Draft Arben Hajredini Tema

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 76

KOLEGJI FAMA

Programi Juridiko-Penal-Master

Fusha e ngushtë shkencore dhe tamatike:Viktimologjia

PUNIM MASTERI

VETËVRASJET DHE TENTIM VETËVRASJET NË TERRITORIN E


REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2010-2015

Mentori : Kandidati:

Dr.Sc .Bashkim SELMANI Arben HAJREDINI

1
Prishtinë; 2017

HYRJE

Arsyeshmëria e studimit Vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Territorin e Republikës së


Kosovës 2010-2015

Temë studimi e këtij punimi janë ”Vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Territorin e
Republikës së Kosovës në periudhën kohore2010-2015”. Në këtë studim jam përqëndruar në atë
pjesë që ka të bëjë me vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Kosovë , veçanërisht në vitet 2010-
2015 ,kur fatkeqësisht numri i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në vend po shënon rritje të
madhe.

Ky punim paraqet rezultatin e një pune kërkimore ku hulumtohen dhe trajtohen shkaqet dhe
pasojat që i çojnë njerëzit në tentim vrasje dhe vetëvrasje , masat e marra të parandalimit të
këtyre dukurive, bashkëpunimi me organet e sigurisë , familjen dhe rrethin, si dhe profesionistët
e fushave të ndryshme që merren me këtë çështje. Për trajtimin e kësaj teme kërkohet qasje në
pikëpamje teorike dhe praktike. Qëllimi themelor i këtij punimi është njohja dhe studimi i
çështjeve thelbësore që kanë të bëjnë me vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Kosovë, masat
dhe sanksionet për parandalimin e këtyre dukurive , natyrën, rëndësinë , qëllimin e problemit ,
e poashtu edhe për mundësitë e shqiptimit të parandalimit të kësaj dukurie sa të dhimbshme po
aq edhe tragjike në familje , shoqëri dhe përgjithësisht në mjedisin tonë. Poashtu do të ndalemi
edhe në koordiminin e akterëve kryesorë në Kosovë , ndikimin e këtyre masave në
përmirësimin ,rehabilitimin dhe parandalimin e recidivizmit të kësaj dukurie në vend. Në kohët
tona studiuesit i qasen vetëvrasjeve në mënyrë racionale.Tashmë ndeshemi me zhvillimet
moderne në rrafshin filozofik, sociologjik, psikologjik, psikiatrik ,juridik, kriminalistik, teologjik
dhe mbrojtës e parandalues të dukurisë së vetëvrasjes.

Megjithatë, këtu te ne në Republikën e Kosovës ,ende nuk është bërë ndonjë kufi i prerë në mes
fushave të lartpërmendura se si do t’ia dalim mbanë që ta parandalojmë dhe zvogëlojmë këtë
dukuri të shëmtuar që fatkeqësisht po e atakon edhe shoqërinë kosovare me të madhe , sidomos
pas vitit 1999.

2
Metodat e punës

Gjatë punimit të temës sime kam përdorur shumë metoda të punës , por, më të
rëndësishmet janë : metoda e analizës teorike, metoda e krahasimit dhe metoda statistikore.Këto
metoda kanë një rëndësi të veçantë pasi përmes tyre më së miri arrihet të pasqyrohet dhe të
trajtohet problem i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në Kosovë në periudhën kohore 2010-
2015.

Përmes metodës së analizës teorike , kam studiuar literaturë shkencore dhe profesionale të
autorëve të dëshmuar të fushave juridike, psikologjike ,sociologjike kriminalistike etj ,kam bërë
analizën teorike të problemit dhe nxjerrjen e përfundimit.

Përmes metodës së krahasimit është përcjellë numri dhe vëllimi i rasteve të vetëvrasjeve dhe
tentim vetëvrasjeve në përiudhat e larpërmendura kohore. Kam bërë krahasimin e të dhënave
në periudha të ndryshme kohore me theks të posaçëm në periudhën kohore 2010-2015. Kam
krahasuar numrin dhe vëllimin e shqiptimit të masave të ndryshme parandaluese ,pastaj
numërimin dhe caktimin e moshës dhe shkaqeve e që i shtyjnë njerëzit në këto veprime .

Përmes metodës statistikore jam bazuar në evidencat statistikore të Policisë së Kosovës , të


dhëna këto të specifikuara nëpër vitet 2010-2015 , si dhe në evidencat e tjera .

Po ashtu jam konsultuar edhe me psikologë , sociologë, mjekë specialistë të Psikiatrisë, kam
përcjellë kontributin, angazhimin dhe punën e palodhshme që mediat dhe shoqëria jonë po e
bën në vazhdimësi për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga kjo dukuri te ne.

3
KAPITULLI I

VËSHTRIM JURIDIK I VETËVRASJEVE DHE TENTIM VETËVRASJEVE

1.Çka kuptojmë me nocionin vetëvrasje?

Në kuptimin logjik me nocionin vetëvrasje kuptojmë ”veprimin e një personi për të


shkaktuar vdekjen e vet” , për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të. Për
herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII, por llogaritet se këtë
nocion i pari e ka përdorur prifti francez Desfonten në vitin 1752 1. Më parë quhej “vrasja”
(homicid) e vetvetes, ndërsa sot në terminologjinë botërore, vetëvrasja shprehet me fjalën
”suicide” me origjinë nga latinishtja , që do të thotë të vrasësh vetveten.

Me termin bashkëkohor ”vetëvrasje ” nënkuptohet akti vetagresiv i individit ,veprim i cili mund
të shoqërohet me ardhjen e pasojës –vdekjen ,ose mosardhjen e kësaj pasoje-tentativën për
vetëvrasje.2

Nocioni i vetëvrasjes , përputhet me vetë kuptimin që bart kjo fjalë, pra vetëvrasja është një akt
vrasës ndaj vetëvetes, një vdekje e qëllimshme që e ka kryer vetë viktima. Është një veprim
njerëzor jo i zakonshëm që e ka ndeshur dhe njohur historia në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.
Për ta cilësuar si vetëvrasje një rast vdekjeje, na nevoiten disa njohuri në lidhje me qëllimin që i
vdekuri e ka pasur para se të vdesë. Sepse, vdekja e një njeriu mund të quhet vetëvrasje vetëm
nëse individi gjegjës ka synuar ta zhdukë vetveten.Për të ardhë deri te synimi vetëvrasës i njeriut
, studiuesit duhet të bëjnë hulumtime (sociologjike ) dhe ta kuptojnë saktë nëse veprimet e atij
njeriu jamë bërë me qëllim ose pa të. Megjithatë, vetëvrasja mbetet veprim njerëzor jo i
zakonshëm , por që ka lidhje thelbësore me jetën, sepse veç humbjeve të jetërave të njerëzve, të
vlefshme për vetveten, familjen dhe shoqërinë, fenomeni i tillë ka edhe çmim social , psikologjik
dhe financiar për shoqërinë dhe shtetin. Nocioni dhe kuptimi i vetëvrasjes nuk ka nevojë për
interpretime dhe komente , sepse nocioni i vetëvrasjes përputhet me vetë kuptimin që bart kjo
fjalë duke supozuar një akt vrasës ndaj vetvetes, një vdekje të qëllimshme, të kryer nga vetë

1
.Dr.Ragip Halili ,Vetëvrasjet dhe tentimi për vetëvrasje si dukuri devijante dhe patologjike,Ligjëratë e mbajtur në Fakultetin Juridik të
Prishtinës,2011.
2
.Dr.Sofokli Duka ,Vetëvrasja motivet pët të jetuar,Tiranë,”GEER”,2008.f.17

4
viktima. Për këtë shkak , mendimi më i përgjithshmëm mbarëkombëtar , i shprehur edhe në
legjislacione penale, vetëvrasja nuk konsiderohet vepër penale. Për këtë dukuri (vetëvrasjen) nuk
ka një teori penale të mirfilltë për zbërthimin e këtij akti, i cili do të ishte i domosdoshëm. Sot
në botë nga vetëvrasja vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të
Shëndetësisë në çdo 40 sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë
në botë, në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është
shkaku i tretë kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç.

Ndërsa , sipas Emil Dyrkemit “vetëvrasja si fenomen nënkupton të gjitha rastet e vdekjes të cilat
rezultojnë në mënyrë direkte a indirekte prej aktit pozitiv a negativ të vet viktimës i cili e kupton
se çka do të prodhojë rezultati i aktit të tillë.Vetëvrasja, është vepra e tretë por më kryesoreja
për këtë çështje sociologu Emile Dyrkemi edhe propozon katër tipe vetëvrasjesh, për të cilat flet
në hollësi, për shkaqet të cilat në një mënyrë ose në një tjetër krijojnë mundësi dhe hapësirë për
zhvillim brenda për brenda një shoqërie.

Sipas Dyrkemit ekzistojnë këto forma të vetëvrasjes:

a) Altruiste,

Vetëvrasja Altruiste -vjen pikërisht si rrjedhojë e integrimit të tepërt të individit, saqë me


vullnetin e plotë të tij, është i gatshëm të vetësakrifikohet për interes te grupit.

b)Anomike

Tipit i tjetër i vetëvrasjes, është vetëvrasja Anomike, e cila ishte e një interesi të veçantë për vetë
Dyrkemin dhe pikërisht edhe për këtë ai e ndau në kategori si : Anomia akute ekonomike “rënie
sporadike në aftësinë e institucioneve tradicionale (të tilla si feja, shoqata bamirëse, sistemet
sociale paraindustriale, etj) për të rregulluar dhe plotësuar nevojat sociale”.3

Anomia kronike ekonomike, “Zvogëlimi për një periudhë të gjatë i rregullsisë sociale”

Anomia akute shtëpiake, ndryshimet e papritura që mund të ndodhin dhe po ndodhin faktikisht
përbrenda familjes.Anomia kronike shtëpiake , e cila atakon drejtpërdrejt ata kategori të

3
. Emile Durkheim, “Leksione sociologjike”, fq 20.

5
individëve të cilët nuk janë të martuar, dhe se më pak të prekur në këtë rrafsh, janë ata ose ato të
cilat përmes institucionit të martesës rregullojnë dhe stabilizojnë jetën e tyre.

c)Egoiste

Vetëvrasja egoiste, e cila vjen si rezultat prej integrimit shumë të vogël social. Me theks të
veçantë individët të cilët në një formë ose në një tjetër nuk janë të lidhur edhe aq mirë me grupet
e caktuara sociale, dhe duke mos u mbështetur në norma dhe tradita të përcaktuara nga vetë
shoqëria. Në këtë tip vetëvrasje, Durkheimi pohon se njerëzit e pamartuar janë më të prirur dhe
po kështu edhe kryejnë vetëvrasje në shkallë më të lartë se sa ata që janë të martuar.

d)Fataliste.

Tipi i fundit është Vetëvrasja Fataliste, të cilës i kushtohet dukshëm më pak rëndësi nga autori
Emile Durkheim . “Në ekstremin më të lartë të vijimësisë së rregullsisë” 4, Shembujt në këtë
kategori, përfshijnë ata me jetë të tejrregulluara apo të pashpërblyera të tillë si skllevërit, gratë e
martuara pa fëmijë dhe të rinjtë.

2.Tentimi për vetëvrasje

Për dallim nga vetëvrasjet e kryera te tentimi i vetëvrasjes personi i cili e kryen këtë akt
mbetet i gjallë. Përskaj këtij fakti dhe dallimet e ndjeshme në mes të përkryerës dhe tentimit për
vetëvrasje, nga aspekti sociologjik ekzistojnë edhe numër i amdh i dallimeve, të cilët në esencë
e tregojnë rëndësinë e madhe për analizimin e tyre. Hulumtimi në këtë lëmi tregon se: 1,0
varësishtë nga hapësira dhe koha ekzistojnë dallime të caktuara sipas shpeshtësisë së tyre kështu
që tentimet për vetëvrasje janë në numër të konsiderueshëm më prezent nga vetëvrasjet e kryera,
2,0 sipas gjinisë, numri më i madh i meshkujve kryejnë vetëvrasje se sa personat e gjinisë
femërore, ndërsa gratë numri më i madh i tentimeve, 3,0 sipas strukturës së moshës, në mes
personave të cilët kanë kryer vetëvrasje të përkryer më së shpeshti janë njerëzit e rinjë. 4.0 .
Sipas hulumtimeve shkencore, tentimet për vetëvrasje njësoj sikur ato të kryerat mund të jenë:
(a) akute dhe kronike

(b) të drejtëpërsëdrejta (aktive dhe indirekte passive)

4
. Emile Durkheim, “Leksione sociologjike”, fq 19.

6
(c) të thjeshta (individuale) të dyfishta (më së shpeshti për shkaqe dashurie) dhe të bashkuara
(më së shpeshti të nxitura nga ndjenjat fetare dy ose më shumë mënyra ose me përdorimin e dy
ose më shumë mjeteve).

Ose të komplikuara (kur personi e merr jetën vetëvetes që t’i hetojë vuatjet ndaj ndonjë
fatkeqësie). Por , më e rëndësishme është se ato janë më pak brutale dhe të rrezikshme (më së
shpeshti helmim) se sa ato të vetëvrasjet e përkryera (më së shpeshti me varje).

Sipas motiveve si dhe tentimet e kryera për vetëvrasje mund të jenë:

a)të nxitur,

b) paranoid,

c) altruist (vetëflijim për rritjen e qëllimeve më të larta),

ç) tendicioze ose protestuese (vetëvrasjet i kryen me qëllim që dikush të fajsohet për atë
vetëvrasje

d) billanse (pas rradhitjes gjakftoftë ndaj shkaqeve që të vdiset nga ana e njerëzve normal)

dh) vetëvrasjet e simuluara.

Shkaqet për vetëvrasjen mund të jenë të ngjajshme si të ato që janë të kryera si te ato që janë për
tentim për vetëvrasje. Tentimet për vetëvrasje në esencë, janë filluar ,por, nuk janë vetëvrasje të
kryera, për arsye se ka pas të bëjnë me mjet jo adekuat, mënyrë jo adekuate të kryerjes,
paditurisë , pa kujdesisë pa kujdesit ose vendosshmërisë jo të mjaftueshme të vetëvrasësit, për
shkak të shpëtimit të tij të rastësishëm nga person tjetër, ose për shkak të ndihmës mjekësore në
kohë. Hulumtimet sociopatologjike mandej tregojnë se numri i konsiderushëm i personave të
cilët ndonjëherë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje në jetën e tyre të mëtujtjeshme tentojnë përsëri
të heqin dorë nga jeta. Momenti kritik për një hap të tillë është më së shpeshti, pas dy gjer më
katër viteve pas tentimit të paraprak. Fakt është megjithate se edhe përskaj tentimeve të
shumëhershme për vetëvrasje vetëm një numër i vogël i tyre (10 deri më 20%) kanë mbaruar
me vdekje. Nga kjo vie gjer në përfundim se numri më i madh i personave të cilët kanë tentuar

7
të kryejnë vetëvrasje me jetën e tyre të mëtujtjeshme nuk do të kryejnë vetëvrasje. Këto dhe
rezultatet e tjera nga hulumtimet sociopatologjike tregojnë se tentimet për vetëvrasje në të
shumtën e rasteve tregojnë një sinjal alarmi dhe kanë efekt për thirje në ndihmë, madje edhe për
atë nëse nuk ka ekzistuar qëllimi i vetëdijshëm (Stengell 1964). Pikërisht për shkak të këtij
efekti, tentimet për vetëvrasje shpesh herë sjellin gjer te ndryshime të situatave jetësore të
vetëvrasëve, me çka me siguri është edhe një nga arsyet se shumë rrallë lajmërohen tentime të
drejtëpërsëdrejta për vetëvrasje. Megjithate, tentimet mund të jenë edhe demostrim histerik, dhe
gjithashtu dhe tipave manipulative të reagimit (Duglin 1963) ose kanë funksion të ikjes,
nënçmimit ose paraqesin reagim katastrofal ose thyrje të personalitetit. 5 Tentimi për vetëvrasje
ka rëndësi të shumanshme për shqyrtimin meritor të kësaj dukurie shoqërore patologjike, në
rend të parë nga aty pse çdo tentim për vetëvrasje paraqet suicidial të caktuar të rrezikshmërisë
të personit të caktuar. Indikatorët themelor për vërtetimin e kësaj rrëzikshmërie është serioziteti
i tentimit të marrur i cili shumë rëndë vërtetohet. Pastaj janë më se të rëndësishme motivet e
vetëvrasjet.

Motivet te tentimet megjithate, më së shpeshti mbeten të maskuar dhe të papranishëm për


hulumtim, për çka, nëse nuk ka lënë letër përshëndetëse, pas tentimit për vetëvrasje personi më
së shpeshti ndjehet i turpëruar dhe fajtor dhe zakonisht nuk pranon se e ka pasur qëllim të
vetëvritet. Nga këtu, mënyra e kryerjes është indikatorë më i shfrytëzuar për vërtetimin e
seriozitetit e qëllimit suicidial.

Vetëvrasjet do të thotë, më së shpeshti kryhen me helmim, varje, ngulfatje, përdorimi i armës,


përdorimi i mjeteve të forta, gatshmëria për të kërcyer nga lartësia.

Te tentimet për vetëvrasje, siç e cekëm më lartë dominojnë helmimet dhe ajo me mjete jo
adekuate ose masa jo të konsiderushëm dozash të cilët lënë hapësirë që të mbetet gjallë.

. Shpadijer – Gjiniq, Socijalna patologija, devijimet sociologjike., Zavod za uxhbenike i nastavna sretstva, Beograd, 1988. faqe. 144.

8
3.Etapat e evoluimit të vetëvrasjes

Përpara se një person të kryejë aktin e vetëvrasjes ,i bën disa veprime të caktuara ,të
cilat ai/ajo i quan të nevojshme, që në të ardhmen do t’i jepnin mundësi që ta realizojë
përfundimisht veprën. Në qoftë se do të ndërtonim një përshkallëzim të evolucionit të
vetëvrasjes , do të kishim një skemë të tillë:

Asnjëherë :individi nuk ka menduar asnjëherë për vetëvrasje, kjo fjalë gati nuk ekziston në
fjalorin e tij.

Lindja e idesë për vetëvrasje: Është ajo shkallë ,kur individit ,për arsye të ndryshme,i shfaqen ide
vetëvrasëse.Atë e pushtojnë idetë e vdekjes,e imagjinon veten të vrarë, të mbytur ose të shtypur
nga makina.Kjo ide mund të shuhet ose të përparojë.

Mendime vetëvrasëse të herë pas hershme: Personi nuk mendon vazhdimisht për vetëvrasje, por,
herë pas here, madje disa herë në javë. Ai është ende i turbullt, mendon, shtron pyetje,
parashikon mundësitë, e shikon këtë problem përherë e më seriozisht , por zgjedhja e tij ende nuk
është bërë një objeksion i përditshëm.

Mendime të përditshme të vetëvrasjes: Personi ka vendosur që të vetëvritet ,duke e parë atë si të


vetmen zgjidhje për situatën dhe duke e kthyer në shqetësim kryesor të jetës.Në këtë etapë
individi nuk ka vendosur ende se si do të veprojë, nuk ka parashtruar dhe parashikuar mënyrën ,
rrethanat ,vendin , kohën dhe mjetet që do të përdorë.

Përfundimi i planit të vetëvrasjes: Personi i ka parashikuar të gjitha elementet e planit dhe është
gati që në një kohë të shkurtër, brenda 1-2 ditëve ta realizojë atë.

Realizimi i elementeve të planit: Individi ka siguruar vendin , ka zgjedhur kohën, ka në disponim


mjetin dhe është gati për veprim.

Tentativa : Personi e ka kthyer në vepër planin , duke realizuar edhe aktin final, ashtu siç e kishte
parashikuar.

9
Vdekja !

Secila nga këto etapa,ka veçoritë e saj specifike,njohja e të cilave është një nga elementet më të
domosdoshme për ndërhyrjen dhe parandalimin e vetëvrasjes. Këto shkallë përfshihen në këto
faza: lindja e mendimit, përgatitja dhe tentativa e kryerjes së vetëvrasjes.6

4.Lindja e mendimit për vetëvrasje

Individi fillon të kryejë veprime për ta realizuar vetëvrasjen,pasi te ai është realizuar procesi që
quhet lindja e mendimit pët vetëvrasje.

Shkaqet e ndryshme ,të brendshme dhe të jashtme , faktorët objektiv dhe subjektiv,rrethanat
vetiake dhe kolektive,provokimet ,ngacimet ,përgojimet,nderi i nëpëkëmbur e shtyejnë individin
që ta merr një veprim të tillë dhe përfundimisht të përfundojë në vetëvrasje. Që nga ky moment
ai fillon t’i analizojë të gjitha rrethanat , ta gjejë momentin dhe rastin që të niset drejt një rruge të
pa kthim e cila përfundon me fatalitet apo me marrjen e jetës së vet.Te disa individë mendimi për
vetëvrasjen mund të jetë vetëm si një ide e cila nuk realizohet, por ka individë të tjerë të cilët
punojnë për ta kristalizuar dhe realizuar idenë e tyre.

Prej momentit të lindjes së mendimit për vetëvrasjen e deri te akti final i saj kalon njëfarë kohe e
e cila mund të jetë relative dhe subjektive.Intervali kohor mund të jetë i menjëhershëm,i shkurtë ,
mesatar apo edhe i gjatë. Këto intevale kohore varen nga vendosmëria dhe personaliteti i vet
personit që kryen vetëvrasjen.Ka raste kur personi menjëherë pas shfaqjes së mendimit për
vetëvrasjen punon në drejtim të realizimit sa më të shpejtë të saj. Kjo ndodh veçanërisht kur
personi ka një thyerje dhe tronditje të madhe shpirtërore. Këto vrasje quhen të atëçastshme dhe
mundësia e parandalimit të tyre gati nuk ekziston, sidomos kur viktima në ato momente ndodhet
vetëm.7

Ja një shembull që e ilustron saktësisht vetëvrasjen e atëçastshme.

Në një fshat të Podrimes vajza 19 vjeçare e kishte varë veten në litar në aneksin e shtëpisë.Djali
që e dashuronte vajzën nuk arriti që ta bindte për fejesë.Ky djalë pas pak kohe shpifi se vajza
kishte marrëdhënie intime me vëllanë e vet. Nëna e vajzës tha:” Nga ajo ditë kur kjo shpifje ra në

6
. Dr.Sofokli Duka ,Vetëvrasja motivet për të jetuar,Tiranë,”GEER”,2008.f.76
7
. Dr.Sofokli Duka ,Vetëvrasja motivet pët të jetuar,Tiranë,”GEER”,2008.f.77

10
vesh të popullit ,vajza filloi të mendojë dhe analizojë,të parashikojë dhe të marrë masa ,të krijojë
dyshim në botën e jashtme,duke filluar t’i realizojë veprimet e caktuara sipas saj ,të
domosdoshme për realizimin e mendimit që i kishte lindur në tru.Intervali i kohës për realizimin
e aktit ka qenë shtatë ditë.Në bisedë me vajzën dhe me këshillat që ia ofroja vajzës që të largohet
nga vetëvrasja nuk pata sukses,tha nëna e vajzës së vetëvrarë.”8

Te Vetëvrasjet e detyruara , nuk kemi të bëjmë me lindje mendimi për vetëvrasje, por me një
urdhër të detyrueshëm nga një person i pushtetshëm ndaj viktimës i cili ravijëzohet në trurin e
individit dhe , kur pranohet në çast bëhet dhe shndërrohet në vendim. Këto mund ti quajmë ide të
detyruara. Ide urdhëruese për vetëvrasje marrin spiunët për t’i realizuar në situata zbulimi,
deshifrimi, si dhe kamikazët etj.9

Lindja e mendimit për vetëvrasje dhe shfaqja e tij është fazë e dallueshme qartësisht.Personi që
don t’ia marrë vetes jetën ,ndodhet në një gjendje të tensionuar, ka përpara një grumbull
problemesh të vështira,pa rrugëdalje dhe me vetëvrasje ai/ajo dëshiron ta pastrojë shpirtin ,por
duke u këshilluar me dikë në të cilin ka besim të plotë. Personit të besueshëm ia tregon motivin,
arsyen e vetëvrasjes dhe mendon se te ai do ta gjejë përkrahjen e plotë për aktin që do ta bëjë.

Këtë tendencë ai e shpreh përpara shokëve, miqve dhe është me rëndësi që një informacion i tillë
lehtësisht ka mundësi të shkojë edhe te personat e interesuar për parandalimin e vetëvrasjes së
tij/saj.Është interesant se personat informatën për vetëvrasjen nuk e paraqesin përpara
familjarëve dhe të dashurve ,sepse këta njerëz paraqesin pengesë në parandalimin e veprimit të
vetëvrasjes.

5.Vështrim i shkurtër historik mbi vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet

Me vetëvrasje do të kuptojmë veprimin e një personi për të shkaktuar vdekjen e vet, për t’i
shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të.
Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. Më parë quhej
“vrasja” (homicid) e vetëvetes.Depresioni është paraprijës i shumicës së vetëvrasjeve. Vetëvrasja
është pasoja më e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.Sot në botë nga vetëvrasja
vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në çdo 40

8
.Rast i shënuar në një fshat të Podrimës në vitin 2009(Cituar sipas Emin Ukës,Vetëvrasja dukuri shqetësuese,Prizren 2012.f.58)
9
.Po aty .f.77

11
sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë në botë, në mesin e
shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është shkaku i tretë
kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç.Ndonjëherë, vetvrasja është
menduar edhe si vepër e arsyes së lartë. Seneka, një filozof romak ka thënë: “Jeta nuk është e
mirë, përveç jetës së mirë. Prandaj, njeriu i mençur jeton mirë aq sa duhet, e jo aq gjatë sa
mundet… Ai gjithmonë duhet ta mendojë jetën në kushtet e cilësisë e jo në të sasisë … Vdekja e
hershme apo e vonshme nuk ka rëndësi, vdekja e mirë apo nga sëmundja ka”.10
Shumë vende të botës kanë qëndrime nderuese apo lavdëruese rreth vetëvrasjes. Në Japoni
vetëvrasja është një akt i glorifikuar. Ata besojnë se vetëvrasja është “një zgjidhje krenare e
problemeve të pazgjidhura”. Edhe pse shumë kultura e pranojnë vetëvrasjen, në të shumtën e
rasteve ajo konsiderohet si një akt i mjerë për dalje nga situata. Vetëvrasja në shumicën e
shoqërive është e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnë atë si mëkat , ndërsa në disa
shtete ajo është edhe krim.Vetëvrasja nuk është mishërim i forcës dhe shpesh vjen pas një
periudhe të gjatë depresioni. Vetëvrasja duket sikur të jetë zgjidhja e problemeve kur personi
mendon se tani nuk ka zgjidhje për problemet e tij. Nga pikëpamja juridike, kryerja e
vetëvrasjes në shumicën e vendeve të botës nuk konsiderohet si krim. Ndërsa, ndihma që jepet
për shkaktimin e vetëvrasjes, në shumë vende konsiderohet si krim për të cilin parashikohen
dënime deri me 15 vjet burgim. Hulumtimi i parë shkencor për vetëvrasjen është kryer nga Emil
Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917). Në vitin 1897 ai botoi njërin nga librat më të rëndësishëm
në sociologi, “Vetëvrasja: një studim në sociologji”.
Faktorët kryesorë të rrezikut për vetëvrasje
 Faktorë të përgjithshëm të rrezikut nga vetëvrasja
1. Serioziteti mjekësorë i tentativave të mëparshme 
2. E kaluara me tentativa vetëvrasjeje
3. Ideacioni akut suicidal
 4. Atraksioni/ngazëllimi ndaj vdekjes 
5. Ndjenja e humbjes së shpresës 
6. Historia familjare e vetëvrasjeve

10
. Vetëvrasja-https:sq-al.facebook.com/notes/psikologjia dhe parapsikologjia. 08.12.2012 në 3:04.PD

12
7. Mbidozimi me alkool
8. Humbja/Ndarjet
Faktorë të rrezikut për vetëvrasje tek të miturit
1. Tentativat e mëparshme për vetëvrasje
2. Depresioni ose abuzimi me substancat
3. Prania e hershme e çregullimeve mendore
4. Situata stresuese apo humbja e dikujt
5. Vetëvrasje në familje
6.Dallimet gjinore dhe vetëvrasja
 
Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo
meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat. Këto dallime
/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit. Shkalla e lartë e tentativave të
vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat,
përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të
cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë:
prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga
meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat. Shkalla më e lartë
e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia
ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në
këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë
kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj
në dashuri.
7.Mosha dhe Vetëvrasja
 Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë
moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak
dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë. Vetëvrasja tek të rinjtë është në rritje e
sipër. Në 35 vitet e fundit vetëvrasja tek studentët është trefishuar. Meshkujt ndërmjet moshës 20
dhe 24 vjeç janë më të goditurit. Dy studime të autopsive psikologjike të vetëvrasjeve te kjo
moshë kanë bërë të ditur përfshirjen e përdorimit të drogës dhe depresionit si paraprijës të
vetëvrasjes. Në një studim të bërë nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin

13
analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte
gjetur shtrirje/mbizotërim të njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive.
Shumica e vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve
vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për
vetëvrasje. Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në
atë të pleqërisë. Shtimi i depresionit, vetmia, shpërngulja në lokalitete të panjohura, humbja e
kuptimit të familjes dhe shoqërisë si dhe humbja e personave që i do, janë sigurisht disa prej
faktorëve që ndikojnë në shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek mosha e vjetër. Në kulturat dhe
komunitetet në të cilat të moshuarit janë të respektuar dhe mbesin persona të rëndësishëm në
jetën e familjes, vetëvrasjet janë shumë të rralla. Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë
dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë
nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar
Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.

8.Ndikimet gjenetike
Rreziku për vetëvrasje është rreth katër herë më i lartë se mesatarja në të afërmit e një personi që
ka kryer vetëvrasje dhe gjashtë herë më i lartë në fëmijët e adoptuar të një prindi biologjik që
kryen vetëvrasjen. Mendohet se kjo lidhet dhe me neurotransmetuesin serotoninë.Njerëzit e
depresuar kanë nivele të ulta të serotoninës dhe kanë tendenca të larta për suicid.Mendohet se një
kombinim i impulseve të agresivitetit dhe ndjenjës së pashpresshmërisë, shoqëruar këto edhe me
defiçiencën e serotoninës, që ndodh më tepër te burrat se te gratë, shpjegon faktin se pse burrat
vetvriten më shpesh se gratë edhe pse këto të fundit kanë një probabilitet më të madh të vuajnë
nga depresioni.
 
9.Klasifikimi kryesor i vetëvrasjeve; Arsyet/Motivet e tyre
Në studimin e parë bashkëkohor lidhur me vetëvrasjen, sociologu i njohur francez Emil
Durkheim ka theksuar tri motive të vetëvrasjeve, të gjitha prej tyre janë të lidhura ngushtë me
mënyrën se si një person e gjen vendin e tij në shoqëri.Durkheim këto motive i ka quajtur
anomike, egoiste, altruiste dhe fataliste. 
Vetëvrasja anomike karakterizohet me çrregullime të rënda dhe shpërthen nga prishja e
marrdhënieve të një individi me shoqërinë e tij; humbja e vendit të punës, depresionit ekonomik,
pasurimit të papritur, ndërrimi i sistemit shoqëror etj.

14
 Vetëvrasja egoiste ndodh atëherë kur personi ka shumë pak lidhje me shoqërinë e tij. Kërkesat
shoqërore, ndër to kryesisht kërkesa për të jetuar, nuk e arrinë individin egoist.
 Vetëvrasja altruiste, është vetëvrasje që kërkohet nga shoqëria, nga grupi social ku individi është
i integruar. Individi e jep jetën e vet në mënyrë që shoqëria e tij të përfitojë.
Hara-kiri është një lloj prej vetëvrasjeve altruiste. Murgët budistë që dogjën veten e tyre deri në
vdekje si shenjë e protestës ndaj padrejtësive të luftës së Vietnamit janë përkujtues të atyre
individëve që bëjnë vetëvrasje altruiste. Ka edhe kulte të ndryshme (disa sekte sataniste,
“Tempulli i Davidit” etj) të cilat si pjesë të ritualeve të tyre kanë vetëvrasjet. 
Në fund të këtij klasifikimi kemi edhe vetëvrasjen fataliste. Ky lloj i vetëvrasjes të cilin
Durkhemi e kishte përshkruar në një fusnotë, karakterizohet me një mënyre të rregullacionit apo
të të rregulluarit të shtuar apo të tepërt. Këto janë shumë të rralla dhe ndodhin atëherë kur
individi e vlerëson se rrethanat në të cilat ai jeton janë bërë thjeshtë të papërballueshme.
Kështu p.sh. shërbëtorët dhe skllevërit të cilët nuk mund të përballojnë rregullat e imponuara mbi
ta, ushtari i cili nuk i përballon urdhërat etj. mund të vetëvriten.
Studiuesit bashkëkohorë shohin edhe dy motive të tjera fondamentale që shtyejnë në vetëvrasje:
 Dhënia fund (mbarimi) dhe manipulimi.
Ata që dëshirojnë mbarim, thjeshtë janë dorëzuar. Shtrëngimi / vuajtja e tyre emocionale është e
patolerueshme dhe ata nuk shohin asnjë zgjedhje tjetër. Vdekjen e shohin si përfundim të të
gjitha problemeve të tyre. 56% të tentativave të vetëvrasjes të shqyrtuara në studime sistematike
janë klasifikuar se si këta persona kishin tentuar të arrijnë një ndalje/ fund ( angl: surcease).
Këto tentime të vetëvrasjes kanë qenë të përcjella me depresion, pesimizëm të madh dhe
gjithashtu viktimat kanë qenë të prirë që të jenë më vdekjeprurës se sa të mbeten vetëm në
tentim-vetëvrasje (Beck, 1976). 
Si motivim tjetër për të bërë vetëvrasje (apo për të tentuar vetëvrasjen) është edhe dëshira për
të manipuluar njerëzit e tjerë me tentim-vetëvrasjeje. Disa dëshirojnë të manipulojnë botën që
mbetet pas vdekjes: të kenë fjalën e fundit si argument, t’i hakmerren dikujt për shkak të
dashurisë së refuzuar, t’ia shkatërrojë jetën ndonjë personi etj. Zakonisht me anë të vetëvrasjes së
manipuluar, personi ka për qëllim të mbetet gjallë, mirëpo përmes seriozitetit të dilemës së tij, ai
thërret në ndihmë ata të cilët janë të rëndësishëm tek ai. 13% e tentativave të vetëvrasjeve janë
vetëvrasje manipulative; këto vetëvrasje janë të përcjellura me më pak depresion, me më pak

15
pesimizëm dhe më me pak metoda vdekjeprurëse se sa tentativat tek vetëvrasjet me motive të
dhënies fund apo mbarimit (surcease) (Beck 1976). Vetëvrasjet manipuluese qartazi janë thirrje
për ndihmë , por duhet pasur të qartë se jo të gjitha vetëvrasjet janë njëkohësisht edhe thirrje për
ndihmë. Ata persona që dëshirojnë të ikin nga që jeta nuk është diçka që ia vlen për të jetuar,
janë persona që nuk thërrasin për ndihmë, por për t’i dhënë fund telasheve të tyre. 31% e
tentativave të vetëvrasjeve janë “të kombinuara”; kombinim i motiveve për të dhënë fund dhe i
qëllimeve manipulative. Këtu personi nuk është i sigurt se a dëshiron të jetojë apo të vdes, a
dëshiron “surcease” apo ndryshim në botën e tij. Në këtë grup të pavendosur, sa më shumë
pesimizëm dhe depresion që e godet personin aq më të forta do të jenë motivet “surcease” për të
tentuar vetëvrasje (Beck, Rush Shaw dhe Emery; 1979).

10.Vetëvrasjet aktive dhe pasive 


Për disa njerëz zgjedhja e mënyrës për të kryer vetëvrasjen është një vendim i shqyrtuar me
kujdes përderisa të tjerët marrin spontanisht mjetet më të afërta kur të mbërrijnë në pikën e
dëshpërimit të skajshëm. Bazuar në mënyrën e kryerjes së tyre, shpesh përmendet një ndarje e
vrazhdë e vetëvrasjeve në dy kategori që janë emërtuar “vetëvrasje aktive” dhe “vetëvrasje
pasive”. Metodat aktive të vetëvrasjes konsiderohen; e shtëna me armë zjarri, kërcimi nga
lartësitë etj, pra metoda këto që prijnë të jenë të rrëmbyeshme (të shpejta) dhe efektive dhe
lejojnë fare pak hapësirë për ndonjë ndërprerje apo kohë për rishqyrtim. 
Metodat pasive përfishjnë mbidozimin, gazimin (helmimin me gaz), ngulfatjen në ujë etj. Pra
metoda të cilat janë më pak të tejdhunshme dhe të cilat mund të lejojnë hapësirë për intervenim,
apo kohë për rikonsiderim.
 
11.Dilemat dhe motivet në vetëvrasjen e të rinjëve
Vetëvrasja e të rinjëve është nje problem në rritje në shoqërine bashkëkohore. Ka shumë faktorë
që kontribojnë dhe shumë mënyra që mund ta ndalojnë vetëvrasjen. Nëse shoqëria mundohet të
parandalojë, atëherë numri i vetëvrasjeve do të zvogëlohet shumë. Ka shumë faktorë që
kontribojnë në vetëvrasjen e të rinjëve. Disa prej këtyre faktorëve janë çrregullimet psikologjike,
varësia në substanca kimike, dhe pasiguria në identitetin dhe orientimin seksual. Është vërtetuar
që tek të rinjtë të cilët kanë çrregullime psikologjike numri i atyre që tentojnë të vetërvriten është
shumë më i madh se i atyre që nuk kanë çrregullime. Gjithashtu është gjetur se të rinjtë që

16
tentojnë vetëvrasje vijnë nga familjet jo funksionale që kanë pësuar trauma të vazhdueshme.
Këta të rinjë janë në depresion të vazhdueshëm dhe ekstrem dhe kanë probleme të sjelljes. Tek të
rinjtë që kanë përjetuar abuzim fizik dhe seksual është gjetur se numri i vetëvrasjeve është shumë
më i madh se i atyre që nuk kanë përjetuar këto abuzime. Të rinjtë që kanë elemente vetëvrasjeje
në veten e tyre shumë shpesh kanë notë mesatare të ulët në shkollë. Në vitin 1987 është bërë një
studim për nxënësit e shkollave të mesme dhe është vërtetuar se statusi akademik i të rinjëve me
tendenca suicidale ka qenë shumë i ulët. Është gjetur se prindërit e këtyre fëmijëve kanë
probleme bashkëshortore, probleme në lidhje me profesionin e tyre dhe probleme me të qenurit
prind.  Shkenctarët A.F. Henry dhe J.F. Short kanë ardhur në një konkluzion interesant: se
vetëvrasja ndodh tek ata persona të cilët nuk janë të lumtur, pa pasur ndonjë burim të jashtëm për
fajësim. Ata dallojnë nga personat të cilët kanë ndonjë burim të jashtëm, siç është varfëria, për ta
fajësuar. Këta të fundit tentojnë të jenë agresivë ndaj forcave të jashtme sesa të mendojnë për
vetëvrasje. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë gjithnjë duhet ta kemi parasysh se krahasuar me të
kaluarën të rinjtë e sotëm kanë shumë më pak faktorë të jashtëm që t’u shkaktojnë vuajtje.
Zvogëlimi i varfërisë, edukimi më i mirë, ruajtja e bërthamës familjare dhe shpenzimet për
mirëqenien e për shërbimet e fëmijëve që janë rritur dukshëm, janë disa prej këtyre faktorëve.
Edhe përkundër këtyre, numri i vetëvrasjeve tek të rinjtë është rritur. Disa ngjarje shpesh
ndodhin në jetën e të riut të cilat kanë potencial të shpiejnë personin jashtë arsyes racionale. Në
këto ngjarje numërohen humbjet personale, problemet me shkollën, apo konfliktet me familjen.
Në humbjet personale nënkuptohet; vdekja e prindit, humbja e shokut, mbarimi i lidhjes
romantike apo ndarja me të dashurin/dashurën. Këto ngjarje mund të jenë shkatërrimtare për
keqësimin e gjendjes emocionale të një të riu duke e çuar atë në depresion të thellë. Konflikti
mes familjes dhe të rinjëve përkatësisht konflikti mes gjeneratave ëshë një problem i shoqërisë
moderne. Shpeshherë adoleshentet do t’i keqkuptojnë këto konflikte dhe do ta ndiejnë veten
vazhdimisht të poshtëruar. Kjo ndjenjë konstante e të qenurit i poshtëruar ka tendenca që ta shpie
adoleshentin në një gjendje vetëvrasjeje.
12.Llojet e vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve

Përcaktimi nëse kufoma e gjetur është vrasje, vetëvrasje,rast aksidental apo fatkeqësi bëhet duke
u nisur nga natyra e dëmtimeve dhe vendndodhja e tyre në trup, duke gjykar nga qëndrimi dhe
pozicioni i viktimës, gjendja e rrobave, pozicioni i mjetit me të cilin është kryer vepra penale,në
krahasim me trupin e viktimës dhe sipas vendndodhjes së sendeve të tjera të gjetura në vendin e

17
ngjarjes.11 Gjetja e kufomës në pozicionin shtrirë në një dhomë të mbyllur nga brenda,me një
plagë vdekjeprurëse në tëmthin e kokës, me shenja të qitjes me puqitje, me pistoletën afër dhe
dorën të shtanguar në pozicionin e gishtit tregues, në këmbëzën e shkrepjes,dëshmon për
vetëvrasje.

Dallimi midis vrasjeve e rasteve aksidentale e fatkeqësive është më i lehtë të bëhet,me vetëvrasje
është më vështirë.

Karakreristikat e vetëvrasjeve janë:

-Arma ndodhet afër viktimës dhe në një largësi e pozicion të tillë që mund ta lërë viktima ose që
mund t’i bjerë nga dora në rastin e vdekjes;

-Dëmtimet janë zakonisht në ballë , në tëmtha, në zemër dhe më rrallë në gojë;

-Në dorën e viktimës mund të gjenden shenja, sidomos kur përdoren armë të gjata dhe mbahen
nga tyta për t’i drejtuar sa më mirë;

-Në dorën me të cilën qëllon gjenden shenjat e faktorëve plotësues të qitjes dhe ndonjëherë edhe
spërka gjaku, mbetje indesh etj;

-Kur qitja drejtohet në trup , vendi aty zakonisht zhvishet;

-Qitjet bëhen nga ana e majtë dhe për mëngjarashët nga ana e djathtë;

-Si rregull, ka një plagë të vetme dhe ajo ndodhet në pozicion të tillë të kokës apo të trupit që
personi mund ta arrijë me dorën e vet të armatosur me atë lloj arme.

Është e nevojshme të vërtetohet edhe lloji i vetëvrasjes.

Vetëvrasjet mund të ndahen në:

Vetëvrasje akute (të menjëhershme)

Vetëvrasje kronike (të ngadalshme)

11
Miftari.E,Këqyrja e vendit të ngjarjes,Tiranë ,1996,fq.96,97

18
Direkte

Indirekte (kryesi i vetëvrasjes nuk dëshiron ta privojë jete vetëveten,por kryen vepër penale ose e
kallëzon vetveten për vepër penale të trilluar ose të kryer nga dikush tjetër me shpresë se do të
dënohet me vdekje)

Vetëvrasje indirekte kryejnë më shpesh të sëmurët melankolikë, pastaj individuale, të dyfishta


dhe vetëvrasje të përbashkëta.

Vetëvrasja e dyfishtë ka rëndësi të madhe ,sepse është vështirë të dallohet nga vrasja. Vetëvrasje
të dyfishtë kryejnë dy pjestarë të sekseve të ndryshme ose të të njejtit seks,të shumtën me motive
dashurie.Njëri përej tyre është induktor.Atij i lind ideja për vetëvrasje dhe dalëngadalë e bind
edhe tjetrin për këtë ndërmarrje.

Praktika ka treguar se në rastet më të shumta induktor për vetëvrasje të çiftit të dashuruar është
femra.Ndonjëherë, vrasësi tinzak, për t’u mbrojtur më mirë e paraqet ngjarjen si vrasje të
dyfishtë të pasuksesshme.Në këto raste hetimi komplikohet.

Vetëvrasja familjarisht është dramë familjare. Anëtarët e rritur të familjes vendosin të shkojnë në
vdekje me marrëveshje. Të sëmurët melankolikë shpesh i vrasin anëtarët e farefisit e pastaj
bëjnë vetëvrasje.

Vetëvrasja tendencioze kryhet me qëllim të caktuar; me vetëvrasje dëshirohet të thuhet diçka,


vetëvrasja manifeston protestë, një demonstrim.Vetëvrasja duhet ta fajësojë dikë,ta theksojë fajin
e ndokujt,përgjegjësinë e ndokujt për këtë vetëvrasje.

Vetëvrasja bilancore dallon për nga profili psikologjik nga vetëvrasjet patologjike
(dispozicionale). Në këtë lloj të vetëvrasjes kryesi është normal; tek ai psika vetëvrasëse nuk
është e shfaqur, ai vendos t’i japë fund jetës pasi t’i ketë balansuar shkaqet dhe kundërshkaqet
fare i qetë dhe me gjakftohtësi. Pasi konstaton se nga jeta ka më shumë dëm se dobi, vendos ta
kryejë vetëvrasjen.

Vetëvrasja recidive është vetëvrasje që më parë nuk ka pasur sukses, por viktima tenton edhe më
tutje derisa t’ia arrijë qëllimit.

19
Vetëvrasje të kombinuar kemi kur dikush sukcesivisht ose menjëherë, në dy ose më shumë
mënyra, me dy ose më shumë mjete, kryen vetëvrasjen (pi helmin, prêt venat në duar dhe kërcen
nga dritarja).

Vetëvrasja altruiste kryhet kur njeriu me vetëdije e flijon jetën e tij.Ai nuk e përfill vetveten.Kur
kemi të bëjmë me një vetëvrasje, nuk është fjala se ai nuk ka instikt për
vetekzistencë.Përkundrazi, ai është më i fortë se ky instikt, nuk e përfill ,e mohon ,është
shndërruar tërësisht në ide dhe,për dëshirën e kësaj ideje ai e sakrifikon veten.

Vetëvrasja e komplikuar është vetëvrasje e tillë kur ndokush përjeton rast fatkeqësie: rrëzohet
dhe e then kurrizin dhe ai, që të mos vuajë, bën vetëvrasje , gjë që në një situatë tjetër nuk do ta
kishte bërë kurrë.Ose dikush qëllohet si viktimë e tantativës për vrasje, vrasësi ik, kurse ai, që të
mos vuajë më tutje bën vetëvrasje.Këto janë raste shumë të rralla, por edhe të komplikuara për
hetuesin.Mu për këtë arsye emërtohen vetëvrasje të komplikuara.

Vetëvrasjet mund të kryhen me prerje dhe me therje,me mbytje në ujë,me helmime,me armë
zjarri, me varje etj.Nga aspekti kriminalistik,vetëvrasjet kanë rëndësi për shkak se në jetën e
përditshme në praktikë janë paraqitur shumë raste të vrasjeve të simuluara si vetëvrasje.

Ndarja sipas llojit të vetëvrasjeve ka rëndësi të veçantë në kriminalistikë,sepse duke i


shfrytëzuar rrethanat e llojit të veçantë të vetëvrasjes , vrasësi që simulon vetëvrasjen i
shfrytëzon të gjitha ato fakte që bëjnë vetëvrasjen duke i shfrytëzuar si vrasje.

Kështu ,për shembull, nëse vrasësi ka interes dhe motiv ta vrajë tërë një familje,e cila më parë
është ankuar dhe ka bërë me dije se do të kryejë vetëvrasje familjare, vrasësi, duke i shfrytëzuar
këto rrethana, mund ta kryejë vrasjen duke e paraqitur këtë si vetëvrasje familjare.

Madje ,te vrasja recidive,kur vetëvrasësi ka tentuar disa herë më parë t’ia marrë vetes jetën,
kryesi i interesuar për vrasjen e këtij personi, me dinakëri mund t’i shfrytëzojë këto rrethana
( shumica nga mjedisi i vetëvrasësit recidivist e dinë se viktima ka tentuar disa herë më parë të
bëjë vetëvrasje dhe nuk befasohet kur vetëvrasja e këtij personi kryhet ) kështu që vrasësi e kryen
vrasjen si akt definitiv, si , kinse, vetëvrasës recidiv.

Sipas Dr.Modly12në bazë të zgjatjes së kohës së vetëvrasjeve, ndarja e tyre mund të bëhet në:
12
. Modli,D,Objashnjenje Trileme,Zagreb,1994,faqe 8-10

20
-Vetëvrasje akute(në çast)-jeta merret në çast ose në afat të shkurtër kohe (brenda 24 orëve)

-Vetëvrasjet kronike (të ngadalësuara)-veprimi vetëvrasës zgjat më shumë kohë(më shumë


ditë,javë, ose disa muaj ,madje edhe një vit),vetëvrasësi ngadalë dhe në mënyrë të planifikuar
helmohet etj.

Sipas mënyrës së kryerjes dallojmë:

-Vetëvrasjet pasive-vetëvrasësi nuk është kryes i drejtpërdrejtë i vetëvrasjes, por me qëllim dhe
me vetëdije e sjell veten në situatë riskante –të rrezikshme(p.sh në luftë,në sporte etj)

- Vetëvrasjet aktive-vetëvrasësi vet e shkakton vdekjen

-Vetëvrasjet individuale-vetëvrasja e një personi.

-Vetëvrasjet grupore-vetëvrasja familjare,vetëvrasja dytëshe.

Të gjitha llojet e vetëvrasjeve,nga mënyra e veprimit dhe fakteve të tjera mund të shfrytëzohen
për kryerjen e vrasjes .Këto rrethana këshillojnë organin e procedurës,apo kriminalistin që çdo
rast veç e veç të vetëvrasjeve të paraqitura ta studiojnë në tërësi,si të ishte fjala për ndonjë vrasje
të ndërlikuar, deri në ndriçimin dhe përfundimin e çështjes- a është vrasje apo vetëvrasje.13

KAPITULLI II

LINDJA E MENDIMIT PËR VETËVRASJE DHE TENTIM VETËVRASJE

13
. Prof .dr.Vesel Latifi-Kriminalistika zbulimi dhe të provuarit e krimit (botimi i shtatë i plotësuar dhe i përmirësuar),Prishtinë,2011.fq 372-
374.

21
1.Shfaqja e mendimit për vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje

Vetëvrasjet si pasojë e konflikteve dhe rrezikimi i të drejtave të njeriut

1.Shfaqja e mendimit për vrasje dhe tentim vetrëvrasje. Nxitje më e fortë në njeriun është nxitja
për vetëmbajtje, shtytja për mbrotje të integritetit të tij fizik. Çdo njeri, me siguri në një pjesë të
konsiderueshme të kësaj nxitje i obligohet jetesës vetanake, dhe më gjerësisht mbijetesës e të
pamurit e jetës së tij. Para forcës së këtij mbeten të gjitha nxitjet e tjera vitale dhe sociale, të
gjitha kërkesat inidviduale dhe grupore, dëshira dhe shpresa. Por, ka edhe përjashtime.
Vetëvrasjet janë një nga ato pengesa .Vetëvrasja paraqet asgjësim me vetëdije dhe me qëllim të
jetës së vet, pa marrë parasysh se ai qëllim ka qenë jo tërësisht i përcaktuar ose i paqartë, ose pa
marr parasysh se pas këtij akti me të cilin i merret jeta vetëvetes kanë qëndruar motive normale
ose patologjike. Bëhet fjalë për një problem social mjaft përhapës nga i cili nuk ka qenë, por,
edhe sot nuk është e përjashtuar asnjë shoqëri.14 Sipas të dhënave të caktuara vetëvrasjet në
Angli në javë i kryejnë më së paku 100 vetë. Nga kjo prej njëzet deri në pesëdhjetë vetëvrasje në
statistikat zyrtare nuk përmenden, për ato nuk ekzistojnë kurrfarë të dhënash. Në SHBA kjo e
dhënë është katër herë më shumë, ndërsa në Hungari, proporcionalisht edhe më tepër.
Organizata shëndetësore botërore shënon se në çdo ditë rreth 2000 njerëz në botë ia marrin jetën
vetvetës. Vetëvrasjet në Republikën e Kosovës janë në rritje të sipër, ndërsa shkalla e rritjes së
tyre është e ngjajshme me vendet e tjera me një shkallë prej 5,0 gjer më 10,0. Duke u nisur nga
ky fakt se tek ne në vitet e shtatëdhjeta mesatarishtë në vit kishin bërë vetëvrasje gjashtëdhjetë
veta, dhe nga ajo se në dhjetë vitet e fundit është rritur numri deri në 150 veta, me të drejtë
prognozohet se numri i vetëvrasëve do të rritet.

E drejta në vetëvrasje. A kemi të drejtë që vetë të vendosim për diçka që nuk është e jona, ose
mandje që nuk është vetëm e jona në atë masë në të cilën jemi si qenie biologjike dhe nuk e

14
. Prof. Dr. Zoran Sulejmanov ,Gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë, Përmbledhje e referateve nga debati shkencor i organizuar nga
Shoqata e intelektualëve, Klubi Demokratik dhe Fondacioni Friedrich Ebert (Shkup, më 9 qershor dhe Strugë 25 -26 shtator 2003) Me temë:
“Traumat dhe dukuritë psikologjike si pasojë e konfliktit, burim për rrezikimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”

22
kemi me meritën tonë ,por ,as edhe fajin ,sepse jemi edhe qenie psikosociale.15A është ajo (jeta)
që ne jemi si qenie në kuptimin ekzistencional, social dhe personal aq sa është e jona, për çdo
kend të mundemi të disponojmë sipas dëshirës dhe kërkesës sonë. Atëherë kur jemi të gatshëm
që në tërësi ta shkatërrojmë atë që jemi dhe që në të ardhmën mund të jemi? A jemi aq të vegjël
dhe të parëndësishëm në qëllimet vetëvrasëse që të mundemi dhe të kemi guximin në atë që të
harrohemi, ose thjeshtë të margjinalizohemi? Për këtë pyet Kecmanoviq?. 16 Përkundër mos
ekzistimit të drejtës në vetëvrasje, autori i njejtë i paraqet pyetjet: për vetëvrasjet si mënyrë
efikase e sjelljes së njeriut në një gjendje të mos lëvizshmërisë nirvane dhe qetësisë; për
vetëvrasjet si vërtetim sovran të ndikimit të njeriut të vullnetit të lirë për vetëvrasjet si mundësi
për tejkalimin e absurditetit të ekzistencës së njeriut dhe vetëvrasjet si vetëflijim për të tjerët, si
akt heroik ose akt alduistik. Në të gjitha këto dilema mshifen argumentet për dhe kundër
vetëvrasjeve dhe nga këtu burojnë edhe masat e të gjitha atyre që tentojnë ta japin përgjigjen e
vërtetë për rëndësinë e saj filozofike ,antropologjike dhe morale. Përgjigjja megjithatë është e
mundur. Vetëvrasjet, thotë Kecmanoviq me siguri të plotë janë një nga mundësitë e njeriut,
megjithatë, në esencë cila është ajo mundësi? Vetëvrasja si mundësi (rast i dëmshëm) i ndërpret
të gjitha mundësitë e tjera edhe nëse është pamundësia e njeriut, sepse të qenurit në mundësi
është përcaktim esencial i çdo njeriu, dhe vetëm zgjidhja e kësaj mundësie e cila e bartë, se cila
është mundësia e mundësisë e cila mund ta arsyetojmë edhe të vërtetojmë çdo qëndrim të
njeriut, zgjidhje ose vendim. Me vetë këtë, edhe pse është mundësi e padiskutuar autentike e
njeriut, vetëvrasja është njëkohësisht edhe negacioni më drastik autotentik njerëzor. Në këtë
paradoks është edhe rëndësia e vërtetë e vetëvrasjeve në njeriun dhe për njeriun – pa marrë
parasysh a bëhet fjalë për vetëvrasje normale, patologjike, bilansore, heroike ose të ndonjë
llojit tjetër të vrasjeve. Sipas kësaj, më në fund, të çdo vetëvrasje në esencë(thelb), njeriu është
në mes normales dhe asaj patologjike.17

2.Shkaqet për vetëvrasje

15
. Kecmanoviçq, D. As normale dhe as patologjike, Svetlost, Sarajevë, 1998, faqe 73.

16
.Po aty ,f.73
17
.Po aty.f.74-75

23
Shkaqet për vetëvrasje duhen të kërkohen në mënyrë të njejtë si në faktorët individual dhe ata
shoqëror dhe në ndikimin e tyre. Në mes faktorëve më të drejtpërdrejtë ekzogenë më së shpeshti
vendosen krizat sociale, konfliktet intensive interpersonale, çrregullimet familjare dhe
martesore, shembuj negative nga vetëvrasjet e kryera në familje, pritja tejmase prej prindërëve,
izolimi shoqëror i llojeve të ndryshme , shtypja shoqërore ose shtypja nga prindërit që të arrihet
suksesi i caktuar dhe statusi në një rreth të caktuar dhe të ngjajshme në këtë sferë të ndikimeve
dhe shkaktarët e drejtpërdretë të vetëvrasjeve gjithsesi duhen të vendosen edhe në përdorimin
në masë të madhe të pijeve alkoolike, drogës dhe substancave psiko topike.Në kohë të fundit të
shpeshta janë vetëvrasjet në Japoni në mesin e të rinjëve të cilët përgatiten për pranim në
Universitetet më të njohura Japoneze, të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen. Reagimet e këtilla
të rinjëve sqarohen me atë se me kryerjen e këtyre universiteteve sigurojnë ardhmëri të sigurtë
dhe të suksesshme.

Shkaqet individuale (faktorët subjetiv) të vetëvrasjeve në rendë të parë gjinden në të


ashtuquajturën somotka, zakonisht sëmundje e pashërueshme ose sëmundje e tillë e cila është
me fatkeqësi të mëdha të çrregullimeve shpirtërore, dashuri e pasuksesshme, paaftësia
personale për fleksibilitet me të cilën do të arrinte pavarësi të caktuar në rreth të caktuar,
ndryshimet biopsikologjike të cilët e nxisin pubertetin, jo toleranca e shprehur e frustacioneve,
nga njëra dhe rritja e potencialit agresiv nga ana tjetër, ndjenja e mungesës së prespektivës,
gjendja depresive, neurozat (histeria) ,impulsiviteti, aksioziteti, pleqëria dhe
pamundësia,paaftësia për punë dhe jetë etj. Personat te të cilët do të hasen këto shkaqe ose
ndonjë nga këto shkaqe quhen persona suicidal të rrezikuar.

Ka edhe ca shkaqe dhe faktorë të rrezikut që kanë të bëjnë me vetëvrasjen ,natyrisht se janë
kompleks, por, janë disa faktorë të rrezikut ose probleme që shpesh konstatohet se janë të lidhur
me vetëvrasjen e adoleshentëve dhe të rriturve të rinj, përfshirë:

Keqpërdorimin ose varësinë nga alkooli dhe substancat e tjera psike-aktive, mosfunksionimin e
duhur të organizmit dhe/ ose dhunën në familje, vështirësitë në përkufizimin dhe pranimin e
ndjenjave homoseksuale dhe depresioni ose vetmia.

3.Dallimi në mes vetëvrasjeve dhe vetëlëndimeve

24
Vetëvrasjet duhen të dallohen nga vetëlëndimet të cilët paraqesin lëndime me vetëdije dhe me
qëllim për shëndetin e vet për arritjen e ndonjë levërdie të caktuar. Personat të cilët vetë
lëndohen nuk e dëshirojnë vdekjen e vet, por ajo shpesh mund t’u u ndodhë. Motivet e tyre më
së shpeshti janë:

a) demonstrative (të tërhiqet vëmendja ndaj vetes),

b) protestuese (grevë me uri, për shembull të burgosurve),

c) sentimentale (të solidarizohen prindërit, arsimtarët, i dashuri ose persona të tjerë që duhen të
bëjnë diçka në dobi të personit që është vetëlënduar,

d) mallafide (për shembull, maskohen vetë lëndimet) dhe mistefikuar (t’i shmanget obligimit
ushtarak, ndihma sociale ose shtesa nga sigurimi).

Vetëlëndime specifike kryejnë njerëzit histerik, mazoistët fanatik fetar dhe lypësit (me qëllim që
të rritet dhimbja gjatë lypjes). Lloj i posaçëm i vetëlëndimeve është vetëshpërblimi të cilin
kryesisht e kryejnë persona të çthurrur. Me zgjidhjen e dilemave vetëvrasje – vetëlëndim dhe
vetëvrasje – vrasje, merren shkenca të posaçme – kriminalistika dhe Mjekësia
gjyqësore(ligjore).18

4. Vetëvrasjet si problem social dhe sociopatologjik

Duke e vëzhguar nga këndi historik, vetëvrasjet te popujt më të vjetër janë trajtuar ose si
akt personal i individit i cili, për shkak qëndrimit të tillë nuk ka bart turp dhe as qortim, ose si
veprim indiferent i cili nuk ka qenë e gjykuar ose i vlerësuar si vepër heroike e fituesve,
respektivisht ushtarakëve të robëruar , ose si vepër fisnike e të mençurëve dhe përsëri, si mjet i
fundit për shpëtim të pleqëve të stërlodhur, sëmundjeve të pashëruara, bankrotimi i pasanikëve e
tjerë. Qëndrimet jo të njejta ishin edhe në religjone të ndryshme ndaj suinicidit. Kështu, ndërsa

18

. Shiko:Vodeneliq, V. Kriminalistika, botimi i tretë, Sovremena administracija, Beograd, 1976, faqe 508-525., Markoviq, T. Savremena tehnika
istrazhivanja riviçnih dela (Krimianlistika) Narodne Novine, Zagreb, 1977. Modly, D. Shkaqet të cilat dihet të kihen në konsederim në rastet e
ndriçimit e rasteve të vetëvrasjeve, 13 maj Beograd, 1976?5, faqe 28- 37, Kapamagjija, B i Çholonski, M. E drejta në vetëvrasje, JRKKP,
Beograd, 1982?3, faqe303-310, Ramljak, A. Diferencijacija vesanja- samoubistvo ili fingirani zloçin, 13 maj, Beograd, 1970?5, faqe 20-40 e tj.

25
të tjerët e kanë respektuar si vepër fisnike (budizmi) ose ndaj saj kanë qenë indeferent
(semitizmi) të tjerët, në dogmat e tyre i kanë injoruar, (krishterizmi) ose i kanë hudhur si vepër
kundër Zotit (Muhamedanët). Madje shumë vonë përfaqësuesit e kishës, në rend të parë nga ajo
krishtere, duke kuptuar se akti i vetëvrasjes është besimi i luhatur në dogmat kishtare,
ndërmorën qëndrim armiqësor ndaj kësaj dukurie. Në këtë kuptim Hollba thotë:19 Njerëzit në
shekujt të ndryshëm dhe në vende të ndryshme kanë pasur qëndrime të ndryshme për ata të cilët
kanë guximin e vetë të krijojnë mëshuarje (goditje) për vdekje. Botëkuptimet e tyre për këtë
lëndë si dhe për të gjitha të tjerat janë të kurorëzuara me besimin politik dhe fetar. Grekët,
Romakët dhe popujt të tjerë të cilët kanë qenë të orientuar ndaj kësaj që të rradhiten si heroj dhe
njerëz të mëdhenj, ata të cilët kanë marrë jetën e vetë, i kanë llogaritur si heronj dhe zotër.
Bramani në Indi, edhe më arriti t´i ndjellë me vendosmëri të mjaftueshme të grave që të
vetëdigjen së bashku me kufomën e bashkëshortit të vetë.

Është i njohur fakti se në Indi pas vdekjes së bashkëshortit, gruaja ka qenë e detyruar ta
respektojë traditën relogjioze të ashtuquajtur “sati” , sipas së cilës patjetër është dashur të
hedhet në grumbullin me zjarr ku është duke u djegur trupi i vdekur i bashkëshortit të saj.
Sipas botëkuptimeve religjioze kjo vetëvrasje rituale e ka lehtësuar shkuarjen në qiell dhe ka
mundur të ketë domethënie të faljes të mëkateve nga burri.!. “Vdekja vullnetare” e vejushes,
përveç kësaj, i ka sjellur edhe autoritet më të madh fëmijve të saj dhe farefisit. Kjo traditë është
ndërprerë nga pushteti kolonialist britanik në vitin 1982. 20

Për japonezin nuk paraqet kurrfarë peshe dhe për shkak të një imtësie më të vogël e ngul thikën
në xhoksin e tij. Në Japoni me shekuj, madje edhe sot, vetëvrasjet, veçmas në situata të
caktuara, jo vetëm se janë të pranuara ,por, edhe të dëshiruara. Këso qëndrimi për vetëvrasjet
kishin të gjitha klasat në shoqërinë Japoneze. Dhe sidomos ishte prezente në organizimin fisnor
dhe në ushtrinë ku llogaritej se vetëvrasjet janë obligim dhe nderë. Është i njohur harakiri,
forma ceremoniale e vetëvrasjeve e cila edhe sot ekziston, e cila edhe më së shpeshti është si

19

. Holbah, P. Sistem prirode, Beograd, 1950, faqe 197

20
. Shiko Shpadijer – Gjiniq, socijalna patologija, devijimet sociologjike., Zavod za uxhbenike i nastavna sretstva, Beograd, 1988. faqe. 148.

26
reaksion ndaj ndonjë turpi, dënim ose humbje e ndershmërisë. Kontrata vetëvrasëse e të
dashuruarit gjithashtu nuk është mënyrë e panjohur e vetëvrasjeve në Japoni.

Te popujt e trojeneve tona feja bëri që njerëzit gjithnjë e më pak të jenë të kujdesshëm ndaj
jetës së vet. Ai mësoi se vullneti i Zotit të tyre është të vuajnë, ndërsa ai të kënaqet në vuajtjet e
tyre dhe të pajtohen me këtë, që me këtë të asgjësohen pjesë, të veprojnë asisoji që t´i
madhërojnë vuatjet e tyre, megjithatë Zoti i tyre nuk lejon menjëherë që të i ndërpresin ditët e
veta, ose të disponojnë me jetën që u është dhënë. Nëse i lëmë anash bindjet fetare, atëherë
moralistët bënë që njeriut në asnjë rast nuk i lejohet të i ndërprejnë obligimet të cilët i ka marrur
me marrëveshje të cilën e ka lidhur me shoqërinë. Disa të tjerë përsëri , vetëvrasjen e llogarisin
si çyqarlllëk, ata mendojnë se vetëvrasja vjen nga ligështia dhe frika e ballafaqimit me fatet dhe
imagjinatën,dhe se shumë më e madhe është guximshmëria dhe madhështia e shpirtit që t’i
durojnë vuatjet e veta dhe t´i paraqet rezistencë presioneve që paraqiten ndaj fateve. Është
interesant edhe raporti i vetëvrasjeve dhe sovranitetit. Në këtë kuptim theksohet se në shekullin
XVI në Angli është i shqiptuar dënim me vdekje vetëvrasësit pas vdekjes së tij. Kjo rrjedh nga
ajo sepse sipas trashëgimisë së kishës dhe të shtetit vetëvrasësi është llogaritur si kriminel i
shkallës më të ulët. Trupi i tij nga frika e dënimit nga Zoti nuk është varrosur në varreza, por,
përskaj rrugës, ndërsa para varrit (para të cilit nuk është lejuar lutje kishtare) ka qenë i ngulitur
me kunj, ndërsa duart dhe këmbët i janë prerë dhe kanë qenë të varrosura ndaras nga trupi. Një
qëndrim të tillë ndaj aktit të vetëvrasjes nuk është karakterisitikë vetëm në Angli , por ka qenë
dukuri e përhapur në tërë Evropën. E gjithë kjo ka qenë pasojë nga frika dhe panik nga hija e
vetëvrasësit. Nga kjo, jo rastësisht në Mekë trupi i vetëvrasësit ka qenë i vendosur në fuqi dhe
është hudhur në lumin Mozell, me qëllim që shpirti të flaket sa të jetë e mundur më larg nga
vendi i ngjarjes.

Në Francë, Lui i 14-të në kodeksin penal nga viti 1670, ka paraparë sanksione për pasurinë e
personave të cilët ia kanë marrë jetën vetëvetes. Kjo masë e sanksionit më vonë është bart edhe
nga ana e shumë shteteve evropiane. Në Angli përskaj konfiskimit të pasurisë me ligjin penal
prej vitit 1870, ka qenë i vendosur dënimi me burg për të gjithë ata persona të cilët kanë tentuar
të bëjnë vetëvrasje. Kjo flet se frika nga vetëvrasjet ka zgjatur më shumë se sa frika nga djalli
dhe vampirët. Duke pasur parasysh këtë legjistlativi nuk ishte në gjendje që ta zgjedh këtë
problem shoqëror dhe qasjen personale (që në mes tjerash gjithherë ishte rast kur janë bërë

27
tentime që viktima e njeriut të vëhet nën kornizë të caktuar) , “dalja “ nga udhëkryq juristët e
kanë gjetur në kualifikimin e vetëvrasjeve në sëmundjen mentale. Këto ishin paragjykime të
juristëve të cilët vetëvrasjen nga Mesjeta, me asgjë nuk e dallonin nga ato të fiseve primitive.
Edhe njëri edhe tjetri është qëndrimi i përbashkët se, vetëvrasësit nuk duhet të varrosen në
varreza ,por, në ndonjë udhëkryq për shkak të bindjeve se në këtë mënyrë shpirti do të jetë i
dezorientuar në qëllimin që të kthehet në shtëpinë e tij. Në besimin krishter ky akt ka
prezentuar symbol të forcës dhe fuqisë: me forcën e tij gjeometrike udhëkryqi përputhet me
simbolin e fesë krishtere (kryqin dhe aftësinë e tij që ta flakë forcën e dreqit e fshehur në trupin
e vdekur të vetëvrasësit).

Vetëvrasja paraqet dukuri sociopatologjike (devijante) e cila ngjallë reakcion të caktuar


shoqëror. Si dukuri devijante çdo vetëvrasje paraqet problem social me çka rezulton me humbje
të caktuar të qenies krijuese të gjallë. Kjo veçmas është rast nëse vetëvrasjet paraqesin dukuri
masovike në regjion të caktuar. Në këtë rast shteti paraqitet si bashkëpërgjegjës për ngremje
dorë në jetën e vet. Vetëvrasjet mbeten fajësi e saj: argument eklantant se nuk ka siguruar
kushtet e nevojshme normale ekonomike shoqërore, për jetë të rehatshme dhe të dëshiruar. Nga
këto shkaqe është e nevojshme një qasje më e mirë e shtetit. Këso qasjesh mund të gjinden te
disa autorë më të vjetër mendimet e të cilëve meritojnë të quhen si të pavdekshme. Sipas
Erazmo Roterdamit (1509), nëse ndonjëri, shihet se si shikon nga Kulla e Lartë, a poetët thonë
se pikërishtë kështu bën Jupiteri, do të parashikoj në të cilat halle është e eksponuar jeta e
njeriut, sa është e mjerë dhe e nevritshme lindja, sa është e mundimshme ruajtja, në çfarë
padrejtësie është lënë fëmija, në sa mundime është e imponuar rinia, sa është e rënë pleqëria,
sa është egërsi pashmangëshmëria nga vdekja. Pastaj gjatë tërë jetës, sa sëmundje të rënda
sulmojnë, sa fatkeqësi lartësohen, sa të padëshiruara hidhen, nuk ekziston asgjë, pse mos të jetë
e mbuluar me pezmë. Mos t´i përmendi të gjitha ato të këqija që i shkaktohen njeriut ndaj
njeriut, siç janë varfëria, burgjet, poshtërsia, turpi, tradhëtia, nënçmimet, grindjet,dhuna në
familje,shkurorëzimet. Si t’i numëroj të gjitha, kur ka më tepër se sa rëra në det!

Dhe çka kanë bërë njerëzit që ta meritojnë të gjithë ë këte. Cili Zot i hidhëruar i ka detyruar të
linden në të gjitha këto mjerime?

28
Unë tani nuk kam të drejtë të flas për këtë. Ai që mirë do të mendohet, gjithsesi do ta
arsyetojnë shembullin e jetës dhe jo të vdekjes.

Dhe kush janë ata të cilët, për shkak të refuzimit të jetës e dëshirojnë vdekjen? A do të thotë se
këta janë nxënësit e mençurisë?Për këtë unë i gjindem njerëzve, në të gjitha ato fatkeqësi, i
përkrahi paditurinë dhe në mendjelehtësinë, dhe nganjëherë edhe me këtë, që e bëjë të flasin për
fatkeqësitë, nganjëherë ju krijoj shpresë për fat, duke iu shpërdarë kohë pas kohe pak mjaltë për
t’i ëmbëlsuar . Në këtë mënyrë unë ju ndihmoj kur janë në fatkeqësi, por ata edhe atëherë nuk
dëshirojnë ta lëshojnë jetën, atëherë kur asgjë të paktëve nuk i ka ardhur në fund dhe atëherë kur
vetë jeta nuk i lëshon ata. Njëkohësisht ta përmendim se disa shekuj më vonë filozofi i njohur
dhe eseisti francez Alber Kamy, në veprën e tij të njohur ” Miti për Sizifin 1942” , edhe këtë
shumica që nuk dëshirojnë ta zbërthejnë, në bazë të këtyre fakteve të Erazmos do të ndërtojë
teorinë e tij për absurditetin dhe njeriun absurd. Që do të thotë, nuk është i nevojshëm
angazhimi mendor i vaçantë që të kuptohet se nocioni i tij për absurdin, si kategori është i hequr
nga kuptimi për jetën, kjo nuk është asgjë tjetër përveç një kategori e marrëzisë.21

Kamy e refuzoi botëkuptimin dhe aktin e vetëvrasjes, përmes qëndrimit se jeta do të përjetohet
më mirë nëse nuk ka kuptim. Që të përjetohet një përshtypje, një fat, ajo domethënë që
plotësisht që të pranohet ashtu si është.

Për Monteskien, Volterin, Hollbahun dhe përfaqësues të tjerë të Humanizmit dhe të Renesancës
është e ndërlidhur tejkalimi i qëndrimeve sovrane ndaj vetëvrasjes. Shikuar nga aspekti teorik,
këta e rehabilitojnë vetëvrasjen. Kryesit të vetëvrasjeve më nuk shikohen si mëkarë, të mallkuar
nga Zoti, por as edhe si kriminel , por, si njerëz fatkeq që për fatin e tyre janë fajtor natyra dhe
shoqëria e mallkuar. Në këtë kuptim mendoj se akoma është e freskët thirja që e drejtoi
Hollbah: “Atëherë kur politika e cila vetë do të ishte më edukative, seriozisht do të merrej me
arsimin dhe mirëqenia e popujve, kur ligjet do të ishin më të arsyeshme, kur çdo shoqëri do të
ishte më pak tendencioze dhe të gjithë anëtarëve të saj do t’ua kushtonte të gjithë atë kujdes të

21
Kami e refuzoi botëkuptimin dhe aktin e vetëvrasjes, perms qëndrimit se jeta do të përjetohet më mire nëse nuk ka kuptim. Që të
përjetohet një përshtypje, një fatë, ajo domethënë që plotësisht që të pranohet ashtu si është. Shiko: Kami, A. Mito s Sizifu, Veselin Maslesha
– Svetslost, Sarajevo, 1989, faqe 62 dhe më tej.

29
nevojshëm dhe do t´u siguronte edukimin dhe ndihmën e nevojshme të cilën ai ka të drejtë ta
kërkoj; kur qeveritë do të jenë më pakë grabitqare dhe më të zgjuara, dhe me të vërtet para vetes
do të parashtronin qëllimin adhuruesit e tyre t´i bëjnë më të gëzuar – atëherë nuk do të kishte aq
shumë thyes të rregullave, vjedhës, dhe vrasës të cilët e kanë ndotur shoqërinë; nuk do të ishte e
detyrueshme që t´i merrej jeta që të dënohen për veprat e rënda të cilët burojnë nga
vetëmangësit e institucioneve shoqërore, nuk do të ishte e nevojshme në botën tjetër të
kërkohen himerët të cilët gjithë herë tregohen si të pamundur ndaj ndjenjave të tyre dhe kërkesat
e tyre të vërteta.22 Sipas Hollbah, sado që të jemi të lidhur me jetën dhe me frikën ndaj vdekjes,
çdo ditë jemi dëshmitar se shprehia, mendimi publik dhe paragjykimet janë mjaft të forta në ne
që t´i shkatërrojmë të gjitha ato ndjenja dhe të na udhëheqin dhe të inatosemi në rreziqet dhe ta
lëmë në udhëkryq jetën tonë. Ambicjet, krenaria, egoizmi, dashuria, xhelozia, malli për karierë,
këto mendime të ulta për opinionin publik të cilën e zbukurojnë me titullin “çështje e
ndershmërisë” është e mjaftueshme t’i mbyllim sytë para rreziqeve dhe t´i shkojmë në
paratakime të vdekjes. Ndërsa mallëngjimi, vështirësitë e djallit padhimshmëria dhe
mossukseset i zbutim linjat e tilla të padëshiruara të vdekjes dhe bëjnë që ta llogarisim si
përfaqësi të qetë në të cilën do të shpëtojmë nga padrejtësitë e të afërmëve tonë. Varfëria, hallet
nuk zbuten me vdekjen e cila është aq e ndieshme për të gëzuarit . I varfëri i cili është i dënuar
të punojë dhe i cili është i përjashtuar nga kënaqësitë e jetës , ndaj jetës shikon me
indiferentizëm: I pafat, i pashpresë për atë kuptohet dhe shpejton qenien e vet të vijnë me kusht
që t’i jetë i gëzuar. Vetëm se natyra e përgjithshme refuzon t’ia afroj këtë fat vetëm se e gjithë
ajo që e rrethon i bëhet e kundërt, pasi që idetë e tij të errëta i ofrojnë vetëm fotografi të
dhimbshme të imagjinatës së tij , ai mund të dalë nga radha të cilës më tepër i përgjigjet, për
arsye se vetëm në atë rend nuk gjenë kurrfarë përkrahje. Ai më nuk ekziston, mbetet pezull në të
paprespektivën e zbrazët.23 Nuk mundet më tepër të jetë në dobi të vetëvetes edhe për të
tjerët.

22
14 Holbah, P. or. Cit. faqe 191.

23
. Maslesha – Svetslost, Sarajevo, 1989, faqe 62 .

30
5.Lidhja e njeriut me vendin e tij

Qytetari është i lidhur me atdheun e tij, me bashkëvendasit vetëm me lidhjen e mirëqenies, dhe
nëse kjo lidhje është e ndërprerë ai përsëri është liruar. Nëse shoqëria ose ata të cilët e
prezentojnë ndaj tij paraqiten si të pashpirt, me padrejtësi ia bëjnë jetën të pamundur, të
padëshiruar, nëse varfëria është turp që i kërcënohet në botë, pa zemër dhe pa turp, nëse miqtë
tradhëtar në fatkeqësi ia kthejnë shpinën ,nëse gruaja tradhtare i shkakton dhimbje të madhe në
zemrën e tij, nëse fëmijët e padëgjueshëm dhe jo mirënjohës e kanë kuptuar pleqërinë e tij,
nëse fati i tij ekskluziv e ka shikuar nga lënda ku është e pamundur që t’i afrohet dhe më në fund
nga cili do shkak i dhimbjes, brengosjes të vetëdijes, dëshprimi për të e kanë ofenduar pamjen e
gjithësisë dhe ai këto mundime nuk mund t’i përballoj dhe le ta lëshoj jetën për të cilën më
andej mund të jetë vetëm shkretirë e rrëzikshme, le të largohet përgjithherë nga atdheu jo
njerëzor i cili nuk do t’i numëroj në fëmijët dhe familjet e tij , le të dalë nga shtëpia e cila i
kërcënohet që do t’ia shkatërroj kokën e tij , le të heqë dorë nga shtëpia me të cilën fat nuk
mund të ketë më tepër, të punoj dhe e cila mund të ia bëjnë të dëshiruar vetëm fatin e tij.

A dëshirojmë që të arsimojmë njeriun i cili prej kur është bërë i padëshiruar pa mjete për jetë në
qytet i cili në mëshirë të fatit ka lindur, fillon në mëllëngjimin e tij të fundoset? Nga atëherë, më
çfarë të drejte të mallkohet ai që vritet nga dëshprimi. Vallë ai njeri i cili vdes bënë diçka tjetër
që kjo të jetë e vetmuar? Vdekja është i vetmi shërim për dëshprimin ,atëherë hekuri është miku
i vetëm, i vetmi ngushëllues i cili i mbetet të pafatit. Gjersa shpresa i mbetet, gjersa brengat i
duken të qëndrueshme, gjersa ai vetëveten e ledhaton që njëherë do t’i shihet fundi, gjersa edhe
ai vetë i gjen kënaqësitë e konsiderueshme me ekzistencën, nuk pajtohet që të heq vetëveten nga
jeta. Megjithatë, kur asgjë nuk e përmban më tej dashuria ndaj qenies së tij, që të jetohet edhe
me brenga më të madhe, ndërsa që të vdiset është obligim për atë që nuk dëshiron të jetojnë me
brenga ,që të shpëtoj nga to. Shoqëria e cila nuk mundet ose që nuk dëshiron ti ofroj kurrfarë të
mirash i humbë të gjitha të drejtat mbi ne, natyra e cila është e qëndrueshme që ta bëjë
ekzistencën tonë , na urdhëron nga ajo të dalim. Duke vdekur e kryejmë njërin nga rolet e saj
ashtu siq e kemi bërë edhe me ardhjen në këtë botë. Për atë që pajtohet të vdes nuk ka brenga
pa ilaq. Për atë i cili refuzon të vdes, për atë më tej ka vetëkënaqësi të cilat e lidhin me botën.
Në këto raste ne t’i ftojnë para vetes në ndihmë të gjitha forcat e veta dhe në të i kundërshtohet
fatit i cili e mundon, trimëria dhe burimet të cilat natyra edhe mëtej ia dhuron. Natyra

31
përgjithësisht nuk e lëshon gjer sa t’i mbetet ndjenja për kënaqësi dhe në shpresën që do ta presë
fundin e pësimeve të veta. Sa i përket suverenitetit të njeriut ,pësimet e tija nuk kanë fund ,dhe
atij nuk i është lejuar madje që edhe t’i shkurtojë ato . Feja e tij i urdhëron të vazhdoj të duroj
dhe të ankohet; i ndalohet të ikë nga vdekja, e cila për të do të jetë vetëm një hyrje në
ekzistencën e pafat pasi që përgjithherë do të jetë i dënuar për atë që ka marr guxim të ndërpres
para urdhëresave të lehta të Zotit të padhimbshëm i cili jeton ta shikoj se si në dëshprim është
gërditur dhe i cili nuk i lejon njeriut guximin pa lejën e tij, ta lëshoj vendin në të cilën ai e ka
emëruar. Duke pasur parasysh këtë jeta e njeriut të thjeshtë është me e rëndësishmja nga të
gjitha të mirat, patjetër duhet të parashikoj se ai i cili heq dorë nga jeta e vet ,në këtë është i
detyruar nga një forcë e konsiderueshme dhe e pamposhtur. Fatkeqësia tejmase, dëshprimi ose
shthurja e cila në makinën tonë e ka prodhuar dëshprimin është ajo që e udhëheq njeriun në
vetëvrasje. I ngushtuar me kundërshtime të ndryshme, ai është i detyruar të vij në mes rruge e
cila udhëheq në gjysmëvdekjen e tij. E atdheu ose Familja nuk kanë as kurrfarë të drejte t’i
ankohen anëtarit i cili nuk mund t’i bëj të gëzuar dhe nga i cili nuk ka më tepër që në çka të
shpresojë. Që të jetë i dobishëm atdheut të tij ose familjes së tij është e obligueshme njeriu ta
dëshirojnë vetë ekzistencën e tij, të ketë interes për ta ruajtur, të i dëshirojnë lidhjet që me të
tjerët e lidhin, e mbajnë dhe të jetë i aftë të kujdeset për fatin e tij. Më në fund që të jetë i
dënuar, në atë botë dhe që të pendohet për veprimin e tij , vetëvrasësit duhet vetëveten ta
tejkalojnë dhe sipas kësaj kjo në qëndrimin e tij të ardhëm t’i bartë organet e tij, ndjenjat e tij,
kujtimet e tij, idetë e tij, mënyrën e tij të tashme të ekzistimit dhe të mendimit. 24

6.Shkalla e lartësisë së vetëvrasjeve

Ekzistojnë masa(shkallë) të përgjithshme të cilat ndërkombëtarisht janë standardizuar.


Gjithashtu është e aprovuar edhe shkalla e lartësisë të vetëvrasjeve e cila llogaritet se:

• shkalla prej 4,9 të vetëvrasjeve është shumë e ulët

• shkalla prej 5 gjer më 9,9 – shkallë e ulët

• prej 10 deri 19,9 – shkalla e mesme,

24
Hollba, P.Sistem Prirode faqe 196 -202.

32
• prej 20 deri 24,9 – shkalla e lartë, dhe

• prej 25 e më lart apo është shkallë shumë e lartë

Megjithëse hulumtimet për vetëvrasjet në botë tregojnë dallime të dukshme ,varësisht nga
qëndrime të caktuara dhe karakteristikat socio- kulturore të individëve. Në këtë mënyrë të
dhënat kryesisht tregojnë se, duke marrë parasysh gjininë, në dy deri më katër vetëvrasje të
meshkujve vjen një vetëvrasje nga ana e gjinisë femërore. Këto janë sqarime të dallimeve socio
-kulturore në mes gjinive dhe, edhe më tej prezencës së izoluar së gruas nga ato raporte
shoqërore të cilat kanë ndikim suicidial. Sa i përket pleqërisë, është konstatim i përgjithshëm se
shkalla e vetëvrasjve rritet me vitet e pleqërisë, me çka është veçmas evidente pas mbushjes të
dyzet viteve të jetës. Gjendja martesore gjithashtu luan rol të caktuar në zgjidhjen e qasjeve të
ndryshme ndaj jetës së vet. Hulumtimet në këtë sferë tregojnë se vetëvrasjet janë në masë të
konsidrueshme më të shpeshta te personat që jetojnë vetë se sa te ata që janë në bashkëshortësi,
dhe veçmas te ata të cilët kanë familje më të madhe. Është e rëndësishme e dhëna se vetëvrasjet
janë dukuri më të shpeshta në meset urbane se sa në ato rurale. Janë të vërejtuara dallimet e
konsiderueshme te shkalla e vetëvrasjeve te individët me arsimim të ulët dhe te individët nga
nacionalitet të ndryshme që ka të bëj me specifikat gjeografike, religjioze, tradicionale,
kulturore, kushtet materiale dhe shoqërore të jetës të personave nga nacionalitet e ndryshme.

Megjithatë , analizat sociologjike të shkallës të vetëvrasjeve kanë rezultat të kufizuar. Gjer më


tani kjo analizë arriti vetëm t’i vërtetojë kushtet e caktuara shoqërore, raportet dhe situatat në të
cilët ekziston mundësia më e madhe deri sa të vijë te vetëvrasjet. Çështja e sqarimit të rasteve
individuale, ose përse individi A ka kryer vetëvrasje, ndërsa individi B nuk e ka bërë atë edhe
pse që të dy individët kanë qenë në situatë të ngjajshme, mbetet jashtë kornizës, nga korniza e
një orientimi të tillë sociologjik të një analize. 25
Kjo tregon nevojën se të gjitha hulumtimet
për vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet patjetër duhet të riplotësohen me qasje klinike
respektivisht me hulumtimin e karakteristikave individuale të cilat e kushtëzojnë dukurinë dhe
realizmin e varshmërisë individuale për vetëvrasje.

25
. Shiko: Shpadier – Gjiniq, J. op. cit. faqe 125 -130 18 Ibid, faqe 143.

33
Për hulumtimet e tilla në esencë angazhohet një ekipë profesionale, duke i pasur parasysh
parashikimet e saj , por pse jo edhe parandalimet dhe trajtimete rasteve.

7.Lidhshmëria e vetëvrasjeve me format e tjera të dukurive devijante

Në raport me çështjet e lidhshmërisë së vetëvrasjes me dukuri të tjera devijante, asociale dhe


antisociale janë më se të rëndësishme dhe në literaturë më së shpeshti të hulumtuara relacionet e
tri metodave:

1) Çrregullimi mental
2) Alkoolzmi si dhe
3) Narkomania si njëra dhe vetëvrasjet nga ana tjetër

1) Kur janë në pyetje vetëvrasjet mund të thuhet lirisht se teoricientët e shumtë dhe hulumtues
në themel kanë tentuar t’i sjellin në një varshmëri me çregullimet e tjera shoqërore.

Kjo gjendje shpirtërore në të cilën dominojnë impulse vetëm destruktive të cilët janë të
përshkruara si kriza suicidale. Kjo do të thotë, hulumtimet e shumta e vërtetojnë të dhënën se në
një mesatare 1/3 nga ata të cilët kanë bërë vetëvrasje kanë vuajtur nga neuroza, ose çrregullime
serioze psikike të individit. Pastaj , me siguri mund të parashikohet, se numri i shtruar është më
i madh nga ajo që ekzistojnë vetëvrasës të cilët që më parë nuk kanë qenë të nënshtruar
tretmanit psikiatrik.

Bëhet fjalë për hulumtime psikologjike dhe psikiatrike të rasteve individuale të vetëvrasjeve në
të cilët si shkas dominant janë të vendosura depresionet, agresivetit, anksioziteti, si
karakteristika histretike të cilat para kryerjes së aktit të vetëvrasjes, të njejtat kanë qenë të
hulumtuara në mënyrë psikiatrike. Është fakt megjithatë, se individët me çregullime mentale të
të gjitha llojeve bëjnë pjesë relativisht shumë pak në numrin e përgjithshëm të popullsisë, e cila
është e varur nga rajonet dhe vlerësohet prej 10-15%. Nga këtu, çregullimet psikike nga cili do
lloj që të jetë mund të llogariten vetëm një nga shkaqet e lajmërimeve të vetëvrasjeve prej ku
megjithate duhet të mirret parasysh se numri më i madh i tyre kanë rrënjë shoqërore.

34
2) Lidhshmëria e vetëvrasjeve me alkoolzmin, gjithashtu është në evidencë e shpeshtë. Në
literaturë ekzistojnë botëkuptime se alkoolizmi dhe format e tjera të toksikomanisë janë vetëm
forma të vetëvrasjeve kronike, ose thënë më ndryshe – këta janë persona të cilët me vetëdije në
veprim të pakontrolluar nga alkooli kanë vendosur gradualisht të vetëvriten. Këto parashikime të
cilat pa dyshim kanë të vërtetën e vet, nuk janë të argumentuara gjer në fund, sepse ka numër të
madh të alkoolistëve të cilët kanë kryer ose kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje klasike.

3) Vetëvrasjet dhe keqpërdorimi i drogës, gjithashtu është hipotezë e mendjes së shëndosh e cila
pa dyshim se duhet të vërtetohet në mënyrë empirike. Kjo veçmas nga ajo, sepse ekzistojnë raste
të panumërta të heqjes dorë nga jeta për shkak të përdorimit të tepërt të dozave të drogave, në
prapavijën e së cilës ndoshta mund të ketë qëndruar qëllimi për vetëvrasje. Lidhshmëria në mes
vetëvrasjeve dhe dukurive antisociale (kriminalitetit) thuajse pa përjashtim redukohet vetën në
një nivel: në nivelin e realizimit të vetëvrasjeve si akt aftoagretiv me vetëvrasje si agresion i
drejtuar ndaj tjetrit.

8. Lidhja e vrasjeve dhe vetëvrasjeve

Vrasjet dhe vetëvrasjet janë të lidhura ngushtë në mes veti, thotë Mindendorf. Struktura e
caktuar e individit mund të ndikoj në njeriun në gjendjen agresive dhe shumë lehtë të ngre dorë
ndaj vetëvetes dhe njësoj dhe shumë lehtë ta vras tjetrin. Në shumë gjendje të fuqishme afektive,
kryesi dëshiron me çdo çmim ta kalojnë kufirin e situatës të tendosjes dhe orientohet ndaj
vetëvetes ose ndaj ndonjë personi tjetër. Është e mundur që kryesi para kryerjes së veprës
penale të luhatët në mes vrasjes dhe vetëvrasjes. Gjithashtu është e mundur pas krerjes së
veprës së vrasjes kryesi i veprës të kryejnë(bëjë) edhe vetëvrasje. Është e mundur poashtu, gjë
për të cilën ekzistojnë edhe shembuj të shumtë , që agresivitetit të qetësohet pas kryerjes së
vrasjes dhe pastaj të mos kryhet vetëvrasja e planifikuar seriozisht prej kohe më parë.
Gjithashtu është e mundur dhe në të njejtën kohë të kryhen edhe vrasjet edhe vetëvrasjet ose dy
bashkëshortët ose partnerët e dashuruar të heqin dorë nga jeta. Një qasje e tillë për sqarimin e
vetëvrasjeve në krahasim me vrasjet veçmas është karakteristike për teorinë e frustacioneve. Në
këtë kontekst dallimi i vetëm në mes tyre kërkohet në atë se vetëvrasjet paraqesin
autoagresivitet, ndërsa vrasjet agresivitet i drejtuar ndaj tjetrit. Pastaj ekzistojnë edhe sqarime të
ndryshme për shkaqet e frustacioneve të cilët janë me domethënie të posaçme për periudhën

35
drejtë agresivitetit. Në mes tyre është më se interesante qasja e Henrit dhe Short26 të cilët fillojnë
nga parashikimi që njëra nga situatat më të rëndësishme e cila e nxit agresivitetin është
mossuksesi që të mbahet situatë e arritur në lagje ,komunitet, ose mossuksesi që të arrihet pozitë
më e lartë shoqërore në statusin e hirarkisë. Hulumtimet e tyre treguan se ekzistojnë dallime të
konsiderueshme mes shkallës së vetëvrasjes te individët me status më të ulët ose më lartë
shoqërorë: te të parët kjo është mëse e lartë për dallim nga të dytët ku është shkalla e
konsiderueshme më e vogël.

Qëndrimi im është se nëpër masa të mëdha është prezente lidhja në mes vetëvrasjeve dhe
delikuencës në komunikacion. Kjo do të thotë nuk mund të mohohet, edhe pse shumë rëndë në
mënyrë imperike vërtetohet, hipoteza se numri i madh i vetëvrasjeve kryhen me automjete.
Mënyra e kryerjes të këtyre vetëvrasjeve është e llogaritur nga ideja e mesit të drejtpërdrejtë dhe
që asnjëherë të mos të dihet se individi vetë e ka marrë jetën e tij. Akti i tillë i kryerjes është me
qëllim për t’iu shmangur sintagmës negative shoqërore e cila , për fat të keq edhe më tej është
prezente për këtë lloj të sjelljeve , kështu që për largimin apriori për çfarëdo hedhje të fajësisë
në anëtarët më të afërt të familjes për shkak vënies dorë për marrjen e jetës së vet. Në këtë
përfundim na sjellim fatkeqësitë e numërta të komunikacionit, për të cilat thuhet se automjeti
për shkaqe të pa verifikuara, me shpejtësi të lartë ka thyer udhën në linjë tjetër të rrugës dhe në
takim të drejtpërdrejtë ka humbur jetën individ i caktuar. Nuk është larg së vërtetës se në situatat
e tilla nuk bëhet fjalë vetëm për vetëvrasje por edhe për vrasje ose për vrasje të shumëfishtë me
kuptim të direkt të personit që me automjetin e tij me ose me paramendim eventual të individit
do të kishte qëlluar dhe goditur edhe automjetet tjera që qarkullojnë në atë kohë në shiritat e
komunikacionit.27

9.Historiku i vetëvrasjeve dhe reagimi shoqëror

Më lart vërejtëm se në periudha të ndryshme historike kanë ekzistuar dallime të konsiderueshme


për qëndrimet e shoqërisë ndaj vetëvrasjeve dhe vetëvrasësve. Dallimet e tilla ekzistojnë edhe
në shoqëritë bashkëkohore në të cilët dallimet në sistemimin, e ndikimeve shoqërore,
ekonomike dhe kulturore e përcaktojnë edhe reaksionin shoqëror ndaj kësaj dukurie socio-
patologjike. Prandaj, mund lirisht të thuhet se tanimë askund nuk ekziston orientim represiv
26
. Henry, A. fand Short, J. F. suicider and homicide, glencoe, III, Free Press, 1954. f.22.
27
.Po aty,f.23

36
ndaj vetëvrasjeve. Kjo do të thotë se detyrimi i sjelljes së keqe ndaj atij i cili ka tentuar ose ka
arritur që të sjell të keqën më të madhe -vetëvrasjen apo tentim vetëvrasjen, si nonsens pa
presedan, thuajse në tërësi është e tejkaluar në të gjitha vendet në botë. Ligjvënësit
bashkëkohorë vetëvrasjet dhe tentimin për vetëvrasje, sipas rregullit nuk e parashikojnë si vepër
penale respektivishtë si thyerje të ligjit. Megjithatë, thuajse se gjith kund në botë, ky është rast
kur kryerjen e vetëvrasje ose tentimeve për vetëvrasje i llogaritin si rezultat i cili rrjedh nga
theksimet ose ndihmës për vetëvrasje nga person tjetër.

Tek ne në Republikën e Kosovës kjo vepër është e paraparë në këtë mënyrë.

Pavarësisht faktit se Legjislacioni Penal i Republikës së Kosovës vetëvrasjen nuk e konsideron


si vepër penale meqenëse personi është zot i jetës së tij , megjithatë përbën vepër penale dhe
janë të ndëshkueshme veprimet e cilitdo person i cili e shtytë këdo që të kryej vetëvrasje ose e
ndihmon atë të bëj një akt të tillë (nenin 151 i Kodit Penal të Kosovës).
Nga kjo, në varëshmëri nga qëndrimi shoqëror i cili mund të manifestohet si pranim,
indiferentizëm ose për mospranim të të gjithave, madje sjelljes të vetëvrasësit, sot mund të flitet
vetëm për masat preventive të cilat duhet ta pengojnë këtë problem shoqëror. Prandaj, lejimi i
vetëvrasjeve dhe pengimi i tyre më së shpeshti na sjell te rezultatet e dëshiruara. Është fakt se në
vendet të cilat nga një mori shkaqesh opinioni publik ka mirëkuptim dhe i arsyeton vetëvrasjet
(aktin e vetëvrasjes Japonia e arsyeton), efekti nga masat preventive kundër kësaj dukurie është
shumë modest. Gjithashtu mund me siguri të madhe të thuhet, dhe këtë disa hulumtues e
studiues edhe e argumentojnë, për vendet te të cilat ekzistojnë raporte tolerante (indiferentizëm)
ndaj vetëvrasjeve si psh (Republika e Kosovës). Adekuat me atë që u tha më lart, atje ku faktor
të caktuar kontribuojnë për paluhatshmërinë dhe me deklarim të qartë të qëndrimit kolektiv
kundër këtij lloji të sjelljeve devijante ( të gjitha vendet në fe Islame), pengimi apo preventiva
ka shancë më të madhe për sukses, por ashtu si në të gjitha vendet nëse bazohen nën ndryshim
esencial të shkaqeve esenciale të cilët sjellin gjer tek kjo dukuri. Gjendja negative aktuale me të
ashtuquajturat vetëvrasje terroriste , padyshim se e vërtetojnë këtë fakt pikërisht në vendet me
besim të Fesë Islame. 28

28
. Kurani rreptësisht e ndalon vetëvrasjen dhe tentimvetëvrasjen

37
10.Shenjat paralajmëruese për vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje

Rreth 80% e njerëzve që kryejnë vetëvrasje japin shenja paralajmëruese , megjithatë jo të gjithë
të pranishmit mund të i kuptojnë ato shenja që ata i japin.Këta njerëz shpesh herë flasin për
vetëvrasjen , janë të pashpresë,thonë që nuk u ndihmon kush ,nuk e çan kokën kush për ta,se
asgjë në këtë botë nuk ka vlerë,pse të jetojmë kot ,dhe se në fund fare vdekja nuk i tremb.

Të tjerët vetëvrasjet i shprehin me vizatime, me shkrime, ese ,ditarë autobiografikë etj.shenjat


paralajmëruese kanë rëndësi të madhe sa edhe shprehja e tendencës për vetëvrasje,për zbulimin
dhe parandalimin me kohë të këtij akti.

Shenjat paralajmëruese për vetëvrasje mund të grupohen në:

Mesazhe verbale të drejtpërdrejta dhe jo të drejtëpërdrejta

Në shenja psikologjike

Në shenja biologjike.

Mesazhe verbale të drejtpërdrejta

Këto mesazhe nuk janë krejtësisht të hapura,por sinjale apo mesazhe pas të cilave qëndron prirja
për vetëvrasje.p,sh.Dua të ik….,nuk e dua jetën… ,ajo nuk ka kuptim për mua…,çka më duhet
jeta pa të…,përse jetoj më, do ta vras veten..

Mesazhe jo të drejtëpërdrejta

Këto mesazhe tregohen në mënyrë figurative: Së shpejti do të prehem në paqe, dua ta takoj atje
babain, nuk më duhet jeta , jam i padobishëm, faleminderit për të gjitha që keni bërë për mua, etj.

Në shenja psikologjike

Në shenja psikologjike hyjnë : dëshpërimi, trishtimi, përulje e vetvetes,vështërsi


përqëndrimi,shqetësim ,ankth, frikë, agresivitet.

Në shenja biologjike

38
Në shenja biologjike hyjnë:humbje oreksi,rënie në peshë,pagjumësi,gjumë i vazhdueshëm etj. 29

Në këtë moment, është shumë me rëndësi t'i kushtohet vëmendje këtyre shenjave të sjelljes, e që
janë sinjale të një ndryshimi të shprehur nga sjelljet e zakonshme të atij personi.

Këto shenja paralajmëruese si tregues më të shpeshtë mund të jenë:


-Ndryshimet e mëdha në sjellje ;
-Tërheqja nga shoqërimi me miqtë dhe njerëzit në përgjithësi;
-Problemet me gjumin dhe ushqimin;
-Humbjen e interesimit për aktivitete, shkollë, lojë, etj.;
-Humbja e interesimit për dukjen personale fizike dhe higjienën trupore;
-Personi nuk mahitet dhe nuk bënë shaka më, ose e kundërta, gjithnjë mahitet dhe bënë shaka të
tepërta;

-Shpesh shprehet me fjalët: "çdo gjë në këtë jetë është e keqe", "gjithmonë i pengoj dikujt", "së
shpejti do ta zgjidhi këtë problem"...etj.;
- Zakonisht bëhet më zemërgjerë dhe fillon t'i fali të tjerëve gjësendet e veta; rregullon dhe i bie
në vend disa gjëra që më parë i kishte lënë mangu, etj.;
- I fton ose bënë vizita më të shpeshta personave të dashur dhe miqëve më tepër se sa zakonisht;
- Nuk i intereson më shkolla dhe suksesi në mësime ka një rënie drastike;
- Nuk është i koncentruar fare në asgjë. Është gjithnjë në mendime. Duket i hutuar dhe lë
përshtypje se gjatë bisedës nuk e dëgjon fare bashkëbiseduesin;
- Flet shpesh për vdekjen dhe lexon literaturë që trajtojnë më tepër tema për vdekjen;
- Ka pasur edhe ndonjë tentim të mëparshëm për vetëvrasje.
-Interesim i shpeshtë për udhëtim,për armë dhe medikamente

-Testament

11.Përgatitja për vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje

Përgatitja për vetëvrasje fillon me marrjen e vendimit pët vetëvrasje të vetë presonit.Përgatitja
mund të jetë e menjëhershme ,por edhe e ngadalshme.Studimet në Evropë tregojnë se midis
personave që kanë bërë të paktën një tentative vetëvrasjeje,57.6% e tyre e kanë pasur këtë

29
. Dr.Sofokli Duka,Vetëvrasja motivet për të jetuar,Tiranë “GEER”,2008.f.84

39
mendim prej kohësh dhe se 20% e të rinjve dhe dy herë më shumë e të rriturve ,të cilët e kanë
pasur idenë e ngulitur për vetëvrasje,kanë bërë një projekt preciz për t’u vetëvrarë.30

Njerëzit kur vendosin të vrasin veten atë e realizojnë për 24 orë deri më 4 ditë pas marrjes së
vendimit .

12.Përcaktimi i metodës ,mjeteve dhe e vendit të vetëvrasjes

Format apo metodat më të shpeshta të vetëvrasjes janë:Helmimi,varja,me armë zjarri,me armë të


ftohta,mbytja në ujë,prerje venash,therrje,vetëdjegie,kërcim nga lartësia e banesave.Poashtu
vetëvrasjet mund të kryhen edhe me kombinimin e disa preej këtyre mënyrave.

Mjaft metoda si hudhja nga lartësia,mbytja në ujë ,hudhja para mjeteve lëvizëse etj,nuk e kanë të
nevojshme praninë e tyre.

Procesi i sigurimit të mjeteve të vetëvrasjes ka veçoritë e veta:

-Mjetet e vetëvrasjes janë të thjeshta dhe sigurohen me lehtësi,dhe për ta vrarë veten përdoren pa
vështërsi

-Ekzistenca me bollëk e armëve në duart e popullatës

-Mosvendosja e armëve në vendet e duhura

-Mos ekzistenca e rregullave të rrepta për shitjen e armëve,helmeve etj31

Sa i përket vendit mund të theksojmë se në Kosovë kemi edhe raste kur i vetëvrari e vret veten
në vende publike dhe para njerëzve si: Duke kërcyer nga urat, duke u futur në lumenj, liqej,detra,
duke u hedhur nga dritaret ose ballkonet e banesave shumëkatëshe, ose në ndonjë vend tjetër ,
shesh, rrugë, duke ia vënë vetes zjarrin.

Në Kosovë janë shënuar këto vende të vetëvrasjeve:banesat,natyra,vendet publike,stallat e


bagëtive,tavanet,konviktet e nxënësve dhe studentëve,vendet e punës,kopshte me pemë.

30
. Dr.Sofokli Duka,Vetëvrasja, motivet për të jetuar,Tiranë “GEER”,2008.f.85
31
.Emin Uka ,Vetëvrasja dukuri shqetësuese,Prizren 2012,f.63.

40
Vetëvrasja me varje

Lajmi shokues ka ndodhur ditën e Premte (25.03.2011) në Prishtinë, ku u gjet i varur djaloshi
me iniciale E.B, i klasës së 11 (njëmbëdhjetë) të Gjimnazit “Xhevded Doda” në Prishtinë, ku po
në të njëjtën shkollë punon edhe babai i viktimës si profesor. Sipas zërave jo zyrtar akti është
kryer në shtëpinë e viktimës, arsyet dhe shkaqet nuk janë bërë të ditura.

Në Drenas një femër nga Arllati të martën ka bërë vetëvrasje. Ajo është gjetur e varur në litar në
garazhin e shtëpisë së saj. Familjarët që e kishin gjetur viktimën e kanë dërguar menjëherë në
spital, por mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen. Kufoma është dërguar për
obduksion. 13.04.2011

Një i mitur është gjetur i varur në litar në fshatin Bukosh të Suharekës, në një objekt përcjellës
pranë shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Policia bëri të ditur se në
vendngjarje kanë dalë njësitet e hetuesisë, patologu dhe prokurori. Me vendim të prokurorit,
trupi i pajetë i është liruar familjarëve. 18 Prill 2011

Vetëvrasja me djegie apo Zjarrvënia e vetes

Zjarrvënia e vetes është e rrallë.Viktimat zakonisht e lagin veten me lëng të djegshëm,zakonisht


benzinë dhe i vënë zjarrin vetes.Kontenieri dhe shkrepësat zakonisht gjenden në skenë.Viktima
pëson djegie të shkallës së dytë ose të tretë në shumicën e trupit, më të përqëndruara djegiet
përpara.Vdekja mund të mos jetë e menjëhershme;më shpesh viktima vdes nga ndërlikimet e
djegieve të tij.

Pesë persona e vranë veten në shtëpi.Nivelet e monoksidit të karbonit ishin9,11,14,33 dhe 38


%.Mesatarja ishte 21%.Dy persona vdiqën përjashta.Nivelet e tyre të monoksidit të karbonit
ishin 17 dhe 25 %.

Në shqyrtimin nga Leth dhe Hart-Madsen, gjashtë nga shtatë viktimat me teste negative për
monoksid karboni kryen vetëvrasje në ambient të hapur ,ndërsa i shtati në dhomë të madhe.(12)

41
Vetëm dy nga rastet e tyre ndodhën në një makinë dhe të dy viktimat kishin nivele monoksidi
karboni më shumë se 50%.Kështu duket se në ambiente të ngushta si automjete,zjarrvënia e vetes
mund të rezultojë në nivele të larta monoksidi karboni.Në ambiente të mëdha apo të
hapura,monoksidi i karbonit mund të variojë nga ”normal” në lehtësisht i rritur deri në
mesatarisht i rritur.32

Vetëvrasja me automjete

Në kriminalistikë , Vetëvrasësit janë kategorizuar si njerëzit më trima mu për atë arsye se më se


vështirë është të ngritet dora mbi vetëveten. Te vetëvrasjet me automjete një numër i
konsiderueshëm i shoferëve i përplasin makinat e tyre përballë një objekti fiks si një urë beton ,
apo një shtyllë rrugore. Personi del nga rruga dhe nget për një distancë të përfillshme drejt
objektit pa përdorur frenat.Zakonisht është e dukshme nga studimi i gjurmëve të gomave që ky
person ka kohë të mjaftueshme për t’u kthyer përsëri në rrugë apo të evitojë pengesën nëse ka
dalë aksidentalisht nga rruga.Gjithashtu ,nëse ka dëshmitarë,do ishin parë dritat e
frenimit.Shkaku i ”aksidentit” në raste të tilla i atribuahet pirjes apo zënie së gjumit në timon.

Zakonisht , personat që kyejnë vetëvrasje me automjet do të kenë histori të mëparshme


tentativash vetëvrasjeje apo trajtim nga psikiatri. Në një rast , viktima ishte një nënë që sapo
kishte vrarë vajzën.Në të gjitha rastet e dyshuara, duhen ekzaminuar tabani i këpucëve të shoferit
për të parë nëse ka mbetur shenja e pedaleve në tabanin e këpucës. Nëse shenja është ajo e
pedalit të gazit, atëherë kuptohet që në kohën e përplasjes,personi po e rriste shpejtësinë.Kjo
është një e dhënë konfirmuese e vetëvrasjes. 33.

32
. Vincent J DiMaio &Dominick DiMaio ,Fprensic Pathology,(Mjekësia Ligjore) ,Shkup ,Tabernakul, 2014,f.367)
33
. Vincent J DiMaio &Dominick DiMaio ,Forensic Pathology(Mjekësia Ligjore) ,Shkup ,Tabernakul,2014,f.294 e përktheu nga anglishtja Dr.
shkencave mjekësore Gentian Vyshka,mjeke Blerina Pepi)

42
Foto1.

Vetëvrasja me armë zjarri

Vetëvritet një 31-vjeçare 01.06.2011 Kosova Sot


M. Haziri, 31-vjeçare ka vdekur si rezultat i plagëve të marra nga një armë zjarri. Ngjarja ka
ndodhur të martën rreth orës 18:00 në fshatin Kollë të komunës së Vushtrrisë.
Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar
gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale.
“Rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, me elemente të vetëvrasjes klasike të
parapërgatitur nga viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në
Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Hoti. Kemi dhe vetëvrasja
me helmim,vetëvrasje me barëra,vetëvrasje me mbidozë droge,bytje në ujë,vetëvrasjet nga fajdet

,etj.

Vdes nga mbidoza e drogës 


Një person me banim në rrugën “Flamurtari” të mërkurën mbrëma në Spitalin Rajonal të
Prizrenit është sjellë pa shenja jete.Sipas mjekëve kujdestarë, dyshohet se viktima ka ndërruar
jetë si pasojë e mbidozës së substancave narkotike.Me urdhër të prokurorit kufoma është dërguar
për obduksion. 28-04-2011,  Zëri

Vetëvrasjet e mistershme në Kosovë, nxiten nga fajdet

43
Dhjetëra faqe përgjimesh ku përshkruhen kërkesat dhe lutjet për t’i ndaluar obligimet, nuk i
kishin mjaftuar gjykatës për të dëshmuar se vetëvrasjet e Murat dhe Petrit Mehanës nga
Mitrovica ishte motivuar nga veprimtaria e fajdeve.
Në korrik të 2011-ës Murat Mehana nga Mitrovica ishte vetëvrarë në afërsi të fshatit Bajgorë të
Mitrovicës.Në orën e tij të fundit ai kishte dërguar një mesazh te personi tek i cili detyrohej duke
e lutur t’i ndërpritej kamata e fajdes.
“N.N sonte mas largu kan 8 po t’i kryj qato 3 mijë, e nëse më ki jaran fol me NN dhe NN dhe
nali për dy muaj kamatat se 4 mijë euro në mujt po më bjen e nuk muj,” shkruhet në kallëzimin
penal.Një orë më vonë Murat Mehana kishte qëlluar veten duke lënë prapa një mister të madh –
“arsyen e vetëvrasjes”.
Pesë javë më vonë i vëllai Petrit nga dhimbja për tragjedinë e të vëllait kishte varur veten në litar
në shtëpinë e tij.
Katër vjet pas ngjarjes i vëllai Afrim Mehana ka rrëfyer në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” për
motivet që i dërguan vëllezirit e tij drejt vetëvrasjes.
Pas luftës familja Mehana kishte nisur të fitonte para nga biznesi i tyre i ndërtimit të shtëpive,
por siç rrëfen Afrimi, vëllezërit e tij ishin futur në obligime tek fajdexhinjtë.
“Rasti jonë është pak specifik sepse direkt pare me fajde nuk kanë marrë po kanë filluar t’u i
dhanë kerre edhe kur nuk ka mujt me pagu shumën komplet ia ka ofru gjysmën e shumës. Ata
gjysmën nuk e kanë marrë edhe kanë fillu fajdet”, rrëfen Mehana.
Familja besohet se ra viktimë e një sistemi të ngritur me vite në Kosovë ku parave të marra me
fajde u shumëfishohen kamatat në rast mospagese.
“Fajdet kanë qenë prej 10 për qind deri ne 100 përqind. Për 10 ose 15 mijë euro vëllai im ka
paguar shumën prej 100 deri në 200 mijë euro”, rrëfen Afrimi.
Ai e ka të pamundur të llogarisë shumat e paguara, por i kujtohet se pas vdekjes së vëllezërve
fajdexhinjtë i kishin bërë me dije se familja u detyrohej atyre edhe 47 mijë euro.
Paaftësia për të dëshmuar
Vetëvrasjet e Muratit 30 vjeç dhe Petritit 28 vjeç sipas dosjes së prokurorisë kishin për motiv
detyrimet e papërmbushura të fajdeve. Pretendimet e prokurorisë në këtë rast nuk janë provuar
asnjëherë para gjykatës. Në mungesë provash gjykata në vitin 2014 kishte liruar nga akuza katër
persona të dyshuar si përgjegjës të rastit.
Që nga ajo kohë për shkaktarët e vetëvrasjeve nuk është nisur ndonjë hetim i ri.

44
“Në rastin e familjes Mehana ka qenë e ngritur një aktakuzë nga ana e një prokurori vendor, këtë
lëndë më vonë e ka marrë prokuroria e EULEX-it dhe kjo lëndë ka përfunduar në gjykatën e
EULEX-it këtu në Mitrovicë me aktgjykim lirues ndaj katër të akuzuarve”, theksoi Shyqeri Syla
duke mos dashur të flasë për fajtorët e kësaj ngjarjeje.
Drejtori i policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi, i cili ishte shfaqur në publik si organizatori i disa
aksioneve policore kundër grupeve të fajdeve, pranon se në regjionin e tij po vazhdon
veprimtaria ilegale.
“Burime apo informacione të pakonfirmuara tregojnë së ekzistojnë edhe viktima tjera. Nuk mund
të flas me numër mirëpo ekzistojnë, janë dy apo tri kategori. Ka aso kategorish që e mbajnë
shumë fshehtë nuk e diskutojnë as me familjarë as me të afërm, ka aso kategori që kur kanë
ardhur para një falimentimi financiar fillojnë me u anku para të afërmve apo shokëve të tyre”,
thotë Thaçi.
Sipas tij, mungon bashkëpunimin i këtyre njerëzve me policinë, sepse rastet si këto
të fajdeve “mbahen të fshehta”.
“Ne si polici e kemi problem sepse qytetarët e prekur nga kjo kategori nuk vijnë te ne. Ne jemi
ata që u ofrohemi këtyre viktimave për me bashkëpunu me policinë, po prapë nuk vijnë. Arsyet
nuk i di, ndoshta është fenomen në vete pse nuk bashkëpunojnë”, theksoi Thaçi.
I pari i policisë pretendon se edhe në rastin Mehana policia pati probleme të bashkëpunojë me
familjen për të arritur deri te mbledhja e fakteve. Siç rezulton nga dosja e lëndës, policia
kishte nisur arrestimet vetëm pas vetëvrasjes së dytë. “familjarët kanë nisur të bashkëpunojnë me
ne vetëm kur ka ndodhur vetëvrasja e dytë, ” thotë Thaçi.Fshehja e detyrimeve dhe tentativa për
t’i mbuluar ato, rrëfehet edhe nga familjarët e viktimave  Mehana. Në intervistën për “Drejtësia
në Kosovë” nëna e viktimave Sofije Mehana ka rrëfyer se nuk ka ditur asgjë për situatën në të
cilën ishin futur djemtë e saj. “ nuk kam ditur asgjë, kemi shku në deti pa e ditë për problemin”,
ka rrëfyer Sofija.
Sipas Ligjit Penal të Republikës së Kosovës fajdeja është veprimtari e ndaluar e cila dënohet me
burgim deri në 8 vjet. Kodi penal e përkufizon këtë veprimtari në mesin e krimeve të rënda duke
përshkruar si rrethana rënduese shumat e detyrimeve dhe gjendjen e rëndë financiare të personit
tjetër, transmeton "KALLXO.com". 34

34
. http://www.albeu.com/index.php

45
KAPITULLI III

SHKAQET E VETËVRASJEVE NË KOSOVË 2010-2015

1.Shkaqet e vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në Republikën e Kosovës 2010-2015

Shkaqet e vetëvrasjes në ditët tona të përmendura si motive janë disa:

-Traumat e luftës, problemet ekonomike, xhelozi , motive të dobëta, grindje familjare, mungesë
fëmijësh, braktisje , ndikim droge dhe alkooli, bindje fetare, sëmundje të sistemit nervor,
sëmundje të pashërueshme, invalidë, humbje të afërmish , pikëllim, borxhe ,lojëra fati, konflikte
bashkëshortore dhe dhunë famijare, ndryshimet e mënyrës tradicionale të të jetuarit,periudha e
tranzicionit.

Sipas të dhënave të mbledhura në terren ,shkaqet më të shpeshta të vetëvrasjeve në Republikën e


Kosovës janë: traumat e fituara nga lufta, humbja e më të dashurve në luftë, stresi, depresioni,
sëmundjet e pashërueshme, përdhunimet seksuale të të dy gjinive, papunësia ,varfëria e
skajshme, humbja e vendit të punës, mungesa e banimit, shpërlarjet e parave –fajdet, krimi i
organizuar, kodi gjenetik, dëshpërimi, humbja e shpresës, xhelozia, sjelljet devijante, alkooli,
drogat, pabesia bashkëshortore, shkurorëzimi, dhunë në familje, incesti, hakmarrja ,
prostitucioni, ndikimi i grupeve mafioze,etj.

Hulumtimet në terren tregojnë se 70% e shkaqeve janë nga pasojat e luftës, por shkaktarët e
vetëvrasjeve në Kosovë,duhet kërkuar edhe në mbështetje në pikën se: Ç’trashëguan shqiptarët
nga e kaluara.35

Në të kaluarën njerëzit në Kosovë shkolloheshin, kishin punë dhe ekonomi familjare qoftë në
fshatra apo edhe në qytete dhe,ekonomia dhe të ardhurat e tyre familjare nuk viheshin në
pikëpyetje.

Tani më 2017 çfarë po ndodh vallë?

Autoriteti ndaj kryefamiljarit dhe familjarit ka ndryshuar dukshëm dhe me këtë edhe disa njerëz
filluan të ndihen të lënë anash.Shumë intelektualë u detyruan të bëjnë edhe punë dytësore për ti
mbajtur familjet e tyre.
35
. Emin Uka,Vetëvrasja dukuri shqetësuese,Prizren 2012,f.117

46
Shkollat ,universitetet dhe shkenca u hodhën në dobi të llojit më të ulët të punës,me një fjalë u
lan anash. Kemi edhe shumë arsye të prishjes së strukturës familjare, marrë parasysh se
shqiptarët e Kosovës e përjetuan ekzodin famkeq në vitin 1999 dhe kur u kthyen në vend e gjetën
vendin të djegur ,të vjedhur e të shkatërruar.

U lëkund autoriteti i prindit sepse rinia tashmë bënte jetën e saj dhe nuk lodhej nëse veprimet e
tyre u pëlqenin prindërve apo jo, në këtë mënyrë prindi e humbi autoritetin në sytë e fëmijëve.

Gjenerata e vjetër u shkollua në një system tjetër dhe nuk arrinte me shpejtësinë marramendëse ti
kapte gjërat e shkencës , elektronikës, botës së internetit, kështu që të rinjtë i kapën më lehtë këto
gjëra dhe u integruan me dinamizmin që ofroi dhe imponoi koha moderne.Gjenerata e vjetër tani
është edhe në vështirsi ekonomike sepse i ka humbur ato paga të garantuara që i kishin dikur,
kurse e reja po synon veprimin. Të vjetrit tashmë fatkeqësisht po e llogarisin veten si barrë
ekonomike dhe për këtë arsye edhe disa sosh po përfundojnë në vetëvrasje.U hoq respekti për
njerinë që dikur ishte virtyt i shqiptarëve ,u harruan lidhjet farefisnore, familja u shthurr,familjet
e dëshmorëve u harruan , jetimët, invalidët e luftës, me një fjalë u harrua e tërë qenia njerëzore
dhe vetë njeriu.Institucionet shtetërore dhe lokale nuk kanë ide dhe plane konkrete se si të dilet
nga kjo situatë e rënduar e veçanërisht në rrafshin ekomonik .

2.Shkaqet e vetëvrasjeve nga këndvështrimi i psikologëve dhe reflektimi i tyre edhe në


Republikën e Kosovës

Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit.Afërsisht një në dhjetë mijë amerikanë
kryen vetëvrasje çdo vit.Ndërkohë që më shumë gra tentojnë të bëjnë vetëvrasje se sa burrat.Janë
burrat ata që vdesin prej vetëvrasjes tri herë më shumë se gratë.Sado që mosha kulmore e atyre
që bëjnë përpjekje për vetëvrasje në Amerikë është rreth 30 vjeç, studimet më së fundmi
dëshmojnë se rastet e vetëvrasjeve janë shumë serioze edhe midis atyre nën moshën 20 vjeç si
dhe te personat e moshuar.

47
Përse njerëzit kryejnë vetëvrasje?

Ndonëse ka arsye të shumta dhe të veçanta, shumica e tyre kanë të bëjnë me faktin se ata që
përpiqen të bëjnë vetëvrasje kanë një ndjenjë se jeta nuk ia vlen të jetohet.Ndjenja e të qenit pa
shpresë dhe ajo e fajit janë zotëruese të depresionit.Në qoftë se gjendja duket e pashpresë, kjo
mund ta shtyjë personin depresiv të bëjë vetëvrasje.

Disa njerëz besojnë se akti i vetëvrasjes është një kërkesë e dëshpëruar për ndihmë.Afërsisht
80% e viktimave të vetëvrasjes kanë bërë një lloj paralajmërimi para kryerjes së këtij akti.Me sa
duket ,personat që bëjnë vetëvrasje janë individë që nuk janë të zotë dhe nuk janë në gjendje të
merren siç duhet me stresin e tyre dhe nuk gjejnë rrugëdalje tjetër.

Disa gjëra mund të bëhen për të ndihmuar në ndalimin e vetëvrasjes,sikurse është diskutuar nga
Deivisen dhe Nill (Davison dhe Neale) në librin e tyre të vitit 1986:”Psikologjia
anormale”.Rastet kur viktimës së mundshme për vetëvrasje i kërkohet që të mos e kryejë
vetëvrasjen pa e takuar më parë një këshilltar , duket se janë të suksesshme. Duke biseduar me të
se si ndjehen , ai mund të krijojë tek ata një ndjenjë besimi deri sa t’u jepet ndihma e vërtretë
profesionale.Po të jeni me një viktimë potenciale për vetëvrasje,shoqërojeni atë për të marrë
ndihmë.Një qendër këshillimore,një urgjencë spitali,madje edhe një stacion policie janë vende ku
profesionistët do të dijnë si ta përballojnë situatën.

Nëse personi e ndjen me të vërtetë se nuk ka arsye për të jetuar, atëherë trajnimi më i mirë do të
ishte që atij t’i jepet shpresë.Psikologët nuk e kuptojnë plotësisht përse njerëzit kryejnë
vetëvrasje. Ata shpresojnë që nëpërmjet vazhdimit të kërkimeve ta kuptojnë më mirë dhe të jenë
në gjendje ta parandalojnë këtë humbje tragjike të jetës njerëzore.36

3.Vetëvrasja në Kosovë

Fenomeni i vetëvrasjes në Kosovë, si duket është tentuar të minimizohet në shkallë


jashtëzakonisht të madhe për shkak të shumë faktorëve. Në Kosovën para vitit ’99, duke ditur
rrjedhat edhe politike, sociale dhe ekonomike, pak është folur për një fenomen të tillë.

36
Terry F.Pettijohn .Prikologjia një hyrje koncize Shtëpia Boturse ”LILO”,Tiranë,1996.f.469

48
Edhe sot lirshëm mund të themi se pak i kushtohet rëndësi një fenomeni të tillë, porse
ndryshimet në këtë drejtim kanë rrjedhë me vetë ndryshimet brenda për brenda shoqërisë, në
përgjithësi.

Ballafaqimi me një situatë të cilën e ka kaluar shoqëria jonë, padyshim se në vete ngërthen edhe
shumë sfida me të cilat do të atakohet drejtpërdrejt shoqëria, pas tejkalimit të një situate të
tmerrshme për çdo individ që në një formë ose në një tjetër është ballafaquar me luftë.37

Dalja nga një situatë, krejtësisht destabilizuese, dezorientuese për individin nuk premton që ai
shpejt do ta marrë veten, madje e kundërta e kësaj , ai për një kohë të gjatë nuk do të arrijë të
stabilizohet dhe të nis jetën nga e para.

Në Kosovë, të gjithë qytetarët e saj kanë qenë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, kanë pasur të vrarë,
të masakruar, të dhunuar, e të dëbuar pa dallime, gra, pleq, fëmijë, të rinj e të moshuar. Shumë
nga ne me sytë tanë kemi parë, e edhe përjetuar tmerre nga më të ndryshmet që për njerëzimin
nuk janë të lehta. Dhe normalisht, që gjithë këto të përmendura vetëm në pika të shkurtra janë
një tregues real, i gjendjes psikologjike, emocionale, shpirtërore me të cilën është atakuar kjo
shoqëri dhe që normalisht edhe individët të cilët nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë qoftë edhe
përjetimit të dhembjes, pas kësaj ndodhie, kanë kryer edhe aktin e vetëvrasjes.

Vetëvrasja është një akt personal, pra vetë individi vendos nëse donë ta kryej një akt të tillë apo
jo. Edhe përkundër faktit që ai nuk është vetëkrijues i jetës së tij, ai merr vendim që t’ia marr
vetes atë të drejtë për jetë.

Në vende dhe shoqëri të caktuara një akt i tillë konsiderohet i drejtë dhe po kështu edhe i
guximshëm, madje në disa kultura konsiderohet si një akt i glorifikuar, si “një zgjidhje krenare e
problemeve të pazgjidhura”.

Në kultura dhe shoqëri të ndryshme, konsiderohet si një akt qyqar, madje shkohet deri në
përfundime të tilla sa që individët të cilët kryejnë një akt të tillë, konsiderohen si të çmendur fare
dhe si të paaftë për t’u ballafaquar me situata të cilat në momente të caktuara mund të
konsiderohen të pazgjidhshme.

37
. Mbi fenomenin “Vetëvrasje”FLORENT RRAHMANI GAZETA EXPRESS E shtune, 13 Shtator 2014 08:42

49
Për të analizuar një fenomen të tillë normalisht që duhet ndërlidhur fuqishëm teoria me kërkimin.
Pa një ndërlidhmëri të tillë, sociologu në asnjë mënyrë nuk do t’ia dalë në krye të një analize të
mirëfilltë sociologjike, mbi fenomenin e vetëvrasjes.

Konsideroj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në shoqërinë tonë ka të dhëna të


mjaftueshme mbi këtë fenomen, për t’i bërë një analizë sociologjike, dhe për të arritur në
përfundime se cilët janë shkaktarët kryesorë që sot shtyjnë një individ brenda për brenda
shoqërisë sonë, që të marrë një vendim të tillë.

Duhet përmendur me këtë rast se gjatë periudhës kohore 2010-2015 në Republikën e Kosovës
kemi të evidencuara 342 vetëvrasje dhe 1536 tentim vetëvrasje.Kjo shifër nuk është
përfundimtare marrë parasysh se një numër i konsiderueshën i rasteve nuk janë paraqitur fare në
Policinë e Kosovës dhe as nëpër gjykatat respektive të shtatë qendrave më të mëdha , në të cilat
ekzistojnë gjykatat dhe prokuroritë.

Këto janë të dhëna të përgjithshme , në gjithë vendin tonë, lidhur me aktin e kryer të vetëvrasjes
dhe tentim vetëvrasjes, duke i përfshirë të gjitha moshat, dhe të dyja gjinitë.

Normalisht, që nuk përjashtohet mundësia e mosraportimit të ndonjë akti të tillë. Shkaqet, që


realisht nuk raportohet apo nuk publikohet si i tillë janë nga më të ndryshmet , si :

Ajo që lë pas hutesë/ shqetësim, fajësi, turp dhe me arsyetimin e ruajtjes së familjes, për faktin
se akti i vetëvrasjes mund të godas në tërësi një familje dhe të sjellë çrregullime të mëdha
përbrenda saj.

Ajo që bie në sy nga këto të dhëna që i posedojmë fillimisht është fakti se kemi ngritje të
jashtëzakonshme të numrit të tentim vetëvrasjeve, gjë që është mjaftë shqetësuese dhe se
padyshim duhej ndërmarrë masat e duhura për parandalimin dhe evitimin e tërësishëm të kësaj
dukurie.

Në bazë të të dhënave statistikore, arrijmë në një përfundim se numri i të vetëvrarëve në vendin


tonë ka dallime të vogla me plus – minus nga viti në vit, porse shtimi i numrit të tentim
vetëvrasjeve është një tregues shqetësues se në rast të realizimit të këtyre tentativave numri i të
vetëvrarëve do të shënojë ngritje jashtëzakonisht të madhe.

50
Për këtë , ka rëndësi të veçantë, ndarja gjinore që u bëhet atyre që kryejnë tentim vetëvrasje, për
faktin se mendohet se femrat kryesisht përdorin mjete tjera si medikamente dhe konsumim i
tepruar i tyre , gjë që shpijnë edhe në dështimin e kryerjes së një akti të tillë.

Ndërkaq, meshkujt kryesisht mendohet se kryejnë këtë akt përmes mjeteve të forta, si armët, dhe
realizimi i një qëllimi të tillë është dukshëm më i lehtë dhe më i sigurt në raport me ato mjete që
përdorin femrat.

Në bazë të të dhënave të cilat ekzistojnë për numrin e atyre që kanë kryer një akt të tillë, del se
ky fenomen është mjaft shqetësues në shoqërinë tonë, dhe se duhet marrë më seriozisht.

Është e rëndësisë së veçantë të analizohen mundësitë për parandalimin e këtij fenomeni, në


mënyrë që individët mos të ndjehen të lënë anash nga zhvillimet brenda vetë shoqërisë, dhe po
kështu edhe të përfshihen në procese të ndryshme.

Në këtë rrafsh, rol të veçantë ka institucioni kryesor, pra familja. Familja është qeliza e cila duhet
ta ketë nën vëzhgimin e saj të përhershëm individin i cili në një mënyrë apo në një tjetër,
mendohet se po shkon drejt realizimit të një akti të tillë.

Faktorët që shtyjnë drejt një akti të tillë

Në shoqërinë tonë mund të merren në konsideratë një mori faktorësh, që shtyjnë individin drejt
vetëvrasjes dhe se nuk janë të paktë.

Nëse kemi parasysh studimin e Durkheim-it, për vetëvrasjen dhe po kështu edhe ndarjen në katër
grupe që ai i ka bërë vetëvrasjes, padyshim se në shoqërinë tonë ndeshemi me tipin e vetëvrasjes
Egoiste.

Pamundësia e integrimit të individit brenda për brenda shoqërisë, e shtyjn atë drejt një akti të
tillë. Ngase, ai e sheh veten të ndarë në raport me proceset të cilat zhvillohen në shoqëri në
përgjithësi dhe po kështu ndeshet edhe me zbehjen e vlerave në shoqëri, dhe me vetë
mosrëndësinë e tij, e si pasojë e krejt kësaj, normalisht rrjedh vetëvrasja.

Çrregullimet mentale, humbja e besimit, kushtet e rënda ekonomike e sociale, stresi, depresioni,
dukuritë si droga, alkooli, prostitucioni dhe dukuri të tjera negative, kanë të gjitha mundësitë në
një përfundim të tillë, pra përfundim në vetëvrasje.

51
Ndryshimet në jetën sociale, ekonomike të cilat kanë prekur gati se të gjitha shoqëritë, por me
theks të veçantë ato shoqëri të cilat janë më pak të zhvilluara dhe në tranzicion, normalisht që
gjen evoluim më të shpejtë dukuria e vetëvrasjes.

Sot ndeshemi edhe me një zhvillim kaq të hovshëm, të prekur nga procesi i globalizimit, dhe nga
zhvillime kaq të shpejta, të cilat për individin në një formë ose në një tjetër janë të
papërballueshme për integrim të shpejtë, normalisht e shtyjnë atë në një hamendësim për vetë
rolin dhe rëndësinë e tij në shoqëri, dhe po kështu e shtyjnë atë drejt një përfundimi jo të
kënaqëshëm për të, zbehjen e rolit të tij në shoqëri.

Padyshim se në këtë rrafsh, rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë ka efekti që ka pasur familja
tradicionale ( familja e tipit të gjerë ), e cila ka pasur ndikim të veçantë në formimin dhe
zhvillimin e individit. Ndërkaq, sot kur shoqëria jonë ndeshet me individualizimin sikurse edhe
shumë shoqëri tjera, individi ka dëshmuar se është dukshëm më i dobët t’i përballojë sfidat me të
cilat atakohet në situata të caktuara.

Kujdesi i shtuar nga institucioni i familjes për individin dhe brenda një periudhe kaq të shpejt
zhvillimi i hovshëm i individualizmit, ka ngjallur mëdyshje dhe hamendësime të mëdha në të
sotmen dhe të ardhmen e individit në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Prandaj, edhe situatat e tilla ngjallin padyshim dilema të mëdha në vetë individin, krijojnë një
lloj ndjenje të pasigurisë dhe pafuqishmërisë së tij, gjë që e shtyn atë në një rrugë të tillë.

Por, për të arritur në një përfundim final për këtë fenomen, duhet pasur parasysh edhe të dhëna të
tjera si : Sa është numri i vetëvrasjeve meshkuj sa femra, cili është numri i tentim vetëvrasjeve
meshkuj e cili është numri i femrave, vetëvrasjet dhe tentim vetvrasjet të analizohen edhe në
bazë të moshës së atyre që kryejnë këtë akt, në bazë të vendbanimit dhe kushteve se si jetojnë, si
dhe të analizohet një aspekt tjetër i cili është mjaftë i rëndësishëm, se në çfarë periudhash kohore
janë kryer këto vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje, për faktin se duhet pasur parasysh se sa lidhen
me gjendjen emocionale shpirtërore, apo ndoshta edhe nuk ka fare ndikim një gjë e tillë.

Prandaj, për të arritur në një përfundim të tillë, është e nevojshme realizimi i një projekti madhor,
që do të mblidhte gjithë këta faktorë, dhe më pas mbi plotfuqishmërinë e tyre të ndërtohet edhe
një strategji për parandalimin e vetëvrasjes.

4.Tentim vetëvrasjet në Kosovë një thirrje e madhe për ndihmë

52
Raportet e publikuara të Policisë së Kosovës thonë se çdo vit në vend tentojnë ta vrasin veten në
vend jo më pak se 138 individë,dhe se më të shpeshta për 8-10 herë janë tentim vetëvrasjet se sa
vetëvrasjet.Tentim vetëvrasjet më të shpeshta janë te femrat se sa te meshkujt. Femrat e moshës
15-30 vjeç më së shpeshti tentojnë ta vrasin veten dhe kjo dukuri i sulmon më së shpeshti
bashkëshortët e ndarë dhe personat e vetëm në jetë ,kurse tek të vjetrit nuk ka dallim midis
gjinive.38 Grupmoshat më të prekura në Kosovë janë nga 27-45 vjeç. Në vitin 2010 numri i
tentim vrasjeve ka arritur në mbi 300 persona.39 Hulumtimet në terren tregojnë se tentim
vetëvrasjet janë një thirrje për ndihmë dhe se në momentin kur kanë tentuar të vetëvriten nuk ka
ekzistuar një qëllim i tillë i vetëdijshëm.

Nga të dhënat që ofrojnë tentim vetëvrasësit,mësohet se shumica prej tyre kanë provuar që ta
vrasin veten me qëllim që t’ua bëjnë me dije të afërmve dhe mjedisit ku jetonin t’ju ndihmohet
në zgjidhjen e problemeve jetësore. Raste të tilla ka mjaft.Njëri prej shembujve është ai kur një
djalë i ri në Prishtinë tentoi të kërcejë nga kulmi i shtëpisë.Ngjarja u transmetua nga të gjitha
mediet elektronike në fillim të lajmeve.Ai tha: ”Më ndihmoni t’i zgjidhi problemet ekonomike në
familje” .

Edhe pse këta individë i shpëtojnë vetëvrasjes, shkaqet mbesin të pazbuluara. Te këta njerëz
mbretëron turpërimi dhe nuk flasin për to. E pranojnë se kanë pasur qëllim serioz që vetes t’ia
marrin jetën ,kurse shkaqet sipas tyre kanë qenë problemet ekonomike40 apo të tjera që në disa
raste vështirë se i tregojnë.

5.Tentimvetëvrasjet në rritje!

Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës tregojnë se dukuria e tentim-vetëvrasjes, është në rritje.


Në dymujorin e parë të këtij viti, kanë qenë 36 persona, të cilët kanë tentuar t’i japin fund jetës.
Derisa numri i të vetëvrarëve në dymujorin e parë ka arritur në tre persona, bën të ditur Brahim
Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

38
Dr.Sllobodan Loga,Psikopatologjia gjyqësore.
39
.http//kosova,info.
40
. Emin Uka,Vetëvrasja dukuri shqetësuese,Prizren 2012,f.107.

53
“Në dymujorin e parë të këtij viti, janë tri raste, por kjo është vetëm për këtë periudhë kohore,
por nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e plotë, për shkak se numri i tyre mund të rritet në
muajt në vijim”, bën të ditur Sadriu.Sipas Sadriut, shkaqet e personave që tentojnë të vetëvriten,
janë të natyrave të ndryshme. Ai jep më shumë hollësi:

“Policia i trajton këto raste në trajtimin kriminalistik, duke aluduar në atë nëse personi ka qenë i
shtyrë të vetëvritet. Faktorët që ndikojnë t’i shtyjnë këto persona të vetëvriten, lidhen me
probleme ekonomike, probleme familjare, e të tjera”.

Besnik Stuja, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pohon se në Kosovë trendi i vetëvrasjeve
dhe tentim-vetëvrasjeve vazhdimisht është në rritje. Sipas tij, institucionet duhet të vënë fokusin
te kjo problematikë, sidomos të zhvillojnë aktivitete në shkolla për psiko-edukim.

“Trendi i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve vazhdimisht është në rritje. Numri po rritet për
shkak të shumë faktorëve, si ai i papunësisë, ai ekonomik, si dhe faktorë tjerë që ndërlidhen me
probleme të përditshme. Institucionet e vendit zhvillojnë aktivitete, sidomos qendrat për
zhvillimin mendor, por duhet të punohet më tepër, veçanërisht për psiko-edukim në shkolla”,
thotë Stuja.

Sociologët vlerësojnë se arsyet që i shtyjnë njerëzit që të vetëvriten, janë të shumta. Ata


numërojnë gjendjen e rëndë ekonomike, por edhe kujdesin e dobët institucional për të rinjtë dhe
nevojat e tyre.

Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se merren me rehabilitimin psikik të atyre


që kanë dashur të bëjnë vetëvrasje. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë
e Shëndetësisë shpjegon:

“Ministria merret me rehabilitimin psikik të atyre, që kanë dashur të bëjnë vetëvrasje. Ata
dërgohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në disa klinika tjera, në spitale
rajonale të atyre që kanë qenë të përfshirë nga dukuria e vetëvrasjes”.

Edhe gjatë vitit të kaluar statistikat tregojnë një nivel të lartë të numrit të vetëvrasjeve dhe
tentim-vetëvrasjeve. Sipas autoriteteve të rendit, në vitin  2011, 52 persona janë vetëvrarë, dhe
306 persona kanë tentuar të vetëvriten. Mosha e gjithë këtyre ka qenë nga 18 - 40 vjeç. 41

41
. http://shembulli.com/en/lajme/3523-temtim

54
Foto 2.

Policia e Kosovës njofton se një person nga


Skenderaj, për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së
tij.Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë në
Prishtinë, raporton Insajderi.Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:00.
/Insajderi.com.27.12.2015. Ndërsa sot, një 18-vjeçare nga fshati Komogllavë e Ferizajt është
raportuar se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke pirë një sasi të madhe medikamentesh.

Foto 3.

Foto 4.

55
Tentim vetëvrasjeje në burgun e Dubravës

23.04.2015 - 23:28
Pas vetëvrasjes në Dyz para disa javësh, një rast i ri i tentimit të vetëvrasjes ka ndodhur, por këtë
herë në Dubrave, raporton KTV.

Megjithatë, të dyja rastet lidhen me ngjarjen e njëjtë – një përdhunim vitin e kaluar në Dubravë.
V.H, i dënuar për grabitje ka provuar të bëjë vetëvrasje në Dubravë gjatë ditës, por ka hequr dorë
pas komunikimit me zyrtarët e burgut.

I burgosuri ka thënë se po akuzohet padrejtësisht për rastin e përdhunimit dhe se nuk do të heqë
dorë nga tentimit për t’ia marrë vetes jetën. V.H – I burgosur në Dubravë Incidentin e ka
konfirmuar për KTV-në edhe Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi.

Ai ka thënë se drejtoresha dhe mjeku i spitalit të burgut kanë arritur ta bindin të burgosurin që të
mos bëtë vetëvrasje. Thaçi ka thënë se masat e vëzhgimit për të janë shtuar pas rastit.

V.H ka tentuar vetëvrasjen kur ka mësuar se është ngritur aktakuzë për të si një prej ndihmuesve
në një rast përdhunimi vitin e kaluar në Dubravë. Ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se
atij i është bërë një kurth.

I dyshuari kryesor për aktin ishte transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ku edhe ka
bërë vetëvrasje para pak kohësh. Viktima kishte rrëfyer për Televizionin Publik në dhjetor 2014
dhunimin që i ishte bërë në Dubravë, ku ndodhej për një dënim 22 ditësh për mospagesën e një
gjobe.

56
6.Pasojat e Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik të përjetuara gjatë dy dekadave të robërimit nga
regjimi serb dhe sjelljet vetëvrasëse të veteranëve të luftës

Sipas disa shënimeve nga viti 2000-2015 mbi 50 veteran të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje
Lufta zakonisht definohet si formë përfundimtare e luftës politike në të cilën si mjete përdorën
armë të ndryshme. Lufta në nivelin e personalitetit të njeriut është situatë e jashtëzakonshme,
katastrofë e shkaktuar me qëllim, e cila e detyron të aktivizoj  numrin maksimal të mbrojtjeve
(fizike, psikologjike e tj.) dhe të krijoj një sjellje të caktuar. Nuk ekziston adaptim në të luftuarit
dhe të gjithë ushtarët (edhe civilët) janë të nënshtruar thyerjeve psikologjike varësisht nga stresi
ndaj të cilit iu janë eksponuar. Lufta si burim i ngjarjeve traumatike shkakton ndryshime në
personalitetin e të gjithë personave të cilët janë të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në
operacionet e luftës. Ngjarjet traumatike te shumica e pjesëmarrësve të luftës shkaktojnë frikë,
humbje të kontrollit dhe ndjenjën e kërcënimit kalimtar, kurse te një numër i caktuar i
pjesëmarrësve të luftës shkakton ndryshime psikike (mendore) deri te niveli i ndryshimeve të
përhershme të personalitetit, posaçërisht pas përjetimit të përvojave traumatike.

Një prej formave të përgjigjes psiko-fizike ndaj veprimit të stresorit është çrregullimi i stresit
posttraumatik. Shfaqet 30-80% te të mbijetuarit nga ngjarja traumatike, 18-54% te veteranët e
luftës, 17-67% te robërit e luftës. Eksponimi ndaj shumë stresorëve gjatë luftës e çrregullon
ekuilibrin psiko-social të individit, e te disa vjen edhe te shkatërrimi total i sistemit mbrojtës, që
mund të çojë edhe në vetëvrasje.
Hulumtimet e deritanishme tregojnë se veteranët e luftës që vuajnë nga Çrregullimi i Stresit Post-
Traumatik kanë një risk më të lartë për sjellje vetëvrasëse. Rrezikun nga vetëvrasja nuk e rritë
vetëm ÇSPT-ik, por edhe ndjenja intensive e fajit, depresionit dhe çrregullimet e tjera psikiatrike
të cilat ndodhin me ÇSPT-ik.

Veteranët e luftës të cilët vuajnë nga ÇSPT-ik janë më të prirur për sjellje vetëvrasëse, zakonisht
gjatë përvjetorëve të ndryshëm apo periudhave kur kanë ndodhur ngjarjet traumatike të
rëndësishme për të, pas vdekjes të ndonjë shoku, vetëvrasjes apo tentim vetëvrasjes  të ndonjë
veterani, të cilin edhe nuk e njohin, por, për të cilin lajmërojnë mediumet. Në disa raste veteranët
e luftës tentojnë të bëjnë vetëvrasje edhe pas ndonjë mosmarrëveshje në familje.

57
Sjellja vetëvrasëse mund të jetë e dukshme dhe e fshehur. Sjellja vetëvrasëse e dukshme është
kërcënimi me vetëvrasje, kërcënimi me tentim vetëvrasje deri te vet akti i vetëvrasjes. Kërcënimi
me vetëvrasje i veteranit të luftës mund të ndodhë në kohë dhe mënyrë të parashikuar pas një
konflikti në familje apo konflikti me ndonjë person tjetër me rëndësi. Nganjëherë me kërcënime
të tilla familja disi adaptohet dhe pohojnë se sa herë që veterani kërcënon me vetëvrasje ka për
qëllim të merr atë që dëshiron apo të bëhet ashtu si ai dëshiron. Kjo sjellje merr karakterin e
sjelljes manipulative dhe fitohet përshtypja se veterani me kërcënim për vetëvrasje manipulon
me anëtarët e familjes, por kjo nuk do të thotë se një veteran i cili flet dhe kërcënon me
vetëvrasje nuk është i gatshëm edhe të bëjë atë. Sipas disa hulumtimeve, një prej dhjetëve të cilët
kërcënojnë me vetëvrasje edhe bëjnë vetëvrasje. Në mesin e atyre që kanë bërë vetëvrasje, rreth
30-40%  prej tyre,  më parë disa herë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje. Të gjitha këto që u
përmendën më sipër ndikojnë te anëtarët e familjes të veteranit të jenë vazhdimisht në gjendje
ankthi dhe shqetësimi që vetëvrasja mos të ndodhë.
Pos sjelljeve të vetëvrasjeve të veteranëve të luftës të cilat janë të dukshme ato mund të jenë edhe
të fshehura, siç janë p.sh. rastet e vdekjeve në aksidentet rrugore, mbi doza me ilaçe, mbi doza e
substancave narkotike, apo format tjera të sjelljeve vetë shkatërruese.
Shumë veteran me sjellje vetëvrasëse, të cilët vuajnë nga ÇSPT-ik mendojnë se vetëvrasja është
e vetmja zgjidhje për të gjitha problemet që i kanë dhe me vetëvrasjen e tij bëjnë një “shërbim”
të mirë anëtarëve të familjes, i liron  ata nga vuajtja dhe mundimet që i shkakton jeta me të. Sikur
të mos ishte ai, familja do të jetoj më lehtë, shoqëria në përgjithësi do ti ndihmonte më shumë
familjes pa atë.

Ekzistojnë disa faktorë të cilët e rrisin rrezikun për vetëvrasje te ata të cilët vuajnë nga ÇSPT-ik,
disa prej tyre janë :

 Izolimi shoqërorë,tërheqja nga shoqëria dhe vetmia


 Posedimi i armëve
 Konsumimi i alkoolit dhe substancave narkotike
 Depresioni
 Ndjenja e pashpresës, pafuqisë dhe mungesa e perspektivës
 Faji, sidomos faji i pazgjidhur për pjesëmarrjen e tij në vrasje apo në rrethanat tjera të luftës

58
 Mungesa e përkrahjes së shoqërisë, posaçërisht me rastin e punësimit, meritave për
pjesëmarrje në luftë,mungesa e përkrahjes dhe mirëkuptimit nga ana e anëtarëve të
familjes.
 Ndërprerja e papritur e përdorimit të ilaçeve për depresion, ankth apo simptomave të
ÇSPT-ik.
 Ndërprerja e papritur e pjesëmarrjes në takimet e shoqatës të veteranëve të luftës.
 Dhimbjet fizike kronike.
Si në shumicën e vetëvrasjeve ashtu edhe te vetëvrasjet e veteranëve ekzistojnë disa shenja
paralajmëruese gjegjësisht shenja apo simptome që tregojnë në mundësinë e vetëvrasjes. Disa
nga shenjat paralajmëruese janë :

 Kërcënimi me vetëvrasje, idetë dhe qëllimet që lidhen apo kanë të bëjnë me vetëvrasjen.
 Mesazhet vetëvrasëse me anë të letrave dhe vizatimeve
 Mbi fillimin e ndarjes së pasurisë të përbashkët, përfundimin e punëve të filluara më herët,
shkrimi i porosive dhe kështu me radhë.
 Tërheqja e theksuar nga familja, miqtë, refuzimi i marrjes së ilaçeve
 Ndryshimi i shprehive të ushqyerit, që rezulton me humbjen apo shtimin e papritur të
peshës
 Ndryshimi në shprehitë e fjetjes
 Humbja e interesit për aktivitetet në të cilat më parë kishte gjetur kënaqësi
 Vështirësitë në të përqendruarit
 Nxitja e problemeve në familje
 Konflikti me personin me rëndësi(grua,nënë,baba,fëmijë)
 Problemet në punë
 Sjellje të dhunshme
 

Edhe  pse anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të vlerësojnë mundësinë e vetëvrasjes të veteranit ,
megjithatë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktorët të cilët e rrisin mundësinë për vetëvrasje.
Çdo shenjë paralajmëruese për vetëvrasjen e mundshme të cilën e hetojnë duhet të orientojnë
aktivitetet  e veta në drejtimit të kërkimit të ndihmës për bindjen e veteranit për pranimin e
mjekimit. Mundësia për vetëvrasjen e veteranit rritet nëse veterani përpilon (përpunon) një plan

59
për vetëvrasje. Shpesh veteranët të cilët kanë mendime vetëvrasjeje, mirëpo nuk kanë plan të
përpunuar për vetëvrasje kanë deklaruar se frikohen për të qenë vetëm. I frikohet vetëvrasjes dhe
nuk kanë guxim të shkojnë pranë dritares. Frika për të mos qenë në gjendje për të ndalur, që mos
të hedhet nga dritarja e bënë atë, që shumë shpejtë të braktisë banesën dhe të gjejë shoqërinë me
të vetmin qëllim për të mos qenë i vetëm. Mbi mendimet dhe frikën e vet nuk i tregon askujt,
gjithashtu nuk i tregon askujt  pse frikohet të jetë i vetëm në banesë (shtëpi). Në situatat kur
veterani përjeton zërat të cilët  e “urdhërojnë” për të vepruar kështu, atëherë është i
domosdoshëm kontrolli në spitalin neuropsikiatrik.

Veterani i cili ka mendime vetëvrasjeje dhe i cili për këto mendime nuk mund të flet, është nën
riskun e madh për të bërë vetëvrasje. Është shumë e rëndësishme që veterani për mendimet e tij
për vetëvrasje të flet me anëtarë tjerë të familjes apo me persona tjerë të cilët i njeh. Në fakt deri
sa mbi mendimet e tij për vetëvrasje mund të flet, ekziston shpresa se ai do t’iu largohet
mendimeve për vetëvrasje, gjegjësisht do të heq dorë nga vetëvrasja.

Ashtu si është me rëndësi fakti për veteranin, që ai është i vetëdijshëm për nevojën e tij që të
flasë për mendimet e tija vetëvrasëse, gjithashtu me rëndësi është që anëtarët e familjes apo të
tjerët ,që për veteranin janë të rëndësishëm të dinë se është me rëndësi të flitet me personin që ka
synime për vetëvrasje. Nuk duhet pas frikë nëse flitet me veteranin për vetëvrasjen se ai do të
inkurajohet apo nxitet për të bërë vetëvrasje. Shumë veteranë që kanë mendime për vetëvrasje
përjetojnë lehtësim kur i jepet rasti që të bisedojnë për këtë temë me persona tjerë.

Veteranët e luftës mendimet dhe synimet e para zakonisht ua zbulojnë bashkëshorteve të tyre apo
anëtarëve tjerë të familjes.

Nganjëherë veterani me vetëvrasjen e tij dëshiron të i hakmerret shtetit për pakënaqësinë e tij për
gjendjen në të cilën gjendet. Në rastin e vetëvrasjes së mundshme, gjegjësisht kur hetohen
shenjat e sigurta të vetëvrasjes, anëtarët e familjes duhet urgjentisht të thërrasin mjekun apo
ndonjë person tjetër në të cilin veterani ka besim dhe për të cilin mendojnë se mund të ndihmojë
dhe në të njëjtën kohë anëtarët e familjes së veteranit nuk kanë asnjë arsye për të fshehur
veprimet të cilat i kanë ndërmarrë. Në këtë mënyrë anëtarët e familjes i tregojnë se pavarësisht
për synimin për ta vrarë veten ai duhet të ballafaqohet me ata dhe njëherit të” luftoj” për jetë.
Reagimet e tilla të anëtarëve të familjes, veçanërisht të bashkëshortes si dhe vëmendja dhe

60
kujdesi që iu kushtohet veteranit mund të ndikoj në kthimin e shpresës dhe vetëbesimit nga se
dikush kujdesët për të dhe jeta ka vlerë dhe vlen të jetohet. Në këtë mënyrë mund edhe të arrihet
qetësimi i krizës për vetëvrasje. Qetësimi për të bërë vetëvrasje nuk do të thotë se veterani ka heq
dorë nga qëllimi për vetëvrasje. Nganjëherë stabilizimi dhe disponimi më i mirë pas krizës
vetëvrasëse mund të jetë rezultat i ndonjë vendimi të brendshëm për të bërë vetëvrasje në një të
ardhshme dhe në këtë mënyrë të përfundon ekzistimin e dhimbjeve shpirtërore dhe të mungesës
së shpresës.

Ndikimi i sjelljeve vetëvrasëse të veteranëve të luftës në familje


Studimet kanë treguar se vetëvrasja e mëhershme në familje është një faktorë risku për vetëvrasje
të anëtarëve tjerë të familjes. Kështu, në disa raste, te familjet e veteranëve të luftës ku veteranët
kanë kërcënuar me vetëvrasje apo edhe kanë bërë vetëvrasje ngjashëm me ta edhe fëmijët e tyre
kanë kërcënuar me vetëvrasje apo kanë bërë vetëvrasje. Kur babai flet për vetëvrasje apo bënë
vetëvrasje atëherë ai iu ofron fëmijëve modelin e sjelljes vetëvrasëse dhe fëmijët krijojnë
ndjenjën e pafuqisë dhe dëshpërimit. Fëmijët e veteranëve që kanë bërë vetëvrasje mund të
zhvillojnë simptomat e Çrregullimit të stresit posttraumatik dhe ndjenjën e fajësisë, që te fëmijët
mund të zgjasë gjatë tërë jetës, sidomos në rastet kur fëmiu i pari e zbulon trupin e babait të tij i
cili ka bërë vetëvrasje. Fëmijët janë në rrezik të veçantë nga shkaku se ata nuk janë të
vetëdijshëm se çfarë janë duke i bërë vetes me tentim vetëvrasje apo vetëvrasje. Fëmijët dhe
adoleshentët janë më të prirur për impulsivitet, gjithashtu janë më të prirur që problemet jetësore
ti shohin si të përjetshme e jo si të përkohshme. Intensivisht mund të reagojnë ndaj disa situatave
të cilat për të rriturit duken të parëndësishëm. Për problemet e të rinjve dhe adoleshentëve, pa
marrë parasysh se duken të parëndësishëm gjithsesi duhet të bisedohet. Mendimet për vetëvrasje
të fëmijëve dhe adoleshentëve nuk duhet të injorohen dhe fëmijët dhe adoleshentët duhet bindur
se duhen të flasin me të tjerët për problemet e tyre. Prindërit e fëmijëve dhe adoleshentëve me
mendime për vetëvrasje duhet ti ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme. Nganjëherë fëmijët
dhe adoleshentët refuzojnë ndihmën për shkak të gjendjes së vështirë financiare të prindëve duke
menduar se kjo është një kosto shtesë për prindët. Mesazhi të cilin fëmijët duhet të marrin nga
prindët është se ndihma për të cilën kanë nevojë fëmijët nuk është një luks , por një nevojë nga se
jeta e fëmijëve vlen më shumë se çdo gjë.Bashkëshortja e veteranit mund gjithashtu  të filloj të 
mendoj për vetëvrasje, të planifikoj , të bënë përpjekje dhe të bëjë vetëvrasje. Mendimet e
shpeshta dhe të vazhdueshme për vetëvrasje, edhe atëherë kur nuk ka plan për vetëvrasje, në të

61
vërtetë reflekton një dëshpërim të thellë, trishtim të shtypur të bashkëshortes të veteranit që
shpesh është një shenjë se bashkëshortja e veteranit ka nevojë për ndihmë mjekësore
profesionale. Nëse bashkëshortja tenton vetëvrasje atëherë ky është një tregues për trajtim
psikiatrik në spital. Më së shpeshti bashkëshortja e veteranit për të mos bërë vetëvrasje e
dekurajon ndjenja e fortë e përgjegjësisë për fëmijët e tyre. Bashkëshortet të cilat tentojnë të
bëjnë vetëvrasje apo shpesh mendojnë të bëjnë vetëvrasje janë gratë që janë abuzuar fizikisht apo
që kanë pasur përvojën e abuzimit seksual. Në të vërtetë, gratë që kanë përjetuar abuzim në
fëmijëri dhe të cilat jetojnë në bashkëshortësi me veteranin e dhunshëm i cili nuk është mjekuar
ose herë pas here është përfshirë në trajtim, janë më të prirura për tentim vetëvrasje apo
vetëvrasje. Në prapavijë të kësaj që është theksuar shpesh është urrejtja ndaj vetvetes,ndjenja e
pavlefshmërisë dhe vetë akuzimi. Gruaja dhe fëmijët të cilët jetojnë me veteranin i cili ka një risk
të madh për të bërë vetëvrasje jetojnë në një presion të vazhdueshëm dhe mund të kenë mendime
dhe ndjenja se ata janë shkak i dëshirës së tij për të bërë vetëvrasje dhe mund të ndihen
përgjegjës për dëshirën e tij për vetëvrasje. Kur veterani fillon të flas për vetëvrasje atëherë
bashkëshortja dhe fëmijët duhet patjetër të jenë vigjilent, të përcjellin gjendjen e tij, posaçërisht
bashkëshortja duhet të marrë obligim shtesë me qëllim që bashkëshortit t’ia lehtëson jetën sa më
shumë që të jetë e mundur.

Gjithsesi institucionet shtetërore duhet të angazhohen më shumë në rastet kur veteranët e UÇK-
së kanë probleme dhe janë të prekur nga çrregullimi i stresit postraumatik.42

7.Sindroma vietnameze prezente edhe në Republikën e Kosovës

Termi sindroma e vietnameze është term që i referohet kryesisht ushtarëve amerikan të cilët
ktheheshin në shtëpi nga lufta e Vietnamit dhe pas një kohe bënin vetëvrasje. Andaj, sot kur flitet
mbi këtë term kihet parasysh faktin se kemi të bëjmë me veteranët e luftës të cilët për shkak të
shkaqeve dhe rrethanave të ndryshme (stresi, depresioni, faktorët ekonomiko – sociale, faktorët
psikologjik, etj), bëjnë vetëvrasje. Si rezultat i këtyre faktorëve kemi pasur raste të tilla edhe në
rajon në shtetet (Kroaci, Bosnje, Serbi,Maqedoni), por edhe në Kosovë. Sipas disa burimeve
deri më tani “44 ushtarë të ish- UÇK-së kanë bërë vetëvrasje” . Ky numër mund të jetë edhe më

42
. http://ferizajpress.com.

62
i madh , ku ndër faktorët kryesor padyshim se janë faktorët ekonomiko – social , gjendja dhe
statusi i tyre, problemet e shumta , papunësia, varfëria, si dhe probleme tjera . Ky fakt duhet të
jetë brengosës për institucionet e vendit dhe duhet ndërmarrë një sërë mekanizmash nga të gjithë
akterët institucional , në mënyrë që të ndalohen akte të tilla , sepse mbi të gjitha kontributi dhe
vlera e tyre gjatë luftës nuk mund të krahasohet me asgjë.Andaj, të gjitha këto lloje të vetëvrasjes
mund të themi se janë prezente në Kosovë dhe si të tilla paraqesin një sfidë serioze për shoqërinë
kosovare.

KAPITULLI IV

TË DHËNAT NGA POLICIA E KOSOVËS MBI VETËVRASJET DHE TENTIM


VETËVRASJET NË KOSOVË 2010-2015

Tabela 1.Numri i vetëvrasjeve në Republikën e Kosovës gjatë viteve 2010-2015

Vetëvrasjet Vitet
2010 2011 2012 2013 2014 2015
67 52 58 45 70 50

Tabela 2.Numri i tentimvetëvrasjeve në Republikën e Kosovës gjatë viteve 2010-2015

Tentimvetëvrasjet Vitet
2010 2011 2012 2013 2014 2015
372 306 343 236 155 124

Këto janë të dhënat statistikore që na i siguroi Zyra për Informim e Policisë së Kosovës dhe të
njejtat i deklaroi zëdhënësi i saj Z.Daut Hoxha në portalin Telegrafi.com me datë  28.09.2016 .

Vërejtje :Të dhënat pritet që të plotësohen edhe në të ardhen nga Policia e Kosovës rreth
organizimit shtetëror në parandalimin e vetëvrasjeve dhe tentimvetëvrsjeve.

63
2.Të dhënat e funksionimit për ndihmë pacientëve nga profesionistët e fushës

Në rastet kur ka tentim vetëvrasjeje, zakonisht ftohet emergjenca dhe pas kontrollës rutinë
mjekësore automatikisht, Stafi mjekësor e informon edhe policinë.Policia e obligon personin që
ka tentuar vetëvrasje që të marr shërbim Psikiatrik dhe trajtim psikoterapeutik dhe farmakologjik
( përdorimin e barnave).Pas përfundimit të hospitalizimit vazhdon trajtimin në shtëpi.
Zakonisht familjet mobilizohen dhe kërkojne trajtime në qendra këshilluese qofshin ato
institucionale ose private.Shërbimet më të mira janë në kryeqytet në Prishtinë, e në qendrat tjera
ka shumë më pak alternativa.
Foto 5.

64
Përfundimi dhe rekomandimi

E drejta për të jetuar, konsiderohet si një nga të drejtat më themelore, pasi ajo ju jep start,  jetë
dhe materializon të gjitha të drejtat e tjera. Jeta është një vlerë e pa krahasueshme dhe e pa
zëvëndësueshme me asnjë vlerë tjetër, sado e shtrenjtë dhe e çmuar që mund të jetë ajo.

Edrejta për të jetuar është një institut i gjerë, në të cilin përfshihen aspekte që kanë të bëjnë me
sigurinë globale e kombëtare, shëndetsore, ushqimore, shpirtërore, mjedisore, të drejtën për
punë, rrugore, pasurore, banesore, seksuale, personale, ligjore  etj. Këto aspekte lidhen direkt
ose indirekt, jo vetëm me dinjitetin dhe cilësinë e jetës, por edhe me të drejtën për të jetuar. 
Subjektet që detyrohen nga ligji  për të garantuar të drejtën për të jetuar janë të shumtë dhe  
realizojnë  mbrojtje  të posaçme,  të veçantë, konkrete, apo të përgjithshme. Në krye të  tyre
subjekteve qëndron Shteti.  Për këtë qëllim ai  ndërton, institucializon, modernizon dhe
monitoron mekanizmat, strukturat kapilare në çdo sektor të jetës, mjetet dhe metodat, kushtet dhe
mundësitë për funksionimin efektiv të tyre. Në kuadrin e realizimit të këtij misioni merr
përparësi parandalimi i kriminalitetit kundër jetës.  Suksesi i shtetit   nuk nuk mund të matet me
nivelin e masave për përballimin e situatave,  apo ngjarjeve kriminale që shoqërohen me 
vdekje,  por me reagimin për  parandalimin e tyre në kohë.

Treguesit e parandalimit të këtij kriminaliteti, flasin për përpjekje të konsiderueshme në aspektin


e zbatimit të ligjit penal për mbrojtjen e jetës, por evidencojnë  edhe një sërë problematikash.
Zbatimi i këtij ligji penal, krahas arritjeve tregon se e drejta për të jetuar, është e kërcënuar dhe e
rrezikuar në shumë rrafshe e kryesisht në rrafshin e veprimtarisë kriminale.

Ka pasur kamuflimin e vrasjeve me vetëvrasje, vdekje aksidentale apo natyrale, numrin e


konsiderueshëm të personave të zhdukur, mos evidencimin e këtij treguesi në rradhët e
shqiptarëve në emigracion etj.

Dinamika e tentativave për vrasje është tepër më e lartë se ajo e vrasjeve.  Në përgjithësi ajo 
nënvleftësohet, për të ulur artificialisht koeficientin e vrasjes: nuk ju nënështrohet statistikave të

65
vrasjes, nuk bëhet objekt analize e studimi.  Një pjesë e tentativave përsëriten, për më shumë se
dy herë.

72%   e autorëve të  plagosjes së rëndë me dashje kanë qënë me arsim fillor ose 9-vjeçar,  vetëm
1.5% me arsim të lartë; 63% minoren, adoleshentë e  të rinj, grupim ky  i   mundshëm, për tu
kthyer në  recidivist edhe në krimin e vrasjes.

Kosova renditet ndër vendet që nuk ofrojnë siguri në punë sidomos në sektorin e minierave dhe
ndërtimit. 90 %  e aksidenteve në miniera kanë ndodhur  në subjekte të pa licencuara.  Këto 
aksidente, mund të cilësohen si vrasje me dashje. Personat përgjegjës të ndëshkuar penalisht janë
shumë herë më pak se ai i viktimave.

Vdekjet automobilistike kanë shkallën më të lartë të vdekjeve në grupin e vrasjeve, vetëvrasjeve


dhe vdekjeve aksidentale.

Përgjegjësit kryesor të kësaj situate dramatike, janë strukturat e projektimit, ndërtimit,


mirëmbajtjes dhe kontrollit të rrugëve, qarkullimit rrugor, drejtuesve të mjeteve e automjeteve.

Treguesit e vetëvrasjeve janë relativisht të lartë.

Shkalla e vetëvrasjeve të të miturve 1.3 edhe pse ka shënuar përmirësim me të  kaluarën paraqitet
ende e lartë, ndërsa ajo e adoleshentëve 4,3 është ende shqetësuese. Problemet për parandalimin
e këtij fenomeni janë të shumta: mungon legjislacioni, institucioni dhe strukturat parandaluese,
evidencimi i saktë i vetëvrasjeve dhe sidomos i tentim vetëvrasjeve që llogaritet rreth pesë herë
më i lartë se ai i akteve të kryera, mungojnë praktika e rihabilitimit, me një fjalë është një
problem i nëpërkëmbur, i pa vlerësuar i lënë në mëshirë të fatit, por edhe i përbuzur, fakt i
shprehur publikisht edhe nga drejtues të lartë të shtetit ndërkohë që në Europë, parandalimi i saj
konsiderohet prioritet qeveritar, duke u akorduar fonde të konsiderueshme dhe ngritur
institucione, organizma e një sërë mekaniznmash parandaluese.43

Vetëvrasjet –njohja dhe parandalimi


Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave të NATO-s, Kosovës nuk i solli
vetëm lirinë dhe demokracinë kaherë të pritur, por shikuar nga "ana tjetër e medaljes", ky realitet

43. Dr. SOFOKLI DUKA .April 18, 2013 10:02

66
i shumëpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Përveç problemeve të ndryshme ende të pazgjedhura
materiale, sociale, politike etj., ne si shoqëri, u desh të ballafaqohemi edhe me një dukuri të
pazakonshme, e cila, edhe nëse merret nga aspekti tradicional, aspak nuk përkon me mentalitetin
tonë shqiptar. 
▪ Fjala është për fenomenin e vetëvrasjes, dukuri kjo, që në shoqërinë tonë të re "moderne"
kosovare, vit për vit po jep shenja brengosëse të një rritje marramendëse.
Kosova e jonë, deri më dje një regjion me popullatë të shëndosh që bënte më së paku vetëvrasje,
sot radhitet në mesin e shteteve me përqindje më të madhe statistikore të atyre që atakojnë ndaj
jetës së vetë. Sinjali i kuq kaherë është ndezur, por, fatkeqësisht, sot te ne, me këtë fenomen, më
tepër merren gazetarët dhe mediet, se sa ata që janë më kompetentë. Duke dashur që edhe ne si
studiues të japim një kontribut sado të vogël në këtë drejtim, përmes këtij artikulli, fenomenin e
vetëvrasjes do ta prezantojmë nga këndvështrimi i saj psikologjik dhe preventiv. Pra, nga
shkaktarët dhe mundësia e parandalimit të një akti të tillë . Për fillim , gjithnjë duhet filluar me
atë pyetje të madhe: PSE?

Çka duhet bërë? Si t'i ndihmojmë këtyre personave?

Nëse në sjelljet e përditshme të fëmijët, mikut apo ndonjë person tjetër, i parandiejmë ose
hasim në shenja të sipër cekura, ato mund të na parathonë një mundësi potenciale të një tentative
në të ardhmen për kryerjen e vetëvrasjes nga ai. Në këto raste, ne duhet të reagojmë shpejt dhe në
mënyrë sa më adekuate. 

Por si?

Kur dikush ju thotë se ka ndërmend të bëjë vetëvrasje, kurrë mos e merrni këtë si shaka.

-Veprimi i parë është BISEDA. Me të BISEDONI...BISEDONI dhe vetëm BISEDONI... Këta


njerëz kanë nevojë të madhe për një gjë të tillë.
-Hapi tjetër është NDËGJIMI. Lejojeni që ai person t'ju flas se si është i dëshpëruar, i pakënaqur
nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrë parasysh se sa negativisht do të reflektojnë këto
deklarime, vetë fakti që ai/ajo ka vendosur t'ju besohet, është një shenjë tejet pozitive.
"Ventilimi" dhe zbrazja e emocioneve, veç në hapin e parë do t'i sjell një lehtësim të madh atij.
- MOS TENTONI TË JEPNI KËSHILLA.- Me një person potencial që e ka ndërmend të bëjë
vetëvrasje, kurrë mos tentoni t'i jepni vërejtje në formë: "e ke gabim", "nuk është mirë ta bësh

67
këtë akt"...etj. Gjatë kësaj bisede, po ashtu, kurrë mos praktikoni t'i përdorni ato shabllone të
zakonshme inkurajuese: "Do të jetë mirë në të ardhme", "Gjithmonë njeriu duhet të mundohet
dhe të sakrifikoj në jetë", "Mos qaj", "Duhet të mendosh pozitivisht"...etj. Kurrë mos e provokoni
dhe as mos e sfidoni me asgjë, ndjenjën e tij për bindjet të gabuara që ai ka për jetën. Mos
harroni, këta persona e kanë të zhvilluar intuitën dhe shpejtë i parandiejnë qëllimet e juaja të
sinqerta. Ata, me të dëgjuar këto shabllone standarde si këshilla gjoja të "mirëfillta", do të
mbyllen dhe nuk do të jenë më të sinqertë në komunikim me ju. Pa marrë parasysh se sa
"shokuese" dhe absurde do të jenë qëndrimet e bashkëbiseduesit, ju duhet t'i dëgjoni dhe t'i
përjetoni ato sinqerisht. Gjithmonë pranoni se pajtoheni me të dhe ai në tërësi ka të drejtë  .

- Pasi të vlerësoni se është krijuar besimi i mjaftueshëm reciprok, PYETENI se mos vallë atij për
këto shkaqe i shkon mendja të bëjë vetëvrasje? Me këtë pyetje mos ja impononi idenë, por,
vetëm bëjeni me dije se jeni të gatshëm të bisedoni edhe për këtë mundësi. Nëse merrni nga ai
një përgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe më tej. Është me rëndësi të dihet: a e ka menduar
ai se si do ta bëj një vepër të tillë (a ekziston në kokën e tij ndonjë plan konkret)?; a i ka në
dispozicion të gjitha elementet e duhura për ta bërë këtë vepër ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka
caktuar momentin se kurrë do të vendosi për një hap të tillë (kohën). Shumica, në këtë pyetje do
të përgjigjen negativisht, gjë që, për ne, do të jetë një shenjë se plani i tij për kryerjen e aktit të
vetëvrasjes ende nuk është definitiv dhe kjo mund të merret si një moment më inkurajues. Nëse
veç e zbulojmë se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes së vetëvrasjes, atëherë, ne do
të kemi një gjendje më alarmuese. Në këtë situatë, patjetër duhet intervenuar urgjentisht .

- Nëse veç kemi të bëni me një situatë serioze dhe alarmuese, atëherë, qëndroni gjithnjë pranë tij
dhe kurrë mos e leni vetëm. Pandërprerë bisedoni dhe vetëm bisedoni.... Në anën tjetër,
paralelisht si preventivë, tentoni t'i largoni të gjitha sendet që mund t'i shërbejnë atij si MJET për
kryerjen e vetëvrasjes.

-Nëse edhe më tej ndjeheni të paaftë, atëherë ftoni në ndihmë ekspertin profesional. Mos
premtoni dhe mos t'ju brejë ndërgjegjja se nuk e keni ruajtur fshehtësinë. Personat që tentojnë të
bëjnë vetëvrasje, zakonisht pranojnë ndihmën e profesionistit. 

Për këta është karakteristik motivi: "jeta me apo pa fat".

Si mundemi të kontribuojmë në parandalimin e Vetëvrasjeve?

68
Me formimin e një Qendre Kontaktuese Call Center 7X24h

Me mbështetje pozitive ndaj personave me nevoja të veçanta

Me gatishmërinë për ta mbështetur personin në zgjidhjen e problemit që e mundon

Me vetëdijësimin e popullatës për ekzistimin e problemeve të ndryshme, të mënyrës dhe qasjes


ndaj problemit

Me lexim dhe mësim e studim ,në mënyrë që ti kuptojmë sa më herët dhe më drejt simpromat e
para që i shtyjnë personat dejt vetëvrasjes

Ashtu siç ka thënë edhe Nënë Tereza

Jeta është mundësi,përfito prej saj

Jeta është ëndërr,realizoje atë.

Jata është sfidë,takohu me të.

Jeta është detyrë, kompletoje atë.

Jeta është lojë,luaje atë.

Parandalimi i vetëvrasjes te ne 


 
E vetmja mënyrë është përmes trajtimit të depresionit dhe çregullimeve të tjera emocionale.
Progame informative shkollore, masmedia dhe ndërhyrja e saj kanë treguar se nuk janë të
efektshme.Një tjetër metodë mendohet të jetë vendosja e linjave telefonike dhe këshillimi urgjent
në rast krize, por problemi në këto raste ka qenë fakti se jo të gjithë ata që kanë telefonuar ose
telefonojnë janë duke tentuar vetëvrasjen, dhe shumë tentues janë aq të vetmuar sa s’marrin në
telefon gjatë krizave të tyre.Shpesh pacientët depresivë shpresojnë të pyeten nga doktori ose
terapisti i tyre për episodet vetëvrasëse ose mendimet, por realisht ata nuk pyeten.
Shneidman mendon për disa hapa në rastet vetëvrasëse me terapinë me ta:1. Vendosja e një
marrëdhënie pozitive. Besimi te këshlluesi. Këshilluesi duhet të jetë dëgjues, kuptues, i

69
interesuar, jo paragjykues dhe i gatshëm.2. Kuptimi dhe qartësimi i problemit.3. Vlersimi i
potencialit suicidal.4. Vlerësohen dhe mobilizohen burimet e personit.5. Formulohet një plan.
JETA “E gjithë lumturia varet nga guximi dhe puna” Honoré de Balzak.

Edhe disa karakteristika specifike për vetëvrasjen


Gjatë hulumtimit të tyre të fenomenit tejet të përhapur në botë të vetëvrasjeve, psikologët:
Fareberoëi dhe Litman, vetëvrasjet i kanë klasifikuar në 3 kategori:
1. Kategoria e personave të rrezikuar me bindjen "TË JESH:
- Këta persona në fakt nuk dëshirojnë të vdesin, por vetëm tentojnë ta sinjalizojnë se kanë nevojë
të sinqertë për ndihmë;
- Rrezikshmëria e mundësisë së kryerjes së aktit të vetëvrasjes, për këtë kategori njerëzish është
më e vogël;
- Përfshihen në 2/3 e vetëvrasjeve;
- Kryesisht janë të gjinisë femërore.
2. Kategoria e personave të rrezikuar me bindjen "TË MOS JESH"
- Këta vërtetë dhe sinqerisht dëshirojnë të vdesin;
- Nuk tregojnë shenjat e tentativës para aktit të kryerjes së vetëvrasjes;
- I përzgjedhin metodat më të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre;
- Përfshihen në 3-5% të vetëvrasjeve të kryera;
- Preventiva tek këta persona jep rezultate të vogla;
3. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen "TË JESH APO TË MOS JESH"
- Janë të pazakonshëm dhe të pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lënë fatit;
- I përzgjedhin metodat të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre, por me një ndikim më të
ngadalshëm të veprimit;
- Përfshihen me 30 për qind të vetëvrasjeve;

70
LITERATURA:

1.Dr .Sofokli Duka ,Vetëvrasja-motivet për të jetuar,Tiranë ,2008.

2.Dr. SOFOKLI DUKA ,Gazeta Shqip,April 18, 2013 10:02

3.Dr .Sofokli Duka ,Vetëvrasja-motivet për të jetuar,Tiranë ,2008

4.Dr.Ragip Halili ,Vetëvrasjet dhe tentimi për vetëvrasje si dukuri devijante dhe
patologjike,Ligjëratë e mbajtur në Fakultetin Juridik të Prishtinës,2011.
5.Dr.Sofokli Duka ,Vetëvrasja motivet pët të jetuar,Tiranë,”GEER”,2008.f.17
Emile Durkheim, “Leksione sociologjike”

6.Dr.Sllobodan Loga,Psikopatologjia gjyqësore.

7.Shpadijer – Gjiniq, Socijalna patologija, devijimet sociologjike., Zavod za uxhbenike i


nastavna sretstva, Beograd, 1988.

8.Modli,D,Objashnjenje Trileme,Zagreb,1994.
9.Prof .dr.Vesel Latifi-Kriminalistika zbulimi dhe të provuarit e krimit (botimi i shtatë i
plotësuar dhe i përmirësuar),Prishtinë,2011.

10.Prof. Dr. Zoran Sulejmanov ,Gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë, Përmbledhje e


referateve nga debati shkencor i organizuar nga Shoqata e intelektualëve, Klubi Demokratik dhe
Fondacioni Friedrich Ebert (Shkup, më 9 qershor dhe Strugë 25 -26 shtator 2003) Me temë:
“Traumat dhe dukuritë psikologjike si pasojë e konfliktit, burim për rrezikimin e të drejtave dhe
lirive të njeriut”

11.Kecmanoviçq, D. As normale dhe as patologjike, Svetlost, Sarajevë, 1998, faqe 73.

12.Vodeneliq, V. Kriminalistika, botimi i tretë, Sovremena administracija, Beograd, 1976.

13.Markoviq, T. Savremena tehnika istrazhivanja kriviçnih dela (Krimianlistika) Narodne


Novine, Zagreb, 1977.

71
14.Modly, D. Shkaqet të cilat duhet të kihen në konsederim në rastet e ndriçimit e rasteve të
vetëvrasjeve, 13 maj Beograd, 1976.

15.Kapamagjija, B i Çholonski, M. E drejta në vetëvrasje, JRKKP, Beograd.

16.Ramljak, A. Diferencijacija vesanja- samoubistvo ili fingirani zloçin, 13 maj, Beograd, 1970.

17.Shpadijer – Gjiniq, socijalna patologija, devijimet sociologjike., Zavod za uxhbenike i


nastavna sretstva, Beograd, 1988.

18.Kami, Alber. Mito s Sizifu, Veselin Maslesha – Svetslost, Sarajevo, 1989.

19.Henry, A. fand Short, J. F. suicider and homicide, glencoe, III, Free Press, 1954

20.Emin Uka ,Vetëvrasja dukuri shqetësuese,Prizren 2012

21.Vincent J DiMaio &Dominick DiMaio ,Forensic Pathology ,(Mjekësia


Ligjore) ,Shkup ,Tabernakul

22.Terry F.Pettijohn .Prikologjia një hyrje koncize Shtëpia Boturse ”LILO”,Tiranë,1996.

Burimet nga interneti:

shih: http://mhg-crew.at.ua/forum/57-302-1)”.

Kosova World Suicide Prevention Day - 10th September, 2013 – Activities

(http://depts.washington.edu/mhreport/facts_suicide.php) copyright©BESSI 12

http://www.flurudha.com/2016/02/10-informacione-per-vetevrasjen-qe.html

< bruqi-flori@hotmail.com>

72
Links:
http://floart-press.blogspot.com/2006/10/flori-bruqi-vetvrasjet-ne-kosove-dhe_06.html
shih: http://mhg-crew.at.ua/forum/57-302-1)”.  

PERISKOPI.COM 10 SHTATOR 2016, 8:59 LAJME

http://www.arbresh.info/lajmet/tentim-vetevrasjeje-ne-burgun-e-dubraves/
http://www.gazetaexpress.com/index.p...xo/2551/C4/C15

Mbi fenomenin “Vetëvrasje”FLORENT RRAHMANI GAZETA EXPRESS E shtune, 13 Shtator 2014

Vetëvrasja-https:sq-al.facebook.com/notes/psikologjia dhe parapsikologjia. 08.12.2012 .

shih: http://mhg-crew.at.ua/forum/57-302-1)” .

12.03.2017 .TV Dukagjini Dokumentari ”Zëra nga ferri” Zona expres – flet për dhunimet
seksuale në Kosovë gjatë vitit 1999.Janë të dhunuara mëse 20000 (njëzet mijë gra në Kosovë),
afër 1000 meshkuj ,dhe që të gjitha këto raste janë të stigmatizuara dhe kanë ngelur pa asnjë
përkrahje shtetërore.

73
PËRMBAJTJA

HYRJA

Arsyeshmëria e studimit Vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet në Territorin e Republikës së


Kosovës2010-2015………………………………………………..................................................2

Metodat e punës…………………………………………………………………………………...3

KAPITULLI I

VËSHTRIM JURIDIK I VETËVRASJEVE DHE TENTIM VETËVRASJEVE..............………4

1. 1.Çka kuptojmë me nocionin vetëvrasje?.....................................................…………………...4

2.Tentimi për vetëvrasje…………………………………………………………………………6

3.Etapat e evoluimit të vetëvrasjes……………………………………………………………….9

4.Lindja e mendimit për vetëvrasje……………………………………………………………...10

5.Vështrim i shkurtër historik mbi vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet………………………….11

6.Dallimet gjinore dhe vetëvrasja………………………………………………………………..13

7.Mosha dhe Vetëvrasja………………………………………………………………………….13


8.Ndikimet gjenetike……………………………………………………………………………..14
9.Klasifikimi kryesor i vetëvrasjeve; Arsyet/Motivet e tyre…………………………………….14
10.Vetëvrasjet aktive dhe pasive..………………………………………………………………..16
11.Dilemat dhe motivet në vetëvrasjen e të rinjëve……………………………………………...16
12.Llojet e vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve………………………………………………..17

KAPITULLI II

LINDJA E MENDIMIT PËR VETËVRASJE DHE TENTIM VETËVRASJE...........…………22

1.Shfaqja e mendimit për vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje……………………………………...22


74
2.Shkaqet për vetëvrasje………………………………………………………………………...24

3.Dallimi në mes vetëvrasjeve dhe vetëlëndimeve……………………………………………...25

4. Vetëvrasjet si problem social dhe sociopatologjik…………………………………………...25

5.Lidhja e njeriut me vendin e tij………………………………………………………………..31

6.Shkalla e lartësisë së vetëvrasjeve…………………………………………………………….32

7.Lidhshmëria e vetëvrasjeve me format e tjera të dukurive devijante...………………………33

8. Lidhja e vrasjeve dhe vetëvrasjeve…………………………………………………………..35

9.Historiku i vetëvrasjeve dhe reagimi shoqëror………………………………………………..37

10.Shenjat paralajmëruese për vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje………………………………..38

11.Përgatitja për vetëvrasje dhe tentim vetëvrasje……………………………………………….40

12.Përcaktimi i metodës ,mjeteve dhe e vendit të vetëvrasjes…………………………………..40

KAPITULLI III

SHKAQET E VETËVRASJEVE NË KOSOVË 2010-2015

1.Shkaqet e vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në Republikën e Kosovës 2010-2015……….46

2.Shkaqet e vetëvrasjeve nga këndvështrimi i psikologëve dhe reflektimi i tyre edhe në


Republikën e Kosovës……………………………………………………………………………48

3.Vetëvrasja në Kosovë………………………………………………………………………….49

4.Tentim vetëvrasjet në Kosovë një thirrje e madhe për ndihmë………………………………..53

5.Tentim vetëvrasjet në rritje!........................................................................................................54

6.Pasojat e Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik të përjetuara gjatë dy dekadave të robërimit nga


regjimi serb dhe sjelljet vetëvrasëse të veteranëve të luftës…………………………………….57

75
7.Sindroma vietnameze prezente edhe në Kosovë………………………………………………62

KAPITULLI IV

TË DHËNAT NGA POLICIA E KOSOVËS MBI VETËVRASJET DHE TENTIM


VETËVRASJET NË KOSOVË 2010-2015…………………………………………………......63

1. 2.Të dhënat e funksionimit për ndihmë pacientëve nga profesionistët e fushës ……………..64

PËRFUNDIMI DHE REKOMANDIMI.....................………………………. .…………………65

LITERATURA..............................................................................................................................71

Përmbajtja ……………………………………………………………………………………….74

76

You might also like