Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 25

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI JURIDIK

STUDIMET MASTER

DREJTIMI PENAL

Lënda: Etiologjia
kriminale

Tema:

Vetëvrasja si fenomen

Mentor: Prof.Dr. Flutura Tahiraj Studenti: Drilon Zymeraj

Prishtinë, 2020

Përmbajtje:

1. Arsyeshmëria e punimit.…….………….……………………………….……...………..2
2. Metodologjia e punës dhe struktura e punimit……............…………………….……...3

KAPITULLI I

3. Fenomeni i vetëvrasjes 3
1.1.Pikëpamjet mbi fenomenin e vetëvrasjes gjatë historisë 3

1.2.Pasojat e fenomenit të vetëvrasjes në shoqëri 4

1.2.1.Fenomeni i vetëvrasjes në shoqërinë Kosovare5

1.2.1.1.Raste të ndihmës apo shtytjes në vetëvrasje nga praktika gjyqësore Kosovare


6

KAPITULLI II

4. Inkriminimi i vetëvrasjes ne legjislacionet bashkëkohore 10


4.1.Inkriminimi i vetëvrasjes sipas legjislacionit penal të Kosovës 10

4.2.Inkriminimi i vetëvrasjes sipas legjislacioneve bashkëkohore 14

5. Përfundime………………………………………………………………...18
6. Bibliografia……………………………………………………………......20

1. Arsyeshmëria e punimit

1
Fenomeni i vetëvrasjes na paraqitet si një fenomen i hershëm dhe ka sjellë shumë viktima
të moshave dhe gjinive të ndryshme anembanë botës. Por, pavarësisht ndërgjegjësimit dhe
zhvillimit social dhe kulturor të njerëzve, përsëri fenomeni mbetet si një fatkeqësi e madhe dhe e
pariparueshme, si për ata që e kryejnë, por edhe për të afërmit e tyre dhe mbarë shoqërinë. Madje
edhe në kohët moderne fenomeni nuk po zvogëlohet, por po shtohet frikshëm dhe me shifra
alarmante. 

Për shkak të këtyre pasojave dhe komplikimeve që shkakton në një shoqëri ky fenomen,
janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen studime të ndryshme, ku që të gjitha kanë për qëllim që t`i
kuptojnë në mënyrë më të detajuar dhe në tërësi shkaqet që e shpiejnë një person në drejtim të
kryerjes së një akti të tillë, si dhe njëkohësisht studimin dhe përsosjen e metodave të rehabilitimit
të personave që tentojnë një akt të tillë por dështojnë, në mënyrë që sa më shpejtë dhe sa më
lehtë t`i kthehen jetës së tyre normale.

Në kuadër të këtij punimi është bërë përpjekje për trajtimin dhe studimin e zanafillës së
këtij fenomeni negative të shoqërisë, pikëpamjeve mbi faktin se a duhet trajtuar e njejta si vepër
penale apo jo, ndikimin negative që përmbanë në vete sjellja apo sjelljet e tilla në shoqëritë
bashkëkohore, e posaërisht në shpqërinë Kosovare, mënyrën se si legjislacionet bashkëkohore e
trajtojnë fenomenin e tillë si dhe në fund janë shqyrtuar disa raste nga praktika jonë.

Në fund shpreh një falenderim për Prof.Dr. Flutura Tahiraj, e cila me udhëzimet dhe
sqarimet e nevojshme dhe të dobishme më ndihmoi në krijimin e këtij seminari.

2. Metodologjia e punës

2
Gjatë përgatitjes të këtij punimi kam shfrytëzuar metoda përkatëse shkencore, siç janë:
metodën historike, përmes së cilës kam bërë një përshkrim të shkurtër të rregullimit dhe trajtimit
të fenomenit të vetëvrasjes, mënyrën se si është adresuar nga ana e subjekteve shoqërore dhe
legjislacioneve të ndryshme nacionale dhe ndërkombëtare gjatë historisë çështja e luftimit dhe
parandalimit të kësaj dukuri negative.

Po ashtu, kam shfrytëzuar edhe metodën krahasuese, ku kam bërë krahasimin e disa
kodeve penale të disa shteteve dhe çështjen e mënyrës se si është rregulluar kjo vepër
inkriminuese me dispozitat e tyre ligjore. Për veç kësaj, për punimin dhe hulumtimin e kësaj
veprimtarie, jam mbështetur në metodën statistikore në bazë te të cilës është arritur që të
paraqiten një mori të dhënash mbi numrin e rasteve dhe të disa karakteristikave të kryerësve të
kësaj vepre.

3. Fenomeni i vetëvrasjes

3
3.1.Pikëpamjet mbi fenomenin e vetëvrasjes gjatë historisë

Shoqëria njerëzore që nga fillet e ekzistimit të saj ka bërë përpjekje për t’u organizuar
dhe funksionuar normalisht. Që nga ajo kohë e deri më sot ajo ka bërë përpjekje për të siguruar
një ambient të qetë dhe të sigurt për jetë të dinjitetshme. Veçmas, është tentuar që të pengohet
kriminaliteti dhe dukuritë tjera negative në mënyrë që të gjithë njerëzit të jetojnë të lirë dhe t’i
gëzojnë frytet e jetës së tyre

Gjatë gjithë historisë, vetëvrasja është dënuar dhe falur nga shoqëri të ndryshme. Ajo
përgjithësisht dënohet nga Islami, Judaizmi dhe Krishtërimi, dhe përpjekjet për vetëvrasje
dënohen me ligj në shumë vende. Vetëvrasja konsiderohej një shkelje e rëndë në pothuajse të
gjitha vendet e Evropës Perëndimore që nga koha e mesjetës deri në të paktën Revolucionin
Francez. Në Angli, një nga vendet e fundit evropiane për të dekriminalizuar vetëvrasjen,
'vetëvrasja' ishte një krim deri në 1961, ndërsa në shumë vende, si Singapori, sot konsiderohet
ende një krim. 1

Vetëvrasja paraqitet si nje fënomen sociopatologjik, i cili në masë më të vogël ose më të


madhe, është i pranishëm në të gjitha vendet bashkëkohore.2 Marrë në përgjithësi, sipas disa
statistikave në botën moderne rreth 1 milion 3 njerëz për çdo vit bëjnë vetëvrasje, gjë që është për
t’u brengosur, për më tepër kur kemi parasysh faktin se ajo aktualisht po shënon trend të rritjes
nga dita në ditë.4

Egzistojnë kundërthënie të mëdha midis autorëve dhe juristëve anembanë botës lidhur me
faktin se vetëvrasja a duhet të inkriminohet si vepër penale e dënueshme apo jo, gjë e cila vie në
shprehje në rastet kur person i cili tenton të vetëvritet nuk e arrinë qëllimin e tij për shkaqe të
ndryshme, ku në rastet më të shpeshta pengohet nga familjarët e tij apo persona të tjerë, e me
1
Suicide; Historical prespective: https://ourworldindata.org/suicide, E arritshme me dt: 04.12.2020.
2
Dr. Salihu I., “E Drejta Penale – Pjesa e Posaçme”, Prishtinë 2014, fq.180.
3
Këto statistika dallojnë nga studimi në studim, mirëpo marrë në përgjithësi, numri i viktimave nga fenomeni i
vetëvrasjes sillet nga 500.000 deri ne 1 milion njerëz në vit në kontest global. Shih më tepër: Dr. Salihu I., “E Drejta
Penale – Pjesa e Posaçme”, Prishtinë 2014, fq. 180 dhe https://ourworldindata.org/suicide, e arritshme me dt:
04.12.2020.
4
Shih më tepër: https://telegrafi.com/vetevrasjet-si-fenomen-i-demshem-ne-shoqerine-kosovare/ , E arritshme
me dt. 04.12.2020.

4
ç`rast shtrohet dilema se personi në fjalë a duhet të ndiqet penalisht, apo t`iu nënshtrohet masave
rehabilituese nëpër institucionet adekuate.

3.2.Pasojat e fenomenit të vetëvrasjes në shoqëri

Në kuptimin logjik me vetëvrasje kuptojmë “veprimin e një personi për të shkaktuar


vdekjen e vet, për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të. Për herë të parë
termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. 5 Fenomeni i vetëvrasjes sot është bërë
një ndër dukuritë negative më të mëdha të shoqërisë bashkëkohore, pa përjashtuar këtu edhe
shoqërinë kosovare që sipas disa burimeve ka shënuar një rritje të kësaj dukurie për dallim nga
periudhat mëhershme. Në fakt, ky fenomen nuk është i ri në shoqërinë tonë, ai daton qysh herët.
Mirëpo, pas përfundimit të luftës, si rezultat i shumë faktorëve, problemeve dhe sfidave, ky
fenomen është shëndërruar në një kancer të shoqërisë kosovare.

Nëse flasim në përmasa globale, atëherë sipas përllogaritjeve dhe parashikimeve të disa
studiuesve, rreth 5% e popullsisë së gjithë botës, gjatë një viti kalendarik, kanë mendime
vetëvrasëse ose në rastin më të keq edhe tentojnë të vetëvriten, gjithëmonë të shtyrë nga shkaqe
të ndryshme.6 Sipas një logjike të thjeshtë, rreth 350 milionë individë anembanë botës kanë
mendime vetëvrasëse ose e tentojnë të njejtën përgjatë një viti kalendarik, shifër e cila është
jashtëzakonisht shqetësuese dhe paraqet një indikator për ndërmarrjen e hapave konkret për
sanimin e kësaj gjendjeje. Edhe pse shumica e personave e mendojnë si shkaktarin kryesor të
fenomenit të vetëvrasjes gjendjen socioekonomike, ku rast tipik mund ta marrim Kosovën, për të
cilën do flasim më vonë, kjo teori apo ky mendim bie poshtë, pasi që ka edhe shumë vende të
tjera si p.sh Zvicra, Suedia, Norvegjia etj, në të cilat kryhen një numër relativisht i mad hi
vetëvrasjeve nga persona të gjinive dhe moshave të ndryshme, e ku mbi të gjitha në këto vende
ekziston një standart shumë i lartë jetësor. Sipas Crisis Center, 80% e vetëvrasjeve mund të

5
Shih më tepër: Sa është e rrezikuar shoqëria Kosovare nga fenomeni i vetëvrasjes,
https://ferdikamberi.ëeebly.com/fenomeni-i-veteumlvrasjes.html# , E arritshme me dt: 04.12.2020.
6
Marrë nga: Crisis Centre: How suicide impacts our communities, https://crisiscentre.bc.ca/how-suicide-impacts-
our-communities/ , E arritshme me dt: 06.12.2020.

5
parandalohen, pasi që njerëzit të cilët kryejnë vetëvrasje paraqesin dhe ndërmarrin veprime të
dukshme si p.sh izolimi, heshtja, si dhe veprime të tjera të cilat shërbejnë si indicator se person i
tillë është duke e menduar aktin e vetëvrasjes.7

3.2.1.Fenomeni i vetëvrasjes në shoqërinë Kosovare

Termi sindroma e vietnameze është term që i referohet kryesisht ushtarëve amerikan të


cilët ktheheshin në shtëpi nga lufta e Vietnamit dhe pas një kohe bënin vetëvrasje. Andaj, sot kur
flitet mbi këtë term kihet parasysh faktin se kemi të bëjmë me veteranët e luftës të cilët për shkak
të shkaqeve dhe rrethanave të ndryshme (stresi, depresioni, faktorët ekonomiko – sociale,
faktorët psikologjik, etj), bëjnë vetëvrasje. Si rezultat i këtyre faktorëve kemi pasur raste të tilla
edhe në Kosovë, këto raste më shumë kanë qenë prezente në shtetet e rajonit (Kroaci, Bosnje,
Serbi), kurse së fundi raste të tilla vërehen edhe në Kosovë. Sipas disa burimeve deri më tani “44
ushtarë të ish- UÇK-së kanë bërë vetëvrasje. 8 Ky numër mund të jetë edhe më i madh, ku ndër
faktorët kryesor padyshim se janë faktorët ekonomiko – social, gjendja dhe statusi i tyre,
problemet e shumta, papunësia, varfëria, si dhe probleme tjera. Ky fakt duhet të jetë brengosës
për institucionet e vendit dhe duhet ndërmarr një sërë mekanizmash nga të gjithë akterët
institucional, në mënyrë që të ndalohen akte të tilla, sepse mbi të gjitha kontributi dhe vlera e
tyre gjatë luftës nuk mund të krahasohet me asgjë.

Numri i vetëvrasjeve që çdo ditë po shënon rritje, është sfidë dhe rrezik i madh për
shoqërinë kosovare dhe për institucionet kosovare, ku pasojat mund të jenë fatale, sepse mosha
që bëjnë vetëvrasje kryesisht është e re dhe në një shtet ku moshat e reja bëjnë vetëvrasjes
padyshim se përbënë rrezik dhe sfidë serioze për atë shoqëri, për atë shtet, për atë komb. Prandaj,
në parandalimin e kësaj dukurie, duhet ndërmarr një sërë preventivash në mënyrë që shoqëria
kosovare mos të ketë ngritje të mëtutjeshme të kësaj dukurie. Si rekomandime do të ishin: krijimi
i qendrave të shëndetit mental, qendrave për këshillime psikologjike, komunikimi i prindërve me
fëmijët e tyre dhe anasjelltas, lirimi nga ana e disa tabuve për të cilat folëm më lartë, krijimi i

7
Vep. e cit., Po aty.
8
PhD. Cand. Ferdi Kamberi, Sa është e rrezikuar shoqëria Kosovare nga fenomeni i vetëvrasjes,
https://ferdikamberi.ëeebly.com/fenomeni-i-veteumlvrasjes.html#, E arritshme me dt: 06.12.2020.

6
hapësirave dhe qendrave kulturore, sportive, edukative, socializimi dhe kohezioni social në mes
të rinjve, pjesëmarrja në lojëra dhe argëtime të ndryshme, lansimi i emisioneve lidhur me
sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për këtë dukuri dhe dukuritë tjera negative, mbajtja
e ligjëratave nëpër shkolla dhe fakultete nga ekspertë lidhur me këtë dukuri, zhvillimi ekonomik,
ulja e papunësisë, etj.9

Fakt mjaft shqetësues është raporti i dy mujorit të parë të vitit 2019. Sipas raportit të
gazetës kallxo.com, 26 marsi ishte nata kur një i mitur i moshës 13 vjeçare i dha fund jetës duke
e varur vetën, në fshatin Sojevë të Ferizajt., ndërsa, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2019, janë
raportuar 4 vetëvrasje dhe 13 tentim vetëvrasje. Policia e Kosovës në një përgjigje elektronike
për portalin rtv21.tv tha se në janar është kryer 1 vetëvrasje dhe 8 tentim vetëvrasje, ndërsa në
muajin shkurt i kishin dhënë fund jetës së tyre 3 persona, ndërsa 5 të tjerë kishin tentuar të
vetëvriteshin.

Shiquar në përgjithësi, gjatë vitit 2019, sipas Agjencisë për Statitstika të Kosovës,
vetëvrasje kanë kryer 39 persona, e cila përbën 24.8% të vrasjeve të dhunshme përgjatë këtij viti,
ku dominon grupmosha 20-49 vjeçare, e ku prej 39 vetëvrasjeve, 38 janë të gjinisë mashkullore
ndërsa vetëm një i takon gjinisë femërore. Poashtu, tek të gjitha këto raste, 38 i takojnë
kombësisa shqiptare (Kosovarë) ndërsa vetëm 1 rast i vetëvrasjes paraqitet nga komuniteti Serb.
Rastet e vetëvrasjeve vijnë nga qytetet si në vijim: Deçan 1 rast (mashkull), Gllogovc 1 rast
(mashkull); Gjilan 3 raste ( të gjithë të gjinisë mashkullore); Istog 2 raste ( të gjithë të gjinisë
mashkullore); Klinë 3 raste (të gjithë të gjinisë mashkullore); Fushë Kosovë 1 rast (gjinia
mashkullore); Kamenicë 1 rast (gjinia mashkullore); Mitrovicë 1 rast (gjinia mashkullore); Pejë 4
raste (të gjithë të gjinisë mashkullore); Prishtinë 2 raste (1 i gjinisë femërore dhe 1 i gjinisë
mashkullore); Podujevë 1 rast (i gjinisë mashkullore); Prizren 2 raste (të gjinisë mashkullore);
Skenderaj 1 rast (i gjinisë mashkullore); Shtime 1 rast (i gjinisë mashkullore); Suharekë 1 rast (i
gjinisë mashkullore); Ferizaj 4 raste (të gjithë të gjinisë mashkullore); Viti 1 rast (i gjinisë
mashkullore); Malishevë 3 raste (të gjithë të gjinisë mashkullore); Hani i Elezit 1 rast (i gjinisë
mashkullore) dhe Graçanicë 1 rast ( i gjinisë mashkullore).10

9
Marrë nga: Suicide Has Ripple Effect on Families, Communities, Societies, https://www.voaneës.com/a/suicide-
has-ripple-effect-on-families-communities-societies/3501763.html, E arritshme me dt. 06.12.2020.

7
3.2.1.1.Raste të ndihmës apo shtytjes në vetëvrasje nga praktika gjyqësore Kosovare

Rasti 1: K.M akuzohet se me 22 dhjetor 2013, në Pejë, shtytë viktimën, tani të ndjerën E.B, për
të bërë vetëvrasje. E pandehura paraprakisht e akuzon tani viktimën në fjalë, se kinse i kishte
vjedhur arin personal, dhe që me qëllim që mos ta bëjë publike një gjë të tillë, nga viktima
kërkon që e njëjta të paguajë para në vlerë prej 4,000 euro. E.B kohë pas kohe i’a paguan
shumën prej 2,800 euro si dhe i’a jap arin personal. Por, e pandehura duke mos qenë e kënaqur
me shumën dhe kohën e pagesës, fillon ta shantazhoi duke kërkuar prapë para me kusht që mos
ta njoftojë bashkëshortin e saj, dhe duke i caktuar afatin kohor deri më 31 janar 2014 që të
paguajë shumën prej 1,200 euro. Viktima duke qenë në vazhdimësi nën presion të të pandehurës,
fillimisht e kontakton atë përmes telefonit duke njoftuar se e njëjta do të bëjë vetëvrasje, dhe më
pas shkruan një letër e pastaj vetëvritet në bodrumin e shtëpisë me revole.11

K.M akuzohet se ka për të kryer veprën penale “shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”
nga neni 183 paragrafi 1 të KPRK-së, vepër kjo që dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë
(5) vjet.

Rasti 2: Prishtinë – I akuzuar për tri vepra penale, përfshirë edhe atë për shtytje në vetëvrasje,
Rexhep Bytyqi, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Avni Ibrahimi, të enjten kërkoi nga Gjykata e
Apelit që të lirohet nga akuzat, apo që ndaj tij të shqiptohet një dënim më i butë.
I akuzuari Bytyqi, nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ishte shpallur fajtor për veprën penale të
shtytjes në vetëvrasje dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, kurse ishte liruar nga akuzat
për ngacmim.

Për shtytje në vetëvrasje dhe armëmbajtje pa leje, të akuzuarit Bytyqi, gjykata e shkallës së parë i
kishte shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj burgim.

10
Shih mw tepwr nw: Agjencia e Statistikave tw Kosovws, Rastet e vdekjeve 2019, fq.29,
https://ask.rks-gov.net/media/5478/statistikat-e-vdekjeve-2019.pdf, E arritshme me dt: 07.12.2020.
11
Marrë nga: https://betimiperdrejtesi.com/shtyhet-gjykimi-ndaj-te-akuzuares-per-shtytje-ne-vetevrasje-dhe-
ndihme-ne-vetevrasje/, E arritshme me dt: 07.12.2020.

8
Për sa i përket veprës penale të armëmbajtjes pa leje, i akuzuari Bytyqi e kishte pranuar fajësinë
në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 1 gusht të vitit të kaluar, kurse për dy veprat tjera ishte
deklaruar i pafajshëm.

E në pafajësinë e tij, për sa i përket veprave penale të shtytjes në vetëvrasje dhe të ngacmimit,
vazhdoi të këmbëngul i akuzuari Bytyqi edhe para kolegjit të Gjykatës së Apelit, ku të enjten u
shqyrtuan ankesat e prokurorisë, palës së dëmtuar dhe të akuzuarit, të ushtruara kundër
aktgjykimit të shkallës së parë.

“Çfarë fuqie ka kjo që me fjalë po më qon në burg, me fjalë që i shkrun vet”, – tha shkurt në
fjalën e tij, Bytyqi duke ju referuar kështu të dëmtuarës në këtë rast, I.M.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Avni Ibrahimi, me ankesën e tij drejtuar Apelit, i ka propozuar
kësaj të fundit që për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, i akuzuari të dënohet me kusht,
kurse për veprën penale të shtytjes në vetëvrasje të lirohet nga akuzat.

Sipas mbrojtjes, nga provat e administruara nuk vërtetohet kryerja e veprës penale që i vihet në
barrë të akuzuarit.

“SMS-të e dërguar nuk tregojnë se i akuzuari ka shtyrë në vetëvrasje të dëmtuarën. E dëmtuara


edhe pas lajmërimit të rastit në polici, ka kontaktuar me të akuzuarin me SMS dhe nga
përmbajtja e tyre shihet se e dëmtuara ishte iniciatore dhe në ato SMS shihet se folet për fejesë,
jo për ngacmim”, thuhet në ankesën e mbrojtjes.

Prandaj, nisur nga kjo dhe rrethanat tjera të cekura në ankesa, mbrojtja ka konstatuar se nuk
mund të ketë elemente të veprës penale në këtë rast.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar që sa i përket veprës penale të armëmbajtjes pa leje, të akuzuarit t’i
shqiptohet një dënim më i butë, pasi që, i njëjti është penduar, nuk ka qenë i dënuar më parë dhe
se ka premtuar se nuk do të përsërisë veprën penale.

9
“Për hir të sqarimit, masë mbrojtëse nuk ka pasur në rastin konkret nga gjykata. Ka qenë një
kërkesë nga e dëmtuara dhe mbrojtësi i viktimave e cila është shqyrtuar më 19 maj të vitit të
kaluar, mirëpo e dëmtuara është tërhequr pastaj nga kjo kërkesë për masë pasi që ka konsideruar
se nuk është e rrezikuar”, tha në fjalën e tij, avokati Ibrahimi.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me ankesën e saj ushtruar në Apel, ka kërkuar
që të akuzuarit Bytyqi, sa i përket veprave penale për të cilat është shpallur fajtor t’i rriten
dënimet kurse për veprën penale të ngacmimit, për të cilën ishte liruar nga shkalla e parë, lënda
të kthehet në rigjykim.

E rritjen e dënimit për të akuzuarin e kërkoi edhe e dëmtuara në këtë rast, e cila në fjalën e saj
para kolegjit të Apelit tha se, i akuzuari edhe pasi që është dënuar në shkallë të parë, ka vazhduar
të veprojë njëjtë.

“Kam non-stop shqetësime nga i akuzuari dhe familja e tij”, deklaroi e dëmtuara.

Rexhep Bytyqi, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, se më 12 qershor të vitit 2016, në
fshatin Mirash, Komuna e Ferizajt, e ka shtyrë të dëmtuarën I.M që të tentojë të bëjë vetëvrasje.

Veprën penale, i pandehuri pretendohet se e ka kryer në atë mënyrë që e kishte ftuar të


dëmtuarën tek një gurëthyes në këtë fshat, kinse për të biseduar e pastaj të njëjtën e ka detyruar
që të shkruaj një letër lamtumirëse për familjen, se vetëvrasjen është duke e bërë me vullnetin e
saj, pasi ishte ndarë nga lidhja me të pandehurin.

Sipas aktit akuzues, i pandehuri i kishte dhënë revolen të dëmtuarës, por e kjo e fundit ka larguar
revolen duke shtënë në ajër, ku pastaj edhe ishte alivanosur.

Pika 2 e aktit akuzues ngarkon të pandehurin Bytyqi, me veprën penale “ngacmimi”, sepse nga
koha kur kishte tentuar të kryej veprën si më lartë, e deri më 4 maj 2017, vazhdimisht kishte
kryer sjellje të padëshirueshme ndaj të dëmtuarës I.M, dhe atë duke e telefonuar e kërcënuar se
do ta vras nëse ajo është në lidhje me dikë tjetër.

10
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit vazhdimisht ka
përcjell të dëmtuarën tek vendi i saj i punës.

Përveç veprave penale në fjalë, tani i pandehuri Bytyqi, akuzohet edhe për veprën penale
“mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Me rastin e kontrollimit nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, ishin gjetur një revole “Ëolter” me
shtatë fishekë, një pistoletë me gaz  të kalibrit 9 mm, 36 fishekë “M48”, 42 fishekë të pushkës së
gjuetisë, një fishekë të kalibrit 47 mm, 25 copë fishekë 9mm, një fishekë të kalibrit 7,62 mm, si
dhe pajisje për pastrim të armëve.12

Rasti 3 – Gjilan: Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,


njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje.

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4:00 të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një
person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka
kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.13

Rasti 4: Në bazë të aktakuzës së ngritur më 16 maj 2003, të akuzuarit Sh.R, dhe B. M.,
më datën 19 dhjetor në 2001 në fshatin Dobroshec, me dhunë e kanë futur të ndjerën
K.K. në veturë, me qëllim që të njëjtit të kryejnë marrëdhënie seksuale me të ndjerën.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit e kanë dërguar të ndjerën në Lagjen e Çikatovës e më pas


në banesën e V.C. në Gllogovc.

Gjatë kohës që kanë qëndruar në Gllogovc, i akuzuari Sh.R. ka kërkuar që të ketë


marrëdhënie seksuale nga e ndjera, me ç’rast kjo e fundit ka kundërshtuar duke përdorur
forcë dhe e gjithë kjo ka rezultuar me dhunë nga i akuzuari Sh.R. kundrejt të ndjerës
Kastrati.

12
Marrë nga: https://betimiperdrejtesi.com/mbrojtja-e-te-akuzuarit-per-shtytje-ne-vetevrasje-kerkon-pafajesine-
ne-apel/, E arritshme me dt: 08.12.2020.
13
Shih më tepër: https://telegrafi.com/vetevritet-nje-60-vjecar-ne-terpeze-te-vitise/, E arritshme me dt:
15.12.2020.

11
E ndjera është mbajtur me dhunë në atë shtëpi nga i akuzuari Sh.R. deri të nesërmen më
20.12.2001.

Sipas prokurorisë, pas këtij rasti, për shkak të depresionit, e ndjera ka pirë helm-herbicid,
ndërsa më 12 janar 2002 kishte ndërruar jetë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.R. ka kryer veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë,
ndërsa i akuzuari B.M. veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë në ndihmë, sipas
Rregullores së UNMIK-ut e cila ka qenë në fuqi.

Të pandehurit në mbrojtjen e dhënë në hetuesi e kanë mohuar kryerjen e veprës penale,


duke shtuar se tani e ndjera ka shkuar në banesën e të akuzuarit me vetëdëshirë dhe
kundrejt saj nuk është përdorur asnjë lloj force apo dhunë seksuale.14

Rasti 5 - “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot
rreth orës 13, nga një oficere policie janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund
e oficerja e policisë ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen
‘’Bujanina’’, në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.

Në komunikatë theksohet se në vendin e ngjarjes janë policia, prokuorori i rastit si dhe eiki
mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave.“Edjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të
Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj,
ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar forcat e policisë, si dhe Prokurori i çështjes dhe
ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e ish-oficeres së policisë, ndërsa me urdhër
të prokurorit trupat e familjarëve do të dërgohen për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në
Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.

14
Shih më tepër: https://telegrafi.com/prokuroria-18-vjecarja-nga-drenasi-u-vetevra-pas-dhunimit/, E arritshme
me dt: 15.12.2020.

12
Ende nuk janë bërë të ditur rrethanat të cilat mund shtyrë oficeren deri tek vrasja e katër
anëtarëve të familjes e më pas vetëvrasjen e vetë Valdete Bllacës.15

4. Inkriminimi i vetevrasjes ne legjislacionet bashkëkohore

4.1. Inkriminimi i vetëvrasjes sipas legjislacionit penal të Kosovës

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, ashtu si pjesa dërrmuese e legjislacioneve penale


bashkëkohore, tentativën për vetëvrasje nuk e parashohin si vepër penale dhe paralel me këtë nuk

15
Shih më tepër: https://www.hermesneës.al/aktualitet/Valdete-Bllaca-vret-prinderit-dy-vellezerit-dhe-ne-fund-
vret-veten-Ngjarje-e-rende-ne-Gjilan.html, E arritshme me dt: 12.12.2020.

13
parashohin sanksion penal për një veprim të tillë. Mirëpo në anën tjetër, ndihma apo shtytja në
vetëvrasje sipas legjislacionit tonë penal është paraparë si vepër penale si dhe e njejta
ndëshkohet, me ç`rast Kodi ynë penal përkon më Kodet penale bashkëkohore, ku shumica prej
tyre kanë paraparë zgjidhje të njejta.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, shtytjen dhe ndihëm në kryerjen e vetëvrasjes i ka


paraparë në nenin 177 të tij, ku në paragrafët vijues, shprehimisht ka paraparë se:

 “Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe
vetëvrasja kryhet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet”16

Në paragrafin 1 të këtij neni, është paraparë forma themelore e kësaj vepre. Me shtytje
nënkuptohet çdo veprim me të cilin tek personi tjetër krijohet apo përforcohet vendimi që të bëjë
vetëvrasje, e cila arrihet përmes mënyrave apo metodave të ndryshme si p.sh duke e bindur, duke
e frikësuar, duke ia prezantuar rrejshëm ndjonë situatë të caktuar personit etj.17

Në anën tjetër, me ndihmë për vetëvrasje nënkutpojmë veprimet me të cilat ndihmohet


person i cili dëshiron të kryejë vetëvrasje, pas momentit kur ai veqse ka vendosur që ta kryejë një
akt të tillë. Nidhma mund të kryhet në mënyra të ndryshme si p.sh dhënia e këshillave se si të
kryhet vetëvrasja, dhënia e mjeteve për kryerjen e vetëvrasjes etj. 18 Ashtu siç edhe Profesori
Ismet Salihu e ka cekur në veprën e tij, edhe unë personalisht mendoj se ndihma në vetëvrasje,
në rastë të caktuara mund të interpretohet apo të kryhet si vepër penale e vrasjes si p.sh në rastet
kur personi vuan nga një sëmundje e rëndë, është i palëvizshëm apo ndonjë sëmundje tjetër që i
pamundëson kryerjen e aktiviteteve jetësore, mirëpo nëse i njejti kërkon që nga personi tjetër t`i
pregaditet një injeksion apo materie tjetër vdekjeprurëse, si dhe e njejta i injektohet nga një
person tjetër pasi që viktima në rastin konkret është i palëvizshëm, atëherë në rastin e tillë kemi
të bëjmë me vrasje.

Sa i përketë kësaj vepre penale, vlenë të potencohet se subjekti pasiv i kësaj vepre penalë
është personi madhor, vepra e tillë mund të kryhet vetëm me dashje si dhe për t`u konsideruar se
është kryer vepra e tillë, duhet që vetëvrasja të jetë kryer ose të jetë tentuar.19

16
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 177, par.1.
17
Dr. Salihu I., Vep. e Cit., fq. 180.
18
Po aty, fq.181.

19
Po aty, fq.181.

14
Format e rënda dhe të kualifikuara të kësaj vepre janë paraparë në paragrafët vijues të
nenit 177, në të cilat shprehimisht potencohet si në vijim:

 Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj të miturit ose ndaj
personit aftësia e të cilit për të kuptuar peshën e veprës së vet ose për t’i
kontrolluar sjelljet e veta ka qenë esencialisht e zvogëluar, dënohet me burgim
prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet;
 Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj personit nën
moshën katërmbëdhjetë (14) vjet ose ndaj personit i cili nuk ka qenë i aftë për të
kuptuar peshën e veprës së tij ose për të kontrolluar sjelljet e tij dënohet në pajtim
me nenin 172 të këtij Kodi;20 dhe
 Kushdo që mizorisht ose në mënyrë çnjerëzore trajton personin tjetër i cili
ndodhet në pozitë varësie dhe me këtë e shtytë personin e tillë që të bëjë
vetëvrasje, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.21

Menaxhimi i pacientëve që kanë bërë përpjekje për vetëvrasje është një përgjegjësi që
kryesisht bie mbi mjekun e kujdesit psikiatrik. Për këtë arsye, është e rëndësishme që mjeku të
ketë një strategji të qartë për trajtimin e pacientit vetëvrasës në zyrën, spitalin dhe dhomën e
urgjencës. Në situatën akute, përparësia e parë është stabilizimi i pacientit dhe sigurimi i sigurisë
së tij mjekësore. Pasi kjo të arrihet, historia dhe rrethanat e përpjekjes mund të vlerësohen, së
bashku me gjasat për përsëritjen e përpjekjes.22

Sipas mendimit tim, bazuar në raste praktike por edhe raste tjera të cilat i ndëgjojmë nga
jeta e përditshme, masat rehabilituese ndaj personave të cilët tentojnë vetëvrasjen janë të
domosdoshme. Kjo për faktin se bazuar në informatat që posedojë, në shumë raste kur viktimat
kanë arritur që të kryejnë vetëvrasje, paraprakisht të njejtin janë ndaluar në kohë, gjatë kryerjes
së aktit të vetëvrasjes, në të shumtën e rasteve nga familjarët e tyre. Duke dashur të mos bëhet e
njohur nga shoqëria, të njejtin kanë tentuar që ta mbajne në përkujdesje dhe vëzhgim familjar

20
Neni 172 i KPRK-së parasheh veprën penale të vrasjes, ku shprehimisht potencohet se : Kushdo që e privon
personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim”. Andaj, edhe për veprën e paraparë në
paragrafin 2 të Nenit 177 të KPRK-së, parashihet dënimi me burgim jo më pak se 5 vjet, sipas Kodit të ri penal.
21
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 177, par. 2, 3 dhe 4.

22
PhD. Denis J. Lynch, Managing Suicide Attempts: Guidelines for the Primary Care Physician,
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC419387/, E arritshme me dt: 16.12.2020.

15
viktimiën, i cili apo e cila menjëherë pas ii është dhënë rasti përsëri, veprën në fjalë e cila ka
mbetur paraprakisht në tentativë, e kanë përfunduar.

Në anën tjetër, jam krejtësisht kundër shqiptimit të dënimeve, qoftë me gjobë apo në
rastin më të keq apo të papranueshëm, me burgim, pasi që viktimave do t`iu rëndohej edhe më tej
gjendja shpirtërore dhe bazuar në praktikat e shpeshta ku kemi hasur raste kur nëpër burgje të
burgosurit kanë kryer aktin e vetëvrasjes, atëherë arrijmë në konkludimin se rastet e lartëcekura
do të përfundonin në të shumtën e rasteve në të njejtën mënyrë.

Poashtu, mendoj që fenomenin e vetëvrasjes mund ta ndërlidhim deri diku me teorinë e


imitimit. Kjo teori mbështetet në mësimet e autorit të njohur francez Gabriel Tard, i cili
theksonte se në paraqitjen e sjelljeve delikuente dhe viktimizuese, në masë të madhe ndikon
procesi i imitimit, kopjimit dhe të mësuarit nga të tjerët. 23 Sipas këtij autori, imitimi mund të jetë
veprim herë i vetëdijshëm e herë i pavetëdijshëm, ku më pas kjo tendencë për t`i kopjuar të tjerët
i shtynë disa individë të bëhen delikuentë, e disa të tjerë viktima, me ç`rast tek vetëvrasja person
i tillë do të ishtë viktimë. Kjo teori ka shumë rëndësi për fenomenin e vetëvrasjes, pasi që nëse
marim shembull se një baba i një apo disa fëmijëve kryen vetëvrasje për shkak të një situate
tragjike të krijuar për të p.sh humbja e gjithë pasurisë në bixhoz etj, atëherë kjo situatë krijon
precedent që në të ardhmen nësë edhe fëmija i tij fatkeqësisht sillet në një situatë të tillë, do të
veprojë njejtë për shkak se prindi i tij ka qenë një person me reputacion të lartë të cilin fëmija e
ka idolizuar. Poashtu, kjo mund të ndodhë edhe me persona të tjerë që personin në fjalë e kanë
idollizuar ku sipas kësaj teorie, personat e tillë në situatë të ngjajshme kanë tendenca që të
veprojnë njejtë. Prandaj, vetëvrasja e një personi mund të sjellë pasoja tjetër si për familjen e tij,
posaçërisht në aspektin socioekonomik, ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Një fenomen tjetër i ngjajshëm me vetëvrasjën është e ashtuquajtura vetëvrasja me


dëshirë, apo ndryshe e njohur si “Euthanasia”, e cila nënkupton ndërprerjen me dëshirë të
procesit jetësor të një personi nga një doktor i autorizuar, pa marrë parasysh moshën dhe gjininë,
nëse ky veprim është në pajtim me ligjin si dhe në pajtim me vullnetin e personit që dëshiron ta
kryejë këtë akt dhe familjes së tij.24

23
Dr. Halili R., “Viktimologjia”, Prishtinë 2011, fq.42.
24
PhD. Timothy J. Legg, What are euthanasia and assisted suicide,
https://www.medicalneëstoday.com/articles/182951.php, E arritshme me dt: 05.02.2019.

16
Ndonëse ky fenomen në vete ngërthen polemika dhe kundërthënie të ndryshme, ku
megjithatë disa nga legjislacionet e shteteve më të fuqishme e kanë aprovuar një veprim të tillë,
bie fjala tek shtetet si: SHBA-të, Franca, Belgjika, Zvicra, Lukesmburgu, Kanada, Kolumbia
etj.25

Zgjedhja për t'i dhënë fund jetës së dikujt nga euthanasia për të shmangur një vdekje të
vazhdueshme dhe të dhimbshme duhet të jetë kulmi i proceseve, të dizajnuara për të siguruar që
individi të jetë plotësisht i vetëdijshëm për seriozitetin e hapit që po propozojnë dhe arsyet për
marrjen e tij.

Dallimi kryesor midis fenomeneit të “euthanasias” dhe vetëvrasjes, qendron tek fakti se
tek “euthanasia” personat të cilët dëshirojnë që të vdesin përjetojnë dhimbje të rënda dhe të
papushueshme, janë të paaftë që të kryejnë çfarëdo procesi jetësor, dhe për këtë arsye, duke ditur
se herët apo vonë do të vdesin, e zgjedhin rrugën më të shpejtë të vdekjes, me pajtimin e vullnetit
të tyre si dhe të përsonave të tyre të afërt, gjithëmonë në pajtim me ligjin në fuqi. Ndërsa,
vetëvrasja si fenomen mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si faktorët ekonomik, social,
kulturor, religjioz etj dhe e njejta sjellë dëme të pariparueshme si për familjen e personit ashtu
edhe për shoqërinë në përgjithësi, pasi që shumica e personave që kryejnë vetëvrasje, ato i
kryejnë për shkaqe të cilat mund të menanoheshin me kujdesin dhe përkrahjen e duhur të
personave të familjes si dhe profesionistëve mjekësor.

4.2. Inkriminimi i vetëvrasjes sipas legjislacioneve bashkëkohore

Në përgjithësi, në legjislacionet bashkëkohore, me theks të veçantë për punimin tonë ato


të Evropës, vetëvrasja, përkatësish tentim vetëvrasja nuk konsiderohet si vepër penale. Në anën
tjetër, ne legjislacionet e disa shteteve, vrasja e asistuar dhe eutanazia konsiderohen ilegale,

25
Marrë nga: Crikey: Charlis Leëis, Which countries alloë euthanasia,
https://www.crikey.com.au/2016/06/17/which-countries-have-legalised-euthanasia-crikey/, E arritshme me
dt:16.12.2020.

17
mirëpo kjo gjë varion nga shtetit në shtet. Këto të dhëna më saktësisht janë pasqyruar në tabelën
e mëposhtme:26

De jure
Country/region
Suicide Assisted suicide Euthanasia

 Albania Legal Illegal Illegal

 Armenia Legal Illegal Illegal

 Austria Legal Illegal Illegal

 Azerbaijan Legal Illegal Illegal

 Belarus Legal Illegal Illegal

 Belgium Legal Legal Legal

 Bosnia and
Legal Illegal Illegal
Herzegovina

 Bulgaria Legal Illegal Illegal

 Croatia Legal Illegal Illegal

 Cyprus Illegal Illegal Illegal

 Czech Republic Legal Illegal Illegal

26
Marrë nga: https://en.ëikipedia.org/ëiki/Suicide_legislation , E arritshme me dt: 16.12.2020.

18
 Denmark Legal Illegal Illegal

 Estonia Legal Illegal Illegal

 Finland Legal Illegal Illegal

 France Legal Illegal Illegal

 Georgia Illegal Illegal Illegal

Legal, ëith some


 Germany Legal Illegal
exemptions

 Gibraltar Legal Illegal Illegal

 Greece Legal Illegal Illegal

 Hungary Legal Illegal Illegal

 Iceland Legal Illegal Illegal

 Ireland Legal Illegal Illegal

 Italy Legal Illegal Illegal

 Kosovo Legal Illegal Illegal

 Latvia Legal Illegal Illegal

 Liechtenstein Legal Illegal Illegal

19
 Lithuania Legal Illegal Illegal

 Luxembourg Legal Legal Legal

 Malta Legal Illegal Illegal

 Moldova Legal Illegal Illegal

 Montenegro Legal Illegal Illegal

Legal medical assisted


 Netherlands Legal Legal
suicide

 North Macedonia Legal Illegal Illegal

 Norëay Legal Illegal Illegal

 Poland Legal Illegal Illegal

 Portugal Legal Illegal Illegal

 Romania Legal Illegal Illegal

 Russia Legal Illegal Illegal

 Serbia Legal Illegal Illegal

 Slovakia Legal Illegal Illegal

20
 Slovenia Legal Illegal Illegal

 Spain Legal Illegal Illegal

 Sëeden Legal Legal Illegal

Legal medical assisted


  Sëitzerland Legal Illegal
suicide

 Turkey Legal Illegal Illegal

 Ukraine Legal Illegal Illegal

 United Kingdom Legal Illegal Passive euthanasia legal

Pra siç shihet nga tabela e sipërme, të gjitha shtetet me përjashtim të Qipros dhe
Gjeorgjisë, nuk e ndëshkojnë, përkatësisht nuk e cilësojnë si vepër penale tentativën për
vetëvrasje. Në anën tjetër, varësisht nga shkalla e zhvillimit shoqëror, çështja e eutanazisë dhe
vrasjes së asistuar është rregullar në mënyra të ndryshme.

5. Përfundime

21
 Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII, me
`rast fenomeni i vetëvrasjes sot është bërë një ndër dukuritë negative më të mëdha
të shoqërisë bashkëkohore, pa përjashtuar këtu edhe shoqërinë kosovare;
 Vetëvrasja paraqitet si nje fënomen sociopatologjik, i cili në masë më të vogël ose
më të madhe, është i pranishëm në të gjitha vendet bashkëkohore dhe marrë në
përgjithësi, sipas disa statistikave në botën moderne rreth 1 milion njerëz për çdo
vit bëjnë vetëvrasje;
 Nëse flasim në përmasa globale, atëherë sipas përllogaritjeve dhe parashikimeve
të disa studiuesve, rreth 5% e popullsisë së gjithë botës, gjatë një viti kalendarik,
kanë mendime vetëvrasëse ose në rastin më të keq edhe tentojnë të vetëvriten, gjë
e cila në vetëvete paraqet një shifër alarmante;
 Në Kosovë është e pranishme sindroma vietnameze e cila është term që i
referohet kryesisht ushtarëve amerikan të cilët ktheheshin në shtëpi nga lufta e
Vietnamit dhe pas një kohe bënin vetëvrasje. Andaj, sot kur flitet mbi këtë term
kihet parasysh faktin se kemi të bëjmë me veteranët e luftës të cilët për shkak të
shkaqeve dhe rrethanave të ndryshme (stresi, depresioni, faktorët ekonomiko –
sociale, faktorët psikologjik, etj) bëjnë vetëvrasje;
 Kodi Penal i Republikës së Kosovës, ashtu si pjesa dërrmuese e legjislacioneve
penale bashkëkohore, tentativën për vetëvrasje nuk e parashohin si vepër penale
dhe paralel me këtë nuk parashohin sanksion penal për një veprim të tillë. Mirëpo
në anën tjetër, ndihma apo shtytja në vetëvrasje sipas legjislacionit tonë penal
është paraparë si vepër penale si dhe e njejta ndëshkohet, me ç`rast Kodi ynë
penal përkon më Kodet penale bashkëkohore, ku shumica prej tyre kanë paraparë
zgjidhje të njejta;
 Një fenomen tjetër i ngjajshëm mevetëvrasjën është e ashtuquajtura vetëvrasja me
dëshirë, apo ndryshe e njohur si “Euthanasia”, e cila nënkupton ndërprerjen me
dëshirë të procesit jetësor të një personi nga një doktor i autorizuar, pa marrë
parasysh moshën dhe gjininë, nëse ky veprim është në pajtim me ligjin si dhe në
pajtim me vullnetin e personit që dëshiron ta kryejë këtë akt dhe familjes së tij;

22
 Në përgjithësi, në legjislacionet bashkëkohore, me theks të veçantë për punimin
tonë ato të Evropës, vetëvrasja, përkatësisht tentim vetëvrasja nuk konsiderohet si
vepër penale. Në anën tjetër, ne legjislacionet e disa shteteve, vrasja e asistuar dhe
eutanazia konsiderohen ilegale, mirëpo kjo gjë varion nga shtetit në shtet.

6. Bibliografia

LIBRA SHKENCORË

1) Dr. Salihu I., “E Drejta Penale – Pjesa e Posaçme”, Prishtinë 2014;

2) Dr. Halili R., “Viktimologjia”, Prishtinë 2011;

AKTE LEGJISLATIVE
23
3) KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS;

BURIME NGA INTERNETI

4) Suicide; Historical prespective: https://ourworldindata.org/suicide;

5) https://telegrafi.com/vetevrasjet-si-fenomen-i-demshem-ne-shoqerine-kosovare/;

6) Sa është e rrezikuar shoqëria Kosovare nga fenomeni i vetëvrasjes,


https://ferdikamberi.ëeebly.com/fenomeni-i-veteumlvrasjes.html# ;

7) Crisis Centre: Hoë suicide impacts our communities, https://crisiscentre.bc.ca/hoë-


suicide-impacts-our-communities/ ;

8) Suicide Has Ripple Effect on Families, Communities, Societies,


https://www.voaneës.com/a/suicide-has-ripple-effect-on-families-communities-
societies/3501763.html, E arritshme me dt. 02.04.2019.

9) https://betimiperdrejtesi.com/shtyhet-gjykimi-ndaj-te-akuzuares-per-shtytje-ne-
vetevrasje-dhe-ndihme-ne-vetevrasje/

10) https://betimiperdrejtesi.com/mbrojtja-e-te-akuzuarit-per-shtytje-ne-vetevrasje-
kerkon-pafajesine-ne-apel/;

11) PhD. Denis J. Lynch, Managing Suicide Attempts: Guidelines for the Primary Care
Physician, https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC419387/;

12) PhD. Timothy J. Legg, What are euthanasia and assisted suicide,
https://www.medicalneëstoday.com/articles/182951.php;

13) Marrë nga: Crikey: Charlis Leëis, Which countries alloë euthanasia,
https://www.crikey.com.au/2016/06/17/which-countries-have-legalised-euthanasia-
crikey/.

14) Agjencia e Statistikave tw Kosovws, Rastet e vdekjeve 2019, fq.29,


https://ask.rks-gov.net/media/5478/statistikat-e-vdekjeve-2019.pdf,

24

You might also like