Te Drejtat e Njeriut Dhe Femijeve

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Te drejtat e njeriut dhe femijeve

Cfare jane te drejtat e njeriut ?


Të drejtat e njeriut kanë të bejnë me të drejten e cila mbrohet me ligj dhe lirinë e barazinë
ndermjet njerëzve. Këtë e gjejmë në nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të
Njeriut; të gjithë njerëzit lindin të lirë e të barabartë në dinjitet e në të drejta. Ata kanë arsye
dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi. Të drejtat e njeriut
janë një pjesë e rëndësishme e teorive të së drejtës dhe një koncept i rëndësishëm filozofiko-
politik. Mes të drejtave themelore të qenies njerëzore janë e drejta e lirisë individuale, e drejta
për jetën, e drejta e vetvendosjes, e drejta e fesë etj. Të Drejtat e Njeriut përshkruajnë një
koncept sipas të cilit të gjithë njerëzve iu takojnë që nga lindja të drejtat universale njerëzore.

Te drejtat e femijeve
Te dime me shume per Konventen mbi te drejtat e femijeve.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të


Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1989. Ajo u firmos për një kohë të shkurtër nga 61 vende të
botës, reagim ky i pashënuar më parë pas një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara. Hyrja
në fuqi e deklaratës më 2 shtator 1990 shënoi pikën kulminante të angazhimeve gati 70
vjeçare për ta bërë bashkësinë ndërkombëtare që të njohë nevojat e veçanta dhe ndjeshmërinë
e fëmijëve. Dhjetë vjet pas aprovimit, ratifikimin e saj kanë mbetur ta nënshkruajnë vetëm dy
shtete, Somalia dhe SHBA. Kjo përfshirje e gjerë e standardeve të përcaktuara në konventë
zhvillohet krahas kërkesës gjithashtu të pashënuar deri tani për zbatimin në praktikë, të cilin
duhet ta kishte konventa në fjalë.

Nene nga Konventa mbi te drejtat e femijeve.

 Neni 1 Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo njeri nën moshën 18 vjeç. •

 Neni 2 Të drejtat e përmendura në këtë Konventë përfshijnë çdo fëmijë, pa asnjë lloj
dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, opinioni politik ose çdo opinion
tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja
familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij.

 Neni 3 Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën të marra qoftë nga


institucionet publike ose private, autoritetet administrative apo organet legjislative,
interesi i fëmijës duhet të jetë prioritet.

 Neni 4 Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative të


nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e fëmijëve të njohura në këtë Konventë.

 Neni 5 Prindërit ose anëtarët e familjes kanë përgjegjësi dhe detyra për fëmijën, për ti
dhënë atij drejtimin dhe udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij
kjo Konventë.
 Neni 6 Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar
dhe marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e
fëmijës.

 Neni 7 Fëmija ka të drejtën të ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe
kombësi.

 Neni 8 Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur
identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare,sipas
llojit,pa nderhyre te paligjshme.

 Neni 9. Fëmijët kanë të drejtë që të jetojnë me prindërit (prindin) me përjashtim të


rastit kur është e pamundur që të jetojnë me ta. Çdo fëmijë ka të drejtën që të jetojë
me një familje që kujdeset për të.

 Neni 10 Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të


mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtperdrejta me të dy
prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme.

Fëmijët sot më shumë së kurrë nuk i gëzojnë të drejtat e tyre. Sot në shumë vende në botë
shikojmë më shumë se kurrë trupa të përgjakur, të vrarë, të vdekur të fëmijëve. A nuk është
koha që të gjithë fëmijët t’i gëzojnë të drejtën, të lozin, të rriten në familje të lumtura? Sot
bota perëndimore është në paqe, por paqe ka vetëm aty ku ka forcë dhe ku sundojnë fuqitë e
mëdha. Në pjesët e Ballkanit fëmijët janë lodra për shitje, të tjerët i keqpërdorin për përfitime
ekonomike dhe fare nuk shqetësohen për këtë gjë në disa raste as prindërit, dhe më pakë se
pakë shteti i atij vendi.

You might also like