Artikull Elbasan

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Tema: “ INTEGRIMINI FËMIJËVE ME AUTIZËM NË KOPSHTET DHE ÇERDHET

PUBLIKE TË BASHKISË TIRANË. PRAKTIKA TË PUNËS ME FËMIJËT ME


AUTIZËM”

Autorët: - M.Sc., M.A., ZERINA QËNDRO, Psikologe në Drejtorinë e kopshteve dhe


çerdheve të Bashkisë Tiranë, email: z.qendro@hotmail.com dhe M.Sc., ALBANA
XHEMALI, Psikologe në Drejtorinë e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Tiranë.email:
albanaxhemali24@gmail.com/ albana-1991@live.com.

Abstrakti

Bazuar në statistikat e raportuara çdo vit nga Bashkia Tiranë vihet re se ka një rritje të numrit
të fëmijëve të diagnostikuar ose të dyshuar me çrregullim te spektrit autik, të cilët
frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet publike krahasuar me vitin 2020. Integrimi i këtyre
fëmijëve në klasë krahasuar me fëmijët e tjerë

Për vetë natyrën e këtij çrregullimi këta fëmijë mund të integrohen duke hartuar strategji për
përfshirjen e këtyre fëmijëve në klasa gjithëpërfshirëse dhe evidentohen rezultate pozitive për
këta fëmijë, por për mësueset e kopshteve dhe mësueset ndihmëse përsëri puna me një fëmijë
autik dhe me 30 fëmije në klasë është një sfidë. Për t'u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve janë
ngritur struktura vlerësimi dhe j’u ofrohet shërbim dhe edukim përmes mësuesve ndihmës,
psikologëve të edukimit dhe planeve PEI-t të hartuar për secilin fëmijë, pasi fëmijët autikë
janë të ndryshëm në aftësi dhe nevoja.

Metoda e përdoruar në këtë studim është vëzhgimi i fëmijëve në institicione, përdorimi i një
çekliste ku edukatoret vlerësojnë ecurinë e fëmijës bazuar në 4 fushat e zhvillimit dhe mbajtja
e shënimeve të vazhdueshme gjatë 5 viteve punë në këto institucione. Ecuria dhe progresi i
fëmijëve u mat përmes rishikimit të raporteve vlerësuese tre mujore të mbajtura nga
psikologë dhe mësuese ndihmëse. Qëllimi i këtij punimi është të studiojë qëndrimet e
mësuesve te kopshteve si dhe pikëpamjet e mësuesve ndihmëse mbi përfshirjen e fëmijëve të
spektrit autik në aktivitetet ditore, lojrat e grupit, ndërveprimin gjatë bisedave apo rutinat e
vetëkujdesit. Objektivat kryesore të punës kërkimore janë studimi i praktikave në klasë, si
dhe evidentimi i korrelacioneve të perceptimeve të tyre kryesore në lidhje me përfshirjen e
fëmijëve me ÇSA.
Hyrja.

Ccdo vit vwmw rw njw trend nw rritje tw frekuentimit tw institucioneve tw edukimit public
nga fwmijwt me nevoja tw veccanta. Vihet re njw intresim i interesim i prindwrve pwr
pwrfshirjen e dhe integrimin e fwmijwve tw tyre nw grupe me fwmijw tw cilwt kanw njw
zhvillim tipik. Gjithashtu prania e psikologwve, p.social dhe mwsueseve ndihmwse ka bwrw
qw kwta fwmijw tw frekuentojnw rregullisht kopshtet dhe ccerdhet publike. Politikat qw
ndiqen nw institucinet parashkollore kanw nw focus tw tyre integrimin dhe gjithpwrfshirjen e
fwmijws nw aktivitetet qw zhvillohen nw grup me fwmijwt e tjerw.

Qwllimi i studimit:

Hipoteza/ pyetjet kwrkimore.

Identifikimi i siptomave të autismit në çerdhe/kopshte.

Në  1943 Leo Kanner paraqiti  konceptin “Autizwm  i hershëm fëminor" (Rutter, 1993). Disa
muaj  me  vonë në vitin 1944, Asperger nisi  studimet e tij mbi tezën “Psikopatilogjia e
autizmit në fëmijëri” (Simpson, 2004). Kanner   pershkruan  disa veçori të autismit si:
veshtirësi  në mardheniet sociale (mungesë e kontaktit me sy, mungesa  e  sjelljeve spontane
të tilla si: tregimi  me  gisht  i  objektit  të  interesit,  mungesa  e  reciprocitetit  social  dhe
emocional),në  komunikim  (mungesa  e  gjuhës  së  folur,  steriotipitë  vokale  dhe  paaftësia
për të filluar  dhe  mbajtur  një  bashkëbisedim)  dhe  në  sjellje (fleksibilitet  i  ulët,  rituale,
mungesë  e lojës  simbolike). Në DSM- V filloi të përdoret termi çregullime të spektrit
autik, ÇSA në vend të çregullimeve pervazive të zhvillimit (APA, 2013). DSM-
V përcakton tre nivele të autismit bazuar në ashpërsinë e simptomave të tij. Niveli  i parë
përfshin simptomat më të lehta të çregullimit,  më parë individët me keto simptoma mund të
jenë diagnostikuar sipas DSM-IV me sindromën Asperger. Individët në këtë shkallë të
autizmit kanë vështirësi në fillimin e një ndërveprimi social, vështirësi në kalimin nga një
aktivitet tek tjetri, dhe sjellje të pandryshueshme. Niveli i dytë i ÇSA përfshin individët të
cilët kanë një defiçit në komunikimin verbal dhe joverbal, ndërveprim social të limituar, kanë
vështirësi të përshtaten me ndryshimin, dhe shfaqin sjellje përsëritëse. Rastet më të rënda të
simptomave të autizmit përfshihen në nivelin e tretë. Individët kanë vështirësi të mëdha në
aftësitë e komunikimit verbal dhe joverbal, kanë vështirësi në përshtatje me ndryshimet,
sjellje përsëritëse, vështirësi në marrëdhënie me të tjerët dhe përjetojnë distres të madh kur u
ndryshohet një objektiv (APA, 2013).

Sipas ICD-10 autizmi është pjesë e çregullimeve zhvillimore difuze dhe në këtë manual


diagnostikues vëmë re një diferencim midis autizmit infantil dhe atij atipik. Autizëm i
fëmijërisë sipas ICD- 10 (2016) është një çregullim zhvillimor i vazhduar, që percaktohet
nga: (a) prania  e  një  zhvillimi  të vonuar  që shfaqet para moshës 3 vjeç, dhe (b) një
karakteristikë funksionimi anormal në të tre zonat e psikopatologjisë: ndërveprimi shoqëror
reciprok, komunikimi dhe një sjellje e kufizuar stereotipike e përsëritur. Si shtesë e këtyre
veçorive diagnostike, janë të pranishme një sërë problemesh të tjera  jospecifike, si fobitë,
çrregullime e të ngrënit dhe të fjetjes, shpërthime temperamentale dhe agresion (i drejtuar nga
vetja).

Që një subjekt të plotësojë kriteret diagnostike për ÇSA, simptomat duhet të jenë prezente në
dy vitet e para të jetës (APA, 2013)1. Simptomat e para që vëmë re përpara se fëmija të
mbush një vjeç janë, gjuha e vonuar, mungesa e interesit ne ndërveprimin social, dhe një stil
jo i zakonshme komunikimi (APA, 2013). Gjatë vitit të dytë të jetës sjelljet e papërshtatshme
dhe përsëritëse bëhen më të dukshme dhe sjelljet tipike gjatë lojës mungojnë (APA, 2013).

Të dhëna statistikore rreth numrit total të fëmijëve me nevoja të veçanta që


frekuentojnë çerdhet e Bashkisë Tiranë:

Sipas statistikave të publikuara nga Bashkia e Tiranës (fig.1), vëmë re se numri i fëmijëve
me nevoja të veçanta në vitin 20202 ishte 76 fëmijë prej të cilëve 41% (35 fëmijë) janë të
vlerësuar ose të dyshur me çregullim të spektrit autik, 20 prej tyre kane probleme me
dëgjimin, shikimin, fizike dhe gjuhësore. Ndërkohë që 7% (6 fëmijë) kanë ose janë të
dyshuar me prapambetje mendore. Në vitin 2021 3 numri i fëmijëve me vështirësi të
raportuara në çerdhet e bashkisë Tiranë është 56 fëmijë me nevoja të veçanta prej të cilëve
19% (37 fëmijë) janë të vlerësuar ose të dyshur me çregullim të spektrit autik, 5 % e tyre
1
American Psychiatric Association (2013). Autism Spectrum Disorder. American Psychiatric Publishing.
Retrieved from: http://www.dsm5.org/Documents/Autism%20Spectrum%20Disorder%20Fact%20 Sheet.pdf
2
Fëmijë me nevoja të veçanta në kopshte, Bashkia Tiran, open data, 2020

3
Fëmijët e regjistruar në kopshte sipas nevojave të veçanta, Gj I 2021.csv”, Bashkia Tiranë/ Open data,2021.
kane probleme me dëgjimin, shikimin, fizike dhe gjuhësore. Ndërkohë që 9% (3 fëmijë) kanë
një diagnozë ose janë të dyshuar me prapambetje mendore. Kjo evidencë përshkruese bazohet
në të dhënat statistikore të raportuara çdo muaj nga drejtorët e kopshteve, por është e
rëndësishme të theksohet se frekuentimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara ndryshon
vazhdimisht.

Fig.1 Shpwrndarja e fwmijwve me nevoja tw veccant nw ccerdhet publike tw Bashkisw


Tiranw 2020-2021 sipas diagnozave.

Te tjera (p.sh. vonesa psiko-motore, encefalopati, Crregullim sjellje etj.)

Probleme me degjimin-shikimin, fizike, gjuhesore(vonese gjuhesore)

Zhvillim te vonshem mendor

Sindroma Down

Dyshuar per autizem

Autike

2021 2020 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60%

Të dhëna statistikore rreth numrit total të fëmijëve me nevoja të veçanta që


frekuentojnë Kopshtet e Bashkisë Tiranë:

Sipas statistikave të publikuara nga Bashkia e Tiranës (fig.2) vëmë re se numri i fëmijëve
me nevoja të veçanta në vitin 20204 ishte 110 fëmijë prej të cilëve 55% (61 fëmijë) janë të
vlerësuar ose të dyshur me çregullim të spektrit autik, 20 % e tyre kane probleme me
dëgjimin, shikimin, fizike dhe gjuhësore. Ndërkohë që 12% (13 fëmijë) kanë ose janë të
dyshuar me prapambetje mendore. Në 6 mujorin e parë të vitit 2021 5 numri i fëmijëve me
vështirësi të raportuara në kopshtet e bashkisë Tiranë është rritur krahasuar me vitin 2020, ku
rezultojnë 123 fëmijë me nevoja të veçanta prej të cilëve 60% (74 fëmijë) janë të vlerësuar
ose të dyshur me çregullim të spektrit autik, 13 % e tyre kane probleme me dëgjimin,

4
Fëmijë me nevoja të veçanta në kopshte, Bashkia Tiran, open data, 2020

5
Fëmijët e regjistruar në kopshte sipas nevojave të veçanta, Gj I 2021.csv”, Bashkia Tiranë/ Open data,2021.
shikimin, fizike dhe gjuhësore. Ndërkohë që 9% (12 fëmijë) kanë një diagnizë ose janë të
dyshuar me prapambetje mendore. Kjo evidencë përshkruese bazohet në të dhënat statistikore
të raportuara çdo muaj nga drejtorët e kopshteve, por është e rëndësishme të theksohet se
frekuentimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara n
dryshon vazhdimisht.

Fig.2 Shpwrndarja e fwmijwve me nevoja tw veccant nw kopshtet publike tw Bashkisw

Te tjera(encefalit cerebral, disleksi, hiperaktivitet, paraplegjik, epilepsi)

Probleme me degjimin-shikimin, fizike, gjuhesore( vones gjuhesore)

Prapambetje mendore(dhe te dyshuar)

Sindroma Down

Autike(dhe te dyshuar)

Gjithsej kopshte

0 20 40 60 80 100 120 140

Tiranw 2020-2021 sipas diagnozave.

Rëndësia e integrimit të fëmijëve me autisëm në kopshte dhe çerdhe publike.

Metodologjia.

Për të kuptuar ecurinë dhe zhvillimin e fëmijëve që frekuentojnë çerdhen edukatoret


plotësojnë çdo muaj njw çeklist (pasqyra të vlerësimit). Këto çeklista vlerësojnë ecurinë e
fëmijës në katër fusha të zhvillimit: oraliteti, tualeti dhe higjena, loja dhe aktiviteti,
komunikimi, sjellja dhe humori. Gjithashtu fomatet ndahen në 5 kategori për secilën grup-
moshë përkatësish në: moshën 6-12 muajsh, 13,18-20 muajsh, 20-24 muajsh, 25-30 muajsh
dhe 30-36 muajsh. Edukatoret vlerësojnë me po ose jo nëse fëmija e arrinë një aftësi.
“Pasqyrat e vlerësimit” janë ndërtuar dhe formuluar nga punonjës social dhe psikolog të cilët
punojnë në çerdhet e bashkisë Tiranë dhe monitorohen vazhdimisht nga ta. Ato ndihmojnw
nw identifikimin e fëmijëve të cilët kanë një vështirësi/ vonesë në njërwn nga fuashat e
zhvillimit. Ato shërbejnë si një mjet identifikues dhe orientues për psikologët në identifikimin
e vështirësive që kanë disa fëmijë por nuk përdoren si instrumenta vlerësimi ose
diagnostikimi.

Dosja pesonale fëmijës është një format i cili ka filluar të aplikohet në çerdhet e bashkisë
Tiranë në muajin shtator të vitit 2020. Kjo dosje gjithashtu është hartuar nga sektori psiko-
social. Dosja personale e fëmijës është e ndarë në katër sesione, pjesa e parë përmban të
dhënat demografike të fëmijës e cila plotësohet nga prindi në bashkëpunim me punonjësin/en.
Social/e. Pjesa e dytë vlerësonë ecurinë e fëmijës në çerdhe dhe plotësohet nga edukatoret e
fëmijës. Pjesa e tretë përshkruan zhvillimin e fëmijës në formën e një çekliste sipas
grupmoshave përkatëse, ky sesion plotësohet nga psikologu/ia në bashkëpunim me prindin
dhe edukatoret dhe pjesa e fundit është historia mjeksore e fëmijës që plotësohet nga mjeku i
çerdhes. Kjo dosje është specifike për secilin fëmijë dhe përshkruan zhvillimin e tij
emocional, socal, fizik, njohës qw nga dita e parë e frekuentimit të çerdhes deri në largimin e
tij për në kopsht.

Vëzhgimi është një ndër medotat më të përdoruar për identifiikimi dhe vlerësimin e fëmijëve
në çerdhet dhe kopshtet publike. Pasi rasti referohet te psikologu nga edukatoret, ai
vëzhgohet dy herë në jave dhe më shumë nga psikologu dhe punonjësi social. Për këta fëmijë
mbahen shënime në formë përshkruese në mënyrë sistematike nga psikologu dhe edukatoret.

Për të vlerësuar ecurinë e fëmijwve në kopshte u analizuan relacionet tre- mujore të mbajtura
nga mësueset ndihmëse dhe planet e punës idividuale të ngritura për këta fëmijë.

Fëmijët frekuentojnë çerdhen nga mosha 6 muajshe deri në moshën 3 vjeç dhe kopshtet nga
mosha 3-6 vjeç. Në këtët studim janë marrë në shqyrtimi rastet e fëmijëve të cilët kanë një
diagnozë dhe ndjekin çerdhet dhe kopshtet publike të bashkisë tiranë.

Të dhënat e mbledhura nga studimi kanë natyrë përshkruese dhe u siguruan nga të dhëna dhe
raporte të mbajtuar nga stafi i institicioneve në mënyrë sistematike në lidhje me rastet
konkrete, duke dhënë në këtë mënyrë një pasqyrë të ecurisë së fmijës të shtrirë në kohë. Të
dhënat janë bazuar në vëzhgimete bëra përgjatë 19 muajsh në këto institicione. Fëmijët janë
vëzhguar një herë ose dy herë në javë.
Analiza e të dhënave:

Diskutime:
Referenca:

You might also like