Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Republika e Shqipërisë

Gjimnazi “LEONIK TOMEO”


( Qendër Komunitare)

DURRËS

PLANI I PROJEKTIT KURRIKULAR


FUSHA: GJUHET DHE KOMUNIKIMI
LENDA: GJUHE SHQIPE
KLASA :XII-E
VITI SHKOLLOR:2022-2023
MESUESE: IRMA ZIKA
Tema: “Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i gjuhes shqipe, duke krijuar
materiale mesimore.” 

1. Kompetencat kyçe që synohet të realizohen përmes projektit:


- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit 
- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 
- Kompetenca personale 
- Kompetenca qytetare 
- Kompetenca digjitale
            
2. Kompetencat e fushës që synohen të realizohen përmes projektit:
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave
drejtshkrimore te emrat dhe mbiemrat.

3. Qëllimet e projektit/ Rezultatet e të nxënit që synohen


Nëpërmjet punës me projekt nxënësit:
- Përfshihen në një veprimtari e cila kurorëzohet me një produkt pune;
-Meson te organizoje informacionin e librit ne organizues grafike a paraqitje
vixuale.
- Mësojnë të menaxhojnë veprimtarinë dhe perforcon njohurite e marra ne lenden
e gjuhes shqipe;
- Zbatojnë njohuritë teorike në këto veprimtari;
- Prezantojne aftësinë vetjake në një produkt hulumtues me vlera teorike dhe
praktike. 

4. Fusha të të nxënit: Letërsi, Arte, Qytetari, Histori, TIK.

5. Njohuritë kryesore që rimerren:


- Shkrimi i një projekti lëndor;
- Përmbushja e qëllimeve të projektit;
- Integrimi i njohurive në disa fusha të të nxënit;
- Prezantimi dhe menaxhimi i projektit, duke reflektuar kompetencat e fituara nga
të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të vëzhguarit.

6. Partnerët:
- Nxënës të grupeve bashkëpunuese te klasave te XII-ta.
- Mësues të gjuhës, letërsisë historisë dhe arteve;
- Mesuesja e bibliotekes
- Mesuesja e informatikes etj.

7. Burimet:
- Teksti Gjuha Shqipe 11 dhe 12,
- Materiale nga interneti”,
-Burime individuale”,
- Tekste të tjera shkollore, shkencore, gazeta, libra artistikë, interneti, etj.

8. Produkti final: një brochure\\CD ne Power-Point me hulumtimet e nxënësve


në lidhje me llojet e teksteve;menyrat e fjaleformimit;llojet e fjalive; gjymtyret e
fjalise dhe klasat e fjaleve; rregulla drejtshkrimor.

9.Situata e të nxënit: Nxënësit  hulumtojnë në këto materiale për të shqyrtuar


zbatimin e normës drejtshkrimore dhe te drejtshqiptimit duke u përqendruar në
këto aspekte:
GRUPI 1: Llojet e teksteve; Vecori per secilin lloj.
GRUPI 2: Llojet e fjaleve sipas fjaleformimit, menyrat e fjaleformimit ne gjuhen
shqipe.
GRUPI 3: Ligjerimet ne gjuhen shqipe; Stilet funksionale.
GRUPI 4: Gjymtyret e fjalise; Klasat e fjaleve.
GRUPI 5: Llojet e peremrave, parafjaleve, lidhezave, ndajfoljeve.
GRUPI 6: Rregullat drejtshkrimore mbi perdorimin e drejte te gjuhes.

10. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore:


FAZAT
FAZA I/ tremujori I 

Kompetencat që Zhvillohen
Kompetencat kyçe:
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit 
- Kompetenca personale 
- Kompetenca digjitale

Kompetencat lëndore: 
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

- Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore.

Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre


Përzgjedhja e temës së projektit, ndarja e grupeve të punës sipas tematikave ( 6
grupe pune), zgjedhja e kryetarëve brenda grupeve, jepen udhëzime për planet e
grupit dhe planet individuale të nxënësve. Përgatitja e një relacioni ku tregohen
cilat janë detyrat që nxënësi ka brenda grupit si dhe hapat e punës që ka
realizuar deri tani apo që do të realizojë.

                                                      FAZA II / tremujori II
Kompetencat që Zhvillohen

Kompetencat kyçe:
- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit 
- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 
- Kompetenca personale 
- Kompetenca qytetare 
- Kompetenca digjitale

Kompetencat lëndore: 
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave
gramatikore dhe drejtshkrimore.

Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre

Diskutohet me grupet e punës mbi kërkimet e kryera në bibliotekë ose internet,


nxjerrjen e shënimeve, klasifikimin e materialeve, etj. Çdo nxënës ka vjelë
materialin sipas tematikës së vet dhe ka klasifikuar problematikat e hasura.
Vëzhgohen punimet e deritanishme të nxënësve. Diskutimi mësues - nxënës dhe
nxënës – nxënës i ndihmon ata të përmirësojnë punën e vet prej sugjerimeve të
njëri – tjetrit. Nxënësit dorëzojnë relacionin individual të punës dhe materialin e
hulumtuar.

                                                     FAZA III / tremujori III

Kompetencat që Zhvillohen
Kompetencat kyçe:
- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- Kompetenca e të menduarit
- Kompetenca e të nxënit 
- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 
- Kompetenca personale 
- Kompetenca qytetare 
- Kompetenca digjitale

Kompetencat lëndore: 
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave
gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.
Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre
Prezantimi përfundimtar i projektit, dorëzohen punimet grupeve, të cilat janë
punuar me shkrim elektronik. Materiali është organizuar me skema dhe paraqitur
në mënyrë të saktë dhe estetike. (broshura, cd).  Bëhet vlerësimi i nxënësve.
11. Kriteret e vlerësimit të nxënësve 
- Respektimi i tematikës;
- Realizimi i planit të projektit për çdo grup;
- Zbatimin e tij nga secili grup;
- Trajtimi dhe pasuria ideore ( ndërthurja e anës pamore me përmbajtjen e
tekstit);
- Menaxhimin e informacionit;
- Etikën e punës në grup;
- Përfundimet e nxjerra nga secili grup pune;
- Mënyrën e paraqitjes së punimit ( përshkrimi i punës dhe i materialeve
mbështetëse)
- Karakteri shkencor dhe metodik i përpunimit të materialeve ( metoda e
përdorur: analiza, krahasimi i të dhënave, përshkrimi, përpunimi, përshtatja me
temën).
- Përvetësimi i kompetencave kyçe dhe lëndore nga nxënësit. 
- Respektimi i afatit të dorëzimit të projektit.

Niveli I : nota 4
Nuk merr pjesë në punën e grupit, nuk përfshihet në punën e tij dhe nuk dorëzon
projektin.

Niveli II: nota 5 - 6


Përgatit  dhe realizon një plan sipërfaqësor të punës së vet; përgatitit material të
pjesshëm me shkrim dhe e dorëzon brenda afatit; përfshihet dhe jep një kontribut
te pjesshem në realizimin e planit të grupit. 

Niveli III: nota 7- 8:


Përgatit dhe realizon një plan të punës së vet brenda grupit; përgatitit material të
mjaftueshëm me shkrim dhe e dorëzon brenda afatit; trajton temën e kërkuar
duke përdorur informacionin e dhënë dhe respekton kriteret e kërkuara me
shkrim elektronik; jo më pak se 2 faqe.
Niveli IV:  nota 9- 10
Rendit qartë dhe logjikisht materialin e mbledhur për shqyrtim, shkruan një tekst
të qartë dhe koherent, ku sqaron problematikat e hasura duke argumentuar
qëndrimin e vet përmes citimit të rregullave të drejtshkrimit; është origjinal në
trajtimin e temës; përdor saktë dhe me korrektësi njohurite e fituara; përdor gjuhë
të saktë, të qartë dhe pa gabime; përvetëson të gjitha kompetencat e synuara.

You might also like