Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Ligji i Paskalit

Modeli i lëngjeve ideale nuk e përfill fërkimin e brenshëm. D.m.th., të


lëngjet ideale nuk ekzistojnë deformime elastike të rrëshqitjes. Nga
aspekti mikroskopik, te lëngjet ideale nuk veprojnë forcat tërheqëse
ndërmjet molekulave. Vetitë e lëngjeve në prehje janë objekt shqyrtimi
të hidrostatikës. Kur lëngu është në prehje, forca e jashtme është pingule
në sipërfaqen e tij. Kjo forcë zhvillon një shtypje në sipërfaqen e
lengjeve.Në qoftë se lëngu ndodhet në ekuilibër, atëherë secili element
vëllimor në të është në ekuilibër. Grimcat në lëng veprojnë njëra në
tjertrën dhe në muret e enës në të cilën ndodhet lëngu. Për rastin e lëngut
në qetësi, forcat janë gjithmonë normale me sipërfaqen me të cilën fluidi
është në kontakt dhe quhen forca të shtypjes (presionit).ligji I paskalit
thot:ne qofte se ushtrojme nje force shtypese mbi siperfaqen e nje lengu
ose gazi, kjo shtypje do te tejcohet ne te gjitha drejtimet me vlere te
njejte. Ligji i Arkimedit dhe Ligji i Paskalit i perkasin shtypjes
hidrostatikeShtypja e forcës në sipërfaqe të lëngut bartet nëpër lëng në të
gjitha drejtimet njësoj. Në qoftë se në lëngun që është në qetësi vepron
forca: nga jashtë, atëherë ajo shtypje e jashtme do të zgjerohet njësoj
nëpër lëng në të gjitha drejtimet. Për shembull, nëse në enën e me ujë
përmes pistonit S veprohet me një forcë të jashtme , forca do të bartet në
tëgjitha drejtimet njësoj, ashtu që shtypja që e krijon forca e jashtme
paraqitet në të gjitha pikat ujit.

You might also like