Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

SHMP “Adem Gllavica”-Lipjan

Lënda: Gjuhë Shqipe e Letërsi


Klasa: XII
Tema javore (3 orë): Format e ligjërimit letrar dhe ligjërimit joletrar
Prof. Hajrije Salihu

Sot shkrimtarët në pjesën më të madhe shkruajnë sipas normës letrare, sepse kjo u siguron shumë
më tepër lexues, madje u jep mundësi që krijimtaria të ketë jetëgjatësi më të madhe edhe për të
ardhmen. Por letërsia nuk kufizohet në rrethin e përcaktuar të normës standarde.
Letërsia u drejtohet edhe mjeteve që dalin jashtë normës letrare: fjalëve e trajtave të vjetruara,
krahinorizmave, gjuhës profesionale, mjeteve e ndërtimeve të huazuara, trajtave e ndërtimeve në
kundërshtim me normën, vecorive individuale, shtrembërimeve në gjendje të caktuara
emocionale e psikologjike, dukurive në kushte dygjuhësive e deri gabimeve. Por për këto duhet
motivimi artistik, domethënë arsyeja që përligj çdo përdorim gjuhësor.
Përcaktimi i normës letrare nuk e kufizon shkrimtarin në zgjedhjen e burimeve gjuhësore;
përkundrazi, në rrafshin e normës rivlerësohen gjithë burimet e tjera, marrin ngjyrime dhe dalin
të shquara vecoritë e tyre, të cilat u shërbejnë letrarëve.
Letërisa e lëvron dhe e pasuron më tej gjuhën letrare. Ajo i siguron normës letrare lidhjen me të
gjitha ligjërimet e tjera, e sidomos me gjuhën e gjallë.

Ligjërimi i autorit

Ligjërimi i autorit përbëhet nga fjalët dhe fjalitë, të thëna në vetën e tretë dhe për të cilat ne nuk e
përcaktojmë se i ka thënë një pjesëmarrës i bisedës ose i veprimit. Ai jep mjedisin, vendin,
kohën, mënyrën e jetesës, veprimet, ngjarjet, pamjen e jashtme të personazheve, mendimet e
ndjenjat e tyre, marrëdhëniet i paraqet dhe i komenton fjalëte tyre etj. Mund të jetë asnjanës, por
mund të jetë edhe ngjyrim vlerësues, që lexuesi t’i përceptojë ngjarjet e karakteret në një ditë të
caktuar, që të krijojë një atmosferë.
Ligjërimi i personazhit
Ligjërimi i personazhit janë fjalët dhe fjalitë e thëna nga pjesë marrësit në ngjarje a veprim. Ato
dallohen prej fjalëve të autorit në tekst: ose vihen ndërmjet dy vizave në fillim e në fund, ose
ndërmjet thonjëzave. Ligjërimi i personazheve nuk është thjesht riprodhim i fjalëve të tyre, por
bën pjesë në shtjellimin e veprimeve, në paraqitjen e mardhënieve të karaktereve etj. Ndërsa roli
i tij kryesor është individualizimi dhe karakterizimi i personazheve. Cdo karakter, që të dalë i
gjallë, konkret, i ndërtuar artistikisht, ka mënyrën e vet të të folurit, që i përshtatet moshës,
kulturës, profesionit, përvojës jetësore, grupit shoqëror, gjendjes emocionale etj. Kur personazhet
bisedojnë ndërmjet tyre, ky quhet dialog. Ndësa autori zakonisht shprehet në monolog.
Më poshtë është fillimi i skicës së Migjenit “Zoti të dhashtë”. Fjalët e personazheve i kemi dhënë
me të pjerrëta. Të vihen re sesi jepen me vizë përpara ose me thonjëza fjalët e tyre:
Ligjërimi i rrëfimtarit
Ligjërimi i rrëfimtarit janë fjalët e një personazhi, i cili merr përsipër të rrëfejë në tekst në vend
të autorit. Ai mund të jetë edhe pjesmarrës i ngjarjeve, ndërsa gjatë rrëfimit jep qëndrimet e
vlerësimet e veta, por paraqitja gjuhësore është si më lart, me ndryshimin se fjalët e rrëfimtarit
janë në vetën e parë, kurse të autorit në vetën e tretë.

Ligjërimi libror

1. Ligjërimi libror, karakteristikë më shumë për ligjërimin e shkruar, dallohet nga zbatimi
me rreptësi i standardit të gjuhës.
Në ligjërimin libror përdoren me rreptësi njohuritë dhe rregullat në morfologji, p.sh.:
përdorimi i shumësit me ë dhe jo me a (shoferë, timonë), rasa emërore me -ja
(përgjigjja), përdorimi i formës gjinore me -je (i një anijeje) etj.
Ligjërmi libror dallohet për këto vecori sintaksore, si:
- përdorimi i fjalive me bashkrënditje, me nënrenditje të shkallëshkallshme dhe të
përziera; i mjeteve të ndryshme lidhëse;
- përshtatja e kohëve të foljeve me njëra- tjetrën në pjesët e ndryshme të fjalive;
- parapëlqimi i ndërtimeve me emra: studimi i letërsisë dhe jo studiojmë letërsinë;
- përdorimi i strukturave folje + emër në vend të foljes: paraqes kërkesën (dhe jo kërkoj);
- përdorimi më shumë i kallëzuesve të shprehur me trajta joveprore të foljeve: u realizua,
po kërkohet etj.
- përdorimi i kompozitave mbiemrore: ekonomiko-shoqërore, historiko-kulturore etj.
- përdoren më shumë shprehje lidhëzore dhe parafjalore: të përbëra nga emra dhe folje:
duke qenë se, në mënyrë që, për arsye se, duke marr parasysh se etj.
- përdorimi i shprehjeve pavetore: është e rëndësishme, është e nevojshme, kërkohet etj.

Ligjërimi i shkruar libror përdoret kryesisht në tekstet shkencore, në një pjesë të letërsisë
artistike e të publicistikës.

2. Ligjërimi bisedor- në ligjërimin bisedor, norma zbatohet në mënyrë elastike, me disa


lëkundje. Ai është i shkëputur nga norma dialektore dhe ndodhet nën ndikimin e gjuhës
standard. Ligjërimi bisedor është ai që përdoret në familje, bisedat e përditshme, bisedat
intime, në ceremonitë shoqërore e ceremonial, në rrëfimin gojor. Në tekstet e shkruara,
ky ligjërim përdoret në letrat familjare, në letërsinë artistike, në gjuhën e personazheve
etj.
Në ndërtimin e teksteve të ligjërimit bisedor:
- luan rol të madh intonacioni;
- tingujt nuk shqiptohen të plotë, p.sh.: zanorja ë e patheksuar zakonisht nuk shqiptohet
(puntor, bank); zanorja i e patheksuar në diftongje del j (pjano); ka ndryshime tingujsh
(pesdhjet, dymdhjet) etj.;
- karakterizohet nga shkurtimet e fjalëve dhe të togjeve emërtuese: në nëntëdhjetën ( në
vitin një mijë e nënëqind e nëntëdhjetë), kemi kimi ( lëndën e kimisë) etj.
- emrat e përvecëm shkurtohen: Loni (Elioni), Ana (Adriana) etj./
Si vecori sintaksore përmendim:
- përdoren të gjithë tipat e fjalive sipas synimit të thënies, mbizotërojnë fjalitë e thjeshta e
të përbëra, vecanërisht ato me lidhje bashkërënditëse dhe nënrënditëse të shkallës së pare
dhe të dytë;
- ka përsëritje: Hiqmu, bre, hiqmu!
- përdoren pjesëza, pasthirrma: More! Hej more! etj.
Në leksikun bisedor përdoren:
- hiperbola: 1000 herë më i zgjuar! U shkri së qeshuri!
- krahasime: punon si bleta, fle si Arusha;
- metafora: O kry bung. Gjarpër është.

3. Ligjërimi i shkujdesur – në ligjërimin e shkujdesur përzihen variante të ndryshme të


gjuhës, si: gjuha standard, dialektore a krahinore, fjalë të shtrembëruara, të pakulturuara,
të vjetruara e të sapokrijuara.
- fjalët shrembërohen ose cungohen: Po iki n’shpi.
- fjalitë janë zakonisht të thjeshta, të paplota, me ndërtime të pazakonta: Më jep dy ashtu;
- fjalitë e përbëra janë zakonisht me pak pjesë, të lidhura me lidhëza ose pa lidhëza;
- ka shumë pjesëza e pasthirrma: O burrë! O lockë!?
- ka shumë huzaime orientale: ezet, adalet, për ibret, milet;
fjalët përdoren për një periudhë kohe dhe më pas dalin nga përdorimi, si: ta boj bllok, ta
boj delejt (delete).

You might also like