Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

PUNË LABORATORI Nr.

LAVJERRЁSI ME SUSTЁ

Teoria e punës

Në një sustë vertikale S, të fiksuar në skajin e sipërm (fig. 1a), le të kemi të varur një trup me masë m me përmasa
të vogla (që ai mund të konsiderohet si pikë materiale). E zhvendosim atë nga pozicioni i ekuilibrit dhe e lëmë të lirë.
Do të vëmë re se ai do të fillojë të lëkundet. Sistemi i përbërë nga trupi në fjalë dhe susta, quhet lavjerrës me sustë. Po
të mos marrim parasysh rezistencën e ajrit, lëkundjet e trupit do të jenë harmonike (përshkruhen nga një funksion
sinusoidal). Le ta argumentojmë këtë.
Shënojmë me lo zgjatjen që pëson susta pas varjes së trupit tek ajo. Pasi e vëmë trupin në lëkundje le ta
“fotografojmë” atë në një çast kohe çfarëdo t (fig. 1c). Trupi ndodhet në nivelin O2 dhe është zhvendosur me x nga
niveli (pozicioni) O1 i ekuilibrit. Tek trupi ushtrohen forca e rëndesës mg dhe forca elastike e tërheqjes së sustës F .
Duke shkruar ligjin e II të Njutonit për trupin kemi :

mg  F  ma (1)

Por F  -kl , ku l paraqet zgjatjen e sustës (largësia nga niveli O në O2), ndërsa k është koeficienti i sustës (njësitë
e tij janë N/m).

Fig. 1

Shenja (-) tek F tregon se ajo ka kahe të kundërt me zhvendosjen. Porl = lo + x prandaj:
F  - k lo  x  (2)

Duke zëvendësuar vlerën e F sipas barazimit (2) tek (1) marrim:

m g – k ( lo + x ) = m a (3)

Në pozicionin (nivelin) e ekuilibrit O1 forca elastike e sustës dhe ajo e rëndesës ekuilibrojnë njëra tjetrën, pra janë të
barabarta në madhësi:k lo = m g. Si rrjedhojë barazimi (3) do të shkruhet:
- k x m a

Duke shënuara = x", pas veprimeve të thjeshta marrim:

k
x '' x0 (4)
m
Tek ekuacioni (4) shënojmë:
k
 2 (5)
m

Marrim: x "  o 2 x  0 (6)

Barazimi (6) shpreh ekuacionin diferencial të lëkundjeve harmonike. Zgjidhja e tij është e formës:

x = A cos (ωo t + φ) (7)

ku A - është amplituda e lëkundjeve dhe φ - faza fillestare e tyre,ωo - quhet frekuencë ciklike (ose rrethore) e
lëkundjeve.Duke shfrytëzuar lidhjen midis periodës T të lëkundjeve dhe ωo, si dhe barazimin (5) marrim këtë formulë
për periodën e lëkundjeve T:

m
  2 (8)
k

Po të vrojtohen lëkundjet e trupit të varur në sustë për një kohë, të gjatë do të shohim se pas një farë kohe ato do
të ndërpriten. Në këtë rast themi se kemi “shuarje” të lëkundjeve. Kjo vjen nga fakti se rezistenca e ajrit , të cilën ne e
neglizhuam në fillim, luan një rol esencial në shuarjen e këtyre lëkundjeve.

Për të studiuar nga pikëpamja dinamike këto lëkundje (të cilat quhen dhe lëkundje që shuhen) tek barazimi (1) ose
(3), do duhej të shtohej dhe forca e rezistencës së ajrit, gjë që do të sillte një ekuacion diferencial të ri, të ndryshëm
nga ekuacioni (6). Këtu ne po japin vetëm zgjidhjen e ekuacionit të ri diferencial që formohet. Ai është i formës:

x = Ao e– β t cos (ωo t + φ) (9)

ku Ao- është amplituda fillestare e lëkundjeve (në çastin t = 0) , β - quhet koeficient i shuarjes (është në përpjesëtim
të zhdrejtë me masën e trupit). Ndërsa ndryshon nga ωo, ajo është e barabartë me:

ω= (10)

Fig. 2

Barazimi (9) quhet ekuacion i lëkundjeve që shuhen. Në figurën 2 paraqitet grafiku i lëkundjeve që shuhen në
varësi të kohës. Po të shihet me kujdes ekuacioni (9), vihet re që në rolin e amplitudës së lëkundjeve është termi Ao e-
βt
, pra amplituda varet nga koha:

A (t) = Ao e- t
(11)

Në figurën 2, funksioni A(t) paraqitet me vijë të ndërprerë. Në këtë punë laboratori do të studiohen edhe lëkundjet
që shuhen, duke u ndalur në vrojtimin e ndryshimit të amplitudës dhe në llogaritjen e koeficientit. Duke pasur parasysh
barazimin (10), perioda e lëkundjeve që shuhen (T1) do të jetë:
2 2 (12)
1  
  -
2
o
2

Meqenëse në këtë punë laboratori ω është shumë më e vogël se ωo, T1 e barazimit (12) është pothuajse e barabartë
me T e barazimit (8), të cilën do ta përdorim gjatë llogaritjeve.

Pjesa eksperimentale

Ushtrimi 1. Përcaktimi i koeficientit k të sustës me anë të zgjatjes.


Gjatë kësaj pune laboratori do të përdorim të njëjtën sustë. Në këtë ushtrim koeficientin k të sustës do ta llogarisim
me anë të zgjatjes së saj. Për këtë shfrytëzohet barazimi mg = k loi vlefshëm për pozicionin e ekuilibrit të trupit të
varur në sustë, të paraqitur në figurën 1b; pra kur trupi i varur në sustë është në qetësi (siç u tregua në pjesën teorike).
Si rrjedhojëk do të jetë :
mg
k (13)
lo
Duke varur tek susta trupa (masa) të ndryshme m, matim me vizore zgjatjen e saj lo. Për këtë mund të veprohet
në dy mënyra: a) Matet direkt zhvendosja e skajit të poshtëm të sustës gjatë varjes së trupave; b) Matet gjatësia l1e
sustës para varjes së trupave dhe gjatësia l2 pas varjes së saj. Dhe lo do të jetë: lo = l2– l1 . Matjet e lo duhet të jenë të
sakta (në vizore të lexohen edhe milimetrat). Të merren 4-5 masa të ndryshme. Duke përdorur formulën (13) të
llogaritet koeficienti k i sustës. Të gjendet mesatarja e vlerave të k për masa të ndryshme. Në një rast të llogaritet dhe
gabimi absolut e relativ për k.

Ushtrimi 2. Perioda e lëkundjeve dhe koeficienti k i sustës.

Për të përcaktuar koeficientin k të sustës mund të shfrytëzohet dhe formula (8) për periodën T. Pasi varim në sustë
trupin (masën m), e vëmë atë në lëkundje pasi e kemi zhvendosur atë nga pozicioni i ekuilibrit. Matet koha t për n =
10 lëkundje dhe pastaj gjëndet perioda T sipas:
T  t / n

Për kohën t të bëhet një seri prej 3- 5 matjesh. Pastaj vendosen tek susta masa të ndryshme m dhe gjëndet përsëri
perioda T. Të merren po ato masa që janë përdorur në ushtrimin 1. Duke shfrytëzuar formulën (8), k llogaritet me këtë
barazim:

4 2 m
k (14)
T2

Të gjëndet mesatarja e vlerave të k. Në një rast të llogaritet dhe gabimi absolut e relativ përk .Rezultatet e llogaritjeve
për të dy ushtrimet e mësipërme të vendosen në tabelën krahasuese (Tabela 1), e cila duhet të paraqitet në relacionin
e kësaj pune laboratori. Duke shfrytëzuar të dhënat e tabelës të ndërtohet grafiku i vartësisë së periodës T të lëkundjeve
nga masa m(T në oy dhe m në ox).

Tabela 1

m [kg]
T [s]
k -sipas barazimit (13) kmes =
k -sipas barazimit (14) kmes =

Ushtrimi 3. Vrojtimi i lëkundjeve që shuhen. Përcaktimi i koeficientit.


Në këtë ushtrim do të vrojtohen lëkundjet që shuhen dhe do të llogaritet koeficienti i shuarjes. Pasi vendosim tek
susta trupin (masën m), e vëmë atë në lëkundje. E lëmë lavjerrësin të lëkundet për një kohë të gjatë. Do të shohim se
me kalimin e kohës amplituda e lëkundjeve do të zvogëlohet deri sa të bëhet zero.
Për të gjetur koeficientin veprohet në këtë mënyrë: zhvendosim trupin (masën) disa centimetra nga pozicioni i
ekuilibrit (p.sh. 4 cm). Kjo zhvendosje do të jetë në rolin e amplitudës fillestare Ao; për ta matur atë mund ti referohemi
skajit të poshtëm (ose të sipërm) të trupit. Vizorja vendoset prapa trupit. E lëmë pastaj trupin të lëkundet dhe shohim
kur skaji i trupit të arrijë një amplitudë sa gjysma e zhvendosjes (amplitudës) fillestare, të cilën e shënojmë me A1 ;
kjo amplitudë e re në këtë rast do të jetë në rolin e A(t) tek formula (11).
Meqenëse matja e A1 është disi e vështirë, në provën e parë nuk bëjmë matje, por vetëm vrojtojmë lëkundjet e
trupit. Në provën e dytë fillojmë matjet: shtypet kronometri në momentin kur lavjerrësi fillon të lëkundet dhe ndalohet
ai kur amplituda e lëkundjeve bëhet A1, pra sa gjysma e amplitudës fillestare. Shënohet në fletë-matje koha t. Për
kohën t bëhet një seri prej 3 - 5 matjesh. Për të llogaritur koeficientin do ti referohemi formulës (11), ku pas
logaritmimit merret shprehja:

Ao
ln
β A1 (15)
t

Tek formula (15) Ao dheA1 mund të zëvendësohen dhe në centimetra, meqenëse kemi raport të tyre. Të merren 4-
5 masa m të ndryshme, duke kryer për secilën një seri matjesh përt; të merren po ato masa m që janë përdorur në
ushtrimet 1 dhe 2. Duke shfrytëzuar formulën (15) të llogariten vlerat e koeficientit. Rezultatet e llogaritjeve të
paraqiten në një tabelë si ajo e paraqitur më poshtë (Tabela 2). Të llogaritet gabimi absolut dhe relativ për β në 1 - 2
raste. Gabimet absolute të Aodhe A1 të përcaktohen me vlerësim. Natyrisht që gabimi iA1duhet marrë më i madh se ai
i Ao meqenëse përcaktimi iA1është më i vështirë, meqenëse trupi është në lëvizje.

Tabela 2

m
β

You might also like