Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Lënda : Gjuhë shqipe Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë Sesioni I

REPU
BLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT , SPORTI DHE RININSË
PROVIMET KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË - SESIONI 1
TEST I PERSONALIZUAR KODI -
SHKOLLA “MELEQ GOSNISHTI ”,PËRMET
ORA 10.00

E hënë, 18 qershor 2018

Lënda: Gjuhë shqipe

Udhëzime për nxënësin:

Testi në total ka 25 pyetje. 15 pyetje janë me zgjedhje (qarkim); 10 pyetje janë me zhvillim;

Në pyetjet me zgjedhje do të qarkoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me
zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën pyetje janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit:

Pyetjet 1 2 3 4 5 6 7a 7b 8a 8b 9 10 11
Pikët
Pyetjet 12 13 14a 14b 14c 15 16 17 18a 18b 19a 19 19c
b
Pikët
Pyetjet 20 21 22a 22b 23 24 25a 25b 25c 25d
Pikët

Totali i pikëve Komisioni i vlerësimit :

1.____________________________Anëtar

2. ___________________________Anëtar
Lënda : Gjuhë shqipe Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë Sesioni I

PJESA I

Lexoni pjesën e mëposhtme, pastaj përgjigjuni pyetjeve që vijojnë: Përrallë:

UJKU DHE GOMARI

Një gomar po ushqehej në një lëndinë me bar, kur dalloi ujkun që po afrohej drejt tij. Ai e kuptoi
menjëherë qëllimin e vizitës së ujkut dhe filloi të sajonte një plan për të shpëtuar kokën. Bëri gjoja
sikur po i dhembte këmba dhe po rënkonte me të madhe.

Kur ujku iu afrua dhe e pyeti se pse qëndronte mbi tri këmbë, gomari i tha se i kishte hyrë një gjemb i
madh në njërën këmbë.

-Të lutem, ma hiq këtë gjemb, - bëri sikur iu lut gomari me pamje prej të mjeri. - Nëse nuk e heq, do të
të ngec në fyt kur të më hash.

Ujku u mendua mirë dhe e quajti të vlefshme këshillën e gomarit. Atij vërtet i pëlqente që ta shijonte
gomarin rehat dhe nuk donte që të mbytej. Kështu, gomari ngriti këmbën e pasme dhe ujku iu afrua e
po kërkonte me vëmendje gjembin. Atë moment gomari i mençur e shkelmoi me sa fuqi kishte dhe e
fluturoi tutje. E ndërsa ujku përpëlitej, gomari u largua i qetë.

-Mirë ma bëri, - tha ujku me vete, teksa rënkonte përtokë, - unë jam kasap e jo doktor.

1. Me cilën fjalë fillon tregimi i përrallës: 1 pikë

a) Një b) Gjemb c) Këmbë d) Kështu

2. Shkruaj me shkrim dore fjalën me të zeza: 1 pikë


menjëherë _________________________

3. Kopjo fjalinë e nënvizuar te përralla: 1 pikë

____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________

4. Nënvizo emrin e kafshës në fjalinë e dhënë: 1 pikë

Një gomar po ushqehej në një lëndinë me bar.

5. Qarko çfarë është UJKU? 1 pikë


a) kafshë, b) njeri, c) send, d) vend.

6. Qarko mbiemrin në këto alternativa: 1 pikë


a) atij b) kokën c) fluturoi d) i madh
Lënda : Gjuhë shqipe Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë Sesioni I

7. Në përrallë përmenden emrat: ujk, gomar, kasap, doktor. 2 pikë


a) Lidh me shigjetë emrat që tregojnë kafshë dhe emrat që tregojnë njerëz:

ujk

gomar NJERI

kasap KAFSHË

doktor

b) Trego cilësinë e kafshës: 1 pikë


Ujku = _____________________________________________________________________

8. a) Formo një fjali me fjalën UJKU: 2 pikë


___________________________________________________________________________

b) Qarko sa rrokje ka fjala GOMARI: 1 pikë

a) 1 b) 2 c) 3 d) 4

9. Qarko fjalën me një rrokje: 1 pikë


a) lëndinë b) ngriti c) bar d) donte
10. Qarko fjalën më të gjatë: 1 pikë
a) bëri b) fuqi c) mirë d) përpëlitej
11. Qarko cila nga kafshët del më e mençur në përrallën që lexove ?
1 pikë

a) GOMARI b) UJKU

PJESA II

Qarkoni shkronjën përbri përgjigjes së saktë:

12. Elementi bazë i rrokjeve është: 1 pikë

a) një zanore b)një bashkëtingëllorë c)një bashkëtingëllore e në zanore

13. Gjej emrin në trajtën e shquar: 1 pikë


a) mal b) diell c) vajza d) bisht

14. Kujtoni njohuritë e fituara mbi foljet dhe përgjigjuni këtyre pyetjeve:
A) Foljet që i takojnë zgjedhimit të parë janë:
2 pikë a) hekuros b) punoj c) ha d) lexoj

B) Dallo foljet në formën joveprore: 2 pikë


a) lava, b) laja, c) lahem, d) jam larë

C) Qarko foljet në përcjellore dhe paskajore:


2 pikë a) punuar b) duke lexuar c) për të kënduar d) pa
dëgjuar
Lënda : Gjuhë shqipe Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë Sesioni I

15. Cili është mbiemër i nyjshëm: 2 pikë


a) besnik b) i madh c) laraman d) e bukur
16. Në fjalinë: DURRËSI ËSHTË QYTET I BUKUR, nënvizojeni mbiemrin dhe shkruani shkallën e tij: 2 pikë

___________________________________________________________________________________

You might also like