Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

DETYRË DOSJE

Tema: Obeziteti dhe pasojat shëndetsore që vijnë prej tij


Emër: Eni
Mbiemër: Hoxha
Lënda: Edukim Fizik
Klasa: 11-11
OBEZITETI: ÇFARË ËSHTË?
Mbipesha dhe obeziteti përcaktohen si akumulim jonormal ose i tepërt i yndyrës që paraqet rrezik për shëndetin.
Një indeks i masës trupore (BMI) mbi 25 konsiderohet mbipeshë, dhe mbi 30 është obez. Çështja është rritur në
përmasa epidemike, me mbi 4 milionë njerëz që vdesin çdo vit si pasojë e mbipeshës ose obezitetit.
Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim
mjekësor sistematik. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e përcakton obezitetin si një gjendje klinike kronike
që zakonisht kërkon terapi afatgjata për të nxitur dhe ruajtur humbjen e peshës.
Shumë faktorë gjenetikë, fiziologjikë dhe të sjelljes ndaj ushqimit luajnë një rol në etiologjinë e obezitetit. Dihet
që dieta dhe stërvitja luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit si dhe
çrregullimeve që lidhen me të si p.sh. hipertensioni, sëmundjet kardiake dhe diabeti. Në nivel individual,
obeziteti është sasia e yndyrës së trupit - veçanërisht indi dhjamor.
Shpërndarja zonale e indit dhjamor është e rëndësishme për të kuptuar se si obeziteti lidhet me disa nga co-
morbiditetet shoqëruese. Yndyra e tepërt në zonën qendrore të trupit ose në pjesën e barkut shpesh
korrespondon me rritjen e vdekshmërisë dhe rrezikun e sëmundjeve.
Një parim themelor i të ushqyerit dhe metabolizmit është që ndryshimi i peshës së trupit është i lidhur me një
çekuilibër midis përmbajtjes së energjisë së ushqimit të ngrënë dhe energjisë së shpenzuar nga trupi për të jetuar
dhe për të kryer punë fizike. Për të ruajtur një peshë të qëndrueshme të trupit, me kalimin e kohës, energjia e
marrë duhet të jetë egzaktësisht e barabartë me energjinë e shpenzuar.
Sa më shumë të kuptohet për etiologjinë e obezitetit, aq më shumë shfaqet ajo.
Mbipesha dhe obeziteti janë rezultat i mosbalancimit të energjisë për një periudhë të gjatë kohore. Shkaku i
mosbalancimit të energjisë për secilin individ mund të jetë si rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Sjelljet
individuale, faktorët mjedisorë dhe gjenetikë, të gjitha kontribuojnë në kompleksitetin e epidemisë së obezitetit.
Përpjekje të mëdha janë duke u shqyrtuar në komunitetin shkencor për t’u përqendruar në secilën prej këtyre
fushave, por më pak përpjekje për t’u integruar midis fushave!

ÇFARË E SHKAKTON OBEZITETIN DHE MBIPESHËN?


Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është çekuilibri i energjisë, mes kalorive që merren dhe kalorive që
harxhohen. Në botë vërehet:
 një rritje e konsumit të ushqimeve të dendura me energji, që përmbajnë shumë yndryna dhe sheqerna;
 një rritje në mungesën e aktivitetit fizik, për shkak se shumë lloje punësh bëhen ulur në karrige, mënyra e
transportit ka ndryshuar, dhe qytetërimi është rritur.
Ndryshimet në zakonet e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik janë shpesh rezultat i ndryshimeve të mjedisit dhe
shoqërisë, që lidhen me zhvillimin dhe mungesën e strategjive mbështetëse, në sektorët e shëndetësisë,
bujqësisë, transportit, planifikimit urban, mjedisit, përpunimit të ushqimit, shpërndarjes, marketingut dhe
edukimit.

CILAT JANË PASOJAT E ZAKONSHME SHËNDETËSORE TË MBIPESHËS DHE TË


OBEZITETIT?
Vlera e rritur e IMT-së është një faktor madhor për sëmundjet e patransmetueshme, siç janë:
 sëmundjet e enëve të gjakut (veçanërisht sëmundjet dhe goditjet e zemrës), që ishin shkaktari kryesor i
vdekjeve, në vitin 2012;
 diabeti;
 çrregullimet muskulare-skeletore (veçanërisht osteoartriti – një sëmundje e rëndë degjeneruese, që i bën
kyçet të paafta);
 disa lloje kancerash (përfshi atë endometrial, të gjirit, të prostatës, të mëlçisë, tëmthit, veshkave dhe
kolonës).
Risku i këtyre sëmundjeve të patransmetueshme rritet, nëse rritet vlera e IMT-së.
Obeziteti në fëmijëri lidhet me një shans më të lartë të obezitetit, vdekjes së parakohshme dhe çrregullimeve te
të rriturit. Megjithatë, përveç rreziqeve që hasen në të ardhmen, fëmijët obezë vuajnë edhe nga vështirësi në
frymëmarrje, kanë rrezik të shtuar të frakturave, të tensionit të lartë të gjakut, shfaqin shenjat e para të
sëmundjeve të enëve të gjakut, rezistencë ndaj insulinës dhe efekte psikologjike.

TË PËRBALLESH ME NJË BARRË TË DYFISHTË TË KEQUSHQYERJES


Normat e mbipeshës dhe obezitetit vazhdojnë të rriten tek të rriturit dhe fëmijët. Nga 1975 deri në 2016,
prevalenca e fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë ose obezë të moshës 5-19 vjeç u rrit më shumë se katërfish
nga 4% në 18% në nivel global.
Obeziteti është njëra anë e barrës së dyfishtë të kequshqyerjes, dhe sot më shumë njerëz janë obezë sesa
nënpeshë në çdo rajon përveç Afrikës dhe Azisë nën-Sahariane. Dikur i konsideruar si problem vetëm në vendet
me të ardhura të larta, mbipesha dhe obeziteti tani janë në rritje dramatike në vendet me të ardhura të ulëta dhe
të mesme, veçanërisht në mjediset urbane. Pjesa dërrmuese e fëmijëve mbipeshë ose obezë jetojnë në vendet në
zhvillim, ku shkalla e rritjes ka qenë më shumë se 30% më e lartë se ajo e vendeve të zhvilluara.
Shumë prej shteteve me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen me një “barrë të dyfishtë” të
kequshqyerjes.
– Teksa këto shtete vazhdojnë të trajtojnë problemet e sëmundjeve infektive dhe kequshqyerjen, ata po
përballen edhe me një tejrritje të faktorëve të riskut të sëmundjeve të patransmetueshme, siç janë obeziteti dhe
mbipesha, veçanërisht në zonat e qytetit.
– Nuk është e pazakontë të hasësh edhe kequshqyerjen, edhe obezitetin, në të njëjtin shtet, komunitet apo shtëpi.
Fëmijët në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, janë më të prekur ndaj ushqyerjes së pamjaftueshme
gjatë paralindjes, sapolindjes dhe fëmijërisë së hershme. Njëkohësisht, këta fëmijë ekspozohen ndaj ushqimeve
që kanë nivele të larta të yndyrës, sheqerit, kripës, janë të dendura në energji dhe janë të varfra në
mikroushqyes, të cilët kanë kosto më të ulët, por kanë edhe cilësi më të dobët. Të tilla zakona të të ushqyerit,
sëbashku me nivelet e ulëta të aktivitetit fizik, shkaktojnë obezitet tek fëmijët, teksa çështjet e kequshyqerjes
mbeten të pazgjidhura.

SI MUND TË REDUKTOHEN MBIPESHA DHE OBEZITETI?


Mbipesha dhe obeziteti, ashtu si edhe sëmundjet e patransmetueshme të lidhura me to, janë në përgjithësi të
parandalueshme. Mjediset dhe komunitetet mbështetëse janë kyç në formimin e zgjedhjeve të njerëzve, duke i
bërë ushqimet më të shëndetshme dhe aktivitetin e rregullt fizik, zgjedhjet më të lehta (që janë më afër, më të
disponueshme dhe më të përballueshme), duke e parandaluar kështu obezitetin dhe mbipeshën.
Në nivel individual, njerëzit mundet të:
 kufizojnë konsumin e energjisë që vjen nga totali i yndyrnave dhe sheqernave;
 konsumin e frutave e perimeve, dhe bishtajoreve, grurit kokërrplotë dhe arroret;
 rrisin përfshihen në aktivitete fizike të rregullta (60 minuta çdo ditë për fëmijët dhe 150 minuta të
shpërndara gjatë gjithë javës, për të rriturit).
Përgjegjësia individuale mund të arrijë efektin e plotë të saj vetëm kur njerëzit përshtatin një stil jetese të
shëndetshëm. Prandaj, në nivelin shoqëror është e rëndësishme të mbështeten individët, që ata të ndjekin
këshillat e mësipërme, përmes zbatimit të qëndrueshëm të strategjive të mbështetura në prova dhe të
mbështetura në popullsi, ku aktiviteti fizik i rregullt dhe zgjedhjet më të shëndetshme të të ushqyerit janë të
pranishme, të përballueshme dhe të lehta për t’u aksesuar nga të gjithë, sidomos nga individët më të varfër. Një
shembull i një strategjie të tillë është taksa e pijeve të ëmbëlsuara me sheqer.
Industria ushqimore mund të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e dietës së shëndetshme, duke:
 reduktuar përmbajtjen e yndyrës, sheqerit dhe kripës në ushqimet e përpunuara;
 siguruar që zgjedhjet e shëndetshme dhe të ushqyeshme janë të pranishme dhe të përballueshme, për të
gjithë konsumatorët;
 kufizuar reklamimin e ushqimeve që kanë sasi të lartë sheqeri, kripe dhe yndyre, sidomos tek ushqimet për
fëmijë dhe adoleshentë;
 siguruar praninë e zgjedhjeve të ushqimeve të shëndetshme dhe duke mbështetur praktika të rregullta të
aktivitetit fizik, në vendin e punës.

PËRGJIGJJA E OBSH-SË
E përshtatur nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2004, dhe e njohur sërish në vitin 2011, në një
deklaratë politike për sëmundjet e patransmetueshme (SPT-të), “Strategjia Botërore e OBSH-së për Dietën,
Aktivitetin Fizik dhe Shëndetin” përshkruan veprimet e nevojshme për të mbështetur dietat e shëndetshme dhe
aktivitetin fizik të rregullt. Strategjia i thërret të gjithë grupet e interesit, që të ndërmarrin aksion në nivel
botëror, rajonal dhe lokal, për të përmirësuar dietat dhe zakonet e aktivitetit fizik për të gjithë popullsinë.
Programi për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i vitit 2030, i njeh SPT-të si një sfidë madhore për zhvillimin e
qëndrueshëm. Si pjesë e këtij Programi, Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive u zotuan se do të jepnin zgjidhje
ambicioze kombëtare, deri në vitin 2030, për të reduktuar me një të tretën, vdekshmërinë e parakohshme nga
SPT-të, përmes parandalimit dhe trajtimit (shënjestra 3.4 e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm).
“Plan veprimi botëror për aktivitetin fizik 2018-2030: më tepër njerëz aktiv për një botë më të shëndetshme”
parashtron veprime strategjike efektive dhe praktike për të rritur aktivitetin fizik në të gjithë botën. OBSH botoi
ACTIVE, një paketë teknike që i ndihmon shtetet të planifikojnë dhe të përçojnë zgjidhjet e tyre. Në vitin 2019,
u shpallën udhëzuesit e rinj të OBSH-së mbi aktivitetin fizik, zakonet sedentare dhe gjumin tek fëmijët nën 5
vjeç.
Asambleja Botërore e Shëndetësisë e mirëpriti raportin e Komisionit për t’i dhënë Fund Obeziteti tek Fëmijët
(2016) dhe 6 rekomandimet e tij, që adresojnë mjedisin obezogjenik dhe periudhat kritike në kursin e jetës, që
do të sfidojnë obezitetin tek fëmijët. Plani i zbatimit që udhëzon shtetet në ndërmarrjen e aksionit, për të vënë
në zbatim rekomandimet e Komisionit, u mirëprit nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2017.

You might also like