Nentori

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

 

Nentori
Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të
themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një
kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E
SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë
kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e
qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë
krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i
vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti
për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën
Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e
Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur
në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në
Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa
Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Pas vdekjes së Tij
(më 1468), pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe
ia ndaluan valimin flamurit tonë. U dashtën edhe 444 vite pritje e
vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazje
masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërisht valimi i
Flamurit të Arbërit. T’i kemi parasysh arbëreshët, që ikën përterj detit,
ose në veri (në Dalmaci), me qëndresën e tyre stoike dhe me ruajtjen
fanatike të gjuhës, traditave dhe kulturës së të parëve. Qindra mijëra
shqiptarë, duke mos mundur ta durojnë terrorin e pushtuesve, kishin ikur
në shumë vende të botës – deri në Amerikë, Afrikë, Azi e deri në
Australi. Edhepse të mërguar, qeniet arbërore nuk ndejtën kurrë
duarkryq, por gjithherë, në mënyra të ndryshme ishin të vënë në shërbim
të kombit dhe të atdheut të braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos
vlen të përmendet gjysma e parë e shekullit XIX, kur figurat e ndritura të
kombit themeluan një lëvizje mbarëkombëtare, për të mbajtur gjallë
shpirtin arbëror dhe për ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit.
Kjo lëvizje, në historinë tonë, u regjistrua me germa ari dhe u quajt:
Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ndër rilindasit e parë duhet veçuar:
Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën, Jani Vreton dhe shumë të tjerë.
Në kohën kur gërshetimi joparimor i interesave ishte shtrirë në mbarë
hapësirat ballkanike e më së rëndi rëndonte supet e popullit tonë, liderët
e kombit filluan artikulimin e zëshëm të aspiratave të ligjshme
kombëtare, për liri dhe pavarësi. Nën trysninë e fuqive të mëdha të
kohës, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, Perandoria Osmane u
detyrua t’ua njohë autonominë disa vendeve fqinje, si: Serbisë, Greqisë,
Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë që nuk ndodhi edhe me Shqipërinë, që në
vorbullën e interesave dhe të marrëveshjeve ruso-turke, mbeti ende nën
kthetrat otomane. Të ndaluar të marrin pjesë në Kongresin e Berlinit dhe
të indinjuar thellë nga pazarllëqet që u bënë për copëtimin e tokave tona,
krerët shqiptarë, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni,
Pashko Vasa e të tjerë, më 10 Qershor 1978, në Prizren mbajtën
Kuvendin Mbarëkombëtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,
duke shpallur kështu autonominë e Shqipërisë. U bë edhe një kabinet
qeveritar dhe u organizua një administratë mbarëkombëtare, mirëpo
Turqia – e tërbuar nga ky akt i shqiptarëve, me “bekimin” dhe heshtjen
edhe të fuqive të mëdha të kohës, me një fushatë shumë të egër
ushtarake dhe me terror, pas tre vjetësh – më 1881 e shuajti Lidhjen e
Prizrenit dhe autonominë shqiptare. Shqiptarët nuk janë dorëzuar kurrë.
Ata gjithmonë e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lëvizjen Çlirimtare
Kombëtare – me pushkë e me penë. Në vitin 1899, nën drejtimin e
Haxhi Zekës, u mbajt në Pejë edhe nhjë kuvend i madh mbarëkombëtar,
që historia e njeh si Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në fillim të shekullit XX,
Perandoria Osmane që shtrihej në tri kontinente (Azi, Europë dhe
Afrikë) dhe e ndarë në 33 vilajete, katër nga të cilat ishin shqiptare, nga
sulmet që nga të gjitha anët i bënin popujt liridashës, ishte dobësuar
dukshëm. Njëri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovës, me
kryeqytet Shkupin, që përfshinte territoret e Dardanisë së dikurshme.
Luftërat çlirimtare, që plasën në të gjitha viset e pushtuara, i dhanë një
goditje të rëndë “të sëmurit nga Bosfori”. Si pjellë e konçesioneve, që
kishte fituar Serbia në Kongresin e Berlinit, në vorbullën e interesave,
me marrëveshjen e fshehtë ruso-turke, kombit tonë i ishte imponuar edhe
fronti verior, sepse shumë troje tona u pushtuan nga Serbia, që me sulme
barbare deri në gjenocid i kishte detyruar të shpërngulen shumë
shqiptarë nga trojet e tyre, që si rezultat pati spastrimin e mbi 700
vendbanimeve të Krahinës së Toplicës nga fara arbërore. Në vitin 1908,
e dobësuar shumë nga sulmet që i vinin nga të katër anët, Perandoria
Osmane u detyrua të bëjë reforma dhe të lëshojë pe në shumëçka, në
vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nën trysninë e fuqive të mëdha të
kohës, me këto reforma u kishin njohur disa të drejta popujve të
pushtuar, përfshirë edhe shkollimin në gjuhën e tyre amtare dhe
shprehjen e identitetit kulturor. Në nëntor të vitit 1908, nën drejtimin e
At Gjergj Fishtës, në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njësua
alfabeti i gjuhës shqipe. Në të gjitha viset shqiptare filloi organizimi i
shkollave kombëtare. Në vitin 1909, kur u organizua kryengritja e
madhe e popullit arab kundër Turqisë, kur shpërthej edhe lufta e madhe
italo-turke në Tripoli dhe kur plasën luftërat ballkanike, krerët e kombit
filluan ta mobilizojnë edhe popullin tonë. Në pranverën e vitit 1910,
Idriz Nikollë Seferi, bashkë me Dom Mikel Tarabulluzin, në zyrën
famullitare në Stubëll të Karadakut, kishin hartuar planin e Luftës së
Kaçanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe të Moravës, nën
udhëheqjen e Idriz Seferit dhe ata të ardhur nga Carraleva dhe nga viset
tjera të Kosovës, nën udhëheqjen e Isë Boletinit, ishin bashkuar në
Stagovë, prej nga futen në Grykën e Kaçanikut dhe i dërmojnë taborret e
Turgut Pashës. Lufta e Kaçanikut ishte fillimi i kryengritjes
mbarëkombëtare për çlirim nga zgjedha pushtuese otomane, që në vitin
1911 – nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar në Malësinë e
Shkodrës dhe në krahinat fqinje, deri në Shqipërinë e Mesme, për t’u
zgjeruar edhe në jug, kështuqë në vitin 1912  ishte përfshirë mbarë
Shqipëria – nga Janina deri në Mitrovicë e nga Durrësi deri në Preshevë.
Tashmë vërehej qartë se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj
fuqitë e mëdha të kohës kishin filluar tregtimin mbi tokat që do të dilnin
nga kthetrat otomane. Pamëshirësitë absurde kundrejt shqiptarëve, mbi
tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisë, Bullgarisë,
Greqisë e Malit të Zi u ishte njohur pavarësia, më 17 tetor 1912 fuqitë e
mëdha kishin vendosur që Shqipërisë t’i njihej një autonomi, ende nën
varësi nga Turqia. Duke mos përballuar më turpet dhe absurdet
diplomatike të fuqive të mëdha, krerët e kombit tonë, që me pushkë e me
penë e kishin udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare, kishin
vendosur mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar dhe shpalljen e
pavarësisë së Shqipërisë. Duke iu përgjighjur thirrjes së Ismail Qemalit,
më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave
shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica,
Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli
Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen
Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja,
Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave
gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte
mbërritur vetëm të nesërmen. Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli
Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar.
Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit
Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e
qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë:
“Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron
robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky
truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën
tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne
shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Më shumë
se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës.
Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën
nga të gjitha krahinat shqiptare. Megjithë ndërhyrjet e parreshtura
diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha
institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë fuqitë e mëdha të kohës,
të involvuar në gërshetim interesash, kanë lejuar copëtimin e tokave
shqiptare. Kështu, në konferencën e ambasadorëve në Londër, më 1913,
pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën
vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më shumë se
gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjëve: Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe
Bullgarisë (sllavomaqedonasit në atë kohë nuk kishin identitet kombëtar,
pra ishin bullgarë). Kështu, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të
asaj kohe, kanë përligjur gjakderdhjen në Ballkan, duke lënë të hapura
varrë që do të kullonin gjak gjatë gjithë shekullit XX. E njëjta gjë ndodhi
edhe në vitin 1920, që për shkak të vendimeve të tilla, edhe pas Luftës së
Parë Botërore, tokat tona mbetën të pushtuara nga vendet e përmendura.
Me të drejtë, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europën e asaj kohe, duke
e quajtur edhe kurvë: “Oj Zanë këndojmë, o të vajtojmë deshta me
thanë…”. 28 Nëntori i tretë Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria
u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë, mirëpo diplomacia
ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe
përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që
shkatërroi edhe ato pak të arritura në rrafshin kombëtar – politik,
ekonomik, kulturor… Ai regjim pushtuesve (grekërve, serbëve e
sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunën e pandalshme mbi
shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, deri në spastrime etnike e
gjenocid. 28 Nëntori i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian
mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi kryekomandantin
Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t’u
çliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nëntori i vitit 1997 e shpalli botërisht
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori i vitit 2001, e solli me
krenari, në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kryeheroin
tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbe, i cili edhe sot u jep zemër
shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronarë të
ligjshëm të të gjitha tokave të tyre. Në këtë festë të madhe, që sivjet po e
kremtojmë edhe në shenjë të 600 Vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit –
Skënderbe, të 450 vjetorit të Mesharit të Dom Gjon buzukut dhe të 95
Vjetorit të lindjes së Shenjtëreshës së Dashurisë, Gonxhe Bojaxhiu – 
Nëna Tereze, uroj që së shpejti ta kremtojmë bashkë 28 Nëntorin e
shpalljes dhe njohjes së shtetit shqiptar mbi të gjitha trojet arbërore. Zoti
e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë
Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj
administrativë! Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore! Gëzuar

Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i


vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të
rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin
përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë forcat e Brigadës
1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.Forcat
e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim
me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më
shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të
kryeqytetit.Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e Ministrive,
të Bankave, të Bashkiave dhe tek hotel «London» (ku është
ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar). Luftimet vijuan shumë të
ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori,
komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi.
Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose
për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira
e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e
Aviacionit. Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lëvizën drejt
Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën
nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë -

Vorë - Laç.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e netë lufte të
ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.
Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u
zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së
për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i
mësymjes së përgjithshme.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor
dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej
qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk kish e
s’mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një
territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryqendra
historike e Veriut të saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire.Në
Shkodër armiku e kishte përgatitur me kohë mbrojtjen. Shkodra
ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-
4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e
kohës japin të dhëna për kuislingë e bashkëpunëtorë të tjerë, që u
larguan nga Tirana bashkë me kolonën gjermane dhe, të mbyllur
në Shkodër, kishin krijuar madje edhe ”qeveri” edhe forca të
armatosura “kombëtare”. Këta, bashkë me hitlerianët, kishin
vendosur një regjim terrori në qytet.Ky përqendrim tepër i madh
trupash në Shkodër kishte ardhur për shkak të vështirësive të
mëdha që Gruparmata gjermane “E” kishte hasur gjatë kalimit
përmes një terreni të thyer malor në Mal të Zi dhe Bosnjë-
Hercegovinë.Në konceptin operativ dhe taktik gjermanët qenë në
Shkodër sa në tërheqje aq dhe në mbrojtje. Shkodra kishte një
fortifikim natyror, liqenin Drinin, Bunën, Kirin, sistemin e kodrave
të Berdcës, Beltojës, të Bardhajve dhe vetë Kalanë e Shkodrës.
“Pikëfundore”, “pozicion pengues“, (terma të tyre) më të sigurtë
në pikëpamje natyrore, forcat gjermane nuk mund të kishin në
rrugët e tërheqjes në territorin malor të Malit të Zi dhe të Bosnjës.
Këtë avantazh ato s’do mend që do të përpiqeshin ta
shfrytëzonin, aq sa të ishte e mundur.Nënreparte të Korpusit të
XXI të ushtrisë gjermane dhe disa qindra mercenarë shqiptarë
kishin minuar terrenin dhe vendkalimet në periferi të qytetit deri
afër Vaut të Dejës dhe Bushatit dhe qenë vendosur në qendra
zjarri, në pikëmbështetje të fortifikuara, me detyrë “të mbanin sa
më gjatë Shkodrën, me qëllim që të siguronin tërheqjen drejt Malit
të Zi.Komanda e përgjithshme të UNÇSH, kishte ngarkuar shtabin
e korparmatës së III (komanduar nga kolonel Tahir Kadare dhe
kolonel Tuk Jakova), për drejtimin e mësymjes përfundimtare
kundër grupimit të ushtrisë gjermane në Shkodër. Sipas planit të
operacionit në mësymje do të merrnin pjesë Brigadat VI, VII, dhe
XXII të Divizionit të II Brigadat e XXIII, XXIV dhe Grupi partizan i
Shkodrës. Ky grupim operativ, gjithsej 6000 partizanë, kishte për
detyrë “të ndalonte tërheqjen e forcave gjermane, të rrethonte dhe
asgjësonte grupimin e fundit armik të Shqipërisë dhe të çlironte
qytetin e Shkodrës”.Goditja kryesore do të jepej nga verilindja me
forcat e Brigadës së XXII dhe të Grupit partizan të Shkodrës,
ndërkohë që Brigada e VII do të mësynte drejt Shkodrës nga
rajoni i Vaut të Dejës-Stajkë (nga juglindja,) Brigada e XXIII dhe
XIV nga rajoni i Beltojës e i Bërdicës (nga ana jugore), kurse
Brigada e VI, do të vendosej në pritë, kundër forcave gjermane që
do të mund të tërhiqeshin gjatë rrugës automobilistike Shkodër-
Koplik-Podgoricë.Në realizimin e këtij veprimi luftarak kalimi i
Drinit, të fryrë tepër nga reshjet e shumta , ishte një detyrë e
vështirë. Urat mbi Drin e në Vaun e Dejës i kishin shkatërruar
gjermanët që më 21 nëntor, ndërsa Ura e Bahçallëkut mbi Drin
(në hyrje të Shkodrës nga jugu) ishte minuar dhe ruhej me një
truprojë të veçantë.Luftimet për çlirimin e Shkodrës filluan më 23
nëntor me veprimet luftarake të brigadave drejt objektivave te
përcaktuar në urdhrin e luftimeve të Korparmatës së III. Brigada e
XXII sulmoi dhe detyroi garnizonin gjerman te lëshonte, me të
vrarë dhe të plagosur, Vaun e Dejës. Brigada e VII, me ndihmën e
banorëve vendas kapërceu me varka Drinin dhe, nga një pozicion
i vështirë taktik, sulmoi gjermanët në kodrat e Jubanit e të
Sheldisë ,doli në Gur të Zi, Rrenc dhe në kodrat e Bardhajve
përballë qytetit të Shkodrës.Sulmet e kundërsulmet e batalioneve
të Br. XXIV dhe të XXIII në kodrat e Beltojës dhe të Bërdicës për
4 ditë u zhvilluan nën breshërinë e gjyleve të artilerisë së rëndë
gjermane vendosur në Kalanë e Rozafës dhe kundërsulmeve të
këmbësorisë së tyre, edhe natën (e jashtëzakonshme për ta). Më
28 nëntor në mbrëmje partizanët çliruan Bahçallëkun. Disa ditë
më parë forca të Br.XXIV kishin zënë në Bunë duke lundruar për
të dalë në Adriatik një grup prej rreth 100 kuislingësh e
mercenarësh.Në mbrëmjen e 26 nëntorit tre batalione të Brigadës
XXII u futën në rajonin e Postribës dhe dolën në Drisht. Kullat e
Boksit,Ura e Mesit-Kodrat e Bardhajve u kapën me luftime nga
partizanët e Brigadës së XXII.Me këtë manovër grupimi i forcave
të UNÇSH e mbylli armikun ne unazën e rrethimit. Luftimet për
asgjësimin e forcave gjermane dhe për çlirimin e qytetit të
Shkodrës hynë në fazën përfundimtare dhe u zhvilluan nga 24
deri me 29 nëntor 1944.Forcat e Grupit partizan të Shkodrës dhe
të Brigadës së XXII me 27 nëntor thyen forcat gjermane në kullat
e Boksit, në Urën e Mesit dhe në Kodrat e Bardhajve dhe dolën
në vijën Dragoç-Mes-Myselim-Bardhaj. Pastaj thyen edhe
qëndresën e armiqve ne fushën e Shtojit e në Bardhaj dhe e
dolën në vijën Golem- varrezat.Po natën e 27-28 nëntorit një
batalion i Grupit partizan të Shkodrës dhe një kompani e Br.XXII
sulmuan armiqtë në pikmbështetjen e Urës së Mesit.Të nesërmen
paradite një grup prej afro 100 hitlerianësh shoqëruar me 5 tanke,
me një zjarr të dendur të artlerisë e të mortajave të rënda sulmon
egërsisht pozicionet e Grupit partizan të Shkodrës , që mbrohet
fort me sulme dhe kundërsulme ne kodrën e Katrollit dhe i thyen
armiqtë, të cilët buzë mbrëmjes tërhiqen përfundimisht në qytet.
Dështoi tentativa e tyre për t’i larguar partizanët nga ky drejtim
shumë i rrezikshëm për ta. Në këtë drejtim depërtuan forca të
Brigadës së XXII të cilat do t’i afroheshin qytetit nga verilindja.
Natën e 28 nëntorit batalioni i parë i Brigadës XXII doli në Dobraç
për të penguar tërheqjen e gjermanëve drejt Koplikut. Edhe forcat
e Brigadës së VII kishin depërtuar në lagjet e jashtme të
qytetit.Në mesnatën e 28 nëntorit 1944, pasi kishin hedhur në erë
të gjitha urat e qytetit dhe kishin minuar depot e municioneve në
lagjen “Perash”, gjermanët tentuan të hedhin në erë objekte të
rëndësishme në qytet.Një pjesë e qytetarëve ishin larguar nga
qyteti, të tjerët prisnin me ankth çdo të ndodhte. Ky plan i
nazistëve pothuajse dështoi. Dy nga robërit italianë, që kishin
bërë bashkë me të tjerë minimin, me largimin e hitlerianëve i
prenë lidhjet kryesore të eksplozivëve. Po ashtu njësitet guerile
ç’minuan pjesën tjetër të rrjetit të minave. U shpëtua kështu
fabrika e çimentos, centrali elektrik dhe spitali civil. “Pas mesnate
të natës 28 nëntorit, plasje të tmerrshme tronditën Shkodrën.
Ishin urat e Bunës e Bahçallëkut, që hidheshin n’erë nga vandalët
e shekullit XX.- do të shkruhej ato ditë në një kronikë
shkodrane .Një grup hitlerianësh u rikthye në qytet, i kapi dy
italianët, i varrosi të gjallë dhe vrau e plagosi disa qytetarë
shkodranë.Sulmi vendimtar për çlirimin e qytetit filloi natën e 28-
29 nëntorit me goditje nga të gjitha drejtimet. Batalioni i parë i Br.
XXII sulmoi tek ura e Maxharit (në portën veriore të Shkodrës)
praparojën e kolonës gjermane, e shkëputi atë nga forcat
kryesore, kapi robër 30 gjermanë dhe shkatërroi disa automjete.
Pjesa kryesore e forcave gjermane duke përfituar nga nata, u
largua me shpejtësi në drejtim të Koplikut, ku do të sulmohej nga
forca të Brigadës VI.Të ndihmuara nga grupet partizane, njësitet
guerile dhe populli i qytetit të Shkodrës,forcat partizane përparuan
me shpejtësi në qendrën e qytetit. Forcat e Br. XXII hynë të parat
në qytetin e Shkodrës. Në mëngjesin e 29 nëntorit qyteti i
Shkodrës u çlirua. Brigada e XXIV dhe XXIII e kaluan në mëngjes
me varka lumin dhe hynë në qytet. Një grup partizanësh të Br.
XXIII u ngjit në Kalanë e Rozafës dhe ngriti aty Flamurin tonë
Kombëtar. Në qytet hynë dhe u pritën me urime e brohoritje
fitimtarët e Ushtrisë NÇ. Në drekë, në qendër të qytetit, grupi
partizan i Shkodrës, i shtuar me partizanë te rinj, përuroi krijimin e
Brigadës XXVII, të komanduar nga Sadik Bekteshi dhe Qazim
Kapisyzi.Në luftë për çlirimin e Shkodrës dhanë jetën 44 partizanë
nga shumë krahina të Shqipërisë.(sipas “Dëshmorët e Atdheut“,
botim i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, 2012)Për çlirimin e
Shkodrës ka në arkivat tonë plot dokumente dhe për to janë
shkruar mjaft libra ,bazuar në to dhe në kujtime nga ish drejtues e
veteranë pjesëmarrës, studiues etj. Po edhe nga ditaret e
komandës gjermane del qartë se, tërheqja e tyre më 29 nëntor
nga Shkodra dhe qarku i saj, ka qenë i detyruar dhe është bërë
me luftë. Për datën 26 dhe 27 nëntor ata kanë shkruar në këto
ditare për “presion të vazhdueshëm të bandave( forcave partizane
S.O) në pozicionin pengues në jug të Shkodrës.” Fare qartë në
këtë ditar shkruhet se “me 28 nëntor, nën presionin e bandave, ka
filluar lëshimi i pozicionit pengues, Shkodrës”. Dhe për datën 29
nëntor: ”Shkodra u lëshua“ Kjo veprimtari luftarake e njësive të
UNÇSH, ky “presion“ i detyroi hitlerianët të luftonin ashpërsisht,
duke lënë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur, në pikëmbështetjet e
fortifikuara jashtë qytetit të Shkodrës. Nga frika e ndonjë
“Mushqetaje” dhe “Tirane” tjetër, komanda gjermane do të
detyrohej të tërhiqte forcat pa qëndresë brenda në qytet (ndryshe
nga ç’kish bërë në Elbasan dhe Tiranë)të gjente rrugëdalje dhe të
kapte e rindërtonte, me çdo sakrificë, edhe urën e Bioçes në Mal
të Zi.Në mëngjes herët me 29 nëntor komanda e përgjithshme e
UNÇSH në Tiranë do të njoftohej më radiogram për çlirimin e
Shkodrës. Njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm e ka shpallur po atë
ditë, me 29 nëntor, Nako Spiru në një miting të rinisë antifashiste
që mbahej në Tiranë (në sheshin e sotëm “Nënë Tereza”) dhe që
e transmetonte gjithashtu drejtpërdrejt Radio Tirana. Të
nesërmen, me 30 nëntor komiteti qarkor i Shkodrës do të
shpërndante një trakt të posaçem në të cilin njoftonte çlirimin e
Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Me 30 nëntor 1944 në
Buletinin e Luftës Nacionalçlirimtare në faqen e parë, lart, në një
kornizë ,me shkrim të theksuar, nën okelion “ora e fundit “
shkruhej : “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare
njofton: repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që veprojnë në veri
të Shqipërisë, çliruan Shkodrën”.Më 5 dhjetor 1944, Buletini i
Luftës Naional Çlrimtare, organ i Shtabit të Përgjithshëm botonte
nje kronikë të shkëlqyer për çlirimin e Shkodrës e të gjithë
Shqipërisë me 29 nëntor nën titullin “veprimet e korpusit të tretë
për çlirimin e Shkodrës”. Me 7 dhjetor 1944 gazeta “Mundimi”,
organ i forcave ajrore anglo-amerikane, nën titullin “Shqipnija u
çlirue” shkruante se “gjermanët e thyen qafën. Shkodra qyteti i
fundit në duer t’anmikut, u çlirue”. Në mes të dhjetorit 1944 në
redaksinë e Buletinit te LANÇ një partizan shkodran dërgon një
kronikë të titulluar “ Me çlirimin e Shkodrës u çlironte e tanë
Shqipnija …”Më 3 janar 1945 duke bërë bilancin e vitit 1944,
Agjensia telegrafike shqiptare (ATSH) kujtonte se me 29 nëntor
Radio Tirana transmetoi lajmin e çlirimit të qytetit të Shkodrës nga
Ushtria NÇ dhe po atë ditë, me 3 janar, këtë e botonte edhe
gazeta “ Bashkimi”.Gazeta e Ushtrisë , “Luftëtari” me 10 korrik
1945, në një shkrim me titull “Brigadat që çliruen qytetet tona”,
shkruante për çlirimin e Shkodrës me 29 nëntor 1944. Në shtator
1945, me vendim të organeve lokale, gjimnazi i Shkodrës merr
emrin “29 nëntori”. Ndërsa me 9 nëntor 1945 Kryesia e Këshillit
Antifashist NÇ vendos që 29 nëntori, si ditë e Çlirimit të
Shqipërisë t,ë shpallej festë zyrtare. Kjo datë është shpallur feste
zyrtare edhe me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë të kohës së
Demokracisë dhe festohet e do te festohet gjithnjë, në shenjë
nderimi për ata që dhanë jetën dhe luftuan për çlirimin e
Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.Më 29 nëntor 1944 u mbyll
lufta epike Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar, që rivendosi
pavarësinë e Atdheut, e shkëputi Shqipërinë nga blloku
nazifashist, ku e kishin futur kuislingët dhe e vuri në radhën e
koalicionit të madh antifashist botëror.

You might also like