Sistemi I Drejtimit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

SISTEMI I DREJTIMIT

Si shkaktar i fatkeqësive në komunikacion mund të jetë gjendja jo e rregullt e sistemit


të drejtimit. Kjo mund të ndodhë për shkak të sasisë së madhe të ajrit në disa elemente të
mekanizmit drejtues, për shkak të thyerjes së disa pjesëve ose për shkak të prishjes së bravës
siguruese të timonit e cila pamundëson lëvizjen e tij.

Për këtë arsye është e nevojshme që me kohë te bëhet ndërrimi i pjesëve te hargjuara te
mekanizmit drejtues.

Lëndimet më te rënda që i shkaktohen ngasësit gjatë fatkeqësive, paraqiten përshkak të


goditjes së kafazit të krahërorit në mekanizmin drejtues dhe goditjes së kokës në mbrojtësin e
erës. Këto pasoja mund të zvogëlohen me ndërtimin e boshtit drejtues i cili përbëhet prej disa
pjesëve dhe është i pajisur me pajisje elastike të cilat amortizojnë energjinë e goditjes. (fig.
më poshtë).

Fig. 13. Mekanizimi drejtues

43
BAZAT E SIGURISË NË KOMUNIKACION XHEMIL HALILI

PNEUMATIKËT (GOMAT)
Gomat në masë të madhe ndikojnë në sigurinë e komunikacionit. Roli i tyre është që të
arrihet efekti sa më i madh i puthitjes ndërmjet rrotave dhe shtresës së sipërme të rrugës.
Për ngasje të sigurt është e rëndësishme që gomat të kenë profil të mirë. Profili i
gomave nuk guxon të jetë më i vogël se një milimetër për automjetet e udhëtarëve dhe dy
milimetra për automjetet e rënda ( komerciale ) dhe autobusë.

Fig. 14.Goma e verës nën a) dhe e dimrit nën b)

Në fig. e mëposhtme janë dhënë tri lloje të gomave varësisht nga profili
(protektori). Nën a) dhe b) janë dhënë gomat me profil të brinjëve të ngushtuar, të
përshtatshme për sipërfaqe të rrëshqitshme, ndërsa nën c) është dhënë goma me profil më
të rrallë të brinjëve të përshtatshme për kushtet dimërore. Gomat ndahen në diagonale
dhe radiale.

Fig. 15.Llojet e gomave varësisht nga profili (protektori)

Gomat radiale kanë këto përparësi ndaj atyre diagonale:

- gjatë ngasjes nxehen më pak, ndërsa qëndmeshmërinë e kanë më të gjatë


- më mirë e shfrytëzojnë forcën e motorit gjatë nxitimit të madh
- stabiliteti i automjetit është më i madh
- rruga e frenimit është më e shkurtër
- zvogëlojnë harxhimet e karburanteve
- për 25% janë më të sigurta në rrugët e lagura dhe mundësojnë kontrollin më
të lehtë të automjetit

Në figurën e mëposhtme, nën a) është dhënë goma diagonale, ndërsa nën b) ajo radiale.
4
4
BAZAT E SIGURISË NË KOMUNIKACION XHEMIL HALILI

Fig. 16.Pneumatiku me elementet përbërës

Përparësi edhe më të madhe kanë të ashtuquajturat „ gomat radiale të profilit të ulët" të


cilat për shkak të lartesisë së vogël zvogëlojnë lartësinë e qendrës së automjetit me ç'rast
automjeti arrin stabilitet më të madh.

Pneumatikët mund të jenë me të brendshme (a) TUBELES dhe pa të brendshme


(b) TUBE TYPE.

Fig. 17.Pneumatiku me gomë të brendshme dhe pa gomë të brendshme


Dhe ja çfarë secili prej numrave dhe gërmave tregojnë:

193 – Gjerësia e gomës në milimetra

60 – Lartësia e gomës


R – Ndërtimi rrezor

15 – Diametri i disqeve në inç

94 – Pesha maksimale që mund të mbajë goma

W – Shpejtësia maksimale që mund të përballojë goma

Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar edhe presionin ideal të gomës.

Shpejtësia maksimale sipas gërmave

Gërma që korrespondon me shpejtësinë maksimale të gomës është e fundit mes numrave dhe
gërmave të shtypura mbi të. Ajo tregon shpejtësinë maksimale që mund të përballojnë. Ja një
tabelë:

Gërma Shpejtësia në KM/h


N 140
P 150
Q 160
R 170
S 180
T 190
U 200
H 210
V 240
Z 240+
W 270
Y 300
 

Pesha maksimale

Siç sugjeron edhe titulli i këtij paragrafi, ky indikator tregon peshën maksimale që një gomë
mund të mbajë.

Një gomë me një indeks peshe prej 91 mund të mbajë deri në 615 kilogram. Shumëzoje për katër
dhe pesha që mund të ngarkoni në makinën tuaj është 2,460 kilogram.
Mbipesha mund të kompromentojë sigurinë por edhe konsumin e karburantit.

Ja indikatorët e peshës:

INDEKSI I
PESHA NË KG
PESHËS
62 265
63 272
64 280
65 290
66 300
67 307
68 315
69 325
70 335
71 345
72 355
73 365
74 375
75 387
76 400
77 412
78 425
79 437
80 450
81 462
82 475
83 487
INDEKSI I
PESHA NË KG
PESHËS
84 500
85 515
86 530
87 545
88 560
89 580
90 600
91 615
92 630
93 650
94 670
95 690
INDEKSI I
PESHA NË KG
PESHËS
96 710
97 730
98 750
99 775
100 800
101 825
102 850
103 875
104 900
105 925
INDEKSI I
PESHA NË KG
PESHËS
106 950
107 975
108 1000
109 1030
110 1060
111 1090
112 1120
113 1150
114 1180
115 1215
116 1250
117 1285
118 1320
119 1360
120 1400
121 1450
122 1500
123 1550
124 1600
125 1650
126 1700

You might also like