Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

KONTRATË HIPOTEKE

E lidhur në Lipjan, sot ditën e hënë, dt. 02/05/2022, ndërmjet palëve:

1. Medina Gabrica, e bija e Valdetit dhe Minaverit , lindur më 04.01.2002 në


Prishtinë dhe banuese në Lipjan , Rruga “Martirët”, shtëpia nr.20 , mbajtëse e
letërnjoftimit me nr persona 0000000000 e cila në vijim të kësaj kontrate do të
quhet HIPOTEKUESE.
2. Denis Shabani, i biri i Hesetit dhe Izjaverit, lindur në 12/05/2000 në Ferizaj dhe
banues në Lipjan, Rruga “Rrahim Rrahmani”, shtëpia nr 75, mbajtës i
letërnjoftimit me nr personal 1111111111, i cili në vijim të kësaj kontrate do të
quhet PËRFITUES.

Palët, me marrëveshje, me vullnetin e tyre të lirë dhe në përputhje me anë të Ligjit për Pronësi
dhe të Drejtat tjera Sendore

VENDOSËN

të lidhin këtë kontratë me kushtet e mëposhtme:

NENI 1

Objekti i kontratës

Objekt i kësaj kontrate është vendosja në hipotekë e të drejtës së uzufruktit të një


dyqani në pronësi të hipotekuesit, si garanci për sigurimin e detyrimit kryesor, i cili konsiston në
kthimin e kredisë prej 50.000 Euro të dhënë nga përfituesi hipotekuesit. Kjo kredi vërtetohet
me kontratën e lidhur mes palëve në datë 02/05/2022, dokument i cili i bashkangjitet kësaj
kontrate.

Hipotekuesi është pronar i një dyqani prej 160 m2, i ndodhur në rrugën “Mirdita ”, pranë
Policisë në Lipjan , i regjistruar në RPP me numër 1234, e vërtetuar kjo dhe me certifikatën e
pronësisë të lëshuar nga RPP Lipjan.
NENI 2

Qëllimi i kontratës

Qëllimi i kësaj kontrate është vendosja në hipotekë e të drejtës së uzufruktit të dyqanit


në pronësi të hipotekuesit në favor të përfituesit, si garanci për përmbushjen e detyrimit
kryesor që hipotekuesi ka ndaj përfituesit.

Në rast mospërmbushje të detyrimit, përfituesi nuk mund ta nxjerrë kredinë e tij nga
shitja me ekzekutim të detyrueshëm të sendit, por mund të përfitojë prej sendit në cilësinë e
uzufruktarit, duke i takuar kështu edhe frytet civile të sendit që mund t’i përdorë për këtë
qëllim.

Me përmbushjen e detyrimit kryesor do të hartohet dhe një deklaratë noteriale


nëpërmjet së cilës do të vërtetohet shlyerja e plotë e tij dhe në këtë mënyrë pushimi i efekteve
të hipotekës.

NENI 3

Të drejtat dhe detyrimet e hipotekuesit

Hipotekuesi është i detyruar ta regjistrojë hipotekën e vendosur në marrëveshje mes


palëve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,Lipjan .

Hipotekuesi ka të drejtë që të kërkojë pas pagimit të jo më pak se 1/5 të shumës së


kredisë kryesore, zbritjen proporcionale të hipotekës.

Hipotekuesi me pëlqimin paraprak të përfituesit, ka të drejtë të zëvendësojë të drejtën e


uzufruktit të sendit të tij të paluajtshëm me një pasuri tjetër të paluajtshme, me një të drejtë
uzufrukti mbi një pasuri tjetër të paluajtshme, ose me një të drejtë enfiteotike që gëzon mbi një
pasuri të paluajtshme.

NENI 4

Të drejtat dhe detyrimet e përfituesit


Përfituesi ka të drejtë që nëpërmjet të drejtës së uzufruktit të sendit në pronësi të
hipotekuesit, të realizojë të gjithë kredinë e vet së bashku me kamatat dhe shpenzimet
aksesore.

Përfituesi ka të drejtë të kërkojë dorëzimin e sendit nga ana e hipotekuesit për të


realizuar të drejtën e tij, në rast se nuk përmbushet detyrimi nga pala tjetër.

Përfituesi ka të drejtë të gëzojë sendin në pronësi të hipotekuesit, me detyrim që ta


ruajë dhe ta mirëmbajë atë.

NENI 5

Dorëzimi i sendit

Në rast mopërmbushje të detyrimit kryesor brenda afateve të caktuara në kontratën


kryesore, hipotekuesi merr përsipër të dorëzojë dyqanin në pronësi të tij të lirë nga çdo
pretendim i të tretëve që cënon të drejtën e përfituesit për ta përdorur i qetë sendin derisa të
realizojë kredinë ose pjesën e mbetur të saj.

NENI 6

Afati

E drejta e uzufruktit në favor të përfituesit do të zgjasë për aq kohë sa përfituesi të


përmbushë në mënyrë të plotë kredinë që hipotekuesi ka kundrejt tij, bashkë me kamatë-
vonesat dhe shpenzimet e tjera.

Sidoqoftë, ky afat nuk mund të zgjatet pas vdekjes së përfituesit.

NENI 7

Pagesa të tjera

Në rast se përfituesit i kalon e drejta e uzufruktit të sendit, ai merr përsipër të paguajë


të gjitha detyrimet që rrjedhin nga përdorimi i tij. Në ngarkim të tij janë shpenzimet që i
përkasin përdorimeve si ngrohja, ajri i kondicionuar, fatuarat e energjisë elektrike dhe të ujit.

Në të gjitha rastet e mësipërme, pas çdo pagese duhet t’i niset një kopje e mandatit të
arkëtimit me e-mail jo më vonë se data 15 e muajit.
NENI 8

Shpenzimet e regjistrimit

Shpenzimet e regjistrimit të hipotekës janë në ngarkim të hipotekuesit, sipas


marrëveshjes së vetë palëve.

NENI 9

Mundësia e zbritjes së hipotekës

Nëqoftëse vlera e detyrimit kryesor të siguruar me këtë hipotekë paguhet nga ana e
hipotekuesit minimalisht në masën 1/5, atëherë ky i fundit ka të drejtë të kërkojë një zbritje të
afatit të së drejtës së uzufruktit të caktuar në favor të përfituesit.

Kjo zbritje do të bëhet në mënyrë proporcionale me vlerën e shlyer të detyrimit, por në


asnjë rast nuk mund ta zvogëlojë afatin e të drejtës së uzufruktit në më pak se pesë vjet.

NENI 10

Zgjidhja e kontratës

Zgjidhja e kësaj kontrate mund të kryhet me marrëveshje midis palëve, me përmbushjen


e detyrimit kryesor si dhe me çdo rast tjetër të parashikuar me anë të Ligjit për Pronësi dhe të
Drejtat tjera Sendore .

NENI 11

Kthimi i objektit të kontratës

Pasi ka realizuar të gjithë detyrimin e tij, përfituesi merr përsipër të dorëzojë dyqanin
ditën kur detyrimi do të konsiderohet i shuar përfundimisht. Në rast vonese, ai detyrohet të
paguajë një penalitet prej 30 Euro/ditë vonese në llogarinë bankare në emër të hipotekuesit,
me numër 0010, pranë bankës “Teb”.
Rregulla të fundit

NENI 12

Kjo kontratë hatrohet në gjuhën shqipe, në 4 kopje, nga një për secilën palë, një për
noterin dhe një për efekt regjistrimi në ZRPP.

NENI 13

Kësaj kontrate i bashkangjiten dhe janë pjesë e saj: certifikata e pronësisë që vërteton se
dyqani është në pronësi të hipotekuesit, kontrata e detyrimit kryesor lidhur mes hipotekuesit
dhe përfituesit dhe fotokopjet e noterizuara të dokumenteve identifikuese të palëve.

NENI 14

Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë sipas
dispozitave që parashikohen në të dhe me anë të Ligjit për Pronësi dhe të Drejtat tjera
Sendore .

NENI 15

Për çdo problem palët duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të mundohen t’i
zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre dhe vetëm në pamundësi t’i drejtohen
Gjykatës Themelore , Lipjan.

NENI 16

Kontrata do të prodhojë pasoja në momentin e nënshkrimit.

PALËT KONTRAKTUESE
HIPOTEKUESI PËRFITUESI

Medina Gabrica Denis Shabani

You might also like