Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 14

FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE

STUDIMET PASTDIPLOMIKE
DREJTIMI - JURISPODENCË

SKICA IDEORE

E PUNIMIT TË MAGJISTRATURËS

Tema nga Lënda :


Mardhënie ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare

REPUBLIKA E MAQEDONISË NË
RAPORT ME GJYKATËN EVROPIANE PËR
TË DREJTAT E NJERIUT BAZUAR NË
KONVENTËN EVROPIANE PËR TË
DREJTAT E NJERIUT

Mentor : Kandidati :

Shkup, Tetor 2013

1
Përmbajtja :

Hyrje
3

Lënda e hulumtimit 5

Qëllimi i punimit 5

Lënda e hulumtimit 7

Korrniza hipotetike 6

Metoda 8

Konkluzion 10

Bibliografia e punës 12

2
Hyrje

Njeriu si qenie që me lindjen e tij nga vet natyra fiton një numër të madh të
drejtash, të cilët të drejta më pas shoqëria e organizuar / shteti tenton t’i kufizojë ,
mirpo sipas një mendimi asesi nuk guxon ti anulojë në tërësi.

Këtë qasje e gjejmë qysh në filozofinë antike të cilët bënin përpjekje


maksimale që të drejtat e njeriut ti quajn prodhim i natyrës (teoria natyrore) ose
prodhim i shtetit (teoria pozitiviste). Sidoqoft, qëndron një numër i caktur i të
drejtave ekzistimi i të cilave nuk do të duhej të lidhej me funksionimin / ekzistimin e
shteti, meqë vet natyra e njeriut në natyrë i ka të instaluara dinjitetin, morali, gjuhën,
besimin, kulturën , fjalën, mendimin dhe ngjajshëm. Andaj përgëzimi dhe
funksionimi i këtyrë të drejtave asesi nuk guxon të lidhet me ekzistimin e shtetit i cili
shpesh në histori është dëshmuar si i pamëshirshëm ndaj disa kategorive të së
drejtës duke tentuar që t’i margjinalizojë madje dhe ti mohojë në tërësi.

Kjo më së miri u pasqyrua gjat LPB dhe LDB ku me miliona njerzve iu


morr e drejta në jetë si e drejtë elementare e cila buron nga natyra dhe më pas
shumë të drejta të tjera që burimin e kishin thellë në dinjitetin e njeriut.

Andaj , që nga këto përvoja të hidhura njerzimi sikur morri mësime ose
spaku ashtu duket. Me përfundimin e LPB u paramendua Lidhja e Kombeve si
mekanizëm për ti shërbyer qëllimit të ruajtjes së paqes në mes popujve , por sipas
shumë autorëve dështoi pasi kemi LDB. Dhe me përfundimi i LDB u rimorën forca që
dhe një herë u bënë një sërë përpjekjesh me qëllim të kultivimit dhe ruajtjes së lirive
dhe të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtarë me çka në arenën ndërkombëtare
u instalua OKB (v. 1945) që në një formë paraqitet si trashëgimtare e Lidhjes së
kombeve.

Është një dilemë e madhe a thua sa u arrit kjo sot kur kemi parasysh
gjendjen e shume popujve në botë dhe mungesën e paqes ?

Kështu nëse vështrojmë me kujdes hartën e globit, do të gjejmë pak


hapsira ku dominon paqja në plotkuptim të fjalës.

3
Ndoshta pësuesi më i madh në këtë drejtim ishte kontinenti i Europës i cili
në një formë barti flamurin e dy luftërave më të përgjakshme që mban në mend
historia njërzore. Për këtë arsye, u bë e domosdoshme që të paramendohen
mekanizma të qëndrueshëm që do të premtonin një paqe dhe siguri për një
periudhë afatgjate edhe ate pikërisht duke respektuar dinjitetin njerzor dhe lirinë e
jetës. OKB, sjelli Deklaratën Univerzale mbi liritë dhe të drejtat e njeriut (1949) që
ishte postulat i lirive dhe të drejtave të njeriut në gjithë botën. Ky dokument i
pranuar nga vendet antare te OKB-së imponoi respektimin golbal të lirive dhe të
drejtave që i parasheh.

Në frymën e Deklaratës univerzale , u themelua Këshilli i Europës si një


mekanizëm regjional që i përkushtohet lirive dhe të drejtave të njeriut i cili sot e
kësaj dite ende ruan një mision të tillë madje me shumë përkushtim.

Ky mekanizëm sot numëron 47 shtete antare dhe mbulon rreth 800 milion
banorë. Këtij institucioni RM-së iu bashkua me nënshkrimin e Konventës Europiane
mbi të drejtat e njeriut që është dokument baza mbi të cilin dhe për të cilin
funksionon KE.

Me nënshkrimin dhe ratifikimin e kësaj marrveshje, RM-së pranon që


organet e saja në përpikshmëri do të respektojnë çdo nen të kësaj Konvente dhe se
në një formë pranon shkallën e katert (krahas tri shkallëve gjyqësorë që
funksionojnë në sistemin nacional). Me këtë , RM-së pranon që qytetarët që gjenden
nën jurisdiksionin e saj do të mund të parashtrojnë ankesa/padi deri tek Gjykata
Europiane mbi të drejtat e njeriut (mekanizëm i KE) dhe me këtë të përmirësohen
gabimet eventuale (që janë të shpeshta) në nivelin kombëtarë.

RM-së që nga viti 1997 e deri më sotë (2013) , në permanenc është e


ndjekur nga mekanizmat e UE-së dhe me këtë i nënshtrohet kontrollit dhe
mbikqyrjes nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në një formë ky lloj kontrolli paraqet
shenjë dhe tregues të drejtë lidhur me shkallën e respektimit të lirive dhe të drejtave
(të garantuara me Konventë) dhe që në një formë janë të drejtat fundamentale që
Konventa i ka adoptuar nga Deklarata univerzale.

Shkeljet e tilla , rekomandimet, masat e ndërmarra dhe çështje të


ngjajshme janë objekt analize e punimit në fjalë.
4
1. Lënda e hulumtimit
Lëndë e hulumtimit në pika më të detajuara do të jenë vendimet e GJEDNJ-
së që janë sjellur kundër RM-së. nëpërmjet kësaj do të tentohet që të nxirren pikat
më të shpeshta në të cilët RM-së është treguar e dobët dhe që më shpesh janë
shkelur nga ana e institucioneve të saja.

Kështu nëpërmjet analizimit të vendimeve që GJEDNJ-së i ka sjellur kundër


RM-së që nga viti 1997 dhe me përfunimin e vitit 2012, do të gjejmë elementë të
mjaftueshme për të konstatuar se cilët nene të konventës janë më problematike për
RM-së dhe se cilave nene vendi nuk ka mundur tiu bëj ballë në praktikën e organeve
nacioanale.

Një burim të tillë do të tentojë ta siguroj nëpërmjet Ministrisë së drejtësisë


në kuadër të së cilës funksionon Byroja për përfaqësimin e RM-së para GjEDNJ-së
nëpërmjet Agjenti Qeveritarm për përfaqësim të RM-së para GJEDNJ-së si dhe
raporteve që ky organ i publikon lidhur me punën e tij. Njëashtu burim i dytë mjaft i
rëndësishëm është edhe raporti vjetor që GJEDNJ-së publikon lidhur me ecurinë dhe
evoluimin e respektimit të Konventës nga ana e shteteve nënshkruese të konventës.
Dy këto burime së bashku me literaturën adekuatë të lëmisë në fjalë do të jenë
objekt hulumtimi me qëllim që punimi në një formë të arsyetojë qëllimin e
ekzistimit.

2. Qëllimi i punimit

Lirisht mund të thuhet që punimi që në titullin e temës kufizon misionin e


tij duke u fokusuar në përfaqësimin e RM-së para GJEDNJ-së si dhe të gjitha
rekomandimet që i mbërthejnë në vete vendimet e GJENDJ-së në një formë janë
precedente të cilët në të ardhmen asesi nuk guxojnë që të përsëriten sepse në këtë
formë vendi rrënon pasqyrën e tij para organizmave ndërkombëtarë dhe që në një

5
formë pikërisht ndërmarrja e masave adekuate është një hap i cili premton që RM-së
ka në konsideratë të gjtiha vërejtjet paraprake.
Kështu misioni i punimit do të jetë që të vë në pah disa çështje dhe që
qëndrojnë në mes KE-së dhe RM-së.
Punimi në fjalë në formën dhe në volumin e tijë mendoj të jetë një pasqyrë
reale lidhur me dy çështje faktike dhe ate në cilat pika RM-së ka qenë shpesh e
atakuar dhe cilat elemente të Konventës nuk kanë qenë të respektuara ose nuk kanë
qenë mjaft të respektuara si dhe anën tjetër tërespektimit të gjitha atyre vendimeve
të GJEDNJ-së që në një formë janë praktikë e re gjyqësore dhe doemos të paraqesin
udhërrëfyes të denjë të organeve vendore (sidomos pushtetit gjyqësorë) se në cilin
nivel dhe në cilën sasi do të duhet të respektohen të drejtat e njeriut, sidomos kur
kihet parasysh fakti që KE paraqet një lloj parafaze e UE-së dhe se
domosdoshmërisht të kalohet në rrugën e quajtur Këshill i Europës nëse një vend
pretendon të antarsohet plotësisht në strukturat e UE_së ku liritë dhe të drejtat e
njeriut zënë vend meritor dhe të padiskutueshëm.
Andaj , punimi në fjalë paraqet një lloj portretizim të rrugëtimit nacional
drejt agjendës europiane e cila agjendë shpesh është e dhimbshme e shpesh dhe e
brishtë sidomos për një vend si ky i RM-së i cili po kalon ende në një fazë tranzicioni
, tranzicion ky multidimensional e parasegjithash ekonomik – juridik – e politik.
E gjith kjo RM-së i ka kushtuar kohë dhe humbje të mëdha matëriale,
sidomos kur kihet parasysh fakti i mosantarësimit në NATO dhe UE si dy mekanizma
që garantojnë një të ardhme të ndritshme për vendin , a që doemos do të duhej të
jepet provimi para KE-së si mekanizëm kyç i cili vë në kontroll nivelin e respektimit
të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Me këtë , qëllimit asnjeher nuk do ti largohet punimi, dhe që në permanenc
nenet e konventës, konstatimet e GJEDNJ-së, repspektimi i këtyre vendimeve ,
ekzekutimi i tyre dhe ndërmarrja e masave drejt përmirësimit të gjendjes faktike
nacionale do të jenë shtyllat mbi të cilat do të ngritet punimi.

6
3. Korrniza hipotetike

Duke pasur parasysh faktin që RM-së që nga viti 1997 ka të ratifikuar


Konventën, ka mundësi shumë organe shtetërore ende nuk janë në dijeni të
përbërjes së saj dhe obligueshmërisë së vendit që ti respektojë me përpikmëri gjithë
normat që imponon një konventë e tillë. Andaj domosdoshmërisht duhet filimisht
një informim lidhur me ekzistimin e një dokumenti të tillë, lidhur me lidhjen dhe
obligueshmërinë e vendit me një akt të tillë ndërkombëtarë dhe më pas edukimin e
organeve lidhur me respektimin dhe vlefshmërinë e një akti siç është Konventa.

Kështu duke vënë në pah cilët janë shkeljet më të shpeshta që GJEDNj-së i


ka konstatuar kundert RM-së , është një hipotezë gjenerale e yna se do të
kontribuohet në përmirësimin e atyre pikave të dobëta që është treguar RM-së
(nëpërmjet organeve nacionale) dhe me këtë do të krijohet një lloj edukimi dhe
informimi më i gjërë në këtë drejtim se cilat nene kushtetuese janë më të prekura
nga praktika nacionale dhe se cilat të drejta më së paku gëzojnë mbrojtje në një
formë. Gjithë kjo me qëllim minimizimit të një dukurie të tillë e cila padyshim që
paraqet një tregues real lidhur me gjendjen e respektimit të lirive dhe të drejtave të
njeriut në nivel shtetërorë e me këtë dhë përmbushjen e detyrave fillimisht dinjitoze
që të respektohet njeriu si qenie për të cilën ekziston shteti.

HIPOTEZA E PËRGJITHSHME :

Mosrespektimi i mjaftueshëm i Konventës evropjane për të drejtat e


njeriut nga ana e Republikës së Maqedonisë si shkas për t’u inicuar një numër
i madh ndryshimesh në sistemin gjyqësorë në RM-së. Rritja e dinamikës së
kontrollit mbi vendimet gjyqësore nëpërmjet instalimit të disa institutive të
drejtësisë në dispozicion të palëve.

7
Hipoteza të veçanta :

 Evoluimi i RM-së që nga momenti i nënshkrimi të Konventës e deri më


sot,
 përfaqësimi dhe prezantimi i të drejtës së RM-së para GJEDNj-së,
 respektimi dhe ndërmarrja e gjithë masave për të ekzekutuar vendimet e
GJEDNJ-së si dhe krijimi i një fryme të ndikuar nga KE-së nëpërmjet
GJEDNJ-së, janë pikat kyçe mbi të cilat do të ngritet punimi i cili në një
formë paraqet një pasqyrim të shkurtër por real të gjithë këtij udhëtimi të
RM-së që nga viti 1997 – 2013.
 Gjat kontrollit më të shpeshtë të shkeljeve që i bëhet vendimeve të
GJEDNJ-së në një formë ruhet kontinuiteti i përcjelljes së praktikës së këtij
mekanizmi ndërkombëtarë ;

 Me edukimin dhe njoftimin më të shpeshtë të organeve nacionale lidhur


me praktikën e GJEDNJ-së, në një formë prevenonet që të kihen parasysh
të drejtat elementare që Konventa ua garanton qytetarëve që gjenden nën
jurisdiksionin e shtetit nënshkrues të Konventës ;

Hipoteza individuale :

 Nenet konkrete të Konventës evropjane për të drejtat e njeriut shpesh


janë objekt i shkeljes nga ana e institucioneve vendore.

 Implementimi i vendimeve të GJEDNj-së në RM-së shpesh i është


nënshtruar një numri të madh të pengesave të caktuara.

 Respektimi i vendimeve të GJEDNJ-së ngrit imazhin e vendit para


Këshillit të Europës si pararoje e KEDNJ e që kjo përbën parakushtin
kryesorë për antarësim në UE.

Indikatorët që flasin lidhur me raportin e RM-së me GJDNJ-në janë të dy


llojshëm.

8
Si indikatorë pozitiv lidhur me këtë raport janë ndryshimet e shumta në
sistemin gjyqësorë që RM-së i ka bërë falë rekomandimeve të ndryshme që KE dhe
GJEDNJ-së i jep RM-së, avancimi i pozitës së Avokatit të popullit , themelimi i
komisioneve anketuese në Kuvendin e RM-së , përshpejtimi i procedurave gjyqësore
dhe parashikimi i një sërë institutesh juridike lidhur me mbrojtjen e të drejtave të
njeriut në vend dhe me nje fjalë lufta e pandërprerë dhe përpjekja e vendit drejtë
përmirësimit të klimës juridike për të krijuar stabilitet juridik drejt respektimit të
lirive dhe të drejtave të njeriut.

Edhe keta jane indicator pozitiv Si indikatorë negativë mund të


përmendim raportet vjetore të Këshillit të Europës lidhur me respektimin e
Konventës nga ana e vendeve nënshkrues, raportet vjetore që publikohen nga ana e
Byrosë për përfaqësimin e RM-së para GJEDNJ-së, raportet vjetore të Avokatit të
Popullit të RM-së, analiza dhe të dhënat e institucioneve vendore (shoqata të
ndryshme të fushës së të drejtave të njeriut) dhe burime ndërkombëtare lidhur me
respektimin e të drejtave të parapara me Konventë.

4. Metodat e hulumtimit

Nga aspekti metodologjik hulumtimi është i orientuar drejt vlerësimit të


prezencës së shkeljës së Konventës nga ana e ornavene të RM-së si dhe faktorët që
kanë ndikuar në një shkelje të tillë , ndoshta dhe të shpeshtë.
Nëpërmjet këtij hulumtimi do të tentojmë që ti identifikojmë shkak –
pasojat e prezencës së shkeljeve të Konventës si dhe faktorët që ndikojnë në një
dukuri të tillë.
Si metodë e përshtatshme do të përdoret metoda e analizes së permbajtjes,
metoda e analizës dhe e krahasimit, metoda historike, metoda normative, etj.
Këto metoda janë më se të përshtshme kur kihet parasysh fakti që
vendimet e GJEDNJ-së janë burim kyç nga i cili mund të nxirren konkluzione të
caktuara dhe se në to në masë të madhe janë dhënë rekomandimet dhe konstatimet
e shkeljeve eventuale dhe të masave të caktuara që i rekomandohen vendit.

9
Krahasimi, poashtu është metodë e pranuar në këtë rast, sidomos kur kemi
të bëjmë me të dhëna që lidhin përfaqësimin e vendit para GJEDNJ-së për një
periudhë të gjatë (1997 – 2012) duke krahasuar kështu evoluimin e RM-së si dhe
evoluimin e pozitave të saja në raport me nenet që më së shpeshti kanë qenë objekt
trajtimi.
Metoda e studimit të rastit poashtu do të jetë prezente për gjatë gjithë
punimit sepse në këtë formë duke studjuar rastet e caktuara do të mund të nxjerrim
në pah vërejtjet që GJEDNj i ka dhënë RM-së përgjat gjithë periudhës së përmendur.
Anketa është poashtu metodë e cila do të përdoret përgjat grumbullimit të
të dhënave lidhur me respektimin e Konventës nga ana e institucioneve vendore.

Intervista si burim informacioni do të jetë prezente në rastin e


grumbullimit të mendimeve dhe raportimit të të dhënavë lidhur me respektimin e
Konventës si dhe ekzekutimin e vendimeve të GJykatës Evropjane për të drejtat e
njeriut, kjo mënyrë në mënyrë burimore do të ofrojë të dhëna që janë në dispozicion
tek organet e caktuara shtetërore dhe njëkohësisht kompetente për fushën në fjalë.

Konkluzion

Pa dyshim që vendosja e një skeme të tillë filtrimi siç është KE-së me anë të
GJEDNJ-së, paraqet një mekanizëm më se të domosdoshëm dhe efikas në luftën e
respektimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Kjo ndodh kështu
sidomos kur kihet parasysh fakti që ka pak mekanizma ndërkombëtarë që bartin
dertin dhe obligimin e mbrojtjes globale të lirive dhe të drejtave të njeriut në nivel
ndërkombëtarë. Me këtë KE mund të krenohet që në vendet që mbulon ky
organizëm ndërkombëtarë në një formë ka mjaft efikasitet në ruajtjen dhe
kultivimin e dinjitetit njerzorë i cili bëhet i respektueshëm nëpërmjet respektimit të
lirive dhe të drejtave elementare dhe themelore dhe që burojnë nga natyra njerzore.

10
Me këtë , çdo vend nënshkrues/ ratifikikues i konventës ka dëshmuar
gatishmëri që të respektojë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në një forma ka pranuar
inspektim ndërkombëtarë të një respektimi të tillë.

Edhe RM-së përkundër shkeljeve që i kanë bërë Konventës organet


shtetërore , në një formë i qëndron besnik qëndrimit dhe premtimit të mbrojtjes dhe
garantimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, proces ky i cili domosdoshmërisht që
kërkon edukim moral e më pasë dhe një luftë të pandërprerë në vet institucionet
shtetërore të cilët çdo ditë përballen me rrezikun e mosrespektimit dhe shkeljes së
lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky proces , ndodh edhe sot e kësaj ditë, mirëpo janë
të rëndësishme dy çështje në këtë drjetim , e para konstatimi që në vend ka
përmirësim falë ekzistimit të një konvente të tillë dhe së dyti përcjellja permamentet
që Asamblea Parlamentare e KE-së i bën vendeve nënshkruese. Kjo lë shpresë të
përmirësimit të përditshëm dhe në kontinuitet të gjendjes faktike dhe të eliminimit
edhe të këtyrë të metave që do të jenë temë analize e punimit në fjalë.

11
Literatura qe do te konsultohet

Literatura bazë :

 Nazmi M., Mardhënie ndërkombëtare dhe organizata


ndërkombëtare (Doracak me tekste të zgjedhura), Shkup , 2010 ;
 Zejnulla G. , Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut I dhe
II, Prishtinë, 2001 ;
 Igor S. , Jurispodenca e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut-
përbledhne vendimesh, Shkup 2007;
 Ministria e drejtësisë së RM-së, Liritë dhe të drejtat e njeriut –
dokumente bazë, Shkup 2008
 Qendra informative për shoqëri civile, Udhëzues për procedurën
para Gjykatës evropjane për të drejtat e njeriut, Shkip 2010;
 Dragan T., Gjyqësia e pamvarur në funskion të mbrojtjes së të
drejtave të njeriut, Shkup 2007
 Mirjana N., Bazicni dokumenti protiv tortura, Komiteti i Helsinkut
për të drejtat e njeriut, RM, 2004 ;
 Lubomir D. Frckovski, Megjunarodno pravo za pravata na
covekot, Magor 2001
 Qendra informative për shoqëri civile, Standardet ndërkombëtare
për të drejtat e njeriut lidhur me implementimin e ligjit, Shkup
2003

Literatura tjeter qe do te kosultohet :

 Monica M., E drejta, liria dhe siguria e personalitetit – neni 5,


Këshilli i Europës, 2001;
 Aisling R. , Ndalimi i torturës , neni 3 , Këshilli i europës, 2003
12
 Aleksandar J. , Evropska konvencija o ljudskim pravima, Pravni
Fakultet – Beograd, 2006
 Aline Royer , The Council of Europe, 2010;
 S. Galera , A comparative analysis inside the European legal
system , Coe, 2010
 Volfgan Benedek, Kuptimi it ë drejtave të njeriut – udhëzues për
kuptimin e të drejtave të njeriut, COE, 2010
 Donna Gomien , Kratak vodic kroz Evropsku konvenciju za
ljudskim pravama , Evropska izdanja.

 Monica Carrs Frisk ,E drejta e pronësisë, Neni 1 Protokoli 1


(Udhërrëfyes), KE, 2001 ;
 Monica Macovei , Liria e shprehjes, KE, 2001 ;
 Konventa Evropianë për të drejtat e njeriut e ndryshuar me
Protokolin 11, KE, 2001,
 М. Јанис; Р. Кеј, А. Бредли, Европско право за човековите
права, MI-AN, 2002
 Aleksandar Jaksic , Evropska konvencija o ljudskim pravima ,
Pravni fakultet- Univerziteta Beogradu/ 2006
 Lillich Hannum , International human rights – problems of laë,
policy and Practice – 4th edition , 2006
 Stephanos Stavros , The Guarantees for accused persons under
article 6 of the European convention on human rights – an
analysis of the application of the Conventions and Comparison
ëith other instrumens, 1993\
 Gilles Dutertre , Key case – laë extracts – ECHR , Council of
Europe/2003 Ministarstvo pravosuda Republka Hrvatska ,
Pregled prakse Evropskog suda za ljudska prava – srpanj –
prosinac 2005/vol. 1 I 2 , 2005

13
Dispozita ligjore :

 Kushtetuta e RM-së ;
 Ligji për përfaqësimin e RM-së para GJEDNJ-së ( 67/09)
 Ligji për ekzekutimin e vendimneve të GJEDNJ-së (nr. 67/09)

Dokumente dhe akte te tjera

 Konventa Evropjane mbi të drejtat e njeriut me Protokolet e


KEDNJ ;

Burime nga rrjeti :

 Vendimet e GJEDNJ-së (kundër RM-së ) nga viti 2001-2005


(burimi http:/pravo.gov.mk ; e kontrolluar më 07.07.2013)
 Vendimet e GJEDNJ-së (kundër RM-së) nga viti 2006-2012 (
burimi http:/pravo.gov.mk ; e kontrolluar më 07.07.2013)
 http://hub.coe.int/ (faqja zyrtare e Këshillit të Europës ; e
kontrolluar më 07.07.2013)
 http://assembly.coe.int (faqja zyrtare e Asamblesë
parlamentarë të KE-së ; e kontrolluar më 07.07.2013)
 http://echr.coe.int (faqja zyrtare e GJEDNJ-së ; e kontrolluar
më 07.07.2013)
 http://coe.int (faqja zyrtare e Komitetit të ministrave pran
KE-së ; e kontrolluar më 07.07.2013)
 http:/coe.int/t/commissioner/default_EN.asp (faqja zyrtare e
Komisionerit për të drejtat e njeriut pran KE-së ; e kontrolluar më
07.07.2013)

14

You might also like