Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 35

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

Sektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve

MATERIAL MËSIMOR
Në mbështetje të mësuesve të profilit mësimor

FRUTIKULTURË

Niveli II i AP

NR. 10

Ky material mësimor i referohet:


 Lëndës profesionale: “Frutikulturë”, kl.12 (L-14-172-10)

Përgatitën:
Terezina Vukzaj
Zoje Kryekurti

Tiranë, 2019
Tema 1: Pemët frutore farore

Llojet e këtij grupi kanë frut të rremë. Pjesa që konsumohet përbëhet nga inde që rrjedhin nga
zhvillimi i bazës së kupës, vezores dhe karpelat që mbështjellin farat. Përfaqësues kryesorë të
këtij grupi janë molla, dardha dhe ftoi. Ky grup ka përshtatshmëri të mirë në zonat klimatike të
vendit tonë dhe prodhim të lartë. Frutat ruhen për një periudhë të gjatë dhe plotësojnë nevojat e
konsumatorit gjatë gjithë vitit. Karakteristika të tjera të farorëve janë:
Kanë element prodhues degëzat e shkurtra, torbeste dhe ato të holla njëvjeçare.
- Prodhueshmëri të rregullt, por që paraqet periodicitet sidomos në kushte të një
agroteknike të dobët.
- Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara.
- Shfrytëzojnë mirë pjellorinë e tokës.
- Jetëgjatësia është më e gjatë se bërthamorët.
- Kërkojnë toka pjellore dhe klimë të freskët.
- Nuk pësojnë dëmtime nga ngricat e hershme në pranverë pasi lulëzojnë më vonë se
bërthamorët.

MOLLA (Malus pumila)

Në shkallë botërore molla zë vendin e parë midis specieve frutorë mbi 50% të tyre. Frutat kanë
vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 14-16% sheqerna, 7-10%. Molla bën pjesë në familjen
trëndafilore (Rosaceae), nënfamiljen pomoideae. Molla e kultivuar njihet me emrin Malus
pumila që e ka prejardhjen nga Malus silvestris (molla e egër).
Molla është pemë e zonave të ftohta e me lagështi. Kërkon verë të freskët me temperaturë
maksimale 290C) dhe i duron temperatura të ulëta deri në -400C. Temperatura e ulët në dimër
është e nevojshme për ndërprerjen e qetësisë relative të sythave. Molla ka nevojë për 1200-1500
orë me temperaturë nën 70C.
Kultivarët e mollës, sipas karakteristikave ndahen në:

Kultivarët me pjekje të hershme


Astrahan i bardhë. Pema është me rritje mesatare dhe shumë prodhuese. Fruti është mesatar,
cipëhollë, me ngjyrë të verdhë të zbardhur. Tuli është i bardhë, i lëngshëm dhe i ëmbël. Nuk i
qëndron transportit dhe ruajtjes. Pjekja fillon në fund të Korrikut.

Kultivarët me pjekje të mesme


Delicious (Ermira). Pema ka zhvillim të fuqishëm, fruti është i madh, konik i zgjatur,
brinjëzuar në gjatësi, cipë trashë dhe kurorë karakteristike në formë të gungave të gishtave.
Fruti piqet në fillim të Shtatorit dhe ruhet deri në Maj.
Stark Delicious. Pema është e fuqishme, fruti është mesatar i madh, konik i zgjatur, lehtësisht i
brinjëzuar në gjatësi, cipëtrashë. Fruti është i kuq, me tul të bardhë të ëmbël të shkrifët aromatik.
Fruti piqet në fund Shtatorit mesi i Tetorit dhe ruhet deri në Prill-Maj.
Golden Delicious. Kultivar i verdhë që kultivohet kudo. Pema është mesatarisht e fuqishme,
me lulëzim të vonshëm dhe shumë prodhuese. Fruti është mesatar, me formë vezake-konike i
zgjatur, cipëtrashë me dyllë. Ngjyra e frutit është e verdhë me pikëzime. Tuli është i bardhë në
krem, i ëmbël, i shkrifët, aromatik. Fruti piqet nga mesi i Tetorit dhe ruhet mirë 4-6 muaj.
Reneta e Kanadasë. Pema është mesatarisht e fuqishme me kurorë të hapur prodhuese dhe
paraqet periodicitet. Fruti është i madh, trung konik, lehtësisht i brinjëzuar në gjatësi, cipëtrashë
i lëmuar. Fruti është i verdhë me nuanca të gjelbra, me tul të bardhë, të shkrifët, majhosh dhe
aromatik. Fruti piqet në fund të Shtatorit mesi i Tetorit dhe ruhet deri në Prill.

2
Kultivarë me pjekje të vonë.
Jonagold. Pema është e fuqishme dhe prodhuese. Fruti është i madh i verdhë me nuancë të
kuqe, i ëmbël e lehtësisht acid dhe me cilësi të mira organoleptike.
Granny Smith. Pema është e fuqishme dhe mjaft prodhuese. Fruti është i gjelbër e acid.
Periudha e frutifikimit është 200 ditë dhe nuk rekomandohet për zonat malore. Fruti piqet në
Tetor-fillim Nëntori. Ruhet në frigorifer rreth 180 ditë. Pllenues i mirë është Golden.
Abondanca (Nëntor). Pema është mesatarisht e fuqishme, me kurorë të shtrirë dhe shumë
prodhuese. Fruti është mesatar, me formë globoze, cipëtrashë. Ngjyra e frutit është e errët, me
vijëzime në ngjyrë vishnje dhe pak pikëzime. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i fortë dhe
aromatik. Fruti piqet në fillim të Nëntorit dhe ruhet mirë 4-6 muaj.

DARDHA (Pyrus communis )

Dardha është e përhapur kudo në botë, sidomos në vendet me klimë të freskët, zë vendin e dytë
në botë pas mollës. Frutat kanë vlera të larta ushqyese, përmbajnë 8-21% sheqerna, 15-18%
lëndë të thatë, acide organike, vitamina, 1.5-4% lëndë minerale etj. Frutat ruhen të freskëta për
rreth 4 muaj në temperaturën 00C në frigorifer të zakonshëm dhe më gjatë në frigorifer me
atmosferë të kontrolluar. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Dardha bën pjesë në
familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Pyrus me rreth 60 specie të përhapura në Europë,
Azi, Afrikë dhe Amerikë. Shumica e kultivarëve të kultivuar i përket dardhës Pyrus communis.

Llojet e dardhës ndahen:


Evropiane
- Pyrus communis (dardha në formë zemre)
- Pyrus nivalis (dardha e egër)
Dardha i përshtatet klimës kontinentale dhe kultivohet në zona me temperaturë minimale deri në
-250C dhe maksimale deri në 350C. Për ndërprerjen e qetësisë relative të sythave duhet të
plotësohen kërkesat që ka për temperatura të ulëta < 70C.
Klasifikimi i kultivarëve bazohet në formën e frutit, qëllimin e përdorimit, kohën e pjekjes së
frutit, kohën e lulëzimit.

Sipas kohës së pjekjes dardhat ndahen në:

Kultivarë të hershëm (verorë) të dardhës.


Elberore: Pema është e fuqishme me prodhim të rregullt. Fruti është i vogël me formë të
zgjatur dhe me bisht të gjatë, i verdhë me nuancë të kuqe në pjesën e ekspozuar nga dielli me tul
të bardhë, të shkrifët, të lëngshëm dhe aromatik. Piqet në fillim të Qershorit dhe përdoret për
konsum të freskët.
Gentile Bianco (Labinoti). Pema është e fuqishme e shartuar mbi dardhën e egër dhe goricën,
me prodhim të rregullt. Fruti është i vogël deri mesatar me formë të zgjatur tipike të dardhës.
Fruti është me ngjyrë të verdhë të artë, cipëhollë me pikëzime, me tul të bardhë, të lëngshëm
pak kokrrizor dhe aromatik. Fruti piqet në mes të Qershorit-10 Korrik dhe përdoret për konsum
të freskët.
Coscia (Koshia). Pema është e fuqishme me prodhim të rregullt. Fruti është i vogël me bisht
të gjatë, i verdhë me pikëzime jeshile me tul të bardhë të verdhë, të lëngshëm, kokrrizor, të
ëmbël dhe aromatik. Piqet në mes Korrikut përdoret për konsum të freskët dhe nuk ruhet në
frigorifer.
Butira Gifard (gjalpore). Pema është me zhvillim mesatar, l ulëzim të mesëm dhe
pjalmëzues i mirë. Fruti është i vogël deri mesatar në formë tipike të dardhës, me ngjyrë të
verdhë në të gjelbër, tul të bardhë në të verdhë, të lëngshëm pak kokrrizor dhe aromatik. Piqet
në fund të Qershorit deri në fillim të Korrikut dhe përdoret për konsum të freskët.
3
Kultivarë me pjekje të mesme (vjeshtorë).
Williams (Gushtakë). Kultivar i njohur për fruta të mëdhenj dhe shumë të përshtatshëm për
konservim. Pema është me zhvillim mesatar dhe shumë prodhuese. Fruti është i madh në formë
ftoi, me bisht të trashë me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, ka tul të bardhë të shkrifët dhe
aromatik si moskat. Fruti piqet në fund të Gushtit, përdoret për konsum të freskët dhe përpunim
industrial.
Curato (vjeshtore). Pema është me zhvillim mesatar, prodhim të rregullt kryesisht të
vendosura në degëzat e shkurtra. Fruti është i madh me formë tipike të dardhës së zgjatur në
qafë dhe bisht të pjerrët, ka ngjyrë të verdhë me pikëzime të hinjta, me një vijë karakteristike
ngjyrë ndryshku që e përshkon frutin në të gjithë gjatësinë e tij. Piqet në Shtator.

Kultivarë me pjekje të vonë.


Passe Crassane. Pema ka zhvillim të kufizuar dhe prodhim mesatar. Frutifikon kryesisht në
degëzat e shkurtra dhe torbeste. Ka përputhshmëri me nënshartesat EMA, EMB dhe BA 29.
Fruti është i madh sferik, i shtypur me cipë të trashë të ashpër me ngjyrë të gjelbër në ndryshk,
me tul të bardhë, kokrrizor, të lëngshëm majhosh dhe aromatik. Ruhet mirë në frigorifer dhe
prodhon fruta të përshtatshme për komposto. Fruti piqet në mes të Tetorit dhe konsumohet në
Dhjetor-Janar.
Decana (dimërore). Pema është me zhvillim mesatar dhe prodhim të rregullt. Frutifikon
kryesisht në degëzat e shkurtra. Ka mospërputhshmëri me nënshartesat e ftoit (ndaj kryhet
shartim i ndërmjetëm). Piqet në Tetor dhe konsumohet Dhjetor-Mars.

FTOI (Cydonia Vulgaris)

Është nënshartesë vegjetative që duhet të përdoret në toka fushore, të thella e të freskëta, të


pasura me lëndë ushqyese që përmbajnë shumë pak gëlqere aktive. Dardhët e shartuara mbi
ftua futen shpejtë në prodhim dhe janë jetëshkurtra. Prodhojnë shumë dhe japin fruta të cilësisë
së mirë. Kultivarët e ftoit që përdoren si nënshartesë të dardhës janë kryesisht Orlean, Anger
dhe Provance. Ekzistojnë rreth 30-40 kultivarë ftoi. Ndër kultivarët më të përhapur të ftoit
janë:
Portugez (Llakatund, Vlorë). Pema është e fuqishme. Fruti është i madh 800-1000 gr, në
formë dardhe. Ngjyra është e verdhë, tuli është i verdhë i çelët, lëngështor, pak kokrrizor dhe
piqet në Tetor.
Berecki (Vora). Pema është me rritje të fuqishme. Fruti është i madh (800-1000g), në formë
dardhe. Ngjyra është e verdhë. Tuli është i verdhë dhe lëngështor mesatar. Piqet në mes të
Tetorit.
Gjigandi i Vranjës (Korabi). Pema është më rritje mesatare. Fruti është i madh në formë
dardhe dhe me ngjyrë të verdhë, tuli është i verdhë, lëngështor, i ëmbël në të athët. Fruti piqet
në Tetor dhe ruhet deri në Janar.
Ftoi i Elbasanit. Është i përhapur në Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë. Pema është me
rritje mesatare dhe prodhuese. Fruti është i madh në formë dardhe me ngjyrë të verdhë i
pushëzuar. Tuli është i verdhë dhe lëngështor dhe majhosh. Piqet në Tetor.

Tema 2: Pemët frutore bërthamore


Llojet e këtij grupi i bashkon tipi i frutit që është bërthokël, një frutë i thjeshtë (në gjenezën e tij
merr pjesë një lule e vetme), frutë i vërtetë (produkt i vezores) dhe monokarpik (me një farë të
rrethuar nga guacka e fortë ose endokarpik). Në këtë grup futen:
KUMBULLA (Prunus sp.)

4
Kumbulla evropiane, Prunus domestica kultivohet në Europë qysh nga kohët e lashta. Një lloj
tjetër kumbulle, Prunus insititia ekziston në gjendje të egër në rajonet e Kaukazit. Të dhëna
për kumbullën qysh në lashtësi janë gjetur në Izrael dhe Itali.
Ndër speciet më të përhapura janë: Prunus spinosa (kulumbria), Prunus domestica (kumbulla e
butë evropiane), Prunus coromila (kumbulla e egër), Prunus insititia (kumbulla shtëpiake),
Prunus triflora (kumbulla japoneze), Prunussimoni (kumbulla kajsi) dhe Prunus ceracifera
(mirobolanat).
Kumbulla ka vlera të larta ushqyese, përdoret e freskët dhe e përpunuar, për prodhim lëngjesh,
marmalatash, komposto, fruta të thatë si dhe prodhim pijesh alkoolike.
Kumbulla futet në familjen Rosaceae (trëndafilore), nënfamilja Prunoideae, gjinia Prunus e
cila përmban 32 specie të cilat ndahen në 4 grupe të mëdha ekologjoegrafike që janë:
- Kumbulla evropiane-aziatike (P.domestica, P.spinosa, P.insititia, P.cocomila,
P.cerasifera).
- Kumbulla kino-japoneze (P.salicina, P.triflora, P.simoni).
- Kumbulla amerikane (P.americana, P.angustifolia, P.hortulana,
P.munsoniana).
- Kumbulla hibride
Njihen rreth 3000 kultivarë kumbulle që klasifikohen sipas:
Kohës së pjekjes kemi kultivarë të:
- hershëm: Matley, Shiro, Formosa, Santa Rosa etj.
- mesëm: Regina Claudia verde, Burbank, Agen, Rosa giant etj.
- vonë: Italia, Hasiane, Sugar, Stanley, President etj.
Kohës së lulëzimit kemi kultivarë me lulëzim të:
- hershëm: Santa Rosa, Matley etj.
- mesëm: Burbank, Shiro etj.
- vonë: Agen, Italia, Rosa giant, Sugar, Tropojane etj.
Mënyrës së përdorimit të tyre kemi kultivarë për:
- konsum të freskët: Shiro, Burbank, Santa Rosa, Italia, Florencia.
- tharje: Agen, Italia, Sugar, Stanley, Pogradeci, Tropojane etj.
- industri: Regina Claudia, Mirobolanat, Agen etj.

Kultivarë të hershëm të kumbullës


Matley (Adriatik). Pema e zhvilluar, me kurorë të hapur dhe prodhimtari të lartë. Fruti i vogël,
në formë zemre, me ngjyrë vjollcë të errët dhe me një shtresë në sipërfaqe. Tuli është i kuq, i
ëmbël dhe lehtësisht i athët në afërsi të bërthamës. Piqet në mes të Qershorit.
Florencia (Floresha). Pema shumë e zhvilluar, me kurorë mesatarisht të hapur dhe prodhimtari
të lartë. Fruti i vogël deri mesatar, në formë sferike, me ngjyrë të kuqe të ndritshme me nuancë
vjollcë. Tuli është i verdhë, i butë, i pandashëm nga bërthama, i ëmbël dhe lehtësisht i athët.
Piqet në mes të Qershorit.
Shiro. Pema e zhvilluar dhe prodhimtaria është e lartë. Fruti mesatar, në formë sferike, me
ngjyrë të verdhë të ndritshme. Tuli është i fortë, i pandashëm nga bërthama, i ëmbël dhe
lehtësisht i athët. Piqet në fillim të Korrikut.
Formosa (Sazani). E përhapur në zona të ngrohta. Pema shumë e zhvilluar dhe me prodhimtari
të lartë. Fruti i madh, në formë zemre, me ngjyrë të verdhë të ndritshme me nuance të kuqe nga
ana që zë dielli. Tuli është i verdhë i ëmbël, lehtësisht i athët dhe shumë aromatik. Piqet në mes
të Korrikut.
Santa Rosa (zemërkuqe). Kultivohet në zona të ngrohta. Pema në formë piramidale, e
zhvilluar dhe me prodhimtari të lartë. Fruti i madh, në formë ovale, me ngjyrë të kuqe të errët
dhe me një shtresë dyllore në sipërfaqe. Tuli është i ëmbël, aromatik dhe i ndashëm nga
bërthama. Piqet në mes të Korrikut.

5
Shëngjine (kultivar vendi). Pema mesatarisht e zhvilluar, me formë kupore dhe me prodhimtari
të lartë. Fruti i vogël, në formë sferike, me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Tuli është i bardhë
në të gjelbër, i ëmbël, lehtësisht i athët dhe i pandashëm nga bërthama. Piqet në fillim të
Qershorit.

Kultivarë me pjekje të mesme.


Regina Claudia Verde (Claudia e gjelbër). Pema mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhimtari të
lartë. Fruti mesatar, formë të rrumbullakët, ngjyrë të verdhë në të gjelbër dhe nuance të kuqe
nga ana që zë dielli. Tuli është i gjelbër në të verdhë, i ëmbël, i shijshëm, aromatik dhe i
ndashëm nga bërthama. Piqet në fund të Korrikut.
Regina Claudia d’Altan. Pema mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhimtari të lartë. Fruti i
madh, në formë të rrumbullakët, me ngjyrë të trëndafiltë deri në vjollcë të errët. Tuli është i
verdhë, i fortë, i ëmbël, i shijshëm, aromatik dhe i ndashëm nga bërthama. Piqet në mes të
Gushtit.
Rosa giant (Roza gjigante). Pema mesatarisht e zhvilluar dhe shumë prodhimtare. Fruti i
madh, në formë vezake të zgjatur, me ngjyrë të kuqe të hapur .Tuli është i verdhë, i fortë, i
ëmbël, i lëngshëm dhe i ndashëm nga bërthama. Piqet në fund të Gushtit.
Kultivarë me pjekje të vonë Italia (Iliria) . Pema mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhimtari të
rregullt. Fruti mesatar, formë vezake të zgjatur, ngjyrë blu të errët .Tuli është i gjelbër në të
verdhë deri portokalli me nuanca të kuqërremta afër bërthamës, i fortë, i lëngshëm, i ëmbël dhe
i ndashëm nga bërthama. Piqet në fund të Gushtit.
Stanley. Pema mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhimtari të kënaqshme. Fruti i madh, formë
vezake të zgjatur, ngjyrë blu të errët dhe me shtresë pruline ngjyrë hiri.Piqet në mes të Shtatorit.
President. Pema është mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhimtari të kënaqshme. Fruti shumë i
madh, në formë vezake, me ngjyrë të kuqe të ndritshme. Tuli është i verdhë, i fortë, i ndashëm
nga bërthama. Pjekja në mes të Shtatorit.
Hasiane (Tropojane, Hoshafe, Shliva e Ballkanit). Pema mesatarisht e zhvilluar, formë
piramidale dhe prodhimtari të kënaqshme. Fruti i madh, formë ovale të zgjatur, ngjyrë blu të
errët dhe me shtresë pruline ngjyrë hiri. Tuli është i verdhë, i fortë, i ëmbël, i ndashëm nga
bërthama. Pjekja 15 Shtatori - 15 Tetor.

PJESHKA (Prunus persica)

Prejardhja e pjeshkës konsiderohet Kina ku dhe sot gjenden forma të egra të saj, u shtri në
Persi dhe Azinë e vogël dhe më vonë grekët dhe romakët e përhapën në vendet mesdhetare. Në
vendin tonë njihet qysh prej 300 vjetësh ka përhapje të madhe sidomos në zonën e ulët.
Kultivohet kryesisht në zonën bregdetare, por edhe në Shqipërinë e mesme.
Frutat kanë vlera të larta ushqyese, përmbajnë 9-10% sheqerna, 0.3% acide organike, vitamina,
0.1% lëndë azotike dhe 82-95% ujë. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara si komposto,
lëngje e reçelëra.
Pjeshka bën pjesë në familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Prunus dhe specien
P.persica.Pjeshka është bimë e zonës që kërkon klimë të butë me temperaturë minimale që nuk
shkon nën 150C dhe maksimale jo mbi 350C.
Kultivarët kryesorë të pjeshkës
Sipas kohës së pjekjes kemi:
Kultivarë shumë të hershëm Pranvera (Spring time). Fruti i vogël-mesatar, rrumbullakët,
ngjyrë të verdhë dhe njolla të kuqe, pushëzim mesatar. Tuli është i ngjitur me bërthamën, ka
ngjyrë të bardhë në krem, i lëngshëm dhe pak i ëmbël. Pema me zhvillim dhe prodhim mesatar.
Pjekja fundi i Majit – 5 Qershor.
Lule Maji (Mayflower) Fruti i vogël - mesatar, i rrumbullakët me majë të zgjatur, me ngjyrë të
gjelbër e njolla të kuqe, pushëzim mesatar. Tuli i ngjitur me bërthamën, ka ngjyrë të bardhë në

6
krem, i lëngshëm dhe pak i ëmbël. Pema me zhvillim mesatar dhe prodhim mesatar. Pjekja
fundi i Majit.
Morettini 1. Fruti mesatar, i rrumbullakët, me cipë në ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe njolla të
kuqe në pjesën që zë dielli, me pushëzim mesatar. Tuli është i ngjitur me bërthamën, ka ngjyrë
të bardhë, është i lëngshëm dhe pak i ëmbël dhe aromatik. Pema me zhvillim të fuqishëm me
prodhim të rregullt. Koha e pjekjes fillim të dhjetëditëshit të dytë të Qershorit.
Cardinal (Tiranka). Fruti mesatar, vezak me gropëz në majë, me cipë me ngjyrë të verdhë dhe
njolla të kuqe, pushëzim të lehtë. Tuli është i ngjitur me bërthamën, ka ngjyrë të verdhë-
portokall dhe është i fortë aromatik. Pema me zhvillim mesatar dhe prodhim të lartë. Koha e
pjekjes në Qershor. Nuk i reziston temperaturave të ulëta.

Kultivarë të hershëm.
Admiral devi (Korrike). Fruti mesatar, i zgjatur me gropëz në majë, cipa ka ngjyrë të verdhë me
vijëzime të kuqe dhe ka shumë push. Tuli është i ngjitur me bërthamën, ka ngjyrë të verdhë
portokalli dhe është i butë e aromatik. Pema e fuqishme dhe prodhim të lartë. Koha e pjekjes
1-5 Korrik, i reziston të ftohtit. Destinacioni i frutit për konsum të freskët (tryezë).
Red Haven (Kamza1). Fruti mesatar, i rrumbullakët, asimetrik me gropëz në majë. Cipa ka
ngjyrë të verdhë me njolla të kuqe në zonën e bërthamës dhe është jo shumë i ndashëm me
bërthamën. Tuli është i lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik. Pema mesatarisht e fuqishme dhe me
prodhim të lartë.
Coronado. Fruti mesatar, i rrumbullakët, pak vezak me thumb në majë. Cipa ka ngjyrë të verdhë
me njolla të kuqe dhe ka pak push. Tuli ka ngjyrë të verdhë portokalli, shumë i fortë dhe i
ndashëm me bërthamën. Pema e fuqishme dhe me prodhim të lartë. Koha e pjekjes 2-3 ditë
pas Red Haven. Destinacioni i frutit për konsum të freskët.
Elberta e hershme (tulverdha). Fruti mesatar, i zgjatur me gropëz në majë dhe me thumb
karakteristik. Cipa ka ngjyrë të verdhë me njolla të kuqe dhe ka pak push. Tuli ka ngjyrë të
verdhë me nuancë të kuqe në zonën e bërthamës dhe është i ndashëm me bërthamën. Tuli është
i lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik. Pema e fuqishme dhe me prodhim të lartë. Koha e pjekjes
fundi i Korrikut. Kërkesat për klimë i reziston të ftohtit. Destinacioni i frutit për konsum të
freskët dhe industri.
Elberta e vonshme (Gushtake). Fruti mesatar, i zgjatur me gropëz në majë. Cipa ka ngjyrë të
verdhë në të gjelbër me njolla të kuqe dhe ka pak push. Tuli ka ngjyrë të verdhë portokalli me
nuancë të kuqe në zonën e bërthamës dhe është i ndashëm nga bërthama.Tuli është i fortë, i
lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik. Pema e fuqishme dhe me prodhim të lartë. Koha e pjekjes
mesi i Gushtit. Kërkesat për klimë i reziston të ftohtit. Destinacioni i frutit për konsum të
freskët dhe industrinë ushqimore.

Kultivarë të vonë:
Vivian (Vera). Fruti i vogël, i zgjatur me gropëz në majë. Cipa ka ngjyrë të verdhë me njolla të
kuqe dhe pak push. Tuli ka ngjyrë të verdhë portokalli nuancë të kuqe në zonën e bërthamës dhe
i pandashëm me bërthamën. Tuli është i fortë, i lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik. Pema
mesatarisht e fuqishme me prodhim të lartë.
Korana. Ka frut mesatarisht të madh, i rrumbullakët, pak i shtypur me gropëz në majë. Cipa ka
ngjyrë të verdhë me nuancë të kuqërremtë. Tuli ka ngjyrë të verdhë me nuancë të kuqe në zonën
e bërthamës dhe i pandashëm me bërthamën. Tuli është i fortë, i lëngshëm, i ëmbël dhe
aromatik. Pema e fuqishme me prodhim të lartë. Pjekja në mes të Shtatorit.
Redkal. Fruti mesatar, i rrumbullakët, me cipë të kuqe, uniforme dhe lehtësisht të pushëzuar.
Tuli ka ngjyrë të verdhë dhe është i ndashëm me bërthamën. Tuli është i fortë, i lëngshëm, i
ëmbël. Pema mesatarisht e fuqishme dhe me prodhim të lartë. Piqet në fund të Gushtit - fillimi
i Shtatorit.

7
Kultivarë shumë të vonë:
Meryl Sondanse. Fruti mesatar, i rrumbullakët, me thumb në majë. Cipa ka ngjyrë të verdhë
me nuanca të gjelbërta, njolla të kuqe lehtësisht e pushëzuar. Tuli ka ngjyrë të verdhë me
nuancë të kuqe në zonën e bërthamës dhe është i ndashëm me bërthamën. Tuli është i fortë, i
shijshëm. Pema mesatarisht e fuqishme dhe me prodhim të lartë. Koha e pjekjes fundi i
Shtatorit - fillimi i Tetorit.

Tema 3: Pemët frutore arrore

ARRA (Juglans sp.)Arra bën pjesë në familjen Juglandaceae, në gjininë dhe specien Juglans
regia. Kultivimi i arrës shtrihet në hapësirën fitogjeografike veriore deri 350C. Arra kultivohet
në klimë të ngrohtë dhe të mesme por ka kultivarë që mund të shkojnë në zona disi më të ftohta.
Megjithëse pema e arrës duron deri në -250C pemët e reja mund të thahen me rënien e
temperaturës në -9.50C. gjithashtu temperaturat shumë të larta të verës mbi 330C, mund të
shkaktojnë përzhitje, tharje dhe nxirje të thelbit dhe për pasojë uljen e vlerës tregtare të frutit.
Arra kultivohet dhe prodhon mirë në toka të thella, aluvionale, me mbi 1.5 m, të thella, pjellore,
me lagështi të mjaftueshme dhe të kulluara.

Kultivarët kryesorë të arrës


Gizavezhda: Fruti është i madh, në formë vezake dhe endokarp të butë që thyhet me lehtësi.
Thelbi është i plotë, me ngjyrë të verdhë të artë, i shijshëm me më pak yndyrë se kultivarë të
tjerë.
Dorza: Fruti është mesatarisht i madh, me endokarp të butë që thyhet me lehtësi. Thelbi është
i plotë, me ngjyrë të verdhë të artë, i shijshëm e me përmbajtje të lartë yndyrnash.
Sorento: Fruti është mesatarisht i madh, në formë vezake endokarp mesatarisht të butë. Thelbi
është i plotë, ngjyrë kafe, i shijshëm e me përmbajtje të lartë yndyrnash.
Frutmadhe: Fruti është i madh, vezak, me endokarp të butë, thyhet me lehtësi. Thelbi është i
plotë, ngjyrë kafe e hapur, i shijshëm e me përmbajte të ulët yndyrnash.
Arra e Shupalit: Fruti është mesatarisht i madh, vezak me majë, me endokarp të butë, thyhet me
lehtësi. Thelbi është i plotë, me kafe të hapur, i shijshëm e me përmbajtje të lartë yndyrnash.

LAJTHIA (Corylus avellana)


Lajthia ka vlera të larta ushqyese përmban mbi 66% yndyra, 15% proteinë, 9% karbohidrate,
35 kitarinë, 1.8% kripëra minerale. Lajthia konsumohet si frut i thatë, përdoret për industrinë
ushqimore. Zonat e kultivimit të lajthisë shtrihen në gjerësi gjeografike 37-670. Lajthia është
bimë e zonës kontinentale dhe mund të kultivohet deri në lartësinë 1600 m në zonat jugore dhe
500 m në zona veriore. Pema mund të durojë deri -250C, por organet e prodhimtarisë mund të
dëmtohen rëndë në temperaturat nën -100C. Lajthia ka nevojë për lagështi tokësore dhe ajrore.
Rënia e shirave rreth 700-1000 mm plotëson këto kërkesa. Lajthia kultivohet dhe prodhon mirë
në toka të thella, pjellore, me lagështi të mjaftueshme dhe të kulluara.

Kultivarët kryesorë të lajthisë:


Visoka. Fruti ka majë të fortë e fund të rrumbullakët me ngjyrë gështenjë, thelbi është i plotë
aromatik dhe ka përmbajtje të lartë vaj deri në 60 %.
San Xhovani. Fruti me madhësi mesatare, guaska me ngjyrë gështenjë. Thelbi i plotë,
prodhon mirë në toka fushore.
E rrumbullakëta Romane. Fruti me madhësi mesatare ose i madh, guaska është e hollë, thelbi
është i plotë dhe ka 65-66 % vaj.

BAJAMJA (Prunus amygdalus ose Amygdalus communis)


8
Prejardhja e bajames konsiderohet Azia perëndimore nga ku u përhap në zonën e Mesdheut,
Amerikë, Persi, Kili, etj. Në vendin tonë njihet qysh nga lashtësia dhe për këtë dëshmojnë pyjet
me bajame të egra në Skrapar, Berat, Kurvelesh, Shpirag, etj. Bajamja tek ne kultivohet më
shumë në zonat e ullirit si: Elbasan, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë etj. Bajamja bën pjesë në
familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Prunus ose Amygdalus. Pema e bajames ka
zhvillim mesatar 4-8 m lartësi dhe sistem rrënjor boshtor të thellë e të pasur. Forma e kurorës
është kryesisht ajo kupore ose e parregullt në raste të tjera. Trungu dhe degët në moshë të re
kanë ngjyrë të gjelbër në rozë, më vonë gështenjë dhe në mplakje vërehen çarje të lëvores.
Sythat dallohen lehtë, në vegjetativë dhe lulorë. Sythat vegjetativë janë më të vegjël dhe
vendosen në majë të degëzave në gjatësi të tyre të shoqëruar me 1-2 sytha lulore në ndërnyje.
Sythat lulorë vendosen në rozeta dhe në gjatësi të degëzave. Gjethet janë heshtake, të lëmuara,
me ngjyrë të gjelbër të hapur dhe pa push. Lulet e bajames janë të vetmuara, me ngjyrë të
bardhë me nuanca dhe shfaqen para gjetheve në periudhën shkurt-mars. Fruti i bajames është
bërthokël, i gjelbër dhe lëkura e të cilit më vonë, në kohën e pjekjes hapet. Shtimi i bajames
bëhet me farë dhe me shartim.

Kultivarët e bajames

Kultivarët guackëfortë:
Truoito: Kultivar me origjinë italiane, prodhon frutë të madh me farë që zë 30%. Është kultivar
që lulëzon vonë dhe piqet vonë. Është kultivar vetëpllenues dhe duron thatësinë.
Texas: Kultivar me origjinë amerikane, prodhon fruta mesar. Shkon mirë në toka të pasura dhe
të ujitshme.

Kultivarë me guackë të butë:


Retsu: Kultivar grek, me lulëzim të vonë, që mundëson kultivimin e tij dhe në zona më të
ftohta. Pema hyn shpejt në prodhim, prodhon çdo vit, i duron thatësisë dhe kalciumit por është
e ndjeshme ndaj monilias dhe ndryshkut.
Bajame guackë-butë e ngjyrë të bardhë. Pema mesatarisht e zhvilluar, lulëzon herët dhe ka
prodhimtari mesatare. Fruti mesatar, në formë vezake pa majë, cipëhollë, i shijshëm e me 36-
45% yndyrë. Koha e pjekjes mesi i Gushtit.
Bajame guackë-butë e ngjyrë të kuqe. Pema shumë e zhvilluar, lulëzon pak më vonë se e para
dhe ka prodhimtari më të lartë. Fruti i madh, në formë vezake me majë. Thelbi vezak i fryrë,
cipëhollë, i shijshëm e me pak yndyrë. Koha e pjekjes fundi i Gushtit.

GËSHTENJA (Castanea sativa)

Origjina e gështenjës konsiderohet zona e Evropës Mesdhetare. Tek ne njihet qysh në kohë të
lashta në trojet Ilire e Dardane. Fruti i gështenjës ka vlera të larta ushqyese përmban 8%
yndyra, 10-12% proteina, 25% amidon, 2.5% celulozë, 2.83% kripëra minerale dhe vitamina
sidomos vitamin C. Gështenja konsumohet si frut i thatë, i zier, i gatuar, i pjekur dhe përdoret
për industrinë ushqimore. Thelbi zë 80-85% të frutit, në gjendje të thatë përmban amidon 40%
dhe sheqer 30%. Druri i gështenjës është shumë i përdorshëm për ndërtim, voza, varka, sisteme
mbështetjeje në pemëtore sepse nuk kalbet lehtë pasi ka përmbajtje të lartë tanine.
Gështenja bën pjesë në familjen Cupulifereae, në gjininë dhe specien C.sativa. Lulet e
gështenjës dalin mbi lastarë të rinj pranverorë në të gjitha pjesët e kurorës. Disa nga lulet janë
njëseksore mashkulle dhe disa janë dyseksore. Lulet mashkullore janë të vendosura në majë të
lulesës dhe ato femërore në pjesën e poshtme. Lulet mashkullore janë me ngjyrë të bardhë e
nuanca të verdha. Lulet femërore dalin 2-4 bashkë. Pjalmimi i luleve tek gështenja kryhet me
anë të erës (anemofile) dhe nga kandrat (entomofile).Fruti i gështenjës është aken, i rrethuar me
9
një perikarp lëkuror të gjelbër e me gjemba, që në kohën e pjekjes hapet në 4 pjesë. Në brendësi
të tij ndodhen 2-4 fruta me ngjyrë kafe të errët të ndritshme. Frutifikimi fillon në vitin e 3-5- të
dhe prodhon rregullisht për shumë vite. Gështenja është drufrutor shumë jetëgjatë që mund të
kalojë 500 vite. Rendimenti i gështenjës mund të arrijë 200-300 kg/pemë në varësi të
kultivarit, agroteknikës, tokës, klimës, etj. Gështenja është bimë e zonës kontinentale dhe
kultivohet në zona të freskëta si Tropojë, Kukës, Dibër, Pogradec, etj. Shtimi i gështenjës
bëhet me kamza dhe me shartim me kalem nën lëkurë ose me syth. Kultivarët e gështenjës
janë të shumtë dhe në vendin tonë kanë marrë emrin e zonave të kultivimit, si: Tropojane, Shën
Maria, Kukësi, Erbeli i Dibrës, Zervaska e Pogradecit, Iballa e Pukës, Zalldajti i Tiranës, etj.

Temat 4-5: Pemët e tjera frutore – Frutat e vogla

FIKU (Fikus carica L.)

Është bimë me origjinë nga Azia e Vogël. Në Evropë, sidomos në zonën mesdhetare kultivohet
qysh në kohërat prehistorike. Për herë të parë është kultivuar nga Fenikasit, Egjiptianët, Grekët
dhe Ilirët. Në vendin tonë gjendet në gjendje të egër e të butë dhe është kultivuar si në kopshtin e
fermerit ashtu edhe në blloqe masive (Berat, Lushnje, Fier, Tiranë, Shkodër, Lezhë, etj.).Fiku
konsumohet i freskët, i thatë e mund të përdoret për prodhimin e reçelrave, marmelatës, etj.
Në gjendje të freskët fiku përmban 10-12% sheqer, kurse i thatë 50- 60% sheqer. Futet në
rendin Morales, në familjen Moraceae, gjininë dhe specien Ficus carica L. specia F.carica
(sativa) ose fiku i butë dhe F.carica caprificus R. ose fiku i egër.
Pema rritet në lartësinë 6-12 m, por mund të rritet edhe si shkurre 3-5 m. Trungu dhe degët
kanë ngjyrë të hirtë dhe druri është palcor në qendër. Sistemi rrënjor i bimës është i zhvilluar
e mund të depërtojë deri 10 m thellësi. Gjethet janë të mëdha, pëllëmbore, të ashpra me ngjyrë
të gjelbër të errët nga sipër dhe push në sipërfaqen e poshtme. Sythat vendosen në sqetullat e
gjetheve 2-3 së bashku, ku i mesit është vegjetativ dhe anësorët frutorë. Bima është dioike dhe
pjalmimi i kryqëzuar.

Fiqtë e butë ndahen në dy grupe të mëdha:


Fiqtë njëherësh, prodhojnë një herë në vit, frutat formohen në lastarët e rinj në nyjet 3-5, kurse
sythat e vitit të kaluar rrëzohen. Frutat piqen në Gusht- Shtator dhe mund të kenë ose jo nevojë
(sipas kultivarit) për pjalmim-pllenim të kryqëzuar nga fiku i egër.
Fiqtë dyherësh prodhojnë dy herë në vit, frutat e prodhimit të parë dalin nga sythe të lastarëve
të vitit të kaluar, zhvillohen në mënyrë partenokarpike, pra nuk kanë nevojë për pjalmim të
kryqëzuar dhe piqen në Qershor-Korrik. Frutat e prodhimit të dytë dalin në lastarë të vitit në
vazhdim, zakonisht kanë nevojë për pjalmim të kryqëzuar dhe piqen në Gusht-Shtator. Nga
pjalmimi dhe pllenimi i kryqëzuar rrjedhin frutat e fikut njëherësh dhe frutat e prodhimit të dytë
të fikut dyherësh.Transporti i pjalmit bëhet me insektin Blastophaga grossorum. Fiku është
bimë subtropikale gjetherënëse ndaj shkon mirë në zonën e ullirit me klimë të butë.
Temperaturat e ulëta nën 0ºC dëmtojnë vegjetacionin e bimës kurse, temperaturat nën -10ºC
dëmtojnë edhe pjesët drunore dhe sistemin rrënjor. Fiku jep prodhim me cilësi kur temperatura
mesatare e verës është 30ºC, ndërsa temperaturat e larta të kësaj stine 40ºC janë të dëmshme
pasi fiqtë bëhen lëkurorë të fortë. Shtimi i fikut bëhet me copa të drunjëzuara që merren me
gjithë majë nga lastarët 1-vjeçarë.

SHEGA (Punica Granatum)

Është bimë me origjinë nga vatrat e Azerbajxhanit, Iranit dhe Afganistanit. Shega është
kultivuar qysh në kohërat prehistorike. Në mesjetë u përhap në Evropën Jug - Perëndimore, Azi

10
dhe më vonë në Amerikë. Në Shqipëri është e përhapur pothuajse kudo në zonat kodrinore e
malore. Më shumë gjendet në zonat e ullirit, si përgjatë bregdetit nga Shkodra në Sarandë, ashtu
edhe në brendësi në Elbasan, Tepelenë, etj.Lëngu i shegës është përdorur qysh në kohë të lashta
për vlerat e larta ushqyese kurative. Ai përmban 4-21% sheqer, acid citrik, vitamina e taninë.
Shega konsumohet e freskët por edhe përdoret për prodhimin e lëngjeve. Lëkura e saj përmban
taninë, lëndë ngjyrosëse dhe fitoncide. Futet në rendin apo familjen Punicaceae, gjininë dhe
specien Punica Granatum.Pema rritet si shkurre në lartësinë 3-5 m. Trungu dhe degët kanë
ngjyrë të hirtë dhe janë të pajisura me gjemba. Gjethet janë të vogla, të thjeshta, me ngjyrë të
kuqërremtë në të gjelbër nga sipër dhe më të hapur në sipërfaqen e poshtme. Fruti është i madh,
formë të rrumbullakët ose të shtypur, me ngjyrë të ndryshme që variron nga e verdha në të
kuqe. Fruti ka perikarp të lëmuar dhe në brendësi ka dhomëza të mbushura me kokrra të vogla,
të kuqe, të lëngshme.
Shega lulëzon në pranverë dhe jep dy tipe lulesh: lule cilindrike që çelin në Maj mbi degëza
një-vjeçare që më vonë japin fruta dhe lule të vogla në formë zile që dalin në Qershor në
majën e degëzave të reja dhe që nuk japin fruta. Lulet e shegës janë autofertile. Fruti piqet në
muajt Shtator-Tetor. Shega futet në prodhim në vitin 4-5-të pas mbjelljes dhe prodhon mirë
për 30-40 vjet. Ajo ka aftësi ripërtëritëse të kurorës me anë të kamzave që nxjerr nga sytha të
fjetur të qafës së rrënjës. Shega është e rajonizuar dhe prodhon mirë në zonat e ullirit.
Megjithëse u qëndron temperaturave të ulëta deri në -20ºC, kushte më të favorshme ajo gjen në
zonën bregdetare dhe kodrinore të ulët ku temperatura gjatë dimrit nuk zbret nën -10ºC, -12ºC.
Shega shkon mirë në toka subargjilore të mesme, të pasura në elementë ushqyese, por mund të
kultivohet edhe në toka gurishtore. Ajo është rezistente ndaj thatësirës. Shtimi i shegës bëhet
duke bërë copa me gjatësi 25-30 cm, 1-2 vjeçare që merren nga bima mëmë në periudhën
Nëntor-Dhjetor.

HURMA (Diospyrus kaki L.)

Është bimë me origjinë nga Kina. Në gjendje të egër gjendet në shumë vende mesdhetare, në
Azinë e vogël dhe Afrikën veriore. Në Shqipëri ka ardhur në vitin 1911 në Elbasan nga Turqia.
Më shumë gjendet në zonat e ullirit si Tiranë, Elbasan, Lushnje, Berat, Fier, etj. Frutat e
hurmës përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Ato janë të pasura në sheqer 13-19%.
Gjithashtu janë të pasura në vitamina A, C, taninë dhe kripëra minerale 0,7%. Hurma futet në
familjen Ebanaceae, gjininë dhe specien Diospyrus kaki. Hurma është drufrutor monoik dhe
diotik (pologame). Kështu ka hurma që kanë vetëm lule mashkullore, vetëm lule femërore, lule
hermafroditë ose në të njëjtën pemë mund të ketë të dy tipet e luleve. Kur lulet femërore nuk
pllenohen japin fruta (akene) pa farë (partenokarpikë) që nuk konsumohen menjëherë pas
vjeljes, kurse në rastin e pjalmim-pllenimit të luleve femërore frutat janë me farë dhe mund të
konsumohen menjëherë pas vjeljes. Hurma kultivohet kryesisht në zonën mesdhetare me klimë
të freskët. U qëndron temperaturave të ulëta deri -17ºC dhe nuk dëmtohet nga ngricat e
hershme të pranverës pasi, ka lulëzim të vonë.Shtimi i hurmës bëhet me farë dhe me shartim të
nënshartesës me kalem me çarje ose me kalem nën lëkurë.
Kultivarët.
Sot njihen mbi 800 kultivarë të hurmës por rreth 90 prej tyre paraqesin vlera prodhimi.
Klasifikime të kultivarëve të hurmës janë bërë në bazë të ngjyrës së tulit, përmbajtjes së taninave
dhe sipas tipit të luleve në pemë.
Sipas përmbajtjes së taninave kemi:
- kultivarë me përmbajte të lartë tanine: Costata, Farmacista honorati.
- kultivarë me përmbajte të ulët tanine: Kaki Tipo, Aman kaki, Zenxhi maru etj.

11
MUSHMOLLA (Messipilus germanica L).

Është një dru që rritet 4-6 m gjendet si në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut. Në Tropojë
takohet pothuajse në të gjitha zonat gjeografike, më shumë në Nikaj-Mertur, Geghysen,
Markaj, Velisht, Kërrnajë, etj. Fruti ka ngjyrë të gjelbër në të verdhë ose portokalli të çelur.
Përmban sasi të madhe vitaninash, acid malik,
(Mushmolla verore) (Eribotrya japonica)
Është bimë me origjinë nga rajonet e Lindjes së Largët. Në Shqipëri gjendet në zonat e ullirit si
Lushnje, Berat, Fier, Vlorë, etj., kurse në zona të ftohta kultivohet si bimë dekorative. Frutat e
mushmollës përdoren të freskëta dhe kanë vlera të larta ushqyese. Ato përmbajnë 9-13%.
Gjithashtu janë të pasura në acide organike, vitamina A, C, taninë dhe kripëra minerale.
Mushëmolla futet në familjen Rosaceae (trëndafilore), gjininë dhe specien Eribotrya
japonica.
Pema është drufrutor tipik mesdhetar me lartësi 4-6 m. Gjethet janë të mëdha, me ngjyrë të
gjelbër të errët nga sipër dhe të gjelbër të hapur në sipërfaqen e poshtme. Lulet dalin të
bashkuara nga degëza 1-vjeçare. Fruti ka formë të rrumbullakët në vezak, ngjyrë të verdhë me
1-3 fara të mëdha të vendosura në qendër të tij. Frutat piqen në fund të Prillit -15 Maj .
Mushëmolla kultivohet kryesisht në zona me klimë të butë. Ajo u qëndron temperaturave të
ulëta deri -10ºC dhe nuk frutifikon në zona të ftohta. Shtimi i saj bëhet me farë dhe me shartim
të nënshartesës ose me copa

Mushmolla dimërore (Mallmuça) (Mespilus germanica)


Mushmolla është bimë me origjinë nga Kaukazi dhe prej andej është sjellë në Evropë e
Ballkan. Në Shqipëri është pak e përhapur në zona si: Tiranë, Shkodër, Lushnje, Fier, Vlorë,
Sarandë. Frutat e mushmollës përdoren kryesisht për konsum. Ato përmbajnë sasira të vogla
sheqernash, acide organike, vitamina, pektinë dhe taninë. Futet në familjen Rosaceae
(trëndafilore), gjininë dhe specien Mespilus germanica. Pema është drufrutor me trup të ulët si
shkurre me lartësi 3-5 m. Lulet janë të mëdha dhe dalin në majë të degëzave frutore. Fruti
është i madh, 2-3 cm diametër, në formë globoze, i pushëzuar, me ngjyrë kafe dhe në brendësi
ka 5 fara të mëdha. Lulet e mushmollës janë autofertile. Mushmolla hyn në prodhim në vitin 3-
5-të pas mbjelljes dhe prodhon mirë 30-40 vjet.

LULESHTRYDHJA (Fragaria vesca).

Vende të origjinës së luleshtrydhes konsiderohen disa vatra të Evropës, Azisë dhe Amerikës.
Luleshtrydhja e egër njihet qysh nga kohërat e lashta. Kultivimi sistematik i saj takohet në
periudha relativisht të reja kohore. Kështu ajo u kultivua për herë të parë në Francë në fillim të
shekullit të 14-të në kopshtin mbretëror si bimë ornamentale dhe frutore. Në Itali luleshtrydhja
frutmadhe u kultivua rreth 2 shekuj më vonë. Frutat kanë vlera të larta ushqyese përmbajnë
substanca shumë të dobishme për metabolizmin e organizmit të njeriut. Lehtësisht të
asimilueshëm nga organizmi. Disa vlera ekonomike të luleshtrydhes janë:
- Mënyra e thjeshtë e shtimit me rozetat e reja.
- Hershmëria e prodhimit .
- Vlerat e larta dietike të frutit.
- Mundësia e kultivimit të bashkëshoqëruar.
- Rajonizimi i saj në shumë mjedise.
- Prodhimi i lartë e i përvitshëm.
Luleshtrydhja bën pjesë në familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Fragaria dhe specien
F.vesca. Në të njëjtën gjini bën pjesë rreth 47 specie. Në Evropë njihen 7 specie nga të cilat 4
janë më të rëndësishme.

12
Luleshtrydhja gjatë dimrit duron deri në -15oC kurse e mbuluar me dëborë mund të rezistojë
deri në -30oC. Lulja e çelur reziston deri në -2oC. Luleshtrydhja ka nevojë për lagështi 70-80%
dhe për ambiente të hijezuara. Ajo shkon mirë në toka subargjilore të mesme, të kulluara dhe të
pasura në lëndë organike. Reaksioni kimik i tokës duhet të jetë acid me pH 5.5-6.5.
MANAT

Manat janë pjesë e familjes Moraceae që përmban mbi njëqind specie të këtij fruti.Tre specie
të kësaj bime janë shumë të rëndësishme në aspektin ekonomik:
- Mana e zezë (Morusi Nigra) me origjinë në Azinë Perëndimore.
- Mana e kuqe (Morus Rubra) me origjinë në Shtetet e Bashkuara.
- Mana e bardhë (Morus Alba) me origjinë në Kinën qendrore dhe lindore.
Në Shqipëri, manat gjenden të kultivuar nëpër kopshte, por edhe pemishte të mirëfillta. Frutat
e manit konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme. Manat janë të pasura
me flavonoidë të njohur si “antocianinë” të cilat sipas studimeve shkencore kanë efekt kundër
qelizave të dëmshme, plakjes, sëmundjeve neurologjike, inflamacionit, diabetit dhe
infeksioneve bakteriale. Manat përmbajnë resveratrol, antioksidant i fuqishëm që mbron nga
ataku kardiak.

MANAFERRA (Rubus sp.)

Manaferra spontane natyrale (e egër) gjendet e përhapur në shumë rajone të globit. Biotipet e
kultivuara fillojnë të njihen qysh nga vitet 20-të të shekullit të 19-të në USA. Në Europë
manaferra u kultivua nga mesi i shekullit të 19-të në Francë, Gjermani e Rusi. Në Ballkan
bullgarët e kultivuan për herë të parë në vitin 1936, ndërsa në Kosovë në 1979. Frutat e
manaferrës përdoren si ushqim me vlera të larta. Manaferra bën pjesë në familjen trëndafilore
(Rosaceae), në gjininë Rubus dhe specie R. idaeus (mjedra) dhe R.eubatus (manaferra).
Manaferra dhe mjedra gjatë dimrit duron deri -18oC, -26oC. Ato shkojnë mirë në toka
subargjilore të mesme, aluvionale humusore, të freskëta dhe të pasura në lëndë organike me pH
5.5 - 6.5. Sot njihen 400 kultivarë manaferre që e kanë prejardhjen nga 14 specie amerikane dhe
2 evropiane. Kultivarët mund të ndahen në trupdrejtë dhe zvarritës ose kultivarë me gjemba
dhe pa gjemba.

MJEDRA (Rubus idaeus L)

Nën-shkurre me lartësi nga 1-2 m. Kamefite,gjetherënëse.Lulëzon nga maji në Gusht.


Pjalmohet me anë të insekteve dhe përhapet nëpërmjet zogjëve. Kërcej dyvjeçarë, të ngritur
lartë, të pajisur në vitin e parë me gjëmba të vegjël të kuqërremtë që më pas marrin nuancë
blu, me pak gjëmba. Gjethe të ndërkëmbyera, të përbëra, pendore, me 3-7 gjethëza të
dhëmbëzuara. Gjendet kudo nëpër male, më rrallë në fusha, sidomos në zonat veri-lindore të
vendit, në lartësitë 100-2200 m mbi nivelin e detit, nga kati kodrinor në katin nënalpin. Në
zonën e ahut: në malin e Çikës, në malin e Çipinit, në Bolenë, në malin e Qelqëzit, në Opar,
në pyjet e Gorës, të Mokrës, të Vërçës, të Shpatit, të Bërzeshtës, të Martaneshit, të Dejës, të
Lurës, në Munellë, në Cukal, në Qafëthore etj,.

HIDJA (Zyzyphus jujuba)


Hidja bën pjesë në gjininë Zyzyphus dhe familjen Rhamnaceae. Speciet më të rëndësishme
janë: Hidja e zakonshme (Zyzyphus sativa) dhe hidja kokërrmadhe (Zyzyphus jujuba). Fruti
i hides përmban 20-25% sheqer, 0,5-2% acide organike, 350-700mg/100gr vitaminë C,
vitaminë P dhe lëndë pektine 2-5.8%. Frutet, gjethet, druri dhe rrënjët e hides përdoren

13
gjerësisht në mjekësi, për kurimin e mjaft sëmundjeve. Gjithashtu frutat e saj përdoren për
konsum të freskët, të thata, si dhe të përpunuara. Hidja si bimë prodhuese përshtatet mirë në të
gjitha tokat e varfra, ranore, gurishtore e të pjerrëta. Prodhime të mira merren në kushtet e një
vere të gjatë e të thatë. Prodhimi i hides kushtëzohet nga lulëzimi i vonë në pranverë dhe nga
pjekja e shpejtë në vjeshtë. Pema futet në prodhim, në moshë të rritur 10 deri 15-vjeçare. Jep
30-35 kg fruta për rrënjë. Ky frut kultivohet kudo.

BORONICA (Vaccinum myrtillis)

Boronica rritet në shkurre dhe në male në Evropën veriore, Azinë perëndimore dhe Malet
Shkëmbore në perëndim të Amerikës Veriore. Gjendet edhe në rajonin e Ballkanit duke e
përfshirë Kosovën. Boronica është anëtare e Vaccinum myrtillis L. Është shkurre me degë të
ashpra dhe rrallëherë rritet më shumë se 30.5 cm në gjatësi. Gjethet e saj kanë formë të
rrumbullakët me sipërfaqe të lëmuar ndërsa kokrrat kanë ngjyrë të zezë të kaltër.
Fruti ose kokrra e Boronicës lulëzon në Maj ose Qershor, por mund të dëmtohet lehtë nga
ngrica e vonshme pranverore. Boronica e egër rritet në Korriku-Shtator. Prodhimi mesatar nga
një tokë të mbushur me boronicë përmban rreth 100 kg/ha. Mbledhja e boronicës duhet të
fillojë sapo të piqet. Boronica ndikon fuqishëm në kthimkin e memories së humbur.

Tema 6: Kultura e hardhisë


Hardhia bën pjesë në familjen Vitaceae në të cilën përfshihen 12 gjini me rreth 1000 specie.
Për qëllime ekonomike rëndësi më të madhe ka gjinia vitis me rreth 70 specie. Gjinia vitis
përmbledh tre grupe kryesore:
Grupi i hardhive aziatike që janë të ndjeshme ndaj filokserës dhe sëmundjeve kërpudhore.
Ndër 40 speciet e këtij grupi vetëm vitis amureutis kultivohet dhe paraqet rëndësi ekonomike.
Ajo dallohet për qëndresë të lartë ndaj temperaturës së ulet deri -40oC.
Grupi i hardhisë amerikane që janë bimë dioike. Karakterizohen nga rritja kaçubore me
veshulë të vegjël, kokrra mesatare dhe shije specifike. Veçoria më e rëndësishme e hardhive
të këtij grupi është qëndresa ndaj filokserës.
Grupi i hardhive evropiane ka këtë emërtim sepse për herë të parë u fut në nënkulturë në
mesdhe dhe përfaqësohet vetëm nga vitis vinifera. Hardhia evropiane përfshin 2 nëngrupe të
mëdha: hardhia e egër (v.vinifera silvestris) dhe hardhia e butë (v. vinifera sativa).
Bazuar në të dhënat agrobiologjike dhe teknologjike kultivarët e hardhisë ndahen në:
- Kultivarë për konsum të freskët:Afuzali, Mbretëresha e Vreshtave, Muskat, Hamburg,
Adda, Perla di Ksaba, Italia, Tajkat, Çaushi e shumë kultivarë etj., ku shumica e tyre
takohen në dy lloje, e bardhë dhe e zezë.
- Kultivarë për përpunim:Kaberne, Sawinjon, Merlot, Aligote, Pino e Zezë dhe ajo e
Bardhë, Rieslin Italian dhe Riesling, Gjerman, Sheshi Bardhë dhe i Zi, Kallmeti,
Debinat, Vloshi, Manakuqja, Serinat, Pulësi, Kallmeti, e shumë të tjera.
- Kultivarë për tharje: Sulltanina e Bardhë dhe ajo e Zezë, Perleta etj..
- Kultivarë për prodhim nënshartesash antifilokserike: Rupestris dy Lo, Shassella x
Berlandieri 41B, Berlandieri x Ripara Kober 5 bb, Berlandieri x Ripara Kober SO-4,
Berlandieri x Ripara Kober 140 R, Berlandieri x Ripara Kober 110 Paulsen.
- Kultivarë për qëllime të dyfishta si ngrënie dhe përpunim: Shesh i Zi dhe Shesh i
Bardhë, etj.
Pjesët përbërëse të hardhisë janë:
Sistemi rrënjor është organi më kryesor i hardhisë, ai ka disa funksione:
- Mban trupin e hardhisë të ngulur në tokë.
- Ushqyer pjesën mbitokësore me ujë dhe lëndë ushquese të tretura në të.

14
- Ruan lëndët ushqimore rezerve (karbohidratet) gjatë periudhës së qetësisë relaive.
- Sintetizon lëndë të veçanta kimike që shërbejnë për shkëmbimin e elementëve
ushqimore si azot të reduktuar dhe citozina etj.
Sistemi mbitokësor përbëhet nga cungu/trungu, degët skeletore ose krahët, llastarët, sythet,
gjethet, veshulet. Elementë prodhimi quhen çepat dhe sharmendat që janë të vendosura mbi
krahët dhe kordonet mbi 2-vjeçar. Ato janë llastarë ose degëza që sapo kanë kaluar moshën 1-
vjeçare. Sharmendat janë degëzat/llastarët që sapo kanë kaluar moshën 1-vjeçare, të cilat
janë të vendosura mbi krahët ose kordonet e hardhisë. Ato kanë sythe dimërore të cilat
përfaqësojnë sythe prodhimi për vitin në vazhdim. Sharmendat sipas origjinës ndahen në
sharmenda me origjinë nga sythet dimërore të krahut ose kordonit 2-vjeçar dhe me origjinë
nga sythet fjetëse të ndodhura në cung, krahë ose kordon me moshë mbi 2-vjeçare.
Çepat janë degëza/lastarë që sapo kanë kaluar moshën 1-vjeçare, të cilat janë të vendosura
mbi krahët ose kordonet e hardhisë. Sythat zhvillohen nga sqetulla e gjetheve të një llastari të
ri dhe maturohen në sharmendën 1-vjeçare. Ato përfaqësojnë në miniaturë lastarët e ardhshëm
të cilat ndodhen në majën rritëse të tyre. Kanë formë ovale ose të rrumbullakët dhe zakonisht
janë të rrethuara me luspa.
Sythat klasifikohën sipas:
Sipas kohës së çeljes janë sytha me:
- zgjim normal;
- zgjim të parakohshëm;
- të fjetur.
Sipas funksionit sythat janë:
- dimërore.
- verore ose sqetullorë.
- të fjetur.
Llastarët dalin nga çelja e sytheve dimërore. Gjethet luajnë një rol të rëndësishëm pasi
nëpërmjet tyre kryhet fotosinteza, frymëmarrja dhe transpirimi, si procese shumë të
rëndësishme fiziologjike për jetën e bimëve.
Organet gjenerative janë:
Lulet e hardhisë bashkohën në një lulesë që quhet vile ose veshuli. Lulesa del nga e njëjta
nyje por në anën e kundërt te pozicionit të gjethes. Lulja është organi i riprodhimit seksual.
Një lule normale përbëhet nga: bishti, shtrati, kupa, kurora (petlat dhe nënpetlat), thekët
(organi mashkullor), Pistili (organi femëror). Thekët përmbajnë polenin dhe pistili përbëhet
nga trasta embrionale dhe vezëzat. Fruti është organi i riprodhimi dhe rrjedh nga pllenimi i
lules femërore me polenin e lules mashkullore.
Ciklet e zhvillimit të hardhisë.
Hardhia ka dy tipe ciklesh:
Cikli i madh i zhvillimit individual që ndodh në bimë të prejardhur nga fara. Ky cikël kalon
në 4 periudha:
- embrionale,
- e rritjes,
- rritjes dhe frutifikimit,
- frutifikimit dhe pleqërisë.
Ciklet e vegjël të zhvillimit të hardhisë. Hardhia rritet dhe zhvillohet në bazë të një ligjësie
dhe ciklesh të cilat përsëriten nga viti në vit aq herë sa do të jetë edhe jeta e saj. Tërësia e
dukurive periodike që shfaq hardhia brënda një viti përbën atë që quhet cikli vjetor i hardhisë.
Sipas funksionit cikli vjetor mund të ndahet në ciklin e rritjes dhe të riprodhimit.

Cikli i rritjes
Në kushtet klimaterike ku ndodhet vëndi ynë, cikli vjetor i hardhisë ndahet në:

15
Cikli i periudhës vegjetative që fillon herët në pranverë me lëvizjen e lëngjeve dhe mbaron me
rëniën e gjetheve. Gjatë kësaj periudhe hardhia kalon në këto faza:
- Lëvizja e lëngjeve
- Zgjimi dhe çelja e sytheve
- Rritja e llastarëve
- Pjekja e llastarëve
- Pjekja e frutave
- Rrëzimi i gjetheve.
Cikli i periudhës së qetësisë dimërore që fillon me rënien e gjetheve në vjeshtë dhe mbaron
me fillimin e lëvizjes së lëngjeve dhe të zgjimit të sytheve në pranverë.

Cikli i riprodhimit
Ky cikël është tërësia e dukurive që nga diferencimi i sythave gjatë muajve të verës deri në
pjekjen e plotë të rrushit në vitin pasardhës. Këto dukuri janë:
- Diferencimi i sythave
- Shfaqja e lulesave dhe zhvillimi i tyre
- Lulëzimi i hardhisë
- Lidhja dhe rritja e kokrrave
- Zbutja e kokrrave
- Pjekja
- Tejpjekja

Tema 7: Shtimi i hardhisë

Mënyrat e shtimit të hardhisë janë:


Shumimi me farë që përdoret për të krijuar kultivarë të rinj nga farat e përfitura nëpërmejt
hibridizimit seksual.Farat duhet të merren nga kokrra të pjekura mirë e të marra nga mesi i
veshulit. Ato e ruajnë fuqinë mbirëse për 2-3 vjet. Merren nga bimë të pa shartuara dhe me
moshë të re 5-6 vjeçare. Farat duhen pastruar me kujdes nga tuli i kokrrës pasi tuli ul
përqindjen e mbirjes.
Fara e hardhisë mbillet në pranverë, kur temperatura mesatare e ajrit është mbi 15 oC, që për
kushtet e vendit tonë përkon me muajt Prill-Maj.
Shumimi vegjetativ që është mënyra kryesore e shumimit të hardhisë, në themel të së cilës
qëndron ndarja mitotike e qelizave, prandaj bimët e reja trashëgojnë tiparet e bimës mëmë nga
janë marrë pjesët vegjetative Ky shtim mund të bëhet me: copa, përpaja dhe shartim.
Shumimi me copa është mënyra më e vjetër dhe më e lehtë për t’u realizuar.Copat që
përdoren për shumim, në varësi të moshës dhe zhvillimit anatomik mund të jenë: të gjelbra,
gjysëm të drunjëzuara dhe të drunjëzuara.
Në praktikë, metoda më e përdorur është shumimi me copa të drunjëzuara, në këtë rast
përdoren sharmenda të pjekura me moshë një vjeçare.
Shumimi me përpaja që realizohet me pjesë të trupit të hardhisë (lastarë, sharmendë, krah),
të cilat vendosen për rrënjëzim pa u shkuputur nga bima mëmë.
Përpajat përdorën për:
- shumimin e disa kultivarëve me aftësi të ulët rrënjëzuese.
- plotësimin e boshllëqeve që shkaktohen nga tharja apo dëmtimi i bimëve në drejtim të
rreshtave te vreshtit.
- shumimin e pjergullave dhe erekëve në gjatësi të ledheve, praktikë e njohur në rajonet
e thata malore ku toka bujqësore është e pakët dhe mbi ujë.
Përpajat mund të jenë:

16
- Përpaja të thjeshta kur ajo asnjëherë nuk shkëputet nga bima mëmë që në vitin e parë.
Shkëputja duhet të bëhet vitin e dytë pasi bima e re te jetë fuqizur e të ketë krijuar
sistemin rrënjor të saj.

- Përpaja shumëfishe që përdoren për të rritur koefiçientin e shumimit.


- Përpajat e gjelbra për të përfituar bimën e re përdoren lastarët e rinj të vitit në
vazhdim ku rrënjëzimi është më i mirë dhe më i shpejtë, kështu shkurtohet me një vit
afati i përftimit të bimëve të reja. Lastarët e gjelbër shtrihen për rrënjëzim që në
muajin qershor.

Shumimi nëpërmjet shartimit

Shumimi nëpërmjet shartimit është mënyra kryesore e prodhimit të fidanëve të hardhisë.


Shartimi është bashkëjetesë, ndërvartësi ndërmjet komponentëve të shartimit, mbishartesës
dhe nënshartesës. Mënyrat kryesore të shartimit të hardhisë janë shartimi në tavolinë (me
gjuhëz), në vend i hardhisë dhe të gjelbra.
Rezultati i shartimit varet nga faktorë të jashtëm të cilët janë temperatura, lagështira, koha e
kryerjes së shartimit, zbatimi i rregullave teknike gjatë shartimit, si dhe faktorët e brendshëm
si:
- afiniteti anatomik dhe fiziologjik ndërmjet komponentëve
- përputhja e shtresave të kambiumit
- mosha e copave
- cilësia e ruajtjes së copave
Nënshartesa me përshtatshmëri dhe qëndrueshmëri më të mirë janë nga kryqëzimet ndërmjet
V Riparia x V Rupestris; V Berlandieri x V Riparia; V Berlandieri x V Rupestris;

Mbjellja e vreshtit antifilokserik.


Mbjellja bëhet me fidanë të parapërgatitur si për vreshtat e prodhimit të rrushit ose nëpërmjet
rrënjëzimit direkt në vendin e përhershëm të copave të hardhisë amerikane. Për mbjellje
përdoret material i përfituar nga seleksionimi klonal, me 100% pastërti varietore. Para
mbjelljes duhet të bëhet punimi qilizëm i tokës, të paktën në 80 cm thellësi duke e shoqëruar
me plehërim bazë, zakonisht hidhen 400-500 kv/ha pleh organik, 10-12 kv/ha superfosfat, 4-5
kv/ha sulfat potasi. Mbjelljet bëhen në distancat 3 m rreshti nga rreshti dhe 1.5 m bima nga
bima për të siguruar 200-250 mijë copa me gjatësi 38-42 cm dhe diametër 6-12 mm.

Mbjellja e nënshartesave, mënyrat dhe afatet e mbjelljes


Mbjellja e nënshartesave bëhet me copa të rrënjëzuara dhe me copa të parrënjëzuara.
Vendosja e copave në vendin e përhershëm bëhet në periudhën mars-prill, sipas zonave
klimatike dhe ecurisë së temperaturës.

17
Shërbimet teknologjike në vreshtin antifilokserik
- Kontrolli për pastërtinë varietore bëhet në muajin gusht. Bimët që nuk i përkasin varietetit
të duhur shkulen dhe asgjësohen. Marrja e sharmendave bëhet çdo vit duke i prerë ato
pothuajse rrafsh me kokën e cungut.
- Operacionet e gjelbra kryhen gjatë vegjetacionit për të rregulluar numrin e përshtatshëm të
lastarëve që lihen për tu rritur në çdo bimë dhe heqjen e sqetullorëve dhe përdredhëseve, pa
shkatuar plagë mbi lastarët.
Pjekja e sharmendave dhe treguesit e pjekjes
Në fund të vegjetacionit, lastarët rrëzojnë gjethet dhe ndërrojnë ngjyrën nga e gjelbër në kafe
të errët.
Prerja dhe ruajtja e sharmendave për nënshartesa. Prerja e sharmendave bëhet në
periudhën Dhjetor-Janar. Priten aq cungje sa është e mundur lidhja dhe shtratifikimi brenda
ditës.Copat lidhen në tufa dhe dërgohen për ruajtje në ambientet e shtratifikimit, ku
temperatura mbahet 2-3oC. Ruajtja e copave mund të bëhet në transhe ose në frigorifer, në
temperaturë 1-3oC dhe në lagështirë ajrore 90-95%.

Shartimi në tavolinë
Në këtë proces marrin pjesë dy komponentë: nënshartesa antifilokserike, dhe mbishartesa e
përbërë nga një syth, marrë nga kultivari që duam të përhapim. Mënyra e kryerjes së
shartimit në tavolinë. Nisur nga mjetet që përdoren, shartimi realizohet me dy mënyra:
- Me dorë duke përdorur brisqe shartimi.
- Me makineri të specializuara për shartim (makina tip “OMEGA” etj).
Komponentët bashkohen duke i puthitur e më pas
dërgohen për parafinim. Pas bashkimit të
komponentëve të shartimit ata kalohen në
parafinë për izolimin e pikës së shartimit nga
ambjenti i jashtëm. Parafina mbahet e shkrirë në
temperaturë 68-72oC. Pas parafinimit, shartesat
duhet të vendosen në ambjentet e kallusimit. Në
dhomat e kallusimit, lagështira relative e ajrit
duhet të mbahet në kufijtë optimalë, 85-90%.
Zgjatja e periudhës së kallusimit varet nga
temperatura e ambjentit në dhomat e kallusimit.
Në 15oC±1, kallusimi zgjat 30 ditë, në 22oC±1,
kallusimi zgjat 20 ditë, në 30oC±1, zgjat 2-15 ditë
dhe në 35oC±1, nuk zhvillohet kallus. Rezultatet më të mira arrihen në temperaturë 22-24oC
Tallashi duhet të mbahet i shkrifët dhe me lagështirë normale në brendësi. Mbjellja e
shartesave në parcelën e rrënjëzimit, duhet të bëhet kur temperatura e tokës në thellësi 15-20
cm të jetë 10-12oC.
Toka e caktuar për shartesore punohet 40-50 cm thellë, në vjeshtë vonë ose herët në pranverë.
Bëhet plehërimi bazë me 400-500 kv/ha pleh organik të kalbur mirë, 6-8 kv/ha superfosfat
dhe 3-4 kv/ha pleh potasik.Përpara mbjelljes, toka nivelohet, diskohet dhe më pas bëhet
piketimi i rreshtave ku do mbillen shartesat.
Menjëherë pas mbjelljes bëhet ujitja e cila ndihmon në rritjen e kontaktit të shartesës me
tokën. Ujitja duhet të bëhet me sasi të vogla uji, me kujdes që të mos laget pika e shartimit.
Gjatë vegjetacionit, sipas kushteve të motit, bëhen 4-6 ujitje. Zakonisht kryhen 2 prashitje, të
shoqëruara me hedhjen e plehrave plotësuese kryesisht azotike. Prashtja e parë bëhet kur
lastari ka 6-8 gjethe, prashitja e dytë bëhet një muaj më vonë.Gjatë vegjetacionit bëhen disa
trajtime fitosanitare sipas nevojës kundër barërave të këqija, vrugut, hirit, etj.
Në zonën e ulët bregdetare shkulja e fidanëve fillon që në muajin nëntor dhe mund të
vazhdojë gjatë gjithë dimrit, duke shmangur punën në ditët me reshje, ngrica dhe erë të ftohtë.

18
Në zonën e lartë të vreshtarisë, shkulja fillon në fund Tetori dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë
Nëntorit. Pas shkuljes, fidanët grupohen në dy klasa:
Në klasën e parë hyjnë fidanët që plotësojnë këto kushte:
- Pastërtia varietore 100%.
- Ngjitje e plotë dhe e qëndrueshme në pikën e shartimit.
- Në nyjen e fundit (bazë) janë zhvilluar 2-3 rrënjë të shëndosha me trashësi mbi 2 mm
dhe gjatësi mbi 15 cm. Ato lidhen në tufa me nga 25 bimë, ngjitet etiketa ku shkruhet emri i
kultivarit, nënshartesa e përdorur, prodhuesi, etj.
Në klasën e dytë futen fidanët që plotësojnë këto kushte:
- Pastërtia varietore 100%
- Ngjitje e mirë në pikën e shartimit
- Kanë 1-2 rrënjë kryesore të zhvilluara mirë
- Lastarë të zhvilluar me gjatësi 10-15 cm.
Fidanët që nuk plotësojnë treguesit e mësipërm, asgjësohen.

Tema 8: Krijimi i vreshtave të rinj

Vreshtat e rinj ngrihen me fidanë të shartuar antifilokserikë, kurse në tokat ranore- gurishtore
mund të mbillen edhe fidanë të pashartuar.Në përgjithësi, mosha e vreshtave me fidanë të
shartuar nuk i kalon 35-40 vjet. Puna për krijimin e vreshtit kërkon njohuri dhe përvojë për të
rritur prodhimin, cilësinë, efektivitetin e vreshtit dhe ulë shpenzimet.
Zona e caktuar për ngritje vreshti duhet të plotësojë këto kushte:
- Të lejojë rritjen dhe zhvillimin e mirë të hardhive në përgjithësi, dhe të kultivarëve që
kërkohen të shtohen në veçanti.
- Blloqet ku do të ngrihen vreshtat të jenë të përqendruar dhe me mundësi zgjerimi nga
viti në vit.
- Të kërkojnë sa më të pak shpenzime për sistemimin, punimin, mirëmbajtjen,
transportin.
- Të përfitojnë dhe të shfrytëzojnë sa më mirë rrjetin rrugor ekzistues, burimet e
ujërave, plehrave, qendrat ekonomike dhe sektorin e blegtorisë.
Hallkat kryesore të organizimit të territorit janë:
- Ndarja në ngastra ku zonat e caktuara për shtrirjen e vreshtarisë, ndahen në njësi
ekonomike-organizative si: masivi, sektori, blloku, ngastra. Masivi është njësia më e
madhe ekonomike organizative që përfshin territore me vreshta ekzistuese, me mbjelljet e
reja të përvitshme dhe me ato që do të bëhen në të ardhmen, në një zonë të caktuar.
Sektori është pjesë përbërëse e masivit. Në varësi të specializimit dhe përqendrimit, çdo
sektor mund të ketë 60-350 ha vreshta. Blloku është një sipërfaqe e përqendruar me 15-50
ha të vendosur pak a shumë në kushte të njëjta klimatike, tokësore dhe ekonomike. Blloku
përbën objektin e organizimit të një brigade të specializuar prodhimi, e cila mund të ketë
disa ngastra. Ngastra është njësia bazë e organizimit të vreshtit. Madhësia dhe forma e saj
varen nga relievi, pjerrësia, mënyra e sistemimit të sipërfaqes, shkalla e mekanizimit,
kultivari dhe mënyra e kultivimit. Zakonisht në kushte fushore ose në kodrina, me
mundësi mekanizimi, ngastra mund të arrijë 8-10 ha, kurse në faqe të pjerrëta, me reliev të
thyer, jo më shumë se 1-2 ha. Në zonat kodrinore - malore shtrihen tërthor pjerrësisë. Në
varësi të relievit, raporti i gjatësisë me gjerësinë duhet të jetë 1:2 deri 1:3.
- Shtrirja e rrjetit rrugor dhe ujitës duhet të parashikohen që në fillim. Rrugët kryesore
ndërtohen në formë brezaresh sipas vijave rrushkulluese, gjithmonë tërthor pjerrësisë, 50-
80 m larg njëra-tjetrës. Ato lidhen midis tyre me rrugët vertikale që ndërtohen në kurrize
më të sheshta, me pjerrësi jo më të madhe se 6-8°. Zakonisht, gjerësia e rrugëve kryesore

19
lihet 6-8 m, e atyre që ndajnë ngastrat, 4-6 m, kurse brenda ngastrës, 2-3 m. Anës rrugëve
ndërtohen dhe kanalet ujëmbledhëse e kulluese. Në zona kodrinore këto kanale përdoren
edhe për ujitje. Ato nuk duhet të kenë pjerrësi më të madhe se 2-3%.
- Ndërtimi i brezave pyjore mbrojtës shërben për mbrojtjen e tokës dhe ruajtjen e ledheve të
rrugës nga rrëshqitjet, gërryerjet, për mbajtjen e ujërave, për kufizimin e veprimit
dëmprurës të erërave të fuqishme. Për ndërtimin e brezave pyjore dhe korijeve mbillen
drurë të qëndrueshëm ndaj thatësirës, me rritje të shpejtë dhe mundësisht me gjelbërim të
përhershëm.
- Vendosja e qendrave ekonomike.Këto objekte ndërtohen në afërsi të rrugëve kryesore
dhe afër burimeve të ujit dhe energjisë elektrike. Në qendrën e një njësie prodhimi duhet të
parashikohet ndërtimi i zyrave, sallës së mbledhjeve, magazinës së inventarit të imët,
depos së plehrave kimike etj.
- Ndërtimi i veprave për mbrojtjen nga gërryerjet dhe shpëlarjet duhet të bëhet para
mbjelljes së hardhive. Mbas mbjelljes ndërtimi i veprave të tilla vështirësohet, dëmton të
mbjellat, pengon punimet dhe rrit shpenzimet e paparashikuara.
Përgatitja e tokës për mbjellje vreshti
Ngastrat me shkurre ose drurë pyjorë dhe gurë të mëdhenj pastrohen dhe sistemohen. Pas
sistemimit bëhet punimi qilizmë me thellësi 80 cm, i cili krijon kushte për zhvillimin në
thellësi të mëdha të sistemit rrënjor. Në punimin qilizmë nxirren jashtë të gjitha mbeturinat
rrënjore të bimësisë, gurët e mëdhenj dhe cungjet e rrënjëve të vjetra.Gjatë përmbysjes së
shtresave të sipërme të tokës bëhet edhe plehërimi bazë organo- mineral, me 300-400 kv/ha
pleh organik, 6-8 kv/ha superfosfat dhe 3-4 kv/ha plehra të kaliumit. Në toka acide, sipas
shkallës së aciditetit, hidhet edhe 30-50 kv/ha pluhur gëlqereje i pashuar.Përgatitja e tokës
qilizmë përfundon të paktën një muaj përpara mbjelljes.
Piketimi është përcaktimi përfundimtar i drejtimit të rreshtave dhe i dendësisë së mbjelljes, i
cili kërkon kujdes të veçantë. Piketimi fillon në ngastrat ku kanë mbaruar sistemimet,
brezarimet, kanalet, shpyllëzimet, qilizma e plehërimi bazë.
Pas piketimit hapen gropat dhe bëhet mbjellja. Mbjelljet mund të bëhen me fidanë të shartuar
antifilokserikë ose me copa të pashartuara të rrënjëzuara. Me përgatitje të fidanit nënkuptohen
këto procese: shkurtimi i rrënjëve fundore deri në gjatësinë 10-15 cm, shkurtimi i lastarit të
dalë nga sythi i nënshartesës me gjatësi 2-4 sytha, zhytja e rrënjëve në përzierje bajge të
freskët me deltinë, në raport 1:3. Pas përgatitjes mbahen për disa orë në ujë.
Mënyrat e mbjelljes së hardhisë
Drejtimi i rreshtave përcaktohet nga sistemimi sipërfaqësor i tokës ku do mbillet vreshti dhe
mundësia për mënjanimin e gërryerjes. Në faqe të pjerrëta drejtimi i rreshtave vendoset
kurdoherë tërthor pjerrësisë, sipas vijave rrushkulluese të përmirësuara.
Meqenëse vreshtat mbillen në kushte të ndryshme klimatiko- tokësore, dendësia e mbjelljes
ndryshon. Për mbjelljet në toka fushore dhe kodrina me pjerrësi të lehtë, me taban të thellë e
të shëndosha, me mundësi mekanizimi, largësitë e mbjelljes mund të jenë 2.4-3m midis
rreshtave dhe 1.2-1.4m midis bimëve. Në zonën fushore, në toka me taban të thellë dhe
mundësi ujitje, në rastin e kultivimit për rrush tryeze, hardhitë mund të mbahen në formë
tende me largësi 2.5-3m midis rreshtave dhe 2.5-3m midis bimëve brenda në rresht. Në toka
kodrinore me pjerrësi mesatare, ku ka mundësi për mekanizim dhe për agroteknikë të lartë,
largësitë mbahen 2.2-2.4 x 1.2-1.4m. Në brezare, ku punimet mund të mekanizohen, largësitë
mbahen 2-2.2 x 1-1.2m. Në brezare, ku nuk ka mundësi mekanizimi, largësia mbahet 1.2-1.5
x 0,8-1m. Në faqe kodrinore, me pjerrësi të madhe, ku mund të futen vetëm kafshët e punës,
largësitë mbaban 1.5-1.7 x 0.8-1m.
Mbjelljet mund të bëhen me gropa të hapura me bel ose me plug special. Mbjellja e hardhive
në gropa të hapura me përmasa normale është mënyra më e mirë. Në hapësirën e gropës ka
mundësi të hidhen e të përzihen më mirë plehrat organo-minerale, si dhe të shtrihet më

20
lirshëm sistemi rrënjor. Në çdo gropë hidhen zakonisht 5-10 kg pleh organik, 150-250gr
superfosfat dhe 80-100gr pleh kaliumi.

Kultivimi i vreshtave të rinj


Vreshtat quhen të rinj që nga çasti i mbjelljes deri në futjen e plotë në prodhim. Sipas formës
së mbajtjes dhe masës së krijimit të saj, kjo periudhë mund të jetë nga 3-4 vjeçare, deri në 6-
7-vjeçare. Që toka të mbahet e shkrifët, menjëherë pas mbjelljes bëhet punimi i zakonshëm
20-25cm, duke u kujdesur të mos preket zona e gropës. Për luftimin e barërave të këqija
bëhen 3-4 deri 6-7 prashitje dhe kultivime. Zakonisht pas mbjelljes bëhen dy kontrolle. Rreth
dy javë pas mbjelljes bëhet kontrolli i parë i hardhive. Kur mbi mbulesat me dhè fillojnë të
shfaqen majat e lastarëve të rinj, bëhet kontrolli i dytë. Gjatë këtij kontrolli shkriftohet dheu
rreth lastarit të ri. Gjatë vitit të parë zakonisht bëhen dy zvjerdhje. Me këtë masë hiqen rrënjët
sipërfaqësore që dalin nga pika e shartimit prej mbishartesës dhe filizat e rinj që mund të
zhvillohen prej nënshartesës. Zvjerdhja e parë bëhet kur lastarët e rinj kanë çelur 4-5 gjethe.
Për të kryer këtë proces, toka rreth hardhisë gërmohet në thellësinë 20 cm nën pikën e
shartimit. Pas zvjerdhjes hardhia mbulohet përsëri. Zvjerdhja e dytë bëhet zakonisht nga
fundi i gushtit. Pas zbulimit dhe prerjes së rrënjëve sipërfaqësore pika e shartimit tashmë lihet
zbuluar. Zvjerdhja forcon lidhjet midis nënshartesës dhe mbishartesës, nxit zhvillimin e
shpejtë të sistemit rrënjor, mënjanon efektin dëmprurës të thatësirës verore.
Zakonisht gjatë vegjetacionit bëhen dy plehërime plotësuese: i pari, kur lastarët kanë lëshuar
6-8 gjethe (Qershor) dhe i dyti një muaj më vonë. Për çdo plehërim përdoren 10-20 l tretësirë
më këtë përmbajtje: 300gr nitrat amoni, 400-500gr superfosfat dhe 250gr sulfat kalium të
tretura në 1001ujë. Kjo tretësirë hidhet në thellësi 30-35 cm nga të dy anët e rreshtit, në
largësi 10-15 cm larg trupit.Ujitjet janë të domosdoshme në vreshtat e rinj të mbjellë në toka
gurishtore dhe ranore.
Në periudhën Qershor-Korrik kur lastarët kanë arritur gjatësinë 40-50 cm, ata lidhen në
pozicion vertikal. Në vitin e parë lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve duhet të jetë e
vazhdueshme dhe e kujdesshme, që me daljen e gjetheve të para deri vonë në vjeshtë.
Në vitin III-të i jepet rëndësi caktimit të lartësisë së cungut, formës dhe sistemit të krasitjes,
barërave të këqija, sëmundjeve e dëmtuesve, etj.
- Sistemi mbështetës individual,
- Sistemi mbështetës spalier vertikal
- Sistemi mbështetës në formë tendash

Tema 9: Krasitja dhe formimi i hardhisë

Hardhia është bimë kacavjerrëse me fuqi të madhe rritjeje dhe me trup të paqëndrueshëm. Për
të marrë formën, madhësinë dhe shtrirjen e duhur në hapësirë ajo u nënshtrohet prerjeve
sistematike.Në praktikë ndërhyrjet në organe të ndryshme, në përgjithësi, quhen krasitje.
Sipas qëllimit, ato i ndajmë ne krasitje formuese dhe në krasitje prodhuese. Sipas kohës së
zbatimit ato quhen krasitje dimërore ose të thata dhe krasitje verore ose të gjelbra.
Sot, në agroteknologjinë e hardhisë, krasitja është operacion i domosdoshëm, bazë për
prodhimin.
- Zëvendësimi i përvitshëm i elementeve të prodhimit është ligj themelor në krasitjen e
hardhisë.Sharmendat njëvjeçare me sythat e tyre dimërore që lihen pas krasitjes, pasi japin
lastarët e lulesat, e humbasin vlerën e tyre prodhuese për vitin tjetër. Në krasitjen e
ardhshme ato duhen hequr dhe zëvendësuar me sharmenda të reja njëvjeçare. Nga ky
zëvendësim i përvitshëm vërehet se organet e frytifikimit largohen drejt majave. Kjo do të
thotë se krahët e cungut zgjaten drejt majave dhe zhvishen nga elementet e reja.
Krasitja dhe formimi i hardhive, ndonëse fillojnë që me përgatitjen e fidanit për mbjellje, pas

21
vitit të parë kalojnë:
- Faza e krasitjes formuese. Që në vitin e parë pas mbjelljes dhe deri në moshën 5-6 vjeçare,
bima është në rritje të shpejtë. Në këtë periudhë, krasitja bëhet për t'i dhënë bimës një cung
dhe trajtë të caktuar, me madhësi e lartësi të dhënë, me rritje të fuqishme, e aftë të mbajë
prodhime të larta e me cilësi të mirë. Kjo fazë ndahet në dy nënfaza:
- Hardhia në rritje, ku deri në moshën 2-3 vjeçare, krasitja duhet të jetë sa më e lehtë, që
bima të zhvillojë aparat gjethor dhe sistem rrënjor të fuqishëm. Këtu fillon puna për
krijimin e cungut të drejtë, pa plagosje, me lartësi të caktuar, si dhe lihen fillesat e krahëve
ose të elementeve të prodhimit. Lastari që caktohet për cung, duhet të mbahet i lidhur
vertikalisht dhe pa plagosje, kurse lastarët që dalin mbi të duhet të mos i nënshtrohen
prerjeve.
- Faza e krasitjes prodhuese. Duke filluar nga mosha 5-6 vjeçare, ku mbi hardhi janë
vendosur elementet e formimit (cungu, krahët) dhe elementet e prodhimit (çepat,
sharmendat prodhuese) dhe deri në moshën 25-30 vjeçare, hardhia ruan një gjendje gati të
pandryshuar, nivelin e prodhimit.
- Faza e krasitjes ripërtëritëse përmbledh këto operacione:
- punimin qilizmë 60-70cm të tokës midis vreshtave dhe hedhjen e plehrave organo-
minerale,
- uljen e ngarkesës së sythave për bimë,
- prerjen e pjesëve të vjetra ose heqjen e plotë të cungjeve të vjetruara,
- groposjen e plotë të cungjeve shumë të dobësuara dhe krijimin e bimëve të reja në
vendet boshe më përpara.

Sistemet e krasitjes
Në vreshtari, në varësi të mënyrës së prerjes së sharmendës 1-vjeçare, dallohen tri sisteme
krasitjeje: e shkurtër, a e gjatë dhe e përzier.
Me krasitjen e shkurtër sharmendat prodhuese shkurtohen me 1-3 sytha dhe quhen çepa
prodhimi. Nga çdo çep, zakonisht, lihen të zhvillohen dy lastarë të rinj.
Krasitjet e shkurtra kanë këto anë të mira:
- Sythat drunorë të çepave kanë përqindje të lartë çeljeje.
- Lastarët e rinj të dalë prej çepave kanë rritje të fuqishme e të njëtrajtshme.
- Çelja e plotë e sythave në pjesën fundore të sharmendës siguron ruajtjen e formës dhe
mënjanon ngritjen e shpejtë të elementeve të prodhimit nga cungu, krahët dhe kordonët
shumëvjeçarë.
Por krasitjet kanë edhe dobësi:
- Me prerjen e shkurtër të sharmendës në disa kultivarë rrushi nuk shfrytëzohen plotësisht
mundësitë prodhuese të hardhisë, sepse sythat e bazës në këta kultivarë kanë
prodhimtari të ulët ose shumë të ulët. Po kështu, në zona të ftohta prodhimtaria e
sythave të bazës është më e ulët sesa në zonat e ngrohta.
Krasitjet e gjata kanë këto anë të mira:
- Lejojnë shfrytëzimin më të mirë të pjellorisë së lartë të sythave në mes të sharmendës.
- Shfrytëzojnë mirë fuqinë e përgjithshme të hardhisë.
- Krijojnë kushte për marrjen e prodhimeve të larta në hardhitë me fuqi të mëdha rritjeje.
Krasitjet e gjata kanë dobësi:
- Me lënien e gjatë të sharmendës, një pjesë e mirë e sythave nuk çelin. Si rregull, sythat
e bazës nuk arrijnë të çelin, ato të mesit mbeten prapa në zhvillim, kurse prej sythave të
majës dalin lastarë me rritje të fuqishme.
- Si pasojë e mosçeljes së sythave të poshtëm elementet e prodhimit, nga viti në vit, rriten
shpejt dhe largohen nga pjesët e vjetra shumëvjeçare.
- Shkaktojnë zhveshje të shpejtë të kurorës dhe plagosje të rënda për rivendosjen e
formave të trajtimit, duke shkurtuar në mënyrë të ndjeshme jetën e bimës.

22
Format e trajtimit të hardhisë.
Në çdo sistem krasitjeje ka forma të shumta trajtimi. Forma është mënyra e shtrirjes në
hapësirë e pjesëve të ndryshme të kurorës së hardhisë: krahëve, kordonëve, sharmendave dhe
lastarëve të rinj.Të njëjta forma trajtimi mund të zbatohen në sisteme të ndryshme krasitjeje.
Format e ndryshme, qofshin edhe brenda një sistemi krasitjeje, grupohen në bazë të lartësisë
së cungut, madhësisë së kurorës dhe mënyrës së shtrirjes në hapësirë të pjesëve të saj.
Sipas lartësisë së cungut dallojmë këto forma trajtimi:
- Shumë të ulëta me lartësi 10-25 cm
- Të ulëta me lartësi 25-50 cm
- Mesatare me lartësi 50-80 cm
- Të larta 80-120 cm
- Shumë të larta mbi120 cm.
Sipas mënyrës së shtrirjes në hapësirë të elementeve të kurorës dallohen forma:
- shkurre: kupore, erashkë
- gardh vertikal: gijo, kordon
- shtrat horizontal: tendat, erekët
- gardh në shtrat të pjerrët: pjergulla, erekë

Format kryesore të krasitjes së shkurtër janë:


- Forma kupore është formë krasitjeje me shtrirje të vogël, me cung shumë të ulët me lartësi
20-40cm, me mbështetje individuale ose pa mbështetje. Forma kupore është e
përshtatshme për zona kodrinore- malore, në faqe të pjerrëta, në toka të varfra e të thata
ose në zonat e larta të vreshtarisë, ku kërkohet që prodhimi të jetë sa më afër tokës. Në
kushte të tilla forma kupore shoqërohet me mbjellje të dendura 8000-10000 bimë/ha.
Zbatohet në kultivarët me prodhimtari të mirë të sythave të bazës, si: Vloshi, Debinat,
Serinat, Sheshi i zi, Sheshi i bardhë, etj.
- Forma kordon horizontal me çepa zbatohet mbi cungje me lartësi të ndryshme nga 40-
120cm. Në zonat kodrinore -malore, të pjerrëta, të thata, të varfra, hardhitë me këtë formë
mbillen dendur 1.5m rreshti nga rreshti dhe 1m bima nga bima, me lartësi 40-50 cm. Në
toka me taban të thellë të sistemuar, me mundësi mekanizimi, gjerësia e rreshtave arrin në
2-2,2 m, largësia midis bimëve 1-1.2 m, kurse lartësia e cungut 50-60 cm. Në toka të thella
pjellore, të sheshta e të ujitshme, gjerësia e rreshtit arrin 2.4-3 m, largësia midis bimëve
1.4-2 m, kurse lartësia e cungut 80-100 cm.
Ky lloj kordoni krijon kushte të mira për mekanizimin e punimeve dhe të trajtimeve
fitoshëndetësore.
Format kryesore të krasitjes së gjatë janë:
- Forma e Sheshit që zbatohet ne fshatrat e zonës së Ndroqit në kultivarët Shesh i zi dhe
Shesh i bardhë. Hardhitë mbahen në cungje shumë të ulëta,10-15 cm, rrallë më shumë, në
të cilat formohen trashje shumëvjeçare në formë koke. Mbi kurorën e kokës, gjatë
krasitjes, lihet 1 ose 2 sharmenda prodhimi në gjatësi 6-7 sytha secila. Kjo formë
zbatohet në faqe të pjerrëta kodrinore, në toka të thella, të thata, pa ujitje, pa mundësi
mekanizimi, me dendësi të madhe bimësh 10-12 mijë hardhi/ha. Me këtë formë janë
marrë kurdoherë prodhime të larta 100-300 kv/ha të qëndrueshme dhe me cilësi shumë të
mirë.
- Forma ombrellë ku mbi cungun me lartësi deri 1.6 m, lihen 2-3 krahë të shkurtër. Cungu
gjithmonë mbështetet pas një huri të qëndrueshëm.Sharmendat prodhuese, me gjatësi 15-
18 sytha, fillimisht mbështeten mbi një tel të shtrirë 10-15 cm mbi kokën e cungut dhe
përkulen në formë harku me kokëposhtë, duke i lidhur 90-100 cm mbi sipërfaqen e tokës.
Lastarët e rinj që dalin nga sharmendat, lihen të varen poshtë pa asnjë lidhje. Edhe kjo
formë e krasitjes së gjatë mund të plotësohet me çepa zëvendësimi, për të kaluar në
krasitjen e përzier.

23
- Forma Kazarsa është variant i formës Sylvoz, por që në formën e saj klasike, ka një cung
të lartë 1.6-1.7m dhe një kordon shumëvjeçar të shtrirë horizontalisht. Në këtë lartësi
shtrihet teli i mbështetjes individuale. Mbi kordon vendosen sharmendat e prodhimit me
numër dhe gjatësi të ndryshme, në varësi të largësisë së mbjelljes, fuqisë së rritjes së
bimës, pjellorisë së tokës dhe mundësive të ujitjes.
- Format e krasitjes së përzier janë: Forma gijo përbëhet nga cungu me lartësi 30-80
cm mbi të cilin vendosen drejtpërdrejt një ose dy hallka prodhimi. Sipas numrit të
hallkave, forma quhet gijo e njëanshme kur ka një hallkë prodhimi dhe e dyanshme
kur ka dy hallka.
Forma gijo e njëanshme është formë me
cung të ulët, e përshtatshme për mbjellje
të dendura, në toka kodrinore-malore, të
varfra, të thata, në sheshe brezaresh, ku ka
mundësi mekanizimi me kafshë ose me
traktorë. Normalisht hallka e prodhimit te
vendoset drejtpërdrejt mbi cung, me
lartësi 30-50 cm, përbehet nga 1-2 çepa
zëvendësimi me nga dy sytha secili dhe
një sharmendë prodhimi me gjatësi nga 6-
12 sytha, në varësi të shkallës së pjellorisë
së sythave të sharmendës prodhuese. Në
praktikë këshillohet që hallka e prodhimit të ketë kurdoherë dy çepa zëvendësimi. Ky
variant quhet Gijo e njëanshme e modifikuar. Forma gijo e dyanshme mbahet me një
cung me lartësi 50-80 cm. Largësia midis rreshtave arrin 1.5-2m, kurse midis bimëve
brenda në rresht 1.2-1.4m. Mbi cung lihen dy hallka prodhimi, sharmendat e të cilave
shtrihen horizontalisht pas telit të parë majtas, tjetra djathtas në drejtim të rreshtit.
- Forma palmetë është një gijo e dyanshme me kate. Palmeta zakonisht ka dy kate, në të
cilat vendosen dy hallka prodhimi.Për këtë qëllim nevojitet sistemi mbështetës i
fuqishëm me shtylla dhe 5-6 radhë telash. Hardhitë mbillen në rreshta më gjerësi 2-2.5
m, kurse largësitë brenda në rresht mbahen 1.3-1.5 m në zona që nuk ujiten, e deri 1.8-
2.0 m në zona të ujitshme. Kati i parë i shtrirjes së hallkave vendoset në lartësinë 70
cm, kurse kati i dytë vendoset në telin e tretë, të sistemit mbështetës.
- Forma kordon me hallka ku mbi cungun me lartësi 50-100cm vendoset kordoni
horizontal. Mbi kordon vendosen hallka prodhimi, në largësi rreth 40 cm njëra nga
tjetra. Hardhitë e kësaj forme mbillen me rreshta me gjerësi 2-3 m dhe largësi brenda
rreshtit 1.6-2 m.Sharmendat priten me 6-8 sytha dhe lidhen vertikalisht pas telit te
tretë dhe të katërt.
- Erekët përhapen më shumë në oborre dhe anës arave. Në përgjithësi, këto janë forma
të mëdha dhe kërkojnë toka të thella, të freskëta dhe pjellore.Këto forma janë
kordone, të cilët, pasi shtrihen vertikalisht deri në njëfarë lartësie (1.8-2m) në një ose
dy kate, mbështeten në një shtrat horizontal në formë strehe, me një pjerrësi të lehtë.
Hardhitë mbillen në afërsi 0,8-1.2 m brenda në rresht dhe krasiten, zakonisht, me çepa
deri në tre sytha ose me sharmendë me 5-6 sytha.
- Pjergullat janë forma të lira e të shtrira mbi drurë pyjorë ose frutorë, me lartësi të
mëdha (3-4 m ose më shumë), me numër të madh cungjesh, kordonësh, të shpërndarë
në mënyrë të çrregullt mbi degët skeletore të këtyre drurëve. Me krasitjet e
përvitshme synohet heqja e sharmendave të tepërta dhe të dobësuara. Rreth 1,5 m mbi
këto degë lihen degë të tjera skeletore, kurse vazhdimi i trupit pastrohet nga
degëzimet për krijimin e hapësirave të lira në brendësi të kurorës.Në këto degëzime
shtrihen kordonët e pjergullës, kurse mbi kordonët formohen thjesht çepa ose hallka
prodhimi.

24
- Forma tendë është forma më e përsosur e pjergullave që lejon shfrytëzimin më të mirë
të tokës dhe të elementeve të prodhimit, duke i futur pjergullat në rrugën e
shërbimeve të intensifikuara. Hardhitë mbillen në largësi 3x3 m. Përbri çdo hardhi
vendoset një shtyllë me lartësi 2 m mbi sipërfaqen e tokës. Në majat e shtyllave
shtrihen tela në të dy drejtimet (rrjeti i madh). Telat e këtij rrjeti duhet të jenë të
trashë. Në brendësi të rrjetit të madh shtrihen tela më të hollë në largësi 50 cm, për të
formuar shtratin e vendosjes së masës vegjetative. Çdo hardhi formohet me një cung
të drejtë, të lidhur pas shtyllës, në lartësi 1.8 m, pastaj degëzohet në katër kordonë me
gjatësi 1.5 m, mbi të cilët krijohen çepat ose hallkat e prodhimit.
Veglat e krasitjes dhe mënyrat e prerjeve
Prerjet dhe plagosjet e përvitshme që bëhen gjatë krasitjeve i shkurtojnë jetën hardhisë nën
kulturë. Shërimi i plagëve te hardhia bëhet ngadalë dhe në mënyrë të pjesshme, për shkak të
përmasave të mëdha të enëve përcjellëse. Me kalimin e viteve, numri i plagëve dhe i prerjeve
shtohet dhe për pasojë pjesët e thara të krahëve dhe të cungut sa vijnë dhe ngushtojnë pjesët e
gjalla duke penguar ngjitje-zbritjen e lëngjeve ushqyese. Duke patur parasysh këto rrethana
krasitjet duhen kryer me vegla të posaçme dhe të rregullta. Kiza është një gjysmë hark metalik
i mprehtë me një dorezë druri. Kjo vegël bën prerje të pastra e plagosje të lehta. Gërshëra ka
dy buzë, njëra prerëse, tjetra mbështetëse, dhe një sustë, që mban hapur organet e prerjes.
Krasitjet e gjelbra
Në pranverë, me çeljen e sythave, numri i lastarëve të zhvilluar normalisht, sasia e lastarëve
frutorë, numri i kokrrave për çdo lastar frutor dhe fuqia e rritjes së tyre, që shihen qartë që në
javët e para të vegjetacionit, zbulojnë anët e mira dhe të dobëta të krasitjes dimërore,
mbështetin ose hedhin poshtë gjykimin dhe praktikën e krasitësit. Krasitjet e gjelbra janë
ndërhyrjet që bëhen në hardhi gjatë fazave të ndryshme të periudhës bimore. Ato zënë vend të
rëndësishëm në praktikën e prodhimit të gjerë dhe duhen vlerësuar si vazhdim dhe plotësim i
krasitjeve dimërore.Heqja e lastarëve pa prodhim vlerësohej si një operacion më i dobishëm
sesa vetë krasitja dimërore.
Krasitjet e gjelbra kanë për qëllim:
- Të rregullojnë gabimet e krasitjeve dimërore.
- Të mënjanojnë në kohë pjesët e panevojshme.
- Të lehtësojnë krijimin dhe ruajtjen e formës së dhënë për çdo hardhi.
- Të krijojë kushte për ndriçimin dhe ajrosjen më të mirë të masës gjethore.
- Të rregullojë raportet midis masës së rritjes vjetore dhe prodhimit.
Krasitjet e gjelbra duke qenë vazhdim dhe përmirësim i krasitjes dimërore, mbështeten në të
njëjtat parime. Llojet kryesore të krasitjeve të gjelbra janë:
Operacione të gjelbra mbi cungun dhe krahët shumëvjeçare:
- Heqja e thithakëve mbitokësorë është operacion i domosdoshëm, i cili duhet bërë sa
më herët në pranverë. Për këtë mjafton të fërkohet me dorë cungu ose lastari në
drejtim të kundërt me daljen e thithakëve dhe këta shkëputen me lehtësi. Gjatë
pranverës ky operacion përsëritet dy-tre herë. Mbi hardhi që kanë cungje shumë të
zhveshura këshillohet të lihet një thithak për ripërtëritje. Gjithashtu, nga thithakët e
dalë prej bazës së cungut lihen lastarë për përpaja, për plotësimin e boshllëqeve në
vreshtat e rritur.
- Heqja e thithakëve që dalin nga nënshartesa ose cungu nëntokësor. Në hardhitë e
shartuara antifilokserike shpesh vërehet një shpërthim i bujshëm i lastarëve të egër të
nënshartesës. Për largimin e tyre në fillim, zbulohet rrënja në thellësinë 15-20 cm dhe
pas prerjes rrafsh me cungun bëhet mbulimi i saj.
Operacionet mbi lastarët e rinj janë:
- Tëharrja është heqja ose rrallimi i lastarëve të dalë nga sharmenda prodhuese, të cilët
nuk nevojiten për krasitjen e ardhshme. Fillon kur lastarët arrijnë gjatësinë 8-10 cm
dhe kur mbi ta dallohet mirë lulesa dhe përdredhësja. Në çepat me dy-tre sytha lihen

25
kurdoherë nga dy lastarë. Kur nga i njëjti syth zhvillohen dy ose më shumë lastarë,
gjatë tëharrjes lihet vetëm një, më i fuqishmi dhe më prodhuesi.
- Prerjet e majave, sipas shkallës së shkurtimit të majës së lastarëve dallojmë prerje të
lehtë të majave ose pincim, prerje të zakonshme të majave ose shkurtim dhe prerje të
rënda të lastarëve.
- Pincimi i lastarëve është këputja me dorë e majës së re të rritjes së lastarit së bashku
me tre katër gjethëzat e reja. Ai ndalon përkohësisht rritjen e lastarit të rri dhe rrit
lidhjen e kokrrave në veshul. Ky operacion duhet të kryhet disa ditë para fillimit të
lulëzimit, me qëllim shtimin e prodhimit10-30%.
- Prerja e zakonshme e majave është heqja e majave të lastarëve së bashku me 3-4
gjethet e sipërme të formuara plotësisht. Prerja e majave ka për qëllim ndalimin e
harxhimit të lëndëve ushqyese për rritjen e lastarëve të rinj në fazat e vonshme të
vegjetacionit, të ushqehen më mirë veshulët, diferencimin e sythave për prodhimin e
vitit të ardhshëm, etj.Prerja e zakonshme e majave bëhet në hardhi me rritje të
fuqishme, me masë të dendur gjethore dhe prodhim të lartë. Shkurtimi i majave duhet
bërë vonë brenda fazës së rritjes së lastarëve. Praktikisht, në zonat e ulëta e bregdetare
shkurtimi i majave duhet bërë deri në atë masë sa të mbeten 8-10 gjethe mbi veshulin
e sipërm të lastarit prodhues, kurse në zonat më të freskëta, 10-12 gjethe
- Prerja e rëndë e majave, këshillohet vetëm në rastet kur: duam të shpejtohet formimi i
hardhive të reja dhe të futen ato sa më herët në prodhim; dëmtohet masa gjethore e
lastarëve kryesorë nga ngrica ose breshri; duam të marrim prodhime të dyta rrushi nga
lastarët sqetullorë mbi hardhi të fuqishme, por që kanë lastarë frutorë.Prerja e rëndë e
majave bëhet duke lënë mbi lastarin kryesor 4-5 nyjat e poshtme.
- Operacionet me sqetullorët njiheshin si heqja e plotë e tyre. Sot, me sqetullim
nënkuptohet një varg operacionesh të bashkërenduara si më poshtë: në hardhitë e
mbajtura në trajtë kupore dhe kordon me çep, sqetullorët hiqen plotësisht ose
shkurtohen me 2-3 gjethe, për të mos dëmtuar sythin dimëror dhe për të mënjanuar
dendësimin e masës gjethore.
- Rrallimi i gjetheve nënkupton hiqjen e3-4 gjetheve të nyjeve të poshtme të lastarit, nën
zonën e veshulëve. Heqja herët e këtyre gjetheve dëmton cilësinë e prodhimit dhe
dobëson diferencimin e sythave. Heqja e gjetheve të bazës bëhet dy javë para fillimit
të vjeljes, kur ato tashmë nuk luajnë rol aktiv në të ushqyerit e bimës. Heqja e
gjetheve në këtë fazë përmirëson ngjyrën dhe cilësinë e rrushit dhe pakëson rrezikun e
prekjes nga kalbëzimi.
- Unazimi është heqja në trajtë unaze e një pjese të lëvores së lastarit ose të sharmendës
prodhuese. Unaza duhet të hiqet nën veshulin e rrushit kur operacioni kryhet mbi
lastar, ose më poshtë se vendi ku del lastari frutor kur ai kryhet mbi sharmendën e
prodhimit. Unazimi e dobëson hardhinë, prandaj nuk lejohet zbatimi i tij për dy vjet në
të njëjtën hardhi.
- Operacionet në veshul:
- Lënia e lulesave të shumta në hardhitë e reja dobëson rritjen normale të lastarëve dhe
vonon futjen e hardhisë në prodhimtari të rregullt. Prandaj vitet e para një pjesë e
luleve hiqet para fillimit të lulëzimit.
- Rrallimi i kokrrave ka rëndësi sidomos për kultivarët e rrushit për tryeze dhe që
shpesh kanë veshulë të ngjeshur. Rrallimi bëhet kur kokrrat janë të vogla (sa një
kokërr piperi).

Tema 10: Shërbimet agrotenike në vreshta

Shërbimet agroteknike konsistojnë në sistemet e punimit të tokës në vreshta. Sipas kohës dhe
qëllimit në vreshta bëhen:
26
- Punime të vjeshtës, menjëherë pas vjeljes së prodhimit në thellësi 25-30 cm. Ky
punim kryhet gjithmonë tërthor pjerrësisë së kodres në trajtë kurrizesh me drejtimin
horizontal. Në zonën e ngrohtë kanali i punimit të vjeshtës mund të lihet në rreshtin e
hardhive duke i lënë zbuluar cungjet. Zakonisht me punimin e vjeshtës hidhen edhe
plehrat organike, supërfosfati si dhe plehrat potasike. Gjithashtu mbillen edhe bimë që
përdoren për plehërim të gjelbër batha, hasëlla, bizele etj.
- Punime të pranverës më të cekta 20-25cm.Në rast se në vjeshtë nuk është bërë
punimi atëherë në pranverë thellësia e punimit kryhet në 30 cm. Me punimin e
pranverës përmbysen edhe kulturat e mbjella për plehërim të gjelbër.
- Punime të verës kur vreshtat infektohen nga barërat e keqija dhe ka thatësirë të gjatë
bëhen më shumë prashitje me shat ose me kultivator 5-6, kurse në vjeshta të pastra e
në zonat e freskta 3-4 prashitje.Thellësia e prashitjeve ose e kultivimit në vreshta
është 10-12 cm çdo 20- 25 ditë duke filluar nga maj deri në fund të gushtit.
- Punimet periodike kryhen çdo 6-7 vjet në thellësi 40-50cm. Këto punime bëhen të
pjesshme graduale dhe shoqërohen me plehërime organiko-minerale. Një vit punohet
njëri krah i rreshtit,vitin tjetër krahu tjetër kjo bën që të mos dëmtohet sistemi rrënjor i
hardhive.
Përveç punimeve dhe prashitjeve rëndësi ka edhe lufta kundër barërave të këqija. Efekti i
herbicideve është më i ndjeshëm në vreshta nuk i zëvendëson punime, por ndihmon në
zhdukjen e barërave të këqija me shpenzime të pakta.Në vreshta përdoren dy lloj herbicidesh
para dhe pas mbirjes së barërave të këqija. Në grupin e parë bëjnë pjesë herbicidet mouron,
simazina, diuron. Diuroni përdoret në dozën 3-6 kg/ha i tretur në 400-800 l ujë kurse
simazina 4-10 l/ha këto herbicide luftojnë vetem barërat 1-vjeçare.Në grupin e dytë hyjnë
herbicidet dekuat dalapon në dozën 4-10 l/ha të tretur në 500-800 l ujë.
Para mbjelljes së bashku me qilizmën hidhen 400-500kv/ha plehra organike,ose gjatë
mbjelljes,8-12kg/rrënjë, 8-10kv/ha superfosfat, 3-4kv/ha sulfat kaliumi dhe gjatë vegjetacionit
prill-qershor hidhet 2.5-3.5kv/ha nitrat amoni.Këshillohet që plehrat azotike të hidhen
menjëherë pas rreshjeve.Në vitin e dyrë dhe të tretë gjatë vegjetacionit mund të hidhen plehrat
potasike 2-3 kv/ha, plehrat fosforike 4-6 kv/ha dhe plehrat azotike 3-4 kv/ha në tri duar. Dora
e parë hidhet me nitrat dhe superfosfat në fillim të prillit, e dyta nitrat + superfosfat +kalium
para lulëzimit mesi i majit dhe e treta në prag të zbutjes së kokrrave mesi i korrikut.Vreshti që
hyn në prodhim të plotë zakonisht plehërohet një herë në tre vjet me 400-500 kv/ha plehra
organike këto plehra hidhen në vjeshtë ose herët në pranverë në thellësi 25 – 30 cm dhe 50-60
cm larg rreshtit.Këshillohen këto doza nitrat amoni 2-3 kv/ha , superfosfat 6-8 kv/ha sulfat
kaliumi 2.5-3.5 kv/ha.
Bimët për plehërim të gjelbër mbillen herët në pranverë në fazën e lulëzimit ose lidhjes së
bishtajave. Këto bimë kositen dhe përmbysen së bashku me punimin e tokës.Hasëllet
përdoren për blegtorinë kurse masa rrënjore dhe kercejtpërmbysen si pleh i gjelbër .
Për vreshtarinë tonë që është tipike kodrinore–malore janë të mjaftueshme një deri në dy
ujitje. Ujitja e parë në fazën e rritjes së kokrrave gjysma e dytë e qershorit, kurse ujitja e dytë
në fazën e rritjes maksimale të kokrrës në prag të zbutjes së kokrrës gjysma e dytë e korrikut.
Efektin më i madhe i ujitjeve duket sidomos kur shoqërohet me plehërime plotësuese
minerale. Vreshtat e rinj në tokat e rënda kanë nevojë për sasi të pakta uji 600-800 m 3/ha,
kurse në vreshtat e vjetër dhe në toka të lehta përdoren sasi më të mëdha uji 1000- 1200
m3/ha. Pas ngritjes së vreshtave me gjithë shërbimet dhe me kujdesjen e përvitshëm vërehet
tharje, përzierje kultivarësh, bimë me prodhimtari të ulët, me dobësi në rritje lind nevoja e
shëndetësimit të vreshtave.
Shëndetësimi i vreshtave është zëvendësimi i përvitshëm i boshlleqeve, rishartimi i hardhive,
shkulja dhe zëvendësimi i bimëve të dëmtuara dhe të prekura nga sëmundje apo dëmtues. Në
masat për shëndetësimin e vreshtave janë plotësimet e sistemit mbështetës, punimi i thellë i
tokës, krasitjet ripërtëritëse.

27
Rindërtimi i vreshtave është tërësia e masave që synojnë në zëvendësimin gradual të
vreshtave të vjetër dhe të degraduar me vreshta të rinj,që u përgjigjen kerkesave të
teknologjisë bashkëkohore dhe japin efektivitet më të lartë ekonomik. Në varësi të masës së
degradimit, rindërtimi mund të jetë i pjesshëm dhe i plotë. Rindërtimi i pjesshëm synon
mënjanimin e të metave të veçanta si: ndryshimi i dëndësisë së mbjelljes dhe drejtimi i
rreshtave, ndërtimi dhe plotësimi i veprave kundër gërryerjes, ndërtimi i sistemit të ujitjes,
dryshimi i sistemit të mbështetjes.Rindërtimi i plotë ka si qëllim shkuljen e vreshtit të
degraduar dhe zëvendësimi me vresht të ri.

Tema 11: Kultivarët e rrushit

Bazuar në karakteristikat morfologjike dhe drejtimit ekonomik, kultivarët e hardhisë grupohen


në kultivarë për tavolinë ose konsum të freskët dhe për përpunim kryesisht për verë.
Kultivaret e secilës kategori kanë karakteristika të përbashkëta anatomike e morfologjike, të
përmbajtjes së lëndëve ushqimore etj.
Kultivari “Viktoria” ka veshul të madh në trajtë piramide, mesatarisht i ngjeshur me
peshë mesatare 600-700 gr. Është kokërrmadh me ngjyrë jeshile në të verdhë, formë
cilindriko-vezake, me peshë mesatare 10-12 gr. Lëvorja është mesatarisht e trashë, tuli është i
rreshkur dhe me dy fara. Periudha e çeljes së llastarëve dhe lulëzimi është e vonë.  Piqet herët
10-15 ditë pas kultivarit Kardinal. Bima ka gjethe të mëdha dhe pa push nga ana e faqes së
poshtme të saj. Hardhia është e fuqishme shumë pjellore. Pëlqen forma kultivimi të hapura si
në tendë, por përshtatet mirë edhe në spaliere. Preket nga hiri.
Kultivari Italia ka veshul të madh në formë koni-piramidale, i shkrifët me peshë mesatare
600-700 gr. Është kokërrmadh me ngjyrë të verdhë në të artë, formë vezake, me peshë
mesatare 8-10 gr, me shije dhe aromë të këndshme të rrushit. 
Moskat ka lëvore mesatarisht të trashë, tuli është pak i rreshkur por kërcitës me 15-18%
sheqer me dy fara. Shkon shumë mirë në të gjithë kushtet klimaterike dhe për këtë arsye është
bërë një rrush shumë i kërkuar në shumë vende të botës. Periudha e çeljes së lastarëve  ndodh
nga 10-15 prilli, lulëzimi në dhjetë ditorin e I të Qershorit. Piqet në dhjetë ditorin e I dhe të II
të Shtatorit. Bima është e fuqishme me veshula të mëdhenj e të bukur. Transportohet  lehtë në
largësi, prandaj shpesh herë quhet edhe mbretëresha e tregjeve. Prodhon vonë por në mënyrë
konstane.Veshuli është i bukur dhe me pamje të njëtrajtshme.
Kultivari “Kardinal” ka veshul mjaft të madh në formë cilindriko-konike, i shkrifët me
peshë mesatare 500-600 gr. Ka kokrra mesatare në të mëdha, të rrumbullakta, me cipë
mesatarisht e trashë, me ngjyrë  kuqe  në  vjollcë,  me shije  dhe  aromë  të pëlqyeshme.
Lëvorja është mesatarisht e trashë tuli është pak i rreshkur me peshë mesatare 7-9 gr me 15-
16% sheqer dhe me dy fara. Piqet në dhjetë ditorin e I dhe të II të gushtit. Bima është e
fuqishme me veshula të mëdhenj e të bukur. Nuk pëlqen krasitje të gjata. Përshtatet shumë
mirë në tendë, por edhe në spaliere shkon mirë. Ka një të metë që nuk duron shumë kohë pas
pjekjes pa u vjelur dhe menjëherë  pas  vjeljes duhet të transportohet dhe të tregtohet. Nuk i
duron transporteve të gjata. Piqet herët por prodhon në mënyrë konstane. Veshuli është i
bukur dhe me pamje të njëtrajtshme.
Kultivari “Bllek Mexhik” ka veshul mesatarisht të madh në formë konike piramidale,
mesatarisht i shkrifët me peshë mesatare 500-600 gr. Ka kokrra mesatare në të mëdha, në
vezake me ngjyrë blu në të zezë, me cipë mesatarisht e trashë, dhe që shkoqen me vështirësi
dhe nuk shtypen lehtë, me aromë të pëlqyeshme. Kokrra ka peshë mesatare 6 gr me 16%
sheqer dhe me dy fara. Periudha e çeljes së lastarëve ndodh nga fillimi i prillit, lulëzimi në
dhjetëditorin e tretë të Majit. Piqet në dhjetëditorin e I dhe të II të korrikut. Prodhon për një
cung rreth 13-14 kg rrush. Bima është e fuqishme me veshula të mëdhenj e të bukur. Gjethet
janë të mëdha pesë këndëshe me ngjyrë jeshile të errët më pak e gjelbërt nga ana e poshtme e
tyre. Nuk pëlqen krasitje të gjata. Përshtatet shumë mirë në tendë, por edhe në spaliere shkon
28
mirë. Ka një të metë që nese në periudhën e lulëzimit, shumë lule ngelen të pa pllenuara. Ka
Qëndrueshmëri ndaj transporteve të gjata.
Kultivari “Rexhina” është një ndër kultivarët e lashtë dhe më të përhapur për tavolinë. Ai
njihet në shumë emërtime si: Afuzali, Rozaki etj, dhe kultivohet pothuajse kudo në vendet e
Mesdheut. Veshuli është mesatarisht i madh dhe në forme cilindriko-piramidale, mesatarisht i
shkrifët dhe me peshë mesatare 600-700 gr. Ka kokrra të mëdha me formë vezake me ngjyrë
të verdhë në të artë me cipë mesatarisht të  trashë. Tuli është kërcitës i ëmbël dhe me aromë.
Pesha e kokrrës është 7-10 gr përmban 15-16% sheqer dhe me dy fara. Periudha e çeljes së
lastarëve ndodh në dhjetëditorin e dytë e të tretë të prillit. Lulëzimi është në dhjetëditorin e
parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin II dhe III të gushtit. Bima është e fuqishme me
veshula të mëdhenj. Gjethet janë të mëdha dhe pesë këndëshe me ngjyrë jeshile të errët.
Shkon shumë mirë në krasitjet e përziera por në forma të hapura, pra i përshtatshëm me
shumë për në tenda. Nuk pëlqen krasitje të shkurtra.Është i leverdishëm për t’u përhapur dhe
prodhon shumë.
Kultivari “Sulltanina” ka veshul mesatar në formë cilindriko - konike, mjaft  i shkrifët  me
peshë mesatare 350-400 gr. Ka  kokrra  mesatare në të vogla me formë të vezake me  ngjyrë
të verdhë në të artë. Tuli është i rreshkët dhe me aromë. Pesha e kokrrës është rreth 5 gr,
përmban rreth 18-19% sheqer. Kokrrat nuk kanë fara. Periudha e çeljes së lastarëve
ndodh në dhjetëditorin e tretë të Marsit dhe në fillim të Prillit. Lulëzimi  është  në
dhjetëditorin  e parë të Qershorit. Piqet në dhjetëditorin e I të Gushtit.
Gjethet  janë  mesatare  nga ana e sipërme janë me ngjyrë të gjelbërt dhe pa push, ndersa nga
ana e poshtme është me ngjyrë të gjelbërt të hapur dhe pa push. Bima është e fuqishme, shkon
shumë mirë në krasitjet e gjata në format tendë. Dallohet  për prodhimtari të lartë dhe që janë
pa fara. Është shumë i mirë për rrush në tavolinë, por shumë më i mirë si rrush për tharje.

Kultivarët autoktone për prodhimin e verës janë:


Sheshi i bardhë e Sheshi i zi, janë varietetet me të rëndësishëm për prodhimin e verës. Emri
vjen nga fshati kodrinor Shesh, që ndodhet 15 km larg Tiranës dhe nga ku u përhapë në
shumë krahina të Shqipërisë. Ai përfaqëson rreth 35% të rrushit të përpunuar për prodhim
verë. Verërat e prodhuara nga Sheshi i bardhë me rreth 9.5–13.5% alkol etilik dhe 4.8–7.8gr/l
aciditet të përgjithshëm janë harmonike dhe të këndshme. Prodhohen verëra me ngjyrë rubini
të shëndëritshme dhe aromë të këndshme dhe shije të qëndrueshme. Vera përmirësohet
ndjeshëm në përzierjet me Merlot, Kallmet.
Kallmeti është rrushi i kuq më fisnik i kultivuar në kohërat e vjetra në krahinat e Lezhës,
Zadrimës, Shkodrës, Bukemirës dhe rreth liqenit të Shkodrës. U përhap nga romakët në
vendet e Europës qëndrore. Njihet edhe si Tokai i zi ose Rrushi i zi i Shkodrës. Vera e
prodhuar nga Kallmeti paraqet verën tradicionale të zonës së Shkodrës. Ka aciditet 5.5–6.0%
dhe grada alkolike ndryshon sipas vitit. Verërat e këtij varieteteti janë vera me ngjyrë rubini,
me personalitet të afirmuar.
Vloshi është rrushi i kuq më i rëndësishëm i krahinës së Fierit, Vlorës, Himarës, Delvinës etj.
Fshati i Nartës paraqet vreshtin tipik. Prodhimi piqet në fund të shtatorit dhe përmbajtja me
sheqer është shumë e lartë. Përmbajtja alkolike 12.5–14%. Vera e Vloshit është një verë tipike
me indetitet dhe gjeografi të lidhur ngushte me Shqipërinë, ka pak substancë ngjyrë,
rekomandohet që të përzihet me mushtin e kultivarëve të tjerë si Cabernet Sauvignon.
Serini është rrush i kuq dhe i bardhë më i rëndësishmi i krahinës së Korcës, Pogradecit,
Leskovikut. Prodhimi piqet deri fund shtatorit, fillim tetor dhe ka një përmbajtje sheqeri 19–
22%. Veshuli është mesatar, pjeserisht i ngjeshur. Përdoret për prodhimin e verërave cilësore
të tavolinës, që me vjetërim fitojnë karakteristika organoshqisore me rëndësi të veçantë.
Pulesi është rrush i bardhë më i rëndësishëm i krahinës së Permetit, Beratit, Skraparit,
Mallakastrës. Është rrush me pjekje të vonë. Vera ka përmbajtje të lartë alkoli dhe aciditet
mesatar.

29
Debina e bardhë dhe e zezë janë varietetet më të përhapura në zonaen e Permetit, Këlcyrës,
Leskovikut. Debina e bardhë është kultivari kryesor për verërat e zonës së Janinës.
Manakuq është një kultivar rrushi rozë, i seleksionuar, i ruajtur dhe i përhapur në vreshtat e
vendeve të Gadishullit Ballkanik. Zona më e madhe ku është i pranishëm Manakuqi është
trekëndëshi Shqipëri – Mal i Zi – Kosovë. Pjekja e rrushit bëhet në shtator me prodhim
maksimal prej 120 kv ha

Kultivarët e rrushit për tharje:


Perleta veshuli është mesatar gjysmë i ngjeshur, kokrra është me ngjyrë të verdhë e çelur.Tuli
është kërcitës i butë dhe i shijshëm. Është rrush i hershëm pa fara që piqet në gjysmën e dytë
të korrikut.
Sulltanina e bardhë veshuli mesatar ose të mëdhenj, kokrrat janë mesatare në trajtë vezake
me ngjyrë të verdhë. Ky rrushë është pa fara, megjithëse në kokrra ka 1-2 fara boshe.
Kultivari Donika në pjekjen e plotë grumbullon 22% sheqer dhe 5-6% aciditet, ky kultivarë
kërkon toka të thella, të kulluara, prodhon me krasitje të gjata.
Sulltanina e zezë veshuli mesatar ose i madh, kokrrat janë mesatare në trajtë vezake me
ngjyrë të zezë. Ky rrushë është pa fara, megjithëse në kokrra ka 12 fara boshe, me përmbajtje
sheqeri 23 % dhe aciditete 2-4.2%.

 
Tema 12: Rëndësia, veçoritë botanike dhe biologjike të ullirit

ULLIRI (Olea europaea)

Është bimë subtropike nga familja "Oleaceae". Ulliri është pema frutore më jetëgjatë. Cikli i
tij biologjik është shumëshekullor. Eshtë pemë e gjelbër dimër-verë. Jep korora të mëdha dhe
trungje mjaft të zhvilluar (në pemët shumëshekullore) me reliev të valëzuar e të gropëzuar,
diametri i të cilëve në shumë raste arrin disa metra. Pemë të tilla që gjënden në të gjitha
vëndet mesdhetare dhe tek ne vlerësohen me një moshë mbi 1500 vjet. Ka ndërtime
anatomike specifike që e bëjnë pemën frutore më të qëndrueshme ndaj kushteve të
disfavorshme. Natyrisht në kushte të tilla jep prodhime të pakta e të këmbyera në vite, ndërsa
në kushte optimale kultivimi jep prodhime të bollshme e të përvitshme. Ulliri shtohet
lehtësisht me pjesët vegjetative pasi ato kanë aftësi të rrënjëzojnë me lehtësi.
Organet e ullirit. Sipas vendndodhjes e tyre ato grupohen në organe nën tokësore ku
përfshihet sistemi rrënjor dhe organet mbitokësore ku përfshihen trungu, degët me degëzime
të rendeve të ndryshme, gjethet, sythat, lulet dhe frutat. Bashkësia e trungut, degëve,
degëzimeve dhe gjetheve jep kurorën. Sipas destinacionit të tyre ato grupohen në organe
vegjetative: rrenjet,trungu, degët, gjethja dhe organe riprodhuese si: lulja,fruit,fara.
Ulliri është bimë e klimës mesdhetare që karakterizohet prej një dimri të butë dhe mjaft të
largët dhe një verë të thatë dhe të nxehtë.
Në jetën e tij ulliri kryen dy cikle biologjike; ciklin e madh (cikli jetësor) i cili fillon me
mbirjen e deri në tharjen e plotë të bimës, si dhe ciklin e vogël (cikli vjetor) i cili nis me
fillimin e rritjes bimore dhe mbaron në të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm.
Cikli vjetor i ullirit nis me diferencimin e sythave në fillim të pranverës dhe mbaron në të
njëjtën kohë të vitit të ardhshëm. Gjatë ciklit vjetor dallohen dy periudha kryesore:
Periudha e qetësisë dhe periudha e vegjetacionit.
Periudha e qetësisë fillon me pjekjen e plotë të frutave në muajt Nëntor– Dhjetor kur
temperature bie nen zero biologjike dhe mbaron me fillimin e diferencimit të sythave nga
fundi i shkurtit deri në fillim të marsit, kur temperature kapercen zeron biologjike. Futja e
ullirit në periudhën e qetësisë është një domosdoshmeri biologjike dhe përfaqëson një nga
format e përshtatjes që bën bima ndaj kushteve të mjedisit.
30
Në fazën e parë (faza përgatitore), bima pakëson shumë frymëmarrjen dhe fotosintezën, bën
grumbullimin e lëndëve ushqyese dhe ndërpret plotësisht rritjen e dukshme të kurorës.
Në fazën e dytë (faza e fillimit të kalitjes), bëhet një përgatitje active për dimërim dhe zgjat
më shumë se faza e parë dhe në një rregjim më të ulët temperature. Në fazën e tretë (faza e
kalitjes), vihet re një rritje e mëtejshme e qëndrueshmërisë deri në kufijtë maksimalë. Ndodh
në një kohë të shkurtër dhe nën efektin e temperaturave vjetore më të ulta. Në këtë
fazë predominojnë proçeset sintetizuese. Ulet ndjeshëm intensiteti i frymëmarrjes si dhe
aktiviteti i oksalazës e peroksidazës. Protoplazma bëhet më viskoze, ndërsa membrana
qelizore rrit elasticitetin e saj duke rritur kështu qëndrueshmërinë ndaj të ftohtit nëpërmjet
plazmolizave e deplazmolizave të cilat ruajnë të padëmtuar qelizat dhe indet e bimës
së ullirit. Faza e katërt (shkalitja), fillon në fund të dimrit dhe kryhet shumë shpejt.
Shoqërohet me proçese të kundërta të tre fazave të para dhe bima e ullirit në përfundim të saj,
nqse gjen temperaturën e kërkuar, futet në periudhën e vegjetacionit, që fillimisht është tepër
e qetë. Periudha e vegjetacionit. Fillon herët në pranverë me diferencimin e sythave dhe
rritjen e lastarëve dhe përfundon në vjeshtë me pjekjen e plotë të frutave dhe futjen e bimëve
në periudhën e qetësisë. Me rritjen e temperaturës mbi 10˚C fillon një rigjallërim i bimës së
ullirit, gjë që shoqërohet me një rritje të vrullshme të sistemit rrënjor, rritet intensiteti i
fotosintezës, frymëmarrjes, aktiviteti enzimatik si dhe të gjitha proçeset metabolike në bimë.
Pra kemi një “furnizim” më të mirë me lëndë ushqyese dhe një rritje e zhvillim të bujshëm të
bimës.

Tema 13 Mënyrat e shtimit dhe shërbimet agroteknike te ulliri

Shtimi i ullirit mund të jetë: vegjetativ natyrore dhe artificial. Shtimi vegjetativ natyrore me
thithakë ose kamza dhe me gunga.
Shtimi me thithakë.Lastarët që dalin nga qafa e rrënjës quhen thithakë. Nga një pemë ulliri
dalin 2 thithakë të cilët shkëputen nga bima mëmë me rrënjë dhe mbillen në vendin e
përhershëm.
Shtimi me gunga .Gungat zhvillohen në qafën e rrënjës nën sipërfaqen e tokës, ajo shkëputet
nga bima mëmë në vjeshtë ose në pranverë me masë 200-300 gr. Për çdo bimë nuk mund të
shkëputen më shumë se 2-5 gunga.Gunga pasi shkëputet vendoset për rrënjëzim në fidanishte
në largësi 20 cm dhe pas 2-3 vjet formohet si fidan për tu mbjellë në ullishten e re.
Shartimi nën lëvore kryhet në pranverë pasi fillon lëvizja e vrullshme e lëngjëve dhe lëvorja
shqitet me lehtësi.Nënshartesa pritet rrafsh ose me pjerrësi, lëvorja e nënshartesës çahet
vertikalisht në një gjatësi 3-4 cm dhe shqitet nga druri. Mbishartesa është një lastarë me dy
syth që pritet në formë gjuhëze mbishartesa puthitet mirë me nënshartesën.

Shërbimet agroteknike në ullishte


Punimet e tokës kryhen në vjeshtë, pranverë dhe verë. Punimet e vjeshtës kryhen në thellësi
25-30cm dhe bashkë me punimin hidhen plehërat fosforike dhe potasike.Punimet e
pranverës kryhen në thellësi 20-25cm dhe përmbysen edhe bimët për plehërim të
gjelbër.Punimet e verës janë të domosdoshme për zonat e thata dhe me pak ujë. Plehërimi i
ullishtës kryhet me plehëra komplekse N, P, K ose DAP për çdo rrënjë hidhen 200/300 gr –
400 gr pleh herët në pranverë kurse gjatë vegjetacionit hidhet ure.Ulliri mbahen në formë
kupore–shkurore, kupore e shtypur më një trung të vetëm ose 2- 3 trungje me lartësi 70-80
cm dhe palmet e lirë. Në vitet e para nuk krasiten vetëm bëhen shkurtim i majave të lastarëve.
Në pemët e rritura të ullirit krasitjet e përvitshme përqëndrohen në rrallime dhe pastrimin e
pjesës së brendshme të kurorës dhe shkurtime të lehta para fillimit të lulëzimit.
Plehërimi me spërkatje kryhet me ure, nitrat amoni 0,4-0.5 %. Ulliri nuk ka nevoja të mëdha

31
për ujë, nevojat më të mëdha për ujë janë gjatë verës dhe vjeshtës.Ujitja kryhet me pika me
impiant. Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit kryhet me metoda të ndryshme agroteknike, )
fizike, biologjike dhe kimike.

Tema 14: Kultivarët e ullirit

Sipas drejtimit që kanë kultivarët e ullirit ndahen në kultivarë ulliri për vaj, për konsum dhe
për përdorim të dyfishtë.

Kultivarët kryesorë të ullirit për prodhim vaji:


Kalinjoti është kultivari më i përhapur në vendin tonë .Kokërr mesatare, cipa me ngjyrë rozë
në të zezë.Në fund të vjeljes përqindja e vajit 30 – 34%.
Mixan ka kokërr të vogël, cipa merr ngjyrë kuqe të errët, arrin të grumbullojnë 30% vaj.
Ulliri i bardhë kokrrat janë mesatare me cipë kuqërreme grumbullon 27-30% vaj.Prodhon
vaj me cilësi të lartë, jep prodhime të mira.
Lecino.Kokrra ka madhësi mesatare me cipë ngjyrë vjollcë dhe grumbullon 23-24% vaj të
cilësisë së lartë.
Frontojo Kokrrat kanë madhësi mesatare në pjekje cipa merr ngjyrë të zezë grumbullon 22-
23% vaj. Dallohet për prodhim të lartë dhe të qëndrueshëm.

Kultivarët kryesorë të ullirit për konsum:


Kokërrmadhi i Beratit në pjekje të plotë merr ngjyrë të zezë ka rreth 16-18% vaj.Vjelja
fillon në mes të tetorit–dhjetor. Është kultivarë vetështerpë. Kripsi i Krujës Ka kokërr me
madhësi mesatare, cipa ka ngjyrë vjollcë grumbullon 18-20% vaj.
Kokërrmadhi i Elbasanit ka kokërr të madhe, cipa merr ngjyrë të kuqe.Vjelja fillon nga
mesi i nëntorit dhe shkon deri në janar. Grumbullon 20-22% vaj. Kallmeti i Lezhës Ka kokërr
me madhësi mesatare, cipa e trashë me ngjyrë të kuqe, përmban deri në 20% vaj.
Kokërrmadhi i Spanjës me kokërr shumë të madhe, cipa merr ngjyrë blu në vjollcë. Gjatë
pjekjes i ngjan kumbullës gjatore.Është kultivarë vetështerpë duhet të mbillet me pjallmues.

Tema15: Rëndësia, veçoritë botanike dhe biologjike të agrumeve

AGRUMET (Citrus)
Agrumet janë lloje drurësh dhe shkurresh të vendeve të ngrohta të familjes (Rutaceae), ndër të
cilat kryesore janë: portokalli, limoni, mandarina, nerënxa, qitroja etj. Janë bimë me trung të
drejtë e me shumë degë me gjethe gjithmonë të gjelbra, të këmbyera e të shndritshme, me lule
të vetmuara e sqetullore ose me vile të shkurtra sqetullore, zakonisht të bardha, hermafrodite,
me erë të fortë të këndshme. Frutat në trajta e madhësi të ndryshme kanë vlera të mëdha
ushqimore, janë të pasura me vitamina C, me kripëra minerale të potasit e të fosforit etj.
Përdoren si fruta tryeze për përgatitjen e pijeve freskuese, të lëngjeve natyrore, të marmelatës
e të reçelit. Në mjekësinë popullore këshillohen për sëmundjet nervore, aneminë, nefritin,
reumatizmin, çrregullimet e stomakut dhe sëmundjet e mëlçisë së zezë. Ato e kanë
prejardhjen nga vendet e Azisë Jugut, janë përhapur në dy anët e Ekuatorit dhe duan klimë të
ngrohtë, dëmtohen nga erërat e ftohta. Shumohen duke i shartuar me syth në pranverë e në
vjeshtë mbi nerënxën ose trifoliatën (Pancirus trifoliata, L). Kërkojnë shumë ujë dhe toka të
pasura me lëndë ushqyese, por jo shumë të lagëta. Agrumet janë të kultivuara në Shqipëri që
në mesjetë, janë rritur në bregdet në Durrës, Fier,Vlorë, Sarandë, Elbasan, Lushnjë, Tiranë.
Portokallet zënë 2/3 si strukturë, ndërsa pjesa tjetër janë limona e mandarina.
Limoni është një pemë që arrin 3-6 m në lartësi. Lulet janë të bardhë në vjollcë. Fruta është i
verdhë nga jashtë dhe brenda i pangjyrë, sferike deri në ovale, shpesh me një fryrje në kulmin.

32
Zakonisht limonët janë kultivuar për prodhimin e frutave, por mund të kultivohet në vazo për
qëllime zbukuruese. Degët janë me gjemba dhe kanë formë të një kurore të hapur. Gjethet
janë me ngjyrë të gjelbër të ndritshme dhe me formë eliptike. Lulet nga ana e jashtme kanë
ngjyrë vjollce dhe kanë aromë të fortë. Fryti rritet nën lulen. Pas rënies së petaleve të lules
mbetet një bulb i vogël i gjelbër i cili rritet dhe zhvillohet në fryt. Në drurin e shëndoshë të
limonit shpesh mund të gjenden njëkohësisht lulet dhe frytet e pjekura.
Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i tij
konsumuhet me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvoret e portokallit
del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave,
ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike që ndalon kalbëzimin ose
pengon zhvillimin e mikroorganizmave, përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të
veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të
zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga
fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.Portokallet
përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.
Ka përmbajtje të lartë të vitaminës C.
Mandarina është frut shumë i këndshme dhe aromatik. Ajo është e pasur me vitamina A, B,
C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme. Mandarinat
janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Ato
janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në
sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat
përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.
Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose
edhe më shumë.
Qitro mund të parandalojë dhe luftojë kanceri. Konsumi i qitros ul rrezikun për kancerin e
mushkërive, stomakut, pankreasit, gjirit etj. Ato ulin tensionin e gjakut, ulin nivelin e
kolesterolit të keq, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular. Mund
të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative, siç janë Alzheimer dhe
Parkinson, të cilat rezultojnë nga prishja e qelizave në sistemin nervor.

Tema 16: Mënyrat e shtimit dhe shërbimet agroteknike te agrumet


Shtimi i agrumeve realizohet në mënyrë vegjetative me copa të thjeshta dhe me shartim.
Shtimi me copa të thjeshta kryhet me hink dhe kryhet në këtë mënyrë. Margota me hinka gjen
përdorim kryesisht te agrumet dhe konkretisht te limoni. Në pranverë kur bimët janë në
lëngëzimit të plotë zgjidhet një degë e rritur dhe e veshur me degëza dhe gjethe. Në një lartësi
nga baza e degës shqitet lëvorja në formë unaze me gjerësi 2-3 cm. Pjesën e zhveshur e
mbështjellim me një hink prej plasmasi ose kartoni të trashë. Fundi i hinkës shtërgohet mire
me degën. Hinka mbushet me përzierje ushqyese pleh organik të kalbur mire, dherishte dhe
rërë të paster në raport 2:1:1. Gjatë vegjetacionit mbushja ushqyese ujitet vazdiminsht që të
ketë lagështirë. Në vjeshtë ose herët në pranverë hinka shkëputet nga dega dhe mbillet si bimë
ose fidanë i rrënjëzuar në vendin e përherëshëm.
Shtimi me shartim te agrumet kryhet me sytha të fjetur.Shartimi me sytha të fjetur praktikohet
nga gushti deri në fund të shtatorit.Sythi quhet i fjetur se ka rënë në qetësi të thellëdhe ka
humbur aftësinë për çelje .Shartimi me sytha të fjetur kryhet në këtë mënyrë: Nënshartesa
pritet në formë T-je, prerja gjatësore 3 cm dhe ajo tërthore 2 cm. Mbishartesa e përbërë nga
një syth me pak indë drunor së bashku me bishtin e gjethes dhe vendoset te lëvorja e care e
nënshartesës. Menjëherë pjeset e shartimit lidhen me rafie ose celofon, plasmas.
Shërbimet agroteknike në agrume:
Punimet e tokës në vjeshtë, në pranverë dhe verë. Punimet e vjeshtës kryhen në thellësi 25-
30 cm dhe bashkë me punimin hidhen plehërat fosforike dhe potasike. Punimet e pranverës
33
kryhen në thellësi 20-25 cm dhe përmbysen edhe bimët për plehërim të gjelbër. Punimet e
verës janë të domosdoshme për zonat e thata dhe me pak ujë.
Plehërimi i agrumishtes kryhet me plehëra komplekse N, P, K ose DAP për çdo rrënjë
hidhen 200-300 gr pleh herët në pranverë kurse gjatë vegjetacionit hidhet ure.
Krasitjet e agrumeve. Agrumet mbahen në formë kupore –globoze më një trung të vetem me
lartësi 30-40 cm deri në 70-80cm. Agrumet në vitet e para nuk krasiten, vetëm te portokalli
bëhen shkurtim i majave të lastarëve. Në pemët e rritura të agrumeve krasitjet e përvitshme
përqëndrohen në rrallime dhe shkurtime të lehta para fillimit të lulëzimit.
Plehërimi me spërkatje kryhet me ure, nitrat amoni 0.4-0.5%.
Ujitja e agrumeve nevojat më të mëdha për ujë janë gjatë verës dhe vjeshtës.
Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit kryhet me metoda të ndryshme agroteknike, fizike,
biologjike dhe kimike.

Tema 17: Kultivarët e agrumeve

Kultivarët e portokallit ndahen në katër grupe:


- Kultivarët gjakosharë (Moro ,Taroko)
- Kultivarët vërdhoshë (kultivarët e vendit)
- Kultivarët kërthizorë (Uashigton Navali)
- Kultivarët verdhoshët e vonë (Orale Kanadeze ,Valencia)
Moro ka frut mesatar të zgjatur, cipën e ka të mbuluar me damarë ngjyrë gjaku.Tuli është pa
fara dhe i ëmbël. Piqet në dhjetor dhe mund të qendrojnë në pemë deri në shkurt.
Taroko ka frut të madh në formë të zgjatur me cipë të hollë dhe tul të fortë, mjaft i ëmbël nuk
ka fara.Piqet në dhjetor-janar.
Uashigton Navali është kultivar mjaft prodhues i qëndrueshëm ndaj të ftohtit por i ndjeshëm
ndaj thatësirës.Fruti është i madh i ëmbël.Piqet në nëntor- dhjetor.
Orale kanadeze dhe Valencia janë kultivarë me pjekje të vonë qëndrojnë në pemë deri në
pranverë.Pëlqejnë zona të ngrohta dhe pa ngrica.

Kultivarët e limonit sipas periudhës së lulëzimit ndahen në:


- Limonë normal që lulëzojnë në shkurt–qershor frutat piqen në tetor.
- Limonë të vonë që lulëzojnë në qershor–gusht, frutat piqen në prill–maj.
- Limonë vjeshtak lulëzojnë në gusht- tetor frutat piqen në qershor – tetor.
Feminella ka pemë me rritje mesatare me pak gjemba.Fruti është mesatar deri në të
madh.Lëvorja është e hollë tuli i lëngshëm me pak fara.
Mejer (Cipëholla) ka pemë me kurorë të vogël. Fruti është me madhësi mesatare ka cipë të
hollë dhe shumë i lëngshëm dhe i ëmbël.
Lukava ka pemë me rritje mesatare, jep prodhimtari të lartë. Fruti është mesatar me lëvore të
hollë, i thartë dhe aromatik.

Kultivarët e mandarinës
Unshi ka pemë me ritje mesatare dhe prodhimtari të lartë.Fruti është mesatar, cipa shqitet
lehtë nga tuli.Tuli është i ëmbël aromatik dhe nuk ka fara.Frutat me cipë të hollë piqen në
tetor kurse ato cipë trashë piqen në nëntor – dhjetor.
Klementina ka pemë me rritje të vogël, utet vonë në prodhim por jep prodhime të larta. Fruti
është mesatar me cipë të hollë ngjyrë portokall.Tuli është i lëngshëm dhe aromatik me pak
fara.

Tema 18: Vjelja dhe ambalazhimi i frutave

34
Koha e vjeljës së frutave luan rol të rëndësishëm në cilësinë dhe aftësin e tyre për ti qëndruar
transportit dhe ruaajtjës në magazina dhe frigorifer. Frutat e vjela para kohe nuk kanë shijen
dhe pamjen karakteristike të kultivarit të tyre dhe nuk rezistojnë gjatë ruajtjës, ndërsa frutet e
vjelura me vonesë janë të pa qëndrueshme në transport dhe ruajtje.Si vjelja e parakohshme
ashtu edhe vjelja e vonuar dëmtojnë cilësin e frutave ose i bëjnë ato të pa ngrënshme.
Si tregues për kohën e vjeljes janë:
- Marrja e ngjyrës tipike për kultivarin
- Shkëputja e lehtë e bishtit nga degëzat frutore
- Errësimi dhe ngjyra kafe e farave tek pemët farore
- Shija karakteristike e frutit gjatë ngrënjes.

Përzgjedhja paraprake e frutave për ruajtje bëhet direkt me vjeljën e prodhimit nga pema. Kjo
ul koston dhe humbjet që vijnë nga dëmtimet mekanike. Përzgjedhjen e plotë dhe ndarjen e
frutave sipas kategorive bëhet para futjes së tyre në dhomat frigoriferike.Frutet e përzgjedhura
vendosën në arka të përshtatshme për lëvizjen e lehtë dhe pa shkaktuar dëmtime mekanike
gjatë ruajtës dhe më pas transportimit tek konsumatori.
Kushtet për ruajtje. Ruajtja afatgjatë e fruteve realizohet në dhoma frigoriferike. Në mjediset
më të thjeshta frigoriferike faktorët që kontrollohen janë temperatura dhe lagështia relative e
ajrit. Ekzistojnë gjithashtu dhoma frigoriferike shumë moderne në të cilat kontrollohet edhe
përmbajtja e gazrave si: Azoti, dioksidi i karbonit, oksigjeni etj. Ulja e temperaturës është
mënyra kryesore për zvoglimin e frymarrjes së frutave dhe ruajtjën afatgjate të cilësive të tyre.
Për shumicën e frutave temperatura e përshtatshme për ruajtje është 0–2 oC në varësi nga lloji i
tyre. Në çdo rast duhet të sigurojmë që lagështia relative e ajrit në frigorifer të jetë 90–
95%.Frutat në ruajtje mund të dëmtohen rëndë nga sëmundjet e ndryshme të trashëguara nga
koha e prodhimit ose që lindin gjatë ruajtjës.

35

You might also like