Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Detyre

dosje
Tema : Leter kryeministrit.
Tremujori i dyte : Janar - Mars
Klasa : 9 D
Shkolla: ‘’Marie Kaculini ‘’
Lenda : Qytetari
Punoi : Erbion Shatro
Leter kryeministrit
Zoti Kryeministër,
Me shpresën e mirëkuptimit mora guximin t’ju shkruaj në rrethana krejtësisht të reja, kur vendi ndodhet
në një turbulencë të pangjashme, që për ne qytetarët e thjeshtë është bërë shqetësimi i jetës. Të gjithë kanë
sjellë vështrimin nga Ju, me mendimin se do ua shpëtoni Shtetin dhe do ta shpërbashkoni atë nga Krimi.
Si shumëkush, edhe unë mendoj se kryetari i Ekzekutivit është Njeriu i Parë që do të duhet të reflektojë
dhe të kthjellohet në ketë vend, sepse jeni drejtuesi i një shumice parlamentare, e cila në një segment të
rëndësishëm të saj përmban një sëmundje që do ta rrënojë respublica-n. Koha ju ka thirrur ta mbani mbi
supe këtë barrë të rëndë dhe ju, zoti Kryeministër, para të gjithëve do të duhet ta perballoni situatën e
krijuar, duke menduar jo për Maxhorancën, por për Publikun, pa krijuar asnjë alibi mbi ekzistencën e
paranojave, duke respektuar shtetin e së drejtës dhe ndarjen strikte në mes institucioneve.
Mbi Shqipërinë dhe mbi Qeverinë që drejtoni, ka rënë një gjamë e madhe dhe unë mendoj se Ju do të
duhet ta trajtoni me shpejtësi, vendosmëri çdo gjë, duke e impostuar gjithçka ka ndodhur në udhët e
ligjshmërisë, parlamentarizmit dhe transparencës së publikut, në respekt të procedurës dhe konventave
konstitucionale, që nuk të mundësojnë të marrësh mbi supe as pushtet hetimor dhe as pushtet gjyqësor.
Në qoftë se vazhdohet pa kujdes, duke përdorur rastin e denoncuar nga zoti Doshi, si pretekst për të
mbytur zërin e lirisë dhe të të drejtave të bashkësisë kulturore të Shqipërisë Veriperëndimore, për sulm
politik ndaj Shkodrës dhe shkodranëve, dhe për të impostuar një qasje te ngjashme me operacionet
purifikuese të batalioneve të Sigurimit të Shtetit komunist, ndaj Shkodrës, Malësisë dhe Dukagjinit, siç po
nxitet nga anëtarë të caktuar të Parlamentit, ky do të jetë një zhvillim mjaft i rëndë për stabilitetin e vendit
në tërësi. Po ashtu, në qoftë se nga ky rast ju do të lejoni ndërtimin e intrigave fundosëse të modelit të
romaneve të Alexander Dumas, kjo do ta drejtojë gjithë shoqërinë në humnerë dhe do damkosë drejtimin
tuaj governativ përjetësisht. Ju nga rasti i ekspozuar nga deputeti, po merrni vetëm qasjen e
papërshtatshme të komunikimit të tij, ndërkohë që Publiku është i interesuar për zbardhjen deri në fund të
deklaratës se tij, hetimit shkencor përmes institucioneve sa më të specializuara, mundësisht me asistencë
ndërkombëtare dhe pa ndërhyrje e presione mbi organin e hetimit.
Në qoftë se do vazhdohet kështu, sikurse është trajtuar këto ditë, me frikë, llogari të shkurtër kohore,
tretje vëmendjeje dhe prozhmim psikologjik të një krahu, kjo ju fajëson dhe ju ngarkon me përgjegjësi.
Unë mendoj se Ju duhet të dilni nga mosveprimi ligjor dhe politik, nga ndërhyrjet në kundërshtim me
parimet e ndarjes së pushteteve dhe barazisë së të gjithëve para ligjit dhe të ndërprisni aktivitetin
propagandistik, për të shmangur kaosin, sepse koha nuk pret. Madje, mund të them se hapat që keni bërë
në këto ditë, janë të përkundërt me precipitimin e të vërtetës dhe kanë fryrë trazirën e brendshme. Unë
mendoj se ju duhet të ndalni ecjen mbrapsht të kohës suaj, që në këtë rast është edhe koha e Shqipërisë.
Ju duhet ta shpëtoni postin e Kryeministrit te Shqipërisë, zoti Kryeministër, sepse me këtë keni shpëtuar
edhe vendin, lirinë dhe demokracinë.
Me shpresë se do të merrni në konsideratë mendimet e sugjerimet e mia, mbetemi me nderime.

You might also like