mëposhtme dallo kryefjalen e trego se me se shprehet.. 2 pike

Keta jane miqte tane. Shprehur me:……………

13.Dallo kallëzuesin, thuaj llojin. 2 pike

Vazhdoja të tregoja perrallen, sipas këshillës se urtë të Zotit Mareshal.

Kallëzuesi___________________________ lloji___________________________

14. Ç’klasa ligjerate jane fjalët e nënvizuara? 3 pikë

U përpoq të më shëronte nga një ves i keq dhe per kete veprim do jem gjithmone mirenjohes.

Të shkruajmë: Pranvera,stina e ringjalljes shpirterore.Shpjegoni pse ju pelqen kjo stine. 5 pike

____________________________________________________________________________________________

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tabela e vlerësimit
Suksese!
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9 - 13 14 - 18 19 - 22 23 – 25 26 - 28 29 - 32
TEST TREMUJORI 2 (Lënda: Gjuha shqipe) Grupi - B

Emri ____________________________ Klasa _7_____

Situata: LOGJIKA

Shumë kohë më parë, në një fshat kinez, që ishte larg Shangait, në atë kohë kryeqyteti i
Kinës, një plak i vjeter pyeti një ditë një djalë të vogël dhe kureshtar: “Kush është më afër
Shangai apo dielli?”
- Natyrisht që dielli,- tha djali i vogël pa asnjë hezitim.
- Mirë,- tha plaku duke buzëqeshur.
- Pse mendon kështu?
- Është e thjeshtë,- tha djali. - Ne mund ta shikojmë diellin, por nuk mund ta shikojmë Shangain.
Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar. Ditën tjetër e mori me vete dhe shkuan
në tregun e qytetit. Turma njerëzish si turma shpendesh ne shtegtim , nga kryeqyteti kalonin
përmes këtij fshati të vogël, sepse ai ishte pranë rrugës kryesore. Plaku dhe djali qëndruan nën një
pemë. Plaku i tregonte se nga vinin gjithë këta njerëz, ndërsa djali vëzhgonte me kujdes e
gojëhapur dhe gjithe interes rrobat e tyre të bukura dhe të çuditshme.
- Atëherë,- tha plaku, kur pa se një grup njerëzish ishin grumbulluar rreth e qark pemës ku ata
ishin ulur, - na thuaj se kush është më afër: Shangai apo dielli?
- Shangai, sigurisht,- u përgjigj sakte djali i kujdesshem pa u menduar fare.
Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur habinë e tij.
- Po dje ti më the se dielli ishte më afër.
- Po, -tha djali, - por kjo ndodhi para se ne të shikonim me kujdes dhe nga afer gjithë këta njerëz
që vinin nga Shangai.
A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?

1. Zgjidhni në fjalitë e mëposhtme se cili është mesazhi i kësaj pjese? 1 pikë

A) Shpesh përshtypjet e para janë më të mirat.

B) Vëzhgimi nga afër jep informacion të saktë.
C) Të rinjtë vëzhgojnë më mirë se të moshuarit.
D) Ne mund t’i ndryshojmë mendimet tona, kur gjejmë informacion të ri.
2. “Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar”. A mendoni se djali është i zgjuar? Pse?
Përdorni pjesë nga historia për të shpjeguar përgjigjen tuaj. 2 pikë

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________

3. Gjeni dy cilësi të djalit. 2 pikë

a) ______________________________ b) ________________________

4. Gjej nje krahasim tek pjesa e dhene. 1 pikë

Krahasim _______________________________________

Njohuri gjuhesore
5. Shkruaj llojin e formes se pashtjelluara në fjalinë e mëposhtme.
Nena u largua nga shtepia per te kerkuar te birin e saj te humbur. 2 pikë

Lloji ______________________ lloji ___________________

6: Fjalen( buze )perdore ne fjali si:. 2 pikë

a): Emer…………………………………………….

b)parafjale: …………………………………………

_________________________________________ ____________________________

7. Foljen e mëposhtme ktheji nga forma veprore në joveprore duke ruajtur vetën, numrin, kohën
dhe mënyrën. 1 pikë

mendoi _________ __________

8. Ndërtoni dy fjali me foljen mund ku ta përdorni si folje gjysmëndihmëse ne rolin e kallezuesit

foljor te perbere . 1 pikë

a) F.gjysmëndihmëse:_________________________________________________________________

9. Fjala e nënvizuar në fjalinë: “ Shangai, sigurisht,- u përgjigj djali pa u menduar fare” është: 1 pikë
a) pasthirrmë b) pjesëz c) parafjalë
10. Dalloni mjetin lidhëz në fjalinë e mëposhtme. Tregoni llojin e tij. 2 pikë
Shtepite u shemben,sepse ra nje termet i forte.

lidheza: _________________ lloji: _____________________

11. Nënvizo me një vijë GE dhe me dy vija GF në fjalinë e mëposhtme: 2 pike

Djemte e klases sone u larguan nga ndeshja te merzitur.

12.Gjeni kryefjalën e trego se me se shprehet.

a) Ne tashme jemi te pergjegjshem per veprimet tona.____________________________

b) Qarkoni me se është shprehur ajo. 2 pikë

A) Emër B) Grup emërorC) Përemër D) Mbiemër

13.Dallo kallëzuesin, thuaj llojin. 2 pike
Une jam e talentuar ne pikture.

Kallëzuesi___________________________lloji___________________________

14. Ç’funksion sintaksor kryejnë fjalët e nënvizuara? Me se shprehen? 6 pikë

a.Dhuraten e bleu nena.b. Te dhane ty flete lavderimi? c.Femijet mbanin vesh te habitur .

Të shkruajmë: Pranvera,stina e ringjalljes shpirterore.Shpjegoni pse ju pelqen kjo stine. 5 pike

____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________________
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tabela e vlerësimit Suksese!

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10 - 14 15 - 19 20 - 24 23 – 25 26 - 28 29 - 32
Pergjigje grupi A

Pyetja 1. Veta I .Përdorimi i kësaj vete e bën rrëfi min më të afërt, më të ngrohtë.
Pyetja 2. Mësuesi duhej të ishte i pazoti OSE mësuesi kishte punë të tjera për të bërë
Pyetja 3. C
Pyetja 4. Lexoja gjithçka që më binte në dorë, Gjithnjë lexoja, Nuk më vunë në binarë, Më ëndërrimtari...
Pyetja 5. Ky pasion mund ta dëmtonte djalin, pasi nuk po mësonte dot më, ishte bërë i hutuar dhe mund
ta pësonte, ashtu si e pësoi lauresha.
Pyetja 6. Cilësi: këmbëngulës, i etur, kokëfortë, i pasionuar, ëndërrimtar

Pergjigje grupi B

Pyetja 1. B
Pyetja 2. Po, djali është i zgjuar, sepse ai vëzhgon me kujdes, pastaj përgjigjet. Ai arrin në përfundime
nisur nga vëzhgimet që bën.
Pyetja 3. Djali është: i zgjuar, i qetë, i vëmendshëm, i kujdesshëm
Pyetja 4. Kuptim i figurshëm. sinonimi: i habitur
Pyetja 5. Po djali mendon në mënyrë të logjikshme. Në të dyja rastet ai bëri një lidhje midis fakteve,
pavarësisht nga e vërteta

You might also like