Universiteti I Prishtines 2

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I PRISHTINES “ HASAN PRISHTINA “

FAKULTETI I MJEKESISE – DEGA


STOMATOLOGJI

Lenda: Stomatologji Preventive

Tema : Ortopedia preventive dhe interceptive

Asistenti I lendes :Ass.Dr.Sc. Vala Hysenaj Hoxha

Punoi : Yllka
Qarkaxhia

Prishtine , 2022
HYRJE
Përveç kariesit dhe periodontitit, anomalitë ortodontike hyjnë në
sëmundjet orale më të zakonshme tek njerëzit. Është vërtetuar se çdo
fëmijë deri në moshën 14 vjeç ka anomali të theksuara apo të formuara
në zhvillimin e fytyrës dhe nofullës. Përveç mangësive estetike të vogla
apo të mëdha, këto anomali mund të rëndojnë funksionalisht aparatin e
përtypjes dhe të rrisin rrezikun e kariesit, periodontitit, sëmundjeve të
rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, aparatit tretës dhe mund të
rregullojnë edhe zhvillimin e të folurit, dmth komunikimin që së bashku
çon në trauma psikike. Frekuenca e këtyre anomalive sidomos tek
fëmijët e rritur çon në rritje të kërkesave për trajtim ortodontik dhe nëse
marrim parasysh kohën dhe çmimin e nevojshëm për korrigjimin e
anomalive të formuara, është shumë e rëndësishme që të pengohet
zhvillimi ose anomalitë masive ortodontike duhet të trajtohen në kohë.
ETIOLOGJIA E MALOKLUZIONIVE :

Shfaqja e dhëmbëve të qumështit në gojë fillon rreth muajit të 6-të


me daljen e incizivëve të poshtëm. Në vitin e parë fëmija i ka të gjithë
incizivët e qumshtit që përcillen me daljen e molarit të parë të qumshtit
deri në muajin e 16 të jetës, pastaj kaninëve rreth muajit 19, ndërsa me
daljen e molarëve të dyte të qumshtit në vitin e tretë të jetës përfundon
vendosja e dhëmbëve të qumshtit në vargun dhëmbor.
Denticionin e qumshtit të vendosur në mënyrë të rregullt e
karakterizon prania e diastemave primate që te okluzioni normal gjenden
mezialisht nga kaninët e sipërm dhe distalisht nga kaninët e poshtëm të
qumshtit, me ndërhapsira më të shprehura në regjionin incizal dhe
pozitën okluzale të molarëve të dytë të qumshtit, sipërfaqet distale të të
cilëve përfundojne me rrafsh vertikal (rrafshi postlakteal)

*Qrregullimet e okluzionit të dhëmbëve të qumështit:


Janë mjaft të shpeshta. Shfaqja e dendësisë së denticionit të qumeshtit
nuk paraqet problem të madh ndonese mungesa e hapsires me te madhe
në regjionin e incizivave të qumështit mundet me vonë ti paraprijë
shfagjes së dendësisë në regjionin frontal te denticioni i përhershëm.
Crregullimi i okluzionit të molarëve të qumështit, rrallë korrigjohet te
denticioni i qumeshtit pasi që nuk qon në pengesa të mëdha funksionale.

*Dalja e dhëmbëve të përhershëm:


Fillon në vitin e 6, me shfaqjen e
molarëve të parë të poshtëm të përhershëm, pastaj molarëve të sipërm
dhe incizivëve qëndror të poshtëm. Incizivët qëndror te sipërm, incizivet
lateral të sipërm dhe të poshtëm dalin ndërmjet viteve 7-9, kaninët e
poshtëm dhe të gjithë paramolarët ndërmjet viteve 10 dhe 11. Ndër te
fundit në gojë shfaqen kaninët e sipërm dhe molarët e dytë të
përhershëm ashtu që dalja e dhëmbëve të përhershëm përfundon deri në
moshën 12-13 vjet. Molarët e tretë të përhershëm dalin më vonë, por
anodoncioni i tyre është qdo herë e më i shpeshtë. Në formimin e
okluzionit të rregullt të denticionit të përhershëm me rëndësi të madhe
është roli i molarëve të dytë të qumshtit që e orientojnë daljen e molarit
të parë të përhershëm.
Anomalitë ortodontike (malokluzionet) nuk paraqesin semundje
klasike, gka mund të thuhet për kariesin dhe paradontopatitë,por
variacion natyror (devijim) që ndodh në qdo sistem biologjik. Shkaqet e
lajmërimit të malokluzioneve mund të jenë sistemike (të gjeneralizuara)
ose lokale (mekanike):

Shkaqet sistemike janë:


Trashëgimia, qrregullimet endokraniale, anomalitë kongjenitale,
qrregullimet nutritive, qrregullimet e gjendjes së përgjithshme
shëndetësore.
Shkaqet mekanike ose lokale janë:
Veset e këqija, humbja e hershme dhembëve të qumshtit dhe te
përhershëm, retensioni i dhembeve të qumshtit, dalja e vonuar e
dhëmbeve të përhershëm, humbja e kontaktit të dhëmbit si pasojë e
kariesit, dhëmbët e perhershem teper medhenje, ngjitjet e cekëta të
frenullumit. Duke pasur parasysh etiopatogjenezën, kompleksitetin,
përhapjen, rëndësinë për shëndetin oral dhe të përgjithshëm të njeriut,
terapine e rëndë dhe të gjatë, si dhe mundësinë që me masa preventive
gjegjese pengohet shfaqja e këtyre deformiteteve, është zhvilluar një
nëndisciplinë stomatologjike e veqantë-ortopedia preventive dhe
interceptive. Detyrë e ortopedisë preventive është që me aplikimin e
masave të caktuara preventive të krijojë kushte optimale për zhvillim të
rregullt të organit të përtypjes, përderisa ortopedia interceptive ka për
qëllim qe me ndërhyrje të vogla terapeutike dhe me kohë të korrigjojë
ose të pengojë formimin e anomalive ortodontike në stadin e tyre
fillestar. Per arsye didaktike dhe sistematizim më të mirë masat
preventive dhe interceptive mund të ndahen në aktivitete në periudhën
paranatale dhe postnatale.

MASAT E ORTOPEDISË PREVENTIVE NË


PERIUDHËN PARANATALE
Periudha paranatale nënkupton periudhën kohore prej nidacionit deri te
lindja (mesatarisht zgjat 9 muaj) dhe paraqet periudhën e rritjes dhe
zhvillimit më intenziv të regjionit orofacial, qe mund të rrezikohet
seriozisht nën veprimin e faktorëve zhvillimor të ndryshëm. Në këtë
periudhe tepër të ndjeshme duhet të sigurohen kushtet më optimale për
rritje dhe zhvillim të rregullt të organit për përtypje. Masat preventive në
këtë periudhë janë pjesë përbërëse të masave preventive mjekësore të
përgjithshme që aplikohen në shtatëzani me qëllim që të sigurohen
kushte normale për rritje dhe zhvillim të rregullt të frytit në tërësi.
Përveq masave të njohura higjieno dietike, nënave të ardhshme duhet
këshilluar që të shmangin alkoolin, nikotinën, narkotikët, marrjen e
barërave, rrezatimin, traumat psiqike dhe fizike, veqanërisht në tre muajt
e parë. Ushqimi duhet të jetë kualitativ dhe i balancuar me përdorim
optimal të proteinave, yndyrave, karbohidrateve dhe elementeve
ndërtuese. Nënat e ardhshme duhet këshilluar për korigjimin e veseve të
këqija në ushqim (marrja e tepërt e ushqimit të ëmbël, mungesa e
marrjes se disa përbërësve të rëndësishëm të ushqimit, shujtat tepër të
shpeshta ose të rralla etj.) si dhe në mbajtjen e rregullt të higjienës orale
ashtu që më vonë te fëmijët ti përcjellin vetëm veset pozitive. Shtatëzëna
duhet të shmang kontatin me personat e sëmurë, duke pas parasysh se
disa sëmundje bakteriale dhe virusale (rubeola, citomegalovirusi dhe
hepatiti viral), mund të qojnë në anomali kongjenitale të rënda (qarje të
fytyrës, nofullës dhe buzëve).

MASAT E ORTOPEDISË PREVENTIVE DHE


INTERCEPTIVE NË PERIUDHËN POSTNATALE
Dinamika e zhvillimit në këtë fazë, për dallim nga ajo paranatale, është
diqka më e qetë por ende mjaft e shpejtë dhe dinamike. Aktiviteti më i
madh në zhvillim është gjatë vitit të parë, vitit të dytë, ndërsa në vitin e
tretë dalëngadalë bie dhe praktikisht stagnon deri në moshën 6 vjeqe,
ashtu që në mes 6-12 vjet prapë vie deri te zhvillimi i vrullshëm. Për
këtë arsye duhet pas parasysh aplikimin e masave preventive dhe
interceptive në këtë periudhë të jetës.
Periudha e motakut dhe fëmijës së vogël Anomalitë trashëguese
mund të vërehen menjëherë pas lindjes së fëmijës. Zakonisht shfaqen si
qrregullime të raportit në mes nofullës së sipërme dhe të poshtme, që
mund të jenë pasojë e mospërputhjes së madhësisë së vet nofullave si
dhe pasojë e vendosjes joadekuate, gjegjësisht pozitës jo të rregullt të
nofullave. Shumicën e rasteve zhvillimi i tyre mëtejmë nuk mund të
ndalet. Pas lindjes së fëmijës në shumicën e rasteve haset retrognati
embrionale. Pas një periudhe të caktuar ky raport ndërron me rritje te
shpejtë në drejtim mezial të mandibullës, ashtu që gjatë daljes se
dhëmbëve të përhershëm, incizivët e qumshtit sillen në pozitë ortognate.
Në rastin e prognatisë së shprehur preferohet ngritja e kokës më lart me
qka ndikohet në zhvendosjen meziale të mandibullës. Nëse raporti
ndërnofullor te motakët është progen i shprehur, këshillohet vendosja e
fëmijës në krevat pa jastëk, ashtu që të ndikohet në lëvizjen distale te
mandibullës.

Ushqimi natyror (thithja) është pa dyshim stimulansi më i mirë per


zhvillim të rregullt të sistemit orofacial, si dhe për zhvillimin fizik dhe
psiqik të fëmijës. Përveq faktit se qumshti i nënës është mjaft i
ushqyeshëm dhe i pasur me antitrupa, vet akti i thithjes krijon harmoni
natyrore të muskulaturës orofaciale dhe kushte optimale për zhvillim
normal të raporteve ndërnofullore. Për këto arsye duhet insistuar së paku
6 muaj, e më së gjati 1 vit pas lindjes, për shkak të mundësisë së
perzistencës së gëlltitjes infantile. Me ndërprerjen e thithjes më së drejti
është të kalohet në ushqim me ndihmën e gotës dhe lugës. Në këtë
periudhë nuk preferohet ushqyerja me shishe me biberon për shkak të
efekteve të shumta negative që kjo mënyrë e ushqyerjes lë në shëndetin
oral. Zgjedhja e biberonit është me rëndësi të madhe për ushqimin e
drejtë me formulë të fëmijës. Ai duhet të mundësojë marrjen e ushqimit
në mënyrë sa më të ngjashme me fiziologjiken, që nënkupton që
biberoni sipas madhësisë dhe formës të përshtatet strukturave orale
anatomike . Me daljen e dhëmbëve të qumeshtit ushqimi duhet te
ndryshohet dhe te përshtatet moshës së fémijës. Ushqimi duhet te jetë
cdohere me i fortë ashtu që femija gradualisht të mbizotërojë funksionin
e përtypjes që eshtë stimulus per zhvillimin e rregullt të regjionit
orofacial.Me daljen e dhëmbeve të qumështit te cilët me shfaqjen e tyre
shkaktojnë gëzim të cdo prindi, është me rëndësi të madhe në këtë
periudhë, që të eliminohen vështirësite eventuale që mund të qojnë në
shqetësim të femijes dhe prindërve dhe të lehtësohen daljet e dhëmbëve
preferohet përdorimi i lengjeve dhe xheleve te ndryshme per lyerje të
mukozës, si dhe pjesët gumoze dhe plastike ose brushat e veqanta për
dhëmbë, që fëmijët me kafshim te stimulojnë daljen e dhëmbëve. Në
këtë periudhë është me rëndësi të veqantë përciellja e rregullt e daljes së
dhëmbëve të qumështit si dhe zbulimi i hershëm i tendences së daljes së
ndonjë ose grupi dhëmbësh në mbulim të kundërt ose kafshim të
kryqëzuar.
Veset e këqija formohen mjaft herët dhe janë më karakteristike për
periudhën e motakut dhe fëmijës së vogël. Sipas disa autorëve, shkak i
tyre mund të jenë ndërprerja e thithjes, ndarja nga nëna, vëmendja e
pamjaftueshme ndaj fëmijës etj. Hulumtimet kanë treguar se 68% të
fëmijëve me anomali ortodontike të shprehura dhe vetëm 13% të
fëmijëve pa anomali shprehin një ose më shumë vese të kqija. Në këtë
periudhë vërehen këto vese të keqija: thithja e gishtit, buzës, gjësendeve
të huaja, shtypja e gjuhës, frymëmarrja me gojë, përtypja e dhëmbëve,
vetëlëndimi etj. Këto vese formohen mënjëherë pas lindjes, gjegjësisht
në moshën më të re, ndonëse janë shpjeguar raste të thithjes së gishtit
qysh në periudhën intrauterine. Largim i veseve të kqija në këtë periudhë
më së miri arrihet nëse prinderve ju shpjegohet serioziteti i pasojave dhe
ju jepet këshilla si ti ndihmojnë femijes së vet në largimin e vesit.
Prindërit duhet të injorojne vesin dhe të mos e kthejnë vëmendjen në
momentin kur fëmija e shpreh atë Fëmijës nuk duhet bërtitur, as nuk
duhet të dënohet. Rezultatet me te mira arrihen nëse i mbahet dora
fëmijës në momentin e shprehjes dhe largimin e vëmendjes së tij me
ndonjë lodër ose gjësend tjetër.
Periudha e fëmijës parashkollor (denticioni i qumështit) Perzistimi i
veseve të kqija te fëmijët parashkollor paraqet problem serioz që kërkon
konsultim të detyrueshëm me stomatologun e shpesh edhe me
psikologun. Përveq ndryshimeve morfologjike dhe mundësive të
infeksionit, veset e kqija në këtë moshë mund të jenë shkak i traumave
psikike dhe vështirësive në kontakt me fëmijët tjerë (bezdisja, etiketimi
me nofka të ndryshme), që mund të jetë pengesë për komunikim
ndërmjet fëmijëve, tërheqje në vete dhe formim i qrregulluar i
personalitetit të tyre. Largimi i veseve të kqija që janë formuar në
periudhën e motakut, në moshën parashkollore paraqet problem mjaft të
madh dhe kërkon bashkëpunim dhe pregatitje gjegjëse psikike të
fëmijës.
Tentimet e dhunshme vetëm mund të shkaktojnë rezistencë të madhe.
Biseda e sinqertë vetëm me fëmijën (ose në prani të personit të tretë) për
pasojat e mundshme mund të ndikojë që fëmija vet të neglizhojë vesin
ekzistues. Te një numër i fëmijëve përveq bisedës, qasjes adekuate te
psikologut dhe vullnetit të mirë të femijes, duhet te perdoren edhe
aparatet ortodontike të kombinuara dhe të thjeshta që ky proces te
lehtësohet. Me pllaké ortodontike dhe vestibullare mund te pengohen
veset e thithjes së gishtit, thithja e buzes dhe frymëmarrja me gojë.
Terapia interceptive e kafshimit të detyrueshëm: Kafshimi i
detyrueshëm (habitual) shfaqet për shkak të pozitës se grregullt të
folikujve, variacioneve morfologjike, vendosjes sé qrregullt të disa
dhëmbëve të qumshtit, funksionit të qrregullt të tërë organit per përtypje
(si pasoje e perzistencës së veseve të këqija), kontakteve te parakohshme
gjatë të cilave nofullat marrin pozitë, ku dhëmbët dhe muskujt
normalisht nuk gjenden në ngarkesë. Nëse momenti i detyrueshëm që
qon në këtë lloj kafshimi, largohet, raporti i dhëmbëve shumë shpejtë
korigjohet nën ndikimin e forcave gjatë kafshimit. Masat ortodontike
interceptive përbëhen nga gërryerja e disa dhëmbëve të qumshtit që
mund të kombinohen me bartjen e aparateve të thjeshta ortodontike
(pllaka e Shvarcit, nënlidhja e mjekrrës, monoblloku) dhe ushtrimet
miofunksionale. Me gërryerjen e sipërfaqeve vestibullare të kaninëve te
qumshtit të poshtëm dhe sipërfaqeve orale të atyre të sipërm, si dhe
tuberkujve lateral të dhëmbëve të qumshtit që paraqesin momente të
dëshirueshme, qon në korigjim të kafshimit të kryqëzuar dhe kthim të
nofullës në raport të rregullt.
Terapia miofunksionale kryhet me qëllim që me aktivizim shtesë të
disa muskujve të regjionit orofacial të ndikohet në orientimin e drejtë të
dhëmbëve me vendosje të qrregullt, ose që të stimulohet zhvillimi i disa
pjesëve të fytyrës dhe nofullave që kanë ngecur në zhvillim. Ushtrimet
bëhen disa herë në ditë dhe mund të kryhen individualisht apo në grup.
Me tërheqjen dhe rrudhjen e gojës, forcohet muskulatura e buzëve, rritet
shtypja në sipërfaqet labiale ashtu që i kontribon retruzionit të incizivëve
dhe kundërvimit të antagonistëve dhe muskujve të gjuhës. Fryerja e
trumbetës ose e pipit ndikon njëkohësisht në tonusin e muskujve të
buzëve, gjuhës dhe faqeve. Sanimi i dhëmbëve kariotik të qumshtit ka
për qëllim të rekonstruoj formën, morfologjinë dhe madhësinë paraprake
të dhembëve. Mbushjet okluzale jo adekuate mund të qojnë në kontakt
të hershëm të antagonistëve dhe kështu të rrezikojnë okluzionin normal,
ndërsa mbushjet aproksimale joadekuate zvogëlojnë dimensionin
mezio-distal të dhëmbëve, që potencon levizjen e dhëmbëve përreth nga
regjioni prekur. Humbja e hershme e dhëmbëve të qumshtit ruajtja e
dhëmbëve ne goje deri në ndërrimin morfologjik të tyre stimulon rritje të
drejtë ta nofullave, funksion normal dhe oluzion stabil. Nxjerrja e
hershme e dhëmbëve të qumshtit shkaktohet zakonisht si pasojë e
komplikimeve te kariesit ose traumës. Mund të qoj në zhvendosje të
dhëmbëve përreth dhe atyre antagonist në hapsirën e lirë duke
qrregulluar vendosjen e rregullt te dhëmbëve zëvendësues dhe krijimin e
malokluzioneve. Per këtë arsye si masë interceptive preferohet punimi i
ruajtësve të hapsirave. Para vendosjes së ruajtësve duhet ditur se kemi të
bëjmë me një mjedis që gjithnjë ndryshon dhe rritet, se dhëmbët
zhvendosen gjithmonë dhe gjatë funksionit të tyre ata durojnë shtypjen e
muskulaturës përreth. Për këtë ruajtësit e hapsirave duhet ti plotësojnë
disa kushte: të ruajnë hapsirat, të vendosin kontakt me dhëmbët
fqinj dhe antagonist, të kompenzojnë funksionalisht dhëmbët që
mungojnë , që të mos pengojnë zhvillimin normal të nofullave, që
bartja të mos jetë ngarkesë për pacientin, që të mbahen lehtë.
Varësisht nga numri i dhëmbëve të humbur dhe hapsirave që duhet
ruajtur, ndahen në tri lloje fikse, gjysmëfikse dhe mobile.
Ruajtësit fiks përbëhen nga unaza ortodontike ose kurora e vendosur në
dhëmbin distal dhe trarëza qeliku që shtrihen deri në pikën kontaktuese
në sipërfaqen distale të dhëmbit mezial. Në rastet kur pas nxerrjes së
molarëve të dytë të qumshtit,ruajtja e hapsirës mund të bëhet me
përdorimin e ruajtësit të Maslerit.
Ruajtësit gjysëmfiks përbëhen nga kurorat ortodontike ose unazave të
fiksuara për dhëmbët, ndërsa në to është i fiksuar një hark që mund të
shkurtohet prapë, të ndërrohet dhe të adaptohet.
Ruajtësit mobil përdoren nëse mungojnë disa dhëmbë. Punohen sipas
principit të protezave mobile nga pllaka e akrillatit të fiksuar me anë të
krosheve ortodontike për dhëmbët ekzistues. Kontrolli i tyre është i lehtë
dhe mundëson largimin periodik të akrillatit dhe përshtatjen e aparatit në
rritjen e nofulles. Këta ruajtës të hapsirës paraqesin stimulans mekanik
për daljen e dhëmbëve zëvendësues. Për shkak të këtyre veqorive të tyre,
ky lloj përdoret më së shumti.
Periudha e moshës shkollore (denticioni i përzier)
Kjo periudhë karakterizohet me ndryshime te vrullshme në zhvillim
ashtu që masat preventive dhe interceptive në këtë moshe zakonisht kanë
të bëjnë me orientimin e drejtë te daljes së dhëmbëve të përhershëm dhe
mirëmbajtjen e okluzionit të rregullt. Kontrolla e daljes së molarëve të
parë të përhershëm. Vendosja e molarëve të parë të përhershëm varet
shumë nga raporti mes vete i molarëve të sipërm dhe të poshtëm të
qumshtit.Në periudhën e denticionit të qumshtit raporti i sipërfaqeve
distale të molarëve të dytë të qumshtit të sipërm dhe të poshtëm
përfundojnë me një rrafsh vertikal- rrafshi postlakteal. Në kohën e daljes
së molarit të parë të poshtëm të përhershëm ky rrafsh thehet në formë të
shkalles negative, pasi që molari i parë i përhersëm i poshtëm bën
shtypje në molarët e qumshtit të poshtëm duke i shtyrë përpara në
hapsirën e diastemave primate.
Pas daljes së molarit të parë të përhershëm të poshtëm, del ai i sipërm
duke ardhë në interkuspidim me antagonistin e vet i cili është i vendosur
më mezialisht duke formuar kështu kl. e parë normale sipas Angelit.
Është e rëndësishme që gjatë daljes së molarit të parë të përhershëm të
poshtëm të kontrollohet a është rrafshi postlakteal i thyer në formë të
shkallës negative dhe diastemave primate ndërmjet molarit të parë të
qumshtit të poshtëm dhe kaninit a është mbyllur. Nëse rrafshi postlakteal
nuk është thyer ( ka mbet në formë të rrafshit vertikal) dhe nëse diastema
primate nuk ekziston, me gërryerjen e sipërfaqeve aproksimale të
molarëve të poshtëm të qumshtit mundësohet që molari i parë i
përhershëm gjatë daljes të zhvendoset në drejtim mezial. Gjithashtu
duhet gërryer lehtë tuberkulumet e molarëve të qumshtit, nëse nuk janë
abraduar mjaft,që molarët e poshtëm të qumshtit të rrëshqasin më lehtë
përpara. Kontrolla e daljes së incizivëve incizivët e poshtëm të
përhershëm gjatë daljes kanë tendencë të vendosjes linguale, kryesisht si
pasojë e mungesës së hapsirës, kur incizivët e qumshtit nuk luksohen.
Incizivët ekzistues të qumshtit përpara dhëmbëve zëvendësues duhen sa
më parë të nxirren ashtu që incizivët e vendosur lingualisht nën shtypjen
e gjuhës të arrijnë pozitën e tyre normale. Nëse ka mjaftë hapsirë këta
incizivë gjatë daljes nën ndikimin e gjuhës do të zënë pozitë të
rregullt.Incizivët e sipërm të përhershëm kanë tendencë të daljes në
drejtim oral. Ky njihet si mbulim i kundërt. Përderisa dhěmbët janë në
dalje, kjo tendencë mundet të korrigjohet lehtë me ushtrime me shpatull,
vendosjen e pjerrtësisë ose pllakat ortodontike aktive me kreshtën
kafshuese që të parandalohen masat e vonshme më të ndërlikuara.
Frenullumi i gjërë dhe fibroz i buzës së sipërme dhe të poshtme, gjatë
daljes mund të pengoj migrimin mezial të incizivëve qendror duke
krijuar hapsirë në mes incizivëve (diastema mediana). Masa interceptive
në këtë rast është largimi kirurgjik këtij frenullumi (frenektomia).
Rekonstuksioni i frakturës së dhëmbëve -frakturat e dhëmbëve të
përcjellura me humbje më të madhe të indeve të forta të dhëmbëve
gjithashtu mund të qojnë në qrregullim të raportit ndërnofullor. Më te
shpeshtë janë frakturat e incizivëve qendror të sipërm. Qdo humbje e
madhe e substancës së dhëmbit mbi nivelin e skajit incizal të incizivëve
të poshtëm, që qon në humbje të mbulimit do të shpie në zhvendosje
labiale të incizivëve të poshtëm si pasojë e shtypjes së gjuhës dhe
humbjes së balancit me muskujt e buzës dhe mbulimin e incizivëve. Per
këtë preferohet rekonstruksionni sa më i hershëm i pjesës së thyer që të
pengohet zhvendosja labiale e dhëmbëve antagonistë.
Zëvendësimi i dhëmbëve të humbur.-humbja e një apo më shumë
dhëmbëve të përhershëm në regjionin frontal mundet në afat prej disa
ditësh të shpie në zhvendosje të dhëmbëve fqinjë dhe atyre anatgonist në
hapsirën e lirë. Nëse nuk ka indikacion të mbushjes së hapsirës me
zhvendosje ortodontike të dhëmbëve fqinj, atëherë duhet punuar protezë
parciale e cila njëkohësisht kryen funksion të ruajtjes së hapsirës si dhe
kompenzim të balancit të humbur estetik dhe fonetik.

You might also like