Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 33

Mosrespektimi i prindërve 1

Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed


‫ﷴ ﺑﻦ إﺑﺮاﺣﻴﻢ اﳊﻤﻮد‬

‫ﺑﺮ و ﻋﻘﻮق اﻟﻮاﻟﺪﻳﻦ‬

Mosrespektimi i prindërve
Shkaqet, format dhe manifestimet

Prishtinë, 2006

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


2 Mosrespektimi i prindërve

Titulli:
Mosrespektimi i prindërve

Titulli në origjinal:
‫ﺑﺮ و ﻋﻘﻮق اﻟﻮاﻟﺪﻳﻦ‬
Autor:
Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed

Përktheu dhe përshtati nga gjuha boshnjake:


Nig’jar Bajram Hoti

Kryeredaktor:
Dr. Ilir Hoti
Recensent sheriatik:
Rexhep Lushta
Redaktor gjuhësor:
Fazli Hajrizi
Arian Koçi
Mosrespektimi i prindërve 3

‫ﷲ اﻟ ﱠﺮ ْﲪ ِﻦ اﻟ ﱠﺮِﺣ ِﻴﻢ‬
ِ ‫ﺑِﺴ ِﻢ‬
ْ
MOSRESPEKTIMI, PËRKUFIZIMI DHE DËNIMI I TIJ

Në Islam, mosrespektimi i prindërve radhitet ndër mëkatet e


mëdha. Parë nga kuptimi gjuhësor është e kundërta e
dëgjueshmërisë dhe e falënderimit. I Dërguari (s.a.v.s.1)
posaçërisht ka ndaluar mosdëgjueshmërinë ndaj nënës. Rrënja e
fjalës mosrespekt, në gjuhën arabe, rrjedh nga fjala “zgjidh”
edhe “shkëput”. Ky mëkat, sipas madhësisë së vet, vjen
menjëherë pas mosbesimit (shirkut) dhe bërësi i tij meriton
dënim gjatë jetës së vet dhe pas vdekjes. Në ahiret veprat e
këqija (mëkatet), nëse peshojnë më rëndë se veprat e mira,
njeriun e shpijnë në zjarr (Xhehenem). Mosrespektimi i
prindërve është mohim i të gjitha të mirave që prindërit kanë
bërë për fëmijën. Kjo është mospranimi i një gjëje të bukur dhe
qëllimmirë. Prandaj mosrespektimi, si rrjedhim, është argument
i marrëzisë dhe paditurisë. Kjo është gjendje e moralit të ulët në
të cilin shprehet përbuzja e fëmijës ndaj kujdesit të prindit.

E drejta e prindit është shumë e madhe dhe ka vend të


rëndësishëm në shoqëri. Të jesh i dëgjueshëm ndaj prindërve (t’i
respektosh ata) është njëra prej veprave më të mira, të cilat
njeriun e ofrojnë te Krijuesi dhe për Të janë më të dashurat.
Dëgjueshmëria (respektimi) është nocion i lidhur ngushtë me

1
s.a.v.s. = salAllahu ‘alejhi ve sel-lem (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të
- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -
4 Mosrespektimi i prindërve

teuhidin (besimin në njëshmërinë e Zotit, monoteizmin), dhe


njëri nga shkaqet e hyrjes së njeriut në Xhenet. Kujdesi ndaj
prindërve është trashëgim i njeriut. Kjo është veçori e tij
natyrore dhe rreth saj flasin të gjitha Librat e shpallur nga
Allahu (s.v.t.)2. Dëgjueshmëria ndaj prindërve është cilësi
dalluese e të gjithë të Dërguarve dhe të gjithë atyre që janë të
vetëdijshëm. Ajo është shkak i jetës së gjatë, suksesit në fitim
dhe i qetësisë dhe rehatisë në jetë, është ngushëllim në fatkeqësi
dhe përmbushje e dëshirave të shprehura gjatë lutjeve. E tërë kjo
është rezultat i dëgjueshmërisë së fëmijëve ndaj prindërve të tyre
dhe argument i rregullsisë, realitetit, besimit, zemërgjerësisë,
përkushtimit dhe respektit.

Prandaj, Allahu shpeshherë i ka përmendur prindërit në


Kur’an ku edhe i urdhëroi fëmijët për dëgjueshmëri dhe
përkushtim ndaj tyre, si dhe e ndaloi mosrespektimin dhe
kufizimin e të drejtave të prindërve. Allahu i Lartësuar e ka
urdhëruar bamirësinë ndaj prindërve menjëherë pas urdhrit mbi
adhurimin e Tij.

“Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send,


silluni mirë ndaj prindërve...” [En-Nisa: 36]

Gjithashtu thotë:

“Thuaj: Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti


juaj: Të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me
prindërit…” [El-En’am: 151]

Dhe thotë:

2
s.v.t. - subhanehu ve te’ala – i lavdëruari dhe i lartësuari.
Mosrespektimi i prindërve 5

“Zoti yt ka dhënë urdhër të mos adhuroni tjetër pos Tij, që


të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej
tyre, ose të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë
mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre,
po thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).”

“Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës


e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im; mëshiroi ata të dy, sikur që
më edukuan mua kur isha i vogël’.” [El-Isra: 23, 24]

I Dërguari (s.a.v.s.) këtë çështje e ka sqaruar hollësisht dhe


ka urdhëruar që të jemi të dëgjueshëm ndaj prindërve. Hadithet
që e ndalojnë mosrespektimin janë të shumta. Ibn Mes’udi (r.a. 3)
transmeton: “E kam pyetur Resulullahun se cilat vepra janë më
të dashura te Allahu ? Tha: Falja e namazit në kohën e vet (të
caktuar).

- “E pastaj?” Ishte përgjigjur: “Dëgjueshmëria


ndaj prindërve.”

- “E pastaj?” Ai tha: “Xhihadi në emër të Allahut.”


(Transmeton Buhariu, 527 dhe Muslimi, 85)

Abdullah ibn Amr ibn el-Asi transmeton që i Dërguari ka


thënë: “Mëkatet e mëdha janë: mosbesimi (shirku-politeizmi),
mosdëgjueshmëria ndaj prindërve, vrasja dhe betimi i
rrejshëm.” (Transmeton Buhariu, 6675)

3
r.a. = radijAllahu ‘anhu (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të)
- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -
6 Mosrespektimi i prindërve

FORMAT E MOSRESPEKTIMIT

Mosrespektimi i prindërve shfaqet në shumë mënyra:

1. Kur me anë të veprave dhe fjalëve tona i pikëllojmë dhe


i bëjmë të qajnë, ose kur bëhemi shkak i kësaj.

2. Kur i qortojmë, iu bërtasim, ose iu përgjigjemi me ton të


lartë.

3. Kur i përgjigjemi me pakënaqësi (“uf”) dhe kur nuk i


kryejmë me dëshirë urdhrat e tyre. Këtë gjë Allahu  e ka
ndaluar. Ka njerëz, të cilët edhe pse dëshirojnë t’i dëgjojnë
prindërit, kur ata kërkojnë diçka iu përgjigjen me “uf”. Mirëpo,
edhe vetëm ajo fjalë (“uf”), është mëkat nëse iu thuhet
prindërve.

4. Kur mrrolemi dhe i bashkojmë vetullat përpara


prindërve.

Disa, në shoqëri, dinë të bëhen të buzëqeshur dhe me sjellje


të njerëzishme, e kur vijnë në shtëpi dhe ulen me prindërit e tyre
ndryshojnë përnjëherë dhe nganjëherë bëhen edhe të
Mosrespektimi i prindërve 7

padurueshëm, të rëndë dhe të paturpshëm. Kjo është në pajtim


me atë që ka thënë një poet:

“Në mes të popullit ka soj,

Të cilët duan të kujdesen për hatër

Të secilit të huaj dhe të panjohur,

E kur të arrijnë në mes të vet,

Do t’i gjeni të zemëruar

Sikur me armik të hidhëruar.”

5. Kur i shikojmë prindërit në atë mënyrë përmes së cilës


shprehet përbuzja dhe urrejtja, si dhe kur i akuzojmë që janë të
marrë dhe që nuk dinë asgjë.

6. Kur urdhërojmë prindërit, p.sh: urdhërojmë nënën që të


pastrojë shtëpinë, të lajë rrobat ose të përgatisë ushqimin. Kjo
gjë është e pakuptimtë, e aq më keq nëse nëna është e vjetër dhe
e pafuqishme. Megjithatë, nëse nëna atë e bën vullnetarisht dhe
me dëshirën e vet, atëherë duhet ta falënderojmë.

7. Kur kritikojmë ushqimin e përgatitur nga nëna. Kemi dy


raste të tilla:

I. Kur përbuzim ushqimin, gjë që është e ndaluar.


Resullullahu (s.a.v.s.) kurrë nuk e ka përbuzur ushqimin. Në rast
se nuk i pëlqente, ai e linte atë.

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


8 Mosrespektimi i prindërve

II. Kur bëhemi të pasjellshëm dhe e qortojmë nënën për


shkak të ushqimit (të përgatitur).

8. Kur nuk u ndihmojmë në punët e shtëpisë. Mosndihmesa


rreth përgatitjes së ushqimit, larjes së enëve, pastrimit etj. Disa
fëmijë meshkuj mendojnë (e kjo është gabim) se këto nuk janë
punë të meshkujve. E disa vajza shikojnë se si nëna mundohet
duke i bërë punët e shtëpisë derisa ato, në anën tjetër, e kalojnë
kohën në biseda të padobishme me shoqet e tyre.

9. Padurimi dhe jotoleranca ndaj prindërve kur ata janë


duke folur, mosdëgjimi dhe ndërprerja e bisedës së tyre. T’i
akuzosh prindërit për gënjeshtër dhe të zihesh a të grindesh me
ta, ose të ngulësh këmbë në diçka. Kjo sjellje do të thotë urrejtje
ndaj prindërve, sepse kështu i bëjmë të kuptojnë se për ne janë
të pavlerë.

10. Moskërkimi i lejes nga ata dhe moskëshillimi me ta për


gjëra të rëndësishme, ose duke mos iu përmbajtur mendimit të
tyre.

Disa njerëz nuk këshillohen me prindërit e vet dhe as nuk


kërkojnë leje nga ata për lidhje martesore, e lëre më për të dalë
nga shtëpia që të takohen me shokët.

11. Moskërkimi i lejes për hyrje atje ku gjenden prindërit.


Është e qartë që kjo është sjellje e papëlqyer ndaj tyre, sepse në
atë moment ata mund të jenë në asi situate në të cilën nuk duan
që t’i shohë askush.

12. Krijimi i problemeve (grindje, apo të ngjashme) para


prindërve, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë në lidhje me
vëllezërit, motrat, gruan apo fëmijët.
Mosrespektimi i prindërve 9

Disa njerëz ndiejnë kënaqësi që ta kritikojnë dikë dhe ta


sulmojnë mu para prindërve, e kjo sjell atmosferë pakënaqësie
dhe i shqetëson ata (prindërit).

13. Nënçmimi dhe fyerja e prindërve para të tjerëve,


përgojimi dhe përmendja e të metave të tyre.

Disa njerëz nëse nuk kanë sukses në mësime ose në ndonjë


punë tjetër, tërë fajin ua lënë prindërve. Me këtë dëshirojnë të
arsyetohen para vetes dhe të tjerëve dhe theksojnë se prindërit i
kanë lënë pas dore, ose se nuk i kanë edukuar mirë. Kjo kinse ua
ka prishur (shkatërruar) jetën prandaj nuk kanë ardhmëri.

14. Sharja dhe mallkimi i prindërve (ruana Zot!)


drejtpërsëdrejti, ose të jesh shkak i kësaj. P.sh. djali shan ose
mallkon babanë ose nënën e dikujt dhe ai ia kthen në të njëjtën
mënyrë.

Abdullah ibn Amri, transmeton se i Dërguari i Allahut


(s.a.v.s.) ka thënë: “Është mëkat i madh t’i shash dhe fyesh
prindërit e tu.” E pyetën: “A mund ta bëjë këtë dikush?” U
përgjigj: “Po, nëse dikush e shan dhe e fyen nënën ose babanë
e dikujt dhe ai i kthehet në mënyrë të njëjtë.” (Buhariu, 5937
dhe Muslimi, 90)

15. Manifestim i mosrespektimit është edhe sjellja në shtëpi


e gjërave të ndaluara, si: aparatet për argëtim, kaseta me filma
erotikë, drogës, alkoolit etj. Kjo ndikon negativisht te personi që
i ka sjellë, te vëllezërit, motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes
dhe ata i bën fatkeq.

16. Marrja me punë të ndaluara para prindërve, p.sh. pirja e


duhanit para prindërve, dëgjimi i muzikës dhe shikimi i filmave,
- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -
10 Mosrespektimi i prindërve

të fjeturit pa falur namazin, refuzimi i të ngriturit nga shtrati kur


prindërit të zgjojnë, mandej, sjellja në shtëpi e shoqërisë së
keqe. E tërë kjo është mosrespektim i prindërve dhe sjellje e
pahijshme ndaj tyre.

17. Njollosja e prestigjit të prindërve. Marrja me veprimtari


të këqija dhe të ulëta me të cilat njolloset dhe shëmtohet nderi i
njeriut mund të sjellë degjenerimin, turpin dhe burgun. Pa
dyshim, e tërë kjo është mosrespektim ndaj prindërve dhe sjell
brengë, turp, mërzi dhe dhembje.

18. Sjellja në situata të palakmueshme, p.sh. huazimi i


parave dhe moskthimi i tyre, sjelljet e pahijshme në shkollë etj.

19. Qëndrimi deri vonë jashtë shtëpisë, e ndërkohë ka


mundësi që prindërit të kenë nevojë për ndihmë. Në anën tjetër
kjo sjellje i shqetëson dhe i brengos ata.

20. Të ngarkuarit e prindërve me kërkesa të ndryshme.

21. Vënia e dëshirës së gruas ose të dikujt tjetër, para


dëgjueshmërisë së prindërve. Disa njerëz dëshirat e gruas i
konsiderojnë më të rëndësishme se dëgjueshmërinë ndaj
prindërve. Nëse, p.sh. gruaja kërkon nga burri që t’i përzë
prindërit, ai e bën këtë, edhe nëse prindërit nuk kanë ku të
shkojnë.

22. Lënia (braktisja) e prindërve kur plaken, atëherë kur


kujdesi dhe ndihma iu janë më se të nevojshme. Disa njerëz, kur
rriten dhe fillojnë të punojnë, i braktisin prindërit dhe tërë
fitimin e mbajnë për vete.
Mosrespektimi i prindërve 11

23. Mospranimi i prindërve dhe turpërimi kur të përmenden


ata, e ky është lloji më i shëmtuar i mosrespektimit. Disa njerëz,
kur arrijnë pozitë të lartë në shoqëri ose pushtet, distancohen
dhe nuk dëshirojnë më të kenë kurrfarë lidhje me prindërit.
Turpërohen kur u vijnë në shtëpi me veshjen e tyre tradicionale.
Disa thonë se ata janë shërbëtorët e tyre, e disa as nuk
dëshirojnë t’i përmendin. Ky është kulmi i mosrespektimit,
mohimi i prindërve. Kjo njëkohësisht tregon karakter të ulët,
poshtërsi dhe imoralitet. Për dallim nga njerëzit e këtillë, njeriu i
ndershëm dhe fisnik çohet në këmbë për ata të cilët e kanë bërë,
krenohet me prejardhjen e tij dhe nuk i harron të mirat që i kanë
bërë prindërit. Poeti për këtë thotë:

“Shpirtgjerët kur të bëhen të fortë,

nuk turpërohen të thonë se kush ishte me ta,

kur kanë jetuar rëndë.”

24. Padëgjueshmëria dhe mosrespektimi shprehet edhe


atëherë kur dikush i rreh prindërit. Këtë e bëjnë vetëm ata që
janë zemërgurë, pa ndjenja dhe të pamëshirshëm, që nuk kanë
as një grimë humanizmi dhe bujarie.

25. Dërgimi i prindërve në shtëpi të pleqve. Kjo është


skajshmërish e shëmtuar dhe e neveritshme dhe nga kjo njeriut i
ngrihen flokët përpjetë. Ai që e bën këtë nuk ka asgjë të mirë në
vetvete.

26. Braktisja e prindërve dhe harrimi i tyre, i bamirësisë dhe


këshillave të tyre. Kjo është absurditet, sepse bamirësia ndaj
prindërve është e obliguar, madje edhe nëse janë mosbesimtarë.

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


12 Mosrespektimi i prindërve

27. Njëra prej formave më të rënda të mosrespektimit ndaj


prindërve është kur fëmijët dëshirojnë që njëri ose të dy
prindërit të vdesin, me qëllim që të trashëgojnë pasurinë e tyre,
ose të shkarkohen nga kjo “barrë”, nëse ata janë të varfër ose të
sëmurë. Ka raste kur fëmijët dëshirojnë të çlirohen nga kontrolli
i prindërve që të vazhdojnë të jetojnë në shthurje (humbje) dhe
padituri.

28. Forma më e shëmtuar e sjelljes ndaj prindërve është kur


fëmija vret njërin ose të dy prindërit me qëllim që t’i heqë qafe.

Kjo mund të ndodhë në gjendje të rëndë shpirtërore ose


sociale (skamje, mjerim, etj), për shkak të mashtrimit,
hidhërimit, gjendjes së dehur, për shkak të lakmisë së madhe për
trashëgimi etj. Kjo në çdo rast është e pafalshme dhe vepër e
ndyrë, e nëse nuk ia fal Allahu, bërësit nuk mund t’ia falë
askush.

29. Koprracia ndaj prindërve. Të vënit në dukje e të mirave


të bëra ose numërimi i atyre të mirave që bëjnë për prindërit.
Kjo gjithashtu është e shëmtuar dhe sjellje e huaj për të
vetëdijshmit (të arsyeshmit), të mençurit dhe njerëzit e rregullt.
Kjo mënyrë e largon njeriun nga çdo gjë që është e mirë dhe ia
afron dënimin, i cili pason. Kjo është gjë e njohur dhe për të ka
shembuj të panumërt, të cilët tregojnë se çfarë iu ka ndodhur
atyre të cilët kanë vepruar keq me prindërit.
Mosrespektimi i prindërve 13

SHKAQET E MOSRESPEKTIMIT

Padëgjueshmëria ndaj prindërve dhe mosrespektimi i tyre ka


një varg arsyesh. Prej këtyre arsyeve duhet t’i cekim këto:

1. Padituria mbi bamirësinë, e cila jep fryte herët ose vonë.

2. Padituria mbi pasojat e padëgjueshmërisë, të cilat vijnë


shpejt ose shfaqen më vonë.

3. Edukimi jo i mirë i fëmijëve. Nëse prindërit nuk i


edukojnë fëmijët në frymën e imanit (besimit), ndershmërisë,
dashurisë së ndërsjellët (lidhjet familjare), kjo mund të çojë deri
te mosrespektimi i fëmijëve ndaj tyre.

4. Kontradiktat. Ndërkohë që prindërit iu mësojnë të mirën


fëmijëve të tyre, ata veprojnë të kundërtën.

5. Shoqëria e keqe mund t’i prishë fëmijët.

6. Nëse fëmijët shohin që edhe vetë prindërit nuk janë duke


i dëgjuar prindërit e tyre. Në këtë rast mosrespektimi i fëmijëve
të tyre është dënim për ta.

7. Mungesa e besimit me rastin e divorcit. Nëse prindërit


ndahen e nuk janë besimtarë, kjo ndarje nuk ka për të qenë mbi
baza të ndershme. Secili nga prindërit ka për të tentuar t’i
mashtrojë fëmijët e vet me qëllim që ta dëmtojë tjetrin. Nëna u
përmend fëmijëve të metat e babait të tyre, të gjitha të këqijat e
tij dhe kërkon nga ata që mos të kujdesen për babanë, ose të
- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -
14 Mosrespektimi i prindërve

jenë të ashpër ndaj tij. Gjithashtu edhe babai përpiqet t’i nxisë
kundër nënës.

Si pasojë e kësaj, fëmijët, në fund, nuk dëgjojnë as nënën e


as babanë. Në këtë rast, shkaku i padëgjueshmërisë së fëmijëve
janë vetë prindërit. Për këtë poeti Ebu Zuejb el-Hadali ka thënë:

“Mos u zemëro për shkak të sjelljes së dikujt, nëse ti i pari


ke vepruar ashtu!”

8. Bërja e dallimeve në mes fëmijëve. Kjo krijon te fëmijët


urrejtje dhe jotolerancë dhe çon edhe deri te largimi i fëmijëve
nga prindërit.

9. Vendosja e komoditetit dhe qetësisë personale mbi të


gjitha. Disa njerëz kanë prindër të vjetër të pafuqishëm dhe të
sëmurë dhe i dërgojnë ata në shtëpi të pleqve, i braktisin. Ata
nuk janë duke e ditur se qetësia dhe prehja qëndrojnë pikërisht
në respektin ndaj prindërve të tyre.

10. Neuroza (sjellja neurotike). Disa njerëz nuk durojnë, kur


dikush tjetër në shtëpi bën gabim, p.sh: rastësisht thyen gotën
etj. Njeriu i tillë për një moment e ndërron disponimin,
hidhërohet dhe gjithçka në shtëpi e kthen mbrapsht. Është e
qartë që kjo i nervozon dhe i dëshpëron prindërit.

Disa fëmijë nuk dëshirojnë t’i përmbushin kërkesat e


prindit, sidomos nëse prindërit (ose ndonjëri prej tyre) janë të
ashpër, të rreptë, të panjerëzishëm dhe të pakujdesshëm. Djali
për shembull, në këtë rast nuk është tolerant ndaj kërkesës së
prindit dhe e refuzon atë.
Mosrespektimi i prindërve 15

11. Moskujdesi i prindit ndaj fëmijës. Disa prindër nuk i


japin mbështetje fëmijës edhe kur ai bën mirë. Në atë rast
fëmijët nganjëherë ndihen të paguximshëm, sepse nuk e kanë
mbështetjen e prindërve, madje as në formë të duave të drejtuara
Allahut  për atë të mirë që kanë bërë. Ndoshta edhe iu është
mërzitur që t’u ndihmojnë prindërve dhe ndodh që ua
zvogëlojnë çdo ndihmë.

12. Nëse gruaja është e paturpshme. Dikush ka një grua që


vazhdimisht e largon burrin nga prindërit e tij, e nxit që të bëhet
i padëgjueshëm, madje edhe kërkon që t’i dëbojë prindërit nga
shtëpia, që ajo të mbetet vetëm me burrin e saj.

13. Pandjeshmëria. Nëse nuk e ndien se sa dhembshëm


ndikon te prindërit padëgjueshmëria e fëmijëve. Disa ende nuk e
kanë shijuar se si është të jesh baba, përkatësisht nënë, prandaj
nuk e përfillin obligimin e vet ndaj prindërve, p.sh: kur vijnë
vonë në shtëpi, kur largohen nga ata ose kur ua bëjnë ndonjë gjë
të papëlqyeshme.

MËNYRA E PENGIMIT TË MOSRESPEKTIMIT

Folëm mbi të drejtat e prindërve, të cilat janë shumë të


mëdha dhe shumë të rëndësishme. Duhet të përpiqemi që
prindërve t’u bëjmë sa më shumë të mira dhe të heqim dorë nga
padëgjueshmëria. U njohëm me disa shkaqe dhe manifestime të
padëgjueshmërisë. Meqë qenka kështu, çdo njeri i mençur duhet
të bëjë përpjekje të mëdha që t’i largohet situatës së keqe dhe
t’iu sigurojë prindërve të vet çdo gjë që është e mirë për ta.

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


16 Mosrespektimi i prindërve

Allahu  të këtillët do t’i shpërblejë, e të padëgjueshmit do t’i


dënojë, disa menjëherë, e disa më vonë.

Çka është ajo padëgjueshmëri ndaj prindërve? Çfarë duhet


të bëjmë që të jemi të dëgjueshëm?

SI DUHET TË SILLEMI NDAJ PRINDËRVE?

Ekziston një mënyrë e caktuar së cilës duhet t’i përmbahemi


që të kemi sukses që t’u kthejmë prindërve qoftë edhe një pjesë
të vogël të asaj çka na kanë ofruar. Ashtu, edhe Allahu  do të
jetë i kënaqur, e edhe ne do të jemi të kënaqur dhe të gëzuar. Me
këtë jeta jonë do të bëhet më e bukur dhe më e plotë dhe Allahu
 do t’i bekojë veprat tona.

SI DUHET TË SILLEMI?

1. Duhet të jemi të dëgjueshëm ndaj prindërve dhe nuk


guxojmë t’i kundërshtojmë, vetëm nëse ata na zmbrapsin nga
adhurimi ndaj Allahut .

Prindërit në dëgjueshmëri duhet t’i vëmë në vend të parë,


p.sh. para gruas, e kjo nuk do të thotë që ajo duhet lënë pas
dore, por secilit duhet t’ia mundësojmë të drejtat e tij.
Mosrespektimi i prindërve 17

2. Ndaj tyre duhet të jemi të mirë në fjalë, në vepra dhe në


të gjitha format e bamirësisë.

3. Ndaj tyre duhet të jemi tolerantë, të nënshtruar dhe të


përulur.

4. Nuk guxojmë t’i fyejmë dhe t’u bërtasim prindërve, ose


ta ngremë zërin në bisedë me ta. Duhet të jemi të njerëzishëm
dhe të butë.

5. Duhet t’i dëgjojmë prindërit dhe kur na drejtohen t’i


kthejmë fytyrat nga ata. Nuk guxojmë t’i ndërpremë në bisedë, e
as t’i kundërshtojmë, assesi nuk guxojmë t’u themi se ata janë
duke gënjyer.

6. Duhet ta ndajmë gëzimin me ta. Nuk duhet të tregohemi


të mërzitur dhe të shqetësuar, por duhet t’i gëzohemi urdhrave të
tyre dhe kurrë të mos iu themi as “uf”.

7. Të jemi të disponueshëm ndaj tyre, t’i presim mirë dhe


me sinqeritet dhe assesi të mos vrenjtemi.

8. Duhet t’i përkëdhelim dhe t’u tregojmë dashurinë tonë.

9. Duhet që kur t’i shohim, t’i përshëndesim të parët, t’ua


puthim duart dhe fytyrën.

10. T’u lëshojmë vend që të ulen (në shoqëri), dhe atë në


vendin më të mirë.

11. Në errësirë (natën) dhe nëpër rrugë të pakontrolluara të


ecim para tyre, ndërsa ditën të ecim pas tyre.

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


18 Mosrespektimi i prindërve

12. Para tyre duhet të ulemi me hijeshi dhe me shumë


respekt. Assesi nuk guxojmë t’u bëjmë me dije se nuk jemi duke
i respektuar, nuk bën të shtrihemi para tyre. Shtrirja, zhveshja
dhe gjestet tjera me të cilat shprehet mosrespektimi, nuk duhet
të ndodhin.

13. Nuk guxojmë t’u përmendim se çfarë kemi bërë për ta


dhe të paraqitemi para tyre të rëndësishëm.

14. Duhet të kujdesemi që nënave t’u japim përparësi në


bamirësi dhe ndjeshmëri. Këtë mund ta vërejmë në hadithin të
cilin e ka transmetuar Ebu Hurejra : “Erdhi një njeri te i
Dërguari (s.a.v.s.) dhe e pyeti se kush ka përparësi për t’i
shprehur respekt. Ai iu përgjigj: “Nëna.” Njeriu pyeti: “Pastaj?”
I Dërguari (s.a.v.s.) u përgjigj: “Nëna.” Njeriu pyeti: “E
pastaj?” I Dërguari (s.a.v.s.) u përgjigj “Nëna.” Njeriu pyeti:
“E pastaj?” I Dërguari (s.a.v.s.) u përgjigj “Babai.” (Buhariu,
Fet’h 10/415, nr. 5971 dhe Muslimi 4/1974, nr. 2548).

Ebu Batali, Allahu e mëshiroftë, e sqaroi këtë hadith duke


thënë se nëna ka tri herë më shumë të drejtë për t’i bërë mirë
sesa babai. Përse? Për arsye të vështirësive të përballuara gjatë
bartjes (shtatzënësisë), lindjes, pastaj gjidhënies. Të gjitha këto
ajo i ka përballuar vetë, kurse në edukimin dhe rritjen e fëmijës
e ka ndarë brengën me babanë.

15. Të ndihmuarit prindërve në punë. Nuk duhet të lejojmë


që prindërit të punojnë, e ne vetëm të shikojmë dhe të mos u
ndihmojmë fare.

16. Assesi nuk guxojmë t’u pengojmë kur flenë, nuk duhet
ngritur zëri, nuk duhet bërë zhurmë, por edhe kur nuk flenë
Mosrespektimi i prindërve 19

duhet pasur kujdes. Lajmet e pikëlluara duhet t’ua tregojmë me


shumë kujdes.

17. Nuk guxojmë që para tyre të nxisim grindjen dhe të


grindemi me vëllezër dhe motra. Duhet të përpiqemi që me të
gjithë anëtarët e familjes të kemi mirëkuptim.

18. Në tryezë, nuk duhet të hamë para se të fillojnë të hanë


prindërit.

19. Si të na thërrasin, duhet t’u përgjigjemi menjëherë, pa


marrë parasysh a jemi të zënë me punë apo të lirë. Ka prej tyre
që kur i thërrasin prindërit bëhen sikur nuk i dëgjojnë. Për këtë
poeti ka thënë:

“Nuk e dëgjon atë që nuk dëshiron,

çdokënd dhe çdo gjë dëgjon, kur dëshiron.”

Fëmijët e mirë, djali i mirë dhe vajza e mirë, duhet t’u


përgjigjen menjëherë prindërve kur ata i thërrasin.

20. Ajo që konsiderohet bamirësi dhe sjellje e mirë është që


njeriu duhet ta mësojë gruan dhe fëmijët e tij në dëgjueshmëri
ndaj prindërve dhe të përpiqet ta forcojë lidhjen në mes tyre.

21. Nëse vjen deri te moskuptimi në mes prindërve, duhet të


vazhdojmë që t’i afrojmë.

22. Nëse duam të hyjmë tek ata, duhet të trokasim në derë


dhe të kërkojmë leje për hyrje, sepse, ndoshta gjenden në asi
situate në të cilën nuk dëshirojnë t’i shohim.

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


20 Mosrespektimi i prindërve

23. Duhet t’ua përkujtojmë Allahun dhe t’i njohim me atë


çfarë nuk dinë për fenë.

24. Duhet t’i drejtojmë të bëjnë mirë, nëse nuk janë


plotësisht të drejtë. Këtë duhet ta bëjmë me kujdes dhe durim
(nëse nuk e pranojnë menjëherë).

25. Duhet t’u kërkojë leje dhe të këshillohemi me ta dhe


duhet ta respektojmë mendimin e tyre nëse dëshirojmë të
shkojmë diku, madje edhe nëse shkojmë në Xhihad. Nëse ata
pajtohen, në rregull, në të kundërtën duhet të tërhiqemi, aq më
tepër nëse mendimi i tyre është i logjikshëm, domethënë i
bazuar në përvojë dhe arsye.

26. Duhet të qëndrojmë dhe të kujdesemi për respektin që e


posedojnë prindërit te të tjerët. Prandaj duhet të shoqërohemi
me njerëz të mirë dhe të drejtë dhe t’i shmangemi shoqërimit me
njerëz të këqij. Të largohemi nga vendet e dyshimta.

27. Nuk guxojmë t’i kritikojmë e as t’i përgojojmë nëse


bëjnë diç që nuk na pëlqen, e as t’i kritikojmë se nuk na kanë
edukuar, ose t’u përkujtojmë diçka që nuk dëshirojnë ta
dëgjojnë, mbi sjelljen e tyre.

28. Nuk duhet të bëjmë asgjë e cila do t’i bëjë të


padisponuar.

29. Duhet të kuptojmë natyrën e tyre dhe të veprojmë në


pajtim me të.

30. Duhet t’i lutemi sa më shumë Allahut, që t’i falë dhe t’u
dhurojë çdo të mirë në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
Mosrespektimi i prindërve 21

31. Prindërit duhen nderuar edhe pas vdekjes së tyre. Kjo na


tregon madhësinë e të drejtave të prindërve.

Mëshira e Zotit të botëve është e pakufishme. Ai do t’i


shpërblejë me shpërblim të begatshëm ata të cilët i plotësojnë
obligimet ndaj prindërve të tyre. Bamirësia ndaj prindërve nuk
duhet të ndërpritet pas vdekjes së tyre. Nëse dikush nuk i
plotëson obligimet e veta ndaj prindërve gjatë jetës së tyre, kur
vdesin e bren ndërgjegjja dhe pendohet që ua ka cunguar
(shkurtuar) të drejtat e tyre. Madje dëshirojnë që këta (prindërit)
të kthehen në jetë, që të kenë rast t’i plotësojnë të gjitha ato
çfarë lanë pas dore gjatë jetës së tyre. Muslimani mund të
plotësojë obligimet e lëna pas dore ndaj prindërve duke bërë
disa vepra të mira. Ndër to përmendim:4

a) Fëmijët duhet të jenë dhe të mbesin të drejtë;

b) Duhet të bëjnë dua për faljen e prindërve të tyre;

c) Duhet t’i forcojnë lidhjet farefisnore;

d) Duhet të realizojnë premtimet që prindërit e tyre u kanë


dhënë të tjerëve;

e) Duhet t’u japin lëmoshë të varfërve.

Këto janë disa nga mënyrat se si duhet vepruar në


pikëpamjen e obligimeve ndaj prindërve.

4
Sh.p. Veprën e bën në emër të Allahut, ndërsa shpërblimin për të ua
dhuron prindërve.
- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -
22 Mosrespektimi i prindërve

BËMIRËSITË NDAJ PRINDËRVE

Bamirësia ndaj prindërve është begati të cilën na e ka


dhuruar Allahu . Nga veprat e mira, të cilat duhet t’u bëjmë
prindërve, mund të cekim:

1. Të mbështetemi në Allahun dhe të forcojmë lidhjen me


Të. Ta adhurojmë, t’i lutemi dhe t’i përmbahemi asaj që Ai
kërkon nga ne. Ai do të na bekojë dhe të na ndihmojë që të
bëhemi të dëgjueshëm ndaj prindërve dhe t’u bëjmë mirë.

2. Të vërejmë vlerën e bamirësisë dhe pasojat e


mosrespektimit.

3. Duhet t’i vërejmë të gjitha ato që prindërit bëjnë për ne.


Ata janë shkak i ekzistimit tonë në botë, pas Allahut. Ata janë
munduar dhe kujdesur shumë, prandaj, duhet ta meritojmë
dashurinë, simpatinë dhe lidhshmërinë e tyre. Ata na rritën dhe
edukuan deri në pjekurinë tonë. Sad që fëmijët përpiqen për
prindërit, ata assesi nuk do të jenë në gjendje t’ua kthejnë të
gjitha të mirat dhe dashurinë prindërve. Prandaj, duhet ta kemi
ndërmend dhe le të jetë nxitje për dëgjueshmëri dhe respekt ndaj
tyre.

4. Njeriu duhet të mësohet që me vetëdije t’u bëjë mirë


prindërve. Duhet të jetë shumë i kujdesshëm derisa kjo veti t’i
bëhet shprehi.
Mosrespektimi i prindërve 23

5. Çdo njeri duhet të përpiqet që t’i harmonizojë


marrëdhëniet mes gruas dhe prindërve. Secilit prej tyre i duhet
dhënë haku. Kur krijon familjen, njeriu edhe më tutje duhet të
kujdeset për prindërit e tij: të jetë në kontakt me ta, t’i vizitojë
që ata të ndiejnë se ai i çmon dhe që mund të mbështeten tek ai.
Nga gruaja duhet të kërkojë që t’i ndihmojë që ta mirëkuptojë,
që të mund në tërësi të kryejë obligimin e vet ndaj prindërve.
Duhet ta bindë se ai është i lidhur me ta, pa marrë parasysh se a
e pranon ajo këtë apo jo. Gjithashtu asaj duhet t’i bëhet me dije
se edhe ajo një ditë do të bëhet nënë dhe se sjelljet e fëmijëve të
saj nuk do të jenë të parëndësishme për të. Le ta pyesë veten se
a do të pranonte fyerjen e prindërve të saj nga gruaja e vëllait të
vet.

Duhet të gjithë ta dimë që dashuria, mirëkuptimi dhe


toleranca e disa mëkateve së shpejti japin fryt. E gjithë kjo është
e lidhur me përmbushjen e obligimeve dhe respektimin e
prindërve.

6. Duhet të jemi të devotshëm. Nëse shkohet deri në prishje


të martesës dhe bashkëshortët nuk duan të jetojnë së bashku,
secili prej tyre duhet të kërkojë nga fëmijët që t’u bëjnë mirë të
dy prindërve, dhe asnjëri prej tyre nuk duhet t’i nxisë fëmijët
kundër tjetrit. Në këtë rast fëmijët bëhen të padëgjueshëm, e
prindërit bëhen viktima. Shembujt e këtillë janë të panumërt.

7. Rregullsia e baballarëve. Baballarët janë shembuj për


fëmijët jo vetëm në drejtësinë ndaj prindërve, por edhe në
dëgjueshmërinë dhe kthimin me të mirë atyre.

8. T’u propozojmë të tjerëve që t’u bëjnë mirë prindërve.


Të tjerët duhet nxitur dhe inkurajuar që të jenë të dëgjueshëm

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


24 Mosrespektimi i prindërve

dhe bamirës ndaj prindërve dhe t’u përkujtojmë pasojat, nëse


bëjnë të kundërtën.

9. Edhe prindërit duhet t’u bëjnë vetëm mirë fëmijëve të


tyre, dhe t’i nxisin që edhe ata t’ua kthejnë në të njëjtën masë
dhe të bëjnë dua për ta.

10. Fëmijët duhet të vihen në pozitë të prindërve që edhe ta


vërejnë vetë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e bamirësisë dhe
dëgjueshmërisë të cilën duhet t’ua ofrojnë prindërve. A do t’i
gëzonte fëmijët dituria që nesër, kur të plaken: dobësohen dhe
bëhen të pafuqishëm, fëmijët e tyre t’i lënë pas dore (sikur të
mos i njohin) dhe të sillen ndaj tyre jo njerëzishëm?

11. Leximi i biografisë së atyre të cilët kanë vepruar drejt


ndaj prindërve me siguri do t’i kujtojë dhe do t’i shtyjë fëmijët
që edhe ata të bëhen të këtillë.

12. Mund ta paramendojmë gëzimin e atyre prindërve


fëmijët e të cilëve janë të edukuar mirë dhe me dashuri ua
kthejnë të gjithë atë që kanë bërë për ta.

Njashtu mund ta paramendojmë pikëllimin dhe brengën e


prindërve fëmijët e të cilëve janë egoistë dhe lënë pas dore
prindërit. Njeriu i cili e ndien dhe e kupton këtë, nuk mund të
mos jetë i mirë dhe i dëgjueshëm ndaj prindërve.

Poeti thotë:

“Sikur ta ndienin fëmijët se sa kafshatë e hidhur është ajo


që e kanë gëlltitur prindërit kur janë ndarë nga ata! Nëna
nuk di ku të vejë, ndërsa babai fshin lotët e dhembjes!!”
Mosrespektimi i prindërve 25

Kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë duhet të dimë për
bamirësinë dhe dëgjueshmërinë ndaj prindërve. Këto janë
norma etike, të cilat duhen respektuar dhe faktorë të cilët
ndikojnë në sjelljen e drejtë dhe të mirë ndaj prindërve. Atëherë
do të jemi në rrugë të drejtë dhe robër të mirë të Allahut. Në
këtë rast, kur t’i drejtohemi Allahut, Ai do t’i përgjigjet lutjeve
tona. Kur kërkojmë falje nga Ai, do të jemi të falur. Ju lumtë të
tillëve. Ata do të jenë të shpërblyer me begati nga Allahu.

Shembull për ne le të jenë të dërguarit e Allahut. Ata na


lanë shembuj mësimorë për bamirësinë ndaj prindërve. Prandaj
Allahu  e ngriti pozitën e tyre dhe me veprat e tyre u bënë të
përjetshëm.

Tani do të sjellim disa ngjarje edukative që kanë lënë


gjurmë të pashlyera për të gjitha kohët. Këto janë tregime mbi
ata të cilët edhe sot shkëlqejnë me mirësi, edhe pse kanë vite që
kanë vdekur. Këto janë rrëfime për ata të cilët kishin fat që
prindërve të vet t’ua kthejnë bamirësinë. Të shpresojmë që këta
shembuj të na zgjojnë më shumë dashurinë për bamirësi ndaj
prindërve dhe të na nxisin që ti përmbushim obligimet tona ndaj
tyre.

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


26 Mosrespektimi i prindërve

DISA NDODHI PËR BËMIRËSINË DHE


DËGJUESHMËRINË

1. Në Kur’anin e Shenjtë, Allahu  na kujton ndodhinë mbi


Nuhin dhe bamirësinë e tij ndaj prindërve. Ai vazhdimisht i
kërkonte falje Allahut për ta, siç lexojmë edhe në Kur’anin e
shenjtë:

“Zoti im, më fal mua, prindërit e mi dhe ata që hynë në


shtëpinë time, duke qenë besimtarë e besimtare, ndërsa
jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim.” [Nuh: 28]

2. I Dërguari Ibrahim , iu drejtua me kujdes dhe butësi


babait të vet, duke dashur me gjithë zemër që ta drejtojë në fe,
në mënyrë që të largohej nga rruga e gabuar dhe as të mos
mashtrohej e as të mos shkatërrohej:

“Kur babait të vet i tha: ‘O babai im. Pse adhuron atë që as


nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?, O babai
im, unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të
Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!’” [Merjem: 42-45]

Ai i drejtohet babait me këto fjalë të fuqishme dhe shprehje


të afërsisë, të cilat depërtojnë deri në thellësi të zemrës dhe në
çdo venë të gjakut. Të tilla fjalë do të ndikonin në zemra të
ngurta dhe do të ishin shkas i shpëtimit të tyre nga dënimi i
Xhehenemit.
Mosrespektimi i prindërve 27

3. I Dërguari Ismail, ka lënë shembullin më të bukur të


dëgjueshmërisë në historinë e njerëzimit. Kur babai i tha:

“Dhe, kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin)


të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: ‘O djali im, unë kam
parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka
mendon ti?’ Ai tha: ‘O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e
ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!’”
[Es-Saffat: 102]

Këtu shohim se si Ismaili ishte djalë i drejtë dhe se si pa


kurrfarë mëdyshje pranoi që babai të bëjë atë që i është
urdhëruar. Kur Ibrahimi kuptoi që duhet të bëjë atë çfarë ishte
urdhëruar në ëndërr, kërkoi nga djali që të marrë litar dhe thikë.
Kur arritën në breg, te vendi i sakrifikimit, babai i tha djalit se
çka duhet të bënte. Kur babai deshi ta thërriste, Ismaili i tha:
“Baba shtrëngoje litarin që nga frika të mos largohem dhe largoi
rrobat e tua largoi që të mos stërpiken me gjak. Mprehe mirë
thikën dhe tërhiqe shpejt përgjatë qafës sime, që të më jetë më
lehtë. Dërgoja selamin nënës time.” Ai Ibrahimi tha: “Ti je
djalë i mrekullueshëm.” E ktheu thikën në drejtim të tij dhe të
dy ia shkrehën vajit. E tërhoqi thikën përgjatë qafës, por nuk
arriti ta presë. E mprehu thikën dy tri herë me gurë, por as
atëherë nuk mundi ta presë. Ismaili i tha: “Baba, më kthe në
anën tjetër, sepse, kur më sheh fytyrën, ndoshta mallëngjehesh
dhe nuk mund ta bësh këtë. Kjo do të ishte sikurse mur në mes
meje dhe teje dhe urdhrit të Zotit.” Ibrahimi e bëri këtë dhe
tërhoqi thikën përgjatë qafës së djalit, por thika u kthye në anën
tjetër dhe u ndie një zë:

“Ne e thirrëm atë: ‘O Ibrahim! Ti tashmë e zbatove


ëndrrën. Ne kështu i shpërblejmë të mirët.’ Vërtetë kjo ishte
sprovë e qartë.” [Es-Saffatë: 104-106]
- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -
28 Mosrespektimi i prindërve

4. Allahu e lavdëron Isain, djalin e Merjemes, derisa ende


ishte në djep, duke thënë se ai është i mirë dhe i dëgjueshëm
ndaj nënës së vet. Dëgjueshmërinë ndaj nënës së tij e krahasonte
vepër të barabartë me adhurimin ndaj Zotit.

“Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më


ka bërë të padëgjueshëm!” [Merjem: 32]

Nëse vështrojmë biografinë e njerëzve të mirë dhe të


devotshëm nga historia jonë, do të hasim shembuj të shkëlqyer,
të cilët na sqarojnë se si ata kujdeseshin për të qenë të
dëgjueshëm (respektues). Për këtë i sjellim këta shembuj:

a) Ja ngjarja e Ebu Hurejrës . Halifi Mervanie urdhëroi që


të bëhet përfaqësues në El-Hulejfe. Ai banonte në një shtëpi, e
nëna në tjetrën. Çdo herë kur dilte nga shtëpia ose vinte në
shtëpi, shkonte t’i thoshte selamin nënës së vet: “Es-selamu
alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh” (Paqja, mëshira dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi ty). Ajo i përgjigjej: “Edhe ty djali
im.” E pastaj ai vazhdonte: “Le të mëshirojë Allahu që për mua
je kujdesur kur isha i vogël.” E ajo i thoshte: “Edhe ty Allahu të
mëshiroftë që edhe mua plakës më bën mirë.”

b) Ibn Umeri , kur e takoi një arab në rrugën për në Mekke,


i dha selam dhe ia dha gomarin dhe turbanin e vet. Shoku i tij i
rrugës, Ibn Dinari, i tha: “Zoti qoftë me ty! Pse i ofrove aq? Ai
do të kënaqej edhe me pak.” Abdullahu Ibn Umeri iu përgjigj:
“Babai i tij ishte shok i mirë i babait tim. Unë e kam dëgjuar të
Dërguarin që ka thënë: “Bamirësia më e madhe është t’u bësh
mirë atyre të cilët janë të mirë ndaj prindërve të tu.”
(Transmeton Muslimi 2/1979, nr. 252 dhe Ebu Davudi nr. 5143)
Mosrespektimi i prindërve 29

c) Aishja, ummul-mu’mininë (nëna e besimtarëve) tregon


se i Dërguari ka thënë: “Hyra në Xhenet dhe dëgjova dikë
duke lexuar. Pyeta se kush është ai. Mu përgjigjën se ishte
Harith ibn En-Nu’mani. Ai ishte në mesin e njerëzve më të
dëgjueshëm ndaj nënës së vet.” (Transmeton Imam Ahmedi
6/151, Abdurrezaku në el-Musannefu nr. 20119, el-Begavi në
librin e vet “Komentimi i sunnetit” 13/7, el-Hakimi 3/208 dhe i
vërtetoi edh-Dhehebiu).

d) Ebu Abdurrahman el-Hanefi thotë: “Kehmen ibn el-


Hasani kishte parë në shtëpinë e vet një akrep dhe deshi ta
vriste, por ai iku u fut nën një gur. E vërejta nga fytyra e tij se
akrepi e kishte pickuar. E pyeta pse e bëri këtë. U përgjigj:
“Betohem në Allahun se kisha frikë se mos ai akrep pickonte
nënën time.” (Hijetul Enbija, 6/211).

e) Ebu Hasan Ali ibn Husejn ibn Ali Ibn Ebu Talibi ,
pseudonimi i të cilit është Zejnul Abidin, ishte jashtëzakonisht i
butë dhe i kujdesshëm ndaj nënës së vet. Kurrë s’ka ngrënë me
nënën e tij. E pyetën: “Pse nuk ha kurrë me nënën tënde?” U
është përgjigjur: “Frikësohem se mos marr diçka që e kanë parë
sytë e nënës sime dhe ajo ka dashur ta marrë e kështu do të isha
i pakujdesshëm ndaj saj.” (El-Abar, 3/97).

f) Dikush nga familja Ebu Sirin tha: “Kur nuk e kam parë
Muhammed ibn Sirinin që bisedonte me nënën e vet e të mos i
lutet përulshëm.” Ibn Avn ka thënë: “Hyra te Muhammed Ibn
Sirini, e ai ishte me nënën e vet. Më dukej sikur t’i dhembte
diku dhe pyeta se ç’është me të. Shokët mu përgjigjën:
“Gjithmonë ashtu sillet dhe flet ai, kur është me nënën e tij.”
(El-Mehasin dhe El-Mesai Ibrahim el-Bejhekiu, faqe 614).

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


30 Mosrespektimi i prindërve

g) Ibn Amir el-Muzini, kur njëherë e kishte thirrur nëna, i


ishte përgjigjur me zë ca më të lartë se zëri i saj. Për këtë
pakujdesi ai pagoi që të lirohen dy robër.” (Avdetul Hixhabi –
Muhammed Ibn Ismaili, 2/126-127 dhe “Ve bil validejn
ihsanene” 40-42).

h) E pyetën Umer Ibn Zerranë: “Sa ka qenë i kujdesshëm


djali yt ndaj teje?” U ishte përgjigjur: “Ecën përherë ditën pas
meje, e natën ecën para meje. Kurrë nuk është ngjitur në ndonjë
kulm nën të cilin isha unë.” (Al-Ahbar, 3/97)

i) Salih el-Abbasi (nga fisi Beni Hashim) ishte te halife El-


Mensuri. Duke biseduar e përmendte shpesh babanë e vet me
fjalët: “Allahu e mëshiroftë!” Shoku i tij, Er-Rebija, i tha: “Mos
thuaj aq shumë “Allahu e mëshiroftë”, në sy të Prijësit të
besimtarëve.” Salihu i tha: “Nuk mund të qortoj, kur nuk e ke
ndier se çfarë do të thotë të kesh prindër.” Halifja qeshi dhe tha:
“Ky të është çmimi kur ta prek dikë nga Beni Hashimët.”
(Birrul-Validejni – El-Hanavi, faqe 98. Ligjëratat El-Udeba dhe
Muhaveretush-shuara, 1/203).

j) El-Asmei u tregoi shokëve të tij ngjarjen e një Arabi i


cili kishte dalë të kërkonte njerëzit më të dëgjueshëm dhe
njerëzit më të padëgjueshëm. Dikur hasi një plak me litar në fyt
i cili po pinte nga një kusi të cilës as devetë nuk i afroheshin.
Pas tij qëndronte një djalosh i cili kishte lidhur një dash në
litarin që varej në qafën e plakut dhe për më tepër e gjuante në
krah. I thashë: “A nuk i frikësohesh Zotit për këtë që po i bën
plakut të ngratë?” - “Dije se ai është babai im.” – iu përgjigj
djaloshi. Ky i tha: “Zoti do të dënojë.” Djaloshi iu përgjigj
sërish: “Kështu ka vepruar ky me babanë e tij, e po kështu babai
i tij me gjyshin.” Kuptova se kjo ishte pasqyra më e shëmtuar e
mosrespektimit. Arabi më tutje thotë: “E pashë një djalosh se si
Mosrespektimi i prindërve 31

e bartte plakun në një shportë të madhe dhe e ushqente prej


gojës në gojë, ashtu siç bëjnë zogjtë. E pyeta djaloshin: “Çfarë
bën kështu dhe kush është ai plak?” – “Ai është babai im. Është
rraskapitur nga pleqëria dhe duhet të kujdesem për të.” - Ky me
siguri është njeriu më i dëgjueshëm (respektues) në mes
njerëzve - kishte menduar arabi. (El-Mehasin, dhe El-Mesaviu,
Ibrahim el-Bejhekiu, faqe 614).

k) Talk Ibn Habib ishte besimtar i madh dhe dijetar i madh.


Shpesh e puthte në fytyrë nënën e vet. Nga respekti ndaj saj,
kurrë nuk ngjitej në ndonjë kulm nën të cilin ishte nëna e tij.
(“Birul validejni”, Hafiz Et-Tartashi, faqe 78).

l) Amr Ibn Abdullah Ibn Zubejr ka thënë: “Më vdiq babai.


Çdo gjë çfarë dëshiroj në jetë nga Allahu është që ta falë Allahu.
(“Birul validejni”, Hafiz Et-Tartoshi, faqe 78).

E lusim Allahun që të na bëjë të dëgjueshëm ndaj prindërve


tanë, që të sillemi me shumë kujdes dhe mëshirë ndaj tyre dhe
ata të jenë të kënaqur me ne. Lusim Allahun që të na mbulojë
me mëshirë dhe mirësi!

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -


32 Mosrespektimi i prindërve
Mosrespektimi i prindërve 33

Përmbajtja _____________________________________

Mosrespektimi, përkufizimi dhe dënimi i tij 3

Format e mosrespektimit 7

Shkaqet e mosrespektimit 14

Mënyra e pengimit të mosrespektimit 16

Si duhet të sillemi ndaj prindërve? 17

Si duhet të sillemi? 17

Bamirësitë ndaj prindërve 23

Disa ndodhi për bamirësinë dhe dëgjueshmërinë 27

- Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed -

You might also like