Me Vjen Turp Qe Jam Djale

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që i hap portalet e lexoj të tilla lajme se si gratë e vajzat ngacmohen, dhunohen e në
fund ua lejmë fajin vetë atyre. Sa herë që egërsia e burrave, që mendojnë se krejt qenia e grave
u takon atyre vetëm nga fakti që janë burra, mbrohet e ushqehet nga një sistem i tërë shtetëror
(edhe ky i pushtuar nga burrat).

"Më vjen turp që jam djalë,


Sa herë që më kujtohet që deri në moshën 30 vjeçare s’kam ditë se si vendoset makineria e
rrobave apo larësja e enëve, sepse kurrë me dorë nuk i kam prekë. Dhe sa herë që kur i tregoj
ndonjë burri për këtë fakt, më thotë “hajde ore , ajo është punë e grave, pse duhet ta dish ti”.
Thuajse gratë kanë lindur me enët e kuzhinës në duar, e me rrobat e palara të burrave në krahë.

"Më vjen turp që jam djalë,


Sa herë që më kujtohet fakti se gjithçka që di të përgatis janë vezët dhe ndonjë sallatë e lodhur
aty këtu, sepse deri tani nëna dhe motrat më kanë mbajtur me ushqim. Pra, praktikisht, krejt
jetën time kam ngrënë bukë si të isha në restoran ku ti veç e pret ushqimin në tavolinë dhe ku
çdo lëvizje e jotja vëzhgohet nga shërbyesit, për të kuptuar se a je i kënaqur apo jo (vetëm se
dallimi është se po flasim për një “restoran” ku “shërbyesit” nuk paguhen fare, dhe madje as që
konsiderohet se po të bëjnë privilegj. Në fund të fundit “ato janë gra dhe kjo është detyra e
tyre!”).

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që shkoj mysafir diku dhe i kaloj 2-3 orë duke folur për politikë e turlifarë temash me
burrat e asaj shtëpie, ndërkohë që për 2-3 orë sa flasim ne, gratë rrijnë në kambë duke na
shërbyer neve.

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që i shoh shikimet ndëshkuese të burrave kur gruaja vonohet me ndonjë shërbim,
thuajse ajo paguhet për atë punë. Ato shikime që pasi të shkojnë mysafirët, shndërrohen në
shpulla apo së paku ofendime verbale prej më poshtrueseve.

"Më vjen turp që jam djalë,


Sa herë që shoqet e mia më sjellin ndërmend faktin që me kalu një vajzë gjatë natës në një
rrugicë ku ka djem, ndihen si të kalojnë përmes një grumbulli ujqish të uritur që edhe nëse nuk të
hajnë, boll që të tmerrojnë me shikimet, lëpirjet, e turrjet e tyre, që përveç epshit shtazarak
shpërfaqin ndjenjën e superioritetit. Të atij superioriteti që vjen nga fakti që prej fëmijërisë
shoqëria i ka mësuar që burrat janë më të fortë, e gratë janë “seksi i dytë”, që duhet gjithmonë
me poshtë tyre ta.

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që e më bjen ndër mend që suksesin tim personal (i vogël a i madh qoftë ai) e kam nga
fakti që jam djalë dhe jetoj në një shoqërii që djemtë i mësojnë të ecin përpara kurse gratë tju
qëndrojnë mbrapa e ti mbështesin, por asnjëherë ti bëjnë hapat e njejtë me ta, e lëre më të ecin
para tyre.

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që më bjen ndër mend se burrat paguhen më shumë se sa gratë – kur këto të fundit me
100 mijë vështirësi arrijnë të punësohen – vetëm ngaqë konsiderohet që “gratë kanë lind për të
punuar, kështuqë edhe me atë pak pagë që po ua japim, na po u bëjmë mirë, se përndryshe ato
duhet të punojnë pa para, ashtu siç punojnë në shtëpi”.
"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që më del para vetes imazhi i një burri tipik që kthehet nga pune, shtrihet në divan me
ndjenjën që ai është i vetmi që po punon për ta mbajtur atë shtëpi, e ndez televizorin dhe e pret
gruan me ia sjellë çajin, e nuk është i vetëdijshëm fare që gruaja e tij punon sa dyfishi i orarit të tij
të punës. Dhe për këtë nuk e merr asnjë cent, e madje edhe kur me 100 mijë hezitime ia kërkon
burrit disa para për të blerë diçka të nevojshme për të, ky i fundit, në rastet kur ia jep, kujdeset
mirë tja bëjë të qartë që këto pare nuk i meriton!

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që i dëgjoj burrat duke thënë “boll ju kemi dhënë të drejta grave, çfarë duan më
shumë?”, e nuk janë të vetëdijshëm që krejt jeta e tyre e privilegjuar është e ndërtuar mbi kurrizin
e grave, dhe sot e qindra vjet vazhdon të jetë kështu.

"Më vjen turp që jam djalë,


Sa herë që burrat nuk e kuptojnë që asnjë e drejtë “e tepruar” që e fitojnë gratë në këtë shoqni,
asnjë hapësirë që ato e marrin duke luftuar 100 herë më shumë se burrat, asnjë vendim
shtetëror që favorizon pozitën e tyre, nuk ka arritur ti shlyejë padrejtësitë dhe shtypjen historike
që iu është bërë grave me qindra e mijëra vjetë.

"Më vjen turp që jam djalë,

Sa herë që i dëgjoj burrat duke folur për gratë, pa ju ardhur paraprakisht turp që janë burra në
këtë shoqëri ku gratë konsiderohen qytetare të dorës së dytë.

GRATË KURRË NUK KENË PËR TË ARRITUR PËR TI SHPAGUAR PËR PABARAZINË
HISTORIKE. POR KURRË NUK ËSHTË VONË PËR TA NDRYSHUAR TË TASHMEN DHE TË
ARDHMEN. PRANDAJ NE BURRAT E KEMI OBLIGIM QË BASHKË ME GRATË TË
ANGAZHOHEMI PËR BARAZI GJINORE."

You might also like