Artjola Shkulaku

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Tetori në traditën tonë të re është tashmë dhe Muaji i Letersisë, sepse lidhet me

jetët e vdekjet e disa prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letrave shqipe.Në 20


tetor ndërroi jetë poeti kombëtar Naim Frashëri, kurse në 23 tetor lindi poeti
tjetër kombëtar Gjergj FishtaNë tetor kanë lindur dhe sundimtarët e Shqipërisë,
Mbreti Zogu I dhe diktatori Enver Hoxha, i pari në 8, i dyti në 16, të cilët kanë
lidhje me letërsinë, jo thjesht si personazhë veprash, por që kanë ndikuar dhe në
realitetet letrare, për mirë dhe për keq.Pikërisht si sot, në 13 tetor, kanë
datëlindjet dhe 3 poetë: Migjeni, Pano Taçi, Dritëro Agolli dhe dy ditë më mbas
është dhe datëlindja e liderit të parë demokracisë, Sali Berisha, president dhe
kryeministër në posdiktaturë. Ndërkaq tetori është dhe muaji i ?Sindromës
Down?, i vendosur nga Shoqata Kombëtare Amerikane, që mban po këtë emër,
për të senbilizuar dhe ndërgjegjësuar shoqëritë. Po kështu tetori është dhe muaji i
Kancerit të Gjirit.. Trallisëse. Është muaji i dhjetë i vitit dhe emri i ij do të thotë
tetë, vjen nga latinishtja (octo), sepse romakët në kalendarin e tyre gregorian e
kishin muajin e tetë, është vjeshta e tyre në hemisferën boreale dhe pranverë ne
hemisferën australe.Tetori ynë i mbart të gjitha këto, shtrudhshëm, universin dhe
arin e vjeshtës, poezinë dhe diktaturën, gjëndjen doën dhe cjen e vështirë me një
diell të ftohtë si gjiri i murosur i Rozafës.Dua t?i kthehem ditës së sotme të tre
poetëve. Të ndryshëm nga njëri-tjetri, që kujtohen në mënyra të ndryshme,
ndoshta harrohen njëlloj, nga njëra palë ose tjetra e admiruesve. Tre poetë që
duhej të na bashkonin, por poezia nuk e bën dot gjithmonë këtë akt, se lind dhe
nga rrethanat, që shpesh janë konflikte të mëdha. Sepese kanë lindur dhe
sundimtarët bashkë me të.Të tre s?janë më. Dhe i përkasin shekullit XX të
Shqipërisë, por dhe fillimit të shekullit XXI. Dhe patën sundimtarët e tyre.Migjeni
dhe Dritëro Agolli. Që përkujtohen. Janë në tekstet shkollore dhe medait flasin
për ta. Migjeni jetoi nën mbretërinë shqiptare, Dritëroi nën diktaturë. Migjeni
mësues fshati, Dritëroi shkrimtar profesionist, deputet. Migjeni nga diktatura u
konsiderua si paraprirës i Realizmit Socialist, Dritëroi poet i shquar i tij, që përjetoi
dhe postdiktaturën, ndryshimet demokratike, kur Migjeni sikur u zbeh paksa pa të
drejtë dhe Dritëroi u godit me të drejtë. .Midis tyre, jo vetëm si vitlindjeje, por
dhe si fat, është poeti tjetër Pano Taçi, që vjen nga ferri i burgeve dhe që kujtohet
më pak.Një trini poetësh jona. Në kohë diabolike, që morën prej saj dhe i dhanë.
Si rrjedhojë dhe tre shqetësime emblematike.Migjeni nuk e përjetoi diktaturën e
më pastajme, nxitoi të vdesë i ri, por vepra e tij nuk u ndalua nga regimi siç ndodhi
me mjaft autorë të tjerë, u studiua, u vlerësua dhe shkëlqeu mynxyrshëm. Kurse
Dritëro Agolli dhe Pano Taçi janë të njëkohshëm, dy dukuri të tjera nën diktaturë,
dy rrugë të ndryshme poetësh, edhe pse e nisën ngjashëm, të dy kishin qenë
partizanë qysh fëmijë për çlirimin e vendit, ku pas asaj lufte u vendos diktatura më
e egër në të gjithë perandorinë komuniste. Krijimtaria e të dyve u përzgjat dhe në
moshë të thyer, në shekullin e ri, XXI.

You might also like