Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 36

PËRGATITJA E DRAFTIT

Kapitulli 6 (libri)
Çfarë është një detyrë kërkimore?

 Marrja dhe kombinimi i informacionit që ju gjeni


duke bërë kërkim dhe idetë tuaja personale për
të provuar tezën e parashtruar.

Informacion + Ide = Kërkim


Të fillosh të shkruash

Këshilla praktike

 Jepini kohë vetes për të shkruar;


 Shkruani kur të jeni të qetë/të freskët nga mendja;
 Gjeni një vend ku të shkruani rregullisht;
 Vendosini vetes objektiva dhe plotësojini ato;
 Përdorni kontrollin e fjalëve (kontroll gjuhësor);
 Gjeneroni një plan për punimin
 Kërkoni ndihmën e shoqërisë për të lexuar dhe komentuar
punën tuaj.
A e dini se?

 Të shkruarit është një proces krijues dhe një mënyrë e


fuqishme për të qartësuar atë se ҫfarë mendoni;

 Një punim shkencor ka nevojë për një strukturë të qartë


që ndihmon të zhvillohet një ide në mënyrë të qartë

 I gjithë informacioni duhet të jetë i aksesueshëm


menjëherë për lexuesin
Organizimi i studimit (detyrës)

 Hyrja: përse subjekti juaj është i rëndësishëm


për lexuesit tuja
 Background: çfarë kanë mësuar të tjerët lidhur
me subjektin (me referenca)
 Objektivat: çfarë shpresoni të mësoni në terma
specifikë
 Procedura: çfarë keni bërë për të arritur
objektivat tuaja
Strukturimi i punës kërkimore

Strukturë e rekomanduar

 Abstrakt
 Hyrje
 Vështrim mbi literaturën
 Metoda
 Rezultatet
 Diskutim
 Konkluzione
 Referencat
 Shtojca
Struktura e punimit

Abstrakti

Fjali të shkurtra që i përgjigjen pyetjeve:

1. Cilat ishin pyetjet/hipotezat e kërkimit; a ishin të


rëndësishme?
2. Çfarë rruge ndoqa për t’iu përgjigjur pyetjeve të kërkimit?
3. Çfarë zbulova duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve?
4. Çfarë konkluzionesh mund të nxirren?

Përshtatur nga Saunders et al. (2009)


Struktura e punimit

Hyrja - përmban

 Pyetjen / hipotezën e kërkimit dhe një paraqitje të qartë


të objektivave të kërkimit
 Një paraqitje të shkurtër të linjës kryesore të ҫështjes që
do të trajtohet dhe ku mbështetet

Vështrimi i literaturës - qëllimi

 Për ta vendosur studimin tuaj në një kontekst më të gjerë


 Për të treguar se si studimi juaj kontribuon krahas
studimeve tashmë ekzistues
Struktura e punimit

Kapitulli i rezultateve - qëllimi


 Për të raportuar faktet që zbuluat gjatë punimit
 Për të mbështetur faktet me citime nga pjesëmarrësit
(nëse mund të aplikohet)

Kapitulli i diskutimeve - qëllimi


 Të interpretohen rezultatet dhe të lidhen gjetjet e punimit
me objektivat e paraqitura që në fillim të punimit
 Të tregohet ndonjë implikim i mundshëm i punës kërkimore
Qëllimi i kapitullit të konkluzioneve

 Për t’iu përgjigjur pyetjeve/hipotezave të


kërkimit
 Për të përmbushur objektivat e kërkimit
 Për të marrë në konsideratë gjetjet
 Për të prezantuar ndonjë kontribut lidhur më
ҫështjen që paraqitet dhe në literaturë
 Për të reflektuar mbi ndonjë implikim të
mundshëm në të ardhmen
Struktura e punimit

Referencat
 Përdorni njërin prej llojeve që pranohet nga universiteti (p.sh.
Harvard, APA)
 Citoni të gjitha burimet të cilave ju jeni referuar brenda në
tekst
 Kontrolloni të gjitha citimet me qëllim shmangien e plagjaturës

Shtojcat
 Përfshini vetëm materiale mbështetëse thelbësore
 Përfshini kopje të skemave të intervistave
 Mbajeni në minimum masën e përdorimit të shtojcave
Struktura e një pune shkencore

Të gjitha faqet deri tek Hyrja: numra romakë


 Tabela e Përmbajtjes është e detyrueshme
 Tabela të tjera: Tabela e Figurave, Tabela e Shkurtimeve, Tabela e
Simboleve - në qoftë se janë të rëndësishme
 Hyrja: Fillon me “Faqe 1” dhe numra Arabikë
 Referencat: zakonisht nuk përfshihen në pjesën kryesore të përmbajtjes
 Stili i shkronjave: Serif font (për shembull Times New Roman) madhësia:
12pt;
 Headings: gjithmonë në Sans Serif (të mundshme Helvetia, Arial)
Organizimi i përmbajtjes së punimit

Çfarë duhet të merrni në konsideratë


 Zgjedhja e titullit
 Të tregoni një linjë të qartë të përmbajtjes
 Ndihmoni lexuesin duke:
 E ndarë punën
 Vendosur nga një hyrje dhe përmbledhje për
kapitujt/ҫështjet
 Përdorur tabela dhe grafikë të përshtatshëm
Shkruar në stil të përshtatshëm
Stili i të shkruarit

Çështjet kryesore:

 I qartë dhe i thjeshtë – shmangni zhargonin


 Kontrolloni gramatikën dhe të shkruarit
 Ruani anonimatin
 Rishikoni rregullisht ҫdo draft kapitulli/ҫështjeje
 Më mirë të shkruash pak gjëra qartë, sesa shumë
gjëra...
Pak e saktë, sesa
shumë e për lumë....
Abstrakti ose Përmbledhja

- I tregon lexuesit shumë shkurtimisht pikat dhe gjetjet


kryesore të punimit
- I mundëson lexuesit të vendosë nëse punimi është i
dobishëm apo jo për të
 Një paragraf i vetëm
 Përmban 4-10 fjali të plota

 Më shumë i rëndësishëm për lexuesin se për shkruesin/hulumtuesin.

 I orientuar/drejtuar nga rezultatet – përqëndrohet në përfundimet


e gjetura dhe se çfarë mund të konkludohet nga to.
 Ofron një “përmbledhje” të punimit – një paraqitje e shkurtër e
seksioneve që do vijojnë
Abstrakti ose Përmbledhja

 Përdorimi i fjalive të plota


 Përdorimi i kohës së shkuar
 Përdorimi i formës pasive jovetore
 Mungesa e negativeve
 Shmangia e shkurtimeve, zhargoneve etj.

 Ne diskutojmë/ Ky artikull diskuton


 Ne kemi llogaritur/ Në këtë artikull/punim/hulumtim llogaritet

 Ne tregojmë/ Ky artikull tregon/ Në këtë artikull tregohet


Hyrja

 “Hyrja” = fillimi i gjërë i një detyre të shkruar


 Duhet t’i përgjigjet tre pyetjeve:
 Për çfarë bën fjalë studimi?
 Përse po e lexoj atë?
 Çfarë dëshironi të bëj?
 Hyrja duhet të përcaktojë konteksin e detyrës/studimit
 Duhet të qartësojë përse ideja kryesore është e
rëndësishme
 Deklarimi i tezës zakonisht vendoset në fund të hyrjes
Hyrja

 Hyrja i tregon lexuesit:

 Cili është subjekti i punimit në terma të përgjithshëm


 Përse është i rëndësishëm subjekti
 Çfarë pritet nga punimi

 Hyrja:
 Duhet të formëzohet nga idetë e përgjthshme deri tek subjekti
specifik i punimit
 Të justifikojë kërkimin që prezantohet në vijim

 Ndonjëherë hyrja përfshihet në rishikimin e literaturës


Hyrja

Në hyrje ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

 Prezantoni informacionin e përgjithshëm (background) të


një teme/ kontekstin
 Përkufizoni terma ose konceptet kur është e nevojshme
 Shpjegoni objektivin e detyrës dhe qëllimet specifike
 Përmendni kufizimet e punës suaj
 Prezantoni strukturën e punimit
Hapat e ndërtimit të Hyrjes në një
punim shkencor

 Përcaktimi i një “territori” kërkimi


 Duke treguar se fusha e kërkimit është e rëndësishme,
interesante, problematike (jo e detyrueshme)
 Duke prezantuar pjesë nga kërkime të mëparshme në këtë
fushë (jo e detyrueshme)
 Duke treguar se ka një hapësirë boshe mbetur nga kërkimet e
mëparshme, duke e ngritur si çështje apo për të zgjeruar
njohuritë (e detyrueshme)

 Ndërtimi i kontekstit
 Duke vënë në dukje qëllimin/natyrën e punimit tuaj (e
detyrueshme)
 Duke bërë të ditur gjetjet kryesore (jo e detyrueshme)
 Duke treguar strukturën e punimit (jo e detyrueshme)
Zhvillimi i Punimit/detyrës

Shpjegon, ilustron,
argumenton ose mbështet
tezën.
Rishikimi i Literaturës

- Rishikimi i literaturës i tregon lexuesit atë që studiuesit e tjerë kanë


zbuluar në lidhje me subjektin e punimit ose i tregon lexuesit çka është
e rëndësishme për çështjen e trejtuar.

 Rishikimi i literaturës duhet të formëzojë mënyrën sesi lexuesit gjykojnë


në lidhje me çështjen

 Pjesa më e madhe e rishikimeve akademike të literaturës ka një teori


drejtuese, e cila përdoret për të:
 krijuar kuadrin apo ndihmuar të kuptojmë faktet në literaturës
 vendosur pritshmëritë apo hipotezat e kërkimit
 justifikuar spekulimet kur nuk ekzistojnë të dhëna për të justifikuar ide
specifike
Metodat

Seksioni i metodave duhet të përmbajë:

1. Përshkrimin e të dhënave (mendoni në terma: Kush?, Çfarë?, Kur?, Ku?, Përse


dhe Si?

A. Popullsia e targetuar
B. Mënyrat sesi janë mbledhur të dhënat
C. Norma e përgjigjeve
D. Madhësia e kampionit që varion nga vendime të ndryshme
2. Përshkrimi i variablave: të varur dhe të pavarur
3. Manipulimet apo modifikimet e të dhënave
4. Reflektim mbi aftësinë e të dhënave për të përgjithësuar
popullsinë e shënjestruar
5. Teknikat statistikore që do të përdoren për të testuar hipotezat
tuaja dhe programet e përdorur
Rezultatet

Seksioni i rezultateve përmban gjetjet e analizës


statistikore, duke konkluduar nëse hipotezat tuaja
kanë qenë korrekte apo jo.

Seksioni në fjalë përfshin:


 Tregimin që përshkruan gjetjet më kryesore
 Tabela profesionale që paraqesin statistika përshkruese
Tabelat dhe Grafikët

 Titulli vendoset jashtë grafikut apo tabelës


 Për të vendosur madhësinë: gjatësinë në proporcion me
gjerësinë
 Citoni burimin tuaj
 Nuk është nevoja të përdorni Tabelat dhe Grafikët dy
herë për të njëjtin qëllim
 Shpjegoni çfarë është e rëndësishme!
Tabelat

 Siguroni të dhëna sa më të sakta të jetë e mundur


 Vendosni çfarë doni të tregoni
 Tendenca, lidhja ose përmbledhje  Diagrama
 Shifra të sakta  Tabela

 Merrni një vendim tabelë ose diagramë, jo të dyja!


 Ndërtoni tabelën në kolona, jo në rrjeshta.
 Shpjegoni çfarë është e rëndësishme!
Konkluzionet

 “Konkluzioni” = pjesët mbyllëse të një detyre të shkruar, që


përmbledh atë çka autori/autorët kanë trajtuar në studimin e
tyre
 Konkluzionet mund të
 riformulojnë temën dhe rëndësinë e saj
 riformulojnë deklarimin e tezës
 zgjidhin qasje të kundërta
 përfshijnë thirrje për veprim
 rishikojnë mundësi për studime të ardhshme
Konkluzione dhe diskutime

Të ndaluara:
 Aspekte të reja: Rezultate te reja, zhvillimet, njohuri të reja
dhe kështu në vazhdim
 Qëndrime rreth punës suaj!
Diskuton kufizimet e studimit tuaj dhe mënyrën sesi këto
mund të ndikojnë gjetjet tuaja.
Diskuton çështje të cilat studiuesit duhet t’i hulumtojnë në
të ardhmen lidhur me temën, në mënyrë që
njohuritë të thellohen
Ndihmon lexuesin që të fitojë njohuri, të cilët ju gjykoni
që duhet t’i ketë në lidhje me temën.
Diskutime

 Më shumë liri se tek “hyrja”


 “Diskutimet” varen nga shumë faktorë
 Lloji i pyetjes së parashtruar për studim
 Pozicionimi i seksionit “Diskutime”
 Nëse “rezultatet” kanë të bëjnë me fakte, “diskutimet” kanë të
bëjnë me pikat, çështje që kanë nevojë për sqarim/diskutim;
 Faktet janë përshkruese, pikat janë shpjeguese
 “Diskutimet” janë më shumë sesa përmbledhje
Hapat e ndërtimit të “diskutimit”

 Pikat që konsolidojnë hapësirën e fushës së kërkimit (e


detyrueshme)
 Pikat që tregojnë kufizimet e studimit tuaj (opsionale, por e
zakonshme)
 Pikat që identifikojnë fushat e nevojshme për analiza të
mëtejshme (opsionale dhe e zakonshme vetëm në disa
fusha)
Referencat

Referencat janë njësoj të rëndësishme, si çdo pjesë tjetër e


detyrës apo studimit tuaj.
Referencat janë mbështetja emprirke për pretendimet në
studim të cilat nuk vrojtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në
kërkim. Ato u nevojitet studiuesve për të qenë empirik në
përshkrimin e tyre të çështjes.
E bëjnë procesin e kërkimit më efiçent, pasi lehtësojnë gjetjen
e burimit të fakteve dhe ideve.
Pjesë të tjera të shkrimit

 Mirënjohje ndaj:
 Mbështetja financiare
 Falenderime
 Versione të tjera

 Titulli
 Duhet të paraqesë çështjen kryesore të studimit
 Duhet të tregojë qëllimin e studimit
 Duhet të jetë vetë-shpjegues për lexuesit
Shtojca

 Jo e detyrueshme

 Material shtesë
 Rrjedhime (Derivime)

 Tabela të detajuarara rreth rezultateve ekonometrike

 Pyetësorët e përdorur

 Jo të domosdoshme për të kuptuar përmbajtjen


Shkrimi i drafteve të tjerë

Shkrimi asnjëherë nuk është i


përfunduar.

 Merrni një pushim.


 Printoni një kopje që ta lexoni.
 Lexoni me zë draftin tuaj.
 Kërkojini dikujt tjetër të lexojë
draftin tuaj.
Drafti i Parë

Asnjëherë nuk di çfarë mendoj lidhur me


diçka, derisa lexoj atë çka kam shkruar
lidhur me të.

— William Faulkner

You might also like