Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Arteve
Dega e Artit Muzikor

TEKNIKË VOKALE

Prof. Adelina PALOJA


Aparati i të kënduarit
Zëri është mekanizmi me anë të cilit njeriu përkthen në një gjuhë të kuptueshme gjendje të ndryshme
shpirtërore. Nga ana fiziologjike zëri krijohet me kontaktin e frymës brenda organizmit me kordat vokale.
Nëpërmjet zërit njeriu ndërton komunikimin me të tjerët, shprehë botën e tij emocionale gjatë momenteve
e situatave të ndryshme, bartë gjuhën e folur. Zëri mbështetjen bazë e ka te frymëmarrja e cila përbëhet nga
dy monumente kryesore marrja e frymës dhe nxerrja e frymës.

Anatomia e zërit
Laringu është organi më i rëndësishëm që përbënë aparatin e të folurit. Laring quajmë pjesën e sipërme të
gypit të frymëmarrjes të vendosur mbi trakenë. Skeleti i laringut është i përbërë prej materialit kartalagjinor.
Nga ana fiziologjike laringu luan rolin kryesorë të veçantë në dy aspekte kryesore, së pari kryhet procesi i
frymëmarrjes pasi që nëpër të kalon kolona e ajrit për në mushkëri dhe po në këtë rrugë del jashtë dhe së
dyti nën efektin e ngacmimeve të ardhura nga sistemi nervor qëndror që komandojnë dridhjen e kordave,
laringu luan rol me marrjen e zërit. Laringu është gyp elastik dhe në çastin kur duhet të kaloj ushqimi ai
levizë vertikalisht ndërsa kur duhet të nxjerrë tinguj të lartë laringu ngritet ndërsa për të nxjerrë tinguj më
të thellë laringu zbret poshtë. Në hapsirën më të ngushtë të laringut nga pjesa e brendshme ndodhen të dy
palët e kordave zanore (false dhe të vërteta) të vendosura si dy shtresa njëra mbi tjetrën. Aty nisin nga pjesa
e përparme e laringut dhe shkojnë drejtë pjesës së prapme të tij.
Dy palët e kordave zanore: kordat zanore të sipërme (false) dhe kordat zanore të poshtme (të vërteta).
Kordat zanore të sipërme ndodhen në pjesën e sipërme duke qëndruar horizontalisht të kapura përpara së
ashtuquajturës ‘molla e Adamit’ dhe duke vazhduar në skajin tjetër i cili është i kapur në kartalagjinor.
Kordat zanore të poshtme shtrihen në të njejtin vend si ato të sipërme për rreth 3 milimetra më poshtë. Mes
kordave zanore të sipërme dhe atyre të poshtme ndodhet hapsira e Morganit që luan rolin e amplifikatorit
për zërin e sapoformuar. Zëri krijohet në laring, ai kushtëzohet nga lëvizja e kordave zanore dhe krijimi në
hapsirën e Morganit të një presioni të tillë të ajrit që mund të shkaktoj dridhjen e tingujve (kordat zanore
kanë veti që të dridhen ritmikisht).
Si kordat zanore të sipërme edhe ato të poshtme e ndajnë hapsirën e laringut në 3 zona:
- Zona sipërglotike
- Zona glotide
- Zona nënglotike
Zona sipërglotike është hapsira në formë hinke që ngushtohet në pjesën e poshtme. Lartë komunikon me
laringun kurse poshtë me hapsirën glotide. Kordat zanore të sipërme janë kufizimi ndarës i kësaj zone nga
zona glotide. Zona glotide është e formuar prej 3 katesh: kati i sipërm me kordat zanore të sipërme, kati i
mesëm me hapsirën e Morganit dhe kati i poshtëm me kordat zanore të poshtme. Zona nënglotike është
pjesa e laringut që fillon nën kordet zanore të poshtme dhe arrin deri në traketë duke u zgjeruar në bazë.
*Bashkëveprimi i pjesëve të aparatit të zërit si i lëvizjeve e kordave zanore të zërit, tensioni i caktuar i tyre,
presioni i domosdoshëm i ajrit, ndërtimi dhe drejtimi nëpër rezonatorë bëhet krejtësishtë në bazë të
reflekseve të pakondicionuara dhe rregullohet nga sistemi nervor qëndror në përputhje me detyrat që ato
kryejnë.*
Regjistrat e zërit

Sipas rezonimit, lartësimit të tingullit dhe zgjerimit të valëve zanore në këto hapsira, zëri klasifikohet në
disa regjistra:
- Zona sipërglotike rezonon në regjistrin e kokës
- Zona glotide rezonon në regjistrin e mesëm
- Zona nënglotike rezonon në regjistrin e gjoksit

Në bazë të disa studimeve dhe eksperimenteve të bëra nga Grotovski dhe disa studiues të tjerë të zërit, është
plotësuar më shumë dija mbi zonat rezonatore. Sipas Grotovskit dhe studimeve të bëra, i gjithë trupi i njeriut
shërben si rezonatorë por sidomos trungu dhe koka.
Në bazë të stimulimit të impulseve kemi këto regjistra:
- Regjistri i kokës
- Regjistri i gojës
- Regjistri i zvergut (pjesa e prapme e qafës)
- Regjistri i gjoksit
- Regjistri i barkut
Por zëri rezonon edhe në shpatulla, kryqe dhe në legjionin limbal (boshti spinal-pjesa e pasme, shpina).

Rezonatorët
Detyra e rezonatorëve fiziologjik është që të rrisin aftësinë transmetuese të zërit. Funksioni i tyre është
përforcimi i shtyllës së ajrit në pjesë të caktuara të trupit.

Epigloti Kordat vokale

Trakeja Kërci
Zbërthimi logjik i frazës

Puna me frymëmarrjen, me zërin, me diksionin për këngëtarin apo aktorin merr kuptim kur ajo vihet në
funksionin organik të interpretimit. Fjala e shkruar duhet të mëshirohet bukur artistikisht dhe të përpunohet
për të marr jetë imagjinata apo ideja krijuese e shkrimtarit (libretto). Gjuha e folur paraqitet si një rrjedhë
tingëllore e përbërë nga disa hallka: tingulli, rrokja, fraza, fjalia, ato vijnë njëra pas tjetrës dhe formojnë
njësi fonetike.

- Fraza është njësia më e madhe fonetike që përbënë ligjerimin, ajo mund të përbëhet nga një ose disa
fjali.

- Rrokja është ndarja më e vogël e shqiptimit, gjatë të folurit në një fjalë njëra nga rrokjet theksohet
më shumë se zakonisht.

Mjetet fonetike që dallojnë rrokjen më të theksuar të fjalës në gjuhë të ndryshme janë: gjatësia, lartësia dhe
forca. Në fjalët e shqipes theksimi mund të bie në fillim, në mes apo në fund. Kur në kuadrin e një fjale
theksi merr pah një nga rrokjet fonetike quhet theks sasor, ndërsa kur në kuadrin e një fjalie theksi merr pah
një ose më shumë fjalë quhet theks logjik.

- Theksi logjik bie mbi ato fjalë të fjalisë që bartin vlerat kryesore kuptimore të saj.

- Theksi emocional është spikatja e fjalëve nga pikëpamja kuptimore e që ndërthuret edhe me nuanca
të ndryshme emocionale si gëzim, frikë, përbuzje, dashuri, habi, mëshirë etj. Vendosja e drejtë e theksit
logjik ka rëndësi të madhe në interpretim. Ekzistojnë disa rregulla të caktuara nga ana fonetikore e
vendosjes së thekseve logjike që zbulojnë në kuptimin e leximit logjik të fjalës.

- Theksimi i ndajfoljes plotëson kuptimin e një veprimi apo të një gjendje, përcakton përtejë cilësinë e
objektit, tregon mënyrën, kohën dhe sasinë e veprimit. Subjeki merr një karakteristikë që na ndihmon të
njohim më mirë veprimin. Shembull: Ai ishte krenar, i talentuar...

- Theksimi i mohimit tregon kontrastin në mes ideve pohuese dhe atyre mohuese. Shembull: Ai nuk ka
rreshtur së kënduari, jo, asnjëherë…

- Theksimi i disa lidhëseve janë raste më të rralla por ndonjë lidhëse bëhet shkas i zbërthimit logjik të
frazës. Shembull: Të mësojmë ose të mos vijmë fare!

- Theksimi i disa përemrave përdoret zakonisht për të forcuar fjalinë paraardhëse. Shembull: Epo, të
tillë janë të gjithë që punuan…

- Theksimi i një fjalie pyetëse duhet të bjerë mbi fjalën që bartë pyetjen brenda vlerës kuptimore të
logjikës që kërkon të ndërtosh.
Artikulimi i drejtë i tingujve - Bashkëtingëlloret

Lënda që lidh zërin, shqiptimin dhe artikulimin e gjuhës së folur quhet shqiptim. Shqiptimi ka të bëjë me
drejtëshkrimin e gjuhës dhe njëkohësishtë trajton edhe dialektet. Për përformuesit është e domosdoshme
njohja dhe stërvitja e shqiptimit, për të pastruar dhe rregulluar të folurën e tij edhe për solistët vokal është
domosdoshmëri diksioni i drejtë.
Defekt joorganik – zakone në Defekt organik – defekte nga lindja
zanore si e folura në Gjakovë, në nofulla apo devijim anatomik i
ndikimi i rrethit apo shoqerisë. dhëmbëve, gjuha e shkurtë etj.

Bashkëtingëlloret
Puna me zërin e sheh si të nevojshme edhe drejtëshqiptimin e bashkëtingëlloreve, andaj edhe duhet ta kemi
në qendër të vëmendjes të artikuluarit bukur dhe pastër, përvec që është detyrë është edhe domosdoshmëri
për profesionistët e vokalit. Duhet të njohim cdo bashkëtingëllore në detaje, për sa i takon shqiptimit fonetik
të metat më të mëdha në të folur dhe në të kënduar burojnë nga pasaktësitë në shqiptimin e
bashkëtingëlloreve. Ka mjaftë raste ku bashkëtingëlloret që ndodhen në fund të fjalës nuk shqiptohen
pothuajse fare. Sado mirë të këndoj një profesionit vokal ai ka nevojë të domosdoshme për kultivimin e tij
fonetik gjuhësorë mbi të cilin do të kompletoj interpretimin. Duhet të jetë e qartë se ashtu si zanoret edhe
bashkëtingëlloret kanë rregullat e tyre të përfitimit dhe shqiptimit. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve bëhet
duke u mbështetur në dy parime kryesore: sipas organit aktiv që merr pjesë në formimin e tingujve dhe
sipas llojit të pengesës që na jep zhurmën. Duke u mbeshtetur në parimin e parë kemi bashkëtingëllore:
Buzore (labiale): p, b, m – quhen kështu pasi organi kryesorë aktiv që vihet më tepër në lëvizje gjatë
artikulimit të tyre janë buzët. Në këtë kategori hyjnë edhe ato bashkëtingëllore që formohen si rezultat i
afrimit të buzëve me dhëmbët si f dhe v.
Paragjuhore: t, c, d, dh, th, s, sh, z, zh, x, xh, ll, rr, n, ç, r, l - në shqiptimin e tyre organi kryesor aktiv është
pjesa e përparme e gjuhës.
Mesgjuhore: q, gj, nj, j - rolin kryesor në artikulimin e tyre e luan pjesa e mesme e shpinës së gjuhës dhe
qiellzës së fortë.
Prapagjuhore: k, g - pjesa e prapme e shpinës së gjuhës është në bashkëveprim me qiellzën e butë.
Faringale: h - kur e shqiptojmë këtë bashkëtingëllore pengesa krijohet në zonën e faringut.
Duke u mbështetur në parimin e dytë kemi bashkëtingëllore:
Okluzive (mbyllëse, shpërthyese): p, b, t, d, c, x, xh, ç, q, gj, k, g, m, n, nj – meqë rruga e ajrit është e
mbyllur, gjatë shqiptimit të tyre ajri që del shpërthen pengesën, nga ky fakt ato quhen edhe shpërthyese. Në
një pjesë të këtyre bashkëtingëlloreve mbizotëron zhurma gjatë shqiptimit, ndërsa në pjesën tjetër ku
mbizotëron zëri kemi bashkëtingëlloret m, n, nj nga ku edhe i quajmë të zëshme.
Shtegore: f, th, v, dh, s, sh, z, zh, l, ll, j – këto të fundit i quajmë edhe të zëshme sepse ky grup ka nën ndarje
të zhurmta dhe sonante. Në artikulimin e këtyre bashkëtingëlloreve ajri fërkohet në shtegun që është
formuar nga afrimi i organit aktiv me atë pasiv gjuhë-buzë.
Dridhëse (vibrante): r, rr – në këtë kategori nuk ka të zhurmta, të dyja janë sonante.

Sonante – e dëgjueshme, me vokal


Zanoret

Sruktura fonetike e një gjuhe përfshinë sistemin e tingujve ose strukturën tingëllore dhe fonematike
të saj. Ajo paraqet lidhjet ose akordet që ekzistojnë midis tingujve, fonemave e grafemave (pjesa më
e vogël kuptimore e një fjale-rrokja) dhe paraqet edhe mënyrën e shqiptimit e te shkrimit të tingujve.
Zanoret i japin melodikën e të folurit dhe ndihmojnë në kumbimin e zërit. Kur shqiptojmë zanoret,
ajri del lirshëm nga goja pa hasur pengesa, ndërsa në shqiptimin e bashkëtingëlloreve ajri has pengesë.
Kur shqiptojmë zanoret vihet në lëvizje i gjithë aparati i të folurit. Zanoret në gjuhën shqipe në raport
me njëra tjetrën klasifikohen nga pikëpamja e pozicionit të frymëmarrjeve të organeve kryesore që
marrin pjesë në shqiptimin e tyre. Gjuha dhe buzët luajnë rolin kryesor për formimin e tingullit
prandaj klasifikimi i zanoreve mbështetet pikërishtë në tiparet me pozicionin e tyre. Kështu gjatë
shqiptimit të zanoreve gjuha lëvizë sipas rastit horizontalisht e vertikalisht.

Sipas lëvizjes horizontale të gjuhës kemi zanoret:


E rradhës së përparme: e, i, y – gjuha ngritet drejtë pjesës së përparme të qiellzës së fortë.
E rradhës së prapme: a, o, u – gjatë shqiptimit të tyre pjesa e prapme e shpinës së gjuhës ngritet
drejtë qiellzës së butë.
E rradhës së përzier: ë – shpina e gjuhës, pjesa e mesme dhe e prapme e gjuhës ngrihet drejtë
qiellzës.

Sipas lëvizjes vertikale të gjuhës kemi zanore:


Të ngritjës së ulët: a, o – gjuha ngritet fare pak drejtë qiellzës.
E ngritjës së lartë: i, o, y – gjuha ngritet më lartë se te të gjitha zanoret e tjera.
E ngritjes së mesme: e, ë – gjuha ngritet mesatarisht lartë.
Për artikulimin e disa zanoreve buzët marrin pjesë aktive, ato zgjaten kur shqiptojmë zanoret y, o, u prandaj
këto zanore i quajmë zanore buzore apo të labjalizuara. Gjatë artikulimit të zanoreve a, e, i, ë buzët nuk
luajnë rol të rëndësishëm prandaj i quajmë jo buzore. Për shqiptimin e zanoreve luan rol edhe pozicioni që
zë gjuhëza e vogël në zonën e piglotit sipas lëvizjes së saj kemi zanore gojore kur ajo ngritet dhe mbyllë
hapësirat e hundës dhe zanore hundore kur ajo ulet dhe lejon të kaloj një pjesë e rrymës së ajrit në hapsirën
e hundës, kjo lëvizje i jep zanores timbër nazal apo hundor.
Shqiptimi i zanoreve
A – për shqiptimin e saktë të saj, pjesa e prapme e gjuhës ngritet fare pak në drejtim të qiellzës, trupi i saj
është i tërhequr prapa, maja e gjuhës i afrohet dhëmbëve të poshtëm pa i prekur ata. Kur të jenë kryer këto
pozicione mund të filloj nxerrja e tingullit ‘A’.

E – në shqiptimin e kësaj zanore goja hapet aq sa cepat e buzëve tërhiqen pak anash, trupi i gjuhës
zhvendoset para në mënyrë që pjesa e faringut të zmadhohet. Pjesa e mesme e shpinës së gjuhës ngritet
lartë duke prekur qiellzën e fortë ndërsa maja e saj prek mirë dhëmbët e poshtëm.

I – për shqiptimin e kësaj zanore gjuha tërhiqet lartë më shumë se për tingullin ‚E’ pa e prekur qiellzën e
fortë. Maja e gjuhës prek mirë dhëmbët e përparmë ndërsa anët e saj anësore takojnë qiellzën e fortë. Buzët
nuk marrin pjesë në krijimin e tingullit përvec si ndihmëse.

O – në shqiptimin e saktë të kësaj zanore goja hapet më pak se për zanoren ‘A’ dhe më tepër se për zanorem
‘I’. Buzët tërhiqen pak përpara dhe rrumbullakosen, trupi i gjuhës tërhiqet mbrapa dhe rrënja e saj ngritet
drejtë qiellzës së butë. Maja e gjuhës është e ulur por nuk i prekë dhëmbët e poshtëm sepse gjuha është e
tërhequr mbrapa.

U – kjo zanore ka timbër paksa hundor, pozicioni për krijimin e saj duhet të zbatohet me kuriozitet. Buzët
të cilat janë kryesoret në krijimin e kësak zanore shkojnë përpara më shumë se për zanoren ‘O’ dhe
rrumbullakosen. Gjuha tërhiqet shumë mbrapa në mënyrë që kurrizi i saj i harkuar të prekë pjesën e fundit
të qiellzës, ndërsa maja e saj nuk prekë fundin e dhëmbëve të poshtëm por tenton drejtë saj.

Y – buzët marrin rolin kryesorë në krijimin e kësaj zanor, ato tërhiqen përpara më shumë se për zanoren
‘U’, gjuha ngritet lartë dhe kurrizi i saj prekë mirë mesin e qiellzës së sipërme ndërsa maja e saj paloset pas
fundit të dhëmbëve të poshtëm. Edhe kjo zanore ka timbër hundor dhe duhet të kemi kujdes gjatë përfitimit
të saj.

Ë - kjo zanore përfitohet paksa më ndryshe se të tjerat. Quhet zanore hundore sepse rezonanca e zërit ku
mbështetet kjo zanore gjendet në maskën e hundës. Për përfitimin e saj goja hapet fare pak, gjuha qëndrom
e shtrirë dhe kurrizi i saj prekë pak qiellzën e fortë ndërsa maja e saj është e ulur poshtë dhe prekë pak
fundin e dhëmbëve të posjtëm. Buzët nuk marrin pjesë në krijimin e kësaj zanore vetëm se hapen pak fare
sa për të nxjerrë tingullin.
Frymemarrja gjate kendimit

Frymëmarrja është funksioni primar jetësor që na përcjellë që nga momenti i lindjes deri në vdekje. Njeriu
që të mbaj temperaturën e trupit dhe të kryej punë fizike e mendore, në organizëm tërë kohën bëhet
zbërthimi i materieve ushqyese dhe përtërirja e pandërprerë e materieve rezervë. Në këtë proces
frymëmarrja luan rol të rëndësishëm. Përmbajtja më e mirë e ajrit për frymëmarrje në vete përmbanë 21%
oksigjen, 78% azot dhe 1% gazra të tjera neutrale. Në raste të tjera kur ajri ka vetëm 16% oksigjeni kuptojmë
se ka pak ajër. Në rastet kur ajri përmbanë vetëm oksigjen është e paevitueshme alivanosja e në rast se
përqindja është edhe më e vogël atëhere vjen deri te vdekja nga ngulfatja. Mbushja e mushkërive me ajër
bëhet me ndihmën e muskujve që mbështjellin kafazin e krahërorit toraksin, sepse vetë indi mushkëror në
këtë proces nuk merr pjesë në mënyrë aktive. Anash, mushkëritë janë të mbështjellura me brinjë të
lëvizshme të cilët me ndihmën e muskujve e zgjerojnë kafazin e krahërorit. Prej organeve abdominale
mushkëritë ndahen në një muskul të fortë që quhet diafragmë. Diafragma e ka formën e kupolës, me punën
e vetë bëhet më e shtypur dhe kështu lajmërohet inspiracioni (hyrja e ajrit në mushkëri). Më kthyerjen e
diafragmës dhe kafazit të krahërorit në pozitën e mëparshme bëhet ekspiracioni (dalja e ajrit nga
mushkëritë).
Njeriu zakonisht merr frymë 16-17 herë në minutë dhe për tërë procesin e respiracionit nevojiten 3-4
sekonda. Gjatë këndimit ky proces nuk është aq i shpeshtë si në gjendje të zakonshmë, për t’i kënduar disa
tinguj duhet të marrim frymë 6-7 herë ose edhe më pak e jo 16-17 herë në minutë. Krahas kësaj marrja e
ajrit duhet të jetë mjaftë e shpejtë dhe ajri të mbahet sa më gjatë në mushkëri, ky proces është krejtësishtë i
kundërt me frymëmarrjen e zakonshme. Duke marr parasyshë se ky ajër shërben për krijimin e rrymave
ajrore në laring që me ndihmën e kordave zanore krijohen valët e tingullit atëhere është e domosdoshme që
sasia e ajrit të shfrytësohet në mënyrë sa më racionale.
Llojet e frymëmarrjes:
Frymëmarrja e lartë (klavikulare) – është mënyrë e tillë e frymëmarrjes ku bëhet ngritja e krahëve me
c’rast me ajër mbushen vetëm pjesët e sipërme të mushkërive. Kjo mënyrë nuk është e përshtatshme për
organizmin e njeriut njëashtu as për këndim. Funksioni i diafragmës nuk është i rregulltë sepse në vend që
të shtypet poshtë ajo ngritet lartë, gjithashtu vështirësohet funksionimi i laringut meqë ai është i lidhur me
pjesët e larta të mushkërive, në këtë rast pozita e tij është shumë e lartë dhe si pasojë negative është fonacioni
i vështirësuar.
Frymëmarrja kostale (brinjore) – është gjithashtu e papërshtatshme sepse edhe në këtë mënyrë mbushet
vetëm pjesa e sipërme e mushkërive, meqenëse brinjët zgjerohen anash, diafragma nuk kryen funksionin e
vet, gjithashtu edhe organet fontare nuk janë në pozitë për funksionim normal.
Frymëmarrja abdominale (diafragmale) – edhe pse është e përshtatshme kjo mënyrë e frymëmarrjes i
ka edhe mangësitë e veta. Diafragma lëshohet në pozitën më të ulët që është e mundshme prandaj bën
presion jo të rregulltë në organet dhe muskujt e hapsirës abdominale. Diafragma nuk është në gjendje të
ndihmojë daljen graduale të ajrit, prandaj frymëmarrja e tillë nuk është e përshtatshme për imitim të
suksesshëm vokal.
Frymëmarrja kosto-abdominale – i ka përparësitë e veta në krahasim me mënyrat e tjera. Barra e procesit
të frymëmarrjes është e hpërndarë në të gjitha pjesët e aparatit për frymëmarrje. Këtu angazhohen muskujt
e kafazit të krahërorit dhe muskujt e abdomenit. Kafazi i krahërorit është i ngritur dhe brinjët zgjerohen në
të gjitha drejtimet, kjo pozitë e kafazit të krahërorit mundëson rritjen e hapsirës së krahërorit dhe lëvizjen e
lirë të mushkërive të cilat marrin sasi të mjaftueshme të ajrit. Diafragma në këtë rast e rregullon shfrytëzimin
racional dhe daljen graduale të ajrit, varësisht nga kërkesat e frazës së kënduar. Në të njejtën kohë në
organizëm marrin sasi të ajrit e cila asnjëherë nuk e tendos kafazin e krahërorit. Kjo mënyrë e frymëmarrjes
më së lehti mësohet në pozitën e shtrirë në shpindë.
Rëndësia e frymëmarrjes së rregullt
Objektivisht cdo herë nuk do të jemi në gjendje të marrim frymë me anë të hundës, në rastet kur nuk kemi
kohë për frymëmarrje të ngadalshme atëhere marrim frymë në të njejtën kohë ndërmjet hundës dhe gojës,
mirëpo gjithmonë duhet t’i përmbahemi rregullit se gjatë frymëmarrjes nuk guxon të ketë shushurima sepse
frymëmarrja e tillë është shenjë e mosdijës apo shijës së keqe të këngëtarit. Nuk duhet të këndohet
menjëhere pas marrjes së ajrit, shprehja q menjëhere të emërtohet tingulli nuk është mirë meqenëse cdo
fillim do të jetë i përcjellë me bashkëtingëllimet ‘h‘ dhe në raste të tilla asnjë bashkëtingëllimë nuk do të
jetë e mirëformuar. Për tingëllimë të saktë dhe të bukur, pas marrjes së frymës duhet pakëz të ndalemi në
mënyrë që kordat zanore të bashkohen dhe kështu fitohet një pikë ndarëse në mes inspiracionit dhe
ekspiracionit dhe atëherë duhet në mënyrë energjike të fillojë këndimi.
Personat të cilët janë të mësuar me punë të vështira fizike e shfrytëzojnë diafragmën si muskul mjaftë të
fuqishëm ndërsa njerëzit të cilët janë të mësuar me punë më të lehta fizike në përditshmëri marrin frymë pa
krahërorë, kjo mënyrë më tepër u përgjigjet sepse zakonisht gjatë gravitetit u vjen më vështirë të lëshojnë
diafragmën poshtë. Fëmijët marrin frymë në të njëjtën mënyrë por vetëm deri në periudhën e pubërtetit ku
fillojnë të lajmërohen ndryshime në frymëmarrje. Cdo kush prej nesh merr frymë në mënyra të ndryshme
varësisht nga ajo se cka përjeton, kur jemi të gëzuae marrim frymë lehtë dhe sipërfaqësisht, kur jemi të
pikëlluar frymëmarrja është e thellë e rrallë dhe e vështirë.
Impostimi i zërit

Impostimi i zërit në fyt duhet të përcillet në rezonatorin e gojës për t’u kultivuar dhe aktivizuar. Valët e
zërit duhet të vendosen në qiellzën e fortë të quajtur kupolla. Kupolla e ndanë hapsiren e gojës me atë të
hundës dhe është vendi më i qëlluar për impostimin e drejtë të zërit. Në qiellzën e fortë, zëri fiton fuqinë,
bukurinë dhe bëhet më tingëllues, fiton edhe vibracion të shëndoshë i cili arrihet me këndim të drejte dhe
mbështetur në shtyllën ajrore. Për të arritur pozitën e lartë të zërit në pozitën e caktuar, zëri duhet të vendoset
mirë në rezonatorin e kokës. Instrumenti i këndimit me përbërjen e tij autentike konsiderohet si instrumenti
më i përkryer frymorë, atë e përbëjnë organet për përgatitjen, formimin dhe kultivimin e tingullit.

Organet për përgatitjen e tingullit:


Mushkëritë janë të krijuara nga dy pjesë të cilat janë organi kryesorë për frymëmarrje. Në mushkëri bëhet
ndërrimi i oksigjenit i cili depërton në gjak që është funksioni kryesorë për jetën e njeriut, këtë mushkëritë
e bëjnë përmes pjesëve shumë të imëta që quhen alveola.
Trakeja dhe trakejet janë lidhje mes fytit dhe mushkërive. Pjesa e poshtme e trakesë ndahet në dy pjesë
të barabarta të cilat depërtojnë thellë në mushkëri në pjesët më të imëta të tyre, alveolat. Krahas organeve
të përmendura, procesin e frymëmarrjes e kryejnë edhe diafragma dhe muskujt abdominal. Me tërë këtë
proces bëhet i mundur këndimi që na nevojitet. Tek gjendja normale koha e frymëmarrjes dhe nxerrjës
është 1:1, teksa flasim është 1:6, gjatë këndimit është 1:10 dhe në raste të rralla 1:50.

Organet për formimin e tingullit:


Fyti është organi kryesor për krijimin e tingullit i cili gjendet në maje të trakesë. Muret e laringut janë të
përbëra prej shumë llojeve të kërcinjëve kartogjen që ndërlidhen me muskuj dhe pëlhurë lidhëse, ndërsa
nga brenda është formuar me shtresë rrëshitëse. Në prodhimin e zërit marrin pjesë një numër i madh i
muskujve, muskujt e jashtëm lëvizin në të gjitha anët varësisht prej detyrës që kanë prej momentit. Këta
muskuj kanë mundësinë që laringun ta qetësojnë relativisht që është me shumë rëndësi për impostimin e
zërit. Madhësia e laringut dhe kordave të zërit janë individuale, kjo varet nga gjinia, rritja dhe mosha. Te
fëmijët gjatësia e kordave zanore është 13-14milimetra, soprano 14-17mm, alto 18-19mm, tenor 18-20mm,
baritone 21-25mm, bass 24-27mm.
Muskuli respiratorë Pasitcus ka funksionin e largimit të kordave dhe në këtë mënyrë mundëson
depërtimin e ajrit që vjen nga poshtë.
Muskujt fonetik ndahen në muskuj afrues dhe shtrëngues të kordave zanore.
Muskujt afrues i bashkojnë kordat zanore pas respiracionit dhe e përgatisin laringun për fonacion.
Muskujt shtrengues vëhen në lëvizje nga kordat zanore dhe kështu vjen deri te dridhja e zakonshme e
kordave zanore të cilat janë të vendosura në brendësinë e laringut dhe mund të shihen me laringoskop.
Llojet e zërave - Femrat

Sopranot koloraturë - janë zërat më të lartë në mesin e zërave të njerëzve. Mesatarja e diapazonit të tyre
është d1-e3, megjithëse kufiri i tyre shpesh herë tejkalohet. Karakteristikë është: agjiliteti, lëvizshmëria e
madhe dhe lehtësia në të cilën interpretojnë edhe kërkesat më të mëdha që ua parashtron repertuari orkestral
apo operistik.

Sopranot lirike - nuk e kanë depërtueshmërinë e sopranove koloraturë por as fuqinë e sopranove dramatike.
Janë zërat që më së shpeshti i hasim tek femrat. Për nga natyra janë mjaft të lëvizshmëm, kanë ngjyrë të
qelët dhe janë të depërtueshëm në regjistër të lartë. Diapazoni i tyre është c1 - c3. Si zëra të vërtetë femrorë
janë të përshtatshëm për të gjitha stilet me aftësi të theksuara të vrituozitetit dhe shprehjes emocionale.

Sopranot dramatike - janë zëra më të rrallë dhe ka literaturë të pasur operistike dhe koncertale. Në
shek.XIX bëhet ideal për rolet e mëdha operisitike. Diapazoni i tyre është h-c3. Mexosopranot-janë zëra të
rrallë dhe veçohen me ngjyrë të bukur, të mbyllur që sidomos shprehet në regjistrin e mesëm dhe të ulët të
zërit. Diapazoni i tyre është a-b2.

Mezzo sopranot – Jnë më të rrallë dhe dallohen për ngjyrë të bukur, të mbyllur që sidomos shprehet në
regjistrin e mesëm dhe të ultë të zërit me diapazon nga a-b2. Ky lloj i zërit nuk përdoret shpesh në muzikën
operistike, edhe kur përdoret ka rolin sekondar në operë që zakonisht gjenden në rolin e ndonjë shtrige,
mjeke apo ndonjë gruaje të vjetër. Edhe te ky lloj i zërit ndahen 3 kategori: mezzo soprano koloraturë,
mezzo soprano lirike dhe mezzo soprano dramatike.

Altot - janë zëra më të thellë dhe më të rrallë në mesin e zërave femrorë. Veti e tyre janë tingujt sonorë (i
pasur, i thellë, i errët). Me lehtësi i këndojnë tingujt e oktavës së vogël por nga pesha dhe ngjyra e zërit janë
modest në regjistrin e lartë. Shfrytëzohen pak në literaturën operistike por mjaft janë të angazhuar në veprat
kamertale dhe oratoriumet e mjeshtërve të vjetër.

Mezzosoprano – ital. gjysmë soprano


Mutacionet te zërat e fëmijëve

Koha e pubertetit apo adoleshenca në pikëpamje të zhvillimit të zërit të fëmijëve ka rëndësi të madhe. Në
atë kohë zëri i fëmijës kërkon kujdes të veçantë, posaqërisht duhet patur kujdes gjatë punës me djem sepse
mutacioni te këta është më i theksuar ndërsa te femrat gati nuk vërehet fare. Puberteti lajmërohet dhe zgjatë
individualisht dhe nuk mund të caktohet saktësisht fillimi i tij.Zakonisht te vajzat lajmërohet në periudhen
e moshës 12-15 vjeçare kurse te djemt pak më vonë në të shumten e rasteve 13-15 vjeç. Paralelisht me
ndryshimet e tjera të tërë organizmit edhe laringu pëson ndryshime intensive. Kërcorja që i ndërton muret
e laringut shumë shpejt rritet dhe si rezultat i kësaj lajmërohet e ashtëquajtura ‘mollëza e adamit’. Shumë
shpejt rriten edhe pjesët e tjera të laringut e posaqërisht kordat zanore. Gjatësia e kordave e cila është
përafërsisht 13-14 mm gjatë kësaj kohe rritet edhe 6-8 mm. Mutacioni te djemt zgjatë disa muaj por edhe
disa vite. Ndryshimet e para shfaqen me marrjen (shterrjen) dhe lodhjen e shpejtë të zërit. Te zërat e djemve
lajmërohen elemente të tingëllimes më të thellë si gjatë të folurit ashtu edhe gjatë këndimit dhe kështu
ngjyra dhe lartësia e zërit fëmijëror shëndrrohet në zë mashkulli. Në fazën finale zëri i tyre tingëllon për
një ton më poshtë.

Anomalitë gjatë periudhës së mutacionit (shëndrrim)

Format e mutacionit jo normal te djemtë janë shumë të ndryshme. Lidhëshmëria në mes të pjekurisë
seksuale dhe ndryshimeve të instrumentit të të kënduarit është shumë e madhe prandaj çdo pengesë që i
lajmërohet gjatë këtij procesi është edhe penges në zhvillimin dhe formimin e zërit në përgjithësi.

Mutacioni i kohëpaskohshëm - Mund të lajmërohet rreth moshes 10 vjeçare, është i lidhur ngushtë me
pjekurin e kohëpaskohëshme seksuale por mund të jetë edhe sipas kohës së veshtirë të tepruar në aparatin
e këndimit.
Mbajtja e falsetos - është anomali që shfaqet si çrregullim në kordinimin e punës së muskujve të
mbrendshëm të laringut. Në këtë rast mbizotëron puna e muskujve të laringut dhe zëri bëhet mjaft i
pakëndshëm në këndim. Kjo formë e mutacionit jo normal kërkon metoda të posaqme trajtimi e një prej
tyre është edhe shërimi i sistemit endokrin.
Balanci i hormoneve - Një perrson i cili gjatë fazës së pubertetit dhe adoleshencës ,një femër n’fillim edhe
dëshiron me i fitu cilësit mashkullore fillon mer hormone mashkullore dhe zëri zhvillohet kundra. Forma
edhe gjatësia e kordave zanore që dallojnë. Mandej tjetra është sulmet e kollitjes që janë një prej anomalive
më të shpeshta që lajmërohen gjatë mutacionit. Shumë autorë nuk mund ta spjegojnë me asgjë por supusohet
si lajmërohet si pasojë e këndimit të tepruar të fëmijëve.
Mutacioni i ngadalshëm - është gjithashtu anomali sepse ndryshimet në zë mund të zgjasin edhe në disa
vite dhe kur ndodh kjo edhe vokali nuk e pëson mutacionin në kohën e duhur.
Mutacioni i shpejtë (i vrullshëm) - është aso forme e ndryshimit kur zëri shumë shpejt ndryshohet dhe prap
kthehet në gjendje të mëparshme. Ndyshimet janë shumë të vrullshme dhe befasuese sa që djemtë refuzojnë
të flasin në rrethin ku jetojnë. Për fatë të mirë ky lloj mutacioni zgjat shumë shkurtë afro dy muaj e pastaj
fillon periudha tjeter që është e përcjell me ndryshime të vogla dhe mund të zgjasë deri në një vit.
Mutacioni i vonuar - lajmërohet si pasojë e moskordinimit në mes të periudhës së pjekurisë seksuale dhe
kohës ku lajmërohet mutacioni. Në këto raste lajmërohet shumë vonë, 2-3 vite vonohet. Është e shpeshtë
këndimi në kore të shkollës gjatë periudhës së mutacionit shpesh edhe në aso kushte kur këndimi është
mjaft i vështirësuar, dhe zëri është në gjendje kritike. Në këto raste ndezja e laringut është shumë e shpeshtë
dhe mund të ketë edhe çregullime të tjera në aparatin e të kënduarit. Simptomat më karakteristike të gjendjes
akute (sëmundjes) janë skuqja e kordave zanore, lajmërimi i mëkozes (sekrecioni i kordave zanore),
paaftësia e funksionimit të sëmundjeve të laringut etj.
Kujdesi ndaj zërit të fëmijes - është çështje shumë delikate spese ndryshimet nuk mund të parashihen apo
të vërehen lehtë. Gjithashtu janë të dëmshme rastet kur të rinjtë që kanë kaluar periudhën e mutacionit
dëshirojnë të prezentohen me zërin e tyre mashkullor (zërin e pjekur) fillojnë të këndojnë në regjistra shumë
të lartë dhe në këtë mënyrë e dëmtojnë zërin sepse akoma është zëri fragjil (i ndjeshëm) dhe ai zë që lë
përshtypjen e një tenori shpejt mund të shëndrrohet në bas dhe anasjelltas prandaj kujdesi është i
domesdoshëm derisa zëri të qetësohet, forcohet dhe të fitojë pjekurinë e tij. Është mjaftë real konkludimi
se periudha e mutacionit është faktor vendimtar në formimin e organit për këndim prandaj kujdesi është i
domosdoshëm si nga ana e pedagogut vokal në raste të veqanta edhe nga mjeku. Edhe vajzat mund të
krijojnë shprehi të mangëta duke mos respektuar mundësitë natyrore të zërit që më vonë reflektohen në
formimin dhe cilësinë vokale. (Shterrja e zërit, disonimi, detonimi etj.) Zëri i vajzave zhvillohet paralelisht
me organizmin duke mos lejuar kurfarë mangësish por vetëm humben vetitë e zërit të fëmijës dhe
gradualisht lajmërohen karakteristikat e zërit femëror. Të gjitha këto që vijnë nga ndryshimet hormonale
në trupin tonë, si rrjedhojë e kësaj vjen edhe deri te ndryshimi natyral i zërit fëmijëror (të pjekur). Kjo
moshë shfaqet fillimisht te vajzat ne moshën 13-15 vjeç, ajo qe i ndanë muret e laringut shumë shpjetë
rriten dhe te meshkujt pengohet ‘mollëza e adamit’. Kjo punë shkon në disa muaj por edhe në disa vite,më
pak vërehet te vajzat ndërsa te meshkujt është më i ndjeshëm edhe kujdesi duhet me qenë shumë më
vigjilent.
Kërcet e laringut

Skeleti i laringut përbëhet nga 6 kërce, 3 nga ato janë tek ndërsa 3 të tjera janë cifte.

Kërcet teke janë:


Kërci teroid – i cili formon të ashtuquajturën ‚molla e Adamit’ tek meshkujt.
Kërci krikoid – ka formën e një unaze hialine që formon murin e poshtëm të laringut dhe që lidhet me
pjesën e sipërme të trakesë.
Epigloti – është kërc në formën e një pedaleje e cila paloset mbi laring gjatë aktit të gëlltitjes duke mos
lejuar kalimin e produkteve ushqimore në rrugën e frymëmarrjes.

Kërcet cifte janë:


Kërcet aritenoide – kanë formën e një piramide me bazë trekëndësh e cila artikulon me faqen artikulare të
kërcit krikoid. Aty gjenden edhe dy procese, muskular dhe vokal. Këto kërce luajnë rol të rëndësishëm në
tensionimin apo relaksimin e kordave dhe muskujve vokale.
Kërcet kornikulate
Kërcet kuneiforme

Duhet theksuar se kërci tiroid, krikoid dhe aritenoid përbëhen nga enët hialin, kurse epigloti është një
formacion fibroelastik. Të dy brirët e kockës tiroide artikulojnë me kërcin krikoid dhe formojnë kërcin
krikoteorid. Ndërmjet kërcit hiroid dhe tiroid ndodhet membrana tirohioide në të cilën gjindet një vrimë ku
kalon tufa neurovaskulare (arteria dhe vena) laringea superior si dhe dega e mbrendshme e nervit laryngeal
superial. Buza e sipërme e unazës së kërcit krikoid është e lidhur me buzën e poshtme të atij tiroid me anë
të ligamentit konik.
Laringu dhe trakea inervohen nga nervat laryngeus recurrence (inferior) dhe laryneus superior. Nervi
laringal superior ka trejaktore të ndryshme majtas dhe djathtas si dhe është përgjegjës dhe e pajis me
inervim motor muskujt intrinesk të laringut (ata muskuj që hapin dhe mbyllin laringun).

Funksioni fiziologjik i Laringut - Si pjesë përbërse e rrugëve të frymëmarrjes funkësioni kryesor i laringut
është ai i frymëmarrjes. Njëkohësisht ai shërben edhe si organ i të folurit dhe si mbrojtës i rrugëve të
frymëmarrjes nga kalimi i ushqimit. Funksione sinterike (fiksimi i toraksit, kollë ekstoteracion, mbyllje
gjatë gëlltitjes së të vjeurave) dhe funksioni qarkulkues (duke e ndihmuar kthimin e gjakit venos ne qendër).

Dëmtimet e laringut janë të pazakonta të shumëllojëshme dhe potencionalisht jetë kërcënuese. Popullata
pediatrike është më e mbrojtur se ajo adulte për shkak të pozicionimit më të lartë të laringut në vetebrat
cervikale (vertikale) c3-c6 (pjesë e strukturës) dhe shkallës më të lartë të elasticitetit. Pavarësisht
strukturave mbrojtëse, pjesa anteriore e laringut është mjaft e ekspozuar dhe forcat e ushtruara në drejtim
anterior dhe posterior shtypin laringun në drejtim të kolonës vetebrave dhe mund t’i japin demtime indeve
të buta dhe kërceve. Megjithëse femrat kanë qafë më të hollë dhe më të gjatë janë meshkujt ata të cilët kanë
predispocite më të lartë për trauma laringeale për shkak të ushtrimeve, sporteve të dhunshme etj.
Traumat laringeale

Traumat laringeale klasifikohen në dy kategori të mëdha: trauma konkluzive dhe trauma penetrante. Shkaku
më i zakonshëm është dëmtimi i laringut gjatë një aksidenti ku pasagjeri është i palidhur me rripin e
sigurimit (gjatë uljes së menjëhershme të shpejtësisë trupi del përpara dhe qafa përplaset), forca
transmetohet nga laringu në drejtim të kolonës vertebrale-cervikalee jep dëmtim. Varianti tipik i dytë është
kur njeriu në lëvizje godet një objekt të palëvizëshëm. Dëmtimet më të rralla ndodhin gjatë sporteve të
ndryshme (alpinizëm, ushtrime të dhunës etj) në këto raste një forcë me shpejtësi të ulët por amplitudë të
lartë qon në zhvendosje sinifikante të kërceve, formim i shpejtë i hematomës. Do të dyshojmë për traumat
e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Simptomat e traumës laringeale subjektive: ngjirje zëri, afoni, disfoni, dhimbje qafe, marrje fryme.
Diagnozat kryhen: vleresimi i rrugëve ajrore dhe stabilizimi i frymëmarrjes, kryerja e egzaminimeve
radiologjike-standarde të kokës, qafës e toraskit, cte, rezonanca magnetike, gronkoskopia.

Trajtimi e menaxhimi i traumave laringeale:

Trajtimi medikamentus - qëllimi i trajtimit medakamentus konsiston në rrikthimin e funksioneve laringeale:


ventilim, fonacion dhe mbrojtje e rrugëve të poshtme respirator.

- Regjim shtrati e ngritje e kokës së shtratit, lehtëson edemen laringeale.

-Pushim vokal, lehtëson edemen laringeale poshtë.

-Përdorimi i ajrit të lagështuar të freskët, parandalon formimin e krustave e dinsfunksionin,

-kortikoidet,

-medikametet antirefluks,

- antibiotikët, ulin rrezikun e infeksionit.

Trajtimi kirurgjik

You might also like