Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Detyre per

portofol.
Tema:Zbulimi I atomit.
Për herë të parë ky term është përdorur nga filozofi i Greqisë së lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370 p.e.s.) i cili me
këtë fjalë emërtonte atë element të materies që nuk ndahet më d.m.th. atomi greqisht atomo (ατομο) = fjalë e
përbërë nga parafjala a=pa + tomo, temno=presë, ndryshe , ajo që nuk pritet më. Atomi është grimca me e vogël qe
ndërton çdo substance. Një substance e thjeshte përbehet nga atome te te njëjtin lloj. Më pas Xhon Daltoni i
vërtetoi botëkuptimet e filozofëve Demokriti dhe Leukipi. Ai përfundoi se materia është e ndërtuar prej grimcave
te vogla te cilat nuk mund te ndahen prej tij me metoda kimike. Këto grimca janë atomet. Kemi edhe eksperimentin
e Radhërfordit. Ai mori një flete ari dhe e bombardoi atë me rreze alfa. Kur rrezet shkuan ne qender,ato devijuan.
Shkaku ishte se kishte protone me ngarkese pozitive te cilat duke qene se rrezet alfa kane ngarkese pozitive i
shtynin ato ( ne bërthame gjenden edhe neutronet, por duke qene se ato nuk kane ngarkese nuk kishin asnjë lloj
ndikimi). Ne vazhdim te eksperimentit, rrezet qe shkonin drejt elektroneve devijonin pak nga rruga e tyre për
shkak te ngarkesës se tyre negative, ndërsa disa rreze nuk e ndryshuan fare drejtimin pasi rruga e tyre kaloi neper
boshllëk.
Atomi është i përbëre nga bërthama dhe elektronet me ngarkesë elektrike negative që rrotullohen rreth saj, në
brendësine e bërthamës gjejmë neutronet që janë thërrmija pa ngarkesë elektrike dhe protonet me ngarkesë
elektrike pozitive. Për çdo atom në gjendje normale numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve.
Kur numri protoneve është i barabarte me numrin e elektroneve atëherë themi që atomi është neutral. Ngarkesa
është zero.
Ndërsa kur atomi humb një ose më shumë elektrone ngarkesa e tij nuk është më neutrale (zero), sepse duke
humbur ngarkesat negative të elektroneve, atij i kanë mbetur vetëm ngarkesat pozitive të protoneve në bërthamë,
atëherë themi se atomi është shndërruar në një jon pozitiv ose kation. Ndërsa, kur atomit i bashkohen një ose më
shumë elektrone, ky nuk është më neutral, sepse i janë shtuar elektrone me ngarkesa negative, pra edhe një herë
kemi të bëjmë me shndërrimin e një atomi në një jon por kësaj radhe jon negativ ose anion.
Që atomi është i pandashëm mund të thuhej kur ne nuk e njihnim akoma natyrën e një atomi, tani mund të
konfirmojmë që atomet janë të ndashëm sepse edhe humbja e një elektroni do të thotë ndarje e tij. Për me tepër
shkenca ka ecur shumë përpara saqë tani është e mundur edhe ndarja e bërthamës së një atomi, ky veprim quhet
fuzion nuklear dhe është i mundur në centralet nukleare. Atomet e elementëve të ndryshëm bashkëveprojnë
ndërmjet tyre dhe gjatë këtij bashkëveprimi njëri nga elementët ka aftësi të japë elektrone ndërsa elementi tjetër
është i prirur të marrë elektrone në shtresën e brendshme jashtme. Atomet janë grimca të imta të materies. Secili
lloj i atomeve ka masën e caktuar. Për shembull masa e atomit te hidrogjenit është e njohur. Ajo është e përbëre
nga : protonet(p+), elektronet(e-), neutrone(n0). Meqenëse atomet janë grimca shume te imëta, masat e tyre nuk
mund të maten me peshore. Peshoret me sakta janë peshoret e kuarcit qe kane njësi te renditi nano 10 ne fuqi -9.
Për këtë arsye duhet te përdoret një njësi e përshtatshme për matjen e tyre. Masa e elektronit është 9,1*10 ne fuqi -
28 g. Masa e protonit është 1,673*10 ne fuqi -24 g. Ndërsa masa e neutronit është afërsisht sa masa e protonit
1,675*10 ne fuqi -24 g.
Molekula peshon 1 nm (nanometer)

Sipas Demokritit - filozof grek - lendet që na rrethojnë janë te ndërtuara nga grimca shume te vogla. Ai mendonte
se këto grimca ishin te pandashme, prandaj u quajtën atome (nga greqishtja, atomos = i pandashëm).
Një cope shkumës ndahet në dy pjesë. Secila nga pjesët përsëri ndahet në pjesëza përsëri te vogla. Vjen një çast
sipas Demokritit, që pjesëza nuk mund te ndahet me në pjesëza te tjera me te vogla. Ky është atomi i shkumësit.
Sipas Demokritit, substancat e ndryshme janë te përbëra nga atome te ndryshme. Uji përbehet nga atome uji, druri
nga atome druri, prandaj edhe substancat janë te ndryshme.
Përfytyrimet e Demokritit ishin mjaft te mira për kohen, por nuk janë krejtësisht te sakta. Dimë që uji, shkumësi,
druri nuk përbehen nga atome uji, shkumësi ose druri, por nga molekula ose janë kristale. Demokriti nuk kishte te
drejte kur i mendonte atomet si te pandashme, për përfytyrimi i tij për atomet si grimca shume te vogla ishte i
sakte.

Eksperimentet e para që treguan se atomi nuk është i pandashëm ishin ato te kalimit te rrymës elektrike në gazet e
rralluara. Në një gyp qelqi vendosen dy elektroda, katoda K e lidhur me polin negativ te burimit te rrymës se
vazhduar dhe anoda A e lidhur me polin pozitiv. Ndërmjet dy elektrodave ushtrohet një diference potenciale e larte
(rreth 10000V). Midis 2 elektrodave lind një shkarkese elektrike që vjen duke u dobësuar me zvogëlimin e trysnisë
se gazit që mbush tubin. Kur trysnia ulet në mënyre te mjaftueshme, ndriçimi i tubit zhduket dhe në pozicion te
kundërt me katodën shfaqet një drite fluoreshente.
Kjo dukuri u shpjegua me veprimin e grimcave që dalin nga katoda dhe lëvizin drejt anodës, te cilat u quajtën rreze
katodike.
Analiza e kujdeshme e dukurisë nga shkencëtare anglez te ndryshëm, sidomos nga fizikanti anglez Tomson (Jozeph
John Thomson) tregoi se :

 a) grimcat e rrezeve katodike kane ngarkese elektrike negative ;


 b) grimcat janë gjithnjë te njëjta edhe nëse ndryshohet modeli i katodës ose gazi që përmban tubi.
Këto grimca u quajtën elektrone. Atomet e te gjitha elementeve përmbajnë elektrone.
Masa e elektronit është rreth 2 mije here me e vogël se masa e atomit te hidrogjenit. Ajo është e barabarte
9.11*10−28, pra është e papërfillshme. Zbulimi i elektronit është shume i rëndësishëm, sepse vërtetoi se atomet nuk
janë te pandashme, por përbehen nga grimca me te vogla, një prej te cilave elektroni.

You might also like