Leksion 1 - Vetite e Betonit Te Armuar

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 20

PSE BETON I ARMUAR ?

PSE BETON I ARMUAR ?

Beton i armuar [B/A] quhet bashkimi racional në rrugë artificiale të


dy materialeve [beton+çelik] me veti fiziko-mekanike të ndryshme,
të cilët pas ngurtësimit të betonit punojnë sëbashku.

Betoni, sikurse çdo gur artificial, gëzon veti të mira në shtypje, por
duron shumë pak në tërheqje, ndërsa çeliku punon mjaft mirë si në
tërheqje ashtu dhe në shtypje.
PSE BETON I ARMUAR ?

VETIA BETONI ÇELIKU


Sforcime ne shtypje 𝜎𝑠ℎ √√ √
Sforcime ne terheqje 𝝈𝒕 ×× √√
Sforcime tangenciale 𝜏 √ √√
Jetëgjatësia √ ×
Rezistenca ndaj zjarrit √√ ××

Duke ngopur betonin me armaturë metalike, veçanërisht në ato pjesë të tij që punojnë në
tërheqje, përfitojmë një material me veti më të larta, të aftë të ofrojë një rezistencë të
madhe ndaj sforcimeve tërheqëse. Nga bashkimi i tyre bëhet i mundur shfrytëzimi në
maksimum i rezistencës në shtypje të betonit dhe ajo në tërheqje e armaturës.
PSE BETON I ARMUAR ?
Tra i thjeshtë në përkulje (shembull)
Nga përkulja në tra lindin sforcime të brendshme:
▪ poshtë bushtit/aksit neutral lindin sforcime normale tërheqëse.
▪ sipër boshtit neutral lindin sforcime normale shtypëse.
Në traun e pa-armuar sforcimet shtypëse thithen mirë nga betoni i
zonës së shtypur, ndërsa për arsye të rezistencës së ulët të betonit
në tërheqje në zonën e tërhequr [edhe për ngarkesa të vogla] betoni
del nga puna dhe si pasojë e plasaritjeve trau thyhet.
Që betoni të përballojë sforcimet tërheqëse në zonën e tërhequr,
duhet të rrisim sipërfaqen e prerjes tërthore, por kjo na qon në një
zgjidhje jo-ekonomike, plus edhe rritjen e peshës vetjake të
elementit, sepse pesha volumore specifike e betonit është 𝛾𝑏 = 2500
kg/m3 dhe pesha vetjake duhet të merret në konsideratë në
llogaritjen e ngarkesave.
Prandaj, ngopja e zonës së tërhequr me shufra çeliku bën të mundur
thithjen e sforcimeve tërheqëse, që edhe pas plasaritjeve sëbashku
me betonin në zonën e shtypur, elementi përballon momente
përkulëse të mëdha, pa rritur përmasat e tij.
Konkluzion: Armatura duhet të vendoset kryesisht në ato zona të
konstruksionit të cilat ndodhen në kushte punë në tërheqje.
PSE BETON I ARMUAR ?
POZICIONI I VENDOSJES SË ARMATURËS

Në trarët e vazhduar armatura


vendoset në hapësirat e dritës në
zonën e poshtme të tërhequr [𝐴𝑆1 , 𝐴𝑠2],
kurse në mbështetje në zonën e
sipërme që ndodhet në kushte pune
në tërheqje nga përkulja [𝐴𝑠3].
PSE BETON I ARMUAR ?
POZICIONI I VENDOSJES SË ARMATURËS
PSE BETON I ARMUAR ?
AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET

ANËT POZITIVE ANËT NEGATIVE

a) material me përbërës të lirë ekonomik a) ndërtimi i kallëpit ka kosto

b) material i punueshëm, merr formën e b) faza e betonimit, kërkon kushte të

kallëpit në fazën e parë vecanta pune: vibrim dhe lagie

c) higjenik, nuk formon zgavra pasi vibrohet c) ka vështirësi në ripërshtatje

d) është rezistent ndaj zjarrit

e) ka jetëgjatësi
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
(betoni & armatura)
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
REZISTENCAT E BETONIT

A) REZISTENCA NË SHTYPJE E BETONIT

Faktorët ndikues:
1- Rezistenca e cimentos së përdorur
2- Rezistenca e materialeve mbushës
3- Granulometria e materialit mbushës
4- Raporti ujë-çimento [U/Ç]
5- Mënyra e hedhjes , trajtimet në periudhën e
ngurtësimit
6- Forma e provës
7- Mënyra e kryerjes së provës
8- Mosha e betonit të provës
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
REZISTENCAT E BETONIT

Ndikimi i formës së proves:


𝑹𝒃𝒏 ≤ 𝑩 = 𝑹
Kufiri i rezistencës i një prove prizmatike 𝑅𝑏𝑛
është me i vogël se ai i provës kubike 𝐵 = 𝑅
Forcat e fërkimit për njesinë e vëllimit është , për të njejtën klasë betoni të projektuar.
më i vogël se në formën kubike, po ashtu edhe Ndryshimi ndërmjet tyre është aq i madh sa më
aftësia mbajtëse do të jetë më ë vogël. i madh të jetë raporti ℎ/𝑏 ≥ 1.
ℎ/𝑏 1 2 3 4 6 7.5
Ndikimi i përmasave të provës:
Sa më i madh të jetë kubi, aq më e vogël është rezistenca 𝑅𝑏𝑛 / 𝑅 1.00 0.89 0.80 0.76 0.70 0.68
e tij dhe e kundërta. Kjo shpjegohet me prezencën e
forcës së fërkimit. Kufiri i rezistencës cilindrike:
Jetëgjatësia, përcaktimi i rezistencës në varësi të moshës: h=b → 0.9R
𝑹𝒃𝒏
=
𝐥𝐨𝐠 𝒕
[ 𝑝ë𝑟 𝑡 > 3 𝑑𝑖𝑡ë] h=2d → 0.8R
𝑹
𝟐𝟖 𝐥𝐨𝐠 𝟐𝟖
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
REZISTENCAT E BETONIT

B) REZISTENCA NË TËRHEQJE E BETONIT


Për betonet e zakonshme kufiri i rezistencës së betonit në
tërheqje është sa [9-10]% e rezistencës së betonit në shtypje.
𝑅𝑏,𝑡 ≥ 𝟎. 𝟎𝟗 − 𝟎. 𝟏 𝑹𝑏,𝑠ℎ
C) REZISTENCA E BETONIT NE TËRHEQJE NGA PËRKULJA
Sforcimet [ nderjet] në tërheqje:
𝑀𝑠ℎ 𝑀𝑠ℎ 6𝑀𝑠ℎ
për fazën elastike: 𝑅𝑏,𝑡,𝑒 = = 𝑏ℎ2
=
𝑊𝑒𝑙 𝑏ℎ2
6
𝑀 𝑀 6𝑀 𝑀
për fazën plastike: 𝑅𝑏𝑡,𝑝𝑙 = 𝑊𝑠ℎ = 1.7𝑊
𝑠ℎ 𝑠ℎ
= 1.7 𝑏ℎ 𝑠ℎ
2 = 3.5 𝑏ℎ2
𝑝𝑙 𝑒𝑙
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
REZISTENCAT E BETONIT

D) REZISTENCA NË PRERJE E BETONIT F) REZISTENCA NË NGJESHJE LOKALE E BETONIT


𝑅𝑝𝑟 = 𝟐𝑹𝑡
𝑹𝒍𝒐𝒄,𝒃 = 𝜶 ∙ 𝝋𝒃 ∙ 𝑹𝒃,𝒏

𝛼 = 1.00 𝑝ë𝑟 𝑏𝑒𝑡𝑜𝑛𝑒 < 𝐵. 25


𝜶=ቊ
𝛼 = 1.35 𝑝ë𝑟 𝑏𝑒𝑡𝑜𝑛𝑒 ≥ 𝐵. 25
3 𝑨𝒍𝒐𝒄,2
𝝋=
𝑨𝒍𝒐𝒄,1

E) REZISTENCA NË RRËSHQITJE
𝑇 = 0.3𝑅
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
DEFORMIMET E BETONIT
Deformimet e betonit për veprim të ngarkesave varen nga
mënyra e veprimit dhe kohëzgjatja e ngarkesave, forma dhe
përmasa e kampionit, lagështia, temperature etj.

a) Për veprim te ngarkesave për një kohë të shkurtër,


lakorja që shpreh varësinë e sforcimeve dhe deformimeve në
fazën e parë të ngarkimit ka formë të drejtë[lineare], ndërsa
me rritjen e sforcimeve shkalla e kurbëzimit theksohet, çka
tregon një rritje të deformimeve plastike. Deformimet e
betonit [𝜀𝑏 ] përbëhen nga deformimet elastike/të kthyeshme
[𝜀𝑒 ] dhe deformimet plastike/mbetëse[𝜀𝑝 ]: 𝜺𝒃 = 𝜺𝒆 + 𝜺𝒑
b) Për veprim të ngarkesave konstante për një kohë të
gjatë ngarkimi, kampionet shkatërrohen për ngarkesa më të
vogla se sa për rastin e ngarkimit për një kohë të shkurtër. Me
largimin e ngarkesës përftohet lakorja e shkarkimit me
deformime elasto-plastike te kthyeshme pas nje farë kohe pas
shkarkimit të kampionit [𝜀𝑒𝑝] dhe deformime përfundimtare
mbetëse [plastike][𝜀𝑝′] të njohura si deformkoha.: 𝜺𝒑=𝜺𝒆𝒑+𝜺
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
DEFORMIMET E BETONIT
Deformimet e deformkohës janë funksion/pasojë:
1- Veprimit të ngarkesës për një kohë të gjatë [5 vjet e
lart], la korja e deformkohës zhvillohet sipas një ligji
logaritmik me tendencë në rritje deri në 𝑡=∞;
2- Gjendjes së sforcuar, rritja e sëcilës sjell rritje të
deformkohës;
3- Kohëzgjatjes së ngarkimit, rritja e sëcilës sjell rritje të
deformkohës;
4- Moshës së betonit, sa më i vjetër betoni aq më të vogla
deformimet;
5- Lloji i çimentos, sa më e madhe klasa e betonit aq më e
vogël deformkoha;
6- Raportit U/Ç , sa më i madh ky raport aq më të mëdha
deformimet e deformkohës;
7- Përbërja e betonit dhe konsistenca, rritja e çimentos
rrit deformkohën;
8- Materialet mbushëse, sa më e madhe rezistenca e
mbushësve aq më e vogel deformkoha e betonit;
9- Trajtimit në vepër, vibrimi sjell zvogëlim të
Deformkohë quhet madhësia e deformimeve mbetëse të
deformimeve të deformkohës;
lindura në element nga veprimi i ngarkesave konstante [të
10- Kushteve ambjentale, ne mjedise me lagështi
pandryshueshme]për një kohë të gjatë.
deformimet e deformkohës ulen;
Në praktikë, duke qenë se vlera e deformimeve elasto-plastike
11- Përmasave të provës, rritja e përmasave shoqërohet
[𝜀𝑒𝑝] është e vogël,si deformkohë pranohet vlera [𝜀𝑝].
me zvogëlim të deformkohës.
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
DEFORMIMET E BETONIT

c) Për veprim të ngarkesave ciklike [ngarkim-


shkarkim me përseritje], me rritjen e numrit të cikleve
dy kurbat [kurba e ngarkimit dhe e shkarkimit] i
afrohen njëra-tjetrës derisa më në fund kthehen në
një vijë të drejtë ku kemi linearitet midis sforcimeve
dhe deformimeve. Për veprim të ngarkesave ciklike kur
sforcimet kalojnë 40% e vlerës së rezistencës kubike
[ose 50% e vlerës së rezistencës prizmatike], kurba
fillimisht ka formë drejtvizore, pastaj fillon një
përkulje në drejtim të boshtit të deformimeve, që
njihet si fenomeni i lodhjes së betonit. Vazhdimi i
mëtejshëm i ngarkimeve sjell rritje të deformimeve
deri në shkatërrimin e elementit.
Deformimet kufitare në shtypje janë 1.5 − 3 𝑚𝑚/𝑚𝑙 [𝜀𝑏𝑛 = 0.0015 − 0.003]
ndërsa zona e shtypur për elementët që punojne në përkulje ka deformime kufitare 0.003 − 0.01 𝑚𝑚/𝑚𝑙
Deformimet kufitare në tërheqje janë rreth 15-20 herë më të vogla se ato në shtypje, përkatësisht 0.1 −
0.15 𝑚𝑚/𝑚𝑙 [𝜀𝑏𝑡𝑛 = 0.0001 − 0.00015]
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
MODULI I ELASTICITETIT TË BETONIT
Nëse me [𝐸𝑏 ] shënojmë modulin fillestar të elasticitetit të betonit
që i përket momentit fillestar të ngarkimit të elementit kur në të
kanë lindur vetëm deformime elastike dhe me [𝐸𝑏′ ] modulin e
elasticitetit për një gjendje të çfarëdoshme (i) të ngarkuar kemi:
𝜎𝑏
𝐸𝑏 = 𝑡𝑔𝛼0 =
𝜀𝑒
𝜎 ൢ → 𝜎𝑏 = 𝜀𝑒 𝐸𝑏 = 𝜀𝑏 𝐸𝑏′
𝑏
𝐸𝑏′ = 𝑡𝑔𝛼𝑖 =
𝜀𝑏
𝜀𝑒
𝐸𝑏′ = 𝐸 = 𝜆𝑏 𝐸𝑏
𝜀𝑏 𝑏
𝜀
𝜆𝑏 = 𝜀𝑒 [koeficient elasto-plastik i betonit]
𝑏
Moduli i elasticitetit të betonit në tërheqje:

𝐸𝑏𝑡 = 𝜆𝑏𝑡 𝐸𝑏 = 0.5𝐸𝑏𝑡
Deformimet kufitare në tërheqje për 𝜎𝑏𝑡 = 𝑅𝑏𝑡 kemi
𝑅𝑏𝑡𝑛 2𝑅𝑏𝑡𝑛
𝜀𝑏𝑡 = ′ =
𝐸𝑏𝑡 𝐸𝑏
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
ARMATURA

Armaturë quajmë pjesët metalike, në formë shufrash të vecanta, në formë rrjete ose në formën e
profileve metalikë te vendosura në elementin b/a në përputhje me gjendjen e sforcuar të tij.

Armature ka si qëllim kryesorë të thithë sforcimet tërheqëse, por ajo mund te vendoset edhe për
thithjen e sforcimeve shtypëse siç është rasti i kolonave ose i zonës së shtypur të elementëve në
përkulje.

Përmbatja e sasisë së armaturës shprehet nëpërmjet koeficientit të armimit [ μ ] ose të përqindjes së


𝐴
armimit [ μ% ]. 𝜇 = 𝐴 𝑠
𝑏
Kërkesat kryesore që duhet të plotësojë armature metalike:
1. Të sigurojë punën e përbashkët me betonin në të gjitha etapat e punës së konstruksionit.
2. Të sigurojë shfrytëzimin e plotë të aftësisë mbajtëse të saj.
3. Të ketë veti të mira plastike.
4. Të lejojë mundësinë e mekanizmit të lartë gjatë punimit.

Sipas formës së sipërfaqes së jashtme armature ndahet në:


a. Armaturë elastike e lemuar
b. Armaturë elastike e viaskuar
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
ARMATURA

Sipas punës që kryhet në


elementin prej betoni të
armuar, armatura ndahet në:
1. Armaturë punuese gjatësore
2. Armaturë tërthore në
formën e stafave
3. Armatyrë e kthyer
4. Armaturë montuese
5. Armaturë shpërndarëse
VETITË FIZIKO-MEKANIKE
ARMATURA PREJ ÇELIKU

Sforcimet për të cilat deformimet rriten në mënyrë të mënjëhershme quhet kufiri fizik i
rrjedhshmërisë së çelikut [𝝈𝒚 ]. Sforcimet maksimale para këputjes quhet kufiri i rezistencës
në tërheqje të armaturës [𝜎𝑀 ].
Rritja e kufirit të rezistencës behet
nëpërmjet shtesave të karbonit apo
metaleve të tjerë me veti të larta
fiziko-mekanike, por shtesat e karbonit
mbi (0.3-0.5)% ulin vetitë plastike dhe
të saldueshmërisë së celikut.
Çelicet e butë kanë kufi të qartë
rrjedhshmërie, ndërsa çelicet e fortë
kanë kufi të paqartë rrjedhshmërie,
prandaj përdoret kufiri kushtor i
rrjedhshmërisë që i përgjigjet një
gjendje të sforcuar 𝜎0.2 për të cilën
deformimet mbëtëse janë sa 0.2% dhe
kufi elasticiteti 𝜎𝑠𝑒 = 0.8 ∙ 𝜎0.2

You might also like