Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 35

Iliria

Vendbanimi prehistorik i Trenit / L'agglomération préhistorique de


Tren
Muzafer Korkuti

Citer ce document / Cite this document :

Korkuti Muzafer. Vendbanimi prehistorik i Trenit / L'agglomération préhistorique de Tren. In: Iliria, vol. 1, 1971. pp. 31-48;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.1971.1129

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1971_num_1_1_1129

Fichier pdf généré le 19/03/2019


l ZÄFER KCRKUTI

VENDBANIMI PREHISTORIK I TRENIT

Pas
për
ne fushën
një studimin
gërmimeve
banim
Ne këto
e shumështresësh
prehistorisë
evitet
prehistorisë
shumëvjeçare
e fundit
ka një
qenë
dhe
se ne
ndër
vendit
me
problemi
Maliq
problemet
perfundLtiet
tonë1),
të rrethit
i autoktonisë
gjatë
qendrore

e verës
arritura
Korçës,
tësekërkimeve
dhe viteve
uku
i vu
lashtësisë
sicnjë
1966-67
dihet
bazë
e studimeve
se
u u
ilirëve.
zbulua
e bënë
mire

gërmime sistematike ne vendbanimin prehistorik të Trenit, ne rrethin e Korçës. 2)


Ne vendbanimin e Trenit gërmimet u zhvilluan ne dy sektorë, ne Shpellë
(sektori A) dhe ne banimin sipër shpellës (sektori B) (Tab. I.).
Shpella e Trenit, që njihet nga banorët e fshatrave të afërta edhe me emrin
shpella tek «Gryka e Ujkut» ndodhet buzë liqenit të Prespës se Vogël, ne skajin

Fig. 1. Pam je e shpellës se Trenit.

1) Fr. Prendi, La civilisation préhistorique de Maliq, S.A., 1966, 1, f. 255.


2) Njoftimet e para për ekzistencën e një vendbanimi ne këtë shpellë i kemi që ne vitin 1952
nga arkeologët H. Ceka e S. Anamali. Ne gërmimet e vitit 1966 morën pjesë Fr. Prendi,
M. Korkuti e Zh. Andrea, kurse ne ato të vitit 1967 M. Korkuti e Zh. Andrea. Lidhur me
këtë vendbanim shih dhe kumtesat e botuara më pare: M. Korkuti, Vendbanimi prehistorik
i Trenit K. II S.A. v. II Tirane, 1969, f. 271-313; M. Korkuti, Qeramika e pikturuar e kohës
se vonë të bronxit dhe e kohës se herëshme të hekurit dhe karakteri ilir i bartësve të sai, S. H.
1969S 3, f. 159-173.
32 Muzafer Korkuti

më jugperëndimor të istmit të tij, 856 m. mbi nivelin e detit. Hyrja e saj me po-
zicion nga veriu, 12 m. larg bregut të liqenit, poshtë është më e gjerë, ndërsa
lart vjen duke u ngushtuar, 5 m. e gjerë dhe 4 m. e lartër me këto permasa vazhdon
me një koridor të gjatë 9 m. dhe pastaj menjëherë zgjerohet duke formuar dho-
mën e pare që zë një sipërfaqe prej 360 m2. Në skajin jugor të dhomës se pare
gjendet një hyrje e vogël që të çon në dhomën e dytë, e cila është pak më e madhe
se e para. Shpella ka edhe degëzime e kthina të tjera që nuk paraqesin ndonjë
interes për faktin se nuk kanë qenë përdorur për banim. Vlen të shtojmë se mbi
hyrjen e shpellës, në të majtë të saj, ndodhet një dritare natyrore, që çon dritë
dhe ajër në dhomën e pare, duke krijuar kushte shumë të përshtatshme për banim
(fig. 1).
Vendbanimi sipër shpellës shtrihet në dy tarracat e faqes jugore të kodrës,
rreth 50 m. larg dhe~afër 30 m. më lart nga hyrja e shpellës. Tarraca e sipërme
është më e vogël dhe zgjatet pak pjerrtas në drejtimin VL-JP. Në skajin JP bash-
kohet me tarracën tjetër, e cila është më e madhe dhe ka një pozicion horizontal
me drejtim L-P (fig. 2).

*S* * 1

Fig. 2. Pamje e sek. B.

Gjatë dy fushatash u gërmua një sipërfaqe prej 280 m2 në sektorin A dhe


një sipërfaqe prej 420 m2 në sektorin B.
Gjatë gërmimit u zbulua një material i pasur arkeologjik si enë të piota,
fragmente të shumta të enëve të thyera, vegla pune e gjetje të tjera. Studimi i
shtresave kulturale se bashku me materialin e zbuluar në to na dha mundësinë
Vendbanimi prehistorik i Trenit 3^

të arrijmë në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me një banim të vetëm, që ne


disa periudha banimi kryesor ka lëvizur nga shpella në tarracat sipër saj, apo
nga tarracat në shpellë, kurse në disa periudha të tjera ka qenë shtrirë në të dy
banimet. Për këtë arësye përfundimet e aratura për të dy banimet do t'i parashtroj-
më se bashku.
Në të dy sektorët e gërmuar u fiksuan si stratigrafikisht, ashtu edhe nga lënda
arkeologjike, këto periudha banimi (Tab. II). fig. 3, ab.
1. Periudha e eneolitit të vonë, Tren I (është përfaqësuar në të dy sektorët.)
2. Periudha e bronxit të hershëm, Tren Ha, (është e pasqyruar në të dy

3. Periudha e bronxit të vonë, Tren lib (është përfaqësuar vetëm në sek.A).


4. Periudha e hekurit të hershëm, Tren III (është përfaqësuar në të dy

5. Periudha e pushtimit romek, Tren IV (është përfaqësuar në të dy sektorët).


6. Periudha e mesjetës se hershme, Tren V (është përfaqësuar vetëm në
sek. A).
Gjurmët më të hershme të banimit i takojnë pra eneolitit të vonë. Kjo pe-
riudhë është përfaqësuar më mire në vendbanimin shpellor, nga një shtresë kul-
turale që formohej nga çakëll me përzierje argjile e pak rërë e trashë 0,50 m.
Në sektorin B shtresa kulturale e eneolitit të vonë formohej nga argjilë e përzier
me rërë, e trashë 0,20 m.
Nga arkitektura e banesave të kësaj periudhe nuk është ruajtur asgjë. Të
pakta janë edhe veglat e punës që i takojnë eneolitit të vonë. Midis tyre mund
të përmendim dy sopata guri të tipit daltë, disa gurë mokra dhe një sasi jo shumë
e madhe ashklash prej stralli.
Materiali qeramik që u zbulua në këtë shtresë, megjithëse është i pakët,
në krahasim me atë të periudhave të tjera, paraqet interes të veçantë, mbasi ka
tipare të qarta të qeramikës se eneolitit të vonë të Maliqit. Format më të shpeshta
të enëve janë kupat me profil S- je, pjatat me buzë pak të ntrashura, tasat, çerepët
etj. (Tab. III). Ornamentet që zbukurojnë qeramikën, janë kanelyrat, pikturimi
gri dhe ai me bojë të bardhë, ornamente me vija e pika të bëra me ngulitje,
me spirale, i bërë me ngulitje ose gërvishje, i cili nganjëherë mbushet
me bojë të bardhë, etj. Qeramika e eneolitit të vonë është me lustër ngjyrë gri
e të zezë në gri me lustër (Tab. IV). E pare në tërësi, si nga teknika e punimit të
enëve, format, stili i pikturimit me ngjyrë gri mbi sfond té zi, pikturimi me bojë
të bardhë, zbukurimi i enëve me kanelyera, qeramika e fazës Tren I ka një ngja-
shmëri të piote me qeramikën e fazës Maliq Hb. Kjo përputhje e piote e
se eneolitit të vonë të Trenit me atë të se njejtës fazë të gjetur në Maliq,
dhe fakti që këto dy qendra nuk ndodhen veçse 24 km. larg njera-tjetrës e pò në
të njëjtën luginë, tregon qartë se këtu kemi të bëjmë me dy vendbanime të se
njejtës kulturë, ose me fjalë të tjera, vendbanimin e Trenit e ka banuar një po-
pullsi bartëse e kulturës se Maliqit3), e cila sic dihet ka qenë vendosur në këtë
luginë jo më vonë se në periudhën e eneolitit të hershëm.4) Kurse në eneolitin
e vonë kultura e Maliqit, me sa duket, u shtri edhe në pika të tjera, një ndër
të cilat ishte edhe vendbanimi i Trenit.
Shtresën kulturale të eneolitit, në të dy banimet e ndjek shtresa kulturale
e bronxit të hershëm e cila është dokumentuar mjaft mire nga gjetjet e shumta
në banimin sipër shpellës. Këtu shtresa kulturale formohet nga argjilë ngjyrë gri
e përzier me rërë dhe është e trashë 0,45 m. Kurse në vendbanimin shpellor kjo

3) Pèrsa i takon karakterit parailir të bartësve të kulturës eneolitike të Maliqit, jemi tê një men-
djeje me përfundimet e arritura nga Fr. Prendi, Vep. e cit. f. 279-280. •
4) Fr. Prendi, Vep. e cit. f. 273.

4 — 99
34 Muzafer Korkuti

periudhë
oker me përzierje
përfaqësohet
çakëlli.
prej një shtrese e nolle 0,ì5 m. argjile ranore ne neiyrë

Nga arkitektura e banesave të kësaj periudhe nuk është ruajtur asgjë.


cilat Me
kaneinteres
qenë vendosur
të veçantëmbi
ishtenjëzbulimi
shtresëi dheu
një shtrese
të pastër
«urnash»
e të bute,
ne të
sektorin
rrethuara
B, tèe

Fig. 3. Pâmje e shtresës se «urnave».

te shtrënguara anash me gurë gëlqerorë (fig. 3). Numri i enëve të piota ose pje-
sërisht të thyera i kalon të tridhjetat; ato se bashku me gurët zënë një sipërfaqe

eprej
gjatesi.
është
tyre
enëve
45
ruajtur
pranë
Ne
ne
m2.shtresë
çdo
njëra-tjetrës,
Trashësia
shtresa
rastnuk
nee është
evendin
hirit
shtresës
është
bërë
meerritur
vendosjes
thëngjijtë,
njëherësh,
se zona
«urnave»
eështë
por
kurse
«urnave»
lëviz
kohë
zhvilluar
gurët
nga
mbas
si ne
përreth
0,15-0,35
një
gjerësi
kohe.
djegie,
pjesërisht
Nga
ashtu
m. nga
Vendosja
vendosja
edhe
eishin
cila
ne

këthyer ne gëlqere (fig. 4).


Nga sa na lejon materiali të gjykojmë, këtu nuk kemi të bëjmë me urna né
funksionin e tyre si enë për varrim, por mendojmë se vendosja e tyre sipas një
Vendbanimi prehistorik i Trenit 35

Fig. 4. Pamje së afërmi e «urnave».

rregulli të qartë e në vendbanim duhet të jetë lidhur me ndonjë kult apo feste
tetare qe ka luajtur një rol të rëndësishëm në botën shpirtërore të banorëve pre-
histonke te Trenit. I rëndësishëm është edhe fakti që po këtë rit, me pak ndry-
shime,
ne epoken
e gjejme
e hekunt,
te ruajtur
gje tek
që banorët
shpreh enjë
qytezës
unitetilire
ngatë pikëpamja
Gajtanits (rrethi
etnikei Shkodrës)
midis ba-

înoreve
Format
me
buzes
paster,
parete
Enet
oseteqe
i prej
ne
perziere
epokes
mesatare
ndeshen
lartesinë
balte
se
meemë
tëbronxit
etë
rërë
periudhës
buzës,
shpesh,
trasha,
herë-herë
tëgotat,

janë
hershëm
sëpregatitura
bronxit
enët
tëkupat,
trashë.
me
të tasat,

Trenit
dy Pjekja
hershëm
ngafilxhanët
vegje
dhe
një
është
unazore

brume
banorëve
eshumicën
me
mire
etj.
argjilor
një(Tab
por
tëvegje
Gajtanit
ejojo
tyre
V)e poshtë
shumë
piote
Zbu-
ianë

kunmet jane te pakta e të thjeshta: ndër to mund të përmëndim shiritat në re-

siper
lievbera
te tebuzes,
zbukuruar
para zbukurim
pjekjes,
me zbukurim
me
gropëza,
themtha
zbukurim
metë gropëza
vegjëlme
e nën

njëndarë,
buzë
rrjesht
ose
pullat
vrimash
me e vija
rrumbullakta
poshtë
të theksuara
buzës

rehev etj. Nje tipar dallues i kësaj poçarie, që përbën edhe një element të rën-
desishem datimi, eshtë qeramika që ka faqen e jashtme të sprucuar.

te_ periudhës
jane Qeramika
shprehjeparaardhëse
ee ndryshimeve
fazës Tren
dheHa
pasurohet
cilësore
man mjaft
qëme
pëson
forma
elementë
poçaria
e motive
teknologjike
në periudhën
tërësisht
e tipologjikë
tëe reja
bronxit

Ì reZultatet e Sërmimeve në Gajtangjatë viteve 1961-62, (dore-


36 Muzafer Korkuti

té hershëm. Duke e paré né raport me kulturën e Maliqit, ajo i përgjigjet fazës


Maliq IIIa6.
Zbulimet e bëra deri më sot në vendbanimin e Trenit akoma nuk kanë nxjerrë
né dritë shtresën kulturale të bronxit të mesëm, duke krijuar kështu një boshllëk
për këtë periudhë. Por, duke gjykuar nga dy fakte: 1) se Maliqi e Treni né eneo-
litin e vonë e "në bronxin e hershëm ishin dy vendbanime të së njejtës kulturë,
gjë që e provuam pak më lart, dhe 2) se Maliqi vazhdoi të banohet gjatë tërê
epokës së bronxit pandërprerje e për më tepër né fundin e kësaj epoke, Maliqi II
dhe Treni lib përbëjnë faza të së njejtës kulturë (për këtë do të ndalemi më poshtë),
mund të arrijmë në përfundimin se këtu nuk kemi të bëjmë me largimin e popull-
sisë nga kjo zone në këtë periudhë, por me një zhvendosje të përkohshme të ba-
nimit diku pranë, në gjurmët e të cilit ne nuk kemi rené.
Në periudhën e bronxit të vonë vendbanimi i Trenit jo vetëm që rifilloi të
banohet po nga bartësit e kulturës së Maliqit, por ai u rrit mjaft. Për këtë dëshmon
në radhë të pare shfrytëzimi maksimal i sipërfaqes së banuar brenda në shpellë,
në hyrje dhe në strehën para hyrjes. Jo vetëm kaq, por edhe buzë kanalit të Ven-
trokut u gjetën gjurmë të padiskutueshme të pranisë së banimeve të hapta. Së
dyti, dhe më mire akoma, është qeramika e shumtë me tërë gjetjet e tjera që
shpreh këtë rritje e zhvillim të vendbanimit në periudhën e bronxit të vonë.
Periudha e bronxit të vonë është përfaqësuar në sektorin A nga një shtresë
kulturale argjilore në ngjyrë kafe, me çakëll dhe gurë të mëdhenj, e trashë 0,84 m.
Edhe nga arkitektura e kësaj periudhë nuk është ruajtur asgjë. Edhe veglat
e punës janë shumë të rralla; nga ato vlen të përmendim: një çekan i brimuar
e jo i piote guri, disa fëndyj kocke, ashkëla stërralli të përdorura dhe gurë mokre.
U gjetën gjithashtu rrotulla boshti, pesha vegjesh vertikale, pesha rrjetash pesh-
kimi prej balte etj. Si në të gjitha shtresat e tjera edhe këtu kockat e kafshëve të
buta e të egra janë të shumta. Kurse brij dreri të përdorura ose të këthyer në vegla
pune janë shumë të pakt, ndryshe nga gjetjet e vendbanimit Maliqit, ku briri i
drerit gjendet me shumicë.
Ajo që përfaqëson më mire këtë periudhë, është qeramika, e cila dallon
për larminë, shumëllojshmërinë e përsosmërinë e formave, për pikturimin dhe
pjekjen e mire. (Tab. VI). Midis formave të enëve po përmendim enët me trup
konik poshtë e cilindrik lart, me buzë të profiluara ose të drejta dhe me dy vegje
vertikale shumë të zhvilluara mbi buzë (Tab. VI, 4-8) ; enë me trup sferik, me qafë
të shkurtër cilindrike, me ngjyrë shumë të gjerë, me buzë pak të profiluara dhe
me dy vegje horizontale të tipit vish-bone (Tab. VI, 1 ,2,3) ; enë me vegje të tipit
brinake (Tab. VI, 9,10); enë me grykë oblike (Tab. VI 19) etj.
Për zbukurimin e enëve është përdorur vetëm pikturimi para pjekjes, e më
rrallë zbukurimi me shirita në reliev të vendosur poshtë buzës së enës e të mbushur
me gropëza; në ndonjë rast është përdorur edhe zbukurimi me gërvishje. Ngjyrat
e përdorura janë: gështenja, kafja e thellë e kuqja; si sfond përgjithësisht ka shër-
byer ngjyra e vet enës, e cila është ngjyrë tulle ose nuança tulle e lustruar, e
shumë rrallë ngjyrë gri.
Motivet me pikturim janë lineare, gjeometrike, si trekëndësha të mbushur
me vija paralele; breza me rrombe të vegjël, në ndonjë rast motive në forme fushe
shahu dhe kombinime vijash e figurasti nga më të ndërlikuarat (Tab. VII). Si
shumëllojshmëria e motiveve ashtu edhe ekzekutimi me harmoni e shije i tyre,
flasin për një poçari të zhvilluar që ka arritur një përparim të dukshëm.
E pare në tërësinë e saj, qeramika e bronxit të vonë e zbuluar në shpellën e
Trenit, bën pjesë tërësisht në kulturën e Maliqit, por paraqet një fazë të mëvon-

6) Fr. Prendi, Vep. e cit., f. 262 v.


Vendbanimi prehistorik i Trenit 37

shme se faza Maliq III d. Për ta pasur më të qartë këtë renditje kronologjike dhe
këtë lidhje të ngushtë të qeramikës së bronxit të vonë të Trenit me qeramiken e
fazës III d të Maliqit, e quajmë të nevojshëm të përmendim shkurtazi disa
tipare e veçori të kesaj të fundit.
Faza Maliq III d, që përbën fundin dhe kulmin e zhvillimit të poçarisë së
epokës së bronxit të vonë ne Maliq, karakterizohet nga një qeramikë me një
cilësi të lartë, të pjekur mjaft mire dhe të pikturuar mbas pjekjes dhe para pjekjes.
Po theksojmë se qeramika me pikturim mbas pjekjes, nga gjerësia e përdorimit
të saj mbizotëron ne mënyrë të dukshme mbi qeramiken e pikturuar para pjekjes;
nga pikëpamja kronologjike ajo është më e hershme. Si ne njërin dhe ne tjetrin
rast ngjyrat e përdorura janë kafja, kafja e thellë dhe e kuqja mat. Si sfond ka
shërbyer zakonisht ngjyra e vet enës, e cila është okër, ngjyrë tulle dhe rrallë
bojë hiri. Motivet janë lineare, gjeometrike e ne shumicën e tyre të realizuara
me kujdes.
Duke marre parasysh faktet e mëposhtme që: 1) qeramika e pikturuar para
pjekjes, e fazës Maliq III d gjëndet së bashku me qeramiken e pikturuar mbas
pjekjes, kurse ne Tren po e njëjta qeramikë e pikturuar para pjekjes nuk sho-
qërohet nga qeramika e pikturuar mbas pjekjes ; 2) ne qeramiken e Trenit u gjetën,
ne numër të kufizuar, enë me grykë oblike, të cilat nuk njihen nga poçaria e fazës
III d të Maliqit, — mund të arrijmë ne përfundimin se qeramika e periudhës Tren
II b është e një kohe pak më të vonë se qeramika e fazës Maliq III d.
Ne qeramiken e pikturuar të bronxit të vonë si ne Maliq ashtu edhe ne Tren
me rëndësi është edhe fakti që ne disa drejtime ajo ka tipare të qarta të kulturës
ilire, të cilat duken ne tipin e enës me dy vegje vertikale shumë të zhvilluara mbi
buzë, forme ene kjo shumë e rendomte ne bronxin e vonë dhe tipike për gjithë
kulturën ilire të epokës së hekurit. Karakterin ilir të qeramikës së pikturuar të
epokës së bronxit të vonë e shohim edhe ne një radhë motivesh gjeometrike, të
cilat përsëriten me po të njejtën rregullsi edhe ne qeramiken ilire të kulturës së
Matit7. Tiparet ilire të poçarisë së bronxit të vonë dëshmohen edhe nga enët me
vegje brinake që i gjejmë qysh ne bronxin e mesëm, ne tumat e Pazhokut e ne
kohë më të vona i ndeshim shpesh né qytezën e Gajtanit, ne tumat e Matit e
gjetkë8; dëshmohen gjithashtu edhe nga enët e tipit «biforata» që janë krejtësisht
të ngjashme me ato të zbuluara ne Gajtan9 dhe Vajzë10.
Tërësia e këtyre elementëve mjaft shprehës të qeramikës së bronzit të vonë
të zbuluar né Tren e Maliq, na çon ne dy përfundime: a) kjo qeramikë, me gjithë
tiparet e veçantitë e veta lokale, qendron ne unitet e lidhje të ngushtë me qeramiken
e zbuluar ne tërë territorin e vendit tonë (Pazhok, Dropull, Vajzë, Mat, Gajtan
etj.) dhe b) ne kompleksin e gjithë elementëve që formojnë fizionominë e saj,
ajo shpreh karakterin ilir të qeramikës. Kështu qysh ne periudhën e bronxit të
vonë, ne kulturën e Maliqit, duke përfshirë këtu edhe Trenin, u kristalizuan një
radhë elementësh e tiparesh të poçarisë, të cilët ne epokën e hekurit shërbyen si
bazë për zhvillimin teknik dhe pasurimin me forma e motive të qeramikës ilire.
Përsa i takon qeramikës së pikturuar të bronxit të vonë, ajo nuk është një
shfaqje e izoluar që e ndeshim vetëm ne Maliq e Tren, por atë e gjejmë me po
ë njejtën teknikë punimi dhe me po të njëjtat motive ne Maqedoninë Perëndi-

1) S. Islami — H. Ceka, Fr. Prendi, S. Anamali, Zbulime të kulturës ilire ne luginën e Matit,
B.SH.SH., 1955, 1, f. 130-133.
8) S. Islami — H. Ceka, Té dhëna të reja mbi lashtësinë ilire ne territorin e Shqipërisë K.I.S.A.,
Tirane, 1965, Tab. Vili, 4, XVI, 5.
9) B. Rebani, Keramika ilire e qytezës së Gajtanit, SH., 1966, 1, Tab. VIII, fig. 6,11.
10) Fr. Prendi, Tumat ne fushën e fshatit Vajzë, B.SH.SH., 1957, 2, fig. 5 a f. 82.
38 Muzafer Korkuti

more e Qendrore, në Epir e sidomos në vendbanimet e Bubushtit11, Çauçiçës12,


Kastricës 1 3 e gjetkë, qendra këto që kanë qenë në lidhje të ngushtë me vendbanimet
e kësaj zone të pellgut të Devollit. Përfundimi i arritur, se djepi i kësaj qeramike
të pikturuar është lugina e Devollit, ne na duket se qëndron plotësisht. 14

Në fund të mijëvjeçarit të dytë dhe në fillim të mijëvjeçarit të pare p.e. re,


me daljen e hekurit dhe me lindjen e kushteve të reja historike, banorëve të Trenit
ju desh që krahas banimit në shpellë të kalonin në banimin sipër saj, por tani
të fortifikuar me mure (fig. 5). Shtresa kulturale e periudhës se hekurit të hershëm

Fig. 5. Pamje nga sipër e mûrit rrethues, Sek. B.

në sek. A është përfaqësuar kryesisht në dhcmën e dytë të shpelles, nga një shtresë
argjilore me shumë çakëll, e trash 0,20-0,40 m. Në sektorin B kjo shtresë është
•depozituar pranë mûrit rrethues në një sipërfaqe të gjerë rreth 270 m2 dhe for-
mohet nga argjile ngjyrë gri me përzierje rëre, gurë e fragmente enësh, trashësia
e saj lëviz nga 0,40-1.30 m.

11) W.A. Heurtley, Prehistoric Macedonia, Cambridge, 1939, f. 99.


12) Po aty, f. 93 v.
13) V. GL. Hammond, Epir us, Oxford, 1967, f. 292.
14) Zh. Andrea, Lidhjet kulturale dhe etnike të Maqedonisë Perëndimore me Ilirinë Jugëlindore
në kohën e vonë të bronxit në dritën e qeramikës se pikturuar, Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve,
Tirane 1969, f. 83.
Vendbanimi prehistorik i Trenit 39

Fig. 6. Pamje nga fasada e mûrit rrethues në Sek. B.

Muri rrethues i gjatë rreth 90 m. dhe 3,30-3,50 m. i gjerë, rrethon kodrën


në anën juglindore, ku terreni nuk është i thyer. Pjesa tjetër e kodrës ka një re-
liev të thyer shkembor që nuk ka pasur nevojë për mur mbrojtës. Faqia e jashtme
e mûrit është formuar nga blloqe gurësh të mëdhenj e mesatarë té papunuar e
palidhje (fig. 6). Gurët e faqes se brendshme formojnë një linjë jo shumë të rre-
gullt, mbasi në zgjedhjen e t>re nuk është treguar ndonjë kujdes. Midis dy faqeve
të mûrit nuk ka asnjë lidhje dhe mesi i mûrit është mbushur me gurë të madhë-
sive të ndryshme.
Nga pikpamja teknike muri ka shumë tipare primitive, por më i rëndësishëm
është pozicioni i vendbanimit të fortifikuar. Duke e krahasuar pozicionin e tij
me qytezat dhe kalatë e tjera të fortifikuara ilire të periudhës se paré të hekurit,
vërejmë këto ndryshime: në qoftë se në Tren kemi një vendbanim të fortifikuar,
ku muri rrethues nuk është veçse 6-8 m. më lart nga niveli i fushës dhe kufizon
një sipërfaqe të vogël prej 4400 m2, vendbanimet ilire të tipit kala, tënjohura
në katër anët e vendit tonë, janë të ngritura mbi kodra të larta dhe kanë një po-
zicion strategjik mjaft të favorshëm. Një vend i tillë nuk ka munguar edhe né
Tren, mbasi ngjitur me kodrat e vendbanimet e Trenit fillon e lartësohet mali
i Trajanit. Por për mendimin tonë, në fillimin e pokes se hekurit akoma nuk
ishte bërë nevojë e domosdoshme ndërtimi i një kalaje të tillë për banorët e Trenit.
Përsa i takon arkitekturës se banesave, në sek. B nuk qe e mundur të kapej
asgjê — Në një kuadrat u gjetën fragmentet e një furre të prishur për pjekjen
e qeramikës; nga fragmentet e saj janë ruajtur disa pjesë të skarës me vrima dhe
pjesë të pareteve anësore të furrës.
Vendin kryesor né gjetjet e periudhës se paré të hekurit e zë qeramika, e
40 M uzafer Kork ut i

cila përfaqësohet nga dy grupe kryesore: a) qeramika e punuar me dore dhe b)


qerarrJka e punuar me çark. Ne raportin sasior midis këtyre dy grupeve, qeramika
e punuar me çark zë një përqindje mjaft të vogël.
Ne përgjithësi e gjithë qeramika e hekurit të hershëm si nga format, motivet,
brumi, ngjyrat dhe pjekja e saj nuk ndryshon nga qeramika e periudhës se bronxit
të vonë, bile midis tyre është vështirë të vendosësh një vijë të qartë kufiri. Ndry-
shimet janë të pjesshme e ne mjaft raste kemi të bëjmë me ndryshime sasiore
të qeramikës. Këtë lidhje organike midis gjetjeve të dy epokave më mire se çdo
gjë tjetër e shpreh qeramika e pikturuar.
Midis formave të shumta të enëve edhe ne epokën e hershme të hekurit dy
janë enët bazë që janë vazhdim i drejtpërdrejtë i formave të bronxit të vonë:
enët me dy vegje vertikale të zhvilluara mbi buzë (Tab. VIII, 8.9,10,12) dhe enët
me dy vegje horizontale ne trajtë unazore, të cilat ne disa raste vendosen mjaft
pjerrtas dhe bile dalin mbi lartësinë e buzës se enës (Tab. VIII, 1, 2,3,4,6,7). Një
forme tjetër mjaft karakteristike për këtë periudhë janë enët me grykë oblike,
të cilat kishin filluar të prodhoheshin që ne periudhën e bronxit të vonë (Tab.
VIII 15-17). Këto enë me grykë oblike marrin një përdorim të gjerë ne tërë
territorin e Ilirisë dhe bëhen ne epokën e hekurit një ndër elementët tipikë të kul-
turës ilire. — Si një forme të re enësh me përdorim të gjerë, duhet të përmëndim
enët me fund të lartë, trung konik, pak të zgavruar dhe të pikturuar.
Vendin e pare ne zbukurimin e qeramikës e zë pikturimi, i cili është bërë
ne të gjitha rastet para pjekjes; ngjyrat e përdorura janë po ato që gjejmë
edhe ne qeramikën e periudhës se bronxit të vonë, me të vetmin ndryshim që këtu
del edhe pikturimi me bojë që ka shkëlqim argjendi. Kështu ndodh edhe me
v motivet që ne pjesën dërmuese përsërisin ato të epokës paraardhëse (Tab. IX).
Natyrisht ne një shikim më të thelluar të tyre vërehen nuança motivesh ose
motive krejt të reja. Kështu ne trekëndëshat si motiv kryesor vërehet prirja e një
zgjatjeje të kulmit të tij që zbukuron fundin e enës. Ndër elementët e rinj
dekorative që formojnë edhe një element karakteristik dhe datues për qeramikën e
hekurit të hershëm, janë vijat ose tufa vijash të valëzuara, të vendosura vertika-
lisht ose horizontalisht; motivi me breza vijash paralele horizontale; motivi me
gjysmërrathë koncentrikë të varur dhe kombinime vijash të tjera.
Zbukurime të tjera që përdoren ne qeramikën e hekurit të hershëm, pas
atij me pikturim, janë zbukurimi me ngulitja e gërvishje, me kanelyra, zbukurime
me shirita ne reliev të mbushur me gropëza ose me vija, zbukurimi ne forme U-je
ose V-je të përmbysur ne reliev etj. (Tab. X).
Fragmentet e enëve të punuara me çark (Tab. XI, XII, XIII) ne krahasim me
të tjerat janë të pakta. Nga faqia e jashtme, nga brumi, lustra dbe zbukurimi,
ato pothuajse nuk dallojnë nga enët dhe fragmentet e punuara me dore. Vijat
e holla paralele (vjaskat) që bien menjëherë ne sy nga faqia e brendshme e frag-
mentit, tregojnë qartë se ato janë prodhuar ire çark. Nga ana tjetër, luhatja e
këtyre vijave dhe ndryshimi sado i vogël i drejtimit të tyre, se bashku me numrin
e kufizuar të fragmenteve, tregon se çarku sa ka filluar të hyjë ne përdorim. Pa-
varësisht nga kjo, njohja e çarkut të poçarit nga banorët e Trenit dhe fut ja e
tij ne përdorim, ishte një sukses i dores se pare, sepse flet për një prodhim
«industrial» ne poçari, që parakupton një përparim të dukshëm të forcave prodhuese.
Ne të njëjtën kohë ky fakt hedh dritë të re mbi njohjen e çarkut me dore nga
ilirët që ne fillimin e periudhës se hekurit (duke ditur se të dhënat e mëparshme
për njohjen e tij nga ilirët ne territorin e vendit tonë nuk i kalonin kufinjt e shek.
IV para e.re). l 5

15) Historia e Shqipërisë, vëll. I, Tirane 1959, f. 76.


Vendbanimi prehistorik i Trenit 41

Motivet që zbukurojnë qeramikën e punuar me çark në përgjithësi janë té


njëllojta me ato të qeramikës së punuar me dore, por nuk mungojnë edhe ndry-
shime të motiveve. Kështu në enët e punuara me çark vijat që formojnë figurât
gjeometrike janë më të gjëra. Gjithashtu dalin motive të reja si vija të valëzuara,
breza të gjërë horizontale, motivi i gjysëmrrathëve koncentrikë të varur etj.
Së bashku me materialin tjetër të periudhës së hekurit të hershëm u gjetën
edhe një enë jo e piote dhe dy fragmente enësh të importuara nga Greqia. Ena
nuk u gjet e piote por fragmentet e ruajtura ishin të mjaftueshëm për të bërë
rikonstruksionin e saj. Ena është një prodhim i njohur Korintik dhe si kohë
i takon periudhës së zhvilluar gjeometrike, mesit të shek. VIII p.e. re. Një ngjash-
mëri të përkryer paraqet ekzemplari ynë me atë të gjetur në Delfi. J 6
Fragmenti (Tab. XI 2) është buzë e një ene me grykë të gjerë, i zbukuruar
si në pjesën e sipërme të buzës, ashtu edhe poshtë saj me tufa vijash paralele
të drejta dhe të valëzuara. Fragmenti për nga forma dhe teknika e punimit është
një prodhim i Argosit që i takon periudhës së stilit gjeometrik. Interes të veçantë
paraqet edhe fragmenti tjetër (Tab. XI 3), i cili i përket të njejtit tip ene dhe është
i zbukuruar me po ato motive si fragmenti i enës së importuar nga Argosi. Por
brumi i qeramikës, cilësia e punimit të formes ashtu edhe bëria e ornamenteve
ndryshojnë, gjë që na shtyn të mendojmë se ky është një prodhim lokal, por që
është prodhuar sipas modelit të prodhimit argolidas.
Fragmenti i tretë është fundi i një kyliksi, dhe si kohë i takon periudhës së
hershme gjeometrike.
Prania e këtyre prodhimeve të importuara në vendbanimin e Trenit është
dëshmi e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve që kishin këta banorë me ata të qen-
drave të ndryshme greke. Me interes janë këto fragmente të importuara edhe
përsa i takon datimit të kulturës së periudhës së pare të hekurit. Duke pasur pa-
rasysh se ato i takojnë periudhës gjeometrike, e sidomos enës (Tab. XIV) që i
takon periudhës së zhvilluar, jemi të mendmit se ato kanë qenë në përdorim
nga banorët e Trenit gjatë gjysmës së dytë të shek. VII p.e.re. Kjo date duhet marrë
si kufiri i fundit i ekzistencës së vendbanimit të Trenit gjatë periudhës së pare
të hekurit.
Qeramika e pikturuar e hekurit të hershëm e zbuluar në Tren shënon një
fillim të mbarë për studimin e qeramikës së pikturuar të epokës së hekurit. Ajo
paraqet ngjashmëri të madhe me qeramikën e po kësaj kohe, të zbuluar në 14 piïta
të tjera të vendit tonë, dhe përbën një nga tiparet themelore të poçarisë, ku shtri-
hej fisi ilir i Desaretëve në epokën e hekurit 17. Duke u nisur nga të dhënat që
kemi sot për sot nga Treni, mendojmë se qeramika e pikturuar, e cila del për herë
të pare në vendbanimin e Maliqit në bronxin e mesëm, faza Maliq III c, vazhdoi
të prodhohej deri aty nga fundi i shek. VII p e.re.
Për qeramikën e Trenit të fillimit të periudhës së pare të hekurit nuk lind
problemi për të përcaktuar përkatësinë ilire të saj, mbasi në këtë étape të zhvi-
llimit ajo del me të tëra tiparet e qeramikës ilire të formuara plotësisht. Çështja
është për një përcaktim të elementëve dhe veçorive lokale të kësaj poçarie, një
pjesë të të cilave u munduam t'i paraqisim më lartë, kurse të tjerat janë të li-
dhura me zgjerimin e gërmimeve me shtimin e lendës arkeologjike dhe natyrisht
me studime më të gjëra.
Në shtresën kulturale të periudhës së hershme të hekurit u gjetën edhe një
numër relativisht i madh objektesh metalike, të cilat janë karakteristike për

16) P. Amandry, L. Lerat et J. Pouillour, Chronique des fouilles en 1949, B.C.H. LXXIV, 1950
II, Tab. XXXIX, 2.
17) M. Korkuti, Qeramika e pikturuar e kohës së vonë të bronxit dhe e kohës së hershme të
hekurit dhe karakteri ilir i bartësve të saj, Uirët dhe gjeneza e shqiptarëve, Tirane 1969, f. 62.
42 Muzafer Korkuti

kulturën ilire. Ndër to mund të përmëndim një paftë brezi prej bronxi në forme
drejtkëndëshi me tre vegje rrethore, ku në secilën varet nga një spirale teli dhe
në njërën nga këto spirale vazhdon të varet një figure antropomorfe në trajtë
X (ka shumë mundësi që edhe në dy varëset e tjera të qëndronte pò e njejta
figure Tab. XV 1). Figurât antropomorfe, të njohura si demente karakteristikë
ilire gjatë periudhës se pare të hekurit, i gjejmë në forma të ndryshme në Mat
e në disa qendra të Ilirisë. Koka në trajtë unaze e figures antropomorfe të Trenit
është tipar që e bashkon me ato të Matit, 1 8 kurse mënyra e paraqit jes se trupit
e afron më shumë me figurât antropomorfe japode. 19
Gjithashtu hekurit të hershëm i takojnë: një varëse bronxi bikonike me
dritare (Tab. XV, 3) e një tipi me atë të gjetur në Pateli20 (Maqedoni) një kokë
varëse bronxi në forme trekëndëshi me vrima në mes (Tab. XV,2), e njëllojtë
me atë të gjetur po në Pateli21, një pincetë bronxi e ruajtur shumë mire (Tab.
XV, 6); një rruar bronxi bikonike mjaft e shtypur (Tab. XV, 4) e përafërt për nga
tipi me rruaza të tilla të gjetura në rrethet e Shkodrës22; një rreth bronxi masiv
me një kokë kafshe (ndoshta gjedhi të imtë) të stilizuar (Tab. XV, 5) ; një dorëze
bronxi e punuar mjaft bukur e ripërdorur për ndonjë qëllim tjetër (Tab. XV,8);
dhe se fundi një majë heshte hekuri (Tab. XV, 9) me fletè në forme gjethje da-
fine me kurriz shumë të lehtë dhe tun të gjatë sa edhe fleta.
Të gjitha këto objekte metalike janë të njëkohshme. Gjetja e tyre se bashku
me tërë qeramikën tjetër të fazës Tren III, të qeramikës se zbukuruar me gjysmë-
rrathë koncentrikë dhe me qeramikën e importuar, na jep të drejtën të arrijmë
në përfundimin se ato i takojnë gjysmës se pare të hekurit dhe i përgjigjen
periudhës protogjeometrike dhe gjeometrike. Përsa i takon mûrit rrethues në sek. B,
ai duhet të jetë ngritur në fillimin e periudhës se hekurit.
Zhvillimi i mëtejshëm i shoqërisë ilire në gjysmën e dytë të periudhës se pare
të hekurit e bëri të papërshtatshëm vendbanimin e fortifikuar dobët mbi shpellë,
dhe si pasojë i çoi banorët e Trenit në ndërtimin e kalasë se Trajanit. Kalaja ngri-
het mbi një kreshtë malore të lartë 1245 m. mbi nivelin e detit dhe nga ana veriore
e verilindore mbrohet nga një terren i thyer shkambor, kurse nga anët e tjera e
rrethojnë dy radhë muresh me lidhje të thatë, karakteristikë kjo për gjysmën
e dytë të periudhës se pare të hekurit (fig. 7). Në kalanë e Trajanit ende nuk janë
bërë gërmime prandaj konstatimet tona janë të mbështetura vetëm mbi gjetjet
e mbledhura mbi sipërfaqe. Bëria e gërmimeve këtu do të jepte të dhëna për
një datim më të mire të periudhave të ndryshme të epokës se hekurit e sidomos
të gjysmës se dytë të periudhës se pare të hekurit dhe periudhës se dytë të hekurit
deri në pushtimin romak, periudha këto të cilat mungojnë në vendbanimin e
Trenit.
Gjatë periudhës se pushtimit romak shpella e Trenit u këthye përsëri në
një qendër banimi. Shtresa kulturale e kësaj periudhe u gjet e përzier me
materiale prehistorike dhe nuk na dha mundësi për një përcaktim kronologjik të
horizonteve të ndryshme të banimit.
Në dhomën e dytë të shpellës u zbulua një dysheme e ruajtur shumë mire

18) S. Islami, H. Ceka Të dhëna të reja për lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, K.I.S.A.»
1965, Tab. XIV, 5 XV, 1.
19) A. Stipcevic, Arte degli iliri, Milano, 1963, f. 26-28.
20) Leon Rey, Albania, 1932, 4, f. 45, fig. 11.
21) Po aty, f. 45, fig. 11.
22) Fr. Prendi, Materiale të kulturës ilire të zbuluara në Shqipërinë e Veriut, B.SH.SH. 1958, 1,
f. 126.
Vendbanimi prehistorik i Trenit 43

Fig. 7. Parti je e mûrit rrethues ne kalanë e Trajanit.

e periudhés sé voné romake. Ajo shtrihej né njé sipërfaqe rreth 30 m2. Dyshemeja
formobej nga një shtresé dheu argjilor té ngjeshur té përzier me çakëll dhe
fragmente enësh e tjegullash romake.
Gjetjet e periudhés sé shekujve té paré të erës sonë janë të shumta. Qeramika
përfaqësohet né radhë të paré nga fragmente të shumta të pitosave që kanë buzëi
të trasha dhe fund të sheshtë ne forme disku. Ne një buzë pitosi u gjet mbishkrim
jo i piote TinnA[S (fig. 8 b). Po ashtu né një fragment tjetër u gjet një mbishkrim
jo i piote TOA . . . Nga fragmentet e enëve të përdorimit të përditshëm të shumta
janë ato me qeramikë terrasigilata dhe imitacion i terrasigilatës ; fragmentet e
vorbave me balte të zezë, pa lustër, e të zbukuruara né bark me vija të valëzuara
e motive të tjera; vorbat e vogla të tipit ojnohe, të gjetura ne disa ekzemplarë
(Tab. XVI); fragmentet e enëve prej qelqi etj. Ne radhën e prodhimeve prej balte
nuk mund të lemë pa përmendur dhe gjetjen e një numri të madh peshoresh
piramidale e cilindrike që kanë shërbyer si pesha për rjetat e peshkimit. Ne disa prej
tyre ka vula anepigrafìke kurse nënjërën lexohet mbishkrimi FACMHNOAOT[OY
(fig. 8 a).
Kësaj periudhe i takojnë edhe disa objekte jo të piota prej kocke, si pjesë
e një luge të vogël, doreza thikash e ndonjë objekt tjetër. Të gjitha objektet prej
kocke janë zbukuruar me ornamente karakteristike ilire, si rrathë me një pikë
ne qendër, vija zik-zake, trekëndësha etj. Se fundi, duhet të përmendim edhe
gjetjen e disa objekteve metalike, si maja shigjetash hekuri, thika të tipave të
ndryshme dhe një fibul të tipit auçisa, të gjetur rastësisht (Tab. XVII).
Të para ne tërësi, gjetjet më të shumta i takojnë shek. II, IV të e. re dhe kjo
■dëshmon për një rritje dhe intensifikim të jetés se vendbanimit né këto periudha
44 Muzafer Korkuti

Fig. 8. Peshore dhe buzë pitosi me mbishkrim.

edhe në faktin se në këtë kohë banimi ka qenë shtrirë në pjesën para hyrjes së
shpellës, në dhomën e parë dhe në dhomën e dytë, duke përfshirë kështu gjithë
sipërfaqen e mundshme të banimit shpellor.
Në përgjithësi në periudhën e pushtimit romak në të gjithë këtë zone ka
patur një zgjerim shumë të madh të qendrave të banuara të fortifikuara e të
pafortifikuara. Përveç shpellës së Trenit, Yentrokut dhe kalasë së Trajanit, e
cila tani forcohet me mure të ndërtuara me Uaç, të banuara kanë qenë arat në fund
të fshatit Tren, Gorica dhe Pavliqi, që ndodhen shumë afër njëra-tjetrës.
Nga gjetjet e rastit, te zbuluara në arat që ndodhen në fund të fshatit Tren^
një vlerë të veçantë shkencore ka një pitos i madh, në grykën e të ci lit është vi-
zatuar, me gërvishje, një parmendë me plor, gjë që dëshmon për njohjen dhe
përdorimin e kësaj vegle kryesore në bujqësi. Pitosi i takon shek. III-II p.e.re
dhe është i ekspozuar në muzeun e qytetit të Korçës.23 Nga gjetjet e rastit, të
gjetura në këtë vend, është edhe një enë antropomorfe me një vegje, që paraqet

23)-Historia e Shqipërisë, vëll. I, Tirane 1959, f. 74.


Vendbanimi prehistorik i Trenit 45

kokën e një fëmije (fig. 9). Nga


mënyra e paraqitjes së fiokëve,
syve dhe tipareve të tjera të
portretit, ena i takon shek.
II-III të e. re. dhe nga informa-
tat që kemi, ajo është gjetur në
nekropol.
Gjurmët e banimit të shpellës
në periudhën e hershme mesje-
tare janë tepër të kufizuara.
Atc përfaqësohennga fragmente
vorbash me balte të zezë të zbu-
kuruar me vija të valëzuara
dhe nga fragmente enësh me
vernik jeshii.
Këto ishin shkurtimisht re-
zultatet kryesore të kërkimeve
e studimeve mbi materialin ar-
keologjik të zbuluar në vend-
banimin e Trenit. Fakti që ky
vendbanim ka qenë banuar për
një kohë shumë të gjatë, qysh
nga eneoliti e deri në periudhën
mesjetare të hershme, është një
kontribut i rëndësishëm, krahas
zbulimeve të bëra më pare në
Maliq; Pazhok etj., që dësh-
mon për vijëmësinë e banimit
të truallit ilir që nga epoka e
eneolitit e këtej dhe, në më-
nyrë të veçantë, me zbulimet
e bëra këtu u sollen fakte të
reja që vërtetojnë vijimësinë
Fig. 9. Enë antropomorfe. kulturale dhe etnike nga epoka
e bronxit në atë të hekurit.
Résumé

L'AGGLOMERATION PREHISTORIQUE DE TREN

V agglomération préhistorique de Tren se situe sur la berge de la Petite-PrespeT


dans Vangle S.-O. de V étendue lacustre, sur le territoire de la R.P. d'Albanie. Les
fouilles ont eu lieu dans les deux secteurs de V agglomération caverneuse (secteur A)
st dans V agglomération en amont de la grotte (secteur B).
La superficie fouillée dans les deux secteurs a permis de fixer, tant comme
etratigraphie que comme matière archéologique, les périodes suivantes d'habitation:
1. Période de V énéolithique récent, Tren I.
2. Période du bronze ancien, Tren II.
3. Période du bronze récent, Tren II b.
4. Période du fer ancien, Tren III.
5. Période de la domination romaine, Tren IV.
6. Période haute-médiévale, Tren V.
Les traces les plus anciennes de l'habitation remontent au néolithique récent,
et sont représentées surtout par l'habitation caverneuse. Le matériel, quoique en
petit nombre, offre des traits évidents de la céramique énéolithique de Maliq. Ces
traits sont exprimés dans les formes des vases, le style de peinture en gris, sur un
fond noir, la peinture en couleur blanche, la décoration à cannelures, etc. Cela est
à attester qu'on est en présence de deux agglomérations de la même civilisation,
en d'autres termes l'agglomération de Tren a été habitée par une population
porteuse de la civilisation de Maliq.
La couche de civilisation énéolithique dans les deux habitations est suivie par
la couche de civilisation du bronze ancien, documentée suffisamment par les
nombreuses trouvailles dans l'habitation en amont de la grotte. Un intérêt particulier
offre la découverte d'une couche d'urnes, qui doivent être rattachées à quelque culte
ou bien à quelque fête confessionnelle importante pour les habitants de Tren.
Jusqu'à présent n'ont pas été trouvées des traces d'habitation durant la
période du bronze moyen.
Durant la période du bronze récent, ce site recommence à être habité par les
porteurs de la civilisation de Maliq, mais ce qui plus est, il s'agrandit et s' étend.
Ce qui mieux représente cette période est la céramique, qui se fait distinguer pour
la variété, la pluralité et la perfection des formes, la peinture et la cuisson
excellentes. On constate l'usage de peinture les récipients seulement avant la cuisson,
plus rare est la décoration de bandes en relief, dans quelques cas on a aussi la
décoration à incision. Les couleurs employées sont le châtain, le marron foncé et le
rouge. Les motifs sont linéaires, géométriques: triangles, losanges, lignes formant
des figures, etc.
Considérée dans son ensemble, la céramique du bronze récent dégagée dans la
grotte de Tren fait partie intégrante de la civilisation de Maliq: il s'agit d'une phase
plus récente que celle de Maliq III d.
La céramique du bronze récent dégagée à Tren et à Maliq offre, sous plusieurs
aspects, les traits évidents de la civilisation illyrienne et est en unité étroite avec
la céramique dégagée dans les autres contrées de notre pays. Elle a, naturellement,
| aussi ses traits particuliers propres.
L'agglomération prehistorèque de Tren. 47

Au commencement de la première période du fer, à V apparition du fer et la


naissance des nouvelles conditions historiques, les habitants de Tren furent obligés,
pendant qu'ils habitaient encore la grotte, d'étendre leur habitation au-dessus de
celle-ci, mais il s'agit déjà d'un emplacement ceinturé. Le mur de ceinture a été
conservé, non pas aussi bien, sur une longueur de 90 m., il a une épaisseur de m.
3,30-3,50. Au point de vue technique, le mur est assez rudimentaire.
La place principale dans l'inventaire de la première période du fer va à la
céramique, représentée par deux groupes principaux: a) céramique fabriquée à la
main; b) céramique fabriquée au tour. Cette dernière est en très petit nombre.
Toute la céramique de cette période ne varie pas, en générai, de la céramique
de la période du bronze récent. Cela e^t entrevu mieux dans la céramique peinte.
Outre quelques nouvelles formes de vases, il convient de mentionner quelques
nouveaux éléments décoratifs: lignes et groupes de lignes ondulées, motifs à semi-cercles
concentriques, etc., qui représentent un élément important de datation.
Les vases fabriqués au tour sont en petit nombre. Comme paroi extérieure,
pâte, lustre et décoration, ils ne diffèrent presque point des vases ouvragés à la
main. Des vases fabriques au tour, trois tessons sont importés: un vase incomplet
provient de Corinthe, une bordure, de récipient représente une importation d'Argo-
lide, un fond de kylix provient de la Grèce. Le chemin suivi par ces objets doit être
celui de terre.
Ces objets importés remontent à la première période géométrique. Ils servent,
avec les autres objets* dégagés, comme une excellente base à fixer, comme dernière
limite de l'existence de l'agglomération, la première période du fer, c'est-à-dire
le Vile siècle avant notre ère.
La couche de civilisation de la période du fer ancien a restitué également un
nombre relativement grand d'objets métalliques, caractéristiques à la période illy-
rienne.
L'autre couche de civilisation est celle qui remonte à la période de la
domination romaine et à la basse antiquité. A cette époque appartient un riche matériel
céramique et d'autres objets, qui attestent d'une habitation intense de la grotte.
Les traces d'habitation de la grotte durant le haut moyen âge sont trop limitées.
Tab. I. Plani i përgjithshëm i vendbanimit të Trenit.
TRtn

LI LlflDOR I KU. I

%mn iv-v

PROFILI VERIOR I KU. Xi

„.. ,.,—','.: .',;

Tab. II. Profili lindor ku. I dhe verior i Ku. XIII.

5—99
Tab. III. Forma enësh të eneolitit.
Tab. IV. Fragmente enësh me zbukurim të eneolitit.
11

15

13

Tab. V. Forma enësh të bronxit të hershëm.


Tab. VI. Forma enësh të bronxit të vonë.
Tab. VII. Fragmente enësh me pikturim të bronxit të vonë.
Tab. VIII. Forma enësh të hekurit të hershëm.
Tab. IX. Fragmente enësh me pikturim tê hekurit të hershëm.
Tab. X. Fragmente enësh tê hekurit të hershëm.

V.
Tab. XI. Fragmente enësh të punuara me çark të hekurit të hershëm.
Tab. XII. Fragmente enësh të punuara me çark të hekurit të hershëir.
11

Tab. XIII. Fragmente enësh të prnuara me çark të hekurit të hershëm.


♦«*"•*

Tab. XIV. Enë korintike.


Tab. XV. Objekte metalike të hekurit të hershëm.
"""i r" i"

Tab. XVI. Fragmente qera-nike të periudhës se pushtimit romak.


7

Tab. XVII. Objekte metalike të periudhês se pushtimit romak.

You might also like