Semundje Infektive Shenime

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 17

1 of 17

HELMIMET ME USHQIM

Helmimet me ushqim jane semundje te cilat fitohen me konsumimin


Definicioni e ushqimit te kontaminuar me moo. patogjen, toksinet bakteriale dhe
jobakteriale ose substancat tjera.

Jane te perhapura ne tere boten, me shume ne vendet e pazhvilluara


dhe atyre ne zhvillim. Shume shkaktar te cilet shkaktojne infeksion
arrihet nepermjet ushqimit, por edhe ne menyra tjera duke perfshire
Epidemiologjia konsumimin e ujit te kontaminuar, permet ujit te pishinave, kontaktit
me shtaze ose ambientin e tyre dhe prej nje personit ne personin
tjeter direkt ose permes gjesendeve.

Disa sem. nga ushqimi mund te shpien ne sekuela afatgjata siq eshte
demtim i funksionit te veshkave pas infeksionit me E.coli.

Grupet ne rrezik te larte jane :

1. Infantet

2. Femijet e vegjel

3. Grate shtatzena

4. Adultet e moshuar

5. Personat e imunokompromituar

Epidemite e helmimeve me ushqim duke konsideruar kur sem. akute, posaqerisht me


manifestime gastrointestinale apo neurologjike , prek dy apo me shume persona te cilet e
kane ngrene ushqimin e njejte.

Shume patogjen, duke perfshire bakteriet, viruset, dhe parazitet mund


te shkaktojne helmime me ushqim. Disa sem. shkaktohen nga
Etiologjia konsumimi i kemikaleve (p.sh metalet e renda, toksinet e kepurdhave)
ose toksinat mikrobiale (p.sh toksina stafilokoksike, toksina e
botulizmit).

Noroviruset njihen si shkaktaret me te shpeshte te helmimeve me ushqim ne SHBA.


Shkaktaret me te njohur jane:

1. E.coli enteroagregative duke perfshire llojet e reja te cilat prodhojne Shiga toksine

2. Cronobacter (me pare Enterobacter) sakazakii

3. Trypanoma cruzi duke shkaktuar semundjen Chagas

Helmimet akute me ushqim ndahen ne shume sindrome bazuar ne


Patogjeneza shenjat dhe simptomat akute dhe kohen tipike te fillimit pas
dhe klinika konsumimit te ushqimit te kontaminuar. Periudha e inkubacionit tek
sem.individuale eshte zakonisht e panjohur, por shpesh eshte e

Fjollë Faiku
2 of 17

dukshme ne vatren e epidemise.

Zbulimi i patogjeneve behet permes izolimin e tij ne kulture, duke


vizualizuar parazitin me mikroskop dhe me analiza enzimatike
Diagnoza imunoabsorbuese. Shume intoksikacione duhet diagnostifikuar
bazuar vetem ne dyshime klinike.

Qe te konfirmohet agjenti etiologjik ne epidemi, mostrat e duhura


(p.sh felet ose te vjellat) te shume pacienteve duhet testuar. Mostrat
prej mbetjeve ushqimore, ambienti i pergaditjes se ushqimit dhe kuzhinieret mund te
ekzaminohen. Llojet e mostrave varen nga agjenti etiologjik dhe grumbullimi i duhur i
mostrave dhe transporti jane te rendesishem per diagnoze te sukseshme.

Epidemite nga metalet e renda mund te dokumentohen me zbulim te metaleve ne


ushqimet e perfshira ose mostrave e feqeve prej personale te semure.

Helmimi me kepurdha duhet diagnostifikuar me dyshim klinik, dhe mund te konfirmohet


ose me identifikim te toksines pergjegjese ne permbajtjen gastrike, gjak, urine, ose mostra
fekale ose me identifikim te kepurdhave nga mikrologu.

Terapia per shumicen e helmimeve me ushqim eshte mbeshtetese,


rivendosja e lengjeve dhe elektroliteve te humbura eshte e
Terapia rendesishme tek semundjet diarreale.

Agjentet antimikrobike perdomen per trajtimin e infeksioneve


parazitare dhe bakteriale.

Hidrimi i hershem intravenoz mund te reduktoje riskun e sindromit

hemolitiko-uremik oligurik, pacientet te cilet zhvillojne sindromin


hemolitiko-uremik shpesh kerkojne transfuzion te gjakut.

Antiemetiket dhe antimolitiket ofrojne qetesim simptomatik tek adulte, jane te


kontraindikuar tek pacientet me temp. te larte, diarre te pergjakur ose leukocite ne feces
indikative per diarre inflamatore (zakonisht nuk jane te rekomanduar per femije).

Antimikrobiket perdoren tek:

1. Salmonelloza invazive

2. Listerioza invasive

3. Septikemia nga

- Vibrio

- Ethet tifoide

Azitromicina, doksiciklini dhe tetraciklini:

1. Shkurton kohezgjatjen e koleres diarreale

2. Shkurton ekskretimin e V.cholerae toksigjenike

3. Linja e pare te pacientet me semundje te moderuar deri te rende

Antimikrobiket nuk kane vlere ne menaxhimin e helmimit me ushqim nga:

1. Stafilokoku

2. C.Perfringens

3. B. Cereus

Pacientet me helmim me toksinat jobakteriale trajtohen me terapi mbeshtetese,


analgjetike, antihistaminike, atropine varesisht nga lloji i helmimit.

Fjollë Faiku
3 of 17

Reduktohet kontaminimi, prodhuesit e ushqimeve i identifikojne pikat


Parandalimi ku risk i kontaminimit mund te kontrollohet dhe perdorin sistemet
prodhuese qe ulin keto rreziqe.

SINDROMET E HELMIMEVE ME USHQIM TE SHKAKTUARA NGA


SHKAKTARET MIKROBIOLOGJIKE OSE TOKSINAT E TYRE

Shkaktaret jane:

Nauzea dhe 1. Stafylococcus aureus

vjellja brenda 1-8 2. Bacillus cereus

oreve Periudha e shkurter e inkubacionit reflekton faktin qe keto sem.


shkaktohen nga enterotoksinat e paraformuara.

Helmimi stafilokoksik me ushqim karakterizohet nga:

1. Vjellja

2. Diarrea

3. Ngercet abdominale

4. Temperatura (me rralle)

Te gjitha Jane termostabile.

Shtamet e B.cereus mund te shkaktoje dy tipe te sindromeve te helmimit me ushqim:

1. Sindromi emetik me inkubacion te shkurter (0.5-6 ore)

2. Sindromi diarreal me inkubacion te gjate (8-16 ore)

Sindromi emetik eshte i karakterizuar nga vjellja me rralle diarrea.

Ngercet Shkaktare jane enterotoksinat:

abdominale dhe 1. Clostridium perfringens tip A

diarrea brenda 2. B.cereus

8-16 oreve

Ne helmimin me ushqim nga C.perfringes tip A simptomat me te shpeshta jane:

1. Diarrea

2. Ngercet abdominale

3. Vjellje

4. Temperature

Fjollë Faiku
4 of 17

Periudha e inkubacionit eshte 9-12 ore.

C.perfringens mund te prodhoje me se paku 11 toksina perveq C. perfringes


enterotoksines (CPE). Toksinat lidhet per membranen e pejses apikale ne kryqezime
epiteliale te lidhura forte ne zorret e holla, duke shkaktuar formim te poreve permes se
ciles influksi dhe efluksi i ujit, joneve dhe molekulave tjera te vogla mund te shpie ne
diarre dhe citotoksicitet.

B.cereus mund te shkaktoje syndrom me inkubation te gjate duke perfshire :

1. Diarrea

2. Ngercet abdominale

3. Vjelljet

4. Rralle temperature

Simptomat zakonisht largohen brenda 24-48 oresh.

Shkaktaret kryesor etiologjik jane:

Temperatura,
1. Salmonella jotifoide

ngercet abdominale
dhe diarre brenda 2. Shigella

6-48 oreve 3. Speciet Vibro

- V.parahaemolyticus

- E. Coli shiga toksine prodhuese

- Yersinia enterocolitica

Kane periudhe me te gjate inkubacioni dhe temp. me e rralle. Mund te shkaktojne diarre
inflamatore, disa nga pushtimi i epitelit intestinal dhe disa demtime permes sekretimit te
citotoksinave. Diarrea e pergjakur dhe vjellja mund te ndodhin ne nje proporcion variabil.
Zakonisht sherohen brenda 2-7 diets.

Epidemite e rralla te diarrese me temp. te shkaktuara nga Listeria moncytogenes


karakterizohet me :

1. Diarre ujore

2. Temperature

3. Ngerce abdominale

4. Kokedhimbje

5. Mialgji

Me periudhe mesatare te inkubacionit prej 20-31ore.

Shkaktaret kryesor etiologjik jane:

Ngercet
1. E.coli enterotoksigjene (ETEC)

abdominale dhe
2. Vibro parahaemolyticus

diarrea ujore
3. Vibro cholerae

brenda 16-72 oreve


4. Vibro mimicus

Kolera epidemike manifestohen si diarre ujore profuze e shoqeruar me ngerce muskulare.

Faktori i virulences se V.Parahaemolyticus perfshin toksinet e sekretuara dhe proteinat


efektore te bartura drejt ne citoplzme te qelizave te strehuesit permes sis. sekretues tip III.

Kohezgjatja mesatare e diarrese eshte 6 dite, shumica e pacienteve kane ngerce


abdominale gjysma kane vjellje ose temperature. Diarrea zgjat mesatarisht 6 dite shpesh
e shoqeruar me ngerce abdominale e me rralle me vjellje dhe temperature.

Fjollë Faiku
5 of 17

Noroviruset jane patogjenet me te shpeshte te njohur te helmimeve


me ushqim. Periudha mesatare e inkubacionit eshte 33 ore.
Vjellja dhe diarrea Semundja e norovirusit shkakton:

johemorragjike 1. Diarre johemorragjike

brenda 10 deri 51 2. Vjellje

oreve 3. Ose te dyja te shoqeruar me nauze dhe dhembje abdominale

4. Temperatura shfaqet te 40% te pacienteve, zakonisht eshte e ulet


dhe zgjat per me pak se 24 ore

Simptomet zakonisht terhiqen brenda 2-3 dite, por 12% e pacienteve kerkojne kujdes
mjekesor dhe 1.5% hospitalizohen per rehidrim.

Yersinia enterocolitica tek femijet e rritur dhe adultet mund te


prezantohet ose si semundje diarreale ose si sindrom
Temperatura dhe pseudoapendikular, si dhimbje ileocekale (duke ngjare apendicitit),
ngercet abdominale
brenda 1-12 ditesh, temperature, leukocitoze, dhe tek disa paciente, nauze dhe vjellje.

me ose pa diarre Dhembjet e nyjeve, qe fillojne rreth 1 jave pas fillimit te diarrese, jane
te shpeshta te adultet. Skuqja e fytit dhe ekzantema mund ta prekin
pacientin e cdo moshe. Kohezgjatja mesatare e diarrese eshte 2 jave

Diarrea Shiga toksina, qe referohet edhe si verotoksine, eshte citotoksine qe


hemorragjike me demton endotelin vaskular te qelizave ne organet e cakut, sic jane
temperature
zorret dhe veshkat.

minimale brenda
3-8 ditesh

Semundja karakterizohet me:

1. Ngerce te renda abdominale

2. Diarre e cila ne fillim eshte ujore por mundet shume shpejt te bene me gjak

3. Gati nje e treta e pacienteve raportohet te kene temperature afat shkurter subfebrile
qe ne menyre tipike terhiqet shpejte,

Shumica e pacienteve sherohen teresisht brenda 7 ditesh.

Nje jave pas fillimit te semundjes diarreale mund te zhvillohet sindroma hemolitiko-uremik,
qe perqindja fatale tek persona e moshes 60 vjec ose me te vjeter jane 33% ndersa tek
femijet me te vegjel se 5 vjec kane nje perqindje prej 3%.

Vetem 2% kane perfundim fatal me jo zhvillim sindrom hemolitiko-uremik por nga koliti
hemorragjik.

Fjollë Faiku
6 of 17

Paraliza mund te paraprihet nga:

1. Nauzea

Paraliza brenda 2. Vjellja

18-36 oreve 3. Diarrea

4. Konstipacioni eshte me i shpeshte ate here kur sindromi


neurologjik eshte mire i perforcuar

Botulizmi zakonisht shkaktohet nga:

1. Kater neurotoksina imunologjikisht te vecanta,

2. Proteine termostabile e emertuar toksina botulinum ( A, B, C dhe F)

Toksinat ne menyre ireverzibile bllokojne lirimin e acetilkolines ne lidhjen neuromuskulare.


Mbaresat nervore rigjenerohen ngadale, keshtu qe sherimi merr jave deri ne muaj.

Shkaktare te diarrese perzistente (me gjate se 14 dite):

Diarrea 1. Cryptosporidium

perzistente 2. Giardia

brenda 1-3 javesh 3. Cyclospora

Periudha e inkubacionit eshte mesatarisht 1 jave dhe simptoma me e


shpeshte eshte diarrea ujore.

Simptomat me te shpeshta qe perfshihen jane:

1. Anoreksia

2. Humbja e pushes

3. Ngercet abdominale

4. Nauze

5. Dhimbje trupi

6. Vjellja

7. Temperature subfebrile

Semundja e patrajtuar mund te zgjase me jave apo muaj dhe lodhje te prolonguar.

Brainerd diarrhea per here te pare pershkruhet te persona qe konsumojne qumesht te


paperpunuar. Pas nje periudhe inkubacioni prej 15 ditesh zhvillohet diarre akute ujore dhe
ngerce abdominale.

1. Listerioza invazive i prek shtatzenat, fetuset dhe personat me


imunitet qelizor te komprometuar. Te grate shtatzena , infeksioni
Semundjet mund te jete asimptomatik ose prezantohet si gjendje gripi, 20% te
sistemike shtatzenive te grate e infektuara perfundojne me abort.

Listerioza neonatale fitohet in utero ose gjate lindjes dhe


manifestohet ose si sepse e hershme gjate disa diteve te para te
jetes ose meningjit i vonshem gjate disa javeve te para pas lindjes,

fataliteti te neonatet eshte afersisht 20-30%.

Fjollë Faiku
7 of 17

Listerioza shkakton:

1. Meningjit

2. Sepsis

3. Infeksion qendror

Periudha e inkubacionit sillet prej 3 deri 70 dite, me mesatare 3 jave.

2. Salmonella mund te shkaktoje bakteremi dhe infeksione qendrore, shpesh te personat


me anemi sideropenike, semundje inflamatore te zorreve ose gjendje
imunokompromituese. Konsumimi i ushqimit me Toxoplasma gondii oocistet te
ekskretuara nga macja ose mishi i cili permban ciste mund te shkaktoje manifestime
te ndryshme, qe hasen te strehuesi. Femijet e shendoshe dhe adultet deri 90% jane
asimptomatik, por pjesa tjeter shpie ne limfadenopati jo te ndjeshme, jo supurative, e
cila zgjat me jave e deri muaj.

Mund te shfaqet:

I. Temperature

II. Plogeshti

III. Djersitje naten

IV. Mialgji

V. Skuqje fyi

VI. Ekzanteme makulopapullare

VII. Hepatosplenomegali

Me te rralle jane:

I. Pneumoni

II. Hepatit

III. Encefalit

IV. Miokardit

3. Trichinella shkakton trikinozen tek njerezit, te cilet jane vetem strehues aksidental, kur
konsumohet mishi i kontaminuar i derrit ose i kafsheve te egra.

Shenjat dhe simptomat varen pjeserisht nga :

I. numri i larvave te konsumuara dhe

II. Imuniteti I pacientit

Simptomat gastrointestinale:

I. Faza enterike e infeksionit:

- Nauzea

- Vjellja

- Diarrea

- Ngercet abdominale, mund te zhvillohen 24 deri 48 ore pas konsumimit te


ushqimit te kontaminuar

II. Faza parenterale e infeksonit:

- Temperatura

- Mialgjia

- Edeme periorbitale ose faciale

- Kokedhimbje

- Eozinofili, e cila zgjate disa jave ose muaj

Fjollë Faiku
8 of 17

Shkaktaret e tjere infektiv dhe semundjet me symptome primare jashte sistemit te traktit
gastrointestinal dhe sistemit neurologjik qe mund te transmetohen me ushqim hyjne:

I. Streptokoku B-hemolitik i grupit A

II. Ethet

III. Bruceloza

IV. Antraksi

V. Tuberkulozi

VI. Ethet Q

VII. Hepatit A

VIII.Infeksione me trematode te ndryshme

HELMIMET ME USHQIM TE SHKAKTUAR NGA TOKSINAT


JOBAKTERIALE

1. Shkaktaret kryesor etiologjik te epidemive te helmimeve me


ushqim jane metalet e renda:

Nauzea, vjellja dhe


ngercet abdominale - bakri

brenda 1 ore - zinku

- kallaji

- kadmiumi

2. Periudha latente per fillimin e simptomave sillet prej 5 deri 15


minuta pas konsumimit te pijes se kontaminuar por mund te jete me
gjate me ushqim te kontaminuar.

3. Nauzea, vjellja, ngercet abdominale vijne per shkak te irritimit direkt te mukozes
gastrike dhe intestinale dhe zakonisht sherohet brenda 2 deri 3 ore nese sasia e vogel
eshte konsumuar.

4. Avancimi ne sem. serioze dhe vdekje eshte i mundur nese konsumohet sasi e madhe
e ushqimit te kontaminuar.

Diarrea shkaktohet nga konsumimi i molusqeve bivalvulare filter


Diarrea brenda ushqyese, siq jane midhjet dhe guacat, te kontaminuara me acid
30 minutave deri okadaic, prodhuar nga disa dinoflagjelate, lloj i algave.

12 ore Vjellja mund te jete prezente ndersa simptomat largohen brenda 3


dite.

Fjollë Faiku
9 of 17

Helmimi me histamine peshku karakterizohet me:

1. Parestezia periorale

2. Skuqje e fytyres

Parestezia brenda 3. Kokedhimbje

1-3 oreve 4. Palpitacione

5. Djersitje

6. Ekzantema

7. Ngerce abdominale

8. Nauze

9. Vjellje

10. Diarre

Ne rastet e renda shfaqet:

1. Urtikaria

2. Bronkospazme

Histamina mund te grumbullohet ne mishin e peshkut qe ka koncentrim te larte te


histidines kur mbeturinat postmortale ndodhin prej ftohjes joadekuate.

Simptomat zakonisht largohen brenda 24 oreve.

Dy lloje te helmimeve me butak prezantohen me parestezi:

1. Paralitike (PSP)

2. Neurotoksike (NSP)

Parastezia paralitike e lehte karakterizohet me parestezi te gojes, buzeve, te fytyres, dhe


ekstremiteteve. Intoksikimi me i madh avancon shpejt duke shkaktuar:

1. Kokedhimbje

2. Vjellje

3. Diarre

4. Disfagi

5. Dobesi muskulare ose paralize te qarte

6. Ataksi

7. Insuficience respiratore

Semundja shkaktohet nga saksitoksina e prodhuar nga disa dinoflagjelat. Termostabil e


cila bllokon perhapjen e potencial te veprimit te nervave dhe muskujve duke nderhyre ne
permeabilitetin e kanaleve te natriumit. Pacientet zakonisht sherohen brenda disa oreve
deri disa dite.

Brevetoksina prodhohet nga disa dinoflagjelar. Shkakton nje influks te natriumit brenda
nervit dhe qelizave muskulare, shpie ne aktivizim te vazhdueshem, duke shkaktuar
paralize dhe lodhje. Simptomat tipike sherohen brenda 48 oreve.

Fjollë Faiku
10 of 17

Shkaktari kryesor eshte helmimi me peshkun ciguatera i cili


karakterizohet me nje rrjete te gjere te simptomave:

Parestezia brenda 1. neurologjike,

3-30 oreve 2. gastrointestinale dhe

3. kardiovaskulare

Simptomat karakteristike perfshijne:

1. Parestezine faciale, periorale dhe te ekstremiteteve

2. Ndryshim te ndjesise se temperaturave ne te nxehte dhe te ftohte

3. Shije metalike

4. Kokedhembje

5. Marramendja

6. Nauze

7. Vjellje

8. Bradikardi

9. Hipotension

Te rastet e renda mund te ndodhe:

1. Distresi respirator

2. Vdekja

Simptomat gastrointestinale dhe kardiovaskulare largohen brenda disa diteve, por


simptomat neurologjike mund te zgjasin me jave apo me vite.

Ciaguatoksinat jane liposolubile, toksine termostabile e dinoflagjelateve te cilat hapin


kanalet e natrium tension-sensitive ne lidhjen neuromuskulare.

USHQIMI

Epidemite e helmimit stafilokoksik me ushqim jane te lidhura me ushqime te cilet


permbajne shume proteina, sic jane proshuta, shpendet, mishi i lopes, patatet dhe sallata
nga vezet, makarona dhe sanduicat, qe kontaminohen gjate pergaditjes nga kuzhinieret.

Me helmim te ushqimit jane me shpesh te shoqeruara me ushqime


me amidon, sidomos orizi, qe eshte zier dhe eshte mbajtur i nxehte
per nje periudhe te gjate, gjate se ciles sporet termo-rezistente mund
B. Cereus te gjerminojne ne qeliza vegetative te cilat shumezohen dhe
prodhojne toksina.

Zakonisht ndodhin pas konsumimit te mishit ( posacerisht mish


lope dhe shpezeve) qe nuk jane zier ose ruajtur si duhet.
C.Perfringens Epidemite me se shpeshti ndodhin kur keto gjera mbahen
ndermjet 15 °C dhe 50 °C pas zierjes, duke lejuar sporet te
gjerminojne dhe qelizat vegjetative shume shpejt shumezohen.

Fjollë Faiku
11 of 17

Epidemite me E.coli pas konsumimit te mishit te lopes te zier pak,


gjethet e gjelberta, musht molle, mish derri, sallam dhe brume
E.coli biskotash.

Bartet ne zorret e shume shtazeve, duke perfshire zvarraniket e


eger, amfibiet, zogjte, gjitaret si dhe shumica e prodhimeve
Salmonella
shtazore. Epidemite jane shoqeruar me produkte te kontaminuara te
jotifoide
shpezeve, mish lope, peshk, veze, produkte te qumeshtit, lengjeve,
gjalpit nga kikiriket, cokollata dhe ushqimi i procesuar i ngrire.

E shpeshte ne tufen e shpezeve, mundet brenda ta kontaminoje


Salmonella
mbeshtjellesin e vezeve permes infeksionit ovarial ne pule.

serotini enteritis

Semundjet e shkaktuara nga:

1. E.coli

2. Salmonella

3. Campylobacter

4. Brucella

5. Listeria

6. Shigella

jane te shoqeruara me konsumim te qumeshtit te paperpunuar.

Epidemite nga Shigella me se shpeshti jane te shoqeruar me


ushqime te ftohta, me lageshti, te konsumuara te paziera ose qe ka
Shigella nevoje per trajtim pas gatimit, sic eshte sallata nga morula, patatet
dhe sallata nga vezet, salca dhe guacat.

Burimi kryesor i ushqimit te infeksionit te Campylobacter jane


Epidemiologjia shpezet. Helmimet me ushqim ndodhin prej konsumimit te mishit
te pazier te shpezeve dhe prej konsumimit te ushqimeve tjera,
posacerisht prodhimit kontaminues te kryqezuar prej shpezeve ne

kuzhine.

Epidemite nga listerioza shkaktohen nga konsumimi i mishit te


Listerioza zgjedhur, suxhuk, djath i bute i paperpunuar, lakra e paperpunuar.

Fjollë Faiku
12 of 17

Epidemite nga Yersinia Enterocolitica jane te lidhura me konsumimin e


Yersinia produkteve te derrit dhe qumeshtit te kontaminuar.

Enterocolitica

Sporet e Clostridium botulinum mund te kaloje ne qeliza te cilat mund te


rriten dhe te prodhojne toksina vetem ne ushqime te cilat sigurojne nje
Clostridium ambient anaerob, pH me te ulet se 4.5, permbajtje te ulet te kripes dhe
sheqerit dhe temperature prej 4-121 °C. Mjalti njihet si burin i spore te C.
botulinum Botulinum tek botulizmi i infanteve.

Epidemite me Norovirus, ushqimi me se shpeshti i kontaminuar nga


kuzhinieret, kontaminimi mundet njekohesisht te ndodhe ose direkt me
Norovirus materie fekale humane ne burimin e prodhimit ose prodhimet e ujitura me
uje te kontaminuar me ujera te zeza.

Helmimi i ushqimit me Toxoplasmosis fitohet permes konsumimit te mishit


te pazier mire (posacerisht derri, delet dhe shtazet e egra) te cilat perbajne
Toxoplasma cista ne inde ose ushqimet e paziera (primare fruta dhe perime)
kontaminuar me occisa te cilat vijne prej fecesit te maceve.

Epidemite me helmim nga metalet e renda jane shpesh te shoqeruara me pije acidike, sic eshte
caji, limonada, leng portokalli dhe pije te karbonizuara te cilat jane te ruajtur ne kontejner metalik
te korroduar per periudha te mjaftueshme qe te pershkojne jonet metalike prej kontejnerit.

Fjollë Faiku
13 of 17

TRANSMETIMI PERMES RRUGEVE TJERA JO-ALIMENTARE

Epidemi e shoqeruar me ujin e pijes duke perfshire furnizimet me uje te


Giardia ujesjellesit komunal.

Karakterizohet me:

1. Diarre

2. Nauze

3. Dhembje abdominale

4. Fryrje

5. Gazra

6. Nganjehere malabsorbim

Periudha e inkubacionit eshte tipike 1-2 jave dhe kohezgjatja e semundjes mund te jete disa jave,
nganjehere me e gjate.

Epidemi tjera hidrike jane shkaktuara nga

1. E.coli

2. Shigella

3. Hepatiti A

4. Salmonella serotipi typhi

5. Salmonella jotifoide

6. Noroviruset

7. Toxoplasma

8. Vibrio cholera

POPULLATA VULNERABILE

Disa njerez jane me te ndjeshem ndaj helmimeve me ushqim apo manifestojne semundje me te
renda se sa te tjeret. Shumica e faktoreve te strehueseve jane te shoqeruar me rritje te riskut qe
jane te lidhur me pergjigje joadekuate te imunitetit.

Faktoret e imunitetit perfshijne:

1. Imunodeficiencat primare

2. Shtatzenia

3. Infeksioni me HIV

4. Leukemia

5. Barnat imunosupresive (p.sh kemoterapia, kortikosteroide)

6. Diabeti

7. Deficiencat nutriciente

Personat hiperferremik, sic ndodh te cirroza dhe hemokromatoza, jane me te ndjeshem ndaj
infeksonit me patogjene alimentar te cilet rriten me shpejte ne prezence te hekurit.

Fjollë Faiku
14 of 17

SEZONI

S.aureus, Salmonella, Shigella, Giardia dhe Cryptosporidium jane me te shpeshta gjate muajve te
veres.
Semundjet e shkaktuara nga C.perfringens ndodhin gjate tere vitit por me se shpeshti gjate
muajve te veres.
Y. Enterocolitica ndodhin per gjate vitit.

Edhe pse transmetohen per gjate tere vitit, dimri eshte sezoni i pikut te aktivitetit te Norovirusit.

HELMIMET ME USHQIM

(Prof.Shemsedin)

Helmimi me ushqim ose intoksikimet alimentare prezantohet si gastroenteritit me inkubacion te


shkurt pas ushqimit te kontaminuar me bakterie (Salmonella, Cl. Perfringens, B.Cereus) ose nga
grumbullimi i toksinave nga shumimi i bakterieve (Staph. Aureus). Mund te paraqiten si raste
sporadike, epidemi familjare, epidemi te vogla ose te medha.

Ushqimi duhet te mbahet ne frigorifer ne temperature nen 4*C qe te


pengohet shumimi i baktereve. Nese ushqimi domosdo duhet te qendroj
Parandalimi e pastaj te ngrohet atenere duhet ngroh ne temperature mbi 75*C.

Te semuret qe kane te dokumentar stafilokokun ne hunde dhe lekure


nuk guxojne te punojne ne kuzhina publike.

Helmimet me enterotoksinen stafilokoksike

Helmimet me toksinen e staph.Aureus (gastroenteriti toksik) shkaktohet nga enterotoksina e


gatshme ne ushqim qe paraqet nje polipeptid termostabil i cili mbijeton temperaturen 100*C per
30 min. Deri sot njihen 5 tipa te toksines A-F.

Burim i infeksionit me stafilokok eshte njeriu. Mbi 50% te njerezve kane


Epidemiologjia stafilokokun ne lekure dhe ne hunde si flore jopatogjene ndersa rregullisht
dokumentohet te personat qe manipulojne rreth ushqimit.

Zakonisht burim i infeksionit eshte:

1. Akullorja

2. Kremi

3. Mishi

4. Majoneza

5. Sallata e patateve

Toksina manifestohet me peristaltike te shtuar dhe te vjella intensive


Patogjeneza duke vepruar ne receptoret e zorreve dhe ne SNQ. Diarreja paraqitet si
pasoje e bllokimit te absorbimit te ujit ndersa te vjellat si rrjedhoje e
veprimit te toksines ne qendren e te vjellit permes n.vagus.

Fjollë Faiku
15 of 17

Karakteristike eshte inkubacioni i shkurt dhe shumica e te semureve


Manifestimi manifestojne tablo klinike te ngjashme brenda nje kohe te shkurt dhe
shenjat e para paraqiten brenda 2-6 oreve.

klinik

Ne tablo klinike dominojne:

1. Tuga

2. Marramendja

3. Te vjellat

4. Diarreja dhe temperatura nuk paraqiten.

Kjo semundje ngjason shume me semundjen e detit “sea sick”.

Dokumentohet prania e toksines ne ushqim

Diagnoza

Clostridium perfrigens

Shkaktohet nga C. Perfrigens tip A te cilat kane spore termostabile.

Vendi me i pershtatshem per shumimin e saje jane produktet shtazore qe


kane proteina. Rreth 25% e mishit dhe groshes jane te kontaminuara me
Epidemiologjia spore te cilat vegjetojne nese ushqimi pas pergaditjes qendron ne
temperature te dhomes per disa ore.

Semundjen e shkaktojne toksinet termolabile e cila lirohet ne zorret e te


semurit. Toksina vepron ne zorre te holla duke bllokuar resorbimin e ujit
Patogjeneza dhe rrite pershkueshmerine per humbjen e lengjeve dhe elektroliteve.

Pasi qe simptomat paraqiten pas lirimit te toksinave, ky helmim me


Manifestimi klinik ushqim ka inkubacion me te gjate prej 8-24 ore.

Fjollë Faiku
16 of 17

1. Ne rast epidemive me diarre me inkubacion 8-24 ore pas konsumimit te


ushqimeve proteinike.

2. Dokumentimit te gjetjes se C. Perfringes ne numer te madh te ushqimit

Diagnoza 3. Dokumentimit te gjetjes se C. Perfringes ne feqet e te semurit permes


late aglutinimit ose ELISA-se.

Bacillus cereus

Bacil gram pozitiv qe prodhon spore termostabile te cilat ne kushte anaerobe dhe aerobe rritet
mire. Prodhohen dy lloj toksinave:

1. Termostabile- pergjegjese per te vjelle

2. Termolabile- pergjegjese per diarrea

Jane te shpeshta ne vendet e Azise, Amerikes, Australise dhe Evropes


Perendimore. Jane pasoje e konsumimit te orizit te pa pergaditur mire
Epidemiologjia ose qe ka qendruar ne temperature dhome.

Ngrohja e serishme e orizit nuk shkaterron toksinen pesi qe ajo eshte


termostabile. Faktor me rendesi ne helmimin me kete toksine eshte
perdorimi i mishit dhe perimeve.

Toksina termostabile ngjason me veprimin e enterotoksines se


stafilokokut ndersa ajo termolabile ngjashem me toksinen e E.coli duke
Patogjeneza aktivizuar adenil ciklazen qe rezulton me hipersekrecion ne zorre dhe
diarre.

Dy lloj manifestimesh klinike:

1. Forma hiperemtike - Inkubacion te shkurter (1-6 ore) dhe ngjason me


Manifestimi klinik helmimin me enterotoksinen stafilokoksike

2. Forma diarreale - Inkubacion 10-12 ore dhe ngjason me manifestimin


klinik te helmimit me C.Prefringens.

Semundja zkonisht eshte e vetesherueshme dhe zgjat 12-24 ore.

Duhet dyshuar te pacientet me te vjella qe kane ngrene oriz dhe kane


inkubacion 1-6 ore, ndersa te ata me heqje ujore te barkut me
Diagnoza inkubacion 10-12 ore. Verifikimi behet me dokumentimin e B.Cereus ne
ushqimin e dyshuar permes ngjyrimit sipas gramit ku gjenden sasi te
konsiderueshme te shkaktarit.

Fjollë Faiku
17 of 17

Fjollë Faiku

You might also like