You are on page 1of 3

PYETJE ME NJE ALTERNATIVE TE VETME:

JEPNI VETEM NJE PERGJIGJE

Për shembull: 1a; 2c.... etj. etj. për secilën pyetje.

Bëni një listë me përgjigjet e të gjitha pyetjeve (një për pyetje).

Postojeni në platformë brenda një ore nga fillimi i provimit.

1. Në krahasim me lëngun jashtëqelizor, lëngu brendaqelizor ka përqëndrime të


jonit natrium ________________, të jonit kalium _________________, të
jonit klor _________________, dhe të joneve fosfat________________.

a. Më të ulët, më të ulët, më të ulët, më të ulët


b. Në të ulët, më të lartë, më të ulët, më të ulët
c. Më të ulët, më të lartë, më të lartë, më të ulët
d. Më të lartë, më të ulët, më të lartë, më të ulët
e. Më të lartë, më të lartë, më të ulët, më të lartë

2. Cili prej pohimeve të mëposhtme është i pasaktë?

a. Termi ‘homeostazë’ përshkruan ruajtjen e një gjendjeje pothuaj të


pandryshuar të trupit
b. Në shumë sëmundje mekanizmat homeostatikë nuk veprojnë më brenda
trupit
c. Mekanizmat kompensatorë të organizmit shpesh çojnë në devijime prej
vlerave normale të funksioneve trupore
d. Sëmundja përgjithësisht konsiderohet si një situatë me homeostazë të
dëmtuar

3. Cilat prej karakteristikave të mëposhtme janë të përbashkëta për difuzionin e


thjeshtë dhe difuzionin e lehtësuar?
1
a. Mund të bllokohen nga frenues (inhibitorë) specifikë
b. Nuk kërkojnë ATP
c. Kërkojnë transport proteinik
d. Kanë kinetikë saturimi të njëjtë
e. Transportojnë grimcat kundër gradientit të përqëndrimit

4. Cila situatë nga të mëposhtmet përshkruan më mirë ndryshimin në vëllimin


qelizor që ndodh me një masë eritrocitare e cila vendoset brenda një tretësire
140-milimolare NaCl që përmban gjithashtu ure’ 20-milimolare (një
molekulë relativisht e madhe por që depërton membranat qelizore)

a. Eritrocitet rrudhen, pastaj fryhen dhe çahen (lizë)


b. Rrudhen dhe më pas rikthehen në vëllimin e tyre të mëparshëm
c. Fryhen dhe çahen
d. Fryhen dhe më pas rikthehen në vëllimin e mëparshëm
e. Nuk do të ketë ndryshim në vëllimin qelizor të eritrocitit

5. Cila prej pohimeve të mëposhtme përkon me një karakteristikë të


muskulaturës së lëmuar, të cilën nuk e ka muskulatura skeletike?

a. Tkurrja varet nga prania e ATP


b. Tkurrja vjen si përgjigje ndaj tendosjes (stretch)
c. Nuk përmban filamente aktine
d. Ka shpejtësi të madhe të formimit të urave zhvendosëse
e. Ka forcë maksimale të ulët të tkurrjes

6. Potenciali i qetësisë së një fibre nervore të mielinizuar lidhet kryesisht me


gradientin e përqëndrimit të cilit prej joneve të mëposhtme?

a. Kalcium
b. Klor
c. Bikarbonate
d. Potassium
e. Sodium
2
7. Me cilën nga proteinat e mëposhtme është e ngjashme kalmodulina, si
strukturalisht ashtu edhe funksionalisht ?

a. Aktinën G
b. Miozinën e zinxhirëve të lehtë
c. Tropomiozinën
d. Troponinën C

8. Cila prej strukturave të mëposhtme shkurtohet gjatë tkurrjes së fibrës


muskulare skeletike?

a. Banda A e sarkomerit
b. Banda I e sarkomerit
c. Filamentet e trasha
d. Filamentet e holla
e. Disqet Z të sarkomerit

9. Tkurrja tetanike e një fibre të muskulit skeletik vjen si pasojë e rritjes së


përqëndrimit të cilës prej substancave të mëposhtme?

a. ATP
b. Kalcium
c. Potassium
d. Sodium
e. Troponinë

10. Peshëngritja si aktivitet sportiv çon në rritje të shprehur të masës muskulore


skeletike. Kjo rritje e masës muskulore kujt i atribuohet më së pari?

a. Shkrirjes së sarkomerëve ndërmjet miofibrilëve fqinj njëri me tjetrin


b. Hipertrofisë së fibrave të veçanta muskulare
c. Rritjes së furnizimit me gjak të muskulit skeletik
d. Rritjes së numrit të motoneuroneve
e. Rritjes së numrit të junksioneve neuromuskulare

You might also like