Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Epika legjendare shqiptare

Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te
ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas
tematikes ne tri dege kryesore:

Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk
kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per
shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne
legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre
elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare
hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj

Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne
kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe
heroik.

Perrallat – peralla tregohet, nuk kendohet as nuk shoqerohet me ndonje vegel muzikore, si epika.
Edhe perrallat pasqyrojne elemente te jetes reale. Si legjenda edhe perralla ka elemente te
mrekullueshme. Ne perralle hyjne edhe disa tregime te cilat kane te bejne me fenomenet e
natyres si psh tregim per kashten e kumtrit ose bykun e Kumares etj Ne grupin e perrallave
perfshihen edhe fabulat dhe anektodat.

Format e ndryshme të rrëfimit vijnë nga thellsit e shekujve , ato mund te jen vargje ose prozë.
Më të hershmet janë poemat e gjata epike. Në këto poema popujt u kanë thurur lavde trimërisë ,
burrëris e vetmohimit të figurave të caktuara, të cilat me kalimin e kohës janë kthyer në
përfaqesues dhe shprehës të aspiratave të popullit te vet. Historia e një populli , historia e
kultures se tij e kanë zanafillen në poezin epike legjendare. Kjo epikë është quajtur legjendare
për lashtësin e saj, per mungesen e dokumentit historik. Forma perfaqsuese e epikes legjendare
apo folklorike është eposi.
Epos quhet tregimi poetik për ngjarje me rëndesi jetike në historin e një kombi. Eposin e gjejmë
te shum popuj te botes, më të lashtet janë eposi grek * Iliada dhe Odisea*, pastaj eposi
indian*Mahambharata dhe Ramajana*etj. Në mesjetë jan krijuar epose tjera si ai i francezëve,
finlandezëve etj.
Kënget epike shqiptare janë të lidhura me boten shqiptare me mënyren e mendimit dhe të jetës së
tij , me cilësit etnike dhe me të drejten zakonore që u krijua , u kodifikua dhe u perdor shekuj me
radhë nga shqiptaret. Psh. kënget e kreshnikve kanë bërë objekt trajtimi mbrojtjen e trojeve nga
të huajt, mikpritjen , bujarinë , besën, trimerin , zakonet dhe sakrificat e vëndit. Në mënyre të
veqant trajtojne trimerin dhe gatishmerin per të vdekur në mbrojtje te familjes, fisit dhe atedheut.
Eposi ynë kombëtar këndon bëmat dhe lufterate kreshnikve shqiptar me krajlat dhe kapedanët e
viseve fqinje per te mbrojtur lirinë. Forcën dhe trimerin e tyre kreshniket e shprehin në
dyluftime, me grabitjen e vajzave të bukura (Martesa e Halilit),me mbrojtjen e nderit te familjes
dhe atedheut (Gjergj Elez Alia) etj.
Procesi i krijimit të eposit tonë kombetar ka qene shume i gjate dhe i hershëm, nëper shekuj
eposi ka pesuar ndryshime të diktuara nga ngjarjet e kohës,,në kohën e Lidhjes se Prizrenit eposi
u bë shumë aktual te populli shqiptar, ai paralajmeroi dramën e coptimit të tokave shqiptare...

Cikli i kreshnikëve të njohura edhe si Këngë Kreshnikësh, janë pjesë e ciklit tradicional të
këngëve epike shqiptare. Këngët morën trajtën e tyre përfundimtare në shekujt XVII e XVIII dhe
përcilleshin gojarisht nga rapsodët popullorë. Këngët u mblodhën për herë të parë në shek. XX
nga francezet Shtjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj, ky i fundit i botoi për herë të parë më 1937.
Tradita e rapsodëve shqiptarë që i këndojnë këngët të mbajtura përmendsh është e fundit e llojit
të vet që mbijeton në Europën moderne.

Historia
Këngët të Eposit shme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është
jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa
shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut
në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky
konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të
pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz
(1958)kryetari pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e
Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose ,shqiptarëve
kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth viteve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e
fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në
arealin e epikës botërore.[1]

Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm
në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të
Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e
të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen
historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e
saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i
Ajkunës").10.6.1789

You might also like