Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 17

Elldini2000@hotmail.

com E-dini

Para se të fillojmë dhe të shtjellojmë mënyrën, dispozitat


dhe rëndësinë e aktit të martesës (niqahut) dua të ndalem
pak mbi një shqetësim të shumë vajzave të fejuara. Ndodh
shpesh herë që vajza të fejuara, pak para se të lidhin kurorë,
zbulojnë të meta dhe vese shumë të rënda tek i fejuari. Këtu
mund të hyjë konsumimi i drogave, alkolit dhe çdo vesi
tjetër që e sheh të rrezikshëm.
Vallë si duhet të reagojë një vajzë e gjendur në një pozicion
të tillë? A duhet t’u tregojë familjarëve të saj, apo t’a mbajë
të fshehtë?
Nëse këtë të metë e ka pasur në të kaluarën, por tashmë
është shkëputur dhe është penduar prej saj, unë të këshilloj
o motër që t’a mbash këtë fakt të fshehtë dhe të mos ua
tregosh familjarëve të tu.
Nëse kjo e metë mund të përmirësohet dhe rregullohet, unë
të këshilloj t’a vonosh aktin e martesës me qëllim që të
shohësh nëse ka filluar të përmirësohet ose jo. Për t’a
konkretizuar me shembull, këtu mund të hyjë dhe falja e

1
Elldini2000@hotmail.com E-dini

namazit. Ti o motër mund të jesh fejuar me këtë djalë, duke


e ditur se ai është i përkushtuar dhe falet. Pasi u fejove ke
zbuluar se ai nuk falet ose herë falet dhe herë jo. Në një rast
të tillë, mos u trego prindërve dhe jepi kohë që të
përmirësohet, duke lëvizur çdo gur dhe përdorur çdo mjet
që ai të filloj të falet siç duhet.
Por nëse e meta ose vesi vazhdon të jetë akoma prezent tek
i fejuari, psh ai vazhdon të konsumojë drogë, unë të
këshilloj t’ju tregosh prindërve të tu. Do të vuash aq sa nuk
e imagjinon o motër nëse martohesh me një të droguar. Të
shumta janë ato vajza që pranuan të martohen me të rinj të
tillë, edhe pse e dinin që konsumojnë drogë. Ata nuk u
treguan familjarëve nga frika se do e prishin fejesën dhe u
martuan. Pas martese ata kanë shijuar të gjithë llojet e
vuajtjeve psikologjike dhe fizike, janë fyer, sharë,
ofenduar, rrahur, plagosur me mjete të forta etj...
Si ai që drogohet si ai që konsumon alkol, janë njëlloj
prandaj ruhu dhe mos u marto me njerëz të tillë.

Çfarë do të thotë të nënshkruash aktin e martesës?


Në përgjithësi, dita kur çifti vendosin kurorë dhe
nënshkruhet akti i martesës, shihet si një ditë e lumtur, të
gjithë janë të gëzuar, shpërndahen ëmbëlsira etj... pasi në të
vërtetë është ditë gëzimi.
Dita kur dy të fejuar vendosin të lidhin jetën me njëri-
tjetrin, duke e kryer aktin e martesës është një ditë e
rëndësishme.

2
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Duke e pranuar të fejuarën si bashkëshorten tënde, ti o vëlla


i jepet besën jo vetëm familjes dhe prindërve të saj, por
edhe Zotit të madhëruar. Ajo vajzë bëhet bashkëshortja
jote, sipas fjalëve të Zotit dhe traditës profetike. Kështu,
kur ti pohon se e pranon atë si bashkëshorte, i jep besën
Zotit se do e trajtosh mirë.
Në vende si Egjypti, Siria, Libani etj... është bërë zakon që
pasi të nënshkruhet akti i martesës, babai i vajzës i thotë
dhëndërit:”O filan! Po t’a lë amanet vajzën time!”
Kur të thuash që e pranoj filanen si bashkëshorten time, në
bazë të Librit të Zotit dhe traditës së Profetit, kije parasysh
këtë dhe mos e harro sa të kthesh shpinën.
Fjalët “në bazë të librit të Zotit” do të thonë që do e trajtosh
bashkëshorten tënde, sipas porosive të Zotit në Kuran.
Një nga këto porosi në Kuran, është:”Jetoni e silluni mirë
me to!” (Nisa 19)
Nëse dëshiron që akti i martesës të jetë sipas librit të Zotit,
atëherë duhet të sillesh mirë me bashkëshorten tënde, t’a
respektosh dhe nderosh.
Vallë sa të shumta janë ato martesa ku burrat i kanë
keqtrajtuar gratë? A mendojnë këta burra se do të dalin një
ditë para Zotit dhe të japin llogari? Vallë çfarë do të thotë
ajo dorë që i ka dhënë dorën babait të vajzës duke i
thënë:”E pranoj vajzën tënde për bashkëshorte, sipas librit
të Zotit dhe traditës profetike?”
Thotë Zoti në Kuran: ”Jetoni e silluni mirë me to!” (Nisa
19)

3
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Dhe kjo nuk do të thotë vetëm që të mos e lëndosh dhe


sillesh keq me bashkëshorten, por edhe t’a durosh atë në
rast se të lëndon. Të durosh gabimet e saj, nervozizmin
etj...
Shembulli dhe modeli yt më i mirë në këtë rast është i
dërguari i Zotit a.s. Ndodhte që ndonjë nga gratë e tij e
braktiste shtratin ku flinte me Profetin a.s, megjithatë ai
duronte. Ato i kërkoni të holla për të shpenzuar, shumë e
cila ishte mbi mundësitë e Profetit a.s, megjithatë ai
duronte. Kishte prej tyre që xhelozoheshin dhe Profeti a.s
përsëri i duronte. Madje, jo vetëm që i duronte, por shpesh
herë u fliste dhe me fjalë përkëdhelëse me qëllim që t’a
qetësojë dhe t’i bëjë qejfin.
Kurse përsa i përket traditës profetike, thotë Profeti a.s:”Më
i miri prej jush, është ai që sillet më mirë me familjen e
tij.”
“Gratë, nuk i nderon veçse një fisnik dhe nuk i dhunon
veçse një i lig.”
Ky është koncepti që islami ka për gruan dhe
bashkëshorten. Atëherë, si mund të thuhet që islami e ka
dhunuar, diskriminuar dhe poshtëruar femrën? Vallë ku
mund t’a gjejmë tjetër një ligj dhe kushtetutë që e nderon
dhe respekton femrën, siç bën islami?
Thotë Zoti në Kuran mbi dhuratën e martesës, e cila nuk
duhet të kërkohët sërish nga bashkëshorti në rast
divorci:”A do ta merrnit atë padrejtësisht, duke bërë
gjynah të qartë?! Si do t’ia merrnit atë dhuratë, kur ju i

4
Elldini2000@hotmail.com E-dini

jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë nga ju


besë të fortë?” (Nisa 20-21)
“ju i jeni dhënë njëri-tjetrit” shprehet me foljen “efda” gjë e
cila i çon ndërmend bashkëshortit ditët më të bukura që ka
kaluar me këtë grua.
Gjithashtu, ajeti i mësipërm e quan aktin e martesës si besë
të fortë.
Fjalët “besë e fortë” janë përmendur vetëm tre herë në
Kuranin famëlartë. Herën e parë është përmendur për
profetët. Thotë Zoti në Kuran:” Ne lidhëm besën me ty (o
Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun,
Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne
lidhëm me ata një besë të rëndë.” (Ahzab 7)
Herën e dytë përmendet për hebrenjtë, ku thotë Zoti i
madhëruar:”dhe morëm nga ata një besë të fortë. (Ne i
mallkuam ata) për shkak të shkeljes së besëlidhjes nga
ana e tyre..” (Nisa 154-155)
Kurse për herë të tretë, besa e fortë përmendet në
kontekstin e lidhjes bashkëshortore, përmendet për të
martuarit.
Vallë cilit model do t’i përmbahesh o vëlla? A do i
përmbahesh modelit të profetëve të cilët e mbajtën këtë
besë të rëndë, apo do i përmbahesh modelit të hebrenjve të
cilët e shkelën besën? Ai njeri që e shkel këtë besë,
padyshim që do jetojë në vuajtje dhe mundim. E si mund të
jetojë i lumtur, një njeri që ka fituar zemërimin e Zotit?

5
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Të njëjtat fjalë vlejnë dhe për ty o motër. Në atë çast që do


të pyetesh nëse e pranon filanin për bashkëshort, do të
përgjigjesh “Po” dije se kjo besë e rëndë vlen dhe për ty.
Një ditë, Aisheja vajti tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”O i
dërguari i Zotit! Burrat marrin pjesë në xhihad dhe për këtë
shpërblehen. Kurse ne gratë jemi privuar nga një shpërblim
i tillë.
Profeti a.s ia ktheu:”Dije o Aishe se respekti dhe sjelljet e
mira të gruas kundrejt burrit, janë të barasvlershme me
xhihadin.”
Duke qenë se në shumë martesa dhe lidhje gruaja nuk e
gjen burrin të cilin ëndërronte, me durimin, respektin dhe
sjelljet e mira, ajo fiton shpërblimin e xhihadit. Nëse
dëshmori vritet një herë, një bashkëshorte e tillë e fiton
shpërblimin e dëshmorit çdo ditë.

Mënyra e aktit të martesës dhe vendi.


Edhe pse akti i martesës shihet si një besë e fortë dhe e
rëndë, forma sesi kryhet ky akt është shumë e lehtë. Dy
janë fjalët që e lidhin këtë akt të rëndësishëm:”T’a jap
vajzën për bashkëshorte” që e thotë babai i vajzës dhe “e
pranoj” që e thotë i fejuari i saj.
Ajo që deri pak sekonda më parë ishte haram, me këto dy
fjalë kthehet në hallall.
Në islam nuk ka shumë rëndësi se ku kryehet akti i
martesës, xhami apo shtëpi. Unë personalisht do të uroja që
xhamitë tona të gumëzhinin nga njerëz që vijnë për aktin e

6
Elldini2000@hotmail.com E-dini

martesës. Në këtë mënyrë, ne i kthejmë xhamisë rolin dhe


misionin e saj, mbledhjen e njerëzve dhe forcimin e
lidhjeve mes tyre.
Gjatë ceremonisë së aktit të martesës është e pëlqyeshme të
mbahet një fjalë e shkurtër, me qëllim që çiftit të ri t’u
rikujtohet rëndësia e martesës dhe njëkohësisht të kujtohen
që akti i martesës është një besë e fortë, që i jepet secilit por
dhe Zotit të madhëruar.
Edhe pse akti i martesës shihet si një besë e fortë dhe
amanet, kjo nuk e mohon faktin që njerëzit dhe çifti të jenë
të gëzuar. Sigurisht që ata duhet të gëzojnë dhe të ndihen të
lumtur. E rëndësishme është që ata të jenë të ndërgjegjshëm
mbi përgjegjësitë dhe obligimet që i presin.

Nijeti
Valli cili është nijet yt me martesën o vëlla dhe o motër?
Përse po martoheni?
Përgjithësisht, kur i pyet të rinjtë muslimanë mbi qëllimin
dhe nijetin me martesësn, përgjigjen të gjithë me frymë
fetare. Por nuk ka asgjë të keqe që nijeti me martesën të
jetë dhe të ndihesh i lumtur dhe i qetë.
Një nga nijetet është dhe të ruhet nderi, të ndërtohet një
familje mbi baza islame dhe morale, familje e cila i bindet
Zotit dhe porosive të Profetit a.s, të ndihmohet dhe
përkrahet feja e Zotit. Islami nuk mund të triumfojë me
familje të rrënuara dhe të përçara. Islami kërkon familje të
lumtura, të gëzuara dhe të konsoliduara.

7
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Një herë kur po bisesoja me një të ri mbi rëndësinë e nijetit


në martesë, ai më tha:”Nijeti im është realizimi i fjalëve të
profetit Musa a.s ku thotë:” Ndërtoni shtëpi për popullin
tuaj në Egjipt, dhe shndërrojini ato në faltore..” (Junus
87)
Shdërrimi i shtëpive në faltore, nënkupton që ato të bëhen
qendra ku të tjerët i synojnë për të shtuar besimin dhe për të
gjetur qetësi shpirtërore. Në këto shtëpi lexohet Kurani
bashkërisht, lexohen libra fetarë, mbahen ligjërata,
përmendet Zotit etj... Ç’mendon o vëlla dhe o motër që
shtëpia juaj të jetë objektiv nga të gjithë besimtarët që
dëshirojnë t’ju shtohet besimi?
Asnjë kompani biznesi nuk e fillon punën pa plan dhe
strategji të thurrur më parë. Përse duhet që martesa, e cila
është shumë më e rëndësishme se ç’do kompani apo
aktivitet tjetër, të fillojë pa plan dhe objektiva të qarta?!

Dhurata martesore.
Shumë familje kërkojnë shuma marramendëse si dhuratë
martesore për vajzat e tyre. Ata i caktojnë shumat sipas
cilësive dhe karakteristikave të vajzës. Sa më e bukur të
jetë vajza, sa më e pasur dhe e famshme të jetë familja e
saj, aq më e shtrenjtë është dhe dhurata martesore që i
kërkohet dhëndërit. Kjo do të thotë që vajzën tënde po e
trajton thjesht si një mall, si gjithë mallrat e tjerë, të cilin e
blen ai që paguan më shumë.

8
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Dhurata martesore në islam shihet si diçka simbolike për


t’a vlerësuar bashkëshorten. Por nëse do të flisnim me
llogjikën e të hollave, vallë a do të mjaftonin të hollat e
kësaj bote për t’a vlerësuar atë si bashkëshorte dhe nënë
fëmijësh?! Kush pranon të jetojë me një person tjetër të
panjohur thjesht për para? Sa më shumë që të kërkosh për
dhuratë martesore, aq më shumë ia ul vlerat vajzës tënde
dhe e kundërta, sa më pak të kërkosh për vajzën tënde, aq
më shumë ia shton vlerat. Për këtë Profeti a.s thotë:”Sa më
e vogël të jetë dhurata martesore, aq më i madh do të jetë
bereqeti i gruas.”
Një fakt tjetër që i nxit prindërit të mos kërkojnë dhuratë
martesore të madhe, është nëse dhurata e martesës është e
madhe, atëherë vajzën tënde nuk do e kërkojnë veçse të rinj
që rrjedhin nga familje të pasura, por që nuk i përshtaten
vajzës në morale, edukatë, formim, arsim etj... Në të tilla
raste, ose do të pranohet martesa me dikë që nuk i
përshtatet vajzës dhe do të ketë probleme, ose do të
refuzohet, duke e mbajtur vajzën në shtëpi.
Thotë Profeti a.s në lidhje me kriterin e përzgjedhjes së
bashkëshortit për gratë:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon
një fetar dhe njeri i besueshëm, atëherë pranojeni këtë
lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe
degjenerim i madh.”
Si mund të jetojë i lumtur një çift që janë lidhur në bazë të
kriterit të pasurisë? Duke vuajtur ata, do të vuajë familja
dhe do të vuajë e gjithë shoqëria. Po ashtu, vuajtje është

9
Elldini2000@hotmail.com E-dini

nëse vajza nuk gjen dot një të ri që i përshtatet nivelit të saj


intelektual, arsimor, shoqëror, por edhe material.
Prandaj dhurata martesore është diçka simbolike, pasi kurrë
nuk mund të vlerësohet bashkëshortja me para.
Mos prano kurrë o baba dhe o nënë që vajza juaj të shitet
me para. Mos u ndikoni nga fakti që kushërira apo shoqja e
saj është martuar me filan shumë të madhe, si dhuratë
martesore. Nuk ka përse të mburresh me shumën e madhe
që dhëndri ka paguar për vajzën tënde. Thotë Zoti në
Kuran:”Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë
e mburravecë.” (Nisa 36)

Mes babait dhe bashkëshortit


Një problem që haset pas aktit të martesës deri në
ceremoninë e martesës është dhe fakti se kujt duhet t’i
bindet vajza, babait apo bashkëshortit të saj. Në shumë
raste vajza ndodhet mes dy zjarreve, mes urdhërave të
babait i cili përpiqet t’i kufizojë daljet e saj, dhe të shoqit i
cili tashmë e sheh atë si bashkëshorten e tij dhe kërkon të
ushtrojë pushtetin që i garanton martesa. Vallë kujt duhet
t’i bindet ajo, bashkëshortit apo babait të saj?
Përderisa vajza vazhdon të banojë në shtëpinë e të atit, ajo
duhet të respektojë dhe t’i bindet vullnetit të tij. Unë të
kërkoj ty o vëlla që sapo ke kryer aktin e martesës që të
jesh i arsyeshëm me bashkëshorten tënde. Mos e detyro atë
të marrë vendime të sikletshme dhe të vështira, sidomos në
çështje që kanë të bëjnë me prindërit e saj. Veç kësaj, të

10
Elldini2000@hotmail.com E-dini

kërkoj të sillesh me edukatë dhe mirësjellje. Nuk ka shumë


kohë që ti i dhe dorën vjehrrit tënd dhe i premtove se do e
respektosh vajzën e tij.

Xhelozia e prindërve.
Shumë të rinj nuk e dinë ose e injorojnë një fakt shumë të
rëndësishëm në lidhjet e tyre me prindërit. Sidomos pak
aktit të martesës, shumë prindër bëhen xhelozë dhe për këtë
kanë një farë të drejte. Tashmë, djali i tyre i vetëm apo
vajza, që janë rritur në prehërin e tyre, do të bashkohet me
dikë tjetër dhe do të krijojnë një familje të re. Shumë nga
këta prindër, sillen në mënyrë shumë të çuditshme gjatë
kësaj periudhe. Ata mund të sillen ashpër me
dhëndërin/nusen për shkak të xhelozisë.
Ajo që kërkohet nga çifti i ri, është që të përpiqen të
përcjellin tek prindërit ndjenja që ata nuk janë ndarë prej
tyre, ata janë përsëri ata që kanë qenë, i duan dhe i
respektojnë. Djali duhet të përpiqet që prindërit e
bashkëshortes së tij të mos ndihen të braktisur, të injoruar
dhe të shpërfillur. Po ashtu, vajza duhet të përcjellë
mesazhe tek vjehrri dhe vjehra e saj, mesazhe që
konsistojnë në faktin se djali i tyre vazhdon të jetë ai që ka
qenë dhe se ajo nuk po ua rrëmben. Ai do i dojë, respektojë
dhe do u bindet siç bënte më parë.
Për këtë, unë i këshilloj të sapomartuarit që t’u bëjnë atyre
dhurata, të interesohen, t’i respektojnë dhe duan, me qëllim
që t’a zbusin këtë xhelozi.

11
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Zënkat dhe konflitet mes fëmijëve dhe prindërve gjatë kësaj


periudhe nuk janë të pakta.
Me këtë rast, unë dua t’ju drejtohem dhe prindërve. Mos ia
lejoni vetes o prindër që xhelozia t’ju verbojë! Ti duhet të
vazhdosh të jesh babai shok dhe nëna shoqe e fëmijëve
tuaj.

Natyra e kësaj faze.


Tashmë ti o vëlla dhe o motër keni vënë kurorë dhe
gjithçka që u ndalohej më parë u lejohet. Ti o vëlla ke të
drejtë t’a shohësh bashkëshorten tënde pa hixhab dhe çdo
gjë tjetër të lejohet. Por, unë i këshilloj të gjithë ata që sapo
kanë vënë kurorë (nikah) t’a kenë parasysh traditën e
shoqërisë ku jetojnë. Nëse tradita nuk e lejon që
bashkëshorti të flerë me bashkëshorten e tij, edhe pse
tashmë kanë vërë kurorë, është mirë të respektohet tradita.
Edhe pse tashmë ajo është bashkëshortja jote, duhet të
respektohet tradita e vendit dhe vullneti i prindërve të
vajzës. Nëse traditat dhe zakonet nuk bien ndesh me
dispozitat fetare, ato janë të konsiderueshme dhe duhet të
respektohen.
Periudha që nga akti i martesës deri në ceremoninë e
martesës është periudha më e bukur dhe romantike në jetën
e një çifti të ri, pasi të dy bashkëshortët janë pa përgjegjësi
dhe detyrime karshi njëri-tjetrit. Tashmë, ata janë të lirë të
shëtisin vetëm, të bisedojnë etj... por është mirë të
respektohet tradita dhe vullneti i prindërve të vajzës.

12
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Dasma, ceremonia e martesës.


Shumë njerëz e konceptojnë dhe mendojnë dasmën si një
traditë shoqërore dhe jo si diçka të bazuar në islam. Vetë
Profeti a.s, shokët e tij dhe muslimanët e parë organizonin
ceremoni dasme. Qëllimi i dasmës asokohe kufizohej në dy
gjëra: Grumbullimi i gjithë familjarëve dhe njerëzve të
dashur dhe ushqimi.
Kur u martua vajza e Profetit a.s, Fatimeja, ajo qëndronte e
hypur në mushkën e Profetit a.s. Mushkën e kishte kapur
për kapistre Selman El-farisij, kurse nga pas i ndiqte Profeti
a.s bashkë me Hamzanë, që ishte xhaxhai i Profetit a.s.
Shokët e Profetit a.s dhe muslimanët kishin ngritur shpatat
dhe i lëkundnin në ajër, si shprehje e gëzimit dhe haresë.
Ndërkohë që gratë e kishin rrethuar nusen, Fatimen. E
gjithë kjo atmosferë, shoqërohej me recitim vjershash,
thënie të bukura, ilahi etj... Ata e shoqëronin nusen derisa të
arrinte në shtëpi, ku ishte e shtruar dhe gostia. Atje të gjithë
grumbulloheshin, ndiheshin të gëzuar dhe të bashkuar.
Kështu, martesa është gëzim për vetë çiftin, por dhe për
njerëzit dhe të afërmit e tyre. Ceremonitë e dasmave
shërbejnë për afrimin mes familjarëve, farefisit, miqësisë
dhe shoqërisë.
Për fat të keq, ceremonitë dasmore e ditëve tona, nuk e
kryejnë këtë funksion. Në dasmat e sotme hasim katër
probleme dhe të meta kryesore:

13
Elldini2000@hotmail.com E-dini

1 – Kërcim i shfrenuar mes të rinjve, lakuriqësi dhe


degjenerim.
2 – Shpenzime të tepruara të pasurisë.
3 – Xhelozi, smirë dhe përgojim. Të gjithë të ftuarit, i
xhelozojnë, ose përgojojnë çiftin që po martohen. Disa
flasin mbi veshjen, të tjerët mbi makiazhin e nuses, hundën,
sytë etj...
4 – Mburrje mes familjeve, mbi shpenzimet, veshjet dhe
organizimin e dasmave të kaluara.
Përse duhet t’a fillosh jetën tënde bashkëshortore o vëlla
dhe o motër me gjynahe? Përse ia mohon vetes bereqetin e
Zotit? Ka çifte që janë divorcuar që ditët e para pas dasme,
për shkak të gjynaheve që kanë ndodhur ditën e tyre të
dasmës.
Veç kësaj, përse duhet të mbash dhe gjynahet e të tjerëve o
vëlla dhe o motër? Të ftosh njerëzit në dasëm, t’u krijosh
kushtet për të konsumuar alkol dhe vepruar gjëra të ulëta,
do të thotë t’u krijosh kushte për gjynahe. Këto gjynahe,
do të vendosen në supet e tua Ditën e Kijametit.
Dita e dasmës është dera e jetës familjare. Vallë si do e
hapësh këtë derë, duke fituar kënaqësinë e Zotit, apo duke
fituar hidhërimin dhe zemërimin e Tij?
Dita e dasmës është një ditë e shenjtë, pasi atë ditë do të
hapet një familje dhe shtëpie e re muslimane. Ajo duhet të
jetë një ditë e shënuar, ditë në të cilën arrihet dhe realizohet
kënaqësia e Zotit të madhëruar. Përse të kthehet nga ditë e
kënaqësisë së Zotit, në ditë të kënaqësisë së shejtanit?!

14
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Përse duhet t’a hapni derën e jetës bashkëshortore, me


zemërimin e Zotit? Vallë si mund të jetohet i lumtur, kur
Zoti është i zemëruar me ty që ditën e parë të martesës?
Vallë si e kthen hallallin dhe dhuratën e Zotit, në haram dhe
zemërim të Tij?
Përse u bën qejfin miqve dhe shoqërisë, në llogari të
urdhërave të Zotit?
A nuk do të ishte më mirë që shpenzimet e shumta që
bëhen për dasëm, t’ju jepeshin çiftit të ri që të udhëtonin në
një vend të bukur dhe të kalonin disa ditë bashkë? Përse
shumë familje zhyten në borxhe, vetëm e vetëm që dasma e
djalit dhe vajzës së tyre të dalë më e bukur dhe
madhështore se e filanit?
Ne duhet të gëzohemi në dasma, por kjo të mos na çojë të
shkelim dhe thyejmë urdhërat e Zotit. Ne duhet të shtrojmë
gosti, por jo të shpërdorojmë.

Nata e parë e martesës.


Në islam dhe në dispozitat e sheriatit, kjo njihet me emrin
“Nata e ndërtesës.” Kjo, pasi në këtë natë ndërtohet dhe
krijohet një familje e re muslimane.
Në këtë natë, çiftit të ri duhet t’i krijohet një atmosferë
paqeje, qetësije, prehjeje, lumturie etj... dhe jo atmosferë
zhurme, tollovie, alkoli... siç ndodh rëndom sot.
Tregon Halid ibnul Velid:”Netët më të bukura të jetës time,
kanë qenë nata e martesës dhe netët që kam kaluar në
xhihad.”

15
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Natën që u martua Aliu me Fatimen, Profeti i tha Aliut:”O


Ali! Më prisni derisa të vij unë!” Pasi erdhi, Profeti a.s i tha
Aliut:”Ma jep dorën o Ali!” dhe njëkohësisht i tha dhe
Fatimes:”Ma jep dorën o Fatime!”
Pasi i kapi të dy duart, i bashkoi ato dhe tha:”O Zot! Ky
është vëllai im dhe një ndër njerëzit më të dashur tek unë.
O Zot! Kjo është bija ime dhe njeriu më i dashur për mua.
O Zot, ruaji këta të dy të pastër, dhe falu dhe pasardhës të
pastër. O Zot, ji i kënaqur me të dy dhe jepu begati.”
Më pas, iu drejtua Aliut dhe i tha:”O Ali! Vendose dorën
tënde mbi ballin e Fatimes dhe thuaj:”Me emrin e Zotit. O
Zot! Unë të kërkoj nga të mirat e saj dhe të mirat që ia ke
dhënë dhe të kërkoj mbrojtje nga të këqiat e saj dhe të
këqiat që ia ke dhënë.” Më pas çohuni dhe falni dy
rekate.”
Pas kësaj, Profeti a.s doli jashtë, mbylli derën e shtëpisë
dhe tha:”O Zot! Unë t’a lë Ty amanet këtë çift.”
Prandaj, natën e martesës është mirë që çifti me të hyrë në
dhomë duhet të:
1 – Falin dy rekate namaz nafile. Pas namazit:
2 – Bashkëshorti duhet të vendosë dorën e tij mbi ballin e
bashkëshortes dhe të thotë:” O Zot! Unë të kërkoj nga të
mirat e saj dhe të mirat që ia ke dhënë dhe të kërkoj
mbrojtje nga të këqiat e saj dhe të këqiat që ia ke dhënë.”
3 – Të luten që Zoti t’ju japë berëqet dhe t’a bëjë lidhjen e
tyre të begatë.

16
Elldini2000@hotmail.com E-dini

Kështu, shohim që islami i fton bashkëshortët e rinj që të


mos nxitojnë, por fillimisht të krijojnë një atmosferë
shpirtërore dhe të qetë, larg komplekseve, frikës dhe
dyshimit.
Akti seksual, duhet të ndodhë vetëm pasi të dy
bashkëshortët të ndihen të qetë. Vetë Kurani famëlartë, e
përmend këtë fakt dhe thotë:“Gratë tuaja janë “ara” për
ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni
diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e
Allahut para kontaktit).” (Bekare 223)
Bashkëshorti duhet të tregohet i matur dhe jo i dhunshëm.
Akti seksual duhet të paraprihet nga fjalë të ëmblë,
përkëdhelje, ledhatime etj...
Shkrirja mes dy bashkëshortëve do të vijë gradualisht
vetëm nëse natën e martesës përdoret çelësi i lumturisë
bashkëshortore, mbi të cilin folëm më lart.

17

You might also like