Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

PËRMBAJTJA

Abstrakt 2

I. KONCEPTI I MARKETINGUT 3
1.1. Definicioni i Marketingut 3

1.2. Funksionet e Marketingut 4


II. SISITEMI BANKAR NË KOSOVË 5

2.1. Banka Qendrore 5


2.1.1. Objektivat e Bankës Qendrore 5
2.2. Bankat e nivelit të dytë 5
2.2.1. Llojet dhe funksionet 6

III. ROLI I MARKETINGUT NË SISTEMIN BANKAR 7

3.1. Marketingu bankar 7


3.1.1. Rëndësia e marketingut në banka 7
3.1.2. Strategjitë e marketingut bankar 8
3.1.3. Online-Banking 9
3.2. Marketing-mix në sistemin bankar 9

IV. KLIENTËT E BANKËS DHE INOVACIONET NË SISTEMIN BANKAR 12

4.1. Produkti 12
4.1.1. Zhvillimi i produkteve te reja 12
4.1.2. E-Banking 12
4.2. Të rinjët si grup cak i marketingut të bankës 14
4.3. Sjellëja ndaj konsumatorëve të bankës 14
4.4. Koncepi i marketingut të disa banka Gjermane 15

V. KONKLUDIM 16

VI. REFERENCAT 17
ABSTRAKT

Në pjesën e pare do te shtjellojmë marketingun dhe konceptët e tije , si dhe sistemin bankar në
Kosovë

Në pjesën e dytë kemi të bejmë më kënaqësin e konsumatorit qe është një faktor kyç në çdo
organizatë, veçanërisht në banka të cilat janë në kërkim për të fituar besnikrinë e klientëve ,
dhe në pjesën e fundit do ta zhvendosim vemendjen tonë në punën e bankave dhe strategjitë e
tyre në lidhje me marketingun për të rinjet .

Fjale kyqe :

marketing, sherbime, çmim, distribucion, promocion, reklam,produkt , mobile banking,


inovacion , bankë , koncepet e marketingut .

2
1. KONCEPTI I MARKETINGU

Marketingu dhe menaxhimi marketingut janë një nga degët më të rëndësishme të menaxhimit
të njohurive që detyra e tyre kryesore është për të identifikuar dhe për të përmbushur nevojat
e konsumatorit . 1

Marketinu më shumë se qdo funksion tjetër i biznesit merret me klientët , dhe përkufizimi me i
thjeshtë për marketingun do të ishte : “marketingu eshtë menaxhimi i mardhenieve fitimprurese
me klientët”2

Këtë e vuri në dukje edhe Profesori i Ekonomisë, në Univeristetin e Harvardit z.Theodore


Levitt,i cili thekson se qëllimi i të gjithë biznesit është për të "gjetur dhe për të mbajtur
konsumatorët". Për më tepër, mënyra e vetme që mund të arrihet ky objektiv është që të
krijojë një avantazh kundrejt konkurrences duke i bindur blerësit (konsumatorë potencial) se
ajo që ju keni për të ofruar atyre u afrohet më tepër përmbushjes se nevojave të tyre të
veçanta në atë moment dhe në atë kohe.3

1.1. DEFINICIONI I MARKETINGUT

Në literaturë ekonomike hasim shumë definicione të ndryshme për marketingun nga filozofi të
ndryshme ,e nga persona të ndryshëm të botës ekonomike.
“Marketingu është shkenca dhe arti i njohjes, krijimit dhe përcjelljes së vlerave për të kënaqur
nevojat e një tregu që synon të sjellëë fitime.Marketingu identifikon dëshira dhe nevoja të
paplotësuara”.

Ekonomisti i njohur Philip Kotler definicionin e marketingut e përkufizon si në vijim :

"Marketing is not the art of finding clever ways to dispose of what you make. It is the art of
creating genuine customer value." 4

Marketingu nuk është arti i gjetjes së mënyrave me të mira për shitjen e asaj që ju prodhoni,
por është arti i krijimit të vlerës të mirëfilltë të konsumatorëve.

Në nje tjetër burim e hasim ketë definicion :


“Marketingu është një proces në strukturën ekonomike dhe sociale përmes së cilës individë dhe
1
INTERDISCIPLINARY JOURNAL OF CONTEMPORARY RESEARCH IN BUSINESS , vol.5 , NO.1 , MAY ,2013
2
PRINCIPLES OF MARKETING – Philip Kotler & Gary Amstrong , 14th edition ,2011
3
INTRODUCING MARKETING - John Burnet , 1st edition , 2002
4
http://www.kotlermarketing.com/

3
grupe të nryshme përmbushin nevojat dhe dëshirat e tyre, duke krijuar produkte dhe gjëra të
tjera me vlerë, duke i ofruar ato dhe shkembyer me njëri-tjetrin. " 5

1.2. FUNKSIONET E MARKETINGUT

Në thelb,funksioni i maketingut është studimi i forcave të tregut dhe faktorëve që ndikojnë në


zhvillimin e një kompanie për të optimizuar të ardhurat e saj.Kjo ka të bëjë me gjetjen e
produktit të duhur ose shërbimit të duhur,në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Funksionet universale të marketingut përfshijnë blerjen, shitjen, transportimin, ruajtjen,
standardizimin , financimin, marrjen e rrezikut , sigurimin e informacioneve të marketingut ,
planifikimin e tregut , dizajnin e produkteve etje. ,ku disa nga keto do ti elaborojme në vijim:

- Informacionet e tregut: Për identifikimin e nevojave, dëshirave dhe kërkesave të


konsumatorëve dhe pastaj analizimin e ketyre informacioneve të identifikuara për të arritur në
marrjen e vendime të ndryshme për marketing të suksesshëm të produkteve dhe shërbimeve të
nje firme , është një nga funksionet më të rëndësishme të marketingut.

- Planifikimi I tregut: planifikimi i tregut synon arritjen e objektivave të marketingut të një


firme. Këto objektiva mund të përfshijnë si rritjen e pranisë në treg , dominimin e tregut ,
zgjerimin e kanaleve të distribuimit , etj.
Pra Funksioni i planifikimit të Tregut i mbulon aspektet e niveleve të prodhimit, promocionit
dhe programe tjera të veprimit.

- Zhvillimi dhe dizajni I produktit: Dizajni i produktit ndihmon në bërjen e produktit sa ma


tërheqës për tregun e synuar.
Në mjedisin konkurrues të sotëm të tregut nuk eshtë me rendesi vetëm çështja e çmimit, por
edhe diyajni i produktit, përshtatshmëria ndaj konsumatorëve, forma, stili etj janë shumë me
rendesi në marrjen e vendimeve të prodhimit.

- Marrja e rrezikut: Marrja e rrezikut është një prej funksioneve me të rëndësishme të


marketingut. Marrja e rrezikut në marketing i referohet pasigurisë rreth blerjeve të
konsumatorve që rezultojnë nga krijimi dhe tregtimin e mallrave dhe shërbimeve që
konsumatorët mund të blejnë në të ardhmen.6

2. SISTEMI BANKAR NË KOSOVË

5
https://de.wikipedia.org/wiki/Marketing
6
http://www.gktoday.in/functions-of-marketing - 21.10.2015

4
Sistemi bankar në Kosovë përbehet nga Banka Qendrore dhe bankat e nivelit të dytë.
I gjithë sistemi bankar kosovar është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet
nga entitete të huaja dhe numri I tyre eshtë rritur vazhdimisht .

2.1. BANKQA QENDRORE

Banka qendrore eshtë nje institucion publik i pavarur dhe objektivi paresor i saj eshtë nxitja
dhe ruajtja e nje sistemi të qendrushem financiar si dhe nje sistemi efikas të pagesave. 7

2.1.1. Objektivat e Bankës Qendrore

- Objektivat e BQK-së sipas ligjit në fuqi janë:

1. Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil,
duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.
2. Objektiv shtesë i Bankës Qendrore i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të
kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore.
3. Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, Banka Qendrore mbështet politikat e
përgjithshme ekonomike të Qeverisë.
4. Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me
konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve. 8

2.2. BANKAT E NIVELIT TË DYTË

Bankat jane institucione financiare qe realizojnë procesin e ndermjetsit financiar , atyo


realizojnë shumicen shumicen e veprimeve bankare midis subjekteve ekonomike dhe dy
funksionet themelore të tyre janë pranimi I depozitave dhe dhenja e kredive .

Në Kosovë sot operojnë keto banka :

 NLB PRISHTINA
7
BANKA DHE AFARIZMI BAKAR – Prof. Dr. Gazmend Luboteni , Prishtine ,2013
8
http://bqk-kos.org/

5
 TURKIYE CUMHURIYETI ZIRAAT BANKASI
 BANKA PËR BIZNES
 BANKA EKONOMIKE
 RAIFFEISEN BANK KOSOVO
 PROCREDIT BANK
 TEB SH.A.
 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
 TURKIYE IS BANKASI
 KOMERCIJALNA BANKA AD BEOGRAD
 BANKA KREDITORE E PRISHTINËS

2.2.1. Llojet dhe funksionet

Në sistemin bankar dallojme disa lloje të bankave të nivelit të dytë :

- Banka investimesh
- Banka industriale
- Banka kursimesh
- Banka kreditore
- Bnanka afariste
- Banka univerzale , etj.

Funksionet kryesore të ketyre bankave jan pranimi I depozitave dhe dhenia e kredive , mirëpo
përveq ketyre kryejnë edhe nje sere veprimesh tjera si :

- Hapjen e llogarive për pagesa


- Ofrojnë kredi individuale dhe për biznese
- Merr depozita në forme të kursimeve nga subjekte të ndryshme
- Investime nëpërmjet letrave me vlere në tregun kombetar dhe nderkombetar
- Sigurimin e sherbimeve basnkare për klientët
- Sherbimin e arkes për buxhetin e shtetit etj.9

3. ROLI I MARKETINGUT NË SISTEMIN BANKAR

9
MARKETINGU BANKAR - Grup autoresh, Tirane, 2007 , fq.4

6
3.1. MARKETINGU BANKAR

Marketingu bankar përcaktohet si “ aplikim i menyrave të veprimit dhe të teknikave të


marketingut në aktivitetin bankar” 10

Marketingu Bankar nga tipologjia është një formë e marketingut të shërbimeve dhe nuk
paraqet një disiplinë të veçantë shkencore , i referohet të menduarit të orientuar drejt shitjes,
me një koncept të qëndrueshëm të orientuar drejt tregut ndërrmares.11

Kjo mund të bëhet në të dyja menyra: Në kuptimin tradicional, produkti vendoset në qendër të
konsideratave dhe përcaktohet një treg për të.
Ndersa varianti modern përcakton dëshirat e konsumatorëve duke përdorur hulumtimin e
tregut , dhe nevojat e zbuluara i plotson me produkte të përshtatshme të kompanisë. 12

Top kompanitë e sotme në industri të ndryshme janë duke lëvizur drejt mbajtjes se
konsumatorëve dhe besnikërisë se tyre, sepse shumica e tregjeve janë në fazën e tyre të
përparuar, konkurrenca është në rritje dhe kostoja e tërheqjes së konsumatorëve të rinj është
rritur.

Drejtuesit e marketingut në çdo bankë janë të ngarkuar me analizimin, planifikimin, zbatimin


dhe kontrollin e programeve efikase dhe efektive të marketingut.

3.1.1. Rendesia e marketingut në banka

Filozofia e marketingut, në çdo kontekst, i referohet kenaqjes se nevojave të klientëve të


ndermarrjes, në rastin tonë të Bankës.
Hapi themelor përfshin identifikimin e nevojave të konsumatorëve dhe zhvillimin e produkteve
që i përshtaten nevojave të tyre apo modifikimin e produkteve ekzistuese në përputhje me
rrethanat dhe tregun. Ajo gjithashtu kërkon nevojën për parashikimin e deshirave të
konsumatorëve në të ardhmen dhe zhvillimin e produkteve të përshtatshme për kërkesat e
tyre.

Deryk Weyer nga Banka Barclay u përpoq të jep një përkufizim gjithëpërfshirës për
Marketingun Bankar. Sipas tij, “marketingu bankar përbëhet nga identifikimi i tregjeve më
fitimprurëse tani dhe në të ardhmen; vlerësimin e nevojave të tanishme dhe të ardhshme të
klientëve; vendosjen e qëllimeve të zhvillimit të biznesit dhe planeve të marketingut për të
përmbushur ato; dhe menaxhimin e shërbimeve të ndryshme dhe promovimin e tyre për të

10
MARKETINGU BANKAR - Grup autoresh, Tirane, 2007 , fq.11
11
Wirtschaftslehre des Kreditwesens- Wolfgang Grill & Hans Perczynski, München 1984, S. 7.
12
Marketing – Hans Christian Weis , München 1990, S. 43

7
arritur planet, të gjitha keto duke pasur parasysh kontekstin e një mjedisi ku kemi të bëjmë me
ndryshim të tregut”.

3.1.2. Strategjitë e marketingut bankar

Në banka koncepti I planifikimit strategjik të marketingut ka ka zenë vend relativisht vonë . Për
shkak të rritjes së kërkesave gjithe e me komplekse që janë kerkuar nga to, në fillim të viteve
'80 , sidomos institucionet e mëdha kanë filluar të planifikojnë aktivitetet e marketingut nga
pikëpamja strategjike.

Ndërkohë, edhe për shumë institucione të vogla eshtë e domosdoshme zhvillimi i nje strategjie
të marketingut13 , pasiqe bankat nuk mund të besojnë se suksesi i tyre ekonomik që kanë
arritur në të kaluarën, do të vazhdojnë të arrihet vetvetiu, ata duhet të përshtaten me
ndryshimet në strukturat konkurruese dhe të kërkojnë për dege të reja, qe i ofron tregu.

Philip Kotler dallon katër strategji të vlersimit të tregut nga ana e ndërrmarjes :

- Orientimi I prodhimit – ku tregu u karakterizua nga nje tepëri e ofertës në lidhje me


ofertën
- Orientimi i produktit – ku ndërrmarjet përqendrohen me shumë në teknologjinë e
produktit se sa në konsumatorin
- Orientimi I shitjes – praktikohet kryesisht në terma afatshkurtër dhe kerkohet të shitet
ajo qe prodhohet
- Orientimi I marketingut – konsiston në kuptimin e nevojave të konsumatorëve dhe
prodhimit për ti plotsuar nevojat dhe preferencat e tyre.

Në nje studim të bërë në Gjermani shihet qartë se si bankat gjithnje e me shumë e përcjellin nje
strategji të menqur të marketingut të krijuar nga nevojat dhe trendet e tregut .
11 milion fëmije dhe adoleshentë në Gjermani në moshën 6 dei19 vjet kan një fuqi blerëse
vjetore prej miliardë € 20,43 dhe një kursim prej 8.6 miliard €14

13
Marktsegmentierung als Marketingstrategie von Kreditinstituten unter besonderer Berücksichtigung jugendlicher Zielgruppen,- Dr. Gerhard
Hlasch , Göttingen,1995, S. 30
14
KidsVerbraucherAnalyse 2003 (Egmont Ehapa Verlag, Axel Springer AG und Bauer Verlagsgruppe)

8
Kjo shumë përbëhet kryesisht nga pagesat e rregullta të parave të xhepit dhe dhuratave në
para , por edhe nga fondet që janë për nota të mira shkollore, apo nga ndihma me punët e
shtëpisë ose punë të përkohshme sezonale ( kjo vlen vetëm për femijet mbi 14 vjec ) 15 .
Ky potencial monetar në treg gjithnjë e më shumë po behet synimi kryesor i industrive.

3.1.3. Online banking

Online - Banking është tani një nga shërbimet standarde të një bankë dhenë vitet e fundit ka
treguar nje rritje të dukshme saqe sot, ju mund të keni një shërbim të plotë të transaksioneve
dhe punëve bankare përmes internetit.

Disa nga sherbimet dhe punët qe mund të kryhen përmes online banking do ti shohim me
gjeresisht në kapitullin tjetër.

3.2. MARKETINGU-MIX NË SISTEMIN BANAKR

Tashme bankat jan në nje përiudhe ku ato gjenerojnë të ardhura nga sherbimet me shumë sa sa
nga dhenia e kredive.

Shërbimet bankare kanë të bejnë me para në lloje të ndryshme si kreditim, depozitim dhe
transfere
Këto shërbime jomateriale janë formuar në kontrata , ku struktura bankare ndikon në suksesin
e institucionit në afat të gjatë dhe përveç atributeve themelore si shpejtësi, siguri dhe lehtësi në
shërbimet bankare, të drejtat konsulence për shërbimet që janë komplekse janë të preferuar
nga konsumatorët gjithashtu.

- Çmimi
Çmimi i cili është një komponent i rëndësishëm i marketingut miks është emëruar
ndryshe në bazë të shkëmbimit të transaksionit që ndodhin. Çmimet në sektorin bankar
kanë emra si interesi apo primi .
Përderisa elementet tjera të marketingut mix ndikojnë në volumin e shitjes, çmimi
ndikon direkt në vellimin e fitimit dhe shitjes.

15
Kinder und Geld,- Tatjana Rosendorfer , Frankfurt, 2000, S. 51

9
- Distribucioni apo Komoditeti në piken e shitjes
Kompleksiteti i shërbimeve bankare rezulton nga llojet e ndryshme të ketyre
sherbimeve.Tipari më i rëndësishëm i bankave është bindja e konsumatorëve të
përfitojnë nga shërbimet.
Shërbimet e shumë bankave janë komplekse në tiparet dhe karakteristikat e tyre , dhe
kur ky tipar i bashkohet karakteristikes se jomaterialitetit, oferat marrin nje
“paprekshmeri mendore” për konsumatorin dhe në nje menyre rezervohen paksa ndaj
ketyre ofertave.

- Menachimi i porduktit
Menaxhimi i produktit i referohet të gjitha masave që ndikojnë në produkt dhe qe e
sjellëin atë më afër klientëve të mundshëm. Shërbimet e ofruara nga një kompani
përputhen me nevojat e klientit.
Mjetet me të rëndësishme për të arritur këtë objektiv janë orientimi kah cilësia e
produkteve dhe sherbimeve .16
Për shkak të "produkteve" abstrakte të një bankë është e vështirë për ti kufizuar
konsumatorët në lidhje ofruesit-bankat tjera, për ketë përqendrimi i shumë bankave
është drejtuar cilësinë e shërbimeve

- Promocioni apo Komunikimi


Një nga elementet më të rëndësishëm të marketingut miks në shërbimeve është
promocioni i cili përbëhet nga shitja personale, reklama, marrëdhëniet me publikun, dhe
shitjen e mjeteve promovuese.
Ne në vijim do të fokusohemi në shitjen personale

- Shitja Personale
Për shkak të karakteristikave të shërbimeve bankare, shitja personale është mënyra qe
shumica e bankave preferojnë në zgjerimin dhe shitjen e tyre , prandaj edhe kam
vendosur të ia bashkangjes 4P-ve të marketing miksit
Shitja personale ndodh në dy mënyra:
Menyra parë ndodh kur konsumatori dhe reprezentuesi i bankës bashkveprojnë ballë
për ballë në zyrët e degës. Në këtë rast, personeli i tërë, pra punonjësit e bankës, shefi
dhe menaxher i zyrës, marrin pjesë në shitje.
Menyra e dytë ndodh në një mënyrë kur përfaqësuesit e konsumatorëve të bankës
shkojn në vendin e konsumatorëve.

16
Kundenbindung im Virtual-Banking – Dirk Stermann, Bamberg 1998, S. 137

10
Përfaqësuesit e konsumatorëve jan të specializuar në ofrimin e shërbimeve të bankave
dhe kujdesen për marrëdhëniet midis bankës dhe klientit. 17

4. KLIENTËT E BANKËS DHE INOVACIONET NË SISTEMIN BANKAR

17
SERVICE MARKETING IN BANKING SECTOR - Prof. Dr. GÜNAL ÖNCE ,fq 486

11
Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në
ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Nxitja e konkurrencës në
sistemin bankër e sidomos në leminë e marketingut është një tjetër faktor, që ndikon në
ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re
bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar
etj.

4.1. PRODUKTI

Produkti në kuptimin me të përgjithshem mund ta përkufizojme si nje burim potencial i


plotsimit të nevojave të konsumatorëve .
Në rastin tonë kemi të bëjmë me “produkte” bankare si : llogaritë e kursimit , certifikatat e
depozitave , procesin e pagesave me cek , sherbimet e sigurimit , huatë e shumë sherbime tjera
qe e plotsojnë gamen e sherbimeve qe banakt i ofrojnë për klientët e tyre.

4.1.1. Zhvillimi I produkteve të reja

Zhvillimi I sherbimeve dhe produkteve të tjera pranohet si nje mundesi për vazhdimin e rritjes
dhe prosperitetit të të gjitha kompanive , si atyre financiare apo atyre të ekonomise reale.
Zhvillimi I produkteve të reja orienton nëpërmjet insitucionove financiare cilindo drejtim :
- Drjetimi teknologjik duke rezultuar prej nevojave të teknologjive të reja të tilla si ATM , SMART
CARD , etj.
- Drejtimi I tregut kur produktet e reja jan të drejtuara kah nevojat e konsumatorëve të tilla si
garancia bankare fleksibile , etj.
- Drejtimi konkurrues kur produktet e reja të ideuara jan pare me veprim ndaj konkurrences.

4.1.2. E-banking
Sidomos në fushen e marketingut për të rinje do të duhej qe online-banking ti kushtohej nje
vemendje e veqant pasiqe tashme 35 % e 14- deri 24-vjeqareve, kan lidhje në internet të cilët
rregullisht përdorin sherbime bankare përmes online-banking. 18

Në vazhdim do të shohim disa nga sherbimet qe oforojnë bankat përmes sistemit të online-
banking :

Kur të keni pranuar sistemin online-banking nga banka juaj, ju mund të prisni disa nga
shërbimet e mëposhtme për t'u përfshirë me planin tuaj, Disa janë sherbime themelore. Disa të

18
Wirtschaftsverständnis und Finanzkultur, - Bundesverband deutscher Bankën, 2003, S. 22

12
tjerat kanë karakteristika shumë të avancuara dhe mund të kërkojnë tarifa më të larta për tu
përdorur.

- Kontrolli I llogarive bankare


- Berja e tranferve përmes llogarive online
- Kontrolloni gjendjen e kredive
- Përcjellja e investimeve
- Aplikimi online për kredi
- Pagesa e fakturave në menyre elektronike
- Tregti me aksione dhe menyra tjera të investimeve
- Shkarko informacionin e llogarisë në programin softuerik të financave përsonale.

- Përparesitë dhe të metat

Online – banking sjellë me vete shumë përparësi karshi punëve bankare tradicionale por ka
edhe të metat e saj.

1) Përparsitë:

- Mund të kryesh punë bankare prej qfardo vendi qe ka lidhje në internet


- Mund të kesh kontroll me të mirë mbi paratë tuaja
- Ke qasje në llogarinë tënde 24 ore në ditë , 7 ditë në jave.
- Mund të monitoroni llogarinë tënde në kohe reale. Tërheqjet , depozitat ,ATMs , pagesat me
kartë të kreditit etj.
- Mund të beni transfer të parave nga nje llogari në tjetren
- Mund ta përdorni softuerin financiar qe të përcjellni llogarinë tuaj bankare online.
- Mund të përdorni opcionin e pageses elektronike të fakturave.
- Online – banking eshtë me efektive nga ana e shepenzimeve për bankën , qe njekohesisht rezulton me
tarifa me të ulta për konsumatorët.

2) Të metat:

- Duhet të posedosh nje kompjuter përsonal me lidhje në internet.


- Mundesia për të pasur qasje në llogarinë tënde bankare varet nga teknologjia
- Online-banking eshtë subjekt I besushmerise në serveret e internetit dhe në kompjuteret tjerë

13
. - Nëse ata nuk punojnë , ju nuk mund të keni qasje në llogarinë tuaj
- Duhet të dini si të përdorni nje kompjuter
- Nëse ndonjeher e ndërroni bankën , ju do të duhet të ndërroni softuerin . Ju duhet të jepni të
gjitha të dhenat e vjetra të llogarise tuaj në programin e ri , dhe kjo mund të ju marr shumë
kohe.

4.2. TË RINJËT SI GRUP CAK PËR MARKETINGUN BANKAR

Rëndësia e brezit të ri si një klient i ardhshëm fitimprurës është theksuar nga të gjitha bankat
por më të prekura nga ky fenomen janë institucionet financiare.
Të rinjtë edhe pse në fillim nuk gjenerojnë fitmin e deshiruar , ata janë pothuajse si siguri për
strukturën e konsumatorëve të insitucionit në të ardhmen.

4.3. SJELLJA NDAJ KONSUMATORËVE TË BANKËS

Më shtrenjtë është të fitosh konsumatorë të rinj(promovim të vazhdueshem), se sa të mbash


ata ekzistues. Sa më gjatë që i mbajmë konsumatorët ekzistues, aq më profitabile është për
kompaninë ; rritet lojaliteti i konsumatorëve.

Për shërbime të tregut në mënyrë efektive, menaxherët e marketingut duhet të kuptojnë


proceset e mendimit të përdorur nga ana e konsumatorëve gjatë tri fazave të procesit të
zgjedhjes qe bejnë konsumatorët :

1. zgjedhja midis alternativave para blerjes

2. reagimi i konsumatorit gjatë konsumit

3. Vlerësimi i kënaqësisë pas blerjes 19

4.4.KONCEPTI I MARKETINGUT NË DISA BANKA GJERMANE

Çelësi për të hyrë në një marrëdhënie me të rinjet për bankat eshtë një llogari rrjedhse falas , e
cila zakonisht ofrohet për të rinjtë e moshës 14 vjet.

Postbank dhe Deutsche Bank shkojnë edhe një hap më tej dhe tashmë lejojnë hapje të llogarive

19
SERVICES MARKETING –K.DOUGLAS HOFFMAN & JOHN E.G. BATESON 4th edition ,Chapter 4 pg. 87

14
rrjedhese edhe për fëmijët nga mosha shtatë vjeqare, me nënshkrimin e prindërve. 20
Kur të rinjtë arrijnë moshën 18 vjeç dhe në këtë mënyrë moshën madhore, atyre u jepen
mundesi të zgjeruara për përdorimin e kartës së kreditit, për shembull, lejimin e një tërheqje
deri në 500, -. € në ATM.

Kjo politikë e çmimeve e bankave ka për qëllim qe të rinjet, pavarësisht nga të ardhurat e tyre
në përgjithësi të ulta ti lidh gjithnje e me shumë me shërbime bankare dhe keshtu të ndërtojnë
një marrëdhënie konsumatorë afatgjatë.

KONKLUDIM

Arritjet në teknikat e komunikimit dhe e-BANKING dha nje rritje për shumë rezultate në
praktikat e marketingut , e veçanërisht me rëndësi me të madhe në sektorin bankar. Sot,

20
Neue Trends im Jugendmarketing der Kreditinstitute –Ulrike Pilz-Kusch, S. 195

15
shërbimet e marketingut janë në theks të madh dhe me interes si për klientët e bankës ashtu
edhe për vetë bankën

Cilësia dhe sasia e produkteve bankare u rrit dhe si rezultat I zhvillimeve në menyren e
mendimeve për marketingun bankar.

Ashtu si në eknominë botërore edhe në Kosovë në vitet e fundit kemi pare nje vetëdijesim të
organizatave , ndërrmarjeve , bankave në lidhje me marketingun dhe përceptimin e tij . Si
rezultat I kesaj sot në Kosovë kemi nje zhvillim të mirëfillt të marketingut , e sidomos atë në
sistemin bankar qe po përdoret gjithnje e me shumë në elabormin dhe prezentimin e
sherbimeve qe bankat ofrojnë në Kosovë.

Siq kemi pare në ketë punim , kemi vrejtur nje strategji të makrtingut të bankave gjermane
drejtuar të rinjeve të cilët i shohin si potencial financiar në të ardhmen , fatkqesisht në sistemin
bankar në Kosovë shumë pak ofrohen keto sherbime si fondi I kolegjit apo programe të
ndryshme të kursimeve , e edhe nëse ofrohen nga ndonje bank , klientët kan shumë pak
informata për keto.

REFERENCAT

1. MARKETINGU BANKAR - Grup autoresh, Tiranë, 2007


2. BANKA DHE AFARIZMI BANKAR – Prof. Dr. Gazmend Luboteni ,Prishtinë 2013

16
3. PRINCIPLES OF MARKETING – Philip Kotler & Gart Amstrong , 2nd edition 1998 & 14th
edition , 2011
4. INTERDISCIPLINARY JOURNAL OF CONTEMPORARY RESEARCH IN BUSINESS , vol.5 ,
NO.1 , MAY ,2013
5. INTRODUCING MARKETING - John Burnet , 1st edition , 2002
6. WIRTSCHAFTSLEHRE DES KREDITWESENS-Wolfgang Grill &Hans Perczynski, München
1984, fq. 7.
7. MARKETING – Hans Christian Weis , München 1990, S. 43
8. MARKTSEGMENTIERUNG ALS MARKETINGSTRATEGIE VON KREDITINSTITUTEN UNTER
BESONDERER BERUCKSICHTIGUNG JUGENDLICHER YIELGRUPPEN,- Dr. Gerhard Hlasch ,
Göttingen,1995, S. 30
9. KINDER UND GELD - Tatjana Rosendorfer , Frankfurt, 2000, S. 51.
10. SERVICE MARKETING IN BANKING SECTOR - Prof. Dr. GÜNAL ÖNCE ,fq 486
11. KUNDENBINDUNG IM VIRTUAL BANKING – Dirk Stermann, Bamberg 1998, S. 137
12. WIRTSCHAFTSVERSTANDNIS UND FINANZKULTUR - Bundesverband deutscher Bankën,
2003, S. 22.
13. SERVICES MARKETING –K.Douglas Hoffman & John E.G. Bateson 4th edition ,Kap. 4 fq.
87
14. KIDSVERBRAUCHERANALYSE 2003 (Egmont Ehapa Verlag, Axel Springer AG und Bauer
Verlagsgruppe).
15. https://de.wikipedia.org/wiki/Marketing - 18.10.2015
16. http://www.gktoday.in/functions-of-marketing - 21.10.2015
17. http://bqk-kos.org/ - 21.10.2015
18. http://www.kotlermarketing.com - 21.10.2015

17

You might also like