Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Fundi i Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.

Nje nga fatkeqesite me te medha qe mund ti ndodhi nje vendi eshte lufta. Gjendja perkeqesohet kur ajo
merr nje zgjerim boteror. Keshtu ndodhi edhe gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo ishte nje lufte e
dhimbshme dhe me shume vuajtje e cila e futi Shqiperine ne nje pozite te cenuar. Lufta e Dytë Botërore e
gjeti Shqipërinë të pushtuar nga Italia, e cila e kishte shndërruar në një provincë të vetën me një qeveri te
huaj. Pavarësisht mbrojtjes së garantuar prej italianëve dhe aleancës së gjatë të Shqipërisë me Italinë, më
7 prill 1939 trupat italiane pushtuan Shqipërinë… Por cdo fatkeqesi sic ka fillimet ka edhe perfundimet e
saj. Po si ishte ky fund ne vendet e pushtuara shqiptare ?
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, kufijtë e Shqipërisë, në një kohë të shkurtër, u mbyllën hermetikisht
brenda, duke ndaluar edhe shumë shtetas italianë, të cilët kishin mbërritur në tokën e shqiponjave për
arsye dhe kohë të ndryshme. Një histori e harruar ose e patreguar qëllimisht nga pala italiane për të
fshehur të kaluarën fashiste dhe tërheqjen rrënuese pas 8 shtatorit 1943, për të mos cenuar marrëdhëniet
ndërkombëtare të rendit të ri gjeopolitik të pasluftës, por edhe administrative : Inercia politike.
Kishte varka ne fillim të viteve nëntëdhjetë, të ngarkuara me qytetarë shqiptarë, të drejtuara për në
drejtimin e një Italie të begatë dhe të lirë, në kërkim të Amerikës së tyre personale, për të rikthyer disa
nga ata italianë në vendin e tyre, atdheun e humbur. Që nga ajo kohë, historitë e izolimit, vitet e burgut të
ashpër politik, keqtrajtimit, përjashtimit social dhe kulturor filluan të rrjedhin. Një histori e gjatë dhe e
artikuluar, e cila është nisur nga ambiciet imperialiste të fashizmit.
Shqipëria qëndronte në një pozicion jo për tu pasur zili në fund të Luftës së Dytë Botërore. Lidhjet e
ngushta të Frontit Nacional Çlirimtar me komunistët jugosllavë, të cilët kishin dhe mbështetje ushtarake
dhe diplomatike prej britanikëve, garantonin se Beogradi do të luante një rol kyç në rendin e pasluftës së
Shqipërisë. Aleatët kurrë nuk njohën një qeveri shqiptare në mërgim apo Mbretin Zog dhe nuk e
përmendën Shqipërinë apo kufijtë e saj në ndonjë prej konferencave kryesore gjatë luftës. Gjithashtu,
mijëra çamë u detyruan të largohen prej Greqisë dhe u akuzuan për bashkëpunim me nazistët. Gjatë
pushtimit nazist, shumica e hebrenjve në Shqipëri u shpëtuan.
Fundi i luftes solli nje unitet, pasi te gjithe po luftonin per te njejten gje: Paqen. Cdo shqiptar ,edhe pse
mund te kishte fe, gjini, rrace, etni ose gjendje ekonomike e sociale te ndryshme, u afrua me njeri tjetrin
pasi gjate luftes e vetmja gje qe do te vlente ishte vete vendi, populli shqiptar. U be nje armpushim dhe te
gjithe njerezit pavaresisht moshes dhe faktoreve te tjere krijuan paqe.
Kjo histori, sidomos fundi i saj eshte nje faktor shume i rendesishem pasi mbart mesazhe shume te
vlefshme duke i bere gabimete e disave ,mesime per te tjeret. Lufta me te vertete eshte nje nga ngjarjet me
fatale e drejtuar nga zemerimi dhe urrejtja duke shperndare ankth dhe frike, por prioriteti i cdokujt duhet
te jete mireqenia e popullit, pra e vete atdheut ku jetojme.

Punoi: Leons Alikaj


Klasa: X3
Shkolla: “Qemal Stafa”

You might also like