Filozofia Deni Lumturia

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

“Lumturia e jetes tende varet nga cilesia e mendimeve

te tua.”
PUNOI:DENI FRASHERI.
LENDA :FILOZOFI
KLASA:XI-12

Ne dijme se jemi gjallesa mjaft inteligjente ,dijme dhe qe kemi nje dhurate
,mundesine e te qenurit te vetdijshem per mendimet tona dhe vete
veprimin kompleks te te menduarit .
Por si e perdorim per mire kete dhunti ?
Kur nuk jemi ne dijeni te mendimeve qe jane ne koken tone ,ne e
humbasim kontrollin e plote te mendjes tone mes zakoneve te keqija dhe
pasioneve te pakendshme qe kemi krijuar gjate kohes qe kemi qene
“autopilot”

Mark Aureli ka thene :


“Lumturia e jetes tende varet nga cilesia e mendimeve te tua prandaj,
ruajuni në përputhje me rrethanat, dhe kujdesuni që të mos keni ide të
papërshtatshme për virtytin dhe natyrën e arsyeshme.”

Ai ka ashur te na thote se kur ne harxhojme kohe me mendime qe nuk na


ndihmojne ti afrohemi virtytit dhe miresise ,ne i privojme vetes
lumturine.Stoiket na kujtojne perhere se ne jemi ne kontroll te mendimeve
qe na falin lumturi dhe atyre qe na udhezojne per te vepruar ne njefare
menyre . Te gjitha keto na cojne ne perfundime te ndryshme ne jete .

Qe nga momenti qe zgjohemi ne mengjes e deri kur vendosim perseri


koken ne jastek ,mendja jone trazohet nga nje pafundesi mendimesh .
Nje pjese e ketyre mendimeve jane sentimentale .Disa te tjera kane nje
ndikim me te madh ,disa per mua marrin formen e pyetjeve enigmatike
si :”cfare dege do te zgjedh per te vazhduar shkollimin e larte ?” ose “a do
te mund ta arrije mesataren e deshiruar per kete vit ?” . Nje pjese e
mendimeve te mija jane te padallueshme fare ,thjeshte zhurme qe si jepet
mundesia te degjohet .
Shpesh sjellim ndermend ngjarje dhe mendime te dikujt tjeter te gjitha
keto sjane ne doren tone .
Mendimet qe na sjellin lumturi jane pjese e rendesishme ene ndertimin e
jetes qe deshirojme .
Emocionet tona vijne nga mendimet tona per tema si ngjarje dhe njerez ne
jeten tone .
Mendimet krijojne shtysen per veprim dhe veprime me te mira shoqerohen
nga rezultate me te mira .
Kur ne perdorim arsyen,ne vend te reagimeve monotone ,ne arrijme te
gjejme struktura pozitive te te menduarit qe na ndihmojne te shohim nje
prespektive me praktike .
Kjo mund te vertetohet dhe anen tjeter te medaljes .Kur ne gjykojme dhe
fokusohemi ne mendimin se jeta jone eshte monotone ,atehere gjithe hapat
qe do hedhim do na cojne ne kete realitet te pashprese .
Nuk duhet te mendohemi per ngjarje qe kane ndodhur dhe si do te donim
ti ndryshonim .Fokusi gjithmone shkon ne ngjarje ku ne nuk kemi patur
kontroll dhe kjo ne fund te dites na ben te ndihemi te pafuqishem dhe te
pashprese .
Kur ne ndalojme dhe marrim kohen tone per te menduar per dicka ,ne
mund te shohim mendimet qe ne na duken pozitive dhe ato qe na
demtojne.
Seneka ka thene :
“Per te provuar nese ka nje mendje te organizuar njeriu duhet te ndaloj dhe
te shpenzoj sa me shume kohe me veten ne harmoni .”

Ne lekundemi nga pasionet qe na dhuron edhe gjeja me e vogel ,ndjehemi


kureshtar dhe guxojme per te gjetur te pamunduren,abstrakten ,dhe per ta
vulosur vendosim nje arme vdekjeprurese ne xhep e cila thith edhe piken e
fundit te produktivitetit tone .

Per te arritur kontrollin e mendimeve tona mund te na ndihmoj zgjimi i


mendjes qe na ndihmon te jemi ne dijeni te te menduarit dhe
mendimeve .Kur ngadalsojme dhe shohim vertet mendimet tona te
zhveshur nga objektiviteti dhe pasionet ne jemi ne gjendje te pyesim veten
per pothuaj gjithcka dhe te marrim nje pergjigje reale duke krijuar keshtu
nje cikel me afer perfektes i cili nuk eshte negativisht paradoksal .

Keshtu arrihet ne mendime me realiste ,me te kapshme per veprimet e te


tashmes dhe me te zbatueshme per te ardhmen .
Duke gershetuar mendimet vetjake me informacione qe gjenden ne
perditshmeri,mund te arrijme nje lumturi te vertete ,pa
konfuzione,konkrete ,te prekshme per mendjen dhe te ndjeshme per
shpirtin.
“Perdorimi i lire i inteligjences vetjake,kjo eshte lumturia e vertete ....“

You might also like