Letra Personale

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

LETRA PERSONALE

Shembull:

Boston, 25 Maj 1964


I dashur Milto,

Shumë falënderime për letrën Tuaj të 6 Majit 1964, të cilën e mora këtë mëngjes. Unë e
çmoj shumë që Ju mendoni për mua. Ju jeni i lumtur se e kremtoni këtë përvjetor në vendlindje.
E mbaj mend kur u takuam për të parën herë në Manchester New Shempsher, rreth 57
vjet më parë.
Që atëherë kohët kanë ndryshuar dhe, kjo, do të thotë se lufta juaj e gjatë ka patur
suksese. Ajo ka patur më shumë suksese nga sa e prisnim. Ne, që të dy, kemi patur fatin se kemi
rrojtur mjaft gjatë sa për të parë këtë. Sa shumë të tjerë nuk e gëzuan këtë privilegj. Kështu,
sidoqoftë, ne i përkasim grupit të fatlumërve. Vetëm kjo ndjenjë është e mjaftueshme për të
kundërbalansuar të gjitha vështirësitë që kemi patur në të kaluarën dhe mund të kemi përsëri në
të ardhmen.
Dhëntë Zoti t’ju dhurojë akoma shumë vjet të tjera me shëndet e lumturi!
Miku juaj i vjetër
F. S. Noli

P. S.: Po jua shkruaj këtë letër anglisht, sepse sekretari im nuk e kupton asnjë fjalë shqip dhe
shkrimi im është i palexueshëm.

Letra përman elementet themelore të një modeli:

I. Përshëndetjen: I dashur…
II. Hyrjen: Shumë falënderime …rreth 57 vjet më parë.
III. Trupin (ose pjesën qendrore): Që atëherë kohët kanë ndryshuar… dhe mund të kemi
përsëri në të ardhmen.
IV. Përfundimin: Dhëntë Zoti…
V. Përshëndetjen: Miku juaj i vjetër…
VI. Shtesën e cila shënohet me P. S.: Po jua shkruaj këtë letër anglisht…

LETRA PËR URIM

I dashur z. Blerim dhe znj. Blerta,

Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia për lindjen e birit tuaj.
Urime!
Agron Berisha

LETRA NGUSHËLLUESE

I dashur Blerim,
Më ka prekur thellë lajmi mbi vdekjen e Blertës, të cilën e kisha shoqe shumë vite dhe
për të cilën kisha respektin më të thellë si bashkëshorte Juaja.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia për humbjen tuaj!
Me nderime,
Agron Berisha
LETRA FALËNDERUESE

I nderuar Zotëri Blerim,

Ju jam pakufijshëm mirënjohës për ndihmë që ma keni dhënë duke më siguruar lejen e
hyrjes në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Faleminderit shumë!

Me nderime,
Studenti Agron Berisha

LETRA E ANKESËS

I dashur Zotëri Blerim,


Unë dhe gruaja ime do t’jua dimë për nder nëse ndikoni te fëmijët tuaj që ta dëgjojnë
muzikën me zë më të ulët, sidomos pas orës dhjetë të mbrëmjes, kur ne shtrihemi për të fjetur,
sepse ngrihemi herët për të shkuar në punë.
Javën e fundit muzika e tyre dëgjohej fuqishëm në banesën tonë edhe pas orës
dymbëdhjetë.
Duke shpresuar për mirëkuptim, që më parë Ju falënderojmë.
Me nderime,
Agron Berisha

LETRA E REFERENCËS (LETRA E REKOMANDIMIT)

I dashur z. Blerim Krasniqi,


Para disa vjetësh tek ju ka punuar zonja Blerta, si kujdestare e fëmijëve tuaj dhe për punët
e tjera të nevojshme në shtëpi, si pastrim, mirëmbajtje etj.
Pasi që familjes sime vitin e fundit i është shtuar dukshëm vëllimi i punëve, dhe
mundësitë e mia financiare e lejojnë këtë, jam i interesuar të di mendimin tuaj lidhur me zonjën
Blerta, nëse ajo do të ishte e përshtatshme për punët e përmendura në shtëpinë time.
Që më parë ju falënderoj për mendimin tuaj në lidhje me personin në fjalë.
Me nderime,
Agron Berisha

……….

I dashur z. Agron Berisha,

Ju falënderoj për letrën me të cilën keni kërkuar mendimin tonë në lidhje me zonjën, të
cilën ne e kujtojmë gjithnjë me dashuri dhe respekt, zonjën Blerta.
Unë dhe bashkëshortja ime, Linda, e kujtojmë si punëtore të madhe, shumë të këndshme
dhe që i pëlqen çdokujt.
Ne besojmë që ajo është një zgjedhje shumë e mirë dhe se do të jeni të kënaqur me
shërbimin e saj.
Me nderime,
Blerim Krasniqi

………..

Referencë për punë

I nderuari z. Blerim,
Jam i lumtur që kam rastin ta rekomandoj Agim Krasniqin, si punëtor të mundshëm.
Agimi ka punuar në kompaninë tonë tre vjet, prandaj ne kemi një pasqyrë të mirë për
punën dhe suksesin e tij këtu.
Si punëtor, ai gjithmonë ka qenë i kujdesshëm dhe i vyeshëm. Ka punuar në ekip dhe ka
qenë i koordinuar me të tjerët. Raportet e tij me punëtorët e tjerë kanë qenë korrekte dhe të mira.
Gjithmonë i ka respektuar eprorët.
Për shkak të zvogëlimit të punëve në kompaninë tonë, jemi detyruar ta mbyllim repartin
ku ka punuar ai.
Ne besojmë që ai do të jetë njësoj tek ju një punëtor i mirë dhe produktiv.

Me nderime,
Agron Krasniqi

You might also like