Kafka

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Letersi 07.10.

2022
Ese:Mesazhi qe na percjell personazhi i Kafkes.

Metamorfoza eshte nje novele ekzistencialiste e Kafkes,i cili e fton lexuesin te


zbuloje thelbin e ekzistences.Pervoja e jetes dhe veshtiresite qe ka kaluar
ndikojne ne artin e tij dhe mesazhin qe do te na percjelle.Veteflijimi,tjetersimi
dhe vetmia jane temat me kryesore.Personazhet e vepres jane:Zamsa,babai,
nena dhe Greta te cilet pesojne metamorfoze.
Historia fillon me metamorfozen e Gregor Zamses nje udhëtari tregetar qe merr
pamjen e nje buburreci.Metamorfoza e tij eshte simboli se si ai eshte
transformuar nga puna dhe familja e tij.Pamja e tij e re perfaqeson se si ai ndihet
nga brenda,por pavareshisht keqtrajtimit ai mbetet i perkushtuar ndaj
familjes.Se dyti metamorfizohet familja e tij.Ajo transformohet se brendshmi ne
kushtet e nje jete ku marredheniet njerezore rrezikohen nga interesi dhe
egoizmi.Personazhet perbejne nje berthame familjare,por raportet mes tyre jane
te nderlikuara.Gregori njeriu qe jetonte per te tjeret simbolozon qenien
humane.Zoti Zamsa njeriu kompleks qe sdonte te birin simbolizon
arrogancen.Zonja Zamsa e brishte dhe e dobet simbolizon nenshtrimin ndaj te
shoqit.Ndersa e motra Greta simbolizon interesin dhe shfrytezimin ndaj te
vellait. Sipas Kafkes lidhja e shenjte e gjakut dhe dashurise pa kushte eshte
korruptuar nga interesi dhe trysnia e botes kapitaliste.Kjo bote njeriun e
ndryshem nga te tjeret e kthen ne nje qenie te zbrazur,pa shpirt dhe e shnderron
në nje insekt te padobishem,e shtyp dhe e flak tutje pa bere asnje faj.Vete
Gregori e kupton se kjo gjendje eshte e pakthyeshme dhe e gjitha i ka ardhur
pas gjithe perkushtimit qe ka patur per punen dhe familjen e tij ,te cilat e kane
bere efektin e tyre te cuditshem jo duke i dhene te mirat qe cdo njeri pret,por
duke shnderruar ne nje qenie te shemtuar qe e pengon te realizoje dhe deshirat
me minimale.Pas ketij shnderrimi bota e tij kufizohet ne nje dhome qe sa vjen e
behet me e zbrazet.Babi dhe nena ndienin neveri kur e shohinin,e lene pa
ushqyer dhe fillon ta fshehin nga njerzit sepse u vjen turp prej tij.Motra,ajo qe
kujdesej me se shumti per te u lodh nga kjo gjendje.Ai u zevendesua ne familje
mjaft shpejt dhe ekzistenca e tij u harrua.Ai vdes ne vetmi,me ngasherimin e
pashprehur dhe ne pritje “te zgjidhjes” qe mendon se do i sjelle vdekja.Kafka
prek temen me qendrore per ne.Me mesazhin e përpjekjes për të gjetur dhe
shprehur identitetin e dikujt në një botë me detyrime gjithnjë të pranishme dhe
gjithëpërfshirëse.
Punoi:Rea Rustemi

You might also like