Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Emri __________

Data ___________
Testim per maturantet
Balzak
Biruca e xha Gorio
1. Eugjeni , qe po hynte per te paren here te xha Gorioi, nuk mundi ta zoteronte habine e tij, kur pa
birucen ku jetonte ati, pasi pati soditur tualetin e se bijes. Dritarja ishte pa perde; letra me te cilen ishin
veshur muret qe shkolitur e qe zhubrosur ne shume vende prej lageshtise, duke zbuluar murin e zverdhur
nga tymi . Babloku qe shtrire ne nje krevat te keq. mbuluar vetem me nje batanije te holle dhe nje
mbeshtjellese kembesh, te sajuar me copat e fustaneve te vjetra te zonjes Voker. Dyshemeja ishte tere
lageshtire e plot pluhur. Perballe dritares dukej nje komo prej dru trendafili qe kishte nxjerre bark, nje nga
ato komote me doreza prej bakri te perdredhur ne forme dredhezash, zbukuruar me gjethe a lule; nje mobilje
e vjeter me syprine druri, mbi te cilen kishte nje poçe uji brenda ne nje legen dhe te gjitha veglat e
nevojshme per t’u rruar. Ne nje qoshe, kepucet; te koka e krevatit, nje komedine pa dere e pa mbulese
mermeri; prane vatres, ku s’kishte gjurme zjarri, ndodhej tavolina katrore prej dru arre qe i kishte sherbyer
xha Gorioit per te perdredhur tasin prej argjendi te lare me flori. Nje tryeze shkrimi ne gjendje te vajtueshme
dhe mbi te kapela e bablokut; nje kolltuk mbushur me kashte dhe dy karrige ishin gjithe orendite e kesaj
skute te mjere. Shtiza e krevatit, e kapur ne tavan me nje cope lecke. mbante nje kurtine te keqe me katrore
te kuqe e te bardha. Me siguri qe edhe nje komisioner nga me te keputurit do t’i kishte me te mira orendite
ne papafingon e tij nga ato te xha Gorioit te zonja Voker. Kur e shihje kete dhome, te ngjethej mishte e te
copetohej zemra, ajo i ngjante nje qelie te erret burgu. Per fat, Gorioi nuk e vuri re shprehjen e fytyres se
Eugjenit, kur ky leshoi shandanin mbi komedinen prane krevatit. Babloku u kthye nga ai, duke e ngritur
batanijen gjer te mjekra .
- E, cila ju pelqen me shume, zonja De Resto apo zonja De Nysingen?
- Me pelqen me shume zonja Delfine, - u pergjigj studenti, - sepse ajo ju do me shume.
Kur degjoi keto fjale kaq te ngrohta, babloku nxori krahun nga krevati dhe i shtrengoi doren Eugjenit .
-- Faleminderit, faleminderit,- u pergjigj plaku, i prekur thelle ne zemer .
- Po ç’ju tha per mua? Studenti perseriti fjalet e baroneshes, duke i zbukuruar, dhe plaku e degjoi si te
degjonte fjalen e zotit,
2. - Shpirtja e babait ! Po, po, ajo me do shume. Po mos i besoni ato qe tha per Anastasine. Te dyja motrat e
kane zilinjera – tjetren, e shikoni, edhe kjo shte nje prove tjeter e dhembshur ise se tyre. Edhe zonja De
Resto me do shume. E di une. Babai i sheh femijet e tij ashtu siç na sheh ne zoti; ai shikon deri ne fund te
zemrave tona dhe na gjykon sipas mendimeve tona. Ato jane qe te dyja shume te dashura. Oh! Sikur te kisha
edhe dhendure te mire, do te kisha qene teper i lumtur. Po s’ka lumturi te plote ne kete bote. Eh, sikur te
jetoja bashke me to, vetem sa t’u degjoja zerin, ta dija qe i kasha aty, t’i shikoja te hynin e te dilnin, si
atehere qe i kisha ne shtepine time, do te me gufonte zemra nga gezimi … Ishin veshur mire?
- Po, - tha Eugjeni. – Po si eshte e mire te banoni ne nje haur te tille, zoti Gorio, duke pasur vajza kaq te
pasura siç jane vajzat tuaja?
- E ç’do te me duhej nje banese me e mire, - tha ai si i shkujdesur. – Nuk mund t’jua shpjegoj dot keto
gjera; une s’di te them dy fjale bashke ashtu siç duhet. Te gjitha jane ketu,- shtoi ai duke i rene gjoksit me
dore. – Jeta ime jane vajzat e mia. Ne qofte se ato bejne qejf, ne qofte se ato jane te lumtura, vishen mire
dhe ecin mbi qilim, ç’rendesi kane rrobat qe vesh une dhe vendi ku fle? Kur jane ngrohte ato, as une s’e
ndiej te ftohtet, kur jane ato te gezuara, atehere as une s’jam i merzitur. S’kam deshperime te tjera perveç
deshperimeve te tyre. Kur te beheni dhe ju baba. kur te degjoni belbezimin e femijeve tuaj dhe te thoni me
vete: “ Keta jane pjella ime! ”, kur te ndjeni se ne rembat e ketyre krijesave te vogla vlon gjaku i gjakut tuaj,
sepse ato nuk jane tjeter vecse ajka e tij, do te besoni se jeni nje pjese e trupit te tyre, do te pandehni se edhe
ju levizni kur ecin ato. Une i degjoj nga te gjitha anet zerat e tyre. Mjafton vetem nje veshtrim i tyre i
trishtuar qe te me ngrije gjakun. Nje dite edhe ju do ta kuptoni se jeni shume me te lumtur nga lumturia e
tyre sesa nga vete lumturia jone. Nuk mund t’jua shpjegoj keto: keto jane tronditje shpirterore qe te
mbushin me kenaqesi .
1. Cili personazh i Balzakut thote keto fjale: “Atdheu do te shkaterrohet, ne qofte se prinderit merren neper
kembe” 1 pike
A. Rastinjaku
B. Votreni
C. Zonja Voker
D. Xha Gorioi
2. Cili roman i Balzakut ka funksionin “çeles” ne “Komedine njerezore” 1 pike
A. Evgjeni Grande
B. Xha Gorio
C. Shkelqimi dhe mjerimi i kurtizaneve
D. Iluzionet e humbura
3. Cili nga personazhet e “Xha Gorio” hyn ne te gjitha mjediset dhe krijon lidhje me te gjithe
personazhet 1 pike
A. Xha Gorio
B. Rastinjaku
C. Votreni
D. Delfina
4. Balzaku përshkruan me detaje dhomën e plakut Gorio. Listojini ato. 2 pike
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
5. Çfarë ëndërron xha Gorioi? A janë egoiste ëndrrat e tij? Ilustro me shembuj te fragmentit 3 pike
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
6. . Eugjeni i përsërit plakut fjalët e baroneshës, së bijës, por të zbukuruara. Ç’tregon kjo për natyrën e
djaloshit? Po për Delfinën, vajzën e xha Gorioit? 2 pike
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________

7. Plaku Gorio thotë: Jeta ime janë vajzat e mia. Si e kuptoni këtë thënie? 1 pike
_______________________________________________________________________________________

8. Ne fund te fragmentit autori thote: “Këto janë tronditje shpirtërore që të mbushin me kënaqësi”. Cili
eshte komenti juaj per kete fjali? 2 pike
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
9. Me ç’mjet gjuhësor e stilistik e cilëson Eugjeni dhomën e xha Gorioit ne pjesen e dyte te fragmentit?
Sipas tij, me çfarë eshte ne kontrast ajo? 2 pike
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________
10. Xha Gorioi pranon se vajzat e tij e kanë zili njëra-tjetrën, por këtë rivalitet plaku e sheh si shenjë të
dashurisë për atin e tyre. A mendoni dhe ju kështu? Argumentoni mendimin tuaj. 2 pike
_______________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________

Nivelet Niveli I Niveli II Niveli III Niveli IV


Piket 0-4 5-7 8-9 10 - 11 12 - 13 14 - 15 16 - 17

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Çelesi i pergjigjeve
2. Megjithëse jeton në mjerim plaku nuk ankohet. Ana materiale zhvlerësohet para shqetësimit të xha
Gorioit. Cili është ai?

Shqetësimi për vajzat që ata të kenë gjithçka, të bëjnë jetën që duhet… 3. Të gjitha janë këtu, - shtoi ai duke
i rënë gjoksit me dorë. Ç’nënkupton gjesti i plakut Gorio? Plaku Gorio nuk shpreh dot me fjalë atë që ndien
për vajzat e veta. Pasioni i dashurisë ndaj tyre është kaq i madh!

4. Çfarë ëndërron xha Gorioi? A janë egoiste ëndrrat e tij?

Xha Gorioi ëndërron t’i ketë pranë vetes vajzat si dikur: Eh, sikur të jetoja bashkë me to, vetëm sa t’u
dëgjoja zërin, ta dija që i kisha aty, t’i shikoja të hynin e të dilnin, si atëherë që i kisha në shtëpinë time, do
të më gufonte zemra nga gëzimi… Ëndrrat e tij janë egoiste. Prindi nuk mund t’i ketë pranë vetes fëmijët
gjatë gjithë jetës. Vjen një çast që fëmijët largohen e ngrenë strehëzën e tyre.
5. Eugjeni i përsërit plakut fjalët e baroneshës, së bijës, por të zbukuruara. Ç’tregon kjo për natyrën
e djaloshit? Po për Delfinën, vajzën e xha Gorioit?
Rastinjaku është i sjellshëm, i vjen keq për plakun, nuk do ta lëndojë më, e di sa i do ai vajzat. Ndërsa për
Delfinën ky fakt është tregues i marrëdhënies së saj me të atin: Delfina nuk vret mendjen se çfarë mund ta
kënaqë më fort plakun.
6. Plaku Gorio thotë: Jeta ime janë vajzat e mia. Si e kuptoni këtë thënie?
Kjo thënie shpreh dashurinë e madhe që ka plaku Gorio për të bijat. Ai jeton vetëm për to. Vajzat janë
gjithçka për plakun. Ato janë gëzimi e hidhërimi, lumturia e dëshpërimi i tij.
7. Xha Gorioi pranon se vajzat e tij e kanë zili njëra-tjetrën, por këtë rivalitet plaku e sheh si shenjë të
dashurisë për atin e tyre. A mendoni dhe ju kështu?
Dashuria dhe pasioni i xha Gorioit për vajzat a e ka bërë plakun të humbasë gjykimin e shëndoshë?
Rivaliteti i vajzave nuk lidhet me dashurinë e tyre për të atin. Rivaliteti i tyre është shprehje e egoizmit dhe
dëshirës për të dominuar. Vajzat kërkojnë një reputacion sa më të mirë në shoqërinë e lartë dhe këtë e
shfaqin hapur, por xha Gorioi, i cili tashmë e ka humbur plotësisht gjykimin e shëndoshë, verbuar nga
dashuria e tij për të bijat, e sheh këtë rivalitet si do ai që të jetë dhe jo siç është në të vërtetë.
8. Bëni komentin tuaj për thënien që mbyll fragmentin: këto janë tronditje shpirtërore që të mbushin
me kënaqësi.
Përmes kësaj thënieje xha Gorioi tregon tërë kënaqësinë që buron nga atësia. Për të, të qenët prind është
privilegj. Një prind merr lumturi nga lumturia e fëmijës së tij dhe dhimbje nga dhimbja e tij.
9. Stili i Balzakut është proliks. Gjeni në tekst tre shembuj që e provojnë këtë dhe thoni ç’i jep veprës
kjo veçori e stilit.
Përmes përdorimit të detajit Balzaku krijon një përfytyrim të gjallë të mjedisit, në këtë rast të dhomës së
plakut Gorio. Lexuesi sheh me sytë e mendjes tërë mjerimin e plakut. Paragrafi i pare është dhënë më
përshkrime të zgjatura të një mjedisi të varfër si një birucë.
10. Gjeni shprehjet frazeologjike në fragment, jepni fjalët kuptimisht sinonimike me to. Shpjegoni
funksionin artistik të tyre.
Më gufon zemra nga gëzimi-
jam i lumtur më ngrijë gjakun-
friksohem të ngjethej mishtë- tronditem

11. Me ç’mjet gjuhësor e stilistik e cilëson Eugjeni dhomën e xha Gorioit? Sipas tij, me çfarë
kontraston ajo?
Po si është e mirë të banoni në një haur të tillë, zoti Gorio...? Eugjeni cilëson dhomën me emrin haur, një
vend për kafshë a sende, ku nuk mund të jetojë njeriu. Ky cilësim shpreh qartë mjerimin e Gorioit. Dhoma e
plakut kontraston me vajzat e tij dhe jetesën e luksit që ato bëjnë.
C. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Shkrim i lirë: Reagim ndaj historisë së këtij romani.
Nxënësit shkruajnë në minutat e lëna në dispozicion

You might also like