Republika Kosova- Kosova Cumhuriyet Opština Prizren – Prizren Belediyesi
Prizren 29. 04 2022
Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit i Komunës së Prizrenit, në mbështetje të nenit 108/A
(paragrafi 10.1) të Ligjit per Prokurimin Publik nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 8.1.2 ) të Rregullave për Parashtrimin e Ankesave të aprovuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, duke vendosur sipas kërkesës për ri- shqyrtim të datës .26. 04 2022 të parashtruar nga Operatori Ekonomik “PMN” SHPK lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Mbikëqyrja e projekteve të DKRS në Komunën e Prizrenit (projekt tre vjeçare).” me nr të Prok: 622-22-1256-221 nxjerr këtë: VENDIM
Refuzohet si e pa bazuar kërkesa për ri-shqyrtim e Operatori Ekonomik të “PMN” SHPK
lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Mbikëqyrja e projekteve të DKRS në Komunën e Prizrenit (projekt tre vjeçare).” me nr të Prok: 622-22-1256-221 të parashtruar kundër njoftimit për dhënie të kontratës te AK –së, të datës 22. 04. 2022 te publikuar ne web-faqe te KRPP-së . . Njoftimi për dhënie të kontratës mbetet në fuqi
Arsyetim
Operatori Ekonomik “PMN” SHPK ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim lidhur me
aktivitetin e prokurimit me titull: “Mbikëqyrja e projekteve të DKRS në Komunën e Prizrenit (projekt tre vjeçare).” me nr të Prok: 622-22-1256-221 Autoriteti Kontraktues, me dat. 29. 04. 2022 , ka shqyrtuar kërkesën në fjalë dhe ka vendosë që kërkesa për rishqyrtim të refuzohet si e pa bazuar për arsyet në vijim: 1. Në dosjen e tendwerit dhe në njoftimin për kontratë të këtij projekti janë dy (2) kërkesa: Kërkesa 2 a. Në kuadër të stafit duhet të caktohet menaxheri I projektit I cili duhet të jetë ingjinjer I diplomuar I ndërtimtarisë ose master me jo më pak se 5 vite përvojë pune në profesion - Të ketë menaxhuar së paku një projekte të natyrës së kontratës. - Një ingjinjer i diplomuar ose master i elektros me jo më pak se tre vite përvojë pune në profesion - Një ingjinjer i diplomuar ose master i hidros me jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion. - Një ingjinjer i diplomuar ose master i architekturës me jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion. - Një ingjinjer i diplomuar ose master i gjeodezisë me jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion. - - Në rast të krijimit të konsorciumit OE bartës duhet të ketë minimum 60 % të referencave të natyrës së kontratës. 2. Dhe Kërkesa 3.a. Të ketë së paku 5 të punësuar me profile të ndryshme adekuat për realizim të kontratës. 3. Si dhe dy dëshmi; Dëshmija 2 Në pikën a. diploma e menaxherit, dëshmi mbi përvojën në punë, dëshmi mbi menaxhimin e projekteve, kontrata e punës ose e bashkëpunimit me OE në fjalë. Dëshmi mbi kualifikimin e stafit professional të kërkuar, dëshmi mbi përvojën, kontrata e punës ose e bashkëpunimit për këtë project. 4. Dhe Dëshmija 3.a. Lista e të punësuarve , përshkrimi I shkurtër I vendit të punës për stafin e rregullt kontratat e punës, për stafin e ri kontratat e bashkëpunimit për këtë projekt. Pra ju tek kërkesa 3 dhe dëshmija 3 është dasht të prezentoni edhe një listë me 5 të punësuar me profesione të ndryshme (ekonomist jurist, administrator etj ) të cilët iu ndihmojnë juve në kryerjen me sukses të projekteve. JU NUK E KENI DORËZUAR LISTËN SIPAS KËRKESËS DHE DËSHMISË 3 ANDAJ JENI SHPALLË I PAPËRGJEGJSHËM. Duke u mbështetë në këto fakte:
1. Autoriteti Kontraktues, vendos si në dispozitivin e këtij vendimi
Këshilla juridike: Kundër këtij vendimi, ankuesi mund të paraqesë ankesë pranë OSHP-së. Ankesa prane OSHP-se duhet te dorezohet brenda 10 (dhjete) diteve pas pranimit te ketij vendimi.