002.shkenca Si Te Pasurohesh

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 125

Wallace D.

Wattles

SHKENCA E PASURIMIT

2
PËRKTHEU:
MIMOZA THAQI

PËRPUNOI: DIOLA
DOSTI BAFTIU

3
Wallace D. Wattles

SHKENCA E PASURIMIT

4
5
Hyrja

I dashur lexues!

Në fillim kur e lexova këtë libër, më ndihmoi të hap-


ja sytë. Shumë libra janë shkruajtur mbi të qenurit
të pasur, por shumica e tyre kryesisht janë bazuar në
aspektin material. Unë mendoj se është shumë më e
rëndësishme të fillohet me qenien tuaj të brendshme -
me anën tuaj shpirtërore, me esencën tuaj, me dritën
tuaj, apo çfarëdolloj emri të keni për të. Ne jemi qenie
shpirtërore që kemi eksperienca humane dhe jo rrugë
të tjera përreth. Të mësuarit se kush jemi është pyetja
më e rëndësishme me të cilën mund të filloni jetën tuaj.
Duke bërë këtë, ju do të përjetoni eksperienca shumë
interesante që do t’ju udhëheqin drejt një kuptimi të ri
të kompletuar të jetës. Kjo do t’ju udhëheqë gjithashtu
drejt një mënyre të ndryshme komplete se si e shikoni
këtë botë. Dikush e përshkruajti këtë si; -‘Çdo gjë ka
ndryshuar, por çdo gjë është njësoj!’ E vështirë t’a akor-
dojmë mendjen, mendjen e programuar për të men-
duar në mënyrë dualiste. Mund të jetë kjo rrugë, apo
një rrugë tjetër. Nëse ne do t’a kuptonim këtë vetëm me
mendjen tuaj, atëherë poetët nuk do të ekzistonin. Po-
etët flasin gjuhën e shpirtit dhe mund të komunikojnë
drejt me zemrën. Jeta nuk është dualiste, sa më shumë

6
ndryshime që gjeni dhe sa më shumë do t’a kontradik-
toni veten, aq me pranë jetës jeni. Manifestimi i ëndr-
rave magjistare, do të jetë shumë më i fuqishëm, pasi ta
lexoni këtë libër. Leximi do të krijojë rrugë të reja dhe
lidhje nervore në trurin tuaj. Gjërat papritur duket se
marrin një kthesë të ndryshme. Nëse kjo ndodhë, ti e
di që ti ke lexuar diçka të re. Sa më shumë perspektiva
të keni, aq më shumë fleksibilë jeni. Nuk ka rrugë të
drejtë apo rrugë të gabuar, vetëm gjykimi yt mund t’a
bëjë atë rrugë. Në momentin që ju e kuptoni dhe e për-
jetoni këtë, ju bëni një kërcim kuantik në ndërgjegjen
tuaj. Ky libër është shkruajtur në vitin 1910 nga Wallace
D.Wattles. Ai ishte një gjeni përderisa zbuloi që buri-
mi i të qenurit të pasur, shtrihet brenda vetes tuaj. Kjo
mund të marrë pak minuta gjatë përdorimit në gjuhë të
ndryshme. Mos e lejoni veten tuaj të ndalojë pas kësaj,
vetëm vazhdoni të lexoni dhe do të shikoni më pas se
si gjërat do të fillojnë të qarkullojnë. Për lexueset fem-
ra, ka disa ndryshime në stilin e tij të të shkruajturit,
pasi ai përdorë shpesh fjalën “mashkull”. Nëse e lexoni
këtë fjalë, vetëm zëvendësoni atë me fjalën “femër” në
mendjen tuaj ose të dy fjalët “femër dhe mashkull” në
kontekstin e këtij libri. Të gjitha ëndrrat e tua, mund të
bëhen realitet!

7
Tabela e përmbajtjes

Parathënia............................................................................................9

Kapitulli 1- E drejta për të qenë i pasur.........................................11

Kapitulli 2 - Shkenca e të qenurit i pasur......................................17

Kapitulli 3 - A është e monopolizuar mundësia?.........................23

Kapitulli 4 - Principi i parë i shkencës për t’u pasuruar..............29

Kapitulli 5 - Rritja e jetës.................................................................37

Kapitulli 6 - Si vjen pasuria tek ju?................................................45

Kapitulli 7 - Mirënjohja...................................................................53

Kapitulli 8 - Mendimi në mënyrën e duhur..................................59

Kapitulli 9 - Si ta përdorësh dëshirën?..........................................65

Kapitulli 10 - Përdorimi i mëtejshëm i dëshirës...........................71

Kapitulli 11 - Veprimi në mënyrën e duhur.................................79

Kapitulli 12 - Veprimi efikas...........................................................87

Kapitulli 13 - Gjetja e biznesit të duhur.........................................93

Kapitulli 14 - Përshtypja e rritjes...................................................99

Kapitulli 15 - Njeriu i avancuar....................................................105

Kapitulli 16 - Disa këshilla dhe vëzhgime përfundimtare........111

Kapitulli 17 - Përmbledhje e shkencës si të pasurohesh...........117

Sugjerime........................................................................................121

8
9
Parathënie

Ky libër është pragmatik, jo filozofik; ky libër është një


manual praktik, jo një traktat i lidhur pas teorive. I ded-
ikohet burrave dhe grave që nevoja më e madhe e tyre
është paraja; atyre që fillimisht duan të kenë para dhe
pastaj të filozofojnë. Kjo më tepër vlen për ata njerëz
të cilët deri tani nuk kanë gjetur as kohën, as kupti-
min dhe as mundësinë që t’i futen thellë studimit të
METAFIZIKËS, por janë po ata që duan rezultate dhe
përfundime shkencore si bazë e aksionit, duke mos
shkuar në të gjitha proçeset nga duhet të dalin këto për-
fundime.
Pritet që lexuesi të marrë deklarata fondamentale ba-
zuar në besimin, njësoj si do të merrte deklarata për sa i
përket ligjit të veprimit elektrik të shpallur nga Marcon-
i apo Edison-i dhe të marrë deklarata mbi besimin, se të
vërtetojë dëshminë dhe të vërtetën e tyre duke vepruar
si ata pa frikë dhe hezitim. Çdo burrë ose grua që bën
këtë sigurisht do të bëhet i pasur apo e pasur. Shkenca
e aplikuar këtu është një shkencë ekzakte dhe dështimi
është i pamundur. Për përfitimet, gjithsesi, për të gjithë
ata të cilët dëshirojnë të hetojnë teorinë filozofike dhe
në këtë mënyrë, të sigurojnë baza logjike të besimit,
këtu do të citohen teori të disa autoriteteve.
Teoria monistike e universit thotë se ‘Një është Gjithçka

10
dhe Gjithçka është Një’. Kjo Substancë e Vetme e mani-
feston veten në dukjen e shumë elementeve të botës
materiale - me origjinë Hindu dhe gradualisht e ka fit-
uar rrugën e saj në mendimet e botës perëndimore për
dyqind vjet. Është themeli i të gjitha filozofive orientale
dhe të atyre si Dekart-i, Spinoza, Leibnitz, Schopenhau-
er, Hegel dhe Emerson.
Lexuesi i cili do të gërmojë në themelet e filozofisë, i
këshillohet të lexojë Hegel-in dhe Emerson-in.
Gjatë shkrimit të këtij libri, unë kam sakrifikuar të gji-
tha konsideratat me qëllim që të qartësoj dhe thjeshtë-
zoj stilin tim të të shkruajturit, në mënyrë që të gjithë t’a
kuptojnë. Plani i aksionit është shkëputur nga konkluz-
ionet e filozofive të cilat janë testuar dhe është parë që
gjatë praktikës apo eksperimentit, kjo ka funksionuar.
Nëse doni të dini si kam arritur te këto përfundime, lex-
oni autorët e përmendur më lartë dhe nëse doni të kor-
rësh frutat e filozofisë së tyre në praktikë, lexojeni këtë
libër dhe bëni saktësisht atë çfarë thotë se duhet të bësh.

11
KAPITULLI I

1.1. E DREJTA PËR TË QENË I PASUR

Çfarëdo që të thuhet në lutjet e varfërisë, faktet thonë


se nuk është e mundur të jetosh një jetë të kompletuar
dhe të suksesshme nëse nuk je i pasur. Asnjë njeri nuk
mund të rrisë talentin e tij apo zhvillimin shpirtëror,
nëse ai nuk ka shumë para. Për të rritur zhvillimin
shpirtëror dhe për të zhvilluar talentin e tij, ai duhet të
përdorë shumë gjëra dhe nuk mund t’i ketë këto gjëra,
pa pasur para që t’i blejë ato.
Njeriu zhvillohet në mendje, në shpirt dhe trup duke
përdorur gjëra dhe shoqëria është kaq e organizuar, sa
që njeriu duhet të ketë para që të posedojë këto gjëra
dhe bazat e të gjithë avancimeve të njeriut, duhet të jetë
shkenca për t’u pasuruar.
Objektivi i të gjithë jetës është zhvillimi dhe çdo gjë që
jeton ka të drejtën e pa tjetërsueshme të zhvillimit për
të arritur.
E drejta e njeriut për të jetuar do të thotë e drejta e tij
për të patur një përdorim të lirë dhe të pa kufizueshëm
të të gjitha gjërave të nevojshme për përmbushjen men-
tale, shpirtërore dhe fizike, ose e thënë me fjalë të tjera

12
“e drejta për të qenë i pasur”.
Në këtë libër, unë nuk do të flasë për pasuritë në mënyrë
figurative. Të jesh me të vërtetë i pasur, nuk do të thotë
të kënaqesh më pak. Asnjë njeri nuk do të kënaqet me
pak, nëse ai njeri ka mundësi të përdorë dhe të kënaqet
me shumë. Qëllimi i Natyrës është avancimi dhe shpa-
losja e jetës. Çdo njeri duhet të ketë gjithçka që të kon-
tribuojë tek fuqia, eleganca, bukuria dhe pasurimi i
jetës. Të kënaqesh me pak është mëkat.
Njeriu që zotëron gjithçka që ai dëshiron për gjithë
jetën e tij që ai do të jetojë, është i pasur dhe asnjë njeri
që nuk ka shumë para, nuk mund të ketë gjithçka që ai
dëshiron.
Jeta ka avancuar shumë dhe bëhet kaq e komplikuar,
sa që burrit dhe gruas më të zakonshëm, i nevojitet një
shumë moderne pasurie me qëllim që të jetojë në një
mënyrë që i afrohet përmbushjes. Çdo person natyral-
isht do të bëhet gjithçka që ka mundësi të bëhet. Kjo
dëshirë për të realizuar mundësitë e brendshme, është
e trashëgueshme tek qeniet humane. Ne nuk mundemi
t’ju ndihmojmë të bëheni gjithçka që ju mund të bëheni.
Suksesi në jetë është të bëhesh çfarë do ti të bëhesh.
Ti mund të bëhesh gjithçka që ti dëshiron vetëm duke
vënë në përdorim disa gjëra dhe ti mund të kesh për-
dorim të lirë të gjërave kur të bëhesh mjaftueshmërisht
i pasur për t’i blerë këto gjëra. Të kuptosh shkencën si

13
të bëhesh i pasur është gjëja më thelbësore nga të gjitha
njohuritë.
Nuk ka asgjë të keqe të duash të jesh i pasur. Dëshira
për pasuri është në të vërtetë dëshira për të qenë më
i pasur, më i përmbushur, për një jetë më të bollshme
dhe kjo dëshirë është për t’u lavdëruar. Njeriu i cili nuk
dëshiron të jetojë në bollëk më të madh është anormal
dhe gjithashtu njeriu që nuk dëshiron të ketë më shumë
para për të blerë gjithçka do, është anormal.
Ka tre motive për të cilën ne jetojmë; ne jetojmë për
trupin, ne jetojmë për mendjen dhe ne jetojmë për
shpirtin. Asnjëra nga këto nuk është më pak apo më
shumë e rëndësishme se tjetra. Të gjitha janë njësoj të
dëshiruara dhe asnjëra nga të trija (trupi – mendja -
shpirti), nuk mund të jetojnë të ndara nga njëra- tjetra.
Nuk është në rregull apo e mirëpritur bujarisht që të
jetosh për shpirtin dhe të mohosh trupin apo mendjen
dhe është gabim të jetosh për intelektin dhe të mohosh
trupin ose shpirtin.
Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm me pasojat e neverit-
shme të të jetuarit për trupin tonë dhe të mohimit të
mendjes dhe shpirtit dhe ne shohim se jeta e vërtetë
nënkupton shprehjen komplete të gjithë asaj që njeriu
mund të japë nga trupi, mendja dhe shpirti.
Çfarëdolloj gjëje që një individ mund të thotë, askush
nuk mund të jetë vërtetë i gëzuar apo i kënaqur, nëse

14
trupi i tij nuk jeton i plotësuar në çdo funksion dhe kjo
e vërtetë vlenë për mendjen dhe shpirtin e tij. Kudo që
të ketë një mundësi të pashprehur, apo ndonjë funksion
të paperformuar, aty është një dëshirë e pakënaqshme.
Dëshira është mundësi për të kërkuar shprehje, ose një
funksion që kërkon performancë.
Njeriu nuk mund të jetojë i plotë me trup pa ushqim të
mirë, pa veshje komforte, pa një strehim të ngrohtë dhe
pa një liri nga mundimi i tepruar. Pushimi dhe rikrijimi
janë gjithashtu të nevojshme për jetën e tij fizike.
Njeriu nuk mund të jetojë i plotë në mendje pa libra dhe
kohë për t’i studiuar ato, apo pa mundësi për të shëtitur
dhe të vështruar, apo pa shoqëri intelektuale.
Që të jetojë i plotë në mendje, ai duhet të ketë rikrijim
intelektual; dhe duhet t’a rrethojë veten e tij me të gjitha
objektet e artit dhe bukurisë për të cilat ai është i aftë t’i
përdorë dhe t’i vlerësojë.
Që të jetojë i plotë në shpirt, njeriu duhet të ketë dashuri
dhe dashuria është një shprehje e mohuar nga varfëria.
Lumturia më e lartë e njeriut është gjetur në dhuratën e
përfitimit të atyre që do, dashuria e gjen shprehjen e saj
më natyrale dhe spontane tek dhënia. Njeriu që nuk ka
asgjë për të dhënë, nuk mund t’a mbushë vendin e tij si
bashkëshort, baba, si qytetar apo si njeri. Është në për-
dorimin e gjërave materiale që një njeri e gjen jetën e
plotësuar për trupin e tij, e zhvillon mendjen dhe shpa-

15
losë shpirtin. Kjo është e një rëndësie supreme për atë
që do të jetë i pasur.
Është shumë e drejtë që ju të dëshironi të bëheni i pasur.
Nëse je një burrë normal apo një grua normale, është
shumë e pranueshme të kesh këtë dëshirë. Ështe shumë
e drejtë që duhet të japësh kujdesin tënd më të mirë
Shkencës për t’u pasuruar, sepse është më fisnikja dhe
më e nevojshme sesa të gjitha studimet. Nëse e neglizho-
ni këtë studim, ju keni braktisur detyrën për vetveten,
Zotin dhe njerëzimin, pasi duhet të keni parasysh se
Zotit dhe njerëzimit, nuk mund t’u bëni shërbim më të
madh përveç se të bëni më të mirën nga vetja.

16
17
KAPITULLI II

2.1. SHKENCA E TË QENURIT I PASUR

Egziston një shkencë për t’u pasuruar dhe është një


shkencë ekzakte, si algjebra ose aritmetika. Ka ligje të
caktuara të cilat e drejtojnë proçesin e arritjes së pasur-
isë. Njëherë këto ligje lexohen dhe zotërohen nga çdo
person dhe ai njeri do të pasurohet me saktësi matema-
tikore.
Posedimi i parave dhe i pronave vjen si rezultat i bërjes
së gjërave në mënyrën e duhur.
Ata të cilët nuk i bëjnë gjërat në këtë Mënyrë të Duhur,
pa marrë parasysh se sa shumë punojnë apo se sa të aftë
janë, ata ngelen të varfër.
Është një ligj natyral që e njëjta gjithmonë shkakton të
njëjtin efekt dhe çdo burrë apo grua që mëson t’i bëjë
gjërat në Mënyrën e Duhur, do të bëhet i pasur pa asnjë
dyshim.
Se sa e vërtetë është kjo deklaratë, atë e tregojnë faktet
që do të trajtojë më poshtë.
Të pasurohesh nuk ka të bëjë me ambientin, prandaj
nëse do të ishte ashtu të gjithë njerëzit në një fqinjësi të

18
caktuar do të pasuroheshin, njerëzit e një qyteti të gjithë
do të ishin të pasur dhe ato të qytetit tjetër do të ishin të
varfër, apo popullsia e një shteti do të ishin mrekullisht
të pasur dhe popullsia e një shteti tjetër do të vuante
varfërinë. Por çdokund ne shohim të pasur dhe të var-
fër që jetojnë përballë njëri tjetrit, në të njëjtën ambient
dhe shpesh të lidhur me të njëjtat profesione. Kur dy
njerëz janë në të njëjtin lokalitet e në të njëjtin biznes,
njëri pasurohet dhe tjetri ngelet i varfër. Kjo tregon se
të pasurohesh nuk ka të bëjë me ambientin. Disa ambi-
ente mund të jenë më të favorshme se të tjerat por kur
dy njerëz janë të të njëjtit biznes, jetojnë në të njëjtën
lagje, kur njëri pasurohet dhe tjetri dështon, kjo tregon
se të pasurohesh është rezultat i bërjes së gjërave në
Mënyrën e Duhur.
Për më tepër, aftësia për t’i bërë gjërat në mënyrën e
duhur, nuk është detyrim i posedimit të talentit, sepse
shumë individë kanë talent të madh dhe jetojnë në var-
fëri dhe e kundërta është e vërtetë, ka shumë të tjerë
të cilët nuk kanë talent por kanë aftësinë për të pasur
gjithçka që duan në jetë.
Duke studiuar njerëzit e pasur, ne gjetëm se ata në një
mesatare të lartë me të gjitha respektet, nuk kanë talent
apo aftësi më të madhe se njerëzit e tjerë. Është e qartë
se ata nuk pasurohen ngaqë zotërojnë talente apo aftësi
të mëdha, por se ata i bëjnë gjërat në Mënyrën e Duhur.

19
Të pasurohesh nuk është rezultat i kursimit ose i
“dorështrëngimit”, sepse shumë njerëz që janë dorësh-
trënguar, janë të varfër, por mos të harrojmë se ata që
janë dorëlëshuar, janë gjithmonë të pasur dhe pasuro-
hen përditë. Edhe të bërit gjëra ku të tjerët dështojnë,
nuk të pasuron, për dy njerëz në të njëjtin biznes të cilët
shpesh i bëjnë të njëjtat gjëra, por njëri bëhet i pasur
dhe tjetri dështon. Nga gjithë këto gjëra, ne duhet të ar-
rijmë në përfundimin se të bëhesh i pasur është rezultat
i të bërit të gjërave në Mënyrën e Duhur.
Nëse të pasurohesh është rezultat i të bërit të gjërave në
Mënyrën e Duhur dhe nëse e njëjta gjithmonë shkakton
të njëjtin efekt, atëherë çdo burrë apo çdo grua që mund
të bëjë gjërat në këtë mënyrë, bëhet i, e pasur dhe i gjithë
materiali është sjellë nga sfera e shkencës ekzakte.
Një pyetje lind këtu:
- ‘Meqenëse kjo Mënyrë e Duhur nuk është kaq e
vështirë, pse vetëm disa arrijnë t’a ndjekin atë?’
Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, ashtu siç e kam parë deri
tani, përsa i përket aftësisë natyrore që ka njeriu.
Njerëzit e talentuar pasurohen, edhe injorantët pasuro-
hen. Njerëzit briliantë intelektualë pasurohen dhe shu-
mica e njerëzve torollakë pasurohen. Njerëzit fizikisht
të fortë pasurohen dhe njerëzit e sëmurë pasurohen.

20
Vërtetimi i aftësisë për të menduar dhe për të kuptu-
ar është sigurisht thelbësor dhe për sa i përket aftësisë
natyrore, çdo njeri i cili ka sens të mjaftueshëm t’a lex-
ojë dhe t’i kuptojë këto fjalë, me siguri do të pasurohet.
Gjithashtu ne pamë se nuk kishte lidhje ambienti.
Vendbanimi llogaritet për diçka. Askush nuk mund të
shkojë në zemër të Saharasë dhe të presë të bëjë biznes
të suksesshëm. Të pasurohesh përfshin nevojën e kri-
jimit të marrëdhënieve me njerëzit dhe të jesh aty ku
ka njerëz me të cilët t’i të krijosh raportet dhe nëse këta
njerëz janë të prirur për bashkëpunim ashtu si do ti,
aq më mirë. Dhe kjo është ajo që i përket ambientit.
Nëse dikush tjetër në qytetin tënd mund të pasurohet,
gjithashtu edhe ti mundesh. Dhe nëse dikush tjetër në
shtetin tënd pasurohet, gjithashtu edhe ti mundesh.
Përsëri,nuk ka rëndësi zgjedhja e disa bizneseve të
pjesshme apo të një profesioni të tillë. Njerëzit pas-
urohen në çdo biznes dhe në çdo profesion. Ndërkohë
fqinjët e tyre në të njëjtin profesion varfërohen.
Ështe e vërtetë se ju do të bëni më të mirën në biznesin
që ju pëlqen dhe i cili është i pëlqyeshëm për ju dhe
nëse e keni talentin e duhur i cili është mirë i zhvilluar,
ju do ta bëni më të mirën në biznesin tuaj i cili ju thërret
për ushtrimin e këtij talenti.
Gjithashtu do të bëni më të mirën në biznesin i cili i
përshtatet lokaliteit tënd. Një shitës akulloreje do të pu-

21
nonte më mirë në vendet e nxehta se sa në Greendland
dhe një peshkim salmoni do të kishte më shumë sukses
në veriperëndim se sa në Florida ku nuk ka salmon.
Por, me përjashtim të këtyre kufizimeve gjenerale, të
bëhesh i pasur nuk varet nga lidhja jote me disa biznese
të veçanta me të cilat jeni lidhur, por në mësimin se si
të bësh gjërat në Mënyrën e Duhur. Nëse tani jeni në
biznes dhe dikush tjetër në vendin tënd pasurohet në të
njëjtin biznes, kjo ndodh për arsyen se ju nuk po i bëni
gjërat në Mënyrën e Duhur.
Askush nuk ndalohet të pasurohet nga mungesa e kapi-
talit. E vërtetë, nëse fiton kapital, fitimi bëhet më i lehtë
dhe i shpejtë, por ai që ka kapital, tashmë është i pasur
dhe nuk ka pse t’a marrë në konsideratë se si të bëhet i
pasur. Pa marrë parasysh sa i varfër mund të jeni, nëse
filloni t’i bëni gjërat në Mënyrën e Duhur, ju do të fillo-
ni të bëheni të pasur dhe ju do të filloni të keni kapital.
Marrja e kapitalit është pjesa e proçesit së të qenurit I
pasur dhe kjo është pjesë e rezultatit të ndjekjes së bërit
të gjërave në Mënyrën e Duhur.
Ti mund të jesh njeriu më i varfër në kontinent dhe
të jesh i zhytur në borxhe. Ti mund të mos kesh miq,
influencë apo burime, por nëse fillon ti bësh gjërat në
këtë mënyrë, ti patjetër do të pasurohesh, sepse e njëjta
shkakton gjithnjë të njëjtin efekt. Nëse nuk ke kapital,
mund t’a fitosh atë. Nëse je në biznesin e gabuar, ti do
t’a gjesh biznesin e duhur. Nëse je në zonën e gabuar, ti

22
dote shkosh ne zonen e duhur dhe mund t'i besh keto
duke filluar nga biznesi dhe vendi qe ke tani, duke i bere
gjerat ne Menyren e Duhur qe dote sjellin sukses.

23
KAPITULLI III

3.1. A ËSHTË MUNDËSIA E MONOPOLIZUAR?

Asnjë njeri nuk ka ngelur i varfër sepse mundësia i


është marrë nga ai, sepse njerëzit e tjerë e kanë monop-
olizuar pasurinë dhe kanë vendosur zinxhirë rreth saj.
Ju mund ta keni të ndaluar të lidheni me ndonjë biznes
në linja të caktuara, por ka kanale të tjera të hapura për
ju. Ndoshta do të jetë e vështirë për ju të ndiqni kon-
trollin e ndonjë sistemi të madh hekurudhor. Kjo fushë
është mjaft mirë e monopolizuar. Por biznesi elektrik
hekurudhor është ende në fillimet e tij dhe ofron shumë
hapësirë për ndërmarrje dhe për disa vite, trafiku, edhe
transporti ajror, do të bëhet një industri e madhe ku do
të ketë mundësi punësimi me qindra, mijëra apo dhe të
miliona njerëzve. Pse mos t’a ktheni vëmendjen në zh-
villimin e transportit ajror, në vend që të konkurroni me
J.J.trill për një shans në botën e hekurudhave avullore?
Është shumë e vërtetë se nëse jeni punëtor në punishtën
e çelikut, më besoni, keni shumë pak shanse të bëheni
pronar i vendit në të cilin punoni, por është gjithashtu
e vërtetë se nëse do të filloni të veproni në Mënyrën e
Duhur, ju së shpejti do të hiqni dorë nga puna në pun-
ishtën e çelikut. Ju mund të bleni një fermë nga 10 deri
në 40 hektarë dhe të lidheni në një biznes si prodhues i

24
ushqimit. Kjo është një mundësi e madhe në këtë kohë
për njeriun i cili do të jetojë afër një pjese të vogël të
tokës dhe do ta kultivojë të njëjtën në mënyrë intensive.
Këta individë sigurisht do të pasurohen. Mund të thoni
është e pamundur për ju që t’a blini tokën por unë do
të ju’a provoj juve se nuk është e pamundur, se ju sig-
urisht do të fitoni fermën nëse do të doni të punoni në
Mënyrën e Duhur.
Në periudha të ndryshme, baticat e mundësive janë të
vendosura në drejtime të ndryshme, në bazë të nevo-
jave të të gjithëve dhe niveli partikular i evolucionit so-
cial është evituar. Në kohën e tanishme në Amerikë, po
përqendrohet në drejtim të bujqësisë, industrisë dhe të
profesioneve të ngjashme.
Sot mundësitë janë të hapura para se punëtori në fab-
rikë të jetë në linjën e tij. Është hapur para se biznes-
meni i cili e furnizon fermerin dhe shumë se më parë se
ai që e furnizon punëtorin në fabrikë dhe para se njeriu
profesional i cili pret nga fermeri, shumë se më parë se
ai që shërbente klasën punëtore. Egziston një boshllëk i
mundësive për njeriun i cili do të shkojë me synimin
që të mundohet të notojë “kundër rrymës”.
Pra as punonjësit në fabrikë, as individët apo klasa të
tjera, nuk janë të mohuar nga mundësitë. Punëtorët nuk
mbahen poshtë nga shefat e tyre, ata nuk janë poshtë
nga trustet dhe kombinimet e kapitalit. Si klasë, ata
janë aty ku janë sepse nuk i bëjnë gjërat në Mënyrën e

25
Duhur. Nëse punëtorët e USA zgjedhin të bëjnë kështu,
ata mund të ndjekin shembullin e vëllezërve të tyre në
Belgjikë apo vende të tjera dhe të krijojnë degë të mëdha
dhe industri kooperative. Ata mund të zgjedhin njerëzit
e klasës së tyre në zyrë dhe të kalojnë ligjet në favor të
zhvillimit të industrisë dhe për pak vite, ata mund të
marrin një posedim të paqtë në fushën e industrisë.
Klasa punëtore mund të shndërrohet në një klasë mas-
ter, kurdo që ata fillojnë të bëjnë gjërat në Mënyrën e
Duhur. Ligji i pasurisë është i njëjtë për ta dhe për të
tjerët. Këtë ata duhet t’a mësojnë dhe ata do t’a kupto-
jnë sa më gjatë të vazhdojnë t’a bëjnë këtë. Një punëtor
individual, sidoqoftë, nuk është i mbajtur poshtë nga
injoranca apo përtacia mendore e klasës së tij. Ai mund
t’a ndjekë rrjedhën e mundësive deri tek pasuria dhe ky
libër do t’i tregojë atij se si t’a bëjë.
Askush nuk mbahet në varfëri nga vështirësitë për të
arritur pasuritë. Ka më shumë se mjaftueshëm për të
gjithë. Një pallat i madh si në kryeqytetin Ëashing-
ton, mund të ndërtohet për çdo familje në tokë vetëm
nga materialet e ndërtimit në Shtetet e Bashkuara dhe
nën një kultivim intensivë, ky vend mund të prodhojë
lesh, pambuk, lirë dhe mëndafsh të mjaftueshëm për të
veshur çdo person në botë më bukur se Solomoni që
ishte i veshur me gjithë lavdinë e tij si dhe me ushqim të
mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë me luks!
Furnizimi i dukshëm është praktikisht i pashtershëm

26
dhe furnizimi i padukshëm, ËSHTË me të vërtetë i
pashtershëm.
Gjithçka që ju shihni në tokë është bërë nga një sub-
stancë origjinale, nga e cila të gjithë gjërat vijojnë.
Forma të reja vazhdimisht krijohen dhe ato të vjetrat
shkrihen, por të gjitha janë forma të marra nga NJË
SEND.
Nuk ka kufizim të furnizimit me Sendin e paformuar,
ose Substancën Origjinale. Universi është i përbërë nga
ajo, por nuk është përdorur e gjitha në krijimin e uni-
versit. Hapsira vetë, përmes dhe nëpërmjet formave të
universit të dukshëm, është i përshkruar dhe i mbushur
me Substancën Origjinale, me gjëra të paformësuara,
me lëndën e parë të të gjithë gjërave. Dhjetë mijë herë
më shumë se është bërë, mund të bëhet përsëri dhe
madje edhe atëherë nuk do të kemi shterim të furni-
zimit të elementeve të universit. Asnjë njeri nuk është
i varfër sepse natyra është e varfër, apo sepse nuk ka
mjaftueshëm rrotull.
Natyra është një depo e pashtershme e pasurisë. Furni-
zimi asnjëherë nuk ka afat të shkurtër. Substanca Origji-
nale është e gjallë me energji kreative dhe në mënyrë
konstante prodhon më shumë forma. Kur furnizimi
me materiale ndërtimi është mbaruar, me shumë do të
prodhohet, kur toka të shteret në mënyrë që mos të rri-
ten mbi të materialet ushqimore dhe për veshjet, ajo do

27
të rinovohet ose më shumë tokë do të bëhet. Kur gjithë
ari dhe argjendi të nxirren nga toka, nëse njeriu do të
jetë në një stad të tillë të zhvillimit shoqëror ku atij i
nevojiten ar dhe argjend, më shumë do të prodhohen
nga e Paformësuara. Materialet e paformësuara i përg-
jigjen nevojave të njeriut. Ato nuk lënë njeriun pa të
mira.
Kjo është një e vërtetë për njeriun kolektivisht. Një garë
si e tërë është gjithmonë me bollëk e pasur dhe nëse indi-
vidët janë të varfër, është për arsyen se ata nuk e ndjekin
Mënyrën e Duhur për t’i bërë gjërat që e bëjnë një indi-
vid të pasur. Sendi i paformësuar është inteligjent, është
material që mendon. Është i gjallë dhe shkon gjithmonë
drejt jetës më shumë.Ky është një impuls natyral dhe
inherent i jetës për të jetuar më shumë, është natyra
inteligjente për të zgjeruar veten dhe vetëdija për të
kërkuar zgjerimin e kufijëve të saj në gjetjen e shprehjes
së plotë. Universi i formave është bërë nga e Paformë-
zuara Substancë Jetësore, duke hedhur veten në formë,
në mënyrë që ta shprehë veten plotësisht. Universi është
një Prezencë e Madhe Jetësore, gjithnjë duke lancuar në
drejtim të funksionimit me të plotë të jetës. Natyra është
formuar për përparimin e jetës, motivi i saj është rritja e
jetës. Për këtë arsyje, çdo gjë e cila ka mundësi të jetës,
është provuar. Mund të ketë mungesa nëse Zoti është në
kundërshtim me veten dhe anullon veprat e tij. Ju nuk
jeni të mbajtur në varfëri nga mungesa e furnizimit me
pasuri. Është një fakt që mua më duhet t’a demostroj

28
pak me gjeresisht, sepse nese burimet e Furnizimit te
Paformesuar jane nen komanden e burrit apo gruas, ata
duhet te veprojne dhe mendojne ne Menyren e Duhur.

29
KAPITULLI IV

4.1. PRINCIPI I PARË I SHKENCËS PËR T’U PAS-


URUAR

Mendimi është e vetmja fuqi që mund të prodhojë pas-


uri të prekshme nga Substanca e Paformësuar. Materiali
nga i cili çdo gjë është prodhuar, është një substancë
e cila mendon dhe një mendim i formës në këtë sub-
stancë, prodhon formë.
Substanca origjinale lëvizë në përputhje me mendimet.
Çdo formë dhe proçes që ju shihni në natyrë është
shprehje e dukshme e mendimit në Substancën Origji-
nale. Ashtu sikurse mendon materia e Paformësuar
për formën, e merr atë formë dhe ai që mendon për
një lëvizje, e kryen atë lëvizje. Kjo është mënyra se si të
gjitha gjërat janë krijuar. Ne jetojmë në botën e mendi-
meve e cila është pjesë e mendimit të universit. Mendi-
mi i universit lëvizës, zgjerohet përmes Substancës së
Paformësuar dhe materiet menduese që lëvizen në për-
puthje me mendimin, formuan sistemin e planeteve
dhe e mbajnë atë formë.
Substanca menduese e merr formën e mendimit dhe
leviz në përputhje me mendimin. Duke mbajtur idenë
e sistemit rrotullues të diellit dhe botës, e merr formën

30
e këtyre trupave, i lëviz ato si i mendon. Duke menduar
për formën e rritjes së ngadaltë të një peme, ajo lëviz
në përputhje me rrethanat dhe prodhon një pemë, që
edhe për shekuj mund të nevojitën për t’a bërë. Gjatë
krijimit, e Paformuara duket se lëvizë në përputhje me
linjat që i ka themeluar. Mendimi i një lisi nuk shkakton
aty për aty formimin e një druri të rritur, por i starton
format lëvizëse të cilat do të prodhojnë drurin, përg-
jatë linjave të rritjes. Çdo mendim i forms, i mbajtur
në Substancën e mendimit, shkakton krijimin e formës,
por gjithmonë ose së paku në përgjithësi, sipas vijave të
rritjes dhe veprimit tashmë të themeluar.
Mendimi i një shtëpie me një konstuksion të qartë,
nëse është e impresuar nga Substanca e Paformësuar,
ndoshta nuk do të krijojë formimin e menjëhershëm të
shtëpisë, por do të shkaktojë kthesë të energjisë krijuese
që të punojë në tregtinë dhe komericialitetin e kana-
leve të tilla që të rezultojnë në ndërtimin e shpejtë të
shtëpisë. Dhe nëse aty nuk ka kanale ekzistuese përmes
së cilës energjia kreative mund të punojë, atëherë shtë-
pia do të formohet direkt nga Substanca Primare, pa
pritur proçesin e ngadalëshëm të botës organike dhe
inorganike. Asnjë formë mendimi nuk impresiono-
het nga Substanca Origjinale pa shkaktuar krijimin e
formës. Njeriu është qendër e mendimit dhe mund të
lindë mendimet. Të gjithë format që njeriu i modelon
me duart e tij, së pari duhet të ekzistojnë me mendimet
e tij. Ai nuk mund t’i japë formë një sendi pa e menduar

31
më parë atë send. Dhe njeriu deri tani i ka përmbyl-
lur të gjithë përpjekjet e tij të të punuarit me duar. Ai
ka aplikuar metoda manuale në botën e formave, duke
kërkuar ndryshimin apo modifikimin e atyre që tashmë
ekzistojnë. Ai asnjëherë nuk ka menduar të përpiqet
të shkaktojë krijimin e formave të reja duke i fiksuar
mendimet e tij mbi Substancën e Paformësuar. Kur nje-
riu ka formë mendimi, ai merr material nga format e
natyrës dhe krijon një imazh të formës e cila është në
mendjen e tij. Ai deri tani ka bërë shumë pak ose as-
pak përpjekje që të bashkëpunojë me inteligjencën e
Paformuar, të punojë “me Atin”. Ai nuk ka ëndërruar se
ai mund “të bëjë atë që sheh se Ati bën”.
Njeriu reformon dhe ndryshon format ekzistuese me
metoda manuale. Ai nuk i ka kushtuar vëmendje py-
etjes nëse ai mund të prodhojë gjëra nga Substanca e
Paformuar duke komunikuar mendimet e tij për të. Ne
propozojmë që të provojmë se mund t’i bëjmë këto, të
provojmë se çdo burrë dhe grua mund t’a bëjë atë apo
këtë dhe të tregojmë se si. Si hapi ynë i parë, neve na
duhet të hedhim poshtë tre propozimet themelore.
Së pari ne provojmë se ka një Material Origjinal të Pa-
formuar, ose substancë nga e cila të gjitha sendet janë
krijuar. Të gjithë elementet e dukshme, janë prezantime
të ndryshme të një elementi. Të gjithë llojet e formave të
gjendura në natyrë organike dhe inorganike janë forma
të ndryshme të përbëra nga i njëjti material.

32
Dhe ky material është material mendor, mendimi mba-
jtur ne të, prodhon formën e mendimit. Mendimi, në
substancën menduese, prodhon forma. Njeriu është një
qendër mendimi, i aftë për mendime origjinale. Nëse
njeriu mund të komunikojë mendimet e tij në sub-
stancën origjinale të të menduarit, ai mund të shkaktojë
krijimin, apo formimin e sendit për të cilat mendon.
T’a përmbledhim këtë:-
Egziston një material mendor nga i cili të gjithë gjërat
janë prodhuar dhe të cilat, në gjendjen e tyre origjinale,
përhapen, penetrojnë dhe mbushin hapsirën e brend-
shme të universit. Mendimi, në këtë substancë, prod-
hon sendin që është imagjinuar nga mendimi.
Individi mund të krijojë gjëra në mendimet e tij dhe
nga mbresa e mendimit të tij mbi Substancën e Paform-
uar, mund të shkaktojë sendin për të cilën mendon t’a
krijojë.
Mund të më pyesni nëse mund t’a vërtetoj këtë deklaratë
dhe pa shkuar në detaje, unë përgjigjem se mund t’a bëj,
logjikisht dhe nga eksperienca.
Duke arsyetuar përsëri nga fenomeni i formës dhe
mendimit, unë vij tek Mendimi Origjinal i Substancës
dhe arsyetimi vazhdon se nga kjo Substancë Mendimi,
nga fuqia e njeriut, arrihet të shkaktohet formimin e
sendit për të cilën mendohet. Dhe nga eksperimentimi,
unë gjej arsyetimin e vërtetë dhe kjo është prova ime

33
më e fuqishme. Nëse një individ i cili lexon këtë libër,
pasurohet duke bërë gjërat që i thuhen të bëjë, kjo është
evidenca në mbështetjen e qetësise time. Por nëse një
njeri bën çfarë i thonë të bëjë për t’u bërë i pasur, atëherë
kjo është një provë positive derisa të shkojë gjatë këtij
proçesi dhe të dështojë. Teoria është e vërtetë përderisa
proçesi dështon dhe ky proçes nuk do të dështojë për
çdo njeri që bën ekzaktësisht çfarë i tregon ky libër për
t’u bërë i pasur.
Unë kam thënë se njerëzit bëhen të pasur duke i bërë
gjërat në Mënyrën e Duhur dhe në mënyrë që t’a bëj-
në këtë, njerëzit duhet të jenë të aftë të mendojnë në
Mënyrën e Duhur. Mënyra e njeriut për t’i bërë gjërat
është rezultat direkt i mënyrës që ai mendon për këto
gjëra. Për t’i bërë gjërat në mënyrën që ju doni t’i bëni
ato, ju do të keni aftësinë për të menduar mënyrën që
ju doni të mendoni. Ky është hapi i parë për të qenë i
pasur.
Të mendosh atë që dëshiron, të mendosh është të men-
dosh të VËRTETËN, pavarësisht paraqitjes. Çdo njeri
ka fuqi natyrore dhe të qenësishme për të menduar
atë që dëshiron të mendojë, por kjo kërkon më shumë
përpjekje për t’a bërë,atëherë mendoni mendimet që
sugjerohen nga paraqitja e jashtme. Të mendosh në
përputhje me paraqitjen e jashtme është e lehtë. Të
mendosh të vërtetën pavarësisht paraqitjes së jashtme
është e vështirë dhe kërkon shumë më tepër shpen-

34
zime të fuqisë se cilado punë tjetër që njeriut i kërkohet
për t’a përformuar. Nuk ka asnjë punë tjetër nga e cila
njerëzit t’kurren t’a bëjnë, si ajo që ata bëjnë nga mendi-
mi i qëndrueshëm dhe i njëpasnjëshëm. Është puna më
e vështirë në botë. Kjo është veçanërisht e vërtetë dhe
kur e vërteta është në kundërshtim me paraqitjen. Çdo
paraqitje në botën e dukshme tenton të prodhojë një
formë korresponduese në mendje që e vëzhgon atë dhe
kjo mund të parandalohet duke mbajtur mendimin tek
e VËRTETA.
Duke shikuar paraqitjen e sëmundjes, kjo do të
paraqesë formën e sëmundjes në mendjen tënde dhe në
fund të fundit në trupin tuaj, përveç rastit nëse ju mba-
ni mendimin tek e VËRTETA e cila është se aty nuk
ka sëmundje, është vetëm paraqitje dhe realiteti është
shëndet. Duke parë vetëm në paraqitjen e varfërisë, ajo
do të prodhojë forma korrenspoduese në mendjen tuaj,
përveç se nëse ju mbani të vërtetën se aty nuk ka var-
fëri, se aty ka vetëm bollëk.
Të mendosh shëndetin ku je i rrethuar nga paraqitja e
sëmundjes, ose të mendosh pasurinë kur je në mes të
paraqitjes së varfërisë, kërkon fuqi. Por ai që e fiton këtë
fuqi bëhet “MJESHTËR I MENDJES”. Ai mund të zap-
tojë fatin, ai mund të ketë gjithçka që do. Kjo fuqi mund
të fitohet vetëm nëse mbani qëndrim tek fakti bazë që
është jashtë paraqitjes dhe fakti është se aty është një
Substancë Menduese nga e cila dhe prej të cilës, të gji-

35
tha gjërat janë formuar.
Pastaj, ne duhet të kuptojmë të vërtetën se çdo men-
dim i mbajtur në këtë substancë krijon formë dhe ai
njeri mund të ndikojë në mendimin e tij në mënyrë që
të shkaktojë mendimin të marrë formë dhe të krijojë
gjërat e dukshme. Kur ne e kuptojmë këtë, ne humbasim
dyshimin dhe frikën, pasi ne e dimë se ne mund të kri-
jojmë gjithçka që duam të krijojmë. Mund të fitojmë
gjithçka që duam të posedojmë dhe ne mund të bëhemi
gjithçka duam ne të bëhemi. Si hap i parë drejt pasurisë,
ti duhet të besosh tre deklaratat thelbësore të dhëna në
kapitullin paraprak dhe në një mënyrë që t’i theksojë
ato, do t’i përsëris këtu;
-‘Egziston një materie që mendon, nga e cila të gjitha
gjërat janë krijuar dhe e cila, në gjendjen e saj origji-
nale, përhapet, penetrohet dhe mbushë gjithë hapsirën
e brendshme të universit. Mendimi në këtë substancë,
prodhon sendin që është imagjinuar nga mendimi.‘
Njeriu mund të formojë gjëra në mendimet e tij dhe
nga mbresa e mendimit të tij në substancën e paform-
uar, ai mund të shkaktojë krijimin e sendit për të cilin
mendon.
Ju duhet t’i lini mënjanë të gjitha konceptet e tjera të
universit dhe ju duhet të ndaloni mbi këtë deri sa ajo të
jetë fiksuar në mendjen tuaj dhe është bërë mendimi juaj
i përhershëm. Lexo këto deklarata besimi pa pushim,

36
fikso çdo fjalë në memorien tënde dhe meditoni mbi ta
derisa ju besoni bindshëm atë që ato thonë. Nëse dys-
himi vjen tek ju, lëreni mënjanë si ndonjë mëkat.
Mos dëgjo argumente kundër kësaj ideje. Mos shko në
kishë apo leksione ku thuhen apo predikohen gjëra të
kundërta. Mos lexo revista apo libra që të mësojnë ide
të tjera. Nëse ngatërrohesh me besimin tënd, të gjitha
përpjekjet e tua do të shkojnë dëm dhe do të jenë pa
ndonjë dobi. Mos pyet pse këto gjëra janë të vërteta, ose
të spekulosh si mund të jenë të vërteta, vetëm merri ato
si besim. Shkenca për t’u pasuruar fillon me një provë
absolute të këtij besimi.

37
KAPITULLI V

5.1. NË RRITJE TË JETËS.

Ju duhet të shpëtoni nga mbeturinat e idesë së vjetër se


aty është një Zot i cili dëshiron që ju të jeni të varfër, ose
qëllimi i tij mund t’ju shërbejë duke ju mbajtur juve në
varfëri. Substanca Inteligjente e cila është Gjithçka dhe
në Gjithçka dhe e cila jeton tek të gjithë, jeton dhe tek
ju, është një substancë me vetëdije që jeton. Duke qenë
një substancë me vetëdije dhe që jeton, duhet të ketë
dëshire qenësore të çdo inteligjence jetësore për rritjen
e jetës. Çdo gjë e gjallë, duhet vazhdimisht të kërkojë në
zgjerimin e jetës, sepse jeta në aktin e thjeshtë të jetesës,
duhet të rrisë vetveten.
Një farë e hedhur mbi tokë, çel në veprim dhe në ak-
tin e jetesës prodhohen qindra fara. Jeta, duke u jetuar,
shumëfishon vetveten. Gjithmonë krijohen më shumë.
Duhet të bëjë kështu nëse vazhdon të jetë gjithkund.
Inteligjenca është nën këtë domosdoshmëri të vazh-
dueshme të rritjes. Çdo mendim që ne e mendojmë,
e bënë të nevojshme mendimin e një mendimi tjetër,
vetëdija vazhdimisht zgjerohet. Çdo fakt që ne mësojmë
n’a udhëheqë neve të mësojmë një fakt tjetër. Dituria
vazhdimisht rritet. Çdo talent që ne kultivojmë, sjellë

38
në mendje dëshirën për të kultivuar një talent tjetër.
Ne jemi subjekt për të nxitur jetën, kërkojmë shprehje
të cilat gjithnjë n’a drejtojnë ne të dimë më shumë, të
bëjmë më shumë dhe të jemi më shumë. Me qëllimin
që ne të dimë më shumë, të bëjmë më shumë dhe të
jemi më shumë, ne duhet të kemi më shumë, ne duhet
të kemi gjëra për t’i përdorur, për t’i mësuar dhe për t’i
bërë vetëm duke i përdorur ato.
Dëshira për pasuri është thjeshtë kapaciteti për kërkim
më të madh në përmbushje. Çdo dëshirë është përpjekje
e një mundësie të pashprehur për të ardhur në veprim.
Ajo është një fuqi që kërkon manifestim, gjë që shkak-
ton dëshirën. Kjo që ju bën juve të doni më shumë para,
është e njëjtë me atë që bën bimën të rritet. Është Jeta që
kërkon shprehje të plotë. Një Substancë Jetësore duhet
të jetë subjekt i këtij ligji të natyrshëm për gjithë jetën.
Është e përhapur me dëshirën për të jetuar më shumë.
Kjo është pse është nën nevojën e krijimit të gjërave.
Substanca Jetësore dëshiron të jetojë më shumë tek ju,
prandaj ajo do që ju t’i keni të gjitha gjërat që mund t’i
përdorni. Kjo është dëshira e Zotit që ju duhet të bëheni
të pasur. Ai do që ti të bëhesh i pasur sepse Ai e shprehë
veten më mirë nëpërmjet teje. Nëse ti ke shumë gjëra
për të përdorur, ti i jep Atij shprehje. Ai mund të jetojë
më shumë tek JU, nëse ju keni komandën e kuptimit të
jetës. Universi dëshiron që ju të keni gjithçka që ju doni
të keni.

39
• Natyra është miqësore për planet e tua.
• Çdo gjë është natyrale për ty.
• Binde mendjen se kjo është e vërtetë.

Është e domosdoshme që qëllimi juaj të harmonizohet


me synimin që është në Gjithçka.
Ju duhet të doni jetën e vërtetë, jo thjeshtë kënaqësinë e
plotësimit sensual. Jeta është performanca e funksionit
dhe individi jeton me të vërtetë vetëm kur ai performon
çdo funksion, fizik, mental dhe shpirtëror për të cilët
është i aftë.
Ju nuk doni të bëheni të pasur në mënyrë që të jetoni
jetë të vrazhdë, për kënaqësinë e dëshirave kafshërore.
Kjo nuk është jetë. Por performanca e çdo funksioni
fizik, është pjesë e jetës dhe askush nuk jeton plotë-
sisht nëse mohon impulset e trupit dhe shprehimin e
shëndetshëm. Ju nuk doni të pasuroheni vetëm për të
kënaqur kënaqësinë mendore, për të marrë dituri, për
të plotësuar ambicien, për të shkëlqyer mbi të tjerët apo
për të qenë i famshëm. Të gjithë këto janë pjesë legji-
time të jetës, por njeriu i cili jeton vetëm për kënaqësinë
e intelektit, do të ketë vetëm një pjesë të jetës dhe ai
kurrë nuk do të kënaqet me pjesën e tij.
Ti nuk do të pasurohesh vetëm për të mirat e të tjerëve,

40
të humbasësh veten për të shpëtuar njerëzimin, të per-
jetosh kënaqesitë e filantropisë dhe sakrificës. Gëzimet
e shpirtit janë vetëm pjesë e jetës dhe ato nuk janë më të
mira dhe më fisnike se çdo pjesë tjetër e jetës. Ju doni të
bëheni të pasur në mënyrë që të hani, pini dhe të mar-
toheni kur vjen koha t’i bëni këto gjëra, në mënyrë që
ju të rrethoheni nga gjëra të bukura, të shihni vende
të largëta, të ushqeni mendjen tuaj dhe të zhvilloni in-
telektin tuaj, në mënyrë që të doni njerëzit dhe të bëni
gjëra të këndshme dhe të jeni në gjendje të luani një
pjesë të mirë për t’i ndihmuar botës të gjejë të vërtetën.
Por mbaj mend se altruizmi ekstrem, nuk është më e
mira dhe më fisnike se egoizmi ekstrem, që të dyja janë
gabim. Hiqe qafe idenë se Zoti do që Ti të sakrifiko-
hesh për të tjerët dhe se ti do të sigurosh favorin e tij
duke bërë kështu. Zoti nuk kërkon asgjë të këtij lloji.
Ajo çfarë do Ai është se ju të bëni më të mirën tuaj, për
veten tuaj dhe për të tjerët dhe ju mund t’i ndihmoni të
tjerët duke bërë më të mirën për veten tuaj, sesa në një
mënyrë tjetër. Ju mund të bëni me të mirën për veten
vetëm duke u pasuruar. Kjo është kaq e drejtë dhe kaq
e vlefshme kur ju jepni mendimet tuaja të para dhe më
të mira për të punuar në përvetësimin e pasurisë. Mba-
ni mend gjithashtu se, dëshira e Substancës është për
të gjithë dhe lëvizjet e saj duhet të jenë për më shumë
jetë për të gjithë. Ajo nuk mund të krijohet që të punojë
për më pak jetë për dikë, sepse është e barabartë me të
gjithë, në kërkim të pasurisë dhe jetës. Substanca In-
teligjente do t’i bëjë gjërat për ju por nuk do t’i marrë
41
gjërat nga dikush tjetër dhe të t’i japë ty.

• Ju duhet t’a hiqni qafe mendimin e konkurrencës.


• Ju jeni tashmë për të krijuar e jo për të konkurruar
atë që tashmë është krijuar.
• Ju nuk duhet t’i merrni gjërat nga dikush tjetër.
• Ju nuk duhet të bëni pazare të mprehta.
• Ju nuk duhet të mashtroni për të përfituar. Ju nuk
duhet të lejoni të punojë dikush për ju për më pak se
aq sa ai meriton.
• Ju nuk duhet t’a lakmoni pasurinë e të tjerëve, ose
t’a shihni atë me sy lakmues. Askush nuk ka diçka të
cilën ti nuk mund ta kesh dhe atë të mos mendosh
se si t’ja marrësh tjetrit.
• Ju jeni për t’u bërë krijues e jo konkurrues. Ti do të
fitosh atë që ti do, por në atë mënyrë që kur t’a fitosh
atë, çdo njeri tjetër të ketë më shumë se sa ka tani.

Une jam i vetëdijshëm, se ka njerëz që fitojnë sasi të


mëdha parash duke vepruar të kundërtën e deklaratës se
paragrafit të mësipërm, ndaj dhe do të shtoj dhe një fjali
sqarimi këtu. Njerëzit e tipit plutokratik (qeveritarët),
të cilët bëhen shumë të pasur, bëjnë diçka thjeshtë nga
42
aftësia e tyre e jashtëzakonshme në planin e konkur-
rencës dhe ndonjëherë, ata pandërgjeshmërisht, lidhin
vetveten me Substancën në qëllimet dhe lëvizjet e tyre
për ndërtimin e përgjithshëm raciale përmes evolu-
cionit të industrisë.
Rock Feller, Carnegie, Morgan etj, kanë qenë agjentët
e pavetëdijshëm të Supremës në punën e nevojshme të
sistemimit dhe organizimit produktiv në industri dhe
në fund puna e tyre do të kontribuojë jashtëzakonisht
në drejtimin e rritjes së jetës. Dita e tyre është gati. Ata
kanë organizuar prodhimin dhe së shpejti do të pasohet
nga agjentët e turmës të cilët do të organizojnë makin-
erinë e shpërndarjes.
Multi milionerët janë si zvarranikët përbindësh të
epokave parahistorike. Ata luajnë një pjesë të domo-
sdoshme në proçesin evoluimit, por e njëjta Fuqi që i
prodhon ato, ajo edhe do t’i shkatërrojë. Dhe është e
mirë të mbani mend se ata në të vërtetë, asnjëherë nuk
qenë të pasur. Një rekord në jetën e tyre private të shu-
micës nga kjo klasë, do të tregojë se ata kanë qenë me të
vërtetë të ndyrë dhe më të mjerë se të varfërit.
Pasuria e siguruar në planin e konkurrencës nuk është
asnjëherë e kënaqshme dhe e përhershme. Ato janë të
tuat sot dhe nesër janë të dikujt tjetër. Mos harroni,
nëse doni të bëheni të pasur në mënyrën shkencore
dhe në Mënyrën e Duhur, ju duhet të largoheni plotë-
sisht nga mendimi konkurrues. Ju kurrë nuk duhet të

43
mendoni as edhe për një moment, se furnizimi është i
limituar. Sapo të filloni të mendoni se paratë të gjitha
janë të mbyllura dhe të kontrolluara nga bankierët dhe
të tjerët, atëherë ju duhet të ushtroni vetveten dhe të
shikoni ligjet e miratuara në mënyrë që të shfrytëzoni
gjithçka të mundeni për të mbyllur këtë çështje, e kësh-
tu me rradhë. Në këto momente, ju bini në mendjen
konkurruese dhe fuqia juaj që shkakton krijimin është
zhdukur për momentin dhe më e keqja, ju ndoshta do
të burgosni lëvizjet kreative që ju tashmë i kishit krijuar.
Dije se ka miliona dollarë të panumërta në vlerë të “arit”
nëpër malet e botës, të cilat ende nuk kanë dalë në dritë
dhe dije se nëse nuk ka më shumë, do të krijohen nga
Substanca Mendore që të furnizojë nevojat e tua. Dije,
se paratë që të nevojiten, do të vijnë edhe nëse është e
nevojshme për 1000 burra të zbulojnë miniera të reja
ari nesër.
Asnjëherë mos shiko në furnizimin e dukshëm. Gjithnjë
shiko në pasuritë e pafundme të Substancës së Paformë
dhe dije se ato vijnë tek ju më shpejtë se sa ti mund të
presësh dhe përdorësh ato. Askush me mbylljen e furni-
zimit të dukshëm, nuk mund t’ju ndalojë nga marrja e
asaj që është e jotja.
Pra, mos lejo veten të mendosh as edhe për një çast se të
gjithë ndërtesat më të mira do të merren, para se ju t’a
ndërtoni shtëpinë e ëndërrave tuaja. Asnjëherë mos u
brengos për trustet dhe kombinimet dhe mos u shqete-

44
so nga frika se ata shpejtë do të vijnë dhe do të posedo-
jnë gjithë botën. Asnjëherë mos ke frikë se ti do të hum-
basësh atë që do, sepse dikush tjetër do t’u “rrahë”. Kjo
nuk mund të ndodhë. Ju nuk kërkoni diçka që posedon
dikush tjetër, ju shkaktoni atë që doni të krijohet nga
Substanca e Paformuar dhe furnizimi është pa limit.
Ngjitu në deklaratën e formuluar:
-‘Është një materie mendore nga e cila të gjitha gjërat
janë krijuar dhe e cila në gjendjen e saj origjinale përha-
pet, penetron dhe mbushë hapsirat e brendshme të uni-
versit.’
Një mendim në këtë substancë prodhon një send i cili
është imagjinuar nga mendimi.
Individi mund të formoje sende në mendimet e tij dhe
me fiksimin e mendimit te tij nga Substanca e Paform-
uar, mund të shkaktojë sendin për të cilin mendon t’a
krijojë.

45
KAPITULLI VI

6.1. SI VJEN PASURIA TEK JU

Kur unë ju them se nuk duhet të bëni pazare të mprehta,


unë nuk nënkuptoj që ju të mos bëni pazare, ose se ju
jeni mbi nevojën për të pasur marrëdhënie me shokët
tu. Unë dua të them, se ti nuk duhet të sillesh me ta
padrejtësisht. Ti nuk duhet të marrësh diçka për asgjë,
por mund t’ju japësh njerëzve të tjerë, më shumë se ajo
që merrni nga ata.
Letra, ngjyra dhe materialet e tjera në këtë libër ndoshta
nuk kushtojnë sa paratë që do t’i jepni për të, por nëse
idetë e sugjeruara nga ky libër ju sjellin juve mijëra dol-
larë, ju nuk jeni të mashtruar nga ata që t’a shitën ty
librin. Ata ju kanë dhënë një vlerë të madhe për pak
para. Le të supozojmë se unë kam një pikturë nga njëri
ndër artistët e mëdhenjë, i cili në vendet e civilizuara,
ka vlerën e mijëra dollarëve. E marr në Baffin Ray dhe
me një aftësi tregtie, unë e bind një eskimez të më japë
gëzof për pikturën me vlerën e 500$. Unë në të vërtetë,
kam bërë padrejtësi për të sepse atij nuk i hyn në punë
piktura. Nuk ka vlerë për të, nuk do t’i shtojë asgjë jetës
së tij.
Por të supozoj se unë i jap një pistoletë me vlerë prej

46
50$ për gëzofin e tij, atëherë ai ka bërë pazar të mirë. Ai
e përdorë armën. Kjo do t’i sjellë atij më shumë gëzof
dhe më shumë ushqime, do të shtojë jetën e tij, do t’a
bëjë të pasur.
Kur ju rriteni nga plani konkurrues në planin krijues,
ju mund të skanoni transaksionet e biznesit në mënyrë
të rreptë dhe nëse i shitni dikujt diçka që nuk i sjellë
fitime jetës së tij më shumë se ajo çka ai pret, ju duhet
t’a ndaloni atë. Ju nuk duhet të mundni dikë në biznes.
Dhe nëse jeni në biznes i cili i mund njerëzit, dilni nga
ai menjëherë. Jepini çdo njeriu më shumë vlerë se sa ju
keni marrë nga ai përpara. Atëherë ju shtoni në jetën e
botës nga çdo transaksion biznesi. Nëse keni njerëz që
punojnë për ju, ju duhet të merrni më shumë nga ata
vlerë se sa ajo çka i paguani, por ju mund të organizoni
biznesin tuaj në mënyrë që të keni mundësi avancimi,
kështu që çdo punëtor që dëshiron, do të avancojë nga
pak çdo ditë. Ju mund të bëni që biznesi juaj të bëjë për
të punësuarit e tu atë që ky libër po bën për ty. Ju mund
të udhëhiqni biznesin tuaj në shkallë, ku çdo i punësuar
që do të ketë probleme, mund të ngjitet vetë në to. Ti j’u
jep mundësinë, nëse ai nuk do të bëj ashtu siç duhet, ky
nuk është faji yt. Dhe së fundi, pasi ju jeni për të shkak-
tuar pasurinë nga krijimi prej Substancës Paformë, e
cila përmban gjithë mjedisin tuaj, kjo nuk do të thotë
se do të marrë formë nga atmosfera dhe do të vijë para
syve të tu. Nëse do një makinë qepëse, për shembull,
nuk dua t’u them se ju duhet të fiksoni mendimin për

47
një makinë qepëse, tek Substanca Menduese deri sa
makina të formohet pa duar, në dhomën ku ti rri ulur
ose diku tjetër. Por nëse ti do një makinë qepëse, mbaje
imazhin mental në të me sigurinë më të madhe pozitive
që ajo është krijuar, ose është në rrugën për tek ju. Pasi
njëherë t’a formoni mendimin, keni besimin absolut
dhe të padiskutueshëm, se makina e qepjës po vjen dhe
mos mendo dhe mos fol ndryshe përveç se të jesh i sig-
urt se do të arrijë. Pretendo se tashmë është e jotja. Ajo
do të vijë tek ti me forcën e Inteligjencës së Lartë duke
vepruar mbi mendjen e njerëzve. Nëse jeton në Maine,
mund të ndodhë që një njeri nga Teksasi apo Japonia të
angazhohet në disa transaksione të cilët do të rezultojnë
që ju t’a merrni atë që doni.
Nëse është kështu, e gjithë çështja do të jetë sa në favor
të atij njeriu aq dhe në favorin tënd. Mos harroni as për
një moment se Substanca Menduese është mbi të gji-
tha, në gjithçka, komunikon me të gjithë dhe mund të
ndikojë në gjithçka. Dëshira e Substancës Mendore për
një jetë më të plotë dhe më të mire, ka shkaktuar kri-
jimin e të gjitha makinave për qepje që janë prodhuar
tashmë dhe kjo mund të shkaktojë krijimin e milion-
ave më shumë dhe do të krijojë gjithmonë kur njeriu
është në lëvizje me dëshirë dhe besim dhe nëse vepron
në Mënyrën e Duhur.
Ju sigurisht mund të keni një makinë për qepje në
shtëpinë tuaj dhe kjo është e sigurtë që ju keni të tjera

48
gjëra që dëshironi, të cilat do të duash t’i përdorësh për
avancimin e jetës tënde dhe atë të të tjerëve.
Ju nuk duhet të hezitoni që të kërkoni më të madhen.
-“Është kënaqesia e Atit që t’u japë juve mbretërinë”,-
thotë Jezusi.
Substanca Origjinale dëshiron të jetojë me gjithë
mundësitë te ju dhe do që ti të kesh të gjitha që t’i për-
dorësh për një jetë të bollshme.
Nëse fikson në ndërgjegjen tënde faktin se dëshira që
ti ndjen për posedim të pasurisë është një me dëshirën
e Gjithëfuqishmërisë për shprehje më të plotë, atëherë
dhe besimi juaj bëhet i pamposhtur.
Njëherë e pashë një djalë të vogël ulur mbi piano dhe
më kot po përpiqej të sillte harmoni nga tastet. Unë e
pashë se ai ishte i hidhëruar dhe i provokuar nga paaftë-
sia e tij për të luajtur realisht, e pyeta për shkakun e
shqetësimit të tij dhe ai u përgjigj:
-“Unë mund t’a ndjejë muzikën Brenda meje, por nuk
mund t’i bëj duart të shkojnë si duhet”.
Muzika brenda tij ishte kërkesë e Substancës Origjinale,
që përmban të gjitha mundësitë e jetës. E gjitha ajo çka
ishte aty nga muzika kërkonte shprehje përmes fëmijes.
Zoti, Substanca e vetme, është duke u përpjekur të je-
tojë dhe gëzojë gjërat përmes njerëzimit. Ai thotë:

49
- ‘Unë dua që duart të ndërtojnë struktura të mrekul-
lueshme, të luajnë harmoni hyjnore, të vizatojnë pik-
tura të lavdishme. Unë dua që këmbët të ecin drejtë
porosive të mia, sytë të shohin bukuritë e mia, gjuha të
flasë të vërtetat e fuqisë dhe të këndojë këngë të mrekul-
lueshme e kështu me rradhë.’
E gjithë aty ku është mundësia, kërkon shprehje nëpërm-
jet njerëzve. Zoti do që ato që mund të luajnë muzikë, të
kenë piano dhe çdo instrument tjetër, të kenë të gjitha
mjetet për të kultivuar talentet e tyre deri në paraqitje
të plotë. Ai i do ata që vlerësojnë bukurinë, të jenë në
gjendje t’a rrethojnë veten e tyre me gjëra të bukura,
të udhëtojnë dhe vëzhgojnë. Ai i do ata që i vlerësojnë
veshjet, të jenë të veshur bukur, i do ata që e vlerësojnë
ushqimin e mirë dhe ushqehen me luks.
Ai i do gjithë këto gjëra sepse është Ai vetë i cili i gëzohet
dhe vlerëson ato. Është Zoti që do të luajë dhe këndojë
dhe të kënaqet me bukurinë dhe të shpalosë të vërtetën
dhe të veshë rroba fine e të hajë ushqim të mirë.
-“Është Zoti që punoi tek ju që ju të dëshironi dhe të
bëni”,- thotë Paul.
Dëshira që ju ndjeni për pasuri është e pafund, duke
kërkuar të shprehë Veten e Tij te ju. Ai kërkoi të gje-
jë shprehje te djali i vogël me piano. Pra ju nuk duhet
të hezitoni të kërkoni më shumë. Pjesa juaj është t’a
shprehni me zë dëshirën e Zotit. Kjo është një pikë e

50
vështirë për shumë njerëz. Ata e mbajnë idenë e vjetër
se varfëria dhe sakrifica është një gjë që e kënaq Zotin.
Ata shohin varfërinë si pjesë e planit, një nevojshmëri
e natyrës. Ato kanë idenë se Zoti e ka mbaruar punën e
Tij dhe ka bërë gjithçka që ka mundur të bëj dhe shumë
nga njerëzit duhet të qëndrojnë të varfër sepse nuk ka
mjaftueshëm për të shkuar rrotull (për të gjithë).
Ata qëndrojnë aq shumë në këto mendime të gabuara,
sa që turpërohen të kërkojnë pasuri. Ata mundohen të
mos duan më shumë se një kompetencë shumë mod-
este, aq sa të ndihen rehatshëm. Mua më kujtohet tani
rasti i një studenti të cilit i’u tha se ai duhet të krijojë në
mendje, një pikturë të qartë për sendet që ai dëshiron,
kështu që mendimi i tij kreativ i atyre sendeve mund të
fiksohet në Substancën Paformë. Ai është njeri shumë i
varfër, jetonte në shtëpi me qira dhe kishte vetëm atë që
fitonte nga ditë në ditë dhe nuk e kuptonte që pasuria
ishte e tija. Dhe pasi e mendoi këtë çështje, ai vendosi, të
kërkonte një qilim të ri për dyshemenë e dhomës së tij
më të mirë dhe një sobë qymyri për ngrohjen e shtëpisë
së tij gjatë të ftohtit në dimër. Duke ndjekur udhëzimet
në këtë libër, ai i mori këto gjëra për disa muaj dhe
atëherë ai kuptoi se nuk kishte kërkuar mjaftueshëm.
Ecte nëpër shtëpinë ku jetonte dhe planifikoi të gjithë
përmirësimet që donte të bënte në të. Ai mendërisht
vendosi një dritare dhe një dhomë, deri sa u bë e plotë
në mendjen e tij shtëpia ideale dhe pastaj planifikoi mo-
bilimin e saj.

51
Duke mbajtur fotografinë në mendjen e tij, ai filloi të
jetojë në Mënyrën e Duhur dhe të lëvizë drejt asaj që
donte. Tani ai është pronar i asaj shtëpie dhe e rindërtoi
atë sipas formës së fotografisë mentale. Tani,ai me vet-
ebesimin më të madh, ai do të fitojë gjëra më të mëdha.
Ajo ka qenë e tij në bazë të besimit të tij dhe kjo është
me ju dhe me të gjithë ne.

52
53
KAPITULLI VII

7.1. MIRËNJOHJA

Ilustrimet e dhëna në kapitullin paraprake, do të kenë


përcjellë tek lexuesi faktin se, hapi i parë drejtë pasurisë
është në përcjelljën e idesë suaj për atë që ju doni drejtë
Substancës së Paformë. Kjo është e vërtetë dhe ju do të
shihni që në mënyrë që t’a bëni atë, bëjeni të nevojshme
lidhjen e vetes tuaj me Inteligjncën e Paformë në një
rrugë harmonike.
Për të siguruar këtë lidhje harmonike është një çështje
parësore dhe e një rëndësie jetësore që unë do të hapë
një hapsirë të diskutimit këtu dhe do t’u jap udhëzimet
të cilat, nëse ju do t’i ndiqni, me siguri do t’u sjellin
juve në unitet të përsosur të mendjes me Zotin. I gjithë
proçesi i përshtatjes mendore dhe shfajësimet mund të
përmblidhen me një fjali, MIRËNJOHJE.
Së pari ju besoni se ka një Substancë Inteligjente, nga e
cila, gjithë gjërat prodhohen.
Së dyti ju besoni se kjo Substancë ju jep gjithçka që
dëshironi.
Dhe e treta, ju lidhni veten tuaj me të, me një ndjenjë të
thellë dhe mirënjohje të pafund.
54
Shumë njerëz që i drejtojnë jetët e tyre saktësisht në
të gjitha rrugët, ngelën të varfër nga mungesa e tyre e
mirënjohjes. Është e lehtë për t’u kuptuar që, sa më afër
burimit të pasurisë të jetojmë, aq më shumë pasuri do
të marrim dhe është e lehtë gjithashtu të kuptohet se
shpirti i cili është gjithnjë mirënjohës, jeton më afër Zo-
tit, se sa ai i cili asnjëherë nuk sheh Atë me ndjenjën e
mirënjohjes. Sa më shumë mirënjohje që të fiksojmë në
mendjet tona drejtë Supremës kur gjërat e mira vijnë
tek ne, aq më shumë gjëra të mira do të marrim dhe
shumë më shpejtë ato do të vijnë dhe arsyeja e thjeshtë
është se gjendja mentale e mirënjohjes, e tërheqë mend-
jen në një kontakt më të ngushtë me burimin nga i cili
vjen bekimi.
Nëse ky është një mendim i ri për ju, se mirënjohja e
sjellë mendjen tuaj në një harmoni më të ngushtë me
energjinë kreative të universit, merreni në konsideratë
atë dhe do të shihni se është e vërtetë. Gjërat e mira që
tashmë i keni, kanë ardhur përgjatë vijës së bindjes ndaj
ligjeve të caktuara.
Mirënjohja, do të udhëheqë mendjen tuaj jashtë mëny-
rave me anë të të cilave gjërat vijnë dhe do t’u mbajnë në
harmoni më të ngushtë me mendimin kreativ dhe do
t’u ndalojë të bini në një mendim konkurrues. Mirën-
johja vetëm do t’u mbajë ju në kërkim të Gjithçkaje dhe
do tju parandalojë nga rënia në një mendim të gabuar
se furnizimi është I kufizuar dhe nëse ndodhë kështu,

55
do të ishte fatale për shpresat e tua.
Ky është Ligji i Mirënjohjes dhe është absolutisht e
nevojshme që ju t’a respektoni ligjin, nëse doni të mer-
rni rezultatet që kërkoni. Ligji i Mirënjohjës është një
princip natyral ku aksioni dhe reaksioni janë gjithmonë
të barabarta dhe në drejtime të kundërta.
Arritja e mendjes tuaj në falenderime mirënjohëse
ndaj Supremes është një çlirim apo shpenzim i forcës,
por nuk mund të dështojë në arritjen për të cilën është
adresuar dhe reaksioni është lëvizje e menjëhershme
drejt jush.
- “Tërhiq, afrohu ndaj Zotit dhe Ai do t’u afrohet juve”.
Kjo është deklarata e së vërtetës psikologjike.
Dhe nëse mirënjohja jote është e fuqishme dhe e vazh-
dueshme, reaksioni i Substancës të Paformë do të jetë i
fuqishëm dhe i vazhdueshëm. Lëvizja e sendeve që i do,
do të jetë gjithnjë në drejtimin tuaj.Vini re qëndrimin
mirënjohës që Jezusi mori. Ai gjithmonë dukej se tho-
shte;
- “Unë e falenderoj Atin sepse ai më dëgjon mua”.
Ju nuk mund të ushtroni shumë fuqi pa mirënjohje,
sepse është mirënjohja që ju mbanë të lidhur me Fu-
qinë. Por vlera e mirënjohjes, nuk konsiston vetëm në
marrjen e bekimeve më të shumta për të ardhmen. Pa
mirënjohje, ju nuk mund të rrini gjatë nga mendimi i

56
pakënaqësisë për gjërat ashtu si janë. Në momentin që
ju lejoni që mendja juaj të kalojë mbi pakënaqësinë për
gjërat që janë, ju filloni të humbni bazën. Ju fiksoni vë-
mendjen mbi të përbashktën, të zakonshmën, varfërinë
dhe të varfërit dhe mendja juaj merr formën e këtyre
gjërave. Pastaj ju do t’i transmetoni këto forma ose im-
azhe mentale tek e Paformuara dhe e përbashkëta, var-
fëria, të varfërit do të vijnë tek ju.
Të lejosh mendjen tënde të banojë me inferioren, do të
thotë të bëhesh inferior dhe të rrethosh veten me gjëra
inferiore.
Nga ana tjetër, të fiksosh vëmendjen në më të mirën,
është të rrethosh veten me më të mirën dhe të bëhesh
më i mirë. Fuqia kreative, na kthen neve në imazhin
e asaj që i japim më shumë vëmendjen tonë. Ne jemi
Substanca e të Menduarit dhe substanca e të menduarit
gjithmonë e merr formën e asaj për të cilën mendon.
Mendja Mirënjohëse vazhdimisht është e fiksuar pas të
mirës, prandaj tenton të bëhet më e mira. Merr formën
e karakterit të së mirës dhe do t’a marrë më të mirën.
Gjithashtu besimi lind nga Mirënjohja. Një mend-
je mirënjohëse, vazhdimisht pret gjëra të mira dhe
pritja bëhet besim. Reaksioni i Mirënjohjës mbi vetë
mendjen, prodhon besim dhe çdo valë që del nga një
falemnderim mirënjohës, e rritë besimin. Ai i cili nuk
ka ndjenja Mirënjohëse, nuk mund t’a mbajë gjallë be-
simin dhe pa besim jetësor, ju nuk mund të pasuroheni

57
nga metoda kreative, ashtu siç do t’a shohim edhe ne
kapitujt e ardhshëm. Është e nevojshme të kultivojmë
shprehinë e Mirënjohjës, për çdo gjë të mirë që vjen tek
ju dhe të japim falenderime vazhdimisht. Sepse të gji-
tha gjërat kanë kontribuar në avancimin tuaj, ju duhet
të përfshini të gjitha gjërat në mirënjohjen tuaj. Mos
harxho kohë të mendosh apo të flasësh për të metat apo
veprat e gabuara të plutokrateve apo trustet e Mognatit
(industrialist i fuqishëm). Organizimi i tyre në botë të
ka dhënë ty mundësi. Të gjitha gjërat që ti ke, vijnë tek
ti për shkak të tyre. Mos u tërbo kundër politikanëve
të korruptuar. Nëse nuk do të ishin politikanët, ne do
të binim në anarki dhe mundësia jote do të zvogëlo-
hej shumë. Zoti ka punuar një kohë të gjatë dhe me
shumë durim që të n’a sjellë neve deri këtu ku jemi në
industrinë, qeverinë dhe Ai po vepron mirë me punën
e Tij. Nuk ka dyshim se Ai do i’a dalë me plutokratët,
trustet magnate, kapitenët e industrisë dhe politikanët,
me shpejtë që ata të gjithë të jenë shumë mirë. Mbaj
mend se, ata të gjithë, ndihmojnë të rregullojnë linjat
e transmetimit, përgjatë të cilave pasuria do të vijë te
ju dhe duhet të jesh mirënjohës për të gjithë ata. Kjo
do t’u sjellë në marrëdhënie harmonike më të mirat në
gjithçka dhe e mira do të lëvizë drejtë jush.

58
59
KAPITULLI VIII

8.1. TË MENDUARIT NË MËNYRË TË CAKTUAR.

Kthehu te kapitulli VI dhe lexo edhe njëherë tregimin


e njeriut i cili formoi një imazh mental të shtëpisë së
tij dhe ju do të merrni një ide të drejtë të hapit fillestar
drejtë pasurisë. Ju duhet të formoni një pikturë të qartë
dhe definitive të asaj që ju dëshironi. Ju nuk mund të
transmetoni ide, nëse nuk e keni atë në vetvete.
Ju duhet t’a keni atë përpara se t’a jepni atë dhe shumë
njerëz dështojnë të fiksojnë Substancën e të Menduarit
sepse ata vetëm kanë një koncept të mjegulluar dhe të
paqartë për gjërat që duan t’i bëjnë, të kenë ose të bëhen.
Nuk është mjaftueshëm të kemi një dëshirë të përgjith-
shme për pasurinë, ”të bësh mirë me të”, çdo njëri e ka
atë dëshirë.
Nuk është e mjaftueshme që ti të kesh një dëshirë për
të udhëtuar, të shohësh gjëra, të jetosh jetën më shumë
etj. Çdo njeri i ka këto dëshira gjithashtu. Nëse ju do
të dërgoni një mesazh në ëireless një shoku, ju nuk do
t’i dërgoni shkronjat e alfabetit si janë të renditura dhe
të lësh atë të formojë një mesazh për veten e tij dhe as
nuk do të merrni një fjalë të rastësisshme nga fjalori.
Ju duhet të dërgoni një fjali koherente, që ka kuptim.

60
Kur ju të përpiqeni të fiksoni Substancën, mbani mend
se duhet të bëhet me një deklaratë koherente. Ju duhet
t’a dini atë që dëshironi dhe të jeni i definuar. Ju nuk
mund të pasuroheni apo të filloni fuqinë kreative në ak-
sion, duke nxjerrë jashtë një dëshirë të paformuar dhe
të paqartë. Shko mendo një nga dëshirat e tua njësoj si
njeriu që e përshkruaja për shtëpinë e ti. Shiko vetëm
atë që ti do dhe bëj një pikturë të qartë mentale të saj si
do të donit ju të dukej kur t’a merrni atë. Këtë pikturë të
qartë mendore, ju duhet t’a keni vazhdimisht në mend-
je, ashtu si marinari ka në mendje portin drejtë të cilit ai
drejton anijen. Duhet t’a mbani fytyrën drejtë asaj gjatë
gjithë kohës. Ju nuk duhet të humbni pamjen e saj, si
timonieri që humb shikimin nga busulla. Nuk është e
nevojshme të ushtrosh përqëndrimin, as të vendosni
kohë të caktuar për lutje dhe afirmime, as të “shkoni në
heshtje”, as të bëni marifete okulte të ndonjë lloji. Këto
gjëra janë mjaft të mira, por e gjitha që të nevojitet është
të dish se çfarë do dhe t’a doni aq shumë në mënyrë që
të qëndrojë në mendimet tuaja.
Shpenzoni sa më shumë që të mundeni nga koha juaj
e lirë,në parashikimin e fotografisë tuaj, por askush
nuk ka nevojë të ushtrojë përqëndrimin e mendjes së
tij në gjënë që e dëshiron. Janë gjëra për të cilat nuk ka
nevojë të kujdesesh shumë, me përpjekje për të fiksuar
vëmendjen drejtë tyre. Dhe nëse ju me të vërtetë doni
të bëheni të pasur, ashtu dhe dëshira duhet të jetë e fu-
qishme mjaftueshëm, në mënyrë që t’i mbajë mendimet

61
e tua të drejtuara nga synimi si një pol magnetik që
mbanë gjithmonë anën e kompasit (busullës), do të jetë
shumë e vlefshme për ju që të përpiqeni të zbatoni in-
struksionet (këshillat) e dhëna në këtë libër. Metodat e
përcaktuara këtu janë për njerëzit, dëshirat e të cilëve
për pasuri janë mjaft të forta për të kapërcyer përtaci-
në mendore dhe dashurinë për të lehtën dhe t’a bëjnë
atë të funksionojë. Sa më të qartë dhe të definuar e bën
fotografinë tënde dhe sa më shumë jetoni me të duke
sjellë të gjithë detajet e këndshme dhe më e fortë do
të jetë dëshira juaj dhe aq më lehtë do të jetë të mbani
mendjen tuaj, më lehtë do të jetë të mbani mendjen tuaj
të fiksuar mbi fotografinë e asaj që ju doni. Diçka më
shumë është e nevojshme, sidoqoftë, se sa thjeshtë të
shihni qartë fotografinë. Nese ajo është e gjitha që bëni,
ju jeni vetëm një ëndërrimtar dhe do të keni pak ose
aspak fuqi për të arritur.
Pas vizionit të qartë, duhet të qëndrojë qëllimi për të
realizuar atë. T’a sjellësh në të prekshmen e shprehjes.
Dhe pas këtij qëllimi, duhet të jetë një BESIMI i pam-
poshtur dhe i palëkundur, se gjëja është pothuajse e
jotja dhe se e ke në dorë edhe posedimin e saj. Jeto në
shtëpinë e re, mentalisht, deri sa t’a marrë formën fizik-
isht rreth jush. Në fushën mentale, fut gëzimin e plotë
për gjërat që i do.
- “Çfarëdo që të kërkoni kur luteni, besoni se do t’i mer-
rni ato dhe po, ju do t’i keni ato”,- tha Jezusi.

62
Shihni gjërat që i doni sikur ata janë aktualisht rreth
teje gjatë gjithë kohës. Shih veten se si e posedon dhe
përdorë ato. Përdori ato në imagjinatën tënde sikur do
t’i përdorje ato, kur ato të jenë pasuria juaj e prekshme.
Bazohu mbi fotografinë mentale deri sa të jetë e qartë
dhe e dallueshme dhe pastaj me një qëndrim mendor
merr pronësinë ndaj çdo gjëje në atë fotografi. Merre
posedimin e saj në mendje, me besimin e plotë se aktu-
alisht ajo është e juaja. Mbaje këtë pronësi mentale, mos
hiq dorë për asnjë çast se ajo është reale. Dhe mbaje
mend çfarë u tha në kapitullin e mëparshëm për mirën-
johjen. Falemnderohu për të gjatë gjithë kohës, ashtu
sikur prisni të ketë marrë formën. Njeriu i cili sinqer-
isht mund t’a falenderojë Zotin për gjërat të cilat i pose-
don vetëm në imagjinatë, ka besim të vërtetë. Ai do të
pasurohet, ai do të shkaktojë krijimin e gjithçkaje që ai
dëshiron. Ju nuk duhet të luteni pandërprerë për gjërat
që ju i doni. Nuk është e nevojshme t’i thoni Zotit për
to çdo ditë.
-“Mos përdorni përsëritje të kota, siç bëjnë paganët”,- ju
tha Jezusi nxënësve të tij,- “sepse Ati juaj e di se ju keni
nevojë për këto gjëra, para se të kërkoni nga ai.
Pjesa juaj është formulimi inteligjent i dëshirës tuaj për
gjërat që bëjnë jetën me të zgjedhur dhe t’a bësh këtë
dëshirë të rregulluar në tërësi koherente dhe pastaj fik-
so këtë dëshirë të plotë mbi Substancën e Paformë, e
cila e ka fuqi dhe do t’u sjellë juve atë që dëshironi.

63
Ju nuk bëni këtë duke i përsëritur vargjet e fjalëve. Ju
e bëni duke mbajtur vizionin e Qëllimit të palëkundur
për ta arritur atë dhe me besim të qëndrueshëm se ju e
keni arritur atë. Përgjigjja e lutjes nuk është sipas bes-
imit tuaj kur jeni duke folur, por sipas besimit tuaj kur
ju jeni duke punuar. Ju nuk nuk mund t’a impresion-
oni mendjen e Zotit duke pritur një ditë të shtunë të
veçantë për të thënë Atij atë çfarë ti dëshiron dhe t’a
harroni Atë gjatë pjesës tjetër të javës. Ju nuk mund t’i
lëni përshtypje Atij, të shkoni në një dhomë të veçantë
dhe te luteni dhe pastaj çështjen ta largoni nga mendja
juaj deri në orën tjetër të lutjes. Lutjet janë të mira dhe
kanë efektet e tyre sidomos mbi veten tuaj, në sqarimin
e vizionit dhe forcimin e besimit. Por nuk është kërkesa
gojore ajo që të sjellë atë që ti do. Që të bëheni të pasur,
juve nuk ju nevojitet një “orë e ëmbël” lutjesh. Ju keni
nevojë “të luteni pa pushim”. Dhe me lutje unë dua të
them, të mbani në mënyrë të qëndrueshme vizonin tuaj,
me qëllim që të shkaktojë krijimin e saj në një formë të
ngurtë dhe besimin se ju e bëni ashtu. “Besoni se po, do
të merrni gjithçka që ju doni”.
Gjithë çështja kthehet në marrje, pasi ju e keni formuar
qartë vizionin tuaj. Kur ju e keni formuar atë, është
mirë të bëhet një deklaratë orale, në adresë të Supremës
në një lutje plot respekt dhe nga ai moment, ju duhet në
mendje të pranoni atë që kërkoni. Jeto në shtëpinë e re,
vish rroba të mira, jepini makinës, shko në udhëtime
dhe me besim planifiko udhëtime më të mëdha. Mendo

64
dhe flit për gjërat që i ke kërkuar në pronësi aktuale,
prezente. Paramendoni një mjedis dhe një gjendje fi-
nanciare, saktësisht siç i doni ato dhe jeto gjatë gjithë
kohës në atë mjedis imagjinar dhe në atë gjendje fi-
nanciare. Mbaje mend se ju nuk do të bëni këtë si një
ëndërrimtar i thjeshtë dhe ndërtues kështjellash. Mbaj
Besimin, se imagjinata është realizuar dhe Qëllimin për
t’a realizuar atë. Mbaj mend se është besimi dhe qëllimi
me përdorimin e imagjinatës e cila e bën dallimin mes
shkencëtarit dhe ëndërrimtarit. Dhe kur e ke mësuar
këtë fakt, ju duhet t’a mësoni përdorimin e duhur të
dëshirës.

65
KAPITULLI IX

9.1. SI TË PËRDORNI DËSHIRËN?

Për të vendosur mënyrën si të bëhesh i pasur në mënyrë


shkencore, ju mos u mundoni të aplikoni fuqinë e
dëshirës për diçka që ka të bëjë me ju. Ti nuk ke të drejtë
ta bësh gjithsesi. Është e gabuar të aplikosh dëshirën
tënde kundrejt burrave dhe grave të tjera, me qëllim që
t’i bësh ata të bëjnë atë çfarë do kishe dashur ti.
Është një mënyrë flagrante e gabuar t’i detyrosh njerëzit
me fuqi mentale, njëjtë si me fuqi fizike. Nëse i dety-
ron njerëzit me fuqi fizike të bëjnë diçka për ty, i ulë
ata në skllavëri, duke i bindur ata mendërisht të kup-
tojnë pranimin ekzakt të së njëjtës gjë. I vetmi ndry-
shim është metoda. Nëse marrja e gjërave nga njerëzit
me forcë mentale është grabitje, edhe marrja e gjërave
me forcë mentale është grabitje gjithashtu, nuk ka dal-
lim në princip. Ti nuk ke të drejtë të përdorësh fuqinë
e dëshirës mbi një person tjetër, edhe nëse është për të
mirën e tij. Ti nuk e di çfarë është e mira për të. Shkenca
si të pasurohesh nuk ju kërkon juve të aplikoni fuqi apo
forcë tek ndonjë person tjetër në çfarëdolloj mënyre.
Nuk është as më e vogla domosdoshmëri t’a bëni këtë.
Në vend të kësaj, çdo përpjekje për të përdorur dëshirën

66
tuaj mbi të tjerët, vetëm do të tentojë t’a mposhtë qël-
limin tuaj. Ti nuk duhet t’a aplikosh dëshirën tënde
tek gjërat, me qëllim që detyrimisht të vijnë tek ti. Kjo
thjeshtë mund të jetë përpjekje të detyroni Zotin dhe
do të ishte qesharake, e padobishme dhe gjithashtu e
parespektueshme.
Ju nuk duhet t’a detyroni Zotin t’u jep juve gjëra të mira,
më shumë se ju keni për të përdorur dëshirën tuaj, për
të bërë diellin të lindë. Ju nuk duhet të përdorni fuqinë
e dëshirës për të hyrë në antipati dhe kokëfortësi dhe
të lejosh forcat rebele të të urdhërojnë. Substanca është
miqësore me ju dhe është më e shqetësuar t’u jap atë që
ju doni, se sa ju doni të merrni atë. Për t’u bërë i pasur,
ju duhet vetëm të përdorni fuqinë e dëshirës mbi veten
tuaj. Kur ju e dini çfarë të mendoni dhe të bëni, atëherë
ju duhet t’a përdorni dëshirën tuaj, të detyroni veten të
mendoni dhe të bëni gjërat e duhura. Kjo është mënyra
legjitime e përdorimit të dëshirës për marrjen e asaj që
doni, t’a përdorni atë që t’a mbani veten në drejtimin
e duhur. Përdor dëshirën tënde për të mbajtur veten
tënde në të menduarit dhe të vepruarit në Mënyrën e
Duhur. Mos u mundo t’a projektosh dëshirën tënde apo
mendimet e tua ose mendjen tënde jashtë në hapësirë, të
veproni mbi sendet dhe njerëzit. Mbaje mendjen tënde
në shtëpi. Mund të arrini më shumë aty se diku tjetër.
Përdore mendjen tënde për të formuar një fotografi
mendore të asaj që do dhe mbaje atë vizion me besim

67
dhe qëllim dhe përdore dëshiren tënde që t’a mbajë
mendjen tuaj në përpunimin drejt Mënyrës së Duhur.
Sa më i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm është besi-
mi dhe qëllimi juaj, aq më shpejtë ju do të pasuroheni,
sepse ju do të bëni vetëm përshtypje pozitive mbi Sub-
stancën dhe nuk do t’i neutralizoni ato nga përshtypjet
negative. Fotografia e dëshirave tuaja, e mbajtur me be-
sim dhe qëllim, është marrë nga e Paformësuara dhe e
përshkon atë në distanca të mëdha në gjithë Universin,
për gjithë atë që unë di. Ashtu sikurse kjo përshtypje
përhapet, të gjitha gjërat janë vendosur të lëvizin në re-
alizimin e saj. Çdo gjë e gjallë, çdo gjë e pajetë dhe gjërat
që ende nuk janë krijuar, janë trazuar që t’u sjellin ju atë
që dëshironi. Të gjithë forcat fillojnë të ushtrohen në atë
drejtim, të gjithë gjërat fillojnë të lëvizin nga ju. Mend-
jet e njerëzve gjithkund janë influencuar drejtë bërjes
së gjërave të nevojshme për përmbushjen e dëshirave të
tua. Dhe ata punojnë për ju në pavetëdije.
Por ju mund t’a kontrolloni të gjithë këtë duke filluar
me një mbresë negative në Substancën e Paformësuar.
Dyshimi ose mosbesimi janë si një siguri për të filluar
lëvizjen larg prej jush, ashtu siç besimi dhe qëllimi star-
tojnë në drejtimin tuaj.
Duke mos kuptuar këtë, shumë njerëz që përpiqen t’a
përdorin “shkencën mendore” për t’u pasuruar dështo-
jnë. Çdo orë dhe minutë që t’i shpenzon në dhënien e
vëmendjes, dyshimit dhe frikës, çdo orë që shpenzon

68
në shqetësim, në çdo orë që shpirti juaj posedohet nga
mosbesimi, vendos një largësi aktuale nga ju në të gjithë
fushën e Substancës Inteligjente. Të gjitha premtimet,
janë për ata që besojnë dhe vetëm të atyre.
Vini re se Jezusi ishte këmbëngulës në këtë pikë të bes-
imit dhe tani ju e dini arsyen pse.
Pasi besimi është e gjithë rëndësia, ju mban juve të rua-
ni mendimet tuaja dhe si besimi juaj do të formohet në
një masë shumë të madhe nga gjërat që ju i vështroni
dhe mendoni, është e rëndësishme që ju të komandoni
vëmendjen tuaj. Dhe këtu dëshira vjen në përdorim.
Nga dëshira juaj, ju përcaktoni se mbi cilat gjëra duhet
të fiksohet dëshira juaj.
Nëse doni të bëheni i pasur, nuk duhet të bëni një stu-
dim të varfërisë. Gjërat nuk janë sjellë në jetë duke
menduar të kundërtën. Shëndeti asnjëherë nuk arrihet
duke studiuar sëmundjen dhe të menduarit e sëmund-
jeve. Drejtësia nuk arrihet duke promovuar dhe men-
duar mëkatin dhe askush nuk u pasurua duke studiuar
dhe menduar varfërinë.
Mjekësia si shkencë e sëmundjeve, i ka rritur sëmundjet.
Religjoni si shkencë e mëkatit e ka promovuar mëkatin
dhe ekonomia si një studim i varfërisë do t’a përmbushë
botën me mjerim dhe kërkesa. Mos flit për varfërinë.
Mos e heto atë dhe mos e shqetëso veten me atë. Mos u
mërzit se cilat janë shkaqet e saj. Ju s’keni të bëni me to,

69
s’ke çfarë të bësh me to.
Ajo çfarë të intereson ty është shërimi. Mos e kalo kohën
me punë bamirësie, ose lëvizje bamirësie. Të gjitha
bamirësitë vetëm priren në përjetësimin e mjerimit që e
kanë për qëllim t’a zhdukin. Unë nuk ju them se ju duhet
të jeni me zemër të keqe apo të pakëndshëm dhe të re-
fuzosh të dëgjosh të qarat e nevojës, por ju nuk duhet të
përpiqeni të zhdukni varfërinë në mënyrë konvencion-
ale. Vendose varfërinë pas teje dhe vini të gjitha çështjet
që kanë të bëjnë me të, prapa teje dhe “bëje mirë”. Bëhu
i pasur! Kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar
varfërisë. Dhe nuk mund t’a mbani imazhin mental i
cili do të ju bëjë të pasur nëse e mbushë mendjen me
piktura të varfërisë.Mos lexo asgjë që mund t’a mbushë
mendjen tuaj me imazhe të vuajtjes. Ju nuk mund t’a
ndihmoni varfërinë së paku duke i ditur këto gjëra dhe
njohuria për të në të gjithë botën, nuk tenton t’a largojë
atë. Çfarë ka tendencë t’a largojë varfërinë nuk është
marrja e fotove të varfërisë në mendjen tënde, por futja
e fotove të pasurisë në mendjen e të varfërve. Ju nuk
u bëni mirë të varfërve në mizorinë e tyre kur ju refu-
zoni të lejoni që mendja juaj të mbushet me fotografitë
e asaj mizore. Varfëria mund të largohet jo me rritjen e
njerëzve të cilët mendojnë për varfërinë, por me rritjen
e numrit të njerëzve të varfër të cilët kanë për qëllim të
bëhen të pasur. Njerëzit e varfër nuk kanë nevojë për
bamirësi. Ata kanë nevojë për frymëzim. Bamirësia u
dërgon atyre vetëm një kafshatë buke për t’i mbajtur të

70
gjallë në mjerimin e tyre, ose ju jep atyre argëtim të har-
rojnë për një orë ose dy, por frymëzimi do t’i bëjë ata të
ngrihen nga mjerimi i tyre. Nëse do ti ndihmosh të var-
fërit, tregoni atyre se ata mund të bëhen të pasur. Pro-
voja atyre duke u pasuruar ti vetë. Mënyra e vetme me
anë të së cilës varfëria do të dëbohet nga kjo botë, është
duke rritur në mënyrë të madhe dhe konstante numrin
e njerëzve të cilët do të praktikojnë dhe mësojnë këtë
libër. Njerëzit duhet të mësohen të bëhen të pasur në
bazë të krijimit dhe jo të konkurrencës. Çdo njeri që
bëhet i pasur nga konkurrenca, hedhë poshtë shkallët
me të cilat ai rritet dhe i mbanë të tjerët poshtë. Por çdo
njeri që bëhet i pasur në bazë të krijimit, hap një rrugë
për mijëra të tjerë që e ndjekin atë dhe i frymëzon ata të
bëjnë të njëjtën. Ju nuk shfaqni ngurtësi të zemrës, ose
prirje të pandjeshmërisë kur ju refuzoni që të ju vije keq
për varfërinë. Shikojeni varfërinë, lexoni për varfërinë,
apo mendoni apo flisni për të apo dëgjoni ato që flasin
për të. Përdore fuqinë e dëshirës tënde për t’a mbajtur
mendjen “OFF” tek subjekti i varfërisë dhe mbaje të fik-
suar me besim dhe qëllim “ON” vizionin e asaj që do.

71
KAPITULLI X

10.1. PËRDORIMI I MËTEJSHËM I DËSHIRËS

Ju nuk mund të mbani një vizion të vërtetë dhe të qartë


të pasurisë, nëse ju vazhdimisht e ktheni vëmendjen
tuaj në fotografi tek e kundërta, edhe nëse janë të duk-
shme ose imagjinare. Mos trego për problemet e kalu-
ara të natyrës financiare, nëse i ke patur, mos mendo
për to aspak. Mos flit për varfërinë e prindërve të tu
apo vështirësitë e jetës suaj të hershme. Kur bën ndon-
jërën prej këtyre gjërave, ti mentalisht e klasifikon veten
në varfërinë për momentin dhe ajo sigurisht që do të
kontrolloj lëvizjen e gjërave në drejtimin tuaj. “Lejoi të
vdekurit t’i varrosin të vdekurit e tyre” siç ka thënë edhe
Jezusi.
Vendos varfërinë dhe të gjithë gjërat që kanë të bëjnë
me varfërinë prapa teje. Ju e keni pranuar teorinë e
caktuar të universit si të vërtetë dhe të gjithë shpresat
e lumturisë po pushojnë në këtë saktësi dhe çfarë do të
fitoni, keni mësuar, konfliktuar me këtë teori?
Mos lexo libra religjionale që thotë së botës shpejtë po
i vjen fundi dhe mos lexo shkrime të filozofëve pesi-
mist të cilët ju thonë se po shkoni në djallë. Bota nuk
shkon tek djalli, por shkon tek Zoti. Është duke u bërë

72
e mrekullueshme. Vërtetë, mund të ketë shumë gjëra të
mira të cilat janë të papëlqyeshme, por cili është për-
dorimi i të studiuarit të tyre, kur ato me siguri do të ka-
lojnë dhe kur studimi i tyre vetëm do të tentojë kalimin
dhe mbajtjen me ne? Pse t’u jepet kohë dhe vëmendje
gjërave të cilat janë duke u larguar nga rritja e evolu-
cionit, kur ju mund t’a shpejtoni largimin e tyre vetëm
duke promovuar rritjen evolucionare aq sa ka të bëjë
me ju? Pa marrë parasysh se sa të tmerrshme mund të
duken kushtet në vende të caktuara, seksione ose vende,
ju e humbni kohën tuaj dhe shkatërroni shanset tuaja
duke i marrë në konsideratë. Juve duhet të ju interesojë
vetja juaj që po pasurohet në këtë botë. Mendo për pas-
uritë që po i vijnë botës në vend të varfërisë dhe mbaje
në mendje se e vetmja mënyrë me të cilën ti mund t’i
ndihmosh botës, është të pasurosh vetën tënde përmes
metodës kreative dhe jo asaj konkurruese.
Gjithë vëmendjen tënde jepja pasurisë. Injoroje varfëri-
në. Kurdo që të mendosh apo të flasësh për ata që janë
të varfër, mendo dhe flit për ata sikur janë bërë të pasur,
si ata të cilëve duhet t’i urojmë në vend që t’i mëshi-
rojmë. Pastaj ata dhe të tjerët do të kapin frymëzimin
tuaj dhe do të fillojnë të kërkojnë rrugën. Sepse unë
them se ju jeni për të dhënë gjithë kohën, mendjen dhe
mendimet nga pasuria, kjo nuk do të thotë se ju duhet
të jeni i ndyrë. Të bëhesh me të vërtetë i pasur është qël-
limi me fisnik që mund të keni në jetë, prandaj kjo përf-
shin gjithçka tjetër. Në planin konkurrues, rruga për t’u

73
bërë i pasur, është një përleshje e pa fe, për pushtet mbi
të tjerët. Por kur arrijmë në mendjen kreative, e gjithë
kjo ndryshon.
E gjithë kjo është e mundshme me mënyrën e mad-
hësisë dhe shpalosjen e shpirtit, shërbimet dhe për-
pjekjet e larta, vjen me mënyrën si të bëhesh i pasur.
E gjitha është e mundshme me përdorimin e gjërave.
Nëse të mungon shëndeti fizik, ju do të zbuloni se ar-
ritja e tij është e kushtëzuar me pasurimin tënd. Vetëm
ata që janë të emancipuar nga brengat financiare dhe
të cilët kanë mundësinë të jetojnë një ekzistencë të lirë
nga brengat dhe t’i ndjekin praktikat higjienike, mund
të kenë dhe ruajnë shëndetin. Madhështia morale dhe
shpirtërore është e mundshme vetëm për ata që janë
mbi betejën konkurruese për ekzistencë dhe vetëm ata
që pasurohen në planin e mendimit kreativ janë të lirë
nga ndikimet degraduese të konkurrencës. Nëse zemra
juaj është e vendosur në lumturi të brendshme, mbaj
mend se dashuria lulëzon më mirë aty ku ka finesë, një
nivel të lartë të mendimit dhe të lirë nga influencat kor-
ruptuese dhe këto gjenden vetëm aty ku gjendet pas-
uria, me ushtrime të mendjes kreative, pa grindje dhe
rivalitet. Ju nuk mund të keni qëllim kaq të madh apo
fisnik, e përsëritës, si të pasurohesh dhe ju duhet t’a fik-
soni vëmendjen tuaj në strukturën mentale të pasurisë,
në përjashtim të gjithë asaj që mund të tentojë t’a zbehë
ose të errësojë vizionin tuaj. Ju duhet të mësoni të shih-
ni të VËRTETËN themelore në gjitha gjërat. Ju duhet

74
të shihni në të gjitha konditat arritjen e NJË JETE TË
MADHE e cila gjithmonë lëviz përpara, drejtë shpre-
hjes së plotë dhe lumturisë së kompletuar. Kjo është e
vërteta se aty nuk ka diçka të atillë si varfëria, se aty ka
vetëm pasuri. Disa njerëz janë të varfër sepse ata janë
injorantë nga fakti se aty ka pasuri për ta dhe kjo më
mirë mund të mësohet duke u’a treguar atyre rrugën
deri tek pasuria nga praktika juaj personale. Të tjerët
janë të varfër sepse, ndërsa ata ndjejnë se ka një mënyrë
për të i’a dalë, ata janë intelektualisht të dobët për të
hedhur përpjekje mentale të nevojshme të gjejnë atë
rrugë dhe të udhëtojnë në të dhe prandaj më e mira që
t’i mund të bësh, është të ngjallësh dëshirën e tyre duke
ju treguar lumturinë që nga të qenurit i pasur.
Të tjerët ende janë te varfër, ndërsa ata kanë disa ide të
shkencës, ata janë bërë të humbur dhe mbytur në la-
birinthin e metafizikës dhe teorive okulte dhe ata nuk
e dinë cilën rrugë të marrin. Ata provojnë përzierje në
shumë sisteme dhe dështojnë në të gjitha. Për këtë, edhe
një herë, gjëja më e mirë është që t’u tregosh mënyrën
e drejtë me praktikën tënde personale, t’i bësh gjërat
në realitet, është më e vlefshme se teoria. Më e mira që
mund të bësh për të gjithë botën është të bësh më të
mirën e vetes. Ti mund t’i shërbesh Zotit dhe njeriut,
në asnjë rrugë efektive sesa të bëhesh i pasur. Kjo është,
nëse bëhesh i pasur me metodën krijuese dhe jo me atë
konkurruese. Edhe diçka tjetër, ne pohojmë se ky libër i
jep detajet dhe principet e shkencës për t’u bërë i pasur

75
dhe nëse kjo është e vërtetë, ti nuk ke nevojë të lexosh
libër tjetër për këtë subjekt. Kjo mund të tingëllojë si
ngushtësi dhe egoizëm, por kini parasysh se nuk ka me-
todë më shkencore të llogaritjes matematikore se sa ajo
me anë të mbledhjës, zbritjes, shumëzimit dhe pjëstim-
it. Asnjë metodë tjetër nuk është e mundur. Mund
të ketë, por vetëm me një distancë të vogël ndërmjet
dy pikave. Aty ka vetëm një mënyrë të të menduarit
shkencërisht dhe ajo është të mendosh në mënyrën e
cila të udhëheqë në rrugën më direkte dhe të thjeshtë
drejt qëllimit. Asnjë njeri deri tani nuk ka formuluar
një sistem më të shkurtër se ky që është paraqitur këtu.
Është zhveshur nga të gjitha pjesët jo - esenciale. Kur të
filloni me këtë, lëri të gjithë gjërat e tjera anash. Nxirri
jashtë mendjes të gjithë gjërat e tjera. Lexoje këtë libër
çdo ditë, mbaje me vete, mbaje mend dhe mos mendo
për “sisteme” apo teori të tjera. Nëse bën ashtu, do të
fillosh të dyshosh dhe të jesh jo i sigurtë dhe i lëkun-
dur në mendimet e tua dhe atëherë, do të fillosh të bësh
gabime. Pasi të kesh bërë mirë dhe të bëhesh i pasur, ju
mund të studioni sisteme të tjera aq sa të kënaqeni. Por
deri sa të jeni shumë i sigurtë se ju e arritët atë që e doni,
mos lexo tjetër të kësaj linje veç këtij libri, përveç atyre
që tha autori në parathënie. Dhe lexo vetëm komentet
më optimiste në lajmet botërore, ato në harmoni me
pikturën tënde. Gjithashtu mos u merr me investigimet
okuliste. Mos hulumto në theosophy (histori e filozo-
fisë), spiritualizëm apo studime farefisi. Është e mund-
shme që të vdekurit ende jetojnë dhe janë afër, por nëse
76
janë, lëreni ata rehat, merru me biznesin tënd. Kudo që
të jetë shpirti i të vdekurit, ata kanë punën e tyre për të
bërë dhe problemet e tyre për t’i zgjedhur dhe ne nuk
kemi të drejtë të interferojmë me ta. Ne nuk mund t’i
ndihmojmë ata dhe është shumë e dyshimtë nëse ata
mund të n’a ndihmojnë në, apo nëse kemi ndonjë të
drejtë të tejkalojnë në kohën e tyre. Lëri të vdekurit dhe
ata afër tyre rehat dhe zgjidhini vetë problemet tuaja.
Pasurohuni! Nëse fillon të përzihesh me okultin, juve
do të filloni të keni rryma mendore, të cilat me siguri do
t’i dërgojnë shpresat e tua në një anije të mbytur. Tani
ky dhe kapitujt e mëparshëm, n’a kanë sjellë neve në
deklaratën vijuese të fakteve bazike:
-‘ Është një material Mendues, nga i cili të gjithë sendet
janë krijuar dhe i cili, në gjendjen e tij origjinale, përha-
pet, penetron dhe përmbush gjithë hapësirat e brend-
shme të Universit. Mendimi në këtë substancë, prod-
hon sendin që është imagjinuar nga mendimi. Individi
mund të formojë sende në mendimet e tij dhe duke
fiksuar mendimin e tij drejtë Substancës së Paformë,
mund të shkaktojë që sendi për të cilin ai mendoi, të
krijohet.’
Që t’a bëjë këtë, njeriu njëherë duhet të kalojë nga
mendja konkurruese në atë kreative. Ai duhet të for-
mojë një pikture të qartë mentale të gjërave që do dhe
t’a mbajë këtë pikturë në mendimet e tij me qëllim të
fiksuar dhe me një BESIM të palëkundur se ai e fiton atë

77
që e do, duke mbyllur mendjen e tij kundrejtë gjithçkaje
që tenton t’a tundë Qëllimin e tij, t’a errësojë vizionin e
tij ose t’a shuajë besimin e tij. Dhe në përmbledhje të
gjithë kësaj, ne tani do të shohim që ai duhet të jetojë
dhe veprojë në Mënyrën e Duhur.

78
78
KAPITULLI XI

11.1. VEPRIMI NË MËNYRËN E DUHUR.

Mendimi është një fuqi kreative, ose një forcë shtytëse,


e cila shkakton fuqinë krijuese në veprim. Të menduarit
në Mënyrën e Duhur, do të sjellë pasurinë tek ju, por
nuk duhet të mbështetesh vetëm në mendim, duke mos
i dhënë kujdes veprimit personal. Ky është shkëmbi me
anë të të cilit shumë shkencëtarë të tjerë të metafizikës
dhe mendimtarë, takojnë fundosjen, dështimin e lid-
hjës me veprimin personal. Ne ende nuk kemi arritur
fazën e zhvillimit, edhe nëse supozojmë se një fazë e
tillë do të jetë e mundshme, të cilën njeriu mund të kri-
jonte direkt nga Substanca Paformë pa proçeset naty-
rore apo punën nga dora e njerëzimit. Njeriu nuk duhet
vetëm të mendojë por veprimet e tij personale duhet të
plotësojnë mendimin e tij.
Nëpërmjet mendimeve, ju mund të shkaktoni ar në
zemrat e maleve të nxitura ndaj jush, por nuk do t’i
vendosni minat vetes. Ju mund t’a përsosni veten, të
shndërroni në monedha krahët e shqiponjës dhe të
vini rrotull në kërkim të rrugës lëkundet në kërkim
të rrugëve në xhepin tuaj. Me anë të forcës shtytëse të
Shpirtit Suprem, çështjet e burrave do të urdhërohen

79
që të shkojë të minojë arin për ju dhe transaksionet e
biznesit të burrave të tjerë, do të drejtohen që ari të vij
tek ju dhe ju duhet të organizoni çështjet tuaja të bizne-
sit në mënyrë që të jeni të aftë t’a pranoni kur të vijë tek
ju. Mendimet e tua i bëjnë gjithë gjërat, e gjalla dhe jo
të gjalla që të punojnë për ju dhe t’u sjellin juve atë që
doni, por aktiviteti juaj personal duhet të jetë i tillë që ju
të merrni saktësisht çfarë doni kur ajo të vij tek ju. Mos
e pranoni atë si bamirësi, as mos e vidhni. Ju duhet t’i
jepni çdo njeriu më shumë valuta në përdorim, se sa që
ai u jep në vlerë të gatshme (para kesh).
Përdorimi shkencor i mendimit konsiston në formimin
e imazhit mental të qartë dhe të dallueshëm të asaj që ju
e doni, që të arrini shpejtë në qëllimin që të fitoni atë që
doni dhe t’a kuptoni me besim mirënjohës dhe fiton atë
që do. Mos u mundo t’i projektosh mendimet e tua në
ndonjë mënyrë misterioze ose okulte, me idenë që e ke
atë, del jashtë dhe bën gjëra për ty. Kjo është përpjekje
e humbur dhe do t’a dobësoje fuqinë tënde për të men-
duar me mendje të shëndoshë.
Veprimi i mendimit si të bëhesh i pasur, u sqarua plotë-
sisht në kapitujt e mësipërm. Besimi juaj dhe qëllimi
juaj, e impresionojnë pozitivisht vizionin tuaj mbi Sub-
stancën e Paformë e cila e ka të njëjtën DËSHIRË PËR
MË SHUMË JETË QË KE TI dhe ky vizion i marrë nga
ju, i përcakton të gjithë forcat kreative në punë, Bren-
da dhe Përmes Kanaleve të Rregullta të Aksionit por

80
të drejtuara nga ti. Nuk është pjesa jote të udhërrefesh
apo të mbikqyrësh proçesin kreativ. E gjitha që duhet
të bëni është të mbani vizionin tuaj, t’i ngjiteni qëllimit
tuaj dhe t’a ruani besimin dhe mirënjohjen tuaj.Por ju
duhet të veproni në Mënyrën e Duhur, në mënyrë që t’i
përshtateni asaj që është e juaja kur të vij tek ju. Kështu
që ju mund të takoni gjërat që i keni në fotografinë tuaj
e t’i vendosni në vendet e duhura të tyre kur të arrijnë.
Ju me të vërtetë mund t’a shihni të vërtetën e kësaj. Kur
gjërat të arrijnë tek ju, ato do të jenë në duart e njerëzve
të tjerë, të cilët do të kërkojnë një ekuivalencë për ta.
Dhe ju vetëm mund të merrni atë që është e juaja duke i
dhënë tjetrit atë që është e tija. Libri i xhepit tuaj nuk do
të transformohet në çantën me fat, e cila duhet gjithnjë
të jetë e mbushur me para pa asnjë përpjekje nga ana
juaj. Kjo është pika vendimtare në shkencën për t’u bërë
i pasur. Tamam këtu, ku mendimet dhe veprimet per-
sonale duhet të kombinohen. Ka shumë njerëz të cilët
me vetëdije apo pavetëdije, vendosin forcat kreative në
aksion nga forca dhe këmbëngulja e dëshirës së tyre por
që ngelën të varfër, sepse ata nuk sigurojnë pritjen e sen-
dit që e duan kur ai vjen. Nëpërmjet mendimeve, sendi
që e dëshiron është sjellë tek ju. Nëpërmjet veprimeve,
ju e merrni atë. Cilido qoftë aksioni, është evidente që
ju duhet të veproni TANI! Ku nuk mund të veproni në
të kaluarën, është esenciale deri në qartësi vizioni juaj
mendor, që ju të shkëpusni të kaluarën nga mendja juaj.
Ju nuk mund të veproni në të ardhmën, sepse e ardhmja
nuk është këtu ende. Dhe ju nuk mund të thoni sesa do
81
të doni të veproni në të ardhmën e rastësishme deri sa
kjo rastësi të arrijë.
Për shkak se ju nuk jeni në biznesin e duhur dhe në
mjedisin e duhur tani, mos mendoni se duhet t’i shtyni
veprimet tuaja deri sa të arrini në biznesin apo mjedisin
e duhur. Dhe mos shpenzo kohën me të tashmën që të
çojnë mendimet si në një kurs më të mirë për emergjen-
cat e të ardhmës. Beso në aftësitë e tua që t’i ballafaqosh
me çfarëdo emergjence kur të arrijnë. Nëse mund të
veprosh në të tashmen me mendjen tënde në të ardh-
mën, veprimet e tua prezente do të jenë me mendje të
ndarë dhe nuk do të jenë efikase. Vendose gjithë mend-
jen tënde në veprimet prezente. Mos i’a jep impulsin
Kreativ Substancës origjinale dhe pastaj të ulesh dhe të
presësh rezultat. Nëse vepron në këtë mënyrë, asnjëherë
nuk do t’i fitosh ato.
Vepro tani! Nuk ka tjetër kohë por TANI! Dhe nuk do
të ketë asnjëherë kohë tjetër pas TË TASHMËS. Nëse
duhet ndonjëherë të përgatitesh për pranimin e asaj që
e do, ti duhet të fillosh tani. Dhe veprimet e tua, çfarëdo
që të jenë, duhet të jenë të pëlqyeshme në biznesin pre-
sent apo punësimin dhe duhet të jetë mbi personat dhe
sendet në mjedisin present. Ti nuk mund të veprosh aty
ku nuk je, ti nuk mund të veprosh atje ku ke qenë dhe
nuk mund të veprosh atje ku do të shkosh, ti mund të
veprosh vetëm aty ku je.
Mos u merr me atë se puna e djeshme u bë mirë ose keq,

82
bëje punën e sotme mirë. Mos u mundo t’a bësh punën
e së nesërmes sot, do të ketë plot kohë t’a bësh atë kur të
arrish atje. Mos u mundo me mënyrë okulte apo mistike
të veprosh tek njerëzit apo gjërat që janë larg arritjes
tënde. Mos prit të ndryshojë mjedisi, para se të veprosh.
Gjej një shans nga mjedisi me veprim. Ti mund gjthsesi
të veprosh mbi mjedisin në të cilin që je tani, njëjtë si të
shkaktosh veten të transformohesh në një mjedis tjetër
më të mirë, por vepro mbi mjedisin prezent me gjithë
zemrën tënde, me gjithë fuqinë dhe me mendjen tënde.
Mos shpenzo kohë gjatë ditës të ëndërrosh apo të ndër-
tosh kështjella, qëndro mbi një vizion të asaj që do dhe
vepro TANI! Mos u hidh në kërkim të gjërave të reja që
do t’i bësh, ose të disa gjërave të çuditshme jo të zakon-
shme ose veprime të shquara, që t’i performosh si hapi
i parë drejtë pasurisë. Është e mundshme që aksionet
tuaja për së paku për një kohë të vijnë, do të jenë ato
që i ke mësuar në të shkuarën, por ju duhet të filloni
tani t’i mësoni këto veprime në një mënyrë të Caktuar,
e cila me siguri do t’u bëjë të pasur. Nëse jeni të lidhur
me ndonjë biznes dhe e ndjeni se nuk është i duhuri për
ju, mos prit deri sa të futeni në biznesin e duhur që të
filloni të veproni.
Mos u dekurajo, ose të ulesh dhe të vajtosh sepse ti nuk
e ke vendin e duhur. Asnjë njeri ndonjëherë nuk ka qenë
në vend të gabuar, por ai nuk ka gjetur vendin e duhur
dhe asnjë njeri nuk është përfshirë në biznesin e gabuar
ndonjëherë, por ai mund të arrijë në biznesin e duhur.

83
Mbaje vizionin e vetes tënde në biznesin e duhur, me
qëllim që të arrish tek ai dhe më besimin se do t’a ar-
rish atë dhe që jeni brenda tij, por vepro në biznesin e
tanishëm. Përdor biznesin e tanishëm si një kuptim për
marrjen e një më të miri dhe përdore mjedisin e tan-
ishëm, gjithashtu si një kuptim për marrjen e një më të
miri. Vizioni juaj për biznesin e duhur, nëse mbahet me
besim dhe qëllim, do të shkaktojë që Supremja të lëvizë
biznesin e duhur drejtë jush dhe veprimet e tua, nëse
performohen në Mënyrën e Duhur, do t’u shkaktojë të
lëvizni drejtë biznesit. Nëse je i punësuar apo me pagë
dhe ndiheni se ju duhet të ndryshoni vendin me qëllim
të fitoni atë që doni, mos i projektoni mendimet tuaja
në hapësirë dhe të mbështeteni tek ato, që t’u gjejnë një
punë tjetër. Mund të dështosh nëse bën ashtu. Mbaje
vizionin për vete, për punën që do, përderisa VEPRO-
NI me besim dhe qëllim në punën që e keni dhe ju sig-
urisht, do të fitoni punën që doni. Besimi dhe vizioni
juaj do të përcaktojë forcën kreative në lëvizje dhe t’a
sjellë atë drejtë jush dhe veprimet e tua do të shkakto-
jnë forcë në mjedisin tënd, që të lëvizin drejt jush, në
vendin që doni. Duke mbyllur këtë kapitull, do të shto-
jmë edhe një deklaratë në konspektin tonë;
-‘Është një material mendues nga i cili të gjitha gjërat
janë bërë dhe e cila në gjendjen e saj origjinale përha-
pet, penetron dhe mbush të gjithë hapësirat e brend-
shme të universit. Mendimi në këtë substancë, prodhon
sendin që është imagjinuar nga mendimi.

84
Njeriu mund të formojë sende në mendimet e tij dhe
duke ngulitur mendimet drejtë Substancës së Paformë,
mund të shkaktojë sendin për të cilin mendon të kri-
johet. Me qëllim që t’a bëjë këtë, ai duhet të kalojë nga
mendja konkurruese në mendjen krijuese. Duhet të
formojë një pikturë të qartë mentale të gjërave që do
dhe t’a mbajë atë pikturë në mendimet e tij, me QËL-
LIMIN e fiksuar për të marrë atë që do dhe me BES-
IMIN e palëkundur se ai e fiton atë që do, duke mbyl-
lur në mendjen e tij të gjithë ato që mund t’a lëkundin
qëllimin e tij, që errësojnë vizionin e tij, ose që shuajnë
besimin e tij. Që ai t’a pranojë atë që e do kur të vij,
njeriu duhet të veprojë Tani mbi njerëzit dhe gjërat në
mjedisin prezent.

85
86
KAPITULLI XII

12.1. VEPRIMI EFIKAS

Ti duhet t’i përdorësh mendimet e tua ashtu siç ju drej-


tuam në kapitujt e kaluar dhe të fillosh të veprosh atë që
mund të bësh aty ku je dhe ti duhet të bësh GJITHÇ-
KA që mund të bësh, aty ku je. Ti mund të avancosh
vetëm nëse bëhesh më i madh se ai që je në vendin e
tanishëm dhe asnjë njeri nuk është më i madh se vendi
prezent i cili i lë pa i bërë punët që kanë të bëjnë me
atë vend. Bota është e avancuar vetëm nga ato që më
shumë e mbushin vendin e tyre të tanishëm. Nëse as-
një njeri nuk do t’a mbushte vendin e tij present, do të
shikoni që gjithçka do të shkonte mbrapsht. Ata që nuk
e mbushin mirë vendin e tyre, janë peshë vdekjeprurëse
e shoqërisë, qeverisë, tregut dhe industrisë. Ata duhet
të mbahen nga të tjerë me shpenzime të medha. Pro-
gresi i botës është i vonuar vetëm nga ata të cilët nuk e
mbushin vendin që e mbajnë. Ata i takojnë erës së vjetër
dhe një fazë më të ulët, apo plani i jetës dhe tendenca
e tyre është drejtë degjenerimit. Asnjë shoqëri nuk do
të përparonte nëse çdo njeri është më i vogël se vendi i
tij. Evolucioni social është i udhëzuar nga ligji i evolu-
cionit fizik dhe mental. Në botën e kafshëve evolucioni
shkaktohet nga aksesi i jetës. Kur një organizëm ka më

87
shumë jetë se sa aq sa mund të paraqitet në funksionet
e planit të vet, zhvillohen organe të një plani më të lartë
dhe specie të tjera formohen.
Nuk do të kishte asnjëherë specie të reja nëse nuk do
të kishte organizma të cilët më shumë seç duhet, e
mbushin vendin e tyre. Ligji është saktësisht i njëjtë për
ju. Pasurimi juaj varet nga aplikimi i këtyre principeve
në punët tua.
Çdo ditë është, ose ditë e sukseshme ose ditë dështimi.
Është e suksesshme nëse merr atë që do. Nëse çdo ditë
është dështim, ti asnjëherë nuk do të bëhesh i pasur,
ashtu sikurse nëse çdo ditë është sukses, ti nuk mund të
dështosh që të bëhesh i pasur. Nëse ka diçka që mund
të bëhet sot dhe ti nuk e bën atë, ti ke dështuar përsa i
përket asaj pune dhe pasojat mund të jenë më katastro-
fike se ajo që ti mund të imagjinosh. Ti nuk mund të
parashohësh rezultatet edhe të aktit në TRIVIAL (pa
rëndësi). Ti nuk i di punët e të gjithë forcave të cilat janë
vënë në lëvizje për të mirën tënde. Shumë nga këto do
të varen nga veprimi yt i thjeshtë. Mund të jenë shumë
gjëra që ju hapin juve dyert drejtë mundësive në për-
parime të mëdha. Ti asnjëherë nuk mund t’i dish të gji-
tha kombinimet të cilat Inteligjenca Supreme i bën për
ju në botën e sendeve dhe në marrëdhëniet humane.
Ju NEGLIZHONI ose dështoni të bëni diçka të vogël e
cila mund të shkaktojë një zgjatje të marrjes të asaj që
do. Bëj çdo ditë GJITHÇKA që mund të bësh atë ditë.

88
Aty ka, sidoqoftë, limit ose kualifikim nga lartë, të cilin
duhet t’a marrësh në konsideratë. Ti nuk je që të punosh
më shumë seç duhet, e as të shpejtosh me symbyllur në
biznesin tënd me përpjekje për të bërë shumë gjëra të
mëdha në një kohë shumë të shkurtër. Ju nuk jeni që të
mundoheni të bëni punën e së nesërmes sot, e as të bësh
punën e një jave për një ditë. Nuk është numri i punëve
që bën, por EFIKASITETI i çdo veprimi të veçantë që
numërohet!
• Çdo akt në vetëvete, është ose sukses ose dështim!
• Çdo akt është në vetëvete ose efektiv ose jo efektiv!
Çdo akt jo efektiv është dështim dhe nëse shpenzon
jetën tënde duke bërë akte joefikase, e gjithë jeta jote do
të jetë një dështim. Sa më shumë gjëra që bën, më keq
për ju, nëse të gjithë aktet janë joefikase. Nga ana tjetër,
çdo akt efektiv është sukses në vete dhe nëse çdo akt në
jetën tuaj është efikas, gjithë jeta juaj DUHET të jetë një
sukses. Shkaku i dështimit është bërja e shumë gjërave
në mënyrë jo efikase dhe mos bërja e shumë gjërave në
mënyrën efikase. Ju do të shihni se është një propozim
vetë evident, se nëse nuk bën veprime joefikase dhe bën
një numër të konsiderueshëm veprimesh efikase, ti do
të bëhesh i pasur. Nëse tani është e mundshme për ju
të bëni çdo akt një akt efikas, do të shihni përsëri që
të pasurohesh, është reduktuar në një shkencë e saktë
si matematika. Tani çështja kthehet tek pyetja nëse ti
mund t’a bësh çdo akt të veçantë, një akt të suksesshëm

89
në vetvete. Dhe ti me siguri mund t’a bësh këtë. Ti
mund t’a bësh çdo akt të suksesshëm, sepse e GJITHË
FUQIA punon për ju dhe e GJITHË FUQIA nuk mund
të dështojë. Fuqia është në shërbimin tuaj dhe për të
bërë çdo veprim efecient, të duhet vetëm të vendosësh
fuqi në të.
Çdo akt është i fortë apo i dobët dhe kur çdo kush është
i fortë, ju jeni duke vepruar në Mënyrën e Duhur, e
cila do t’u bëjë të pasur. Është tek kjo pikë kur njerëzit
dështojnë, të cilët i ndajnë fuqinë mentale nga veprimi
personal. Ata e përdorin fuqinë e mendjes në një vend
dhe në një kohë dhe ata veprojnë në një vend tjetër
dhe në një kohë tjetër. Pra aktet e tyre nuk janë të suk-
sesshme. Ato janë jo efikase. Por nëse e GJITHË FU-
QIA shkon në çdo akt, pa marrë parasysh se sa vend i
përbashkët, çdo akt do të jetë i suksesshëm në vetvete
dhe ashtu siç është në natyrën e gjërave, çdo sukses hap
dyer për suksese të tjera, ju progresoni drejt asaj që ju e
doni, do të rriteni shumë shpejtë.
Mbaje mend se veprimi i suksesshëm është kumula-
tiv në rezultate. Pasi dëshira për më shumë jetë është
trashëguese në gjithçka, kur njeriu fillon të lëvizë drejtë
një jete të zgjeruar, tërheq më shumë gjëra dhe influ-
enca e dëshirës shumëfishohet.
Bëj çdo ditë gjithë atë që mund të bësh atë ditë dhe
bëje çdo veprim në mënyrë efikase. Duke ju thënë se ju
duhet të mbani vizionin tuaj përderisa e bëni çdo akt,

90
qoftë me rëndësi, apo i zakonshëm, nuk po mendoj të
them se është e nevojshme që gjatë gjithë kohës të shih-
ni vizionin e dukshëm në detajet më të vogla. Duhet
të jetë punë e kohës tuaj të lirë për të përdorur imagji-
natën tuaj në detajet për vizionit tuaj dhe t’i sodisni
ata deri sa ata janë me vulë të fiksuara në memorien
tuaj. Nëse dëshironi rezultate të shpejta, shpenzo gjithë
kohën e lirë në praktikimin e kësaj. Me anë të soditje-
ve të vazhdueshme, ju do të fitoni fotografinë e asaj që
doni, edhe në detajet më të vogla, aq vulosur të fiksuar
në mendjen tuaj dhe ajo e kompletuar në Substancën e
Paformë, që në orët e punë ju nevojitet vetëm mental-
isht t’i referoheni fotografisë për të stimuluar besimin
dhe qëllimin tuaj dhe të shkaktoni atë që përpjekja juaj
më e mirë t’a vendosë atë. Vështroje pikturën tënde në
orët e lira deri sa vetëdija juaj është e mbushur me të, aq
sa ju mund ta kuptoni aty për aty. Ju do të bëheni shumë
entuziaste me premtimet e ndritura të saj, aq sa edhe
mendimi më i vogël për të, thërret të gjitha energjitë
me të fuqishme të gjithë qenies tënde. Le të përsërisim
edhe njëherë konspektin tonë dhe me një ndryshim të
vogël të deklaratës përmbyllëse, t’a sjellim në pikën që
kemi arritur deri tani.
-‘Është një material mendues nga i cili të gjitha gjërat
janë bërë dhe e cila në gjendjen e saj origjinale, për-
shkon dhe penetron, mbushë të gjitha pjesët e brend-
shme të universit. Mendimi në këtë substancë, prodhon
sendin i cili është imagjinuar nga mendimi.

91
Njeriu mund të formojë sende në mendimet e tij dhe
nëpërmjet fiksimit në këtë mendim nga substanca e pa-
formë mund të shkaktojë sendin të cilin e mendon të
krijohet.
Me qëllim që t’a bëj këtë, njeriu duhet të kalojë prej
mendimit konkurrues drejt mendimit kreativ. Ai duhet
të formojë pikturën të qartë mendore për sendin që e
do dhe me besim dhe qëllim, të bëj gjithçka që mund
të bëj çdo ditë dhe të bëj gjëra të veçanta në mënyrë
efikase.’

92
KAPITULLI XIII

13.1. GJETJA E BIZNESIT TË DUHUR

Suksesi, në çdo biznes partikular, varet për diçka nga


fakultetet që ti i posedon dhe që kërkohen për atë bi-
znes. Pa një fakultet të mirë të muzikës, asnjë nuk mund
të jetë mësues i mirë i muzikës. Pa një fakultet të mirë të
mekanikës, askush nuk arkivon sukses të madh në çdo
treg mekanik. Pa takt dhe fakultet komercial, asnjë nuk
mund të ketë sukses në kërkim të tregtisë. Por posedimi
një fakulteti të kërkuar ne profesionin tënd partikular,
nuk të siguron të pasurohesh. Ka muzikantë që kanë
talent të shquar dhe të cilët ende janë të varfër. Ka dhe
njerëz të tjerë që kanë aftësi të shkëlqyera mekanike por
të cilët nuk pasurohen dhe aty ka tregtarë me fakultet
të mirë në marrëdhëniet me njerëz që nuk dështojnë
asnjëherë. Fakultetet e ndryshme janë mjete. Është es-
enciale të kesh mjete të mira, por është gjithashtu esen-
ciale, që mjetet duhet të përdoren në mënyrën e duhur.
Një njeri mund të marrë një pamje të mprehtë, katror,
një plan të mirë e kështu me rradhë dhe të ndërtojë një
mobilje të bukur. Tjetri mund të marrë të njëjtat mjete
dhe të punojë për dublikimin e artikullit, por prodhimi
i tij do të jetë pa vlerë. Ai nuk e di se si t’i përdorë mjetet
e mira në mënyrë të suksesshme. Fakultetet e ndryshme

93
në mendjen tuaj janë mjete me të cilat ju duhet të bëni
punën e cila ju pasuron. Do të jetë më e lehtë për ju të
keni sukses nëse hyni në një biznes për të cilin ju jeni
mirë të informuar me mjete mentale.
Në përgjithësi, ju do të bëni më të mirën me atë biznes,
i cili do t’i përdorë fakultetet tuaja më të forta. Ai për të
cilin ju përshtateni më mirë natyralisht. Por edhe aty ka
kufizime të kësaj deklarate gjithashtu. Asnjë njeri nuk
duhet lidhë prirjen e tij si të fiksuar nga tenderat me të
cilat ai ka lindur. Ju mund të bëheni të pasur në ÇDO
biznes, nëse nuk e keni talentin e dhënë, mund t’a zh-
villoni atë talent. Kjo do të thotë t’i bëni mjetet tuaja
ndërkohë që ecni, në vend që t’i vërtetosh vetës atë tal-
ent me të cilin ti ke lindur. Do të jetë e LEHTË për ju të
keni sukses në profesionin për të cilin tashmë ke talent
të zhvilluar mirë, por ju MUND të keni sukses në çdo
profesion, ku mund të zhvilloni çdo talent rudimentar
dhe nuk ka talent në të cilin gjenden pak pjesë rudimen-
tare. Ju do të bëheni i pasur më lehtë në pikën e përp-
jekjes, nëse e bën atë e cila të shkon më shumë. Por ju
do të bëheni i pasur më i kënaqur nëse e bëni atë të cilën
DËSHIRONI t’a bëni. Të bësh atë çfarë do të bësh është
jetë dhe nuk ka kënaqësi reale të të jetuarit nëse ne jemi
të detyruar që gjithmonë të bëjmë atë që nuk n’a pëlqen
t’a bëjmë dhe asnjëherë të mos bëjmë atë që ne duam.
Dhe sigurisht që ju mund të bëni atë që ju doni. Dëshira
për t’a bërë është prova se ju e keni fuqinë me vete e cila
mund t’a bëjë. Dëshira është manifestimi i fuqisë.

94
Dëshira për të luajtur muzikë është fuqia e cila mund
të luajë muzikë duke kërkuar shprehim dhe zhvillim.
Dëshira për të shpikur pajisje mekanike, është talenti
mekanik që kërkon shprehim dhe zhvillim. Aty ku nuk
ka fuqi, qoftë i zhvilluar apo i pa zhvilluar, për të bërë
diçka, aty nuk ka ndonjë dëshirë për t’a bërë atë dhe aty
ku ka dëshirë të fortë për të bërë diçka, është prova e
fortë se fuqia për t’a bërë është e fortë dhe vetëm kërkon
të zhvillohet dhe aplikohet në mënyrën e duhur. Të gji-
tha gjërat e tjera barazohen. Është më mirë të selektosh
biznesin për të cilin ju e keni më të zhvilluar talentin.
Por nëse ke një dëshirë të fortë të lidhësh me ndonjë
linjë të një punë partikulare, ti duhet të zgjedhesh atë
punë si një qëllim të fundit të cilin ti e do. Ju mund
të bëni atë që doni të bëni dhe është e drejta juaj dhe
privilegj të ndjekësh biznesin ose hobin i cili do të jetë
më kongjenial dhe i kënaqshëm. Ju nuk jeni të obliguar
të bëni atë që nuk doni të bëni dhe nuk duhet t’a bëni
përveç në rastet kur ajo do t’u dërgoj juve tek ajo çfarë
ju doni të bëni.
Nëse ka gabime të së kaluarës, pasojat e të cilave ju
kanë vendosur në biznesin apo mjedisin e padëshiruar,
ndoshta për një kohë do të jeni i obliguar të bëni atë
që nuk ju pëlqeni të bëni. Por mund t’a bëni punën të
kënaqshme, duke ditur se është e mundur për ju të ar-
rini deri tek puna që ju doni të bëni. Nëse ju ndjeheni
se nuk jeni në profesionin e duhur, mos veproni me
ngut që të shkoni tek një profesion tjetër. Mënyra më

95
e mirë në përgjithësi për të ndryshuar mjedisin apo bi-
znesin, është nëpërmjet rritjes. Mos u frikësoni të bëni
një ndryshim të papritur dhe radikal, nëse mundësia
është paraqitur dhe ndjeheni konsideratën se kjo është
mundësia e duhur, por mos ndërmerrni veprime të pa-
pritura dhe radikale nëse dyshoni, se kjo është urtësia e
të bërit. Nuk ka nxitime në planet krijuese dhe nuk ka
mungesa të mundësive.
Kur ju dilni jashtë nga mendja kompetitive (konkur-
ruese), ju do t’a kuptoni se asnjëherë nuk keni nevojë
të veproni me ngut. Askush nuk do t’u mund në gjërat
që ju doni të bëni. Ka mjaftueshëm për të gjithë.Nëse
një hapësirë është marrë, një tjetër edhe më e mirë do
të hapet për ju pak më tutje. Ka kohë sa të duash! Kur
ju jeni në dyshim, pritni. Kthehuni përsëri tek soditja
e vizionit tuaj dhe rrit besimin dhe qëllimin tënd dhe
mbi të gjitha, në kohët e dyshimit dhe të pavendossh-
mërisë, kultivoni Mirënjohjen.
Një ditë ose dy harxhojni me soditjen e vizionit për
atë që do dhe me seriozitet falenderohu se ju jeni
duke e marrë, do t’u sjellë mendjen tuaj në një lidhje
kaq të afërt me Supremën, sa ju nuk do të gaboni, kur
të veproni. Egziston një mendje e cila di gjithçka që
duhet ditur dhe mund të afrohesh afër unitetit me këtë
mendje, me besim dhe qëllim, përparimin në jetë, nëse
ke mirënjohje të thellë. Gabimet vijnë nga veprimet e
nxituara, ose nga veprimi me frikë dhe dyshim, ose me

96
harrimin e Motivit të Drejtë, i cili është më shumë jetë
për të gjithë dhe me pak për askënd. Përderisa shkoni
në Mënyrën e Duhur, mundësitë do të vijnë tek ju në
një numër të madh dhe ju keni nevojë të jeni shumë të
qëndrueshem në besimin dhe qëllimin tuaj dhe të rrini
në lidhje të afërt me të gjithë mendjen duke u ndjerë
mirënjohës. Bëni gjithçka që të mundeni në mënyrë
perfekte çdo ditë, por bëje pa nxitim, brengë apo frikë.
Shko aq shpejtë sa mundesh, por asnjëherë mos nxito.
Mbaje mend se në momentin që do të filloni të nxitoni,
ju do të pushoni së qeni kreativ dhe do të filloni të jeni
konkurrues. Ju ktheheni përsëri te plani i vjetër. Kurdo
që të gjeni veten në nxitim, qëndroni pak. Përqëndro-
jeni vëmendjen në imazhin mental të sendit që doni dhe
filloni të falenderoni sikur jeni duke e marrë atë. Ush-
trimi i MIRËNJOHJES asnjëherë nuk do të dështojë në
forcimin e besimit tuaj dhe rifreskimin e qëllimit tuaj.

97
98
KAPITULLI XIV

14.1. PËRSHTYPJA E RRITJES

Kurdo që ju ndryshoni profesionin tuaj ose jo, veprimet


tuaja për të tashmen, duhet të jenë ato që kanë të bëjnë
me biznesin me të cilin tani je lidhur. Mund të hyni në
biznesin që doni, duke bërë përdorim konstruktiv të
biznesit në të cilin momentalisht e ke themeluar, duke
bërë punën ditore në Mënyrën e Duhur. Dhe për aq
kohë sa biznesi juaj ka të bëjë me individë të tjerë, qoftë
personalisht apo me letra, mendimi Çelës i të gjitha
përpjekjeve të tua, duhet të jetë përcjellja në mendjen e
tyre, e përshtypjes së rritjes.
Rritja është ajo që të gjithë burrat dhe gratë e kërkojnë,
është nxitja e Inteligjencës së Paformësuar, brenda tyre,
duke kërkuar një shprehje të plote. Dëshira për rritje
është e qenësishme në të gjithë natyrën. Është impuls
fondamental i Universit.
Të gjitha aktivitetet njerëzore bazohen në dëshirën për
rritje. Njerëzit kërkojnë më shumë ushqim, më shumë
veshje, strehim më të mirë, më shumë luks, më shumë
bukuri, më shumë dituri, më shumë kënaqësi, rritje në
diçka, më shumë jetë. Çdo gjë që jeton është nën këtë
nevojshmëri për përparim të vazhdueshëm. Ku rritja e

99
jetës pushon, shpërbëhet dhe vdes aty për aty. Njeriu in-
stiktivisht e di këtë dhe kështu ai përgjithmonë kërkon
më shumë. Ky ligj i rritjes së përjetshme është përcak-
tuar nga Jezusi në shëmbëlltyrën e talentëve. Vetëm ata
që fitojnë më shumë, mbajnë ndonjë. Nga ai që ka, mos
ja merr atë që ka.
Dëshira normale për rritje të pasurisë nuk është një e
keqe ose e dënueshme. Është thjeshtë dëshirë për një
jetë më të bollshme, është aspirative. Për arsye se është
instikti më i thellë i natyrës së tyre, të gjithë burrat dhe
gratë tërhiqen nga ai i cili mund t’u jap atyre më shumë
kuptim për jetën. Duke ndjekur Mënyrën e Duhur ash-
tu siç është përshkruar në faqet paraprake, ju fitoni një
rritje të vazhdueshme për vetveten dhe ju u’a jepni atë
të gjithë atyre, me të cilet punoni. Ti je një qendër krea-
tive dhe ti po u’a jep atë mënyrë të gjithëve, me të cilët
je në kontakt.
Sigurohu për këtë dhe përcille sigurinë e këtij fakti tek
çdo burrë, grua dhe fëmijë, kur ju bieni në kontakt. S’ka
rëndësi sa i vogël është transaksioni, madje edhe nëse
shitja e një shkopi me karamele një fëmije të vogel, ven-
dos mendimin e rritjes dhe sigurohu që konsumatori
të jetë impresionuar me mendimin. Përcillni përshtyp-
jen e përparimit me çdo gjë që bëni, kështu që gjithë
njerëzit do të marrin përshtypjen, se ju jeni një Njeri i
avancuar dhe ju avanconi të gjithë qe kanë të bëjnë me
ju. Edhe njerëzit, që i takon në mënyrë shoqërore, pa

100
asnjë mendim biznesi dhe të cilëve ti nuk mundohesh
që t’u shesësh diçka, jepi mendimin e rritjes. Ju mund
t’a përcillni këtë përshtypje duke mbajtur në vete një be-
sim të palëkundur, se vetë ti je në Rrugën e Rritjes dhe
duke lejuar që ky besim të frymëzojë,të mbushë dhe të
përshkruajë çdo veprim. Bëni gjithçka që formon një
bindje më të fortë, se ju jeni një personalitet i përparuar
dhe se ju i jepni përparim të gjithëve. Ndjehu se je duke
u pasuruar dhe duke bërë kështu, ju i bëni edhe të tjerët
të pasur dhe jepni përfitime për të gjithë.
Mos u krenoni apo mos u mburrni me suksesin tuaj
ose të flisni pa nevojë. Besimi i vërtetë asnjëherë nuk
është mendjemadh. Kudo që të gjesh një person mend-
jemadh, ju do të gjeni një person që në fshehtësi është
gjithë dyshime dhe i frikësuar. Thjeshtë, ndjeje besimin
dhe lëre të punojë për ty në çdo transaksion. Lejo çdo
vepër dhe tonalitet, shiko shprehjen me siguri të qetë se
ju po bëheni i pasur, se tashmë jeni i pasur.
Fjalët nuk do të jenë të nevojshme që të u’a komunikoni
të tjerëve, ato do t’a ndjejnë sensin e rritjes, kur të jenë
në prezencën tënde dhe do të jenë të tërhequr tek ju
përsëri.
Ti duhet të lësh përshtypje tek të tjerët, ata do t’a ndje-
jnë kur të shoqërohen me ju, se do të rrisin veten e tyre.
Shiko që t’u jepni një vlerë më të madhe të përdorshme,
se sa vlera kesh që merrni nga ato.

101
Krenohu me ndershmëri duke bërë këtë dhe lejo çdo
individ t’a dijë këtë dhe nuk do të kesh mungesë të kon-
sumatorëve. Njerëzit do të shkojnë atje ku ju jepet rritje
dhe Supremja e cila dëshiron rritje në gjithçka dhe e
cila i di të gjitha, do të lëvizë tek ju, burra dhe gra për
të cilët asnjëherë nuk kanë dëgjuar për ju. Biznesi juaj
do të rritet me shpejtësi dhe ju do të habiteni nga fitimi
i madh që do të vijë tek ju. Dhe nga dita në ditë, ju do
të jeni në gjendje të bëni kombinime më të mëdha, të
siguroni përparime më të mëdha dhe të shkoni në një
profesion më të pëlqyeshëm nëse doni.
Por duke bërë të gjitha këto, ju asnjëherë nuk duhet të
humbisni shikimin e vizionit tuaj për atë që e doni, apo
besimin dhe qëllimin për të fituar atë që doni. Më lejoni
t’u jap edhe një fjalë të kujdesit në lidhje me motivet.
Kujdes nga tundimi i fshehtë që të kërkoni pushtet mbi
njerëzit e tjerë.
Asgjë nuk është më e këndshme për mendjen e paform-
uar apo pjesërisht të zhvilluar, ashtu siç janë ushtrimet
e fuqisë ose pushteti mbi të tjerët. Dëshira për të drej-
tuar plotësimin egoist, ka qenë mallkim i botës. Për vite
të panumëruara, Mbretërit dhe Lordët kanë përmbytur
tokën me gjakë, me betejat e tyre për të zgjeruar domin-
imet e tyre. Kjo jo për të kërkuar më shumë jetë per
të gjithë, por për të fituar më shumë fuqi për vetveten.
Sot, motivi më i lartë në botën e biznesit dhe industrisë,
është i njëjtë. Njerëzit rradhisin armatat e tyre të dol-

102
larëve dhe i lënë jetët dhe zemrat e miliona njerëzve në
të njëjtën luftë të çmendur, për pushtet mbi të tjerët.
Mbretërit komercial si dhe mbretërit e politikës, janë
te inspiruar nga epshi për pushtet. Jezusi pa në këtë
dëshirë për zotërimin e impulseve lëvizëse, kur Djalli
kërkoi përmbysjën. Lexo kapitullin XXIII të Matteu
dhe shiko se si, Ai pikturoi lakminë e farefisit të qua-
jtur “master” në vendet më të larta, dominimin mbi të
tjerët dhe hedhë baltë mbi kurrizin e atyre më me pak
fat dhe vini re si Ai e krahason këtë epsh, për sundim,
me kërkimin vëllazëror dhe për të mirën e përbashkët,
të cilën ai e quan Dishepujt e Tij. Kërko sprovën për
autoritet, për t’u bërë “master”, të konsiderohesh si ai
që është mbi kopenë e përbashkët, të impresionosh të
tjerët, me një shfaqje bujare, e kështu me rradhë.
Mendja që kërkon zotërim mbi të tjerët është mend-
ja konkurruese dhe mendja konkurruese nuk është
mendje kreative. Me qëllim që të zotërosh mjedisin dhe
fatin tënd nuk është aspak e nevojshme, që ti duhet të
sundosh mbi të tjerët dhe në të vërtetë, kur ti bie në
luftëra për vende më të larta, ti fillon të pushtohesh nga
fati dhe mjedisi dhe pasurimi yt bëhet çështje shansi
dhe spekulimi.
Kujdes nga mendja konkurruese! Asnjë deklaratë më e
mirë për principin e veprimit kreativ, nuk mund të for-
mulohet sesa deklarata e të ndjerit Jones of Telido tek
“Golden Rules” (rregullat e arta);
-“Ajo çfarë unë dua për vetveten,e dua për të gjithë!”

103
104
KAPITULLI XV

15.1. NJERIU I AVANCUAR.

Atë çfarë thashë në kapitullin paraprak, aplikohet aq


mirë si te njeriu profesional, si te ai me pagë, edhe te
njeriu i cili është i lidhur në biznesin e tregtisë.
S’ka rëndësi se je mjek, mësues apo klerik, nëse mund
të japësh rritje të jetës tek të tjerët dhe t’i bësh ata të
ndjeshëm për këtë fakt, ata do të jenë të tërhequr nga
ju dhe ti do të pasurohesh. Mjeku i cili mban vizionin
e tij si një shërues i madh dhe i suksesshëm dhe i cili
punon në drejtim të realizimit të këtij vizioni me besim
dhe qëllim, si e përshkruam në kapitullin paraprak, do
të vij në kontakt të tillë, të ngushtë me Burimin e Jetës,
që do të jetë i suksesshëm në mënyrë fenomenale. Pa-
cientët do të shkojnë tek ai me turma. Askush nuk ka
më shumë mundësi të mbajë efektet nga ky libër se sa
një praktikant i mjekësisë. Nuk ka lidhje se cilës shkolle
i përket. Principi i shërimit është i përbashkët për të
gjithë dhe mund të arrihen njëjtë për të gjithë. Njeriu
i avancuar në mjekësi, i cili mban një imazh të qartë
suksesi për veten dhe i cili u bindet ligjeve të besimit,
qëllimit dhe mirënjohjes, do të shërojë çdo rast shërimi
që do të marrë, pa marrë parasysh se çfarë ilaçesh ai do

105
të përdorë. Në fushën e fesë, bota ulëret për klerikë të
cilët mund t’i mësojnë dëgjuesit e tyre për shkencën e
vërtetë të jetës së bollshme. Ai i cili i magjistron detajet
e shkencës për t’u pasuruar, bashkë me shkencën aleate
të të qenurit mirë, të fituarit të dashurisë dhe i cili, i më-
son këto detaje nga klerikët, nuk do të ketë mungesë të
mbledhjes. Ky është ungjilli për të cilin ka nevojë bota,
që do t’i japë një rritje të jetës dhe njerëzit do të dëgjo-
jnë me kënaqësi dhe do t’i jap një mbështetje liberale
njeriut, i cili do t’a sjellë këtë tek ata.
Ajo çfarë nevojitet tani është demostrimi i shkencës së
jetës nga një klerik. Ne i duam Predikuesit të cilët nuk
n’a tregojnë se si, por ata të cilët me personalitetin e tyre
n’a tregojnë se si. Ne kemi nevojë për predikues që vetë
janë të pasur, të shëndetshëm, të mëdhenjë, të dashur,
të n’a mësojne, si t’i arrijmë këto gjëra dhe kur ai të vijë,
do të gjejë shumë ndjekës. E njëjta gjë qëndron për
mësuesin i cili mund t’i frymëzojë fëmijët me besimin
dhe qëllimin për përparime në jetë. Ai asnjëherë nuk
do të ngelet pa punë. Dhe çdo mësues që ka këtë besim
dhe qëllim, mund t’u jap këtë nxënësve të tij. Ai nuk i
ikën dhënies nëse ajo është pjesë e jetës së tij dhe prak-
tikës gjithashtu. Ajo çfarë është e vërtetë për mësuesin,
predikuesin dhe mjekun, është e vërtetë dhe për avoka-
tin, dentistin, njeriun që punon në Pasurimin e Vërtetë,
agjentin e sigurimeve dhe për të gjithë.
Ky veprim i kombinuar mental dhe personal që është

106
përshkruar, është i pagabueshëm, nuk mund të dështo-
jë. Çdo burrë dhe grua, që i ndjekë këto instuksione në
mënyrë të vazhdueshme, me këmbëngulje dhe në letër
do të bëhet i pasur. Ligji i Rritjes së jetës është në mënyrë
matematikore i caktuar në operimet e tij, njësoj si Ligji i
Gravitetit. Të bëhesh i pasur është një shkencë ekzakte.
Edhe ata që paguhen me pagë, do t’a gjejnë këtë si të
vërtetë për veten si edhe çdo kush tjetër që përmendet.
Mos u ndje se nuk ke shanse të bëhesh i pasur, sepse je
duke punuar diku ku nuk ka një mundësi të dukshme
për përparim, ku rrogat janë të vogla dhe kostoja e
jetesës e lartë. Formo vizionin e qartë të asaj që do dhe
fillo të veprosh me besim dhe qëllim. Bëje gjithë punën
që mund të bësh, çdo ditë dhe bëje çdo pjesë të punës në
mënyrë perfekte. Vendos fuqinë e suksesit dhe qëllimin
të bëhesh i pasur në çdo gjë që ti bën. Por mos e bëj këtë
thjeshtë, me idenë që t’i bësh favor punëdhënësit, me
shpresën se ai ose ato që janë mbi ju, do të përmendin
punën tuaj të mirë dhe do t’u avancojnë. Nuk ka shanse
që ata do të veprojnë ashtu.
Njeriu që është thjeshtë “një punëtor i mirë”, që mbushë
vendin e tij me aftësitë e tij më të mira dhe është i
kënaqur me të, është i vlerësuar nga punëdhënësi i tij
dhe nuk është në interesin e punëdhënësit t’a ngrejnë në
pozitë atë. Ai është më i vlefshëm aty ku është.
Për të siguruar avancimin, diçka më shumë është e
nevojshme sesa të jesh më i madh se vendi yt i punës.

107
Njeriu i cili është i sigurtë për të përparuar, është ai, i
cili është shumë i madh për vendin e tij dhe i cili ka një
koncept të qartë, të asaj që çfarë do të bëhet, ai i cili di
se mund të bëhet ajo që do të bëhet dhe, i cili është i
determinuar të bëhet, ai që dëshiron të bëhet.
Mos u mundo vetëm t’a mbash vendin tënd prezent, me
shikimin që të kënaqësh punëdhënësin tënd, bëje atë
me idenë të avancosh vetveten. Mbaje besimin në atë
mënyrë, sa që çdo person i cili kontakton me ju, qoftë
kur vjen para teje, kolegu yt ose njohja sociale, do t’a
ndjejë fuqinë e qëllimit tënd që rrezaton nga ti, prandaj
çdo kush do të fitojë rrugën e përparimit dhe rritjes nga
ju. Burrat do të tërheqin nga ju dhe nëse aty nuk ka
mundësi avancimi në punën tënde prezente, së shpejti
do të shihni mundësi të gjeni punë tjetër.
Është një fuqi e cila asnjëherë nuk dështon t’i prezantojë
mundësi njeriut të avancuar, i cili lëviz ne obidencë me
ligjin. Zoti nuk mund të mos u ndihmojë juve, nëse ju
veproni në Mënyrë të Caktuar. Ai duhet të bëjë ashtu,
me qëllimin që t’i ndihmoj vetvetes.
Nuk ka asgjë në rrethanat tuaja, apo në situatën indus-
triale që mund t’u lëshojë juve poshtë. Nëse nuk mund
të bëhesh i pasur duke punuar për Steel Trust. Ti mund
të pasurohesh në një fermë 10 hektarëshe dhe nëse fil-
lon të lëvizësh në Mënyrën e Duhur, ti sigurisht do të
ikësh nga (thonjtë) e ‘Steel Trust’ dhe do të shkosh në
ferme ose kudo që ti të jesh. Nëse disa mijëra të pu-

108
nësuar do të hynin në Mënyrën e Duhur, Steel Trust do
të ishte së shpejti një premtim i keq. Do të duhet t’u
jepte të punësuarve të tij më shumë mundësi ose të dilte
nga biznesi. Askush nuk duhet të punojë për trust-in.
Trust-in mund t’i mbajë njerëzit në të ashtuquajturën
gjendje të pashpresë, vetëm për aq kohë sa ka burra,
të cilët janë aq injorant për të njohur shkencën për t’u
pasuruar ose janë shumë të ngadalshëm intelektualisht,
për t’a praktikuar atë. Fillo këtë rrugë të mendimit dhe
veprimit dhe besimi yt dhe qëllimi do të bëjnë që ju të
shihni shpejtë ndonjë mundësi më të mirë për gjendjen
tuaj. Këto mundësi do të vijnë shpejtë për Supremen, e
cila punon në gjithçka dhe punon për ju dhe do t’i sjellë
ato para jush. Mos prit që mundësia të jetë gjithçka që
ju doni të jetë, kur mundësia për të qenë më shumë
sesa jeni, tani është prezantuar dhe ju ndjeheni nxitës
kundrejtë saj, kapeni atë. Do të jetë hapi i parë, drejtë
mundësive më të mëdha.
Nuk ka gjëra të tilla të mundshme në këtë univers, si
mungesa e mundësive për njeriun i cili jeton një jetë
të avancuar. Është e qenësishme në përbërjen e koz-
mosit që të gjitha gjërat duhet të jenë për të dhe të pu-
nojnë bashkë për të mirën e tij dhe ai sigurisht do të
bëhet i pasur, nëse vepron dhe mendon në Mënyrën e
Duhur. Prandaj lejoje burrin dhe gruan me pagë të stu-
diojë këtë libër me kujdes të madh dhe të hyjë me besim
drejtë kursit të aksionit që përshkruhet dhe nuk do të
dështojë.

109
II 0
KAPITULLI XVI

16.1. DISA KËSHILLA DHE VËZHGIME PËRFUNDIM-


TARE

Shumë njerëz do të përqeshni tek idea se aty ka një


shkencë ekzakte për t’u bërë i pasur. Duke mbajtur
përshtypjen se furnizimi i pasurisë është i kufizuar, ata
do të insistojnë se institucionet sociale dhe qeveritare
duhet të ndryshojnë, përpara se një numër i konsider-
ueshëm i njerëzve, mund të arrijnë kompetencën. Por
kjo nuk është e vërtetë.
Është e vërtetë se qeveria ekzistuese e mban masën në
varfëri, por kjo ndodhë sepse një masë nuk mendon
dhe nuk vepron në Mënyrën e Duhur. Nëse masa fillon
të lëvizë ashtu siç sugjerohet tek ky libër, as qeveritë, e as
sistemet industriale, nuk mund t’i kontrollojnë ato. Të
gjithë sistemet duhet të modifikohen që t’u përshtaten
lëvizjeve përparuese.
Nëse njerëzit kanë Mendje të Avancuar, kanë Besim se
ata mund të bëhen të pasur dhe lëvizin drejtë qëllimit
të fiksuar, për t’u bërë të pasur, asgjë nuk mund t’i mba-
jë ata në varfëri. Individët mund të hyjnë në Mënyrën
e Duhur në çdo kohë, nën çdo qeverisje dhe të bëjnë
vetën të pasur dhe kur një numër i konsideruar i indi-

111
vidëve veprojnë ashtu nën cilëndo qeverisje, ata do të
bëjnë që sistemi të modifikohet që të hapë rrugë për të
tjerët.
Sa më shumë njerëz që të pasurohen në plane konkur-
ruese, aq më keq për të tjerët. Sa më shumë që pasuro-
hen në plane kreative, më mirë për të tjerët.
Shpëtimi ekonomik i masave mund të përmbushet
vetëm duke marrë një numër të madh të njerëzve që të
praktikojnë metodat shkencore, që kemi dhënë në këtë
libër dhe duke u bërë i pasur. Kjo do t’u tregojë të tjerëve
rrugën dhe do të inspirojë me një dëshirë për jetë reale,
me besimin se mund t’a arrijnë qëllimin e tyre. Sido-
qoftë për të tashmën, është e mjaftueshme t’a dini se
as qeveria nën të cilën ti jeton, e as sistemi kapitalist,
ose sistemi kompetitiv në industri nuk mund të ndalojë
juve që të bëheni të pasur. Kur ju hyni në planin kreativ
të mendimit, ju do të rriteni mbi gjithë këto gjëra dhe
do të bëheni qytetar i një mbretërie tjetër.
Por mbaj mend, se mendimet e tua duhet të qëndrojnë
mbi planin kreativ. Ju nuk jeni për t’u dorëzuaar në lid-
hje me furnizimin si të kufizuar, ose me aksion të nivelit
moral të konkurrencës. Kurdo që të bieni në rrugët e
vjetra të mendimeve, korrigjojeni menjëherë veten tuaj.
Kur jeni në mendjen kompetitive, ju e humbisni koop-
erimin e Gjithë Mendjes. Mos e humb kohën në plani-
fikimin se si do t’i takosh mundësitë emergjente në të
ardhmën, prit politikat e nevojshme që ndikojnë tek ti

112
në veprimet e sotme. Ju jeni të shqetësuar, me bërjen
e punëve të sotme në një mënyrë të përkryer të suk-
sesshme dhe jo me emergjencat që mund të vijnë nesër.
Ju do të arrini tek ato ashtu siç do të vijnë ato tek ju.
Mos e shqetësoni veten tuaj me pyetje se si do t’i tejka-
loni pengesat, të cilat mund të hasën në horizontin e
biznesit tuaj, përveç që ju mund të shihni që kursi juaj
mund të ndryshohet, prandaj duhet t’a shmangni atë. Pa
marrë parasysh sa të tmerrshme dhe abstrakte mund të
duken nga larg, ju do t’a gjeni, nëse shkoni në Mënyrën
e Duhur, ato do të zhduken sa ti t’u afrohesh ose një
rruge tjetër, ose një mendim tjetër do të shfaqet.
Asnjë kombinim i mundshëm i rrethanave, nuk mund
t’a mposhtë një burrë apo grua që vazhdon të bëhet i
apo e pasur me linjat strikte shkencore. Asnjë burrë apo
grua që i bindet ligjit, nuk mund të dështojë në të bërit
i pasur, ashtu sikurse nuk mund të dështojë në shumë-
zimin, 2 me 2 bëjnë 4.
Mos jepni mendim shqetësues, për një katastrofë të
mundshme, pengesë, panik ose kombinim jo të favor-
shme të rrethanave. Mjafton koha të takosh gjëra të
tilla ku ato të paraqesin veten para jush menjëherë në
të tashmën dhe do të gjeni se çdo vështirësi mbartë me
vete kapërcimin e saj. Ruaje të folurën tënde. Asnjëherë
mos fol për veten, për punët e tua ose për diçka tjetër
që të dekurajon apo në mënyrë dekurajuese. Asnjëherë
mos e prano mundësinë e dështimit, ose që kushtet e

113
biznesit janë të dyshimta. Koha mund të jetë e vështirë
për ata që mund të punojnë në plane konkurruese, por
ata asnjëherë nuk do të jenë për ju. Ju mund të krijoni
çfarë të doni dhe të jeni mbi frikën. Kur të tjerët po ka-
lojnë kohëra të vështira dhe biznes të “varfër”, ju do të
gjeni mundësitë tuaja më të mëdha.
Trajnojeni veten të mendoni dhe të shikoni botën si
diçka e cila po Formohet, e cila është duke u rritur dhe
të lidhë dukjen e së keqes si të vetmen gjë që është e
pazhvilluar.
Gjithmonë fol me tema të përparimit. Të bësh ndry-
she është të mohosh fatin tënd dhe të mohosh besimin
tënd, është t’a humbasësh atë. Asnjëherë mos e lejo vet-
en të ndjehesh i zhgënjyer. Ti mund të presësh të kesh
sendin e duhur në kohën e duhur dhe nuk e fiton në atë
kohë dhe kjo do të të duket si dështim. Por nëse e mban
në besimin tënd, atëherë do të shohësh se dështimi
do të jetë vetëm dukja e jashtme. Vazhdoni të ecni me
Mënyrën e Duhur dhe nëse nuk merrni atë send, ju do
të merrni diçka shumë më të mirë, që mund t’u duket
si dështim, por që në të vërtetë është një sukses i madh.
Një student nga kjo shkencë e kishte vendosur mend-
jen e tij që të bënte kombinimin e duhur të biznesit, i
cili i dukej atij në këtë kohë si shumë i dëshirueshëm
dhe ai punoi për disa javë që t’a sillte atë. Kur erdhi
koha vendimtare, kjo gjë dështoi në një mënyrë pashp-
jegueshmërisht të përkryer. Ajo ishte sikur një ndikim

114
i paparë, ka punuar fshehurazi kundër tij. Ai nuk ishte
i zhgënjyer, por përkundrazi ai e falenderoi Zotin që
dëshira e tij ishte prishur dhe vazhdoi të qëndronte me
mendjen falemnderuese. Për disa javë, një mundësi më
e mirë erdhi në rrugën e tij, që nuk do të bënte mar-
rëveshjen e parë në asnjë llogari dhe ai e pa se një Mend-
je, e cila dinte më mirë se ai, e pengoi atë prej humbjes
të së mirës të madhe nga ngatërresat e tij me të voglën.
Kjo është mënyra se si do të punojë për ju çdo dështim
në dukje, nëse mbani besimin tuaj, qëndroni në qël-
limin tuaj, jeni mirënjohës dhe bëni çdo ditë gjithçka
që mund të bësh atë ditë dhe t’a bësh çdo veprim në
mënyrë të veçantë dhe të suksesshme.
Kur ju dështoni, kjo do të thotë se ju nuk keni kërkuar
mjaftueshëm. Vazhdoni dhe diçka më e madhe se ajo që
keni kërkuar, sigurisht do të vij tek ju. Mbajeni mend
këtë!
Ju nuk do të dështoni sepse keni mungesë të talentit të
domosdoshëm për të bërë punën tuaj. Nuk është bren-
da objektivit të këtij libri të merret me shkencën e kul-
tivimit të talentit, por është e caktuar dhe e thjeshtë, si
proçesi i të pasuruarit. Sidoqoftë mos hezitoni apo të
lëkundeni nga frika se kur të arrini në ndonjë vend të
caktuar do të dështoni nga mungesa e aftësive. Vazhdo-
ni përpara dhe kur të arrini në vendin e duhur, aftësia
do të furnizohet tek ju.

115
I njëjti burim i Aftësisë që mundësoi Linkolnin e pa
edukuar të bëjë punën më të madhe në qeveri që është
arritur ndonjëherë nga një njeri i vetëm është e hapur
për ju. Ju mund të nxirrni mbi të gjitha mendjen, për
të përdorur urtësine në përmbushjen e përgjegjësive
të cilat janë të përcaktuara mbi ju. Vazhdoni me besim
të plotë. Studioni këtë libër. Bëjeni shoqëruesin tuaj të
vazhdueshëm deri sa t’i masteroni të gjitha idetë e përf-
shira tek ai. Përderisa ju vendosni në themel këtë be-
sim, do të bëni mirë te hiqni dorë nga rekreacionet dhe
kënaqësitë e shumta dhe të rrini larg nga vendet ku ka
ide konfliktuese me ato që janë shumë të avancuara në
leksione apo predikime. Mos lexo literaturë pesimiste
apo konfliktuale, apo të hyni në argumente lidhur me
këtë çështje. Lexo shumë pak, nga ata shkrimtarë që
nuk janë përmendur në parathënie. Shpenzo pjesën më
të madhe të kohës së lirë në shqyrtimin e vizionit tënd
dhe në kultivimin e mirënjohjes dhe në leximin e këtij
libri. Përmban gjithçka që duhet të dini për shkencën si
të bëhesh i pasur dhe do të gjeni të gjithë përmbajtjën
esenciale në kapitullin vijues.

116
KAPITULLI XVII

PËRMBLEDHJA E SHKENCËS SI TË PASUROHESH

Është një material mendues nga i cili të gjitha gjërat janë


krijuar dhe e cila në gjendjen e saj origjinale, përhapet,
penetron dhe mbushë të gjitha ndërhapsirat e universit.
Një mendim në këtë substancë prodhon sendin që është
imagjinuar nga mendimet.
Individi mund të formojë sende në mendimet e tij dhe
duke fiksuar mendimin e tij nga substanca e paform-
uar, mund të sjellë sendin të cilin mendon të krijohet.
Në mënyrë që të bëni këtë, individi duhet të kalojë nga
mendja konkurruese në atë kreative, përndryshe nuk
mund të jetë në harmoni me Substancën Inteligjente,
e cila është gjithmonë kreative dhe asnjëherë konkur-
ruese në shpirt.
Njeriu mund të vijë në harmoni me Substancën e Pa-
formë duke mirëpritur dhe performuar një mirënjohje
jetësore dhe të sinqertë për bekimin që ajo i jep. Mirën-
johja e unifikon mendjen e njeriut me substancën in-
teligjente, kështu që mendimet e individit pranohen
nga e Paforma. Individi mund të qëndrojë në planin
kreativ, vetëm duke bashkuar veten me inteligjencën e

117
paformuar, me anë të ndjenjës së mirënjohjes së thellë
dhe të vazhdueshme. Individi duhet të krijojë një pik-
turë mentale të qartë dhe të definuar për gjërat që
dëshiron t’i ketë, të bëjë ose të bëhet dhe ai duhet t’a
mbajë këtë pikturë mentale në mendimet e tij, duke i’u
falenderuar thellësisht Supremës, se të gjitha dëshirat e
tij, i janë dhënë atij.
Individi që do të bëhet i pasur, duhet t’i shpenzojë orët,
i lirë në shqyrtimin e vizionit të tij dhe në falenderimin
e sinqertë se realiteti i është dhënë atij. Stresi i shumtë
nuk duhet të jetë në rëndësinë e mendimit të pikturës
mentale, duhet ta mbushë atë me besime të patundura
dhe mirënjohje të devotshme. Ky është proçesi me të
cilin përshtypja i është dhënë të Paformës dhe forcat
kreative vihen në lëvizje.
Energjia kreative punon përmes kanaleve të rritjes
natyrore dhe të rendit shoqëror, e industrial. E gjitha
është ë përfshirë në imazhin mental, sigurisht se do t’i
jepet njeriut i cili i ndjekë udhëzimet e dhëna më lartë
dhe besimi i të cilit nuk lëkundet. Çfarë do ai do të vijë
tek ai, me anë të rrugëve tregtare dhe komerciale. Me
qëllimin që të marrë të veten kur të vijë tek ai, individi
duhet të jetë aktiv dhe ky aktivitet konsiston vetëm në
plotësimin e vendit të tij. Ai duhet t’a mbajë në mendjen
e tij Qëllimin për t’u bërë i pasur përmes realizimit të
piktures mentale të tij. Dhe ai duhet t’a bëjë, çdo ditë,
gjithçka që mund të bëjë atë ditë, duke u kujdesur që

118
çdo veprim, t’a bëjë në mënyrë të suksesshme.
Ai duhet t’i jep çdo njeriu vlerën më të madhe për-
doruese në kembim të parave kesh që i merr, kështu që
çdo transaksion bëhet për më shumë jetë dhe duhet t’i
qëndrojë Mendimit Përparues, se përshtypja e rritjes do
të komunikohet tek të gjithë me të cilët ai kontakton.
Burrat dhe gratë që i praktikojnë udhëzimet paraprake,
me siguri do të pasurohen dhe pasuria që do t’a fito-
jnë, do të jetë në proporcion të saktë me përkufizimin
e vizionit të tyre, fiksimin e qëllimit të tyre, vendossh-
mërinë e besimit të tyre dhe thellësinë e mirënjohjës së
tyre.

119
120
SUGJERIME

Urime!
Me leximin e këtij libri, ju mbollet fare në nëndijën tuaj
e cila do të rritet në një bimë të mrekullueshme, nëse ju
i jepni ushqim të mjaftueshëm.
Ju tani i keni kuptimet bazike se çfarë është shkenca për
t’u pasuruar. Mos e largoni këtë libër tani, lexoje përsëri
dhe kur t’a mbarosh, rilexoje përsëri. Përsëritja është
një çelës madhor i programimit të mendjes tuaj.
Një tjetër çelës madhor është vizualizimi. Nëse nuk
mund t’a vizualizosh veten duke marrë apo duke qenë
aktualisht i pasur, atëherë ndoshta nuk ka mënyrë që
kjo të ndodhë.
Vizualizimi është një mjet shumë i fuqishëm, i cili për-
doret nga njerëz të suksesshëm. Unë për vete e kam për-
dorur për herë të parë, kur mësova të ecja mbi prush.
Mua m’u tha që të vizualizoj në mendjen time gjithë
procesin e të ecurit mbi prush deri sa unë mos t’a ndjej
atë. U shndërrua në një eksperiencë e mrekullueshme
dhe aktualisht eca pa u djegur apo pa ndonjë simptomë
tjetër. Pra, në thelb janë dy mënyra të ndryshme në jetë:
njëra shkon poshtë spirales dhe tjetra lartë spirales. Ajo
që shkon poshtë është rroga e indoktrimit. Kjo rrugë

121
fillon kur ti i merr besimet nga të tjerët, pa e konsider-
uar se ato j’u pengojnë apo janë në dobinë tuaj. Besimet
janë një formë tjetër e opinionit.
Rruga tjetër është rruga e ndriçimit, është rruga e cila të
çon në fund të fundit, tek burimi i Universit.
Dituria më e fuqishme është dituria për vetdn tënde.
Çfarë bëni kur bleni një vegël të re, për shembull një tel-
efon celular? Unë mendoj se ju bëni të njëjtën gjë që bëj
unë. Luani pak dhe pastaj merrni manualin dhe e stu-
dioni. Pse? Sepse është frustruese të operosh një mjet
pa e ditur se si punon. Pra çfarë bëjmë ne kur lindim në
planetin tokë? A merrni një libër shpirtëror udhëzues,
një manual operues njerëzor? Jo, nuk marrim. Dhe kjo
është arsyeja pse kjo botë ende është aty ku është.
Bëni një tjetër hap drejtë spirales dhe kontrolloni disa
libra në uebsite-t tuaja, ose kontollo ndonjëherë kur ne
vendosim artikuj të ri, që do t’u ndihmojnë dhe do t’u
mbështesin në rrugën tuaj. Duke ndryshuar mënyrën
si mendon, bota që shikoni do të ndryshojë për mirë.
Mbaje mend, bota që shikoni është vetëm reflektim i
projektimit apo planit mendor të juaj.
Ju nuk mund të ndryshoni botën, pa ndryshuar veten
tuaj, është e pamundur!
Le të realizohen gjithë ëndërrat tuaja. Bëjeni jetën tuaj
atë që kishte për qëllim të bëhet.

122
Jetoni ëndërrën tuaj!

Linqe të tjera:
Mimozathaqi
www.mimozathaqi.com

Instituti Amerikan i Suksesit


http://institutiamerikanisuksesit.com

123
124

You might also like