Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Detyre

dosje
Tema : Hulumtim rreth skemave te
mashtrimit ne kohe te ndryshme te internetit
Tremujori i dyte: Janar - Mars
Klasa: 9D
Shkolla: ‘’Marie Kaculini’’
Lenda: Informatike [ T.I.K ]
Punoi : Erbion Shatro
Hulumtim rreth skemave te mashtrimit ne kohe
te ndryshme te internetit
Mashtruesit fitojnë besimin tuaj dhe më pas vjedhin paratë tuaja.
Ata përdorin çdo mjet të mundshëm për të kontaktuar me viktimat—telefonin,
postën e zakonshme, email-in dhe internetin. Ata fitojnë besimin tuaj dhe pasi ju
mbërthejnë në grackë, kërkojnë para prej jush; më pas ua marrin ato dhe largohen.
Skenarët që ata përdorin për t’ju tërhequr ndryshojnë vazhdimisht. Por ju mund të
mbroni veten, miqtë dhe të afërmit tuaj duke marrë informacion rreth llojeve më të
zakonshme të mashtrimit.
Mbipagesat:Ju merrni një çek me një shumë më të lartë sesa çmimi për të cilin keni
rënë dakord dhe ju kërkohet që të dërgoni mbrapsht paratë e tepërta duke përdorur
transferimin e parave, por çeku është fals
Punësimi:Juve ju kërkohet që të dërgoni para për një mundësi pune të cilën e keni
pranuar
Lotaria/çmimet:Ju njoftoheni se keni fituar një lotari/çmim dhe duhet të dërgoni
para për të tërhequr çmimin
Pronat me qira:Ju jeni të interesuar të merrni një pronë me qira dhe ju kërkohet që
të dërgoni para për arsye në dukje të pranueshme, edhe kur prona nuk është reale
Rastet urgjente/gjyshërit:Jju kërkohet që t’i dërgoni para një miku apo një pjesëtari
të familjes për një rast urgjent
Blerjet në internet:Ju kërkohet që të dërgoni para për të bërë pagesën për një
produkt, objekt të një ankandi apo shërbim të reklamuar online
Marrëdhëniet:Ju njiheni me dikë online, krijoni një marrëdhënie me të dhe më pas
ju kërkohet që t’i dërgoni para atij/asaj
Çeqet false:Ju merrni një çek dhe ju kërkohet të dërgoni mbrapsht një pjesë të
parave për arsye në dukje të pranueshme, por çeku është fals

Llojet e skemave mashtruese


Tarifa e parapaguar/ paradhënia
Mashtruesit paraqiten si përfaqësues të kompanive të rreme të huadhënies dhe përdorin
dokumente në dukje autentike, email-e dhe faqe interneti për t’u shfaqur sa më të
besueshëm. Ata ju kërkojnë të paguani “tarifa” përpara se të japin huatë. Klientët paguajnë,
por nuk i marrin kurrë huatë. Mashtruesit janë zhdukur me kohë dhe ndonjëherë ata e
ndryshojnë rregullisht emrin e “biznesit” të tyre në mënyrë që të shmangin zbatimin e ligjit. 

Ekziston edhe një lloj i veçantë mashtrimi i quajtur skema mashtruese me “tarifë të
parapaguar” apo “paradhënie”. Gjithashtu, mashtruesit mund t’i tërheqin viktimat me anë të
premtimeve për investime apo dhurime trashëgimie në shkëmbim të një tarife. Por gjithnjë
ndodh e njëjta situatë: Viktimat mund t’i paguajnë para dikujt përpara se të marrin një objekt
me vlerë më të madhe dhe më pas marrin pak apo asgjë në shkëmbim.
Shihni gjithashtu "Mashtrimet me anë të çeqeve false".
Skema e klientit misterioz
Mashtrimet me anë të skemës së klientit misterioz përdoren shpesh nga shkelësit e ligjit të
cilët shënjestrojnë faqet e punësimit. Taktika është e thjeshtë: Mashtruesit i dërgojnë
viktimave një çek dhe u thonë atyre t’i përdorin paratë për të “vlerësuar” shërbimin e
transferimit të parave të Western Union. Viktimat i dërgojnë paratë dhe më vonë zbulojnë se
çeqet janë rikthyer dhe ata kanë detyrimin që t’i kthejnë paratë bankës.
Shihni gjithashtu "Skemat mashtruese me çeqe false dhe skemat e punësimit të rremë".
Mbipagesat
Në rastin e skemave
mashtruese me mbipagesa,
mashtruesit luajnë rolin e
blerësit dhe shënjestrojnë
klientët të cilët shesin një
shërbim apo një produkt.
“Blerësi” i dërgon shitësit një
çek në dukje të pranueshëm,
zakonisht të tërhequr nga një
bankë shumë e njohur, me një
shumë më të madhe sesa
çmimi për të cilin është rënë
dakord. Ata kërkojnë një shpjegim për këtë mbipagesë dhe e udhëzojnë shitësin të
depozitojë çekun dhe të dërgojë mbrapsht paratë e tepërta. Disa javë më vonë viktima
mëson se çeku ishte fals, por është gjithsesi i detyruar t’i kthejë mbrapsht bankës të gjitha
paratë e tërhequra.
Shihni gjithashtu "Skemat mashtruese për blerjet në internet dhe skemat e mashtrimit me
çeqe false".
Punësimi
Skemat mashtruese të punësimit përgjithësisht fillojnë me një ofertë tepër të mirë për të
qenë e vërtetë - puno nga shtëpia dhe fito mijëra dollarë në muaj, nuk nevojitet përvojë - dhe
përfundimi është klientë që mbeten pa punë dhe pa para. Përgjithësisht ato kryhen sipas
njërës prej këtyre tre metodave:
1. Mashtruesit pretendojnë të jenë “punëdhënësi” i ri dhe u dërgojnë viktimave një çek për
mbulimin e shpenzimeve fillestare, si mjetet e punës. Viktimat e tërheqin çekun, blejnë mjetet
e nevojshme të punës dhe ia dërgojnë përsëri shumën e mbetur mashtruesit në mënyrë
elektronike. Pas disa javësh, ata zbulojnë se çeqet janë falsë dhe se duhet të paguajnë të
gjithë shumën e parave.

You might also like