Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

____________________________________ ________________________________________

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE

PROGRAMI I LËNDËS – SYLLABUS

ZHVILLIME MODERNE NË TË DREJTËN CIVILE

A. INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Titullari /pedagogu i lëndës: Prof. Dr. Ardian Nuni; Prof. Dr. Nada Dollani.
Ngarkesa: 8 ECTS, 60 orë leksione dhe 24 orë seminare.
Tipologjia e lëndës: Lëndë karakterizuese.
Viti akademik/semestri kur zhvillohet: 2022-2023/I.
Lloji i lëndës: E detyrueshme.
Programi i studimit: Master shkencor në të drejtë civile.
Adresa elektronike e titullarit/e pedagogut të lëndës: nada.dollani@fdut.edu.al
Kodi i Etikës: Miratuar me Vendim nr. 12, datë 18.04.2011 të Senatit Akademik të
Universitetit të Tiranës.

B. PËRMBLEDHJE DHE REZULTATET E TË NXËNIT:


Kjo lëndë ka për qëllimi të thellojë studentët në njohuritë e tyre mbi strukturën dhe
përmbajtjen e të drejtës civile. Në këtë lëndë do të trajtohen parimet themelore të së drejtës
private si dhe institutet bazë të së drejtës civile. Lënda fillon me kuptimin e burimeve të
së drejtës civile, të cilat tashmë nuk konsiderohen më vetëm brenda kufijve të Kodit Civil.
Një analizë thelluar dhe e detajuar u bëhet instituteve të përfaqësimit, veprimeve juridike,
parashkrimit, pronësisë dhe trashëgimisë, detyrimeve etj. Kjo analizë jepet nëpërmjet
interpretimit të hollësishëm të përmbajtjes së dispozitave të Kodit Civil. Kuptimi i
normave juridike të përmbajtura në Kodin Civil jepet kryesisht nën këndvështrimin e
praktikës gjyqësore shqiptare në kushtet e reja sociale të zhvillimit të shoqërisë shqiptare
duke konsideruar edhe realitete të paparashikuara nga legjislatori në kohën e hartimit të
Kodit Civil. Një vend të rëndësishëm zë ndërhyrja e të drejtës ndërkombëtare në të drejtën
civile, por një analizë më të thelluar zë e drejta europiane dhe impakti i saj në institutet
themelore të së drejtës civile. Një vëmëndje e veçantë i kushtohet kushteve të padrejta në
kontrata si pjesë integrale e pavlefshmërisë së veprimit juridik, dhe përgjegjësisë për
produktet me të meta. Po kështu nuk del jashtë shqyrtimit edhe roli i mirëbesimit në të
drejtën civile duke u përqëndruar edhe tek përgjegjësia para kontraktore.

Synimi i kësaj lënde është të pajisë studentin me mjetet e nevojshme dhe aftësitë e duhura
për të analizuar dhe interpretuar dispozitat e Kodit Civil dhe ligjeve të tjera të lidhura me
të.
Në përfundim të lëndës, studenti do të jetë në gjendje të vlerësojë pozicionin e të drejtës
civile në kuadrin e sistemit ligjor shqiptar.
Do të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë të thelluar institutet bazë të përmbajtura në
Kodin Civil të R.SH.
Do të jetë në gjendje t’u japë zgjidhje problemeve ligjore praktike të cilat lidhen me
interpretimin e dispozitave te Kodit Civil.
Adresa: Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë, Shqipëri. Tel/Fax: +355 4 222 2537. Web: www.fdut.edu.al
Do të jetë në gjendjë të kuptojë dhe analizojë vendimet e gjykatave në lidhje me institutet
e të drejtës private.
Do të jetë në gjendje të vlerësojë në mënyrë kriktike konceptet klasike të së drejtës civile.
Do të jetë në gjendje të njohë dhe mbajë një qëndrim në lidhje me debatet bashkëkohore
mbi të drejtën civile.

C. KONCEPTET THEMELORE:
1. Autonomia e vullnetit
2. Barazia e palëve
3. Kushtet e padrejta në kontrata
4. Pronësia
5. Trashëgimia
6. Produktet me të meta/Shërbimet me të meta?

D. TEMAT E LËNDËS
Tema I E drejta civile në zhvillimin aktual shoqëror (4 orë)
- Rregullimet kushtetuese të marrëdhënieve juridike civile
- Praktika gjyqësore si burim dinamik i të drejtës civile
- Parimet e përgjithshme të së drejtës si burim i të drejtës civile

Literatura:
N. Dollani: Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ndikimi i tyre në të drejtën private.
Vendim i GJK Nr.28, datë 16.12.2008 (V-28/08) - parimet e pergjithshme
Vendim i GJK (V-2/10) - hierarkia e burimeve
Xh. Zaganjori et al, Parime Kushtetuese dhe e të drejta themelore në jurisprudencën e
Gjykatës Kushtetuese, Tiranë 2012
www.gjk.gov.al

Tema II Ndikimi i të drejtës "ndërkomëtare" në të drejtën civile shqiptare (4 orë)


- Konventa Europiane dhe e Drejta Civile
- Acquis communitaire dhe praktika e Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe e Drejta Civile
Shqiptare
- Efekti i dpd i Acquis communitaire

Literatura:
Karen Davies: Undertanding EU Law, Routledge, London, Fifth ed, 2013 - Kapitulli IV
dhe V
GJK (V-20/2011)
Neni 494 i KPC...
Vendimi i GJK V-24/09 - papajtueshmeria e VKM me MSA
TEU; TFEU; Charter of Fundamental Rights of the EU
MSA, FZ. nr. 87/2006
http://eur-lex.europa.eu

Tema III Konstitucionalizimi i të drejtës civile dhe efekti horizontal i të drejtave të


njeriut në të drejtën private (4 orë)

Syllabus - E Drejtë Civile- 2022-2023 2


- Autonomia e vullnetit, liria kontraktore dhe kufizimet e saj
- Antidiskriminimi ne te drejten civile shqiptare

Literatura:
N. Dollani: Autonomi and Antidiscrimination in Private Law - Albanian Report - Civil
Law Forum for South East Europe, Collection of Studies and Analysis, Third Regional
Conference, Skopje January 2014.
Ligji "Për mbrojtjen nga Diskriminimi" No.10221, Date: 04.02.2010, Fletore Zyrtare Nr.
15/2010.
Vendimi GJK (V-33/07), dt. 12 shtator 2007 GJK (V-10/2008); GJK (V-12/09) -parimi i
lirise ekonomike. GJK (V-16/2004) -balancimi i te drejtave kushtetuese
Reiner Schulze (Ed.): Non-Discrimination in European Private Law, Mohr Siebeck, 2011
http://curia.europa.eu

Tema IV Personat juridike: OJF - Fondacionet (4 orë)


- Funksionimi i shoqatave
- Qëllimet e OJF
- Çështje të kapitalit të organizatave jofitimprurëse

Literatura:
Ligji për organizatat jofitimprurëse dhe ligji për rregistrimin e organizatave
jofitimprurëse, ndryshuar me ligjin 92/2013 Date: 28.02.2013, Flet.Zyrtare Nr.36.
Proposal for a Council Regulation on the Statute for a European Foundation (FE)
COM(2012) 35 final.
.ligjet.org

Tema V Koncepti i veprimit juridik


- Padia per pavlefshmerine e v-j.
- Rregullimi i veçante i kontratës

Literatura:
Vendimi Unifikues GJL Nr. 1/2009 dhe Vendimi Nr. 5/2012 -
N. Dollani: Indirect Germanic influences...
gjykataelarte.gov.al

Tema VI Kushtet e padrejta në kontrata


- essencalia dhe accidentalia negocii
-kushtet e pergjithshme
- kushtet e padrejta në k. konsumatore
-kushtet tejet e padrejta ne pagesat e vonuara

Literatura:
N. Dollani Ligji per Mbrojtjen e Konsumatorëve: Teksti me shpjegime. Botim i GIZ:
Tiranë, 2018.
Ligji 9902, date 17.4.2008, 'Për mbrojtjen e konsumatorëve', i ndryshuar -FZ. 61/2008;
103/2011; 29/2013, 162/2018.

Syllabus - E Drejtë Civile- 2022-2023 3


Ligj nr. 48/2014 datë 24.4.2014 'Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare
FZ nr. 70/2014
www.kmk.al

Tema VII Parashkrimi i padisë dhe problemet që lidhen me të


- Paparashkrueshmëria e padisë së rivendikimit
- Afatet e gjata dhe të shkurtra të parashkrimit
- Prekluziviteti

Literatura:
Vendimi Unifikues GJL Nr. 5/2011
N. Dollani: Parashkrimi fitues...

Tema VIII Koncepti i te drejtes se Pronesise nen kendveshtrimin e KEDNJ


- Çështja pilot Manushaqe Puto v. Shqipërisë

Literatura:
N. Dollani:
Vendim i GJEDNJ
FZ Extra 86/2013
www.qbz.gov.al

Tema IX Te drejtat reale


-Kuptimi i të drejtave reale/ numerus clausus
- Administrimi i bashkepronësisë në ndërtesat e banimit (banesa)

Literatura:
Vendimi Unifikues GJL. Nr. 23/2002
Jan M. Smits, Advanced introduction to private law
LIGJ Nr.10 112, datë 9.4.2009
VKM Nr.447, datë 16.6.2010
http://www.eui.eu

Tema X Problematikat që lidhen me të drejtën e trashëgimisë dhe liria testamentare


në të drejten civile shqiptare
Liria testamentare
Zotësia për të hartuar testament
Dëshmia e trashegimisë

Literatura:
Vendime GJL
Ligji 121/2013 ≠ KC-FZ 67/2013
gjykataelarte.gov.al

Tema XI Trashëgimia e detyrueshme


Rezerva ligjore dhe përcaktimi i saj.

Syllabus - E Drejtë Civile- 2022-2023 4


Tema XII Mirebesimi në të drejtën civile
Mirëbesimi në të drejtën e kontratave
-Mirëbesimi në të drejtën e pronësisë

Literatura:
Jan M. Smits, Advanced introduction to private law
R. Zimmerman/S. Wittaker: Good Faith in European Contract Law, Cambridge Univertiy
Press 2000
www.googlebooks.com

Tema XIII Culpa in contrahendo (Përgjegjësia para kontraktore)


Interpretimi i kontratës
Përgjegjësia para kontraktore

Literatura:
J. Cartright/ M. Hesselink Precontactual Liability in European Private Law, Cambridge
Univertiy Press 2008

Tema XIV Përgjegjësia Civile


Elementet thelbësore të dëmit
Përgjegjësia objektive
Dëmi jomaterial

Literatura:
N. Dollani
Jan M. Smits, Advanced introduction to private law
Ligji 17/2012 ≠ KC- FZ 18/2012

Tema XV Përgjegjësia që rrjedh nga produktet


Definicioni i Prodhuesit
Koncepti i defektit
Përgjegjësia pa faj dhe barra e provës
Kategoritë e dëmit
Rrethanat lehtuese

Literatura:
N. Dollani Ligji per Mbrojtjen e Konsumatorëve: Teksti me shpjegime. Botim i GIZ:
Tiranë, 2018.
Direktiva 85/ 374
K.Civil neni 628 et.seq
https://europa-kolleg-hamburg.de/wp-content/uploads/2014/06/
NadaDollani.pdf

E. FORMA E KONTROLLIT TË DIJEVE FREKUENTIMI:


1. Kontrolli i dijeve realizohet me shkrim dhe me gojë.

Syllabus - E Drejtë Civile- 2022-2023 5


2. Me prezantime në ppt.
3. Me përgatitjen e eseve dhe argumentimeve të rasteve nga praktika gjyqësore.
4. Frekuentimi është i detyrueshëm në masën 75% të leksioneve dhe seminareve..

F. KONTROLLI I VAZHDUESHËM:
1. Rezultatet e kontrollit te vazhdueshëm vjetor 10%
2. Rezultatet ne realizimin e detyres me shkrim apo projektit kolektiv te lendes 20%
3. Rezultatet ne provimin e ndërmjetëm (ose në prezantim në rast se aplikohet) 30%
4. Rezultati i provimit përfundimtar 40 %

G. LITERATURA
(a) Literatura bazë e detyrueshme:
Jan M. Smits, Advanced introduction to private law. Edward Elgar Publishing, 2016.
Smits, Jan M., ed. Contract law: a comparative introduction. Edward Elgar Publishing,
2017.
Ardian Nuni: E Drejta Civile (Pjesa e Përgjithshme), Tiranë 2009
Ardian Nuni, Luan Hasneziri: E Drejta Civile II (Pronësia), Tiranë 2009
Ardian Nuni, Luan Hasneziri: E Drejta Civile III (Trashëgimia), Tiranë 2009
N. Dollani, Ligji per Mbrojtjen e Konsumatorëve: Teksti me shpjegime. Botim i GIZ:
Tiranë, 2018.
N. Dollani: Kufizimet e të drejtës së pronësisë sipas nenit 1 të KEDNJ, Jus&Justicia Nr.
3/2009, f. 41-58
N. Dollani Kuptimi i të drejtës së Pronësisë si e drejtë mbi sendet. Pronësia mbi sendet e
reja. Trajtimi bashkëkohor i konceptit të sendit, Jus&Justicia Nr. 4/2010, f. 97-112
N. Dollani: Indirect Germanic influences on Albanian Private Law, in M. Vasiljevic, R.
Kulms et al eds. Private Law Reform in South East Europe: Liber Amicorum Christa
Jessel-Holst, Belgrade 2010, f. 352-375
N. Dollani: Mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut dhe ndikimi i tyre në të drejtën
private Ekonomia dhe Tranzicioni (Revistë Ekonomike tremujore), Viti XVII, Nr. 4 (64),
f. 101-117, (Tiranë 2010), botuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
N. Dollani: Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore. Zhvillimet bashkëkohore në BE
dhe impakti potencial në të drejtën civile shqiptare, Studime Juridike Nr. 2, 2011, (Tiranë
2011), botuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
N. Dollani: "Parashkrimi fitues: Nje institut i sfiduar nga GJEDNJ? Ndikimi potencial i
ceshtjes Pye kunder Mbreterise se Bashkuar.", Proceedings Book Mekanizmat e mbrojtjes
se te drejave te individeve ne kuader te procesit te rregullt ligjor, f.418-430.
N. Dollani: The Concept of Property Right under European Convention on Human Rights
and its importance in the Albanian Legal Framework, New Perspectives of South East
European private Law, Shkup, 2012, f. 60-81, botuar nga Qendra SEELS.
N. Dollani: Autonomi and Antidiscrimination in Private Law - Albanian Report - Civil
Law Forum for South East Europe, Collection of Studies and Analysis, Third Regional
Conference, Skopje January 2014.
N. Dollani: 'The EU Origin of the Albanian Legal Regime on Product Liability', South East
European Law Journal, Vol. 1, No.2, November 2014; f. 41-65.
Avni Shehu: E drejta e Pronësisë. Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë.
Francesco Galgano: E drejta private. Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë

Syllabus - E Drejtë Civile- 2022-2023 6


Francesco Galgano: Diritto civile I, II, III, IV. Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë
Massimo Bianca: Diritto Privato. Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë

Burime ligjore:
KODI CIVIL I Republikës së Shqipërisë
Ligji për organizatat jofitimprurëse dhe ligji për rregistrimin e organizatave
jofitimprurëse, ndryshuar me ligjin 92/2013 Date: 28.02.2013, Flet.Zyrtare Nr.36.
Ligji "Për mbrojtjen nga Diskriminimi" No.10221, Date: 04.02.2010, Fletore Zyrtare Nr.
15/2010.
(b) Literatura e rekomanduar:
Ardian Nuni, Ilir Mustafai, Asim Vokshi: E Drejta e Detyrimeve Pjesa I dhe II, Tiranē
2008
Reiner Schulze (Ed.): Non-Discrimination in European Private Law, Mohr Siebeck, 2011
R. Zimmerman/S. Wittaker: Good Faith in European Contract Law, Cambridge Univertiy
Press 2000
J. Cartright/ M. Hesselink Precontactual Liability in European Private Law, Cambridge
Univertiy Press 2008

H. VËREJTJE PËRFUNDIMTARE NGA PEDAGOGU I LËNDËS


Studenti duhet të ketë njohuri të mëparshme të së drejtës private. Të ketë përfunduar
programin bachelor në Drejtësi si dhe të ketë kaluar me rezultate mbi mesatare lëndët e
të drejtës civile dhe të se drejtës së detyrimeve.
1- Te ketë familjaritet me leximin dhe kuptimin e vendimeve gjyqësore shqipare dhe ato
ndërkombëtare (GJEDNJ dhe GJDBE - Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian)
2- Të ketë aftësi të për kërkim të pavarur shkencor
3- Njohuri të gjuhës angleze
4- Njohuri të programeve Microsoft Office
Studenti duhet të respektojë Kodin e Etikës UT, veçanërisht parashikimet e Nenin 5
të tij. Studentët duhet të mos kopjojnë, të mos bëjnë hile dhe të mos mashtrojnë gjatë
procesit mësimor, si dhe të mos shmangen nga shlyerja e detyrimeve mësimore.
Parashikohet detyrimi i studentëve për të mos kopjuar në provime, në punën e dikujt
tjetër, për të mos fabrikuar të dhëna dhe respektuar dinjitetin e integritetin njerëzor e
profesional të studentëve të tjerë, personelit akademik dhe atij mbështetës.

Syllabus - E Drejtë Civile- 2022-2023 7

You might also like