Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 2

REPUBLIKA E KOSOVËS

KUVENDIT KOMUNAL MITROVICË

DREJTORISË KOMUNALE TË ARSIMIT

Unë, Agron (Fehmi) Kalludra, i lindur më 23.05.1964 në Mitrovicë me banim në rr. "Mulla Iljaz
Broja" nr. 7 në Mitrovicë, parashtroj këtë :

ANKESË

Në lidhje me vendimin e DKA-së për mosvazhdim të kontratës së punës në shkollën e muzikës


"Tefta Tashko" si mësimdhënës i violinës.

Ankesën e bëj në lidhje me konkursin e shpallur në portalin zyrtar të Komunës së Mitrovicës të


datës 21.07.2017 me nr. 07-111/01-0056804/2017.

Në këtë konkurs, kërkohen dy mësimdhënës të violinës me normë të plotë, ku njëri prej këtyre
vendeve i preferohet vendit tim të punës.

Në vend timin është pranuar z. Filloreta Plluzhina si absolvente e Fakultetit të arteve në


Prishtinë, studente kjo e degës Interpret muzikor në VIOLË (jo violinë) dhe mu këtu më keni
shtyrë të besoj se keni bërë shkelje procedurale. Këtë dyshim e bazoj në këto fakte :

1. Pozita ime si absolvent i Fakultetit të arteve pranë UP "Haxhi Zeka" në Pejë është e njejtë me
pozitën e zonjushës në fjalë. Absolvente është ajo, absolvent jam edhe unë ! Ajo zero vjetë
përvojë pune, unë 26 vjetë ! Në këtë rast, sipas një logjike të shëndoshë, në punë ngel ai që ka
qenë deri më tani !

2. Në konkurs decidivisht kërkohet mësimdhënës i violinës (jo i violës). Edhe këtu mendoj se
keni bërë shkelje si ju (DKA), si shpallësi i vendit të lirë të punës (Shkolla e muzikës "Tefta
Tashko").

3. Në kërkesën time që mospranimin tim ta arsyetoni me shkrim, më jeni përgjigjur negativisht.


Njëri nga zyrtarët tuaj, gojarisht ma bëri të ditur se ju nuk jepni arsyetime në formë të shkruar,
por më sygjeroi të ankohem.

4. Në Institucionin tuaj mora vesh se nuk qenkam pranuar për shkak se jam edhe nën hetime.
Unë këtë gjë nuk e mohoj, por ju do të duhej ta dini se kur dikush është nën hetime, nuk do të
thotë se është fajtor. Për këtë gjë vetëm Gjykata është ajo që do ta japë verdiktin e fundit ! Unë,
kurrëfar ndalese për pjesmarrje në konkurs, nga Gjykata nuk kam. Për këtë e keni dëshminë si ju
(DKA), si Shkolla në të cilën kam punuar qe 26 vjetë ! Nëse ju këtë vendim akoma nuk e keni,
unë do t'ia bashkangjes ankesës.

5. Te ju më thanë se kundërkandidatja ime, në intervistë paska pasur performancë më të mirë se


unë ! A mendoni se dikush që për herë të parë pretendon të bëhet mësimdhënës diku, mund të
ketë përformancë më të mirë se dikush që punon qe dy dekada e gjysmë në arsim ?

6. Në njërin prej Udhëzimeve administrative të MASHT-it, decidivisht thuhet se mësimdhënësit


me moshë mbi 50 vjeçare nuk duhet të afektohen me shpallje të vendeve të lira të punës, pasi ata
si të tillë tani konsiderohen si mësues kariere. Edhe këtë po ia bashkangjes kësaj ankese. Në
shkollën tonë ka qenë një rast i tillë ! Atij, asnjëherë nuk i është rrezikuar vendi i punës, derisa
doli në pension ! Për këtë vendim mendoj se është shumë i drejtë, kjo për shkak se nëse dikush
në këtë moshë mbetet i papunë, ai si i tillë më nuk do të ketë mundësi të punësohet e me këtë do
ti shkilej e drejta themelore njerzore, ajo për të punuar ! Këtë udhëzim nuk e përfillët as ju e as
Shkolla në të cilën deri dje kam punuar dhe kontribuar.

Duke shpresuar se ankesa ime të paktën do të lexohet, ju përshëndes përzemërsisht !

Me nderime : Mitrovicë
Agron Kalludra 20.09.2017

You might also like