Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Cilat jane shkencat ndihmese te Historise? 1.

Kronologjia-merret me caktimin e datave të ngjarjëve


historike 2. Paleografia-merret me deshifrimin e shkrimeve të vjetra 3. Diplomatika-merret me studimin
e bulave, leximin dhe komentimin e brendisë së tyre, verteton saktësinë, burimin, origjinalitetin dhe
kohën e nxerrjës së tyre 4. Hartografia-shkenca e cila merret me studimin e hartave 5. Heraldika-merret
me studimin e stemave dhe shenjave shtetrore në përiudha të ndryshme 6. Numizmatika-merret me
studimin e monedhave dhe medaljeve 7. Gjenealogjia-merret me studimin e prejardhjës së brezave të
një fisi a të një familjeje 2. Numro se paku tre Historian te antikes? Herodoti, Sokrati, Polibi, 3.Flisni per
GLOSATORET? Të vetmit njerëz që dinin shkrim-lexim ishin klerikët, kurse e vetmja gjuhë e shkruar dhe
gjuhë e shkëncës ishte Latinishtja. Për këtë qëllim ata u mbështetën në burime të së drejtës romake,
kryesisht në Kodifikimin e Justinianit (ky më vonë , në shekullin XVII, u quajt Corpus Iuris civiles. Ishte kjo
koha kur ,,Bibla ishte filimi dhe fundi i qdo dije” kurse juristet e kësaj kohe Korpus Jurisin e konsideronin
nje lloj ,,Bible te drejtsise”. Kah fundi i shekullit XI në Italinë veriore u themelua shkolla juridike nga
juristi i njohur Irnerius (Bolonjë), ku do të studiohej e drejta Romake. Shkolla të tilla juridike u formuan
edhe në Padovë, Pavija, etj. Në Bolonjë u bënë të njohur vazhduesit e shkollës së Irnersiusit, siç janë;
Martinus, Bulgarus, Jakobus, etj. Juristet e këtyre shkollave e studionin Korpusin sidomos digestat njërën
nga pjesët më të rendësishme të Corpus iurus civiles duke shenuar ndermjet rreshtave ose në marginat
e tekstit verejtjet, komentimet dhe shpjegimet lidhur me brendin e instuticionit juridik konkret. Këta
vepronin kështu për të kursyer pergamentin shumë të shtrenjët të etëhershëm, kurse shenimet e tyre
quheshin Glosa, andaj këta edhe quheshin Glosatorë (shkolla e Glosatorëve). Në mesin e shekullit XIII
mësuesi i shquar dhe i pasur i Bolonjës Francesco Acursius, e botoi përmbledhjën e glosave të hershme
dhe atyre bashkëkohore me titull “Glossa magistralis seu ordinaria”. 3.Flisni per POSTGLOSATORET
(KOMENTATORET) Juristet e më vonshëm të quajtur postglosator ose komentator prej mesit të shekullit
XIII e deri në shekullin XVI merren me shqyrtimin e glosave dhe me eliminimin e kundërthënieve të tyre.
Kontributin më të madh në këtë drejtim e kanë dhënë juristet e Perugjias, Pavijes, Padovës dhe
Bolonjës. Këta i shqyrtonin, komentonin dhe krahasonin glosat e ndryshme që bënin fjalë për të njëjtin
institucion juridik nga korpus jurisi për të krijuar një mendim të përgjithshëm juridik të glossatorëve.
Postglosatorët më të dalluar kanë qënë; Cinus de Pistoja, Bartolus de Sasoferata,Baldus de Ubaldis. Që
nga shekulli i XIII paraqiten shkollat juridike në Paris, Tulus, Oksford, etj. Ndërmjet glosave nganjëherë
gjerësisht bëhej shpjegimi i ndonjë çështje juridike dhe në këtë mënyrë krijohen të ashtuquajturat
traktate. Postglosatoret ngelën në suazat e metodës dogmatike-pozitiviste dhe ekzaktike, pasi kjo
metodë një kohë më të gjatë u aplikua nga glosatorët dhe postglosatorët (komentatorët e qyteteve të
Italisë Veriore, në shkencën juridike u quajt ,, mos docenti Italicus”. 3. Flisni per SHKOLLA JURIDIKE E
JURISTEVE ELEGANT? Juristet e kësaj përiudhe, për ndryshim nga paraardhësit e tyre, Glosatorët dhe
Postglosatorët, të drejtën Romake nuk e studiuan vetëm nga Korpus jurisi por edhe nga të gjitha
burimët e tjera të mundshme. Për shkak të pedanterisë shkolla e tyre e mori emrin-shkolla e
jurisprudences elegante, pasi që shkolla u krijua dhe u zhvillua në Francë quhet edhe shkolla juridike
Franceze. Juristet elegant të parët përdorën metodën historike në studimin e së drejtës. Sipas tyre
metoda historike është kusht themelor i vetë shkëncës juridike-pa histori shkënca juridike është e verbër
(Sine historia caecam esse iurisprudentiam). Metoda e tyre e studimit në shkëncë u quajt mos docenti
gallicus (francisus). 4.Flisni per SHKOLLEN E TE DREJTES NATYRALE? Gjatë shekujve XVII dhe XVIII në
Evropën perëndimore shkënca juridike kryesisht u zhvillua në shënj të domonimit të plotë të shkollës të
së drejtës natyrale. Themeluesi i kësaj shkolle është juristi, filozofi dhe diplomati i njohur Holandez Hugo
Grotius (1583-1645), i cili në vitin 1625 botoi librin e tij të njohur “Mbi të drejtën e luftës dhe paqës” (De
iure belli ac pacis). Përveç Grociusit si përfaqësues eminent të kësaj shkolle janë edhe Hobsi, Loku, Ruso,
Volteri, Monteski, etj. 5.Cili ishte kontrubuti I Lajbinicit ne zhvimllimin e histories? Lajbnici (Gotfried
Vilhelm Leibnitz 1646-1716) përveç zbulimeve të tij në matematikë dhe fizikë ka merita të
jashtëzakonshme edhe për vuarjën e themelëve të historiesë të së drejtës. Ky qysh në moshën 20
vjeçare (1667) botoi vepren e tij të njohur “Metoda e re së si duhet të studiohet dhe mësohët shkënca
juridike”. Në këtë vepër Lajbnici angazhohet për thellimin dhe zgjerimin e studimëve juridike. Sipas tij
juristi duhet të studioj jo vetëm shkëncat dogmatike juridike dhe teorinë e së drejtës natyrale, por edhe
historinë e së drejtës nga e cila do të mësoj kuptimin e gjëndjës së tashme. Interesimi dhe qendrimi i
Lajbnicit ndaj histories më së miri shprehet me sentencën e tij të njohur “E tashmja është përplotë me të
kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmën”. Lajbnici e kishte kuptuar shumë mire kuptimin e histories kur
thonte së nga historia kërkojmë tri gjëra; 1. që të na informojë me ngjarjët në të kaluarën, 2. që të na
ofrojë rregulla të dobishme për jetë, dhe 3. të na shpjegojë krijimin e tashmës nga e kaluara, sepse çdo
gjë më së miri kuptohet nga kauzaliteti i vet. 6.Cili ishte kontributi I Monteskiut ne zhvillimin e Historise?
Si paraardhës i dytë i historizmit në shkëncat juridike është juristi i shquar Francez Monteskiu (1689-
1755) I cili bënë përpjekje që të shpjegoj lidhjën kauzale të faktorëve të ndryshem të zhvillimit historik të
shoqërisë dhe shtetit dhe në këtë frymë shkruajti veprën “Mbi madhështinë dhe rënien e Romës”, kurse
më vonë (1748) botoi veprën e tij të njohur “ Mbi frymën e ligjit”. Monteskiu duke analizuar
kushtetutshmërinë e Anglisë krijoj teorinë mbi ndarjën e pushtetit; në atë ligjëvenës, ekzekutiv dhe
gjyqësor.. 7.Si behet periodizimi histories se zhvillimit te shtetit? 1. Në atë skllavopronare, 2. Në atë
feudale 3. Në atë liberale dhe bashkëkohëse 3. Në socialiste në mezokohë. 8. .Si behet periodizimi
histories se zhvillimit kronologjik? 1.historinë e kohës së vjetër, 2.kohës së mesme, 3.kohës së re dhe
4.historinë e kohës më të re. 9. Si behet periodizimi histories se ne mesjet? 1. periudha magjano-
persane, 2. periudha asiro-babilonase, 3. greko-maqedonase, dhe 4. romako-bizantine 10. Si e bente
ndarjen historike Historiani Danez ? 1.periudha e gurit, 2.e bronzes, dhe 3. e hekurit. 11.Cilat jane
monomentet e kultures materiale? janë sendët e ndryshme të përdorimit personal dhe kolektiv siç janë;
veglat e punës, armët, stolitë, enët, objektet e banimit dhe godinat e ndryshme , kanalet, varrezat,
vizatimet, kocka të ndryshme, etj 12.Si ndahen dokumentet e shkruara? 1.) burime historike dhe 2.)
burime historiko-juridike. 13.Si ndahen burimet historike Gojore? 1.) kulturën shpirtërore (në
krijimtarinë gojore popullore) 2.)kujtimet e aktorëve të ngjarjes dhe 3) deshmitarëve të kohës për të
cilët shkruhet. Në burimet e kulturës shpirtërore bien: këngët, tregimet, legjendat, anekdotat dhe
proverbat popullore. 14. Ne cilin millennium u krijuan shtet skllavopronare? Shetet e para
skllavopronare janë krijuar në mileniumin e katërt para erës së re. 15.Ku u krijuan shtetet e para
skllavopronare? Shtetet e para skllavopronare të lindjes së lashtë dhe qytetërimet e para u krijuan dhe u
zhvilluan në zonat subtropike pranë luginave të lumenjve të mëdhenj siç janë: Nili, Eufrati, Tigrisi, Indi,
Gangesi, Jangcekjangu, Hoang-Ho etj. 16. Cilat jane karakteristikat kryesore te shteteve skllavopronare?
1. Shtetet skllavopronare janë shtete eksploatuese. 2. Në shtetet skllavopronare kryesisht dominon
ekonomia natyrale, 3. Shtetet skllavopronare janë shtete luftarake dhe pushtuese. 4. Të gjitha shtetet
skllavopronare i përshkon ideologjia fetare. 5. Rendi shoqëror skllavopronar dhe shteti ishte përplot me
relikte të rendit të mëparshëm klano-fisnor. 6. Shtetet skllavopronare janë shtete të pabarazisë formale
juridike. 7. shtetet skllavopronare janë përplot me antoganizma dhe kundërthënie të mëdha shoqërore.
8. Shtetet skllavopronare me ndikimin e tyre shpejtojnë dekompozimin e bashkësisë primitive dhe
krijimin e shtetit në territoret fqinjë. 17.Cilat ishin shtetet me te njohura te lindjes se lashte? Nder
shtetet më të njohura të lindjes së lashtë ishin; Egjipti, Babilonia, Kina, India, Persia, Asiria, Fenikika,
Shteti Hebrej, Shteti i Hetitëve etj. 18. Cilat jane burimet historike me te rendesishme per shtetet e
lindjes se lashte ? Burimet më të njohura dhe më të rëndësishme për njohjen dhe rekonstruimin e
shteteve të lindjes së lashtë janë; për Egjiptin- Historia e Egjiptit nga kleriku Maneton (shek.III p.e.s.),
pastaj fragmentet e ligjeve të Ramzesit II (shek.VIII p.e.s.) dhe fragmentet e ligjeve të Bokhorsit (shek.
XIII p.e.s.). Për historinë e Babilonisë - Kodi I Hamurabit (shek.VIII p.e.s.), kurse për periudhën para
unisimit të shtetit ligjet e vjetra sumere (mileniumi i IV p.e.s.). Për shtetin e Indisë së lashtë-Kodi Manu,
librat fetare Vede dhe Upanishada, si dhe vargjet epike të Ramajanit dhe Muhabharatës. Për shtetin e
vjetër Hebrej-Bibla, Beslidhja e vjetër. 19. Cfare rregullimi shtetror kishte EGJIPTI? Egjipti për nga forma
e pushtetit shtetëror, ka qene monarki despotike e tipit oriental. Në krye të shtetit qëndronte monarku i
trashëgueshëm i quajtur faraon. Ky kishte pushtet të pakufizueshëm. Ne personalitetin e tij ishin të
njësuara tri pushtete: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. 20.Cfar ishte XHATI ne Egjiptin e lashte? Shef i
administratës së oborrit mbretëror ishte XHATI, të cilin e emëronte faraoni. 21.Si quheshin sklleverit ne
Egjipt ? Shumë skllevër nuk kanë mbijetuar përfundimin e objektit në të cilin e kanë filluar punën. Për
këtë arsye quheshin ,,Seker-anh” që do të thotë “të varrosur për së gjalli” 22.Regullimi shtetror I
BABILONISE ? Babilonia për nga forma e pushtetit ka qenë monarki despotike, unitare dhe centraliste..
Kryekleriku ishte shef i shtetit, kurse shtresa e klerikëve e përbënte teokracinë e qytet shtetit. Kodi i
Hamurabit është gdhendur në një gurë, ku në reliev shihet perëndia Shamashi duke ja dorëzuar
Hamurabit ligjet me të cilat ky duhej të qeveriste. Në krye të shtetit qëndronte sundimtari i quajtur lugal
(perandor) 23.Si behej ndarja shtresore e popullesise sipas Kodit te Hamurabit? Kodi I Hamurabit në
kuadër të klasës skllavopronare njeh dy kategori; avbiliumi dhe mushkenu. 24.Flisni per Kodin e
Hamurabit ? Është nxjerr në gjysmën e pare të shek.XVIII p.e.s. (me saktë ne vitet 1794 – 1750) nga
sundimtari i Babilonisë Hamurabi, nga i cili edhe mori emrin. Kodi i Hamurabit është i shkruar në gjuhën
akade me alfabetin kuneiform dhe është i pabërë nga tri pjesë; prej prologut (hyrjes), tekstit normative
dhe epilogut (pjesës përfundimtare). Më e rëndësishmja dhe më kryesorja është pjesa e tekstit
normative e përbërë prej 282 neneve. Teksti normative edhe pse mjaft i laicizuar mbështetet në logjikën
kazuistike dhe nuk njeh ndonjë teknik të zhvilluar juridike dhe sistematizim të sotëm juridik, megjithatë
ka njëfarë sistematizimi. Përmban norma mbi gjyqet (neni 1-5), mbi sendet, të drejtën reale (neni 6-
126), mbi Martesën, familjen, prikën dhe trashëgimin (neni 127-195), mbi mbrojtjen e integritetit fizik
dhe jetës së njeriut (të drejtën penale) (neni 196-214) mbi punën, përgjegjësinë rreth dëmeve të
shkaktuara duke kryer punë të ndryshme si dhe mbi veglat e punës (neni 215-282). Në shumë nene
përveç qeshjeve të përmendura behët fjalë edhe për procedurën gjyqësore dhe mjetet e provës. Kodi
është i gdhendur në një shtyllë guri të bazalitit të gjatë 2.25m., aty është e gdhendur edhe figura e
Hamurabit, i cili paraqitet solemnisht para hyjnisë së diellit-Shamashit duke marrë prej tij Kodin. Shtylla
ka qenë e vendosur në qendër të qytetit dhe në disa qytete të tjera të Babilonisë. Shtyllën e gurit me
tekstin e kodit të Hamurabit e ka zbuluar një ekspeditë arkeologesh francez, e udhëhequr nga Zhan Zhak
dë Morgan, në vitin 1901/1902 në gërmadhat e qytetit Suzi në jug-perëndim të Iranit të sotëm,
kryeqytet i dikurshëm Elam. Ky monument sot ruhet në Luver të Parisit. 25. Karakteristikat themelore te
se drejtes ne Babiloni ? E drejta kishte karakter të hapet klasor, sepse shprehte pabarazinë formale
juridike ndërmjet personave që u takonin klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore. Kjo shprehej
më se shumti në sferës e të drejtës Penale. Në Babiloni ishte e zhvilluar e drejta penale dhe civile. Si
degë të së drejtës civile ekzistonin; e drejta sendore, e drejta e detyrimeve, e drejta familjare dhe
trashëgimore. 26. Si ishte zhvilluar Qiraja ne Babiloni ? Qiraja-Në Babiloni objekti më i shpeshtë i qirasë
ka qenë toka dhe banesat. Afati i qirasë ka qenë i shkurtër 1 vjet dhe i gjatë 5 vjet. Si qiradhënës të tokës
bujqësore në të shumtën e rasteve paraqitej shteti dhe tempujt. Si ishte zhvilluar Huaja ne Babiloni ?
Huaja-Në fillim objekt i huasë kanë qenë produktet natyrore (drithi, vaji, vera, leshi,etj.), kurse më vonë
edhe metalet e sidomos argjendi, si ekuivalent kryesor i pagesës. Kodi i Hamurabit mbronte borxhlinjtë
edhe në rastet me thatësira dhe vërshimeve të ndryshme. Huaja shpesh here sigurohej edhe me anë të
pengut. Hamurabi me qëllim të ruajtës së huasë bënë kufizimin e kamatave, për drithë 33%, dhe për
argjend 20%. 27. C’ishte Huaperdorimi ne Babiloni ? Huapërdorja-është e ngjashme me kontratën mbi
huanë për ndryshim së objekt i huapërdorjes mund të jenë vetëm sendet e paharxhueshme (relativisht-
sepse nuk ka send të paharxhueshëm) dhe të pazëvendësueshme siç janë; kali, gomari, qerrja, pllugu,
anija, skllavi, etj., çmimi dhe afati huapërdorjes parashihej me kontratë. 28. Si lidhej martesa ne
Babiloni ? Martesa lidhej në formë kontratës ndërmjet dhëndrit dhe prindërve të vajzës (ose kujdestarit
të saj). 29.C’eshte shiritka ne Babiloni ? Gruaja që kalonte në shtëpinë e burrit me vete merrte shiritkën
(është një lloj paje ose prike që merret nga familja) 30. Kush ishte Trashigimtar i pasurise ne Babiloni?
Ashtu si në vendet tjera të lindjes së lashtë, ashtu edhe në Babiloni trashëgimtar legjitim gjithë here
kanë qenë meshkujt. 31.Flisni per Deliktin Privat dhe Publik ne Babiloni ? . Delikt privat konsiderohej
edhe vrasja, edhe lëndimi trupor, edhe vjedhja e pasurisë private, etj. Këto vepra penale ndiqeshin
vetëm në bazë të padisë private (me kërkesën e të dëmtuarit ose familjes së tij).Kurse delikte publike
konsideroheshin të gjitha veprat penale me të cilat cenohej shteti dhe rendi shoqëror skllavopronar si
dhe veprat kundër religjionit dhe moralit publik. 32. Cila ishte instance me larte gjyqesore ne Babiloni?
Instanca më e lartë gjyqësore pa dyshim ka qenë pallati mbretëror dhe vetë sundimtari 33. Kur u krijuan
shtetet e para skllavo pronare perendimore? Këto shtete u krijuan në fillim të mileniumit të I p.e.s.,
kryesisht në gjirin e Mesdheut dhe në brigjet e detit të zi, me fjalë tjera prej Gjibraltarit e deri në Krime.
34.Cilat jane burimet kryesore per shtete skllavoperindimore ? urimet më të rëndësishme të njohurive
janë epet e Homerit ILIADA dhe ODISEJA (besohet së u krijuan në shek. IX p.e.s. kurse redaktimi
përfundimtar i tyre u krye në Athinë në gjysmën e shekullit VI p.e.s.). Iliada dhe Odiseja janë dy vepra të
mëdha të lartësisë botërore të rëndësishme jo vetëm për njohjen historisë së grekeve të lashtë, por
edhe për njohjen dhe rekonstruimin e fazës së fundit të bashkësisë primitive në përgjithësi. 35.Kur u
krijuan shtetet e para Greke te lashtesis? Shtetet helene krijohen si qytet-shtete të quajtura polise.
Krijimi i këtyre poliseve kryesisht behët si rezultat i zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe i shtresëzimit
ekonomik dhe social të popullsisë, por edhe nën ndikimin e qytetërimit të lindjes së lashtë. Koha e
krijimit të poliseve të para ishte fundi i shek.IX dhe fillimi i shek. VIII p.e.s., kurse prej gjysmës së shekullit
VIII p.e.s. fillon procesi i kolonizimit grek Popullsia në poliset greke rritet mjaft 36.Rregullimi Shteteror I
Athines ? Prej themelimit të shtetit e deri në reformat e Solonit (fillimi I shek.VI p.e.s.) Athina ka qenë
republikë aristokrate, kurse prej reformave të Solonit e deri në fund të ekzistimit të shtetit të pavarur ka
qenë republikë demokratike skllavopronare. 37. C’ishte Bulea ne Athinen e lashte ? Bulea shqyrtonte
dhe vendoste për dokimazinë. Secili nëpunës i zgjedhur dhe çdo bulent duhej ti plotësonte kushtet dhe
para së të merrte detyrën i nënshtrohej procedurës së dokimazisë që zhvillohej në formë të një
procedure gjyqësore para bules. Në këtë procedurë shqyrtoheshin virtytet morale të kandidatit,
konstatohej së a është shtetas i Athinës, cilës shtresë i takon, a i ka përmbushur detyrimet fiskale, a
ishte i dënuar, a i respektonte perëndit dhe prindërit, a ishte i martuar, etj. 38. SHTRESAT SHOQERORE
DHE POZITA E TYRE JURIDIKE ? E tërë popullsia në Athinë ndahet në popullsi të lire dhe në jo të lire 39.E
drejta martesore ne Athine? Familja ne Athine konsiderohej celule e shoqërisë, kurse jeta martesore e
obligueshme. Ne Athine ekzistonte familja monograme dhe patriarkale. Në periudhën Homeriane babi
kishte pushtet të pakufizuar ndaj fëmijëve të vet, kishte të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi ta. 40.E drejta
trashigimore ne Athine? Deri ne reformat e Sollonit ne Athine ekzistonte e drejta trashëgimore ligjore e
bazuar ne te drejtën trashëgimore dhe traditat e te pareve. Nëse trashëgimlënësi që kishte një vajzë të
vetme (epiklera) vdes pa lënë testament, kujdesin për atë vajze e merrte arkond eponimi. Në këtë rast
sipas disa autorëve, trashëgimtari më i afërt i trashëgimlënësi (psh.sh vëllai) kishte të drejt ta kërkonte
vajzën e vetme për grua dhe ta trashëgonte tërë pasurinë. 41. Cfare ishte ATIMIJA ne Athine? ATIMIJA
ka qenë humbjen e nderit dhe te drejtave qytetare e shqiptonte gjykata kompetente për delikte të
caktuara. Ekzistonin gradacione të këtij dënimi: Atimija e plotë dhe e pjesërisht. Me atimjën e plotë
personit të dënuar i mohohej e drejta e pjesëmarrjes në kuvend, bule dhe helie, i ndalohej hyrja në
objekte publike dhe afrimi te objekti i kultit fetar e të ngjashme. Kurse me atimijën e pjesërisht personit
të dënuar, zakonisht i mohoheshin ato të drejta të cilat i kishte keqpërdorur psh i mohohej pjesëmarrja
në kuvend nëse e kishte keqpërdorur foltoren e kuvendit. 42. Si paraqitet Heleja ne Athine? Helieja në
Athinë nganjëherë paraqitej edhe si gjykatë ndërkombëtare. 43. Rregullimi shteteror I Spartes? Sparta
prej fillimi e deri në mbarim ka qënë Republikë Aristokrate Skllavopronare. Organet kryesore të
pushtetit qendror kanë qenë: kuvendi popullor, dy mbretër, geruzia (pleqnija) dhe 5 eforët. 44. Si behet
ndarja periodike e feudalizimit? • në feudalizmin e hershëm, • të zhvilluar ose klasik dhe • të vonshëm.
Feudalizmi i hershëm fillon nga gjysma e dytë e shek. V (si ngjarje e fillimit merret viti 476 kur Roma u
pushtua dhe u shkatërrua nga barbaret) dhe qëndron deri në fund të shek. X. Feudalizmi i zhvilluar ose
klasik fillon që ng ashek. X dhe qëndron deri në fund të shek. XV. Ndersa feudalizmi i vonshëm fillon që
nga fundi i shek. XV dhe zghat deri në fund të shek. XVIII. Si përfundim i feudalizmit merret ngjarja e
madhe historike-Revolucioni i Madh Borgjez Francez i vitit 1789. Ky periodizim vlen për feudalizmin e
Evropës perëndimore dhe qëndrore, ndersa të sllavët feudalizmi paraqitet më vonë dhe qëndron më
gjatë. Feudalizmi i hershëm të sllavët paraqitet në fund të shek. VIII dhe në fillim të shek. IX (në
perjashtim të Karantinës-Sllovenisë së sotme) dhe zgjatë deri në fund të shek XII, ndersa feudalizmi i
vonshëm fillon nga fillimi i shek. XVII dhe qëndron deri në gjysmën e shek. XIX. 45.Cilat ishin
karakteristikat themelore te feudalizmit? Sipas vendeve dallojmë feudalizmin e Evropës perëndimore
dhe qëndrore, feudalizmin e vendeve slave, feudalizmin arab, feudalizmin bizantin e më vonë edhe
feudalizmin osman. 1.) Në feudalizëm bujqësia ishte dega kryeore e ekonomisë 2). Gjatë tërë feudalizmit
dominonte ekonomia natyrale. 3).Feudalizmi ishte sistemshoqëroro-ekonomik dhe politik i pabarazive
sociale dhe juridike. 4). Shoqeria feudale perbehet prej dy klasave themelore prej feudalve dhe
bujkroberve. 5).Në shoqërinë feudale kisha ishte faktor shumë i rendësishëm shoqëror dhe politik. 6). Si
pasoje e eksploatimit ne feudalizëm ndodhnin trazira dhe tronditje te medha shoqerore. 7). Ne
feudalizëm per nje kohe te gjate qendrojne relikte e shoqerise klano fisnore. 8). Sa i perket zhvillimit te
artit dhe shkences dhe filozofise paraqet nje periudhe te erret dhe nje stagnim te dukshem.
46.Rregullimi shtetror I shtetit te Frankeve? Në periudhën e merovingeve shteti i frakëve ka qenë
monarki patrimoniale ose bashtinore. Organi më i rëndësishëm i shtetit ka qenë monarku, pushteti i të
cilit bazohej në mundium ose në banusin mbretëror. 47.Cka kuptojm me Mendium ne Shtetit e
Frankeve? Me mendium, kuptojmë detyrat dhe të drejtat e monarkëve frëng, të ngjashme me të drejtën
e babait në familje. 48. E Drejta trashigimore tek franket ? Afatomia Ka qene nje kontrate me te cilen
trashegimelensi per se gjalli e barte pasurin e vet nje personi tjeter me kusht qe ky, pas vdekjes se
trashegimelensit ate pasuri ta barte ne personin tjeter te caktuar me kontrate. 49.Cka kuptojm me
kompozicion tek Franket ? Me kompozicion kuptojme pajtimin me shpagim ose lirimin e fajtorit me
shpagim. Shpagimi per vrasje, qe franket e quanin Wergeled. 50. Rregullimi shteteror i Kalifatit Arab ?
Shteti arab kishte një rregullim shtetëror specifik në krahasim me shtetet tjera feudale të kësaj
periudhe. Në krye të shtetit qëndronte kalifi, fjala kalif ka kuptimin e trashegimtarit, zëvendsuesit dhe
përfaqësuesit të profetit. Kalifi ishte i pari i fesë islame, andaj edhe pushteti shtetëror kishte karakter të
theksuar teokrat. 51.Cili ishte dokumenti me i njohur i cili o nxorre sa ishte gjalle Profeti Muhamed ?
Muhamedi në konsulltim me besimtaret e tij, por edhe me jomyslimanet vendosën që të formojnë
qytet-shtetin e Medinës. Me atë rast përpiluan dhe miratuan një “shkresë” (kitab) që njihej si karta e
Medinës, dhe paraqet jo vetëm kushtetutën e parë të shtetit islam, por njiherit paraqet edhe
kushtetutën e pare të shkruar në cilindo shtet të botës. Ky dokument ka gjithsejtë 52 nene. 25 nenet e
para kanë të bëjnë me myslimanet, ndërsa 27 nene tjera iu kushtohen hebrejve. 52. Rregullimi shteteror
ne Biaznt ? Gjatë historisë njëmijë vjeçare rregullimi shtetëror në Bizant ka ndryshuar, por pushteti
autokratik, perandorak me karakter teokratik dhe me centralizëm shtetëror ka ngel i pandryshuar. Deri
në shek. VII rregullimi shtetëror kishte ngel i njëjtë me atë të periudhës së dominatit i reformuar nga
Diokleciani dhe Konstantini I . Për nga forma e pushtetit Bizanti ka qënë monarki despotike (autokraitke)
me karakter të theksuar teokrat. Perandori deri në shek. VII mbante tituj romak e quhej imperator,
augastus, cesar, ndërsa prej këtij shekulli quhej me tituj grek- bazileus, autokrator. 53. E drejta Penale ne
Bizant ? Veprat penale mund te sistemohen ne keto grupe: Veprat penale kunder shtetit, veprat penale
kunder religjionit, veprat penale kunder pasurise, veprat penale kunder personit dhe veprat penale
kunder familjes dhe moralit seksual. 54. Si lindi shteti I Frances ? Historia e Francës mund të thuhet së
filloi me kontraten e Verdenit të vitit 843, me të cilën, pas shumë konflikteve të rrepta për pushtet
ndërmjet pasardhësve të Karlit të Madh, shteti i Frankeve definitivisht u nda në disa shtete. Nga pjesa
perëndimore u krijua Franca, në të cilën fliteshin disa gjuhë, në fillim gjermanishja e latinishtja (gjuha
romane) e më vonë edhe frengjishtja me dy dialekte (verior dhe jugor). Në Francë kanë sunduar dinastia
e Karolingëve, Kapetëve dhe dinastia Valoa. 55. Si behej ndarja shtresore ne France ? 1)shtresa klerikale
(fisnikëria kishtare), 2)shtresa e dytë (fisnikëria laike), 3)shtresa e tretë (njerëzit e lire) dhe 4)bujkrobërit.
56.Cili mbret francez e identifikonte veten me shtetin ? Luigjit XIV absolutizmi i pushtetit mbretëror e
arriti kulmin e zhvillimit. Kjo më së miri shprehet me thënien e tij të njohur “Shteti jam unë” . 56.E drejta
mbreterore ne France flisni per te ? Feudalet e mdhenje nxirrnin akte normative te quajtura karta (ose
diploma) me te cilet individet ose grupeve te caktuara madje edhe qyteteve u a njihnin disa privilegje.
Me forcimin e pushtetit qendror mbretrit filluan ti nxirrnin akte juridike te quajtura Ordonansa me te
cilat kryesisht i rregullonin mardhenjet ndermjet fisnikrise dhe qyteteve ose ndryshonin zakonet juridike
te vjetruara. 57. Flisni per Qytet-Shtetet ne Feudalizem si dhe ku u krijuan per here te pare? Në
feudalizmin e zhvilluar e më pak në atë të vonshëm paraqiten qytetet e pavarurashtete. Në feudalizmin
e hershëm në Evropë nuk ekzistonin qytetet si qendra të mëdha të banimit. Si rezultat i zhvillimit të
zejtarisë dhe ndarjes së saj nga bujqësia në Evropën perëndimore dhe qendrore gjatë shekujve X-XI
filluan të krijohen qytetet. Qytetet mesjetare së pari u krijuan në Itali (shek. IX), psh. Venediku, Gjenova,
Napoli, etj., dhe në Francën jugore psh. Marsej, Arl, Narbon, etj. Gjatë shekujve X-XI qytetet krijohen
edhe në Francën veriore, Holandë, Angli, Gjermani, etj. 58. Rregullimi shteteror i Qytet-Shteteve ne
feudalizem ? Qytet-shtetet në Evropë, në periudhën e feudalizmit, për nga forma e pushtetit shtetëror
kanë qënë republika aristokrate feudale dhe kishin një organizim të ngjashëm shtetëror, ndonësë aty
këtu kishte qytete me nje trajte monarkike te pushtetit. 59.C’eshte e. Drejta Kanonike ? E drejta
kanonike është e drejtë kishtare 60. Cilat ishin burimet e se drejtes kanonike ? 1) burime themelore ose
te përgjithshme dhe 2) burime te veqanta Burimet themelore ose të përgjithshme të së drejtës kanonike
janë: 1)Shkrimi i shënjët, 2)Tradita apostolike dhe kishtare, 3)Legjislacioni kishtar dhe 4)E drejta
zakonore. 61.Cilat ishin burimet e vecanta te se drejtes kanonike te kishes Katolike si dhe saj
Ortodokse ? 1) Burime te veçanta te se drejtes kanonike te kishes romako – katolike jane: Vendimet e
kuvendeve te pergjithshem kishtare te kishes katolike ( e per krahina – vendimet e kuvendeve krahinore
kishtare) ndersa si burim plotësues i te drejtes kanonike pjesërisht sherben edhe e drejta romake 2)
Burime te veçanta te se drejtes kanonike te kishes Ortodokse jane 1)Vendimet e patrikëve te
pergjithshem te Konstatinopojes (Stambollit), 2)Vendimet e përgjithshme (boterore) te kishes dhe
3)nomokanonet 62.Kur u krijua shteti Osman ? Shteti i turqëve osmanlinj u krijua në fund të shek.XIII ose
në fillim të shek. XIV (kronikat e para që bëjnë fjalë për ekzistimin e shtetit osmanlinj datojnë nga vitet
1299 ose 1301) 63. Si behet periodizimi i shtetit Osman ? Zhvillimi historik i shtetit osman periodizohet
varësisht nga kriteret që merren si bazë për periodizim. Sipas rregullimit shtetëror, shteti osman
periodizohet në dy periudha: 1) prej fundit të shek. XIII e deri në gjysmën e shek. XIX, dhe 2) prej
gjysmës së shek. XIX e deri në fund të shek. XIX, më saktë në fillim të shek. XX. 64.Si e benin ndarjen e
tokes juristet Osman ? Juristet osman në shek. XVI krijojnë konstrukcionin juridik mbi ndarjën e të gjithë
tokës Brenda perandorisë në tri kategori: a) tokat dhjetore (erzi arshije), b) tokat e haraçit (erzi haraçije)
dhe c) tokat luftarake, tokat e shpatës ose tokat e perandorit (erzi han-memleket). 65. Rregullimi
shtetero i Perandorise Osmane ? Në periudhën e feudalizmit shteti osman për nga forma e pushtetit
shtetëror ka qënë monarki absolute (despotike) me karakter të theksuar teokrat. Në fillim shteti osman
ka qënë mbretëri, mirëpo me zgjerimin dhe forcimin e tij fillon ti merr të gjitha tiparet e perandorisë,
andaj edhe si e tillë njihet- si perandoria osmane. 66. Kush ishte organi me vjeter ne P.Osmane ? Sulltani
ose padishahu ka qënë organi më i vjetër dhe më i larti. Sulltanet e pare kanë qënë të rrethuar me të
afermë dhe me feudal të mëdhënj, kështu që këta më tëpër i ngjanin feudlit supreme së sa një monarku.
Mirëpo pushteti i tyre autokratik gradualisht rritej, e sidomos prej Muratit I. 67. Sipas kanunameve të El-
Fatihut funksionaret e lartë shtetëror radhitëshin në katër magjistratura cilat ishin ? Ishin: a) vezirët, b)
kadiaskerët, c) defterdarët, dhe ç) nishanxhinjët. 68.Cka ishin Deftedaret ne P.Osmane ? ) Defterdarët
kanë qënë funksionarë të lartë financiar. Këta mbanin shenime dhe udhëheqnin librat (defteret-nga
edhe e moren emrin) mbi financat shtetërore. Në fillim ekzistonte vetëm një defterdar dhe ky
administronte pasurin personale të sulltanit. Më vonë me rritjen dhe zgjerimin e shtetit, emërohen dy
defterdar, njëri në Anadoll e tjetri në Rumeli, e më vonë edhe disa të tjerë në krye me defterdarin e
madh. Defterdaret fitojnë kompetenca të mëdha, bënin regjistrimin e lenave ushtarake (timareve dhe
zeameteve) dhe haseve, regjistronin madhësinë e tyre, kufijt dhe bënin regjistrimin e popullsisë që
jetonte në to. 69. Si ndahej organizimi i pushtetit gjyqesor ne P.Osmane ? Tërë teritori i perandorisë
ndahej në njësi themelore gjyqësore të quajtura kadillëqe. Të gjithë qytetarët klasifikoheshin në 5 grupe:
1. mullatë e mëdhenj, 2. mullatë e vegjël, 3. myfetishët, 4. kadijt dhe 5. naibët. 1. 70.Cka ishinin Kadija
ne P.Osmane ? Kadija ka qënë gjyqtar që gjykonte dhe udhëheqte me punët gjyqësore të një kadilleku
që ishte njësia themelore gjyqësore në perandorinë osmane. Në një sanxhak mund të kishte më shumë
kadillëqe, ashtu siç teritori i një kadillëku mund të përfshinte teritore që u takonin sanxhakëqe të
ndryshme. Për kadi mund të emërohej personi që kishte të kryer shkollën juridiko-fetare, që njihte mire
gjuhën arabe dhe që njihte mire të drejtën e sheriatit dhe dispozitat tjera. Myftiu (arab-dmth.
interpretues i së drejtës) ka qënë kryeylemaja i një bashkësie, ishte njohës i mire i religjionit dhe i së
drejtës, andaj edhe ishte kompetent për të dhënë përgjigje. 71. Si behej ndarja e te drejtes ne P.Osmane
? Sipas burimeve të së drejtës në perandorinë osmane ekzistonin dy sisteme juridike paralele: e drejta e
sheriatit (e drejta teokrate) dhe urfi ose e drejta laike. Këto dy sisteme nuk përjashtoheshin por sl
bashku krijonin në tërësi juridike, një sistem të tërësishëm juridik që quhet e drejta osmane. 72.Cilat
jane burimet e se drejtes tek Sheriati? Sipas shumicës së juristeve islam e drejta e sheriatit mbeshtetet
në burimet themelore dhe në burimet plotësuese. Burimet themelore të së drejtës së sheriatit janë: 1)
Kur’ani, 2) Hadithi (suneti) ose Tradita, 3) Ixhma ose Doktrina dhe 4) Kijas ose analigjia juridike. 73. Cilat
jane kater shkollat me te rendesishme ne ne Islam? 1) Hanifi, 2) Maliki, 3) Shafii, dhe 4) Hanbeli. 74.Cila
nga shkollat juridike Islame eshte me rendesishmja dhe me Liberale? Shkolla Hanifite u themelua në
Kufe të Irakut nga Imami Azam ebu Hanifi. Kjo ka qënë shkolla më e rendësishme dhe më e përhapura
në botën islame. Ebu Hanifi mësimet e veta i përhapte me anë të ligjeratave gojore, por kishte shkruar
edhe librin mbi mendimin juridik (Kitabure). Shkolla hanifite karakterizohet me faktin se e pranon
evolucionin e te drejtes me rastin e interpretimit nuk kufizohet ne kuptimin gramatikor por ne brendin e
dispozitave juridike dhe ne fund zbrazëtirat juridike i plotëson me ndihmen e analogjise, te krijimit sipas
rezonimit te lire (er-rej dhe te drejtes zakonore. Kjo eshte shkolla me liberale ne islam. 75.Flisni per te
Drejten Martesore sipas Sheriatit dhe dallimi ne mes konceptimi Sunit dhe shiit ? Sipas të së drejtës së
sheriatit martesa është një lloj kontrate dhe në të gati nuk ka kurgjë sakramentale. Karakteristika
themelore e marteses islame është poligamia dhe disa llojshmëria e saj. Sa i përketë marteses ekzistojnë
dallime ndërmjet shkollave juridike sunnije dhe Shiite. Sipas shkollave sunnije ekzistojnë dy lloje të
martesave: martesa e rregullt (e përhershme) dhe martesa me skllaven, ndërsa sipas shiijve ekziston
edhe tipi i tretë i marteses-martesa e përkohshme, për një kohë të caktuar. E drejta e sheriatit njihte
dhe lejonte poligaminë, me fjalë të tjera lejonte martesen, në të njëjtën kohë deri me 4 gra, në qoftë së
ju krijonte kushtet për banim dhe kushtet tjera. Shkolla Shiite njeh dhe lejon edhe martesen e
përkohshme (muta), që dallohet nga martesa e rregullt vetëm me atë së me rastin e lidhjes së marteses
parashihet edhe afati i qendrushmërisë kohore të marteses, ndonsë edhe kjo Marteses mund të prishët
para afatit të paraparë me kontrat (nga ana e burrit). Martesa lidhet në formë të kontratës ndërmjet
dhëndrrit dhe babait (ose kujdestarit) të vajzës në pranin e dy deshmitarëve meshkuj. Për lidhjen e
marteses përveç pelqimit të babait (kujdestarit) të vajzës kërkohet edhe pelqimi i shprehshëm i
bashkëshortëve të ardhshëm. Në ceremonialin e lidhjes së marteses nuk ishte e nevojshme prania e
kurrfarë organi shtetëror, e as i klerikut dhe nuk kërkohej kurrfarë regjistrimi në në regjistrat shtetëror
ose lëshuarja e ndonjë dokumenti. 76.C’eshte Mehri sipas drejtes martesore (sheriat) Dhurata e
marteses e quajtur mehr nuk ka qënë kusht i detyrueshëm për lidhjën e marteses, megjithë atë jipej gati
rregullisht. Mehri i takonte personalisht gruas e jo familjes së saj. Sipas rregullave një pjesë e kësaj
dhurate gruas i jipej në momentin e lidhjes së marteses, ndërsa pjesa tjetër në rast të shkurorzimit.
Qellimi kryesor i mehrit ishte që gruas t’i sigurohet ekzistenca materiale. 77.Cfar ishte e drejta penale ne
P.Osmane ? E drejta e sheriatit parashihte hakmarrjen natyrisht ne qofte se nuk arrihet pajtimi. Per
vrasje dallohen dy lloje te shpagimit Shpagimi i rende dhe shpagimi i leht. Per vrasjen e gruas paguhej
gjysma e çmimit te gjakut, per vrasjen e krishterit paguhej 1/3 e shumes se çmimit te gjakut, ndersa per
vrasjen e idhujtarit paguhej 1/5. Vrasesi kishte mundesi ta paguante çmimin e gjakut per tri vjet. Ne
qofte se nuk arrihej marrëveshja per shpagim atehere zbatohej hakmarrja sipas parimit sy per sy –
dhemb per dhemb. 78.Numro karakteristikat themelore te shoqerise Liberale –Bashkehose ? 1. E gjithe
periudha liberale mbështetjen e vet themelore e gjen ne mardhenjet e reja ekonomike. 2. Esencen e
formacionit te ri, para se gjithash e shpreh prona private si dhe trajtimi i saj si e patjeterstueshme dhe e
shenjte. 3. E gjithe kjo periudhe shprehne menyre te fuqishme prezencen dhe konfrontet here me
shume e here me pak te shtresave shoqerore, si dhe luften politike per primat brenda sistemit. 4.
Pershkohet komunikime te gjalla dhe teper intensive ndermjet qendrave te rendsishme ekonomike. 5.
Shekujt qe pershkojne rriten dhe zhvillimin e shtetit liberal bashkohes ne nje konkurenc te madhe te
dominimeve politike ekonomike. 6. Pershkon nje gare e madhe ndershtetrore brenda sistemite edhe ne
relacion me bllokun e ish vendeve te Lindjes. 7. Shteti liberal si shprehje e nje varianti te ri te ndertimit
te shoqerise njerëzore i ve ne dimension te qarta relacionet me kishen dhe instuticionet e saj. 8. Ne
procesin e transformimit te shteteve feudale ne shtete liberale do te mbesin kareshi shtetet e tjera dhe
nje varg shtetesh ne mesrruge – midis periudhes 79.Karakteristikat e rregullimi shteteror ne shtete
liberale ? Gjithë etapën e kapitalizmit e përshkojnë dy trajta themelore të qeverisjes: monarkitë dhe
republikat. Përveç trajtës së monarkisë absolute, me vonë lindin edhe dy trajta; monarkia kushtetuese
dhe parlamentare. Trajtën e monarkisë kushtetuese kryesisht e kanë përjetuar Franca në faza të
caktuara pas revolucionit borgjez dhe Anglia e edhe ndonjë nga vendet Evropiane. Trajtën republikane e
gjejmë poashtu në filet e liberalizmit borgjez. Trajta republikane dallohet me dy tipe themelore;
republikën parlamentare dhe republikën presidenciale. Gjatë historisë dallohen dy trajta themelore të
shteteve, shtetet unitare dhe të përbëra. Shtetet unitare janë ato shtete në përbërjen e të cilave nuk
figurojnë njësi federale apo njësi tjera shtetërore si njësi bashkëpjesëmarrëse në krijimin e shtetit dhe të
strukturës së tij. Shtetet e përbëra paraqesin një trajtë më të komplikuar në rregullimin e tyre shtetëror.
Këto shtete mund të jenë konfederatave dhe federative. Këto shtete, qoftë ato të modelit konfederal
apo federal, kryesisht i takojnë trajtës republikane të pushtetit. Startin e tyre të pare e gjejmë me
Unionin e Utrehtit në Holandë. Përveç SHBA-ve, shtete tipike federale sot janë edhe Germania, Austria,
Zvicra,Brazili, etj. Nga 188 vende që janë në Kombet e Bashkuara, shumica e këtyre vendeve janë me
rregullim shoqëror borgjez. Nga kjo 114 vende janë me trajtë republikane, 43 me trajtë monarkike dhe
disa tjera gjenden në fazën e tranzicionit. Nga tipi i monarkive të theksuara shumica prej tyre janë
monarki kushtetuese parlamentare, ndërsa shteti i Omanit-si sulltanat është monarki absolute.
80.Parimet krysore qe mbeteten shtetet Liberale ? Përveç parimit moto-mbi lirinë dhe barazinë e
njeriut, dallojmë edhe parimet tjera, parimi i sovranitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit,
shumëpartishmërisë, ndarjës së pushtetit, etj. 81.Numro se paku tri Karakteristika të se drejtes liberale
dhe bashkohse ? E drejta per disponimin e lire dhe te pakufishem me pronen private dhe qarkullimin e
saj E drejta qe nga faza e fillimit e deri ne ditet e sotme ka pasur nje dinamike te jashtëzakonisht te larte
te zhvillimit. Parimi mbi barazine e njeriut dhe qytetarit para ligjit shpreh qasjen fundamentale lidhur me
personalitetin kryesor perberes te shoqerise njeriun. 82.Cilat jane deget kryesore te se drejtes Liberale ?
Ne shoqerine liberale deget kryesore te se drejtes jane: a) E drejta Civile b) E drejta Penale c) E drejta
administrative d) E drejta nderkombtare publike e) E drejta nderkombtare private Te cilat do te
karakterizohen me nje zhvillim te theksuar. 83. Cili ishte shteti me rendesishem Borgjez ? Njëra ndër
shtetet më të rendësishme të liberalizmit borgjez, por edhe të periudhave më të vonshme të shoqërisë
borgjeze është Anglia. 84.Flisni per te Drejten ne Angli? Edhe e drejta në Angleze sikur edhe sistemet
tjera të së drejtës në vendet kapitaliste që në qasjet e para të saj do të parasheh barazinë qytetare para
ligjit. Shënjëzat e para dalluese dhe që do të bëjnë që e drejta angleze të jetë kultivuese dhe ndërtuese e
një kulture vetanake juridike burojnë nga fakti i përcaktimit të saj që të jetë bartëse e traditës juridike
gjermane dhe bashkë me këtë rezistuese e recipimit të së drejtës romake, përderisa evropa kontinentale
do të vazhdojë me recipimin e kësaj të drejte 85.Flisni per SHBA-te ? Përderis shumica e vendeve
evropiane dhe botërore kishin kaluar në rrugë të gjatë të zhvillimit duke përjetuar edhe faza të
mëhershme të zhvillimit të tyre, mbi bazë të të cilave kishin arritur të përsosnin mekanizmat e tyre
shtetëroro-juridike, SHBA-të formohen si shtet në vete pa i përjetuar si subjekt i pavarur ato periudha.
SHBA-të specifitetin tjetër esencial të tyre e shprehin edhe sipas faktit së si shtet në vete formohen
permes shkëputjes nga fuqitë koloniale të kohës, përmes një procesi të gjatë e të vështirë deri në
përgjakjen finale me fuqitë kryesore koloniale Anglinë. SHBA-të formohen nga një substrat tëpër
heterogjen i popullësisë, e cila kishte ardhur në kontinentin e ri nga shumë vende të Evropës. Shteti
Amerikan si Republik demokratike borgjeze me tri pushtetësinë e ndarë përmes kushtetutës, krijohet
dhe përsoset si model poashtu tëpër specifik në vete. SHBA-të fitojnë pavarësinë e tyre në fund të shek.
XVIII, në kohën kur bëhët përmbysja e sistemit feudal, për të filluar këtu edhe rrugëtimin e tyre
shtetëror që në startin e fazes së parë. SHBA-të kalojnë në tri faza të zhvillimit: Faza e pare fillon në fund
të shek. XVIII, nga viti 1776 (pavarësia e Amerikës) dhe zgjatë deri në luftën secesioniste civile
Amerikane, përkatësisht fundin e saj 1886, e që me karakteristikat që përmban në vete përputhët
tërësisht me gjithë elementet e kapitalizmit liberal. Faza e dytë fillon nga fundi i luftës secesioniste
amerikane dhe vazhdon deri në fundin e luftës së parë botërore. Këtë faze e karakterizon konsolidimi i
përgjithshëm i brendshëm i SHBA-ve rritja e fuqisë së saj ekonomike dhe politike dhe për dekadat e para
konservimi i saj i brendshëm “brenda kontinentit”, sipas doktrines së Monros që moto krysore kishte
sintagmen “Amerika Amerikaneve”. Faza e tretë do të zgjas sot e kësaj dite me nënfazat e veta të
zhvillimit nga fundi i luftës së pare botërore e deri në fundin e luftës së dytë botërore dhe nga fundi i
kësaj lufte e deri më sot përshkohet me zhvillimin kulminant të SHBA-ve si fuqi politike ekonomike e
ushtarake botërore. 87.Flisni per Karakteristikat e Jetes politike ne SHBA ? Deri në gjysmën e shek. XIX,
në SHBA veprojnë Partia e Republikanëve demokratë që ishte themeluar në vitin 1792 nga Tomas
Xhefersoni, e cila më vonë do të evulojë në Partinë demokratike amerikane dhe Partia Federaliste
amerikane që ishte themeluar nga Xhorxh Uashingtoni, po ashtu menjëherë pas fitimit të pavarësisë.
Organi më i lartë i partive politike është konventa e partiesë e cila tubohet çdo 4 vjet, ku mbahen edhe
proceset zgjedhore brenda partisë. Në vitin 1870 me amandamentet e posaçme në Kushtetuten
amerikane u hoq skllavëria dhe u sigurua e drejta e votes për të gjithë qytetarët, pavarësisht racën,
ngjyrën apo gjendjen e mëparshme të sherbimit të dëtyruar. Megjithate, barazia e plotë për gjithë
qytetarët nuk ishte arritur gjerë në vitin 1920 kur u miratua amandamenti i 19-të me të cilën e drejta e
votes garantohet edhe për grate. Finalisht të gjithë qytetarët amerikan, pavarësisht racën, gjininë,
fitojnë të drejtën e votes nga mosha 18 vjeçare. Kjo e drejtë është paraparë me amandamentin 26 të
miratuar nga ana e Kongresit amerikan në vitin 1971. 88. Cfar dini per Kongresin Amerikan ? Përbëhet
prej dy dhomave: Senatit dhe dhomës së përfaqësuesve. Dhomën e përfaqësuesve e përbëjnë deputetet
(kongresmenët) e zgjedhur në njësitë federale sipas numrit të elektorëve, pavarësisht ngas numri i
shteteve anëtare. Ndërsa senati përbëhet nga dy përfaqësues të secilit shtet. Për të dy dhomat zgjedhjet
bëhen në çdo të dytin vit dhe me mandat prej 6 vitesh, në mënyrë që gjithmonë pas një procesi zgjedhor
të mbesin 2/3 e anëtarëve të kongresit, (senatorëve dhe përfaqësuesve). Mosha për anëtarët e dhomës
përfaqësuese është mbi 25 vjet, kurse për senatorët mbi 30 vjet. Me dhomën përfaqësuese udhëheq
kryetari i dhomës që zgjedhet nga partia që ka shumicën në kongres, ndërsa senati udhëhiqet nga
zëvendespresidenti i SHBA-ve. Kongresi Amerikan aktualisht ka 435 kongresmenë në dhomën e
kongresit dhe 100 senatorë në Senat. Kongresi amerikan veprimtarin e tij e shpreh përmes 4 formave:
Ligjet, Rezolutat e përbashkëta, Rezoluta pajtimdhënëse dhe Rezolutë e thjeshtë. Kongresi miraton
amandamentet në kushtetutën amerikane në bazë të votimit të 2/3 të të dy dhomave. Ka 16 komitete
(komisione). 89. Si zgjidhet Presidenti Amerikan ? Zgjidhet në vota të drejtpërdrejta 90.Sa zgjati
diktatura Jakobine ? Diktatura Jakubine zgjati nga 2 qershori 1793 e deri me 27 korrik 1794 në histori do
të njihet si periudhë e diktaturës jakobine, dhe si periudhë e terrorit jakobinë. 91. Kronologjia-merret
me ? a) me studimin e bulave, leximin dhe komentimin e brendisë së tyre, b) me caktimin e datave të
ngjarjëve historike ++ c) merret me studimin e monedhave dhe medaljeve 92. Në shekullin XIX historiani
danez Tomson zhvillimin e shoqërisë njerëzore e ndante në tri periudha ? a) historinë e kohës së vjetër,
b) . periudha magjano-persane, c) 1.periudha e gurit, 2.e bronzes, dhe 3. e hekurit. ++ 93. . Në burimet
gojore bejne pjese ? a) krijimtaria gojore popullore ++ b) armët, stolitë, enët, objektet e banimit c)
kanalet, varrezat, vizatimet, kocka të ndryshme 94.Ne luginen e lumit Nili u formua shteti ? a)Egjipti ++
b)India c) Babilonia 95. Si quheshin skllavet ne Egjiptin e lasht ? a)Spartan b)Heretik c)Sekr-ahn ++
96.Kodi I Hamurabit u nxorre ne ? a)Egjipt b)Kine c)Babiloni ++ 97.Herioglifet ishin shkrim ne ? a)Iliri
b)Athine c)Egjipt ++ 98.Ku ruhet sot Kodi I Hamurabit ? a) Luver (Parise) ++ b) Londer c)New York 99.
Triharta ka qene ? a)Dhurate +++ b)Arme luftarake c)alphabet 100. Sparta gjendej ne ? a)Babilon b)Egjipt
c)Greqin antike ++ 101. Eklezia ishte organi me I lart ne ? a)Troje b)Spart c)Athine ++ 102. Metik
quheshin ? a)Bujkeroberit ne Feudalizem b)Shtresa e ulet ne Feudalizem c)Te huajt ne Athine ++ 103.Fjal
feudalizem rrejdhe nga fjala Fief (ciles gjuhe) a)Angleze b)Shqipe c)Gjermane ++ 104.Vasalitetin e hasim
tek shteti ? a)Venedikut b)Frankeve ++ c)Bolonjes 104 Cili document njihet si Kushtetuta e pare Boterore
? a) Kanuni i Lekes b) Karta e Medines ++ c)Magna Karta 105. Perandori me me i shquar I Bizantit pati
prejardhje Ilire (Shqiptare) a)Kromweli b)Mehmet el Fatihu c)Justiniani ++ 106. E drejta kanonike eshte e
drejte ? a)Zakonore b)Kishtare ++ c)Dokument supreme juridik 107. Tokat erzi arshije ishin a)Toka qe u
takonin Luftetarve b)Toka e haraqit c)Toka Dhjetore ++ 108. Në shek. XVIII juristet osman Aini Ali dhe Ali
Çaushi bën një ndarje ose një kategorizim tjetër, ku tërë terirorin e perandorsën osmane e ndan në dy
kategori themelore: a) toka per bageti b) 1) vendet me has dhe 2) në vendet me salion. ++ c)toka per
huadhenie 109. Timaret dhe zeametet mund të definohen si ? a) toka luftarake ++ b)Toka te sulltanit
c)Toka per sadaka 110. Kadiaskerët kanë qënë gjyqëtar supreme a) per interpretimin e fese b) te Drejtes
Martesore c) ushtarak dhe civi 111. Defterdarët kanë qënë funksionarë të lartë a) spahinje b) financiar +
+ c) historian 112. Burimet plotësuese te sheriatit jane ? a) E drejta zakonore b) Ligjet e Perandorise c)
Er-rei dhe Urf-adet ++ Cila nga keto shkolla juridike islame eshte me liberale ? a)Hanefi ++ b)Shafi
c)Maliki d)Hanbeli 113.Viti 1789 njihet si fundi ? a)Skllaverise b)Feudalizmit ++ c)Borgjezise 114.Shpallja
e Pavaresise se ShBA-ve a) 17 Shkurt 1776 b) 28 Nentor 1776 c) 4 Korrik 1776 ++ 115. Cila eshte
Kushtetuta me vjeter moderne ne Bote qe ende eshte ne fuqi? a) Kushtetuta Shqiptare b) Kushtetuta
Franceze c) Kushtetuta Amerikane ++

You might also like