Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

DIPLOMACI DHE ANALIZE E POLITIKES SE JASHTME

Aktorët, strukturat dhe analiza e politikës së jashtme


Vendimmarrja e politikës së jashtme: modelet racionale, psikologjike dhe neuroLogjike
Implementimi dhe sjellja
- Roli i aktorëve dhe i strukturave në qasjet e"procesit"ndaj Analizës së politikës së jashtme

Politika e jashtme e një shteti të caktuar është produkt i një sërë aktorëve dhe strukturave, kombëtare
dhe ndërkombëtare, dhe kombinimi i tyre është ai që e bën atë një fushë studimi mjaft të ndërlikuar.
Duke pasur parasysh këtë kompleksitet, këta aktorë dhe këto struktura janë trajtuar në literaturën mbi
Analizën e Politikës së Jashtme. Hapi i parë në këtë vështrim të përgjithshëm është të përcaktohet se
çfarë duhet të shpjegohet, domethënë çështjet që duhen sqaruar (ose variabli i varur). Hapi i dytë është
se si shpjegohet politika e jashtme, duke iu referuar tipit të faktorëve shpjegues (ose variablave të
pavarur) të shtruar në analizën e saj. Natyra dhe roli i aktorëve dhe i strukturave më pas diskutohet
lidhur me këto dimensione dhe qasje shpjeguese që ata kanë nxjerrë prej Analizës së politikës së
jashtme. Së fundi, ngrihen shkurtimisht dy çështje të tjera - problemi agjenci-struktura dhe çështja nëse
është i mundshëm një kuadër i integruar brenda Analizës së politikës së jashtme, para se të përmbyllet
me një rekomandim se si të zgjidhim çështjen e mëparshme në formën e një përgjigjeje konstruktive
ndaj kësaj të fundit.
Politika e jashtme zhvillohet në mjedise komplekse kombetare dhe ndërkombëtare; ajo është rezultat i
koalicioneve të aktorëve dhe i grupeve aktive, të vendosura, si brenda, ashtu dhe jashtë kufijve
shtetërorë; thelbi i saj nis nga çështje të politikës së brendshme dhe të asaj ndërkombëtare dhe përfshin
ato të negocimit dhe të kompromisit që prekin interesat e grupimeve kombëtan dhe ndërkombëtare.
Kjo natyrë e dyfishtë e politikës së jashtme e të qenit “në thelb të politikës së brendshme dhe të
marrëdhënieve ndërkombëtare”, siç shkruan një studiues i shquar - ka ndërlikuar së tepërmi analizën e
politikës së jashtme qysh prej fillimit të kësaj fushe studimi. Ajo gjithashtu, ka shtuar dukshëm
vështirësitë e konceptualizimit, të shpjegimit dhe vlerësimit të rolit të aktorëve dhe të strukturave në
analizën e politikës së jashtme.
Christopher Hill e ka shprehur shumë mirë marrëdhënien e ngushtë midis këtyre dy faktorëve. “Bërja e
politikës së jashtme është një proces kompleks ndërveprimi midis shume aktorëve të ndërfutur në
mënyrë diferenciale në një sërë strukturash të ndryshme. Ndërveprimi i tyre është një proces dinamik
që çon në evoluimin konstant, si te aktorëve, ashtu edhe të strukturave” (Hill, 2003: 28). Me fjalë të
tjera, në botën reale ne gjejmë një sërë aktorësh, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që janë përfshire
ngushtësisht në vendimmarrjen e politikës së jashtme, në një mënyrë ose në nje tjetër; dhe po ashtu, ka
një sërë strukturash në të dyja drejtimet, kombëtare dhe ndërkombëtare, që i ndikojnë në mënyrë
vendimtare këta aktorë, në shumë mënyra të ndryshme. Disa shembuj elementarë do të mjaftonin për
të ilustruar natyren komplekse të kësaj larmie aktorësh dhe strukturash në administrimin e politikes së
jashtme.
Së pari, cilët janë aktorët më të rëndësishëm që marrin vendimet e politikës se jashtme? Kandidatët e
dukshëm janë krerët e shtetit, krerët e qeverisë, ministri i Jashtëm ose sekretarët e shtetit, ekzekutivët e
brendshëm, këshillat e sigurise kabinetet, byrotë politike ose qeveritë në tërësi, parlamentet dhe
komisionet parlamentare, partitë politike e kështu me radhë. Këto janë ata që Hill i quan “vendim
marrësit përgjegjës”, domethënë, ata me mandat politik në një formë ose në nje tjetër. Ata duhet të
dallohen nga grupi i gjerë i nëpunësve civilë dhe i ekspertëve qe përfshihen në këtë proces, në radhë të
parë, brenda ministrive të Punëve të Jashtme, por edhe brenda entiteteve rivale, si institucionet dhe
njësitë ushtarake, ministri i Ekonomisë, shërbimet e zbulimit, firmat e lobimit, si dhe specialistët,
këshilltaret, analistët që punojnë brenda firmave të ndryshme të punësimit, institutet kërkimore dhe
mediat. Për më tepër, ndërsa këta aktorë, zakonisht, bazohen në nivel të brendshëm, ata shpesh janë në
kontakt - edhe kur veprojnë të shoqëruar - me homologët e tyre në vende të tjera, si dhe me organizata
të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare. Megjithëse jo e plotë, kjo
listë mjafton për të ilustruar kompleksitetin empirik që ne ndeshim këtu.
E njëjta gjë aplikohet për faktorët strukturorë që ndikojnë bërjen e politikës së “jashtme”. Në traditën
realiste të Marrëdhënieve Ndërkombëtare këto entitete strukturore, zakonisht, shihen sikur i përkasin
kryesisht sistemit ndërkombëtar, por ky eshtë haptazi një konceptim tepër i ngushtë i këtij fenomeni. Në
të vërtetë, strukturat - politike, kulturore, psikologjike, ekonomike, kombëtare, rajonale, globale,
teknologjike, ideore, kognitive dhe normative, për të përmendur vetëm disa nga më të rëndësishmet -
janë të gjithëpranishme në shoqëri, kudo që ekzistojnë, në të gjitha nivelet, nga grupimet fisnore më të
izoluara deri në tërë sistemin global. Jo te gjitha janë njëlloj të rëndësishme për hartimin e politikës së
jashtme, por shumë prej tyre janë jetësore dhe të rëndësishme për kuptimin dhe shpjegimin e manifes-
imeve të saj. Brenda vetë analizës së politikës së jashtme, faktori strukturor - që prej botimit, të vitit
1971, të studimit klasik të Graham Allison-it për Krizën e raketave në Kubë - mjaft shpesh është
shoqëruar me rolin e politikës qeveritare."

Një pikë fillimi frytdhënëse për kuptimin e çdo fushe studimi është të dish diçka rreth historisë së saj.
Kështu, është e rëndësishme, nga njëra anë, të kemi parasysh se politika e jashtme, si lëndë akademike,
ka rrënjë të forta në fushën më të gjerë te shkencave politike, duke u përqendruar në të gjithë spektrin e
arenave të politikes publike kombëtare. Kjo ka ndodhur veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku Analiza e
politikës së jashtme u vendos së pari si lëndë akademike pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë,
pothuajse njëkohësisht, lindi një traditë e dytë kryesore, një traditë që ka lënë gjurmë më të fuqishme
në evoluimin e mëtejshëm të fushës. Bëhet fjalë për futjen e realizmit në të menduarit amerikan, një
doktrinë kjo, që, kryesisht nëpërmjet ndikimit të gjerë të Hans Morgenthau-t, një emigrant europian,
filloi të dominonte, si studimin, edhe praktikën e politikës së jashtme gjatë periudhës se Luftës së
Ftohtë. Ambicia e tij kryesore, si dhe e shumicës së realistëve të kohëa ishte të shndërronte “maksimat e
praktikës diplomatike europiane të shekullit të nëntëmbëdhjetë në ligje më të përgjithshme të një
shkence sociale amerikane. Më specifikisht, duke lidhur konceptin e fuqisë me atë të interesit kombëtar,
Morgenthau besonte se ai mund të siguronte shpjegime universale të ngjashme me ligjin për sjelljen e
jashtme të të gjitha shteteve sovrane.
Gjatë kësaj periudhe, një zhvillim i përgjithshëm akademik, i njohur si bihejviorizmi, mori përparësi në
Shtetet e Bashkuara dhe pretendonte se shkencat sociale duhet të aspirojnë për të qenë më
“shkencore” duke konkurruar metodologjinë e shkencave natyrore. Kjo qasje e re shkencore pati një
ndikim vendimtar, si në politikën publike, edhe në perspektivat e orientuara drejt realizmit në studimin e
poli- tikës së jashtme. Ndikimi i saj mbi politikën publike ishte, ndoshta, më i ploti, ne kuptimin që
ndryshoi karakterin e saj tërësisht nga të qenit një sipërmarrje kryesisht idiografike dhe normative -
domethënë analizim i formave specifike të politikës ose përshkrim i mjeteve më të mira për formulimin
dhe zbatimin e saj - në një sipërmarrje që aspironte të nxirrte dhe të testonte hipoteza, me qëllim që të
zhvillonte një grup kumulativ përgjithësimesh empirike. Kjo inauguroi një periudhë - që rezultoi të ishte
relativisht e shkurtër, por intensive - gjatë së cilës studimi krahasues i politikës së jashtme filloi të
dominonte fushën. Ndikimi mbi realizmin ishte më pak themelor, duke qenë se bihejvioristët, në të
vërtetë, nuk i kundërshtuan asnjëherë supozimet që përbënin bazën e realizmit, por vetëm
metodologjinë e tij. Megjithatë, realizmi u nda në dy rryma: neorealizmi, që u dha strukturave të
sistemit ndërkombëtar një rol shpjegues ekskluziv, dhe realizmi neoklasik, i cili ruajti vënien në qendër
të| konceptit të fuqisë, teksa hodhi poshtë përjashtimin e faktorëve të brendshëm në shpjegimin e
politikës së jashtme.
“Analiza e politikës së jashtme”, “përfshin procesin dhe rezultantet e vendimmarrjes njerëzore, duke iu
referuar ose duke njohur pasojat për entet e huaja” (Hudson, 2005:2). Më pas, ajo e përpunon aie tej
këtë konceptualizim: “Dikush mund të shqyrtojë jo një vendim të vetëm, por një grup vendimesh të
marra, duke iu referuar një situate të caktuar. Për më teper, vendimet mund të ndryshohen gjatë kohës,
gjë që kërkon një shqyrtim të pasojave të vendimeve. Gjithashtu, fazat e vendimmarrjes mund të jenë
objekt i i kerkimit, duke filluar nga njohja e problemit, përpilimi dhe perceptimi, deri te fazat më të
avancuara të caktimit të përparësisë së qëllimit, planifikimit të situatave të paparashikuara dhe
vlerësimit të opsioneve” (Hudson, 2007: 4). Ideja këtu, në thelb, është që objekti i shqyrtimit -
domethënë çështjet e politikës së jashtme që kërkojnë të shpjegohen - është se çfarë bëjnë në të
vërtetë vendimmarrësit e politikës së jashtme; dhe ajo që ata bëjnë është pjesëmarrja në procesin
dinamik të marrjes së vendimeve.
Një çështje e rëndësishme këtu është se çfarë funksioni luan shteti në qasjet që përqendrohen në
proceset e vendimmarrjes (më tepër se politikat e veçanta). Parë në kontekstin e dy drejtimeve kryesore
historike, të shqyrtuara shkurtimisht më sipër, zgjedhja këtu është midis gjykimit të shtetit nga
pikëpamja realiste, si aktori i vetëm dhe i pavarur në politikën e jashtme, dhe gjykimit të aktorëve të
politikës së jashtme lidhur me funksionimin e brendshëm të një shteti, në të cilin vendimet merren nga
një numër vendimmarrësish elitare që veprojnë në emër të shtetit. Përgjigjja këtu është relativisht e
prerë: shtetet nuk konceptohen si aktorë unikë, por më tepër si një strukturë institucionale, brenda së
cilës dhe në emër të së cilës veprojnë vendimmarrësit individualë. Siç theksoi Hudson: “Shtetet nuk janë
agjentë, sepse shtetet janë abstragime dhe, kështu, nuk kanë asnjë agjenci”. Si e tillë, kjo lloj qasjeje
është shprehimisht e orientuar nga: “aktorët e veçantë”, që nënkupton se aktoret nuk janë entitete të
përgjithshme, por individë të veçantë.
Çfarë roli luajnë aktorët dhe strukturat në shpjegimet e vendimmarrjes e politikës së jashtme? Një
drejtim i qartë i dallueshëm këtu është: kjo lloj qasje priret të favorizojë një nivel të kuadrit të analizës,
në formën e tij më të thjeshtë të përkufizuar lidhur me një nivel shpjegimi: nivel individual, nivel
shtetëror dhe nivel ndërkombëtar, me variante shtesë që përfshijnë një nivel vendimmarrjeje në grup,
dhe gjithashtu, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Kenneth Waltz në vitet '50 kishte bërë kërkime për faktin sesi lufta dhe paqja mund të shpjegoheshin
duke bërë dallimin midis tri "vizioneve". David Singer, përqendrohej ne lemin e "nivelit të analizës"në
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa Waltz përqendrohej në cilin nivel socio-politik për t'i përcaktuar
shkaqet e luftës dhe të paqes - te njerëzit, te shteti ose te sistemi shtetëror. Singer u përqendrua vetëm
në dy nivele: në sistemin shtetëror dhe në sistemin ndërkombëtar.
Një shembull ilustrues i kësaj qasjeje vendimmarrjeje.
Presidenti Nasser kishte shtetëzuar Kanalin e Suezit në korrik 1956, gjë qe i bëri Britaninë e Madhe,
Francën dhe Izraelin t’i shpallnin luftë Egjiptit. Luftimet mbaruan në 6 nëntor të po atij viti, si rezultat i
presionit të fuqishëm ndërkombëtar dhe veçanërisht atij amerikan mbi Britaninë dhe Francën. Asnjë nga
qëllimet e Britanisë nuk ishte arritur, duke filluar kështu spostimin e mëtejshëm të saj në rangun e nje
fuqie dytësore. Objektivi parësor i Verbeek-ut ishte të shpjegonte keqperceptimet dhe keqllogaritjet
britanike gjatë krizës, veçanërisht dështimin e saj për të vierësuar pozicionin amerikan në mënyrën e
duhur, gjë që kontribuoi në mënyrë vendimtare ne këtë dështim. Me pak fjalë: ai nuk dëshiron të
shpjegojë përse Britania vendosi të sulmonte Egjiptin, por më tepër se si ishte e mundur për të që të
mos e kuptonte se ky vendim ishte i destinuar të dështonte që në fillim. Shpjegimi që ofron Verbeek,
duke ndjekur nga afër qasjen e nivelit të analizës, lidhet me një kombinim të dinamikës së grupit të
vogël, stilit të lidershipit, politikës së brendshme dhe kontekstit organizativ.
Studimet që përqendrohen në shpjegimin e zgjedhjes së politikave të veçanta më tepër sesa të
proceseve të vendimmarrjes e bëjnë këtë për shkak se ato i shohin politikat më tepë sikur rezultojnë nga
këto procese sesa sikur të jenë pjesë e tyre. Charles Hermann, shkroi për politikën jashtme se “ajo është
veprim i qëllimshëm, i matur që rezulton nga vendimi i nivelit politik i një individi ose i një grupi
individësh” dhe, si e tillë, “nuk është vendim, por produkt vendimi”.Te tjere studiues kanë shpjeguar
lidhur me veprime të politikës së qëllimshme, si më poshtë:
Kur ne habitemi nga një ngjarje në punët e jashtme, burimi i habisë sonë është, zakonisht një veprim i
veçantë ose një grup veprimesh qeveritare... Këto ndodhi ngrenë pyetje te qarta: Përse vendosi
Bashkimi Sovjetik raketa në Kubë? Përse ishin 500.000 ushtarë në Gjirin Persik? Përse Gjermania hoqi
dorë nga marka gjermane? Përse Kombet e Bashkuara bënë aq pak për të mbrojtur Srebrenicën në
korrik të vitit 1995? Në gjetjen e përgjigjeve për këto pyetje, analistët seriozë kërkojnë të zbulojnë përse
kjo apo ajo ndodhi në një shtet të caktua të botës - dhe jo në një tjetër. (Allison dhe Zelikow, 1999:2-3)
Një nga studimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të shekullit të njëzetë është "Essence of
Decision: Explaining the Cuban Missile Crisis" ("Thelbi i vendimit: Shpjegimi i Krizës së Raketave në
Kubë") i Graham Allison-it, botuar së pari në vitin 1971, me një botim të dytë dhe thelbësisht të
rishikuar, që doli në vitin 1999 (tani me bashkautor Philip Zelikow). Ky studim përqendrohet në
trembëdhjetë ditët e tetorit të vitit 1962, kur Johnj F. Kennedy mësoi se Bashkimi Sovjetik ishte në
procesin e instalimit të raketave balistikë, provokim i papranueshëm nga presidenti dhe nga këshilltarët
e tij kryesorë, të ciiët u ndien të detyruar të këmbëngulnin që rusët t'i tërhiqnin këto raketa. Qeveria
amerikane, në këtë kontekst, mori në konsideratë tri opsione: të pushtonte Kubën, të bënte goditje
ajrore kundër vendndodhjeve të raketave ose të vendoste një bllokadë detare ndaj Kubës. Në fund,
presidenti zgjodhi opsionin e tretë, një taktikë që rezultoi se ishte e suksesshme. Qëliimi i Allison-it është
të shpjegojë përse dhe si ishte bërë kjo zgjedhje dhe ai e bën këtë në formën e ndërtimit që në fillim të
tri modeleve ose lenteve të ndryshme konceptore (Aktori racional, Sjellja organizative dhe Politika
qeveritare). Allison nuk pretendon se këto tri modele janë të vetmet modele të mundshme për
shpjegimin e pasigurive të shkaktuara nga kjo krizë, por ai tregon sesi pikëpamja jonë për ngjarjet
ndikohet fuqimisht nga "supozimet bazë që ne bëjmë, nga kategoritë që përdorim, nga këndi ynë i
vështrimit" dhe se"duke i krahasuardhe ballafaquar tri kornizat, shohim çfarë lartëson, thekson dhe
zbulon secila, si dhe çfarë fsheh ose neglizhon secila" (Allison dhe Zelikow, 1999: x). Ajo që e ka bërë
këtë studim kaq të rëndësishëm, megjithëse ka qëllim të shpjegojë të njëjtën ngjarje, është se edhe pse
ai shpjegon të njëjtën ngjarje, arrin në konkluzionin se arrihen shpjegime të ndryshme, në varësi të
modelit konceptor të përdorur.
Qasjet e bazuara në këndvështrimin strukturor
Realizmi
Realizmi i përkrahur nga Morgenthau pësoi rënie teksa shfaqej neorealizmi, por të dyja qasjet në
analizën e politikës së jashtme mbeten të forta në ditët e sotme, edhe pse në forma të ndryshme.
Kështu, ndërsa Kenneth Waltz (ideatori dhe ithtari më i shquar i sotëm i neorealizmit) vazhdon të
këmbëngulë në moszbatueshmërinë e neorealizmit në analizën e politikës së jashtme (Waltz, 1996).
ekzistojnë variante të tij, që fare qartë përqendrohen pikërisht në politikën e jashtme.
Lidhur me neorealizmin, duhet të bëhet një dallim midis formave të tij: neorealizmit agresiv dhe
neorealizmit defensiv (Rose, 1998). Gjatë dekadës së shkuar realizmi agresiv është përfaqësuar
denjësisht nga John Mearsheimer, i cili ka argumentuar se, ndërsa Lufta e Ftohtë, bazuar në bipolaritet,
në ekuilibra ushtarakë dhe te armët bërthamore, solli paqe në Europë për dyzet e pesë vjet, rënia e saj -
do të ketë domosdoshmërisht pasoja negative në planin afatgjatë. Ky skenar pesimist vjen nga një
aplikim strikt i parimeve neorealiste, veçanërisht nga pikëpamja që për sa kohë që struktura e sistemit
ndërkombëtar nxit rregullisht konflikt dhe agresion, shtetet racionale vazhdojnë të jenë te detyruara të
ndjekin strategji ofensive në kërkim të sigurisë së tyre (Mearsheimei 1995).
Neorealistët defensivë, nga njëra anë, nuk e ndajnë këtë pikëpamje pesimiste dhe në thelb, hobbesiane,
për sistemin ndërkombëtar, duke argumentuar se, megjithëse faktorët sistemorë nuk kanë pasoja
shkakësore në sjelljen e shtetit, ato nuk mundli shpjegojnë të gjitha veprimet shtetërore. Për më tepër,
në vend të theksimit të roli që luan shpërndarja e fuqisë në sistemin ndërkombëtar, studiuesit që i
përkasin kësa shkolle i janë drejtuar rëndësisë së burimit, nivelit dhe drejtimit të kërcënimeve, te
përcaktuar kryesisht në terma të faktorëve teknologjikë, të afërsisë gjeografike, kapaciteteve sulmuese,
por edhe të synimeve të perceptuara.
Përmbledhtazi, realizmi në të gjitha drejtimet e tij të ndryshme është, në thelb, jo orientim i bazuar në
strukturat, për arsyen e thjeshtë se në bazën e tij qëndron nocioni i fuqisë së shtetit, që përkufizohet,
ose në termat e strukturës së sistemit [ndërkombëtar, siç bën neorealizmi, ose si kombinim i burimeve
të brendshme të fu- isë dhe i strukturave ndërkombëtare. Shteti është aktori kryesor në të dyja rastet,
por kapaciteti i tij për të vepruar përcaktohet nga faktorë materialë dhe veçanërisht nga zhvendosjet e
tyre, qofshin të jashtëm ose të brendshëm drejt shtetit.
Internacionalizmi neoliberal
Megjithëse nuk konsiderohet përgjithësisht si qasje e analizës së politikës së jashtme, institucionalizmi
neoliberal (ose thjesht neoliberalizmi) ka lidhje me studimin politikës së jashtme po aq sa realizmi dhe
neorealizmi. Në fakt, për sa kohë që kjo shkollë mendimi parashtrohet si alternativë e realizmit, ajo
përbën, gjithashtu, një asje alternative të mundshme për analizën e politikës së jashtme.
Institucionalizmi neoliberal supozon se shtetet janë aktorë parësorë në sistemin ndërkombëtar; se ato
sillen si maksimizues të vlerave egoiste të tyre; dhe se sistemi ndërkombëtar është, në thelb, anarkist,
omethënë jo hierarkik, në dallim me organizatat e brendshme politike.
Çfarë e dallon atëherë qasjen institucionale neoliberale të analizës së politikës te jashtme? Ndërsa edhe
neorealistët, edhe neoliberalët e shohin bërjen e politikës së jashtme si një proces të zgjedhjes së
detyruar nga ana e shteteve që veprojnë në mënyrë racionale dhe strategjike, neoliberalizmi e kupton
këtë detyrim jo kryesisht te konfiguracionet ndërkombëtare të kapaciteteve të fuqisë që ndeshin
politikëbërësit, por te një sistem anarkist, i cili vërtet nxit pasiguri, por që mund të ndikohet pozitivisht
nga rregulla të përbashkëta, duke nxitur, bashkëpunimin ndërkombëtar. Për më tepër, duke i shtuar
neorealizmit edhe një fokusim në rolin e institucioneve ndërkombëtare, neoliberalët pretendojnë se ata
kanë zgjeruar kompetencën shpjeguese, neorealizmit, pa cenuar hamendësimet strukturaliste kryesore.
Qasjet e sjelljes organizative
Ndërsa institucionalizmi neoliberal dhe realizmi janë qasje e bazuar në struktura të një lloji sistemor,
analiza e politikës së jashtme mund të bëhet strukturalisht edhe në një nivel më të ulët analize, ku
faktori strukturor që mat sjelljen e politikës së jashtme, për shtetin nuk është i jashtëm, por i
brendshëm. Siç argumentohet nga Martin Holis dhe Steve Smith, një qasje analitike në nivelin e
brendshëm përqendrohet në marrëdhënien shkakësore midis shtetit dhe agjencive të politikës së
jashtme, ose midis agjencive shtetërore dhe individëve. Kjo do të nënkuptonte që vendimmarrësit
individualë të mos veprojnë në mënyrë të pavarur, por, në pajtim me rregullat e organizatës që i përdor
ato.
Kjo perspektivë është njohur si qasja e sjelljes organizative dhe përqendrohet në veprimet e politikës
lidhur me rezultatet e organizatave të mëdha që funksionojnë sipas modeleve të rregullta të sjelljes.
Kërkimi më i fundit, më i spikatur, në të cilin teoria organizative përdoret në analizën e politikës së
jashtme, përqendrohet në rolin e njësive vendimmarrëse - veçanërisht të grupeve të vogla - në
zgjedhjen e politikave.
Konstruktivizmi socia!
Supozimet e tij janë: se realiteti është ndërtuar në nivel social, në formën e rregullave sociale dhe të
kuptimeve ndërsubjektive dhe se kjo ndikon në njohurinë tonë: si e shohim botën dhe veten dhe si
përkufizojmë interesat tona dhe mënyrat e duhura të sjelljes.
Megjithëse konstruktivizmi përbëhet nga një spektër gjithnjë e më i gjerë pikepamjesh, ne do të
përqendrohemi këtu vetëm në tipin e ashtuquajtur “modernizmi që predominon në analizën e politikës
së jashtme. Kjo qasje thekson se bota e marrëdhenieve ndërkombëtare nuk ekziston pavarësisht nga
veprimi dhe nga aftësia njohëse e njerëzve, por, më tepër, është një botë ndërsubjektive dhe
kuptimplote, ku rregullat dhe praktikat janë bërë dhe riprodhohen nga ndërveprimet e njerëzve. Një
drejtim i dytë, që shpesh ndërthuret me të parin, është ai që thekson rolin e identiteteve në
marrëdhëniet ndërkombëtare. Shpjegimi i zgjedhjeve të politikave të bëra nga vendimmarrësit ka lidhje
më tepër me efektin e strukturave sociale mbi aktorin individual, sesa duke iu referuar ndonjë
karakteristike te lindur të këtyre aktorëve.
Këto katër qasje të ndryshme të bazuara në struktura të Analizës së politikës së jashtme nuk
përjashtojnë aktorët në analizat e tyre, ajo që i bashkon ato është se faktorët strukturorë parashtrohen
si faktori dinamik që e “bën” një shtet të caktuar të sillet në një mënyrë të caktuar në drejtimin e
politikës së jashtme. Në qasjet që do të trajtohen më poshtë, analiza shkon ne favor të forcës
shpjeguese të aktorëve dhe të karakteristikave të tyre.
Qasjet kognitive dhe psikologjike
Në kundërshtim me realizmin, edhe institucionalizmin neoliberal - ku individët parimisht janë
mendjehapur ndaj detyrimeve strukturore, keto qasje bazohen në pandehmën e kundërt. Individet janë
në një shkallë të konsiderueshme mospërfillës ndaj këtyre efekteve, për shkak të bindjeve kryesore të
aktorëve, të mënyrës se si ata e përpunojnë informacionin, si dhe për shkak të një sërë tiparesh të tjera
kognitive dhe të personalitetit.
Në vitet ‘70 analiza psikologjike kaloi një “revolucion kognitiv”. Në vend të konceptimit të aktorit
“pasiv”, që përbënte bazën e punës së mëparshme, u shfaq një pikëpamje e re, që e cilëson individin
më tepër si “zgjidhës i problemeve”, sesa agjent i adaptueshëm. Kjo ishte, gjithashtu, një periudhë kur
studimeve se si karakteristikat e lidershipit - bindjet, motivimet, stilet vendimore dhe ndërpersonale -
ndikojnë ndjekjen e politikave të jashtme, iu kushtua për herë të parë vëmendje serioze, një fokusim ky
që ka vazhduar deri në ditët e sotme.
Qasja e politikës qeveritare
E ashtuquajtura politikë qeveritare e prezantuar së pari nga Allison, në studimin e tij të Krizës se
Raketave në Kubë, , bazohet në premisën e orientuar kah aktorët, sesa te një pikëpamje strukturore e
fushës. Ajo përqendrohet në ndërveprimin mes Iojtarëve qeveritarë, të përfshirë në lojërat negociuese
dhe në preferencat konkuruese. Ana kryesore racionale e kësaj qasjeje është se shpjegon përse
vendimet shpesh marrin formën e “rezultanteve” si dallim nga çfarë synon ndonjë person ose grup; dhe
nuk e bën këtë lidhur me preferenca dhe lëvizje të caktuara strategjike. Njëkohësisht, pushteti i
përfshirë në këtë ndërveprim është ne thelb, më tepër institucional se personal, për sa kohë që aktorët,
të cilët marrin pjese në këto lojëra negociuese, përfaqësojnë më tepër interesa institucioni ose fraksioni
sesa individuale. Me fjalë të tjera, ajo që ne gjejmë këtu është pikëpamja se politika e jashtme mund të
shpjegohet më mirë e lidhur me luftën qeveritare dhe se kjo ka nevoje për një shqyrtim të ndërveprimit
të individëve në mjediset e tyre organizative më tepër sesa si në qasjet kognitive/psikologjike të
predispozitave të tyre si vendimmarrëse.
Qasja liberale ose e aktorëve shoqërorë
Megjithëse i ka rrënjët në historinë e hershrne të Analizës së politikës së jashtme, Andrew Moravcsik
duhet t’i jepet kryesisht merita se e ka futur liberalizmin drejtpërdrejt në axhendat bashkëkohore të MN
dhe politikes se jashtme.
Sipas mendimit të tij, tri pandehma bazë theksojnë këtë sfidë ndaj neorealizmit dhe neoliberalizmit. E
para është përparësia e aktorëve shoqërorë ndaj institucioneve politike, implikimi i të cilave bazohet në
një pikëpamje të sintezës”të sistemit politik, individët dhe grupet shoqërore trajtohen si parësorë në
raport me politikat, sepse ata i përcaktojnë interesat e tyre pavarësisht nga politika dhe, më pas, i
ndjekin këta interesa nëpërmjet kursit politik dhe veprimit kolektiv. E dyta, preferencat e atij shteti
përfaqësojnë interesat e një nëngrupi të caktuar të shoqërisë, në kuptimin që zyrtarët shtetërorë
përcaktojnë preferencat shtetërore dhe veprojnë qëllimisht në politikën botërore në lidhje me këta
interesa. E treta, sjellja e atij shteti në sistemin ndërkombëtar përcaktohet nga konfiguracioni, brenda tij,
i preferencave të ndërvarura shtetërore, domethënë nga detyrimet që i imponohen një shteti të caktuar
nga preferencat e shteteve të tjera (Moravcsik, 1997: 520).
Ky kuadër vë theksin më tepër në rolin e aktorëve shoqërorë sesa tek individët e emëruar politikisht ose
tek aktorët e grupeve të vogla në krijimin e politikave të jashtme të shteteve. Në këtë kuptim, ai zgjeron
fushën e veprimit të shpjegimit përtej asaj që është tërësisht politike ose qeveritare dhe, si të tillë, e
vendos analizën e politikës së jashtme në një kontekst më të gjerë socio-politik, sesa ndonjë prej qasjeve
të tjera të diskutuara këtu.
Perspektiva e aktorit interpretues
Kjo perspektivë e sheh politikën kolektive nëpërmjet elementëve individualë (analitike). “Këtu, problemi
është të kuptojmë vendimet nga pikëpamja e vendimmarrësve, duke rikrijuar arsyetimet e tyre”,
shkruajnë Holis dhe mith. “Sjellja e politikës së jashtme të shteteve varet nga mënyra se si individët me
pushtet perceptojnë dhe analizojnë situatat. Veprimi kolektiv është shuma ose kom- bmimi i veprimeve
individuale”.
Një shembull ilustrues i këtij tipi analize është studimi i hollësishëm i Philip ZeLikow-it dhe Condolezza
Rice mbi ribashkimin e Gjermanisë (Zelikow dhe Rice, 1995). Ky studim ofron një pikëpamje të
brendshme të grupeve tepër të ngushta të punes të elitave më të larta politike të SHBA, Bashkimit
Sovjetik, Gjermanisë Perëndmore, Gjermanisë Lindore, Britanisë dhe Francës për krijimin, pas një sërë
negociatash te nivelit më të lartë, të një Gjermanie të ribashkuar. Analiza e tyre shqyrton arsyet e
zgjedhjeve të tyre dhe ofron një shpjegim të ndryshimeve të mëdha që ndodhën gjatë vitit pas rënies së
Murit të Berlinit lidhur me këtë arsyetim. Pandehma është një argument i tipit që, nëse aktorët kryesorë
në këtë proces historik nuk do të kishin arsyetuar dhe nuk do të kishin vere ato zgjedhje që bënë,
historia e kësaj periudhe do të kishte qenë e ndryshme.
Qëllimi i diskutimit të mësipërm ishte të japë një vështrim të përgjithshëm të faktit se si studiuesit e
Analizës së politikës së jashtme përpiqen t’i trajtojnë shumë aktorë dhe struktura, që ekzistojnë në
botën reale në të cilën është hartuar politika e jashtme, dhe që rrjedhimisht, në një mënyrë ose në një
tjetrën, janë përfshirë ne hartimin e këtyre politikave. Siç e kemi parë, disa studiues në këto shpjegime i
japin përparësi rolit të aktorëve - ndërsa të tjerë, në mënyrë të ngjashme, synojnë të shpjegojnë politika
të veçanta - dhe janë të sigurt për rëndësinë parësore të faktorëve strukturorë në shpjegimin e këtyre
veprimeve. Një grup i tretë, që përqendrohet më tepër në proceset vendimmarrëse, sesa në politikat,
shkon dhe më larg, duke : përfshirë, edhe aktorët, edhe strukturat në formën e një sistemi, të analizës
me disa nivele.

Përse është i rëndësishëm studimi i rolit të aktorëve dhe i strukturave në politikën e jashtme?
Përse është e nevojshme të përdoren qasje dhe korniza të analizës, kur studiohen aktorët dhe strukturat
në politikën e jashtme?
Jepni një paraqitje të shkurtër të zhvillimit historik të analizës së politikës së jashtme.
Çfarë e karakterizon "bihejviorizmin" dhe çfarë efektesh ka pasur ai në zhvillimin e mëtejshëm të fushës
së analizës së politikës së jashtme?
Jepni një karakterizim të shkurtër të qasjeve të "procesit" ndaj analizës së politikës së jashtme dhe si i
trajtojnë ato aktorët dhe strukturat.
Sipas mendimit tuaj, cili është ndryshimi kryesor midis qasjeve të "procesit" dhe "politikës" në analizën e
politikës së jashtme?
Jepni një paraqitje të shkurtër dhe krahasim të qasjeve të ndryshme të analizës së politikës së jashtme,
bazuar në një perspektivë strukturore dhe rolin që aktorët dhe struk- turat luajnë në to.
Si ndryshojnë qasjet kognitive dhe psikologjike të diskutuara në kapitull nga qasjet e orientuara drejt
procesit?

You might also like