Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

RASTE TË SHKELJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Më 24 mars, dy javë pas shpërthimit të pandemisë “Covid-19”, në Shqipëri u shpall


Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, që në disa zona ishte shpallurr më herët për shkak të
tërmetit të 26 Nëntorit.
Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, një sërë Aktesh Normative u
miratuan nga qeveria dhe shumë prej tyre u  kontestuan nga autoritetet kombëtare
dhe ndërkombëtare.
Pas skadimit të afatit 30 ditor të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të miratuar më 24
mars, Komisioni i Ligjeve dhe më pas Parlamenti miratoi kërkesën e Qeverisë për
shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor..
Por gjatë këtyre ditëve u shënuan disa raste të ushtrimit të dhunës, edhe nën
pretekstin e masave ndaj Covid-19. Dhunimi fizik dhe psikologjik i një 15-vjeçari nga
punonjës të Policisë së Shtetit më 15 maj u konsiderua nga Avokati i Popullit “akt i
patolerueshëm” dhe u kërkua marrja e masave urgjente ndaj punonjësvë të Policisë
së Shtetit.
Ndërsa, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, për të garantuar shëndetin e
qytetarëve nga COVID-19, autoritetet shtetërore duhet të vlerësojnë dhe të kujdesen,
që këto masa të   mos cedojnë e çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut në
përgjithësi, si dhe të fëmijëve në veçanti,thuhej në reagimin e Avokatit të Popullit.
Lidhur me dhunimin e të miturit nga punonjësit e policisë së shtetit, reagoi edhe
UNICEF.
“Çdo formë e dhunës është e papranueshme, sidomos dhuna e kryer nga ata që kanë
mandat të mbrojnë ligjin dhe rendin, dhe kjo është vërtet e patolerueshme!”-thuhej në
reagimin e UNICEF.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dënoi gjithashtu dhunimin e të miturit.
Përdorimi i dhunës fizike ndaj të miturit gjatë ndalimit e shoqërimit ditën e djeshme në
Komisariat e Tiranës apo raste të mëparshme të përdorimit jo proporcional të forcës
fizike ndaj grave sinjalizon një problematikë shqetësuese që duhet adresuar sa më
shpejt, thuhej në reagimin e KMD.
Greis Lemi X8

Akte që dhunojnë të drejtat dhe liritë e njeriut u evientuan edhe gjatë protestës në


mbrojtje të Teatrit Kombëtar, të dielën më 17 maj.
Avokati i Popullit ndërkohë gjen rastin të bëjë thirrje në mënyrë të përsëritur për
respektim të parimit të proporcionalitetit në ndërhyrjet e policisë dhe organeve të tjera
ligjzbatuese, të cilat në asnjë rast e në asnjë mënyrë nuk duhet ta përdorin pretekstin e
kufizimeve të Covid-19 (të cilat për më tepër nuk respektohen nga vetë ato), si arsye
për shtypjen e të drejtës civile për tubim paqësor! – thuhej në reagimin e AP.
Komiteti Shqiptar i Helsnkit, gjithashtu bëri thirrje për respektim të të drejtave të
njeriut dhe mostejkalim kompetencash.
KShH vlerëson se, nuk ishte momenti i përshtatshëm për ekzekutimin e këtij vendimi,
duke marrë parasysh faktin se për shkak pandemisë globale Covid 19, në vendin tonë
është vendosur gjendja e fatkeqsisë natyrore. Kjo gjendje dikton nevojën që autoritetet
të përqëndrohen në zbatimin e akteve normative dhe parandalimin e virusit Covid 19!
–  thuhej në reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Dhuna e përdorur nga Policia e Shtetit gjatë protestës në mbrojtje të Teatrit


Kombëtar nuk kurseu as gazetarët.

You might also like