Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

Shkaqet e Shfaqjes së

Mendimeve të Kharixhizmit
Bashkëkohor

sZt
© Selefi .org

Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Parathënie:

Ky është një kapitull i shkëputur nga libri ‘el-Khauarixh uel-Fikral-


Mutexhedid’ [Khauarixhët dhe Ideologjia e tyre e Ringjallur]. Ajo që e
bën këtë libër tërheqës është fakti që autori, Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-
‘Ubejkan, është një prej atyre që u sprovuan me këtë ideologji, derisa
Allahu Subhanehu ue Te’ala e udhëzoi atë në kuptimin e drejtë dhe të saktë
të tekfirit dhe rebelimit kundër udhëheqësve.

Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan ishte një nga krerët dhe figurat e


shquara të Kutbive dhe Sururive në Arabinë Saudite, i cili ishte i
angazhuar në da’ue dhe në edukimin e të rinjve të së ashtuquajturës ‘es-
Sehuatul-Islamije’ (Zgjimi Islamik). Xhamia e tij ishte e mbushur plot e
përplot me të rinj që merrnin pjesë në mësimet e tij. Madje ata e ngrini
këtë Shejkh aq lartë saqë e quanin ‘Sultanul-‘Ulema’ (Sulltani i Ulemave).

Por, Allahu Subhanehu ue Te’ala e udhëzoi këtë Shejkh në Menhexhin e


drejtë që ai të mund të shikonte qartë se në çfarë devijimi ishin Kutbijinët.
Kështu, duke parë ideologjinë shkatërrimtare që propagandonin këta
njerëz, personalitetet që madhëronin ata dhe pasojat që buronin prej tyre,
ai e braktisi këtë rrugë dhe më pas bëri sqarimet e mëposhtme:
1 - Sqarim rreth obligimit për të ndjekur Menhexhin Selefij dhe për të
hequr dorë nga ndarja e përçarja në Fe. Gjithashtu ai kritikoi xhematet e
ndryshme të devijuara në fushën e da’uetit që janë shfaqur në kohën e
sotme.
2 - Sqarim rreth obligimit për t’u kthyer tek Menhexhi Selefij në lidhje me
çështjet e sundimtarëve, siç është bërja e du’asë për ta, të bindurit atyre në
atë që është e mirë, këshillimi i tyre, e kështu me rradhë.
3 - Qortimi dhe nxjerrja në shesh e gabimeve dhe devijimeve të
udhëheqësve të revolucionit tekfirij, rreth të cilëve ishin mbledhur të
rinjtë.

© Selefi . org 2
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

4 - Këshillimi i të ashtuquajturit ‘Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave


Legjitime’ dhe themeluesit të tij, Muhammed el-Mis’ari, i cili bërë hixhret
nga tokat e Muslimanëve në drejtim të tokave të qafirave dhe e shpalli
Arabinë Saudite vend Kufri (!!!).
5 - Ekspozimi dhe paralajmërimi kundër menhexhit Tekfirij, me të cilin u
ishte bërë lavazho trurit të të rinjve që kishin qenë në Afganistan.

Kur Shejkhu deklaroi haptazi braktisjen e ideologjisë së tekfirsave dhe i


bëri të qarta aryset e tij, Kutbijunët e hodhën poshtë atë menjëherë dhe
filluan ta thërrisnin ‘Markubus-Selatin’ (kafshë e grahur nga pushtetarët)! Ai
u përball me sharjet dhe rrugaçërinë e bandave të kutbijunëve, ashtu
sikurse edhe dijetarët e tjerë: Shejkh Muhamed Aman el-Xhami (Allahu e
mëshiroftë), Shejkh Salih bin Sa’d es-Suhajmi, Shejkh ‘Abdur-Rrazzak bin
‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Muhammed bin Hadi el-Medkhalij, etj.

Shejkh Sa’d el-Husejin ka thënë për të: “Allahu e bëri atë një shpatë të
mprehtë kundër militantëve kryeneçë dhe grupimeve të ndryshme të
Tekfirit, shpërthimeve me bomba dhe të çdo gjurme tjetër të tyre, të
dukshme apo të padukshme.”

Sidoqoftë, ky libër mbetet një dëshmi që tregon dëshirën dhe vullnetin e


Shejkh ‘Ubejkanit për ta pranuar të vërtetën kur ajo i bëhet e qartë dhe për
ta mbrojtur atë pa iu frikësuar kërcënimit të kërcënuesve.

Për më tepër, ne shpresojmë se gjendja që ka pllakosur trojet Shqiptare të


marrë një kthesë tjetër, larg thirrjeve të çmendura për konflikte të
armatosura, thirrjeve për ndarje e përçarje, thirrjeve për tekfir dhe hizbije.
Sa vjet kanë kaluar dhe kjo metodologji shkatërrimtare nuk ka sjellë
kurrëfarë të mire përpos fitneve, shkatërrimit dhe poshtërimit!

Ne i lutemi Allahut ‘Azze ue Xhel që të na mundësojë që ta shohim të


vërtetën si të vërtetë dhe ta ndjekim atë; dhe të na mundësojë që ta
shohim të pavërtetën si të pavërtetë dhe t’i shmangemi asaj.

Vërtet, çdo e mirë është në pasimin e Selefëve,


Kurse çdo e keqe është në pasimin e Khalefëve!

© Selefi . org 3
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit


të Kharixhizmit bashkëkohor
Vërtet, Arabia Saudite nuk është aspak vendi i këtyre metodologjive, të
cilat janë metodologji të tekfirit. E me të vërtetë kjo metodologji
shkatërrimtare dhe e ndyrë filloi në vende të tjera, jashtë këtij shteti. Por si
depërtoi ajo në këtë shtet?

Vërtet, ky shtet - lavdi Allahut - është në metodologjinë e Imamëve të


thirrjes Islame, e cila është metodologjia e Selefëve të këtij Umeti. Dhe ky
shtet ishte bazamenti për sqarimin e kësaj metodologjie për njerëzit që do
të vinin më pas. Da’ueti Selefij u ngrit nga Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-
Uehab, Allahu e mëshiroftë. Ai ishte frymëzuar nga Shejkhul-Islam Ibn
Tejmije dhe Ibnul-Kajjim, si dhe nga Imamët e tjerë të Selefëve. Kështu u
përhap da’ueti i saktë nëpërmjet qeverisjes së Imamit Muhamed Ibn
Su’ud, Allahu e mëshiroftë, dhe nëpërmjet bijve dhe nipërve të tij të cilët
dhanë një mund të jashtëzakonshëm në përhapjen e këtij da’ueti. Pikërisht
në këtë bekim jetojmë edhe ne sot. Njerëzit qëndruan në një metodologji,
duke mos i kundërshtuar Dijetarët e tyre. Edhe Dijetarët e tyre gjithashtu
ishin në një metodologji dhe ata kurrë nuk patën mosmarrëveshje me
njëri-tjetrin.

Dhe kushdo që dëshiron ta shtojë dijen e tij rreth metodologjisë së tyre,


atëherë le të lexojë broshurat që janë mbledhur në librin ed-Durarus-Sunnije.

Baza e tekfirit u përhap vetëm nga disa njerëz që erdhën nga jashtë këtij
shteti, të cilët e përhapën atë mes të rinjve entuziastë. Ata ishin njerëz që
nuk kishin hyrë në bekimin e Dauetit Selefij. Kështu, ata mbollën mes të

© Selefi . org 4
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

rinjve hizbijen e tmerrshme dhe filluan të organizoheshin në xhemate të


devijuara.

Kështu, të rinjtë e këtij shteti u nisën për në Afganistan. Atje ishin disa
njerëz që i morën këta të rinj, i trajnuan, i mësuan dhe i edukuan me
menhexhin e tekfirit. Dhe këta trajnues kishin lënë vendet e tyre për shkak
të vështirësive me të cilat u përballën nga pushtetarët e tyre, sepse këta
njerëz u përleshën me ta. Ishte më mirë që këta njerëz të qëndronin në
vendet e tyre dhe të thërrisnin për tek Allahu në mënyrën më të mirë. Dhe
ata duhet t’i orientonin energjitë e tyre në përpjekjet për të këshilluar
Umetin. Ata duhet të përpiqeshin medoemos për të këshilluar dhe për të
përcjellë da’uetin. Ata nuk duhet të ishin përplasur me ata të cilët do t’u
kundërviheshin patjetër, dhe kështu ata arritën që t’i dëmtonin të rinjtë.
Sidoqoftë, menhexhi i Khauarixhëve është një menhexh që nxit përplasje
dhe fitne, nxit kundërshtimin dhe këshillimin e udhëheqësve në publik,
nxjerr në shesh gabimet e tyre, etj.

Këta njerëz u ndeshën me udhëheqësit e tyre. Për rrjedhojë, ata u


dëmtuan, u burgosën dhe u dëbuan. Kështu, disa prej tyre ia mbathën.
Dhe reagimi i tyre pas kësaj që ndodhi ishte që t’u mësonin ndjekësve të
tyre këtë menhexh të prishur, i cili përfshinte tekfirin mbi Dijetarët,
tekfirin me një pjesë të madhe të Muslimanëve dhe tekfirin mbi
udhëheqësit. Ata janë njerëzit më injorantë për sa i përket Akijdes dhe
Menhexhit të saktë. Kështu, ndonjëri prej tyre mësonte përmendësh disa
hadithe dhe ndopak dituri dhe pastaj ai dilte si myfti dhe si dijetar i
Islamit. Dhe ai e shpalli të gjithë Umetin të dalë nga Feja dhe e
konsideronte veten e tij si të vetmin njeri që ishte në Hak. Këta njerëz
qenë të aftë që të ndikonin tek disa të rinj te cilët nuk ishin përforcuar e
nuk ishin pajisur me dije.

Çdo gjë që kanë shkaktuar këta njerëz që janë autorë të atentateve me


bomba, ata mendojnë se kjo është e vërteta dhe rruga e saktë. Ata vijnë
me një ixhtihad të gabuar pa patur asnjë justifikim, pasi ata nuk ulen tek
Dijetarët. Ndërkohë që është e domosdoshme që ne të mblidhemi rreth
këshilluesve të Umetit, të qëndrojmë pranë tyre dhe të mos distancohemi
nga ata.

© Selefi . org 5
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhuma) i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut


(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mirësia është me të mëdhenjtë tuaj.” 1
Dhe ky hadith është transmetuar nga Ibn Hibbani, el-Khatib, el-Kada’i
dhe Ebu Nu’ajmi me një zinxhir sahih.

Megjithatë, për fat të keq, ata kanë arritur në kuptimin se Dijetari i nderuar
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz është qafir, sepse ata nuk kanë mësuar asgjë
rreth saktësisë së menhexhit të Shejkhut. Përveç kësaj, ai ishte në
menhexhin e mësuesve të tij, si Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim dhe
Dijetarët që erdhën para tij, e deri tek Shejkhul-Islam Muhamed Ibn
‘Abdul-Uehab, tek Ibnul-Kajjim, tek Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, tek katër
Imamët, tek Selefët e Umetit, tek Tabi’inët e deri tek Sahabët. Ky pra
është menhexhi i pastër dhe i saktë. Dhe ata u frikësuan se mos këta të rinj
mund të pendoheshin e ktheheshin prapa. Kështu, ata e pyetën Dijetarin e
nderuar ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz dhe ai ua bëri të qartë se ishin në të
pavërtetën. Në këtë mënyrë ata i bindën të rinjtë se Shejkhu i nderuar
ishte qafir dhe se kjo nuk mund të pranohej nga ai. Dhe rrjedhimisht, ata
u larguan nga ai.

Dita nuk i ngjan natës. Edhe khauarixhët në kohën e ‘Aliut (radij-Allahu


‘anhu) mendonin, madje ata besonin se ishin në të vërtetën. Ata besonin se
çdo gjë që kishin bërë, e kishin bërë për të qenë më afër Allahut Subhanehu
ue Te’ala. Në betejën e Nahrauanit ata thonin: “Gjykimi i takon vetëm
Allahut. Nisuni.. nisuni për në Xhenet.” Ebu Ejub (el-Ensari) ka thënë: “I
ngula shtizën njërit prej Khauarixhëve. Ajo hyri dhe doli tejpërtej nga
shpina e tij. Unë i thashë: “Përgëzohu me Zjarr o armik i Allahut.” Kurse
ai mu përgjigj: “Do ta marrësh vesh se kush do të jetë më afër tij.”

Shiko pra patundshmërinë dhe durimin e këtyre njerëz në kohën kur ata
ballafaqoheshin me vdekjen. Ata kishin një iman të palëkundur në atë që
besonin - megjithë faktin se ata ishin në një devijim të madh - deri në
kohën kur shpirtrat e tyre largoheshin nga trupat e tyre.
1
Sahih: Transmetuar nga Ibn Hibbani në Sahihun e tij (n. 559), el-Khatib el-Bagdadi në
Tarijkh Bagdad (n. 5862), esh-Shihab el-Kada’i në Musned (1/57) dhe Ebu Nu’ajmi në el-Hilje
(8/172). Është transmetuar gjithashtu nga Taberani në el-Euset (n. 8991), Hakimi në el-
Mustedrak (1/62) dhe Bejhakiu në Shu’abul-Iman (7/463). Hakimi ka thënë: “Ai është sahih
sipas kushteve të Bukharit, por prapëseprapë ai nuk e transmetoi atë.” Me të u pajtua edhe
Dhehebiu.

© Selefi . org 6
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Ky është një nga shkaqet më të mëdhenj të fitneve që plasin në Umet. Ky


është një nga shkaqet e devijimit. E ky shkak është bashkimi dhe rreshtimi
pas atyre që shtiren se kanë dije dhe braktisja e dijetarëve të cilët kanë
kaluar gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjet duke marrë dije, duke
mësuar nga mësuesit e tyre, duke lexuar libra me ta, duke studjuar dhe
duke arritur kuptimin e saktë të menhexhit. Prandaj kush ulet tek ata dhe i
merr fjalët e tyre, atëherë ai do të arrijë shpëtimin me lejen e Allahut.

Ndërsa ai që largohet nga dijetarët dhe mundohet e mbështetet në dijen e


tij të cekët rreth haditheve apo merr për bazë këshillën e disa injorantëve,
atëherë kjo është rruga e devijimit, Allahu na ruajt. Andaj, për sa i përket
thënies së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), “Mirësia është
tek të mëdhenjtë tuaj”, el-Menaui ka thënë në Fejdul-Kadir në shpjegimin e
këtij hadithi: “Mirësia është me të mëdhenjtë tuaj që kanë përvojë rreth
çështjeve dhe kanë siguruar shumë shpërblime. Prandaj ulu me ata që të
ndjekësh mendimet e tyre dhe të udhëzohesh me udhëzimin e tyre.”2

Edhe pse ne besojmë se askush nuk është i pagabueshëm përveç të


Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ne besojmë se fjalët e
çdokujt pranohen ose refuzohen, dhe se hadithi i të Dërguarit të Allahut
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vjen përpara opinionit, perceptimit dhe
mirësisë e dobisë së pretenduar.

Dëgjojeni thënien e Allahut të Lartësuar:

ÉΑθß™§9$# ’n<Î) çνρ–Šu‘ öθs9uρ ( ϵÎ/ (#θãã#sŒr& Å∃öθy‚ø9$# Íρr& ÇøΒF{$# zÏiΒ ÖøΒr& öΝèδu!%y` #sŒÎ)uρ

«!$# ã≅ôÒsù Ÿωöθs9uρ 3 öΝåκ÷]ÏΒ …çµtΡθäÜÎ7/ΖoKó¡o„ tÏ%©!$# çµyϑÎ=yès9 öΝåκ÷]ÏΒ ÌøΒF{$# ’Í<'ρé& #†n<Î)uρ

∩∇⊂∪ WξŠÎ=s% āωÎ) z≈sÜøŠ¤±9$# ÞΟçF÷èt6¨?]ω …çµçGuΗ÷qu‘uρ öΝà6øŠn=tã

“Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me


sigurinë ose frikën, ata e përhapin atë (pa e vërtetuar mirë). Por, në

2
Shiko Fejdul-Kadir (3/220) të el-Menaui.

© Selefi . org 7
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe


parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet
përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira
e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit shejtanin, përveç një pakice.”3

Shejkh ‘Abdur-Rrahman es-Sa’di (rahimehullahu te’ala) ka thënë në


shpjegimin e këtij ajeti: “Ky është një qortim disiplinues nga Allahu për
robërit e Tij, ata të cilët kanë veprime të pahijshme, dhe nuk u takon atyre
që kur u vjen ndonjë çështje e rëndësishme që përmban dobi për njerëzit e
zakonshëm, që lidhet me qetësinë dhe sigurinë e Besimtarëve, apo ndonjë
çështje që përmban një fatkeqësi që do të bjerë mbi ta, ata duhet ta
konfirmojnë atë dhe nuk duhet të nxitojnë ta përhapin lajmin. Më saktë,
ata duhet ta kthejnë atë tek i Dërguari dhe tek udhëheqësi i tyre, tek
njerëzit që kanë mendje të shëndoshë, dituri, sinqeritet, logjikë,
gjakftohtësi, ata që i njohin çështjet dhe bëjnë dallim midis dobive dhe
dëmeve.”4

Pra, ai që ka sadopak dije por nuk ka përvojë rreth çështjeve, atëherë ai


nuk është njësoj si ai që ka përvojë dhe i di dëmet dhe dobitë, andaj vetëm
ai mund të lejojë një dëm më të vogël për të mënjanuar një dëm më të
madh. Ky është një parim themelor rreth të cilit shumë njerëz janë
injorantë. Ata e marrin hadithin: “Përveç nëse shikoni tek ai mosbesim të qartë
(kufr beuah) për të cilin ju keni argument nga Allahu.”5 Dhe ai mendon se kjo i
takon atij dhe mundësive të tij për t’u rebeluar kundër udhëheqësit të
Muslimanëve të cilin ai e konsideron qafir, mosbesimtar. Pra, ai e shikon
veten e tij si muxhahid në rrugë të Allahut!

Ky është një kuptim i gabuar i Xhihadit. Disa prej tyre mendojnë se ata
janë të aftë që të ngrejnë armët për të bërë Xhihad kundër udhëheqësit që
është qafir sipas mendimit të tyre. Pra, ai mendon se është muxhahid në
rrugë të Allahut, por në fakt ky është gabim dhe devijim. Vërtet, Ehli-
Suneti dhe Xhemati kanë shkruajtur në librat e tyre të Akijdes se Xhihadi
është i vazhdueshëm me çdo udhëheqës, qoftë ai i mirë apo i keq.6 Dhe
3
En-Nisa, 83.
4
Shiko Tejsir Kerimur-Rrahman fij Tefsir Kelamil-Menan (2/113) të ‘Abdur-Rrahman es-Sa’di.
5
Transmetuar nga Bukhari (n. 7056) dhe Muslimi (n. 1709).
6
Shiko Sherh Usulul-I’tikad (4/1299) të Lalika’it, Sherhul-‘Akijdeti et-Tahauije (2/555) të Ibn
Ebil-‘Izz el-Hanefi dhe Mexhmu’ul-Fetaua (28/503) të Ibn Tejmijes.

© Selefi . org 8
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Xhihadi nuk mund të bëhet përveç se duke qenë përkrah udhëheqësve.


Kështu që, kur udhëheqësi bën Xhihad ose shpall Xhihad, atëherë bëj
Xhihad bashkë me të. Dhe nëse udhëheqësi nuk shpall Xhihad, atëherë ty
nuk të lejohet që të bësh Xhihad dhe ai nuk do të konsiderohet Xhihad i
saktë. Kurse ata e shtrembëruan Xhihadin në mënyrë që të kishin mundësi
për të bërë Xhihad (sipas epsheve të tyre). Ti ke bërë një gjynah (duke
mos iu bindur udhëheqësit), prandaj ti e ke të ndaluar Xhihadin, ndonëse
e ke shtrembëruar atë për këtë qëllim. Pastaj, nëse udhëheqësi shfaq hapur
kufrin dhe ne pajtohemi të gjithë që ai ka rënë në kufër, atëherë si do të
bëhet kryengritja kundër tij? Ebu Me’ali el-Xhuuejni 7 thotë: “Këtë nuk
mund ta bëjë çdokush nga njerëzit e thjeshtë. Por, kjo duhet të bëhet nga
njerëzit kompetentë.”8

Pra, nëse udhëheqësi bëhet mosbesimtar, njerëzit kompetentë e braktisin


dhe e zëvendësojnë atë me një tjetër. Sidoqoftë, kjo ndodh me kusht që
largimi i tij të mos rezultojë me gjakderdhje apo me përhapje të fitneve.
Kjo është ajo që ka pohuar Imam Ahmedi kur Udhëheqësit Abasidë
deklaruan se Kur'ani është i krijuar dhe i detyruan njerëzit që ta pohonin
këtë. Ata e rrahën Imam Ahmedin dhe dijetarë të tjerë që ata të thonin se
Kur'ani është i krijuar. Dhe kjo thënie është kufër,9 dhe Imam Ahmedi e
deklaroi mosbesimtar atë që tha se Kur'ani është i krijuar. Por megjithatë,
kur disa njerëz erdhën tek ai dhe i thanë: “Ne duam të bëjmë kryengritje
kundër këtyre njerëzve sepse fitneja është bërë e madhe.” Ai u përgjigj:
“Ju e keni të ndaluar këtë. Kur shpatat ngrihen në kohë fitnesh, atëherë
gjaku derdhet, të drejtat shkelen dhe rrugët bllokohen. Bëni durim derisa
njerëzit e mirë të çlirohen nga njerëzit e prishur.”10
7
Ai është ‘Abdul-Melik Ibn ‘Abdullah Ibn Jusuf el-Xhuuejni en-Nejsaburi esh-Shafi’i. Ai
është autor i i mjaft librave. Lindi në fillim të vitit 419 Hixhrij dhe vdiq në vitin 478 Hixhrij.
8
Shiko Gijathul-Umem (fq. 96).
9
Seleme Ibn Shebib ka thënë: “Hyra tek Ahmed Ibn Hanbel dhe i thashë: Ç’thua ti për atë
që thotë se Kur'ani është fjala e Allahut? Ahmedi tha: “Kushdo që nuk thotë se Kur'ani është
fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar, atëherë ai është kafir.” Pastaj ai tha: “Mos ki dyshim
për kufrin e tyre, pasi ai që nuk thotë se Kur'ani është fjala e Allahut dhe ai nuk është i
krijuar, atëherë ai mund të thotë se është i krijuar. Dhe kushdo që thotë se është i krijuar,
atëherë ai është mohues i Allahut ‘Azze ue Xhel.” Seleme tha: Unë i thashë Ahmedit: “A janë
ata që qëndrojnë tek kjo fjalë (që Kur'ani është fjala e Allahut dhe nuk vazhdojnë më tej)
mosbesimtarë?” Ai u përgjigj: “Mosbesimtarë.” Transmetuar nga Ibnul-Xheuzi në Menakibul-
Imam Ahmed (fq. 157).
10
Shiko es-Sunneh (1/134) të Ibnul-Khalalit. Dobi: Mençuria e Dijetarit dhe Padurimi i të
Rinjve Injorantë: Ibn Sa’d transmeton në Tabakatul-Kubra (7/163-165): Një grup njerëzish

© Selefi . org 9
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Ky është parimi themelor që u kuptua nga udhëheqësit e Muslimanëve


dhe Imamët e Selefëve, dhe ky parim është se: në rast se udhëheqësi bëhet
mosbesimtar, atëherë vetëm njerëzve kompetentë u takon që ta braktisin
atë, me kusht që kjo të bëhet pa shkaktuar fitne apo gjakderdhje. Dhe kjo
nuk i takon gjithkujt për shkak të arsyeve që vijojnë më poshtë:

E para: Ata kanë gabuar në bërjen e tekfirit.

E dyta: Nëse disa prej tyre bën kryengritje pa pjesëmarrjen e të tjerëve,


atëherë fitneja do t’u bjerë atyre dhe do të ketë përplasje.

E treta: Ata nuk janë të mbrojtur nga pasojat që rezultojnë nga kryengritja
kundër udhëheqësit dhe braktisjes së tij, ndryshe nga njerëzit kompetentë.

Kështu që, nëse dikush prej tyre thotë: “Filan udhëheqës gjykon me ligjet
sekulariste (el-kauaninul-uad’ije), andaj ai është një mosbesimtar që ka dalë
nga Feja Islame!” Atëherë ne i përgjigjemi: “Në të vërtetë, dijetarët e
nderuar kanë folur lidhur me këtë çështje dhe kjo ka të bëjë me gjykimin
me diçka tjetër në vend të asaj që ka shpallur Allahu. Ibn ‘Abbasi (radij-
Allahu ‘anhuma) ka thënë: “Ai është kufër më pak se kufri (kufër dunel-
kufër), mosbindje më pak se mosbindja (fisk dunel-fisk) dhe padrejtësi
më pak se padrejtësia (dhulm dune dhulm).” 11

erdhën tek el-Hasen el-Basri për të marrë fetva që të bënin kryengritje kundër Haxhaxhit.
Ata i thanë: “E Eba Se’id! Ç’thua ti për luftimin e këtij zullumqari që ka derdhur gjak
padrejtësisht, ka marrë pasuritë dhe ka bërë këtë e këtë?” Haseni ia ktheu: “Unë mendoj se ai
nuk duhet të luftohet. Nëse ky është një dënim nga Allahu, atëherë ju nuk do të jeni të aftë
që ta largoni atë me shpatat tuaja. Nëse kjo është një sprovë nga Allahu, atëherë bëni durim
derisa të vijë gjykimi i Allahut - dhe Ai është Gjykatësi më i mirë.” Ata u larguan nga Haseni,
nuk u pajtuan me të dhe bënë kryengritje kundër Haxhaxhit. Haxhaxhi i vrau ata që të gjithë.
Pastaj Haseni thoshte për ta: “Sikur njerëzit të kishin bërë durim kur ata sprovohen me
prijësa zullumqarë, nuk do të zgjasë shumë dhe Allahu do t’u japë atyre një rrugëzgjidhje.
Gjithsesi, ata përherë nxitojnë tek shpatat e tyre dhe kështu ata lihen në shpatat e tyre. Pasha
Allahun! As për një ditë të vetme nuk sollën ndonjë të mirë ata njerëz.”
11
Sahih: Transmetuar nga Muhamed Ibn Nasr el-Meruezi në Ta’dhijm Kadris-Salat (2/522),
Hakimi në el-Mustedrak (n. 3219) dhe Bejhakiu në es-Sunenul-Kubra (8/20). Hakimi ka thënë:
“Ky hadith ka një zinxhir transmetimi të saktë (sahih), kurse dy Shejkhat (Bukhari dhe
Muslimi) nuk e transmetuan.” Me të u pajtua edhe Dhehebiu.

© Selefi . org 10
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Kështu që, neve nuk na lejohet që ta deklarojmë mosbesimtar dhe ta


nxjerrim nga Feja Islame atë që gjykon me ligje sekulariste dhe nuk gjykon
me atë që ka shpallur Allahu. Kjo mund të ndodhë vetëm mbasi që të
kemi shqyrtuar çështjen e tij pikë së pari. Dhe shtrohet pyetja, a beson ai
se ligjet e tjera janë më të mirë sesa ligji i Allahut? Së pari, a e pranon ai
gjykimin e Allahut? Dhe nëse e gjithë kjo konfirmohet (që është e vërtetë),
atëherë ai bëhet kafir pa asnjë hije dyshimi.

Megjithatë, nëse ai gjykon me ligje të tjera në vend të atyre që ka shpallur


Allahu për shkak të tekave personale apo interesave të kësaj dynjaje, ose
për shkak të frikës që ka nga dikush që është më i lartë se ai, ose për shkak
se mendon se gjykimi i tij nuk do të zbatohet, por prapëseprapë ai beson
me bindje të thellë se gjykimi i Allahut është më i miri, atëherë nëse ky
person është në këtë pozicion dhe me këto cilësi, ne nuk mund të
gjykojmë për të se ai është mosbesimtar. Ne nuk mund ta nxjerrim nga
Feja Islame këtë njeri apo ata që janë si puna e e tij, të cilët gjykojnë me
ligje të tjera në vend që të gjykojnë me ligjet që ka shpallur Allahu për
shkak të ndonjë rryshfeti që iu është ofruar. Vërtet, Muslimanët kanë
Ixhma’ (mendim unanim) se një person i tillë nuk është mosbesimtar, por
ai ka bërë një gjynah të madh.12

Këto janë fjalët e sakta të cilat i kanë thënë njerëzit e dijes.13 Madje edhe
sikur të ketë ndonjë hije dyshimi në bërjen e tekfirit mbi të, atëherë kjo
është e mjaftueshme për t’u tërhequr nga bërja e tekfirit.
12
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije në Mexhmu’ul-Fetaua (22/61): “Sunduesit nuk duhet
të luftohen për shkak të gjynaheve që bëjnë, ndonëse njeriu mund të vritet për shkak të disa
gjynaheve, siç është zinaja etj. Megjithatë, është e ndaluar që të luftohet kundër sunduesve
për shkak se ata kanë bërë gjëra për të cilat dënohesh me vdekje, sepse shkatërrimi që sjell
luftimi kundër tyre është shumë herë më i madh sesa shkatërrimi që sjell një gjynah i madh
që ka bërë sunduesi.”
13
Për të përfituar më shumë lidhur me këtë çështje, ne dëshirojmë të përmendim disa nga
fetvatë e Komisionit të Përhershëm të Fetvave dhe Hulumtimeve Fetare për këtë temë:
Pyetja n. 2 nga fetvaja n. 5226: Kur lejohet tekfiri dhe kur nuk lejohet? Çfarë lloj tekfiri
është përmendur në thënien e Allahut: “Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka
shpallur Allahu, ata janë mosbesimtarë (kafirun).” [Ma’ide, 44]
Përgjigje: Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin
e Tij, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Në vazhdim: Për sa i përket thënies suaj, “Kur
lejohet tekfiri dhe kur nuk lejohet” ne mendojmë se ju duhet të shpjegoheni se çfarë është
ajo që ju shqetëson derisa ne të të shpjegojmë gjykimin. Kurse për sa i përket tekfirit në
thënien e Allahut, “Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata janë

© Selefi . org 11
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

mosbesimtarë (kafirun)”, atëherë ai është kufri i madh (kufrun ekber). Kurtubiu ka thënë në
Tefsirin e tij (6/188): Ibn ‘Abbasi dhe Muxhahidi kanë thënë: “Kushdo që nuk gjykon me atë
që ka shpallur Allahu, duke refuzuar Kur'anin dhe duke mohuar thënien e të Dërguarit (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atëherë ai është mosbesimtar.” Kurse ai që gjykon me ligje të tjera në
vend të atyre që ka shpallur Allahu, dhe ai beson se po bën gjynah, por gjykon me ato ligje në
vend të ligjeve që ka shpallur Allahu për shkak të ndonjë rryshfeti që i kanë dhënë ose
ndonjë gjë tjetër, ose për shkak të armiqësisë nga zgjedhësit e tij, ose për shkak të afrimitetit
që ka me ta, ose për shkak të miqësisë që ka me ta apo gjëra të tjera të ngjashme, atëherë ky
nuk mund të jetë kufër i madh. Por, ky është një gjynah, dhe në të vërtetë është kufër më pak
se kufri (kufrin dune kufr), dhe padrejtësi më pak se padrejtësia (dhulmin dune dhulm), dhe
mosbindje më pak se mosbindja (fiskin dune fisk). Dhe suksesi është i gjithë nga Allahu. Paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe
Shokët e tij. [Kryetar: ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz; Zëvendës-Kryetar: ‘Abdur-
Rrazzak el-‘Afijfi; Anëtar: ‘Abdullah Ibn Gudejjan; Anëtar: ‘Abdullah Ibn Ku’ud]

Pyetje n. 11 nga fetvaja n. 5741: Ai që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu a është
Musliman apo është mosbesimtar që ka bërë kufër të madh dhe që s’do t’i pranohen veprat?
Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të
Dërguarin e Tij, mbi Familjen dhe Shokët e tij. Më tej:

Allahu thotë:

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata janë mosbesimtarë
(kafirun).” [Ma’ide, 44]

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata janë të padrejtë
(dhalimun).” [Ma’ide, 45]

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata pra janë të pabindur
(fasikun).” [Ma’ide, 47]

Megjithatë, nëse ai e bën atë lejuar dhe beson se ajo është e lejuar, atëherë ai ka bërë kufër të
madh, padrejtësi (dhulm) të madhe dhe mosbindje (fisk) të madhe që të nxjerrin nga Feja. Por
nëse ai ka vepruar kështu për shkak të ndonjë rryshfeti apo për ndonjë arsye tjetër ndërkohë
që ende beson se ajo është e ndaluar, atëherë personi i tillë është gjynahqar dhe konsiderohet
mosbesimtar me kufër të vogël dhe ka bërë padrejtësi (dhulm) dhe mosbindje të vogël.
Personi i tillë nuk ka dalë nga feja, sikurse e kanë shpjeguar edhe njerëzit e dijes në tefsirin që
kanë bërë për këto ajete. Dhe suksesi është nga Allahu; lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të
Dërguarin e Tij, mbi Familjen dhe Shokët e tij. [Kryetar: ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ibn
Baz; Zëvendës-Kryetar: ‘Abdur-Rrazzak el-‘Afijfi; Anëtar: ‘Abdullah Ibn Gudejjan; Anëtar:
‘Abdullah Ibn Ku’ud]

Pyetje n. 3 nga fetvaja n. 6310: Çfarë gjykimi ka ai që gjykon me ligje sekulariste ndërkohë
që ai e di se ato janë të kota. Por megjithatë, ai nuk i lufton ato dhe as nuk punon për heqjen
e tyre.

© Selefi . org 12
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që të mos zbulohen


gjynahet e Muslimanëve dhe se ne duhet t’i justifikojmë ata. Me të vërtetë,
është thënë: “Gjeni një justifikim për vëllain tuaj.” 14

Dhe është mirë që Muslimani të mundohet t’i fshehë gabimet e


Muslimanëve dhe të evitojë masën ndëshkimore dhe ekzekutimin e tyre
me vdekje. Dhe e gjithë kjo kërkohet nga Ligjvënësi. Robi nuk duhet të
bëj çmos për të shpallur qafir një person nëse ka qoftë edhe një hije
dyshimi se a bëhet tekfir mbi të apo jo. Dhe kjo nuk është prej
devotshmërisë.

Dhe lloji më i rëndësishëm i devotshmërisë është që të qëndrosh larg


bërjes së tekfirit mbi Muslimanët, është në ruajtjen e gjuhës nga nderi i
tyre dhe në ruajtjen e dorës nga gjaku i tyre. Poashtu, ne jemi lajmëruar se
njerëzimi e ka detyrë që ta lavdërojnë Allahun e Bekuar e të Lartësuar për
mirësitë që Ai u ka dhënë atyre. Dhe disa njerëz që gjenden nën sundime
të ndryshme thonë: “Përse jam nën këtë sundim?” Ose ai thotë: “Përse

Përgjigje: Obligimi është që të gjykosh me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) atëherë kur ka mosmarrëveshje. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë drejtohuni Allahut dhe të
Dërguarit të Tij, nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë
dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” [en-Nisa, 59]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të
gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në vetet e tyre
asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e
tua) plotësisht të nënshtruar.” [en-Nisa, 65]
Pra, gjykimi duhet të kthehet tek Allahu i Lartësuar dhe Suneti i të Dërguarit të Tij (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe nëse ata nuk gjykojnë me këto të dyja dhe e deklarojnë të lejuar
gjykimin me ligjet sekulariste për shkak të lakmisë për para apo pushtet, atëherë ai po kryen
një gjynah, pra ai është fasik (i pabindur) me fisk duna fisk (mosbindje më pak se mosbindja).,
dhe megjithatë ai nuk del nga sfera e Imanit...
[Kryetar: ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz; Zëvendës-Kryetar: ‘Abdur-Rrazzak el-
‘Afijfi; Anëtar: ‘Abdullah Ibn Gudejjan; Anëtar: ‘Abdullah Ibn Ku’ud]
14
Kjo është përmendur nga Bejhakiu në Shu’abul-Iman (323), nga Muhamed Ibn Sirin i cili ka
thënë: “Kur t’ju mbërrijë ndonjë lajm për vëllain tuaj, atëherë gjeni ndonjë justifikim për të.
Dhe nëse nuk gjen ndonjë justifikim për të, atëherë thuaj: Ai do e ketë një justifikim.”
Bejhakiu e ka përmendur gjithashtu në Shu’abul-Iman (7/552) nga Hamdun el-Kassar i cili ka
thënë: “Kur një nga vëllezërit tuaj bën ndonjë gabim, atëherë kërko shtatëdhjetë justifikime
për të. Dhe nëse zemra jote nuk e pranon atë, atëher dije se gabimi qëndron tek vetja jote,
ngase u bënë shtatëdhjetë justifikime për një Musliman, kurse zemra jote nuk i pranoi ato.”

© Selefi . org 13
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Muslimanët në këtë vend janë nën këtë sundim?” Kështu, ai fillon të


ankohet dhe fillon të shajë e të mallkojë dhe kërkon heqjen e këtij
sundimi. Dhe ky është një gabim i madh.15 Vërtet, Pejgamberi (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shikoni atë që është poshtë jush dhe mos shikoni atë që
qëndron mbi ju. Kjo është më e përshtatshme në mënyrë që ju të mos i hidhni pas
shpine mirësitë e Allahut.”16

Kështu që, nëse një person është sëmurë, ai nuk duhet të shohë ata që
janë me shëndet të mirë e pastaj të thotë, “Unë jam i sëmurë kurse ata janë
mirë”. Por, ai duhet të shohë ata që janë më të sëmurë se ai. Dhe kur i
shikon ata, ai falenderon Allahut për mirësitë që i ka dhënë Ai. Poashtu,
njerëzit që kanë nivel mesatar jetese nuk duhet të shikojnë pasanikët. Por,
ai duhet të shikojë nevojtarët që janë në kulmin e varfërisë, ata që nuk
munden dot të sigurojnë asgjë për të ngrënë. Kështu, ai falenderon
Allahun.

Poashtu, personi që jeton në këto vende duhet ta falenderojë Allahun e


Bekuar e të Lartësuar për mirësitë në të cilat ai gjendet.17 Ai nuk duhet të
shikojë kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Shokëve të tij
(radij-Allahu ‘anhum) dhe të kërkojë që sundimi të jetë i njëjtë sikur në
kohën e tyre. Është me vend që ai të dëshirojë që të kthehej në atë kohë,
por sa larg që është ajo! Ai sundim nuk u bë realitet midis atyre që erdhën
pas tyre, përveç se gjatë kohës së ‘Umer Ibn ‘Abdul-‘Azijz rahimehullah.
Pra, kohët e tjera kanë qenë gjithmonë të mbushura me fitne, kështu që
është detyrë për robin që ai të shohë sundimin nën të cilin gjendet njerëzit
që janë poshtë tij.

15
Ka thënë Imam Berbahari në Sherhus-Sunneh (n. 135): “Dije se zullumi i një sundimtari nuk
pakëson apo nuk heq asnjë nga detyrat që caktuar Allahu nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Zullumi i tij është kundër vetes së tij. Bindja jote dhe veprat e tua
të mirë bashkë me sjelljen tënde (korrekte) para atij janë të plota në dashtë Allahu i Lartësuar.
Shoqëroji sundimtarët në të gjitha veprat e bindjes (ndaj Allahut), siç janë namazet me
xhemat dhe namazet e Xhumasë, pasi ti ke qëllimin tënd të pavarur në këto vepra.”
16
Transmetuar nga Muslimi (n. 2963).
17
Ka thënë el-Fudajl Ibn ‘Ijjad: “Sikur të kisha një dua e cila do të më pranohej, unë s’do ta
kisha bërë atë dua për gjë tjetër përveç se për udhëheqësin.” I thanë: “O Eba ‘Ali na i shpjego
këtë që the.” Ai tha: “Nëse unë bëj dua për veten, ajo nuk shkon përtej vetes sime. Ndërsa,
sikur unë ta bëj atë për udhëheqësin, ai përmirësohet dhe kështu populli dhe toka vihen në
rregull.” Transmetuar nga Ebu Nu’ajmi në el-Hilje (8/91) dhe Ebu Bekr el-Khalal në es-
Sunneh (n. 9).

© Selefi . org 14
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Ka prej atyre Muslimanëve që jetojnë në shtete ku ata e kanë të ndaluar që


të shfaqin simbolet e fesë së tyre, siç është lëshimi i mjekrrës apo gjëra të
tjera. Dhe nëse ai e bën këtë, atëherë ai gjykohet dhe kundër tij merren
masa ndëshkimore dhe torturohet. Dikush tjetër e ka të ndaluar që të
shkojë për të falur namazin e Sabahut në xhami. Prandaj, Muslimanët e
kanë detyrë që të thonë, “Falenderoj Allahun e Bekuar e të Lartësuar që
unë kam mundësi për t’i bërë këto duke qenë plotësisht i lirë. Dhe unë
kam mundësi ta mbaj kokën lart sepse jam nga njerëzit e Fesë, të mirësisë
dhe përmirësimit.”

Dhe në këtë vend, njerëzit e diturisë, mirësisë dhe përmirësimit janë të


nderuar. Dhe unë nuk po them që nuk ka gabime apo kundravajtje. Më
saktë, ato ekzistojnë, por cila ka qenë ajo epokë në të cilën nuk ka patur
gabime apo kundravajtje?!

Kështu që, është detyrë për Muslimanin që ta ruajë sundimin nën të cilin
jeton. Dhe ai duhet të përpiqet në mënyrën më të mirë që të kontribuojë
për një sundim më të mirë. Është budallallëk që të përpiqesh ta largosh
sundimin nën të cilin jeton, me justifikimin se dëshiron një sundim më të
mirë. Por, ruaje atë që ke. Pastaj përpiqu në mënyrën më të mirë që të
arrish një sundimin më të mirë për veten tënde.

Mes vendeve Muslimane është një vend ku sunduesit quhen


mosbesimtarë. Dijetarët atje po përballen me dëmtime të mëdha: midis
tyre ka që vriten, midis tyre ka që varen në litar, midis tyre ka që dënohen,
dhe kështu kjo çoi në plasjen e një fitneje të madhe në atë vend. Atje plasi
një luftë civile. I tërë sistemi qeverisës ra dhe njerëzit u lanë në kaos.
Gjaku u derdh, pronat dhe të drejtat e njerëzve u nëpërkëmbën, rrugët u
bllokuan dhe njerëzit vdesin nga uria. Për këtë arsye, disa nga dijetarët e
atij vendi thonë: “Ah sikur të kishin qëndruar në gjendjen që ishim më
përpara, pasi ajo ishte shumë herë më e mirë sesa sundimi i sotshëm,
ndonëse atëherë kishte sadopak parregullsi në sundimin e mëparshëm.
Vërtet, tani ka më shumë pasoja të rënda dhe as interesat e Fesë e as
interesat e dynjasë nuk janë arritur.” Prandaj, ata zgjodhën dëmin më të
vogël mes dy të dëmeve, me qëllim që të parandalonin dëmin më të madh.
Dhe ky është një prej parimeve themelore të Sheritatit.

© Selefi . org 15
Shkaqet e Shfaqjes së Mendimit të Kharixhizmit Bashkëkohor
Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan

Ne i lutemi Allahut të Bekuar e të Lartësuar që të na japë kuptimin e Librit


të Tij dhe të Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në
përputhje me kuptimin e medh’hebit të Selefus-Salih (riduanullahi te’ala
‘alejhim).

Ne i lutemi Allahut që të na i tregojë të vërtetën si të vërtetë dhe të na


ndihmojë që ta ndjekim atë. Dhe i lutemi Allahut që të na i tregojë të
pavërtetën si të pavërtetë dhe të na ndihmojë që të qëndrojmë larg prej
saj.

Dhe ne i lutemi Allahut që mos na bëj prej atyre që kanë dyshime për të
vërtetën e kështu të bëhemi prej të devijuarve. Vërtet Allahu është Ai të
Cili i mbështetemi dhe Ai është i Plotfuqishëm. Paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe
Shokët e tij.

Fund,
E Xhuma, 23 Janar 2009 / 26 Muharrem 1430 Hixhrij
Përktheu: Ebu ‘Akil Alban Malaj
© Selefi.org

© Selefi . org 16

You might also like