Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Data: 27/09/2018

Punoi: Klea Sena

Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë

Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, një proces utopik apo një realitet bashkëkohor?!
Kjo pyetje retorike, shtrohet në mendjen e një sere ekspertesh dhe studiueseve të integrimit
evropian. Në ketë ese do të përpiqem të analizoj këtë proces të gjatë dhe kompleks, në një
pikëpamje sa më pragmatiste dhe funksionaliste, duke u ndalur në analizën e koncepteve të
tilla si bashkimi evropian dhe sfidat aktuale si edhe integrimi evropian. Gjithashtu, lexuesi do
të informohet në lidhje me hapat e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt realizimit të
këtij integrimi, si edhe perspektiva për të ardhmen.

Bashkimi evropian është një strukture e institucionalizuar e ashtuquajturës “integrim


evropian” ose “union evropian”. Me integrim evropian kuptojmë një proces të
vazhdueshëm rreth krijimit të një unioni sa me të ngushtë midis “njerëzve” te Evropës. Kjo
formulë ose terminologji është përmendur për here të parë në Traktatin e Romës të vitit
19571. Megjithatë, qëllimi kryesor i kësaj fraze dinamike dhe ambicioze është ende e
paidentifikuar. Që ne fillimet e saj, kjo organizatë supranacionale ka tërhequr vëmendjen e
eksperteve dhe autorëve të ndryshëm duke mbështetur idenë që BE-ja ose ish komuniteti
evropian është në fakt një Federatë Evropiane (d.m.th. shtete të bashkuara te Evropës). Në
te kundërt, ende ekziston mendimi që BE-ja është thjeshtë një Staatenverbund, një lloj
konfederate.

“Rruga është qëllimi” ka përmendur ish presidenti i Komisionit Evropian Walter Hallstein.
Çfarëdolloj gjeje që mund të konsiderohet, BE-ja vazhdon të ketë një karakter ligjor unik dhe
duke mos pasur asnjë precedent në historinë e se drejtës dhe marrëdhënieve
ndërkombëtare. Marrëdhëniet e para diplomatike midis Shqipërisë dhe BE-së u vendosen në
vitin 1991. Megjithëse, marrëdhënia e pare formale Shqipëri-BE shënohet ne 11 maj 1992
me nënshkrimin e Marrëveshjes se Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila, hyri ne fuqi ne 1

1
Preambula e Traktatit të Romes mbi krijimin e Komitetit Ekonomiko-Social, firmosur në Romë, 1957.
dhjetor 1992.2 Megjithatë, nyja gordiane midis shtetit tonë dhe BE-së qëndron të procesi i
integrimit.

Në paragrafin e dytë të këtij punimi është dhënë interpretimi gjerë i konceptit të integrimit.
Në një këndvështrim me të ngushtë, integrimi evropian mund të përshkruhet si procesi
ashtu sikurse dhe qëllimi për formimin e një shoqate të ngushtë, unioni ose federate midis
shteteve. Integrimi vetvetiu është një proces i cili përfshin shkallë të ndryshme intensiteti.
Ndryshe mund të përshkruhet si koncepti i thellimit. Kategoritë e ndryshme të integrimit
janë si vijon: 1) integrimi ekonomik 2)integrimi politik 3) integrimi ligjor 4)integrimi kulturor
si edhe 5) ai ushtarak. Integrimi ekonomik është i një rëndësie të konsiderueshme, duke
synuar reduktimin ose zhdukjen e tarifave ose kuotave midis dy ose me shumë shteteve. 3

Ashtu sikurse përmendem, midis viteve 1991-1992 Shqipëria hodhi hapat e para rreth këtij
integrimi. Pyetja që shtrohet është perse pikërisht në atë periudhë kohore, Shqipëria
vendosi të krijoj marrëdhënie miqësie me BE-në?!. Përgjigja është mese e qartë. Në një botë
të përballur me masakrat e dy luftërave botërore, qëllimi i vetëm mbetej globalizimi dhe
rajonizimi. Shumica e shteteve adoptuan mendimin që “bashkimi bënë fuqinë” dhe
menjëherë filluan punimet drejtë një konsolidimi. Fatkeqësisht, në Shqipëri dhe në Ballkanin
Perëndimor ndodhi e kundërta. Vetëm pas rënies se regjimit komunist u vu në dukje që
komunizmi është në konflikt me natyrën njerëzore.

Gjatë viteve në vijim dhe për shkak të krizës ekonomike dhe sociale, integrimi evropian i
Shqipërisë u bë ende me i vështire, duke përberë një iluzion. Megjithatë, situata e vendeve
të tjera Perëndimore bënë qe Komisioni Evropian të adoptonte politiken e ashtuquajtur
“Regional Approach”. Sipas këtij programi, vendet Perëndimore duhej të përmbushnin një
serë kushtesh ekonomike dhe politike. Në qendër të këtyre kritereve janë:

1. Respektimi i parimeve demokratike


2. Respektimi i të drejtave të njeriut
3. Ndërtimi, forcimi dhe respektimi i shtetit të se drejtës
4. Mbrojtja e minoriteteve
5. Zhvillimi i ekonomisë se tregut

2
Informacion i marrë nga faqja e internetit:
http://juridiksi.e-monsite.com/blog/analiza-dhe-opinione/integrimi-i-shqiperise-ne-bashkimin-europian.html
3
Introduction to EU Law and the Legal System of the EU, Peter Fischer, University of Vienna, 2018, Pg. 27
6. Bashkëpunimi rajonal

Vlen të theksohet që ne vitin 1999 kemi procesin e I Stabilizim-Asocimit. Sipas raportit të


Komisionit Evropian Shqipëria ende nuk i kishte përmbushur kushtet për tu bere anëtare në
një pakt të tillë. Megjithatë, Shqipëria arriti të anëtarësohej. Procesi i integrimit evropian u
përforcua akoma me shume ne vitin 2000, pas krijimit te Grupit te Nivelit te Lartë Drejtues
në Shqipëri. Detyra kryesore e këtij grupi ishte vlerësimi i kapacitetit të Shqipërisë për të
përmbushur detyrimet që rrjedhin nga një Marrëveshje Stabilizim Asocimi. Grupi realizoj tre
takime, në fund te të cilave Komisioni Evropian vendosi që ka ardhur çasti për të proceduar
me një MSA me Shqipërinë. Një marrëveshje e tillë “ndihmon” Shqipërinë në përmbushjen e
kushteve të sipër përmendur, por nuk sjell ipso jure integrimin e saj.

Sipas së drejtës evropiane, për t’u bërë anëtare e BE-së, Shqipëria duhet të plotësoj
kriteret e vendosura për të gjitha shtetet kandidate të miratuara nga Këshilli Evropian i
Kopenhagën-it në qershor te vitit 1993. Menjëherë pas liberalizimit të vizave Shqipëria
aplikoi ne BE për të marrë statusin e vendit kandidat, por Komisioni Evropian vendosi te mos
i hapë negociatat me Shqipërinë për anëtarësimin në BE, për shkak të krizës dhe situatës së
tensionuar politike. Pas një sere sfidash dhe reformash (kryesisht në dialogun politik)
Shqipëria arrin me 14 qershor 2014 të marrë statusin e vendit kandidat.

Ditët e sotme jo vetëm Shqipëria por edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të kapërcej një
serë sfidash për ruajtjen e parimeve dhe rregullave të saj. Migracioni, kapja e kufijve,
zhvillimi i qëndrueshëm si dhe ruajtja e sigurisë civile janë disa nga problemet kryesore me
të cilat BE-ja thirret për t’u përballur. 4

Në përfundim të këtij punimi, do të doja të theksoja që anëtarësimi i Shqipërisë në


Bashkimin Evropian është odiseja që Shqipëria duhet të përballet. Sfidat janë të shumta dhe
shpeshherë duken si të pakapërcyeshme. Donkishotizmi, etja për pushtet, lufta për karrige,
burrëria e rremë, shkelja e të drejtave themelore të njeriut apo shkelja e parimeve të
paanshmërisë dhe pavarësisë të institucioneve publike apo pushteteve, nuk janë asgjë
përpara vendosmërisë dhe dëshirës për kapërcimin e tyre, punës së pambarueshme,
reformave të ndryshme, komunikimit, edukimit dhe gjithë-përfshirjes. Njerëzit pranojnë

4
Për më tepër shih: https://www.weforum.org/agenda/2017/09/europe-eu-challenges-juncker-address/
ndryshimin, kur përballen me një domosdoshmëri dhe pranojnë ekzistencën e
domosdoshmërisë kur përballen me realitetin. Dhe integrimi evropian i Shqipërisë është një
realitet bashkëkohor.

You might also like