Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

SHËN GJERASIMI QEFALONISË, JETA DHE VEPRA E TIJ

"Shën Gjerasimi Asketi i Ri i Qefalonisë lindi në fshatin Trikala të


Peloponezit. Babai i tij quhej Dhimitër dhe nëna e tij Kali. Babai i tij i
përkiste aristokracisë bizantine, familjes së madhe të Notarave. Xhaxhai
i tij ishte Luka Notaras, kryeministri i fundit (Duka i Madh) i Bizantit
dhe i lidhur ngushtë me perandorin e fundit Konstandin Palaiologos
Në moshën 20-vjeçare, i mbushur nga dashuria hyjnore, Shën Gjerasimi
lë rehatinë e rezidencës së Notarave dhe fillon udhëtimin dhe kërkimin e
tij personal. Për njëzet e gjashtë vjet të tëra ai kërkoi për e plotësimin e
këtij udhëtimi nga Zakinthosi në Shpellën e Madhe dhe Meteora, dhe
nga Shën Luka i Beotisë në Manastiret e Selanikut, Kostandinopojës,
dhe në Malin Athos ku ai u qeth murg. Murgu i ri u dorëzua në dhjak
dhe më pas prift nga Patriarku i Jeruzalemit, Gjermanusi . Shën
Gjerasimi praktikoi disiplinën e një asketi. Nga dëshira për vetmi, ai u
tërhoq drejt Jordanit ku kaloi dyzet ditë. Pasi mori bekimin e Patriarkut
për të jetuar një jetë në heshtje, Shën Gerasimi u tërhoq në Zakinthos kur
jetonte duke ngrënë vetëm bimësi të egra. .Pas këtij udhëtimi shpirtëror,
të pasuruar me përvojë hyjnore dhe njohuri asketike, në vitin 1555
vendos të shkojë në Kefalonia.
Ai përsëri asketizoi në një shpellë, afër Argostolit për 5 vjet e 11 muaj,
kur më vonë, vendosi të vendosej në një zonë më të largët, në luginën
djerrë të Omalës, rrëzë Ainos, ku rinovoi Kishën e Fjetjes së
Virgjëreshës. Kjo kishë e vogël me zonën përreth u dhurua nga prifti
Jorgo Valsamos, i cili më vonë u pendua për atë çka bëri dhe e dërgoi
shenjtin në gjykata, në të cilat shën Gjerasimi dilte i pafajshëm. Ai
rindërtoi tempullin e rrënuar dhe shtoi shumë qeli rreth tij, sepse shumë
banorë të ishullit, duke parë jetën e tij të shenjtë, i besuan vajzat e tyre
atij që të bëheshin murgesha. Në fillim u mblodhën 25 murgesha, më
vonë më shumë, nga familjet më të pasura të ishullit. Ai e quajti këtë
manastir grash "Jeruzalemi i Ri" me lejen dhe bekimin e peshkopit të
1
ishullit Pakomios Makris, duke konsoliduar kështu murgjërinë femërore
në ishull. Pas kërkesës së tij, Patriarkana e vendos Manastirin nën
mbrojtjen e saj të lartë. Atje besimtarët filluanë të dynden për të dëgjuar
mësimet e tij. Karakteristike është fraza e Shenjtorit me të cilën ai
udhëzoi deri në frymën e fundit: “Fëmijë kini paqe mes jush dhe mos
u bëni kryelartë”.
Ai nuk u mor kurrë me pamjen e jashtme të njerëzve, por me qenien më
të thellë, qenia që është pasqyra e vërtetë e shpirtit dhe ka nevojë për
shërim shpirtëror, por që është një vlerë më e çmuar. Nëpërmjet kësaj
lufte ai doli fitimtar, një atlet i kurorëzuar dhe qëndron para nesh për të
na treguar kotësinë e materies mbi të mirat qiellore, gënjeshtrën
djallëzore mbi të vërtetën e Krishtit.
Shën Gjerasimi, pasi jetoi si asket në kuptimin e mirëfilltë të fjalës "në
shpella dhe në hapësirat e hapura të tokës" fjeti më Zotin më 15 gusht
1579. Priftërinjtë e veshën shenjtorin me petkat e priftërisë të cilat ai i
vesh edhe sot e kësaj dite dhe pas një lutje nate e drejtuar nga
kryepeshkopi i Kefalinws Filotheos, ata e varrosën trupin e Tij pranë dhe
brenda murit jugor të Kishës së Fjetjes së Hyjlindëses.
Më vonë, megjithatë, të krishterët kremtuan kujtimin e tij dhe ngjitjen e
tij në qiell, por jo më 15 për të mos lënë në hije ngjitjen në qiell të
Virgjëreshës Mari, por më 16 gusht.
Pas dy vjetësh, murgeshat e Manastirit e shihnin shpesh shenjtorin në
gjumë dhe u detyruan të raportonin te Patriarku i Konstandinopojës i cili
dha leje për të nxjerrë eshtrat e tij. Nga trupi i tij doli një aromë e mirë
dhe është i padekompozuar edhe në ditët tona. Edhe veshjet e tij ishin
gjithashtu aromatike dhe te paprishura, ashtu si sot. Mbledhja e parë e
një pjese të trupit të shën Gjerasimit u bë 2 vjet e 2 muaj pas fjetjes së tij
më 20 tetor 1581, ku merrte pjesë dhe Eksarku Patriarkal, Gabriel
Servus. Por venecianët, të alarmuar nga mosprishja e trupit të tij,
kërkuan të varrosej sërish, që të plotësohej afati kohor normal prej 3

2
vitesh. Mbledhja e dytë e lipsaneve të tij u bë më 20 tetor 1582 ku përsëi
u gjet i paprishur.
Ai u shpall shenjtor nga Patriarkana në vitin 1622. Shën Gjerasimi u
quajt "asket i ri" për ta dalluar atë nga Shën Gjerasimi i Jordanit. Ndër të
tjera, asketi i madh shën Gjerasim, njihet dhe për aftësinë e tij për të
hequr demonët, një dhuratë kjo nga Hiri Perëndisë.
Arka ku ndodhet lipsani i shën Gjerasimit ka ngelur e paprishur
mrekullisht ndër shekuj dhe sot. Shën Pais Agjioriti shprehet që
liipsanet e tij, të shën Spiridhonit dhe të shën Dionisit të Zakinthosit
kanë ngelur të paprishur, për të shërbyer si digë që Zoti u dha këtyre
ishujve ku ndodhen eshtrat e shenjtorëve , që të ruante të Krishterët
Orthodoks nga rreziku i konvertimit në Romano- Katolik.
Tradita thotë se lugina Omala merr ekskluzivisht bekimin e Tij. Shumë
herë është tentuar ta largojnë atë nga këtu, por pa sukses. Pak më poshtë
në rrugën për në Troianata, vendndodhja quhet "podoria" dhe është
vendi nga ku Ai nuk mund të zhvendoset më, pasi arka fillon të
rëndohet.
Me ndermjetimet e Shen Gjerasimit, o Krisht Perëndi mëshirona dhe
shpëtona. Amin !

You might also like