Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

 11 fakte nga jeta e Ali Pashë Tepelenës

1- Nga hajdut rrugësh u bë inspektor rrugësh. Nga djali i një pashai të vogël në Tepelenë, arriti ta shtrinte pushtetin e
tij që nga Shkumbini deri në More të Greqisë. Arriti të ngrinte në këmbë një shtet që për 30 vite qëndroi i pavarur
nga Porta e Lartë, duke qenë vetëm formalisht në perandorinë osmane. Ndërsa në vitet e fundit, figura e Ali Pashës
nisi të merrte tipare patrioti, që kërkonte autonomi nga Porta e Lartë.

2- Ali Pashë Tepelena i cilësuar si Pashai i Epirit lindi në dimër të vitit 1740 në Tepelenë dhe vdiq (u vra) në
moshën 82-vjeçare më 24 janar të vitit 1822 në Janinë.

3- Ali Pasha ka dy varre. Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822 në ishullin e Kastros në liqenin e Janinës,
ndërsa koka e tij u varros më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë.

Përplasja me Turqinë dhe si u vra

4- Historiografia turke për një kohë të gjatë ka theksuar si një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj Ali
Pashës, bashkëpunimin e tij me rebelët grekë të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821.

5- Por sipas Auron Tares, një prej hipotezave më interesante është ai i një komploti të Ali Pashës, për të përdorur
Sektin e Bektashinjve si një platformë për pushtetin e tij. E jo vetëm në krijimin e një shteti të pavarur, por
nëpërmjet Bektashinjve të vinte në kontroll Jeniçerët të cilët deri më atëherë kishin pasur një bashkëjetesë të vështirë
me Sulltan Mahmudin II. Kjo hipotezë është me shumë interes, nëse marrim parasysh disa fakte si influencën e Aliut
ndaj Bektashinjve, mbështetjen e tij për këtë sekt sufi apo faktin se pjesa më e madhe e lidershipit të jeniçerëve ishin
me prejardhje shqiptare.

6- 50 mijë ushtarë dërgoi Sulltan Mahmuti i II për të mposhtur Ali Pashën. Ushtria u nda në dy armata, e para në
drejtimin e shqiptari Pasho Beu dhe e dyta në drejtimin e bullgarit Pelivan Baba. Dy ushtritë rrethuan Janinën, por
kishin frikë të përballeshin në betejë me Ali Pashën, dhe kështu që përdorën dredhitë.

7- Një vit e gjashtë muaj zgjati rezistenca e Ali Pashës kundër ushtrisë së Sulltanit. 100 ushtarët besnikë i mbetën
Aliut në fund të jetës së tij. Luani i Janinës, njeriu që mund të organizonte gjithë ushtrinë e Jugut të Shqipërisë, në
perëndim të pushtetit e braktisën të gjithë. Një pjesë e tradhtuan, të tjerë e shitën te turqit. I mbyllur në kështjellë dhe
i rrethuar nga të gjitha anët, Aliu joshte komandantët turq dhe priste të ndihmohej nga pashallarët e tjerë shqiptarë.
Por këta të fundit zgjodhën turqit.

8- Myftari dhe Veliu ishin dy djemtë që e tradhtuan të parët Aliun. Ata i dorëzuan ushtrisë turke Prevezën dhe
Gjirokastrën, duke u dorëzuar edhe vetë. Sulltani u pati premtuar falje dhe pushtet, por ishte thjesht një mashtrim.
Ata e tradhtuan babain e tyre në momentin që Aliu po mendonte të bënte përplasjen me ushtrinë turke.

9- Tre djem dhe një nip e tradhtuan. Ali Pasha kishte arritur 80 vjeç. Veç tyre, e tradhtuan edhe komandantët e
ushtrisë që ishin bërë me armikun. I pari që e tradhtoi nga djemtë ishte Veli Pasha. Ky ishte Pasha i Vlorës dhe
kishte një flotë në Nartë. Armiqtë e Aliut e joshën me para dhe pushtet. I premtuan të vendosej në Stamboll, ku do të
martohej me vajzën e sulltanit. Vetëm një grusht njerëzish besnikë i kishin mbetur. E megjithatë, historiani Uilliam
Palmer shkruante se Aliu nuk e humbi kurrë buzëqeshjen dhe ëmbëlsinë me të cilën fliste gjithmonë.

10- Kryengritja greke i gjeti rrugët të hapura, pasi Turqia po luftonte kundër Ali Pashës. Fatkeqësisht, mes
revolucionarëve grekë kishte edhe shqiptarë që kishin braktisur Ali Pashën për shkak të hakmarrjeve të tij. Vetëm,
20 kilometra larg Janinës, shqiptari Marko Boçari luftonte në krahun e grekëve.

11 -Vrasja e Aliut njihet gjerësisht falë përshkrimit të konsullit francez Pukëvil, i cili përshkruan një betejë heroike
të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë në ishullin e Liqenit të Janinës. Falë këtij përshkrimi, fjalët e fundit të
Aliut ishin për Vasiliqinë. Aliu kërkoi që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë, gruan e Pashait, “që ajo të mos
binte në duart e turkut”.

You might also like