Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Tema 1& 2

Rubrika I: Pyetje me plotësim


Përdorni termat e mëposhtëm për të plotësuar vendet bosh në pohimet vijuese. Çdo term
mund të përdoret më shumë se njëherë.
Endogjen mikroekonomi
Ekzogjen modele
Makroekonomi fleksibilitet çmimesh
ekuilibër tregu ngurtësim çmimesh
1. ______________ është studimi i ekonomisë në tërësi. Ai/ajo përqendrohet te çështje si rritja
ekonomike, inflacioni dhe papunësia.
2. _____________ është studimi i ekonomisë në nivel më të vogël. Ai/ajo përqendrohet te firma
individuale, industria ose konsumatori.
3. Ekonomistët ndërtojnë _________________________ për t’i ndihmuar që të kuptojnë botën
reale.
4. Një nga qëllimet e një modeli ekonomik është të tregojë se si ndikojnë variablat
______________________te variablat _________________________.
5. Në lidhje me çmimet, shumica e makroekonomistëve besojnë
se__________________________ është supozim i arsyeshëm për studimin e çështjeve
afatgjata, por__________________________ është supozim më i mirë për çështjet
afatshkurtra.
6. Modelet që shfaqin fleksibilitet çmimesh janë shembuj modelesh
__________________________.

Rubrika II: Pohime


Për pohimet e mëposhtme tregoni nëse janë të vërteta apo të gabuara duke bërë
argumentimin përkatës. 
1. GDP nuk është një matës i prodhimit të realizuar në ekonominë e një vendi, por i
mirëqenies ekonomike të ketij vendi. 
2. GDP shpreh vlerën në para të mallrave dhe shërbimeve të realizuara në një ekonomi për
një periudhë disa vjecare.
3. Në llogaritjen e produktit të përgjithshëm përfshihen mallrat dhe shërbimet e ndërmjetme
dhe finale (përfundimtare). 
4. Monetaristët modrenë dhe teoricienët e cikleve reale të biznesit besojnë se pagat nuk janë
fleksibël dhe nuk përshtaten shpejt. 
5. Rritja e GDP dhe rritja e papunësisë janë të lidhura pozitivisht me njëra-tjetrën. 
6. N.q.s GDP reale ka prirje të rritet dhe indeksi i cmimeve gjithashtu ka prirje të rritet
atëherë GDP nominale ulet. 
7. N.q.s se GDP potenciale rritet me 5% papunësia rritet me 5%. 
8. Diferenca midis GNP dhe NNP është e barabartë me vlerën e eksportit neto. 
9. Diferenca midis investimeve bruto me investimet neto jepet nga amortizimi. 
10. Investimet janë të barabartë me kursimet. 
11. Shitja e një shtëpie rrit GDP. 
12. Diferenca midis investimeve bruto dhe neto është e njëjtë me diferencën midis GDP dhe
NDP. 
13. Shpenzimet e amortizimit janë pjesë e GDP
14. Vlera e një veture të përdorur llogaritet në GDP. 
15. Vlera e shtuar e një produkti dhe vlera e produktit final janë të barabarta. 
16. Të ardhurat e disponueshme janë të barabarta me të ardhurat plus pagesat e
transferueshme minus taksat. 
17. Nëqoftëse një person bën një punë të dytë të cilën nuk e ka deklaruar për efekt të
mospagimit të taksave, atëherë vlera e kësaj pune përfshihet në llogaritjen e GDP. 
18. Vlera totale e trë mirave dhe shërbimeve finale të prodhuara në një vend është e barabartë
më NDP. 
19. Deflatori i GDP- së jepet nga raporti i GDP- së nominale me GDP- në. 
20. Në llogaritjen e GDP patatet merren si mall përfundimtar dhe jo si mall i ndërmjetëm. 
21. Vitin e kaluar bleva një shtëpi të re. Nëse vendos ta shes sot këtë shtëpi, kjo do të
ndihmonte në rritjen e nivelit të aktivitetit ekonomik. 
22. Nëse një turist kanadez pi një birrë gjermane në një restorant në Neë York City GNP e
SHBA do të rritet. 
23. Norma e inflacionit e llogaritur duke përdorur normen e ndryshimit në indeksin e cmimit
të konsumatorit dhe ajo e llogaritur mbi ndryshimin e GNP deflator, janë identike. 
24. Ndryshimet në GDP reale i reflektojnë më mirë sesa ndryshimet në GDP nominale,
ndryshimet mbi prodhimin fizik. 
25. Vlera e GDP nominale të një vendi përdoret për të matur mirqenien ekonomike të
njerëzve. 
26. GDP reale për fryme është një matës i mirë ekonomik i mirëqenies. 
27. Indeksi i cmimit të prodhuesit mat koston e blerjes së një shporte fikse mallrash
konsumi. 
28. Akumulimi i inventarëve të firmave nuk perfshihet në matjen e investimeve. 
29. Amortizimi është pjesë e të ardhurave të disponueshme. 
30. Një rritje në taksa (kur transfertat janë konstante) duhet të nenkuptojë një ndryshim në
eksportet neto, blerjet shtetërore ose bilancin kursim - investime. 
31. Një rritje në të ardhurat personale të disponueshme duhet të nënkuptojë një rritje në
konsum ose një rritje në kursim. 
32. Një rritje edhe në konsum, edhe në kursim duhet të nënkuptojë një rritje në të ardhurat e
disponueshme. 

Rubrika III: Ushtrime me alternativa 


Zgjidhni alternativën e saktë: 
1. Dimë që CPI dhe Deflatori i GDP - së janë dy matës të nivelit të cmimeve të një ekonomie.
Ato dallohen nga njëra-tjetra pasi kur llogariten:
a) CPI mban të fiksuar sasinë e vitit bazë kurse Deflatori  mban të fiksuar sasinë e vitit
aktual. 
b) CPI mban të fiksuar sasinë e vitit aktual kurse Deflatori mban të fiksuar sasinë e vitit
bazë. 
c) CPI dhe Deflatori mbajnë të fiksuar të dy sasinë e vitit aktual
d) CPI dhe Deflatori mbajnë të fiksuar të dy sasinë e vitit bazë

2. Ecuria e cikleve të biznesit:


a) Ndjek një tendencë të paracaktuar
b) Përcaktohet nga lëvizje të caktuara sezonale
c) Mat lëvizjet lart dhe poshtë të GDP- së reale
d) Mat një periudhe kohe prej pesë vjetësh 
3. Ciklet e biznesit në një ekonomi shkaktohen:
a) Vetëm nga faktorë të jashtëm (egzogjene)
b) Vetëm nga faktorë të brendshëm (endogjene)
c) Nga faktorë që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet në AD (kërkesa agregate)
d) Nga faktorë që lidhen drejtperdrejt me ndryshimet në AS (oferta agregate)

4. Rritja reale ekonomike nga një periudhë në tjetrën paraqet rritjen e:


a) GDP- së reale 
b) Të ardhurave kombëtare 
c) Popullsisë
d) Cilësisë së mallrave të prodhuara dhe të konsumuara

5. Në qoftë se ritmi i rritjes së popullsisë së një vendi është zero atëherë GDP për frymë do
të:
a) Rritet me një ritëm më të ngadalshëm se GDP real 
b) Rritet me të njëjtin ritëm si GDP real 
c) Do të jetë zero 
d) Rritet me një ritëm më të lartë se GDP real 

6. Rritja e popullsisë mund të pengojë rritjen ekonomike në qoftë se: 


a) Rritet rendimenti për frymë
b) Rritja e popullsisë përfshin grupmoshat e afta për punë
c) Rritja e numrit të punëtorëve ngre pagat 
d) Rritja e popullsisë përfshin grupmoshat e fëmijëve 

7. Supozojmë se investimet neto përbënin 5% të GDP, por ato kanë rënë në zero gjatë vitit
në vazhdim. Atëherë themi që gjatë vitit në vazhdim:
a) Amortizimi ka të njëjtën vlerë si investimet neto 
b) Amortizimi ka të njëjtën vlerë si investimet bruto 
c) Amortizimi është zero 
d) Investimet bruto janë zero 
8. Cili nga zërat (komponentët) e mëposhtëm nuk është pjesë e kërkesës agregate? 
a) Shpenzimet qeveritare 
b) Taksat 
c) Eksportet neto 
d) Investimet 

9. Pagesat e sigurimeve shoqërore janë si pjesë e: 


a) Transfertave
b) Shpenzimeve qeveritare 
c) Taksave
d) Konsumit 

10. Përfitimet e paguara nëpunësve të administratës shtetërore janë llogaritur si pjesë e: 
a) Transfertave
b) Shpenzimeve qeveritare 
c) Taksave
d) Konsumit 

11. Supozojmë se GDP dhe NDP janë rritur me të njëjtën shumë ndërkohë që tre nga zërat e
mëposhtëm nuk kanë ndryshuar. Cili nga zërat e mëposhtëm nuk mund të ketë shkaktuar
rritjen? 
a) Investimi bruto 
b) Investimi neto 
c) Konsumi 
d) Eksportet neto 

12. Supozojmë që investimet dhe tre nga zërat e mëposhtëm janë konstante. Cili nga katër
zërat e mëposhtëm mund të pësojë ndryshim?
a) Teprica e buxhetit shtetëror 
b) Kursimet
c) Eksportet neto 
d) Taksat 
13. Teprica e kursimeve në sektorin privat ndaj investimeve (S - I) është e barabartë me:
a) Eksportet neto 
b) Deficitin tregtar 
c) Deficitin buxhetor plus eksportet neto 
d) Inveëstimet neto 

14. Cili nga elementët e mëposhtëm nuk është pjesë e të ardhurave kombëtare: 
a) Të ardhuart nga qiraja (renta) 
b) Pagat 
c) Të ardhurat nga transfertat 
d) Të ardhurat nga interesat 

15. Taksat indirekte mbi prodhimin ndikojnë në vlerën e: 


a) GNP të matur me metodën e faktorëve të prodhimit 
b) GNP të matur me cmimet e tregut 
c) Të dyjave
d) Asnjërës 

Rubrika IV: Ushtrime dhe problema 


Ushtrimi 1 
Marrim një ekonomi hipotetike që prodhon vetëm tre të mira: biftekë, vezë dhe verë. Çmimet
dhe sasia e shitur për secilën nga të mirat për 1988 dhe 1998 jepen më poshtë: 

Sasia  1988 1998

Biftekë (kg) 10 7

Vezë (duzina) 10 13

Verë (shishe) 8 11
Çmimet (lekë)

Biftekë (kg) 2.80 3.10

Vezë (duzina) 0.70 0.85

Verë (shishe) 4.00 4.50

a) Llogaritni GDP nominale në 1988 dhe 1998 


b) Llogaritni GDP reale në 1988 dhe 1998 duke përdorur cmimet e vitit 1988
c) Llogaritni deflatorin e GDP-së për vitin 1988 dhe 1998 
d) Si është GDP nominale në krahasim me GDP reale të vitit 1988, më e vogël, e barabartë
apo më e madhe? shpjegoni . 

Ushtrimi 2 
Shpjegoni shkurtimisht sesi në të njëjtën periudhë mund të rritet GDP nominale njëkohësisht me
rënien e GDP reale. 

Ushtrimi 3:
Supozojmë se një ekonomi përbëhet nga këto produkte. Për të cilat na jepen të dhënat si në
tabelën e mëposhtme. Për thjeshtësi supozojmë se nuk kemi inpute të përdorura në procesin e
prodhimit të tyre.
2014 2015 2016
Produkti Çmimi Sasia Çmimi Sasia Çmimi Sasia
A 5 10 6 10 6 12
B 8 20 8 18 10 22
C 3 50 5 60 7 55
a) Llogarisni PBB nominale për secilin vit
b) Llogarisni PBB reale në periudha zinxhir për vitin 2015 dhe 2016
c) Llogarisni PBB reale për të tre vitet me periudhë referencë 2014
d) Llogarisni rritjen ekonomike për 2015 dhe 2016
e) Çfarë dallimi ka mes vlerësimit të rritjes ekonomike mes kërkesës c dhe d
Rubrika V: Pyetje për Diskutim

1. Cili institucion është përgjegjës për hartimin e PBB-së në vend?


2. Me çfarë frekuencash prodhohet PBB në Shqipëri?
3. Në sa mënyra vlerësohet PBB dhe nga dallojnë ato nga njëra tjetra
4. Me çfarë metodash vlerësohet PBB në Shqipëri
5. Cili është dallimi i PBB-së me çmime korente dhe konstante?
6. A rivlerësohet PBB. Nëse po sa herë dhe pse.
7. Cilat janë burimet kryesore të të dhënave për përpilimin e PBB-së?
8. Cilat janë sektorët kryesorë të ekonomisë në vend? Sa ndikojnë sektorët kryesorë në
totalin e PBB-së?
9. Çfarë importon Shqipëria? Çfarë eksporton? Sa janë importet dhe eksportet si përqindje e
PBB-së?
10. Nga dallon CPI nga deflatori i PBB-së
11. Cili është dallimi midis periudhës bazë dhe periudhës së referencës
12. Cilët janë komponentët kryesor të PBB-së sipas mënyrës së të ardhurave
13. Çfarë kuptoni me rregullime sezonale
14. Si vlerësohet dhe cilat janë veçoritë e Indeksit të çmimit të konsumatorit
15. Përmendni disa indekse të tjera çmimesh dhe jepni dallimin mes IÇK dhe tyre
16. Si vlerësohet norma e papunësisë në vend

You might also like