Relacion Teknik Projek - Arkitektonik - 6k

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI

“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

RELACION TEKNIK
PROJEKT ARKITEKTONIK
OBJEKT BANIMI DHE SHËRBIMESH 6 KATE ME 1 KAT PARKIMI NËNTOKË

Sokol Digitally signed by


Sokol Imeraj

Imeraj Date: 2017.10.23


09:59:03 +02'00'

Ajkid Topore Digitally signed by Ajkid Topore


Date: 2017.10.23 15:02:15 +02'00'

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 1
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

VENDNDODHJA

Shqipëria dallohet për një luhatje të madhe të lartësisë mbi nivelin e detit (2 750 m), një tipar ky që
shoqërohet me ndryshime të thella në gjeologji e në reliev, si dhe me ndryshime të ndjeshme vertikale
të klimës, hidrografisë, tokës dhe vegjetacionit. Është një vend kryesisht malor: 13,3% e territorit
shtrihet nga 0 deri në 300 m lartësi, 25,5% midis 300 dhe 600 m dhe 61,2% mbi 600 m lartësi mbi
nivelin e detit.
Shqipëria përfshihet në brezin e klimës mesdhetare subtropikale, me dimër të shkurtër e të butë dhe me
verë të nxehtë e shumë të thatë. Ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, ndryshimet klimatike janë të
mëdha, falë relievit tepër të thyer malor.
Në rajonizimin klimatik të Shqipërisë si faktor bazë janë rrezatimi diellor, gjerësia gjeografike,
qarkullimi i përgjithshëm i atmosferës dhe faktorët lokalë. Vlerat e elementeve të ndryshme klimatike
janë rrjedhim i bashkëveprimit të ndërsjellë të këtyre faktorëve. Nën ndikimin e tyre në territorin e
vendit tonë krijohen një numër zonash e nën zonash me veçori klimatike pak a shumë homogjene.
Temperatura mesatare vjetore luhatet nga 15°C në zonën fushore, në 2°C në veri të zonës malore.
Muaji më i nxehtë është korriku. Mesatarja e temperaturës për korrikun në zonat e ulëta është mbi
25°C (Sarandë, Kumenicë, etj). Në zonat e brendshme dhe të larta temperaturat mesatare arrijnë 13°C
(Kodra e Diellit në malin e Sharit). Muaji më i ftohtë i vitit është janari, në zonat e ulëta dhe bregdetare
mesatarja e temperaturës arrin mbi 10°C. Në lartësitë dhe në trevat lindore, me dimër të ftohtë kjo
mesatare është mjaft e ulët nën -3°C.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2.722 orë në vit në Vlorë, 2.560 orë në
vit në Tiranë, 2.246 orë në Peshkopi dhe 2.046 orë në vit në Kukës.

Zonimi territorial sipas gradë-ditëve për pragun 17.50


Sipas këtij zonimi territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në 3 zona:
• Zona e parë ku gradë-ditët janë më të vogla se 1500. Në këtë zonë kemi dalluar nënzonën
jugperëndimore me gradë-ditë më të vogla se 900.
• Zona e dytë ku gradë-ditët luhaten në kufijtë 1501 deri 2500.
• Zona e trete ku gradë-ditët janë më të mëdha se 2500.
Sasia e reshjeve është mesatarisht e lartë si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare
dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në
vit në Bogë, të Alpeve shqipëtare. Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar
nga perëndimi në lindje. 95% e shirave në të gjithë vendin bien në sezonin dimëror.
Vera është një stinë e thatë e pa reshje, në pjesën më të madhe të vendit.

ZGJIDHJA FUNKSIONALE

Ne zbatim te detyres se projektimit te dhene Termat e References, ne zgjidhjen funksionale jane


parashikuar per objektin 8k keto ndarje:
- 1kat sherbime
- 5kate banim
Gjithsej jane zgjidhur 25 apartamente nga te cilat kemi:

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 2
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

- 3 garsoniera (11%)
- 7 apartamente 1+1 (29%)
- 12 apartamente 2+1 (49%)
- 3 apartamente 3+1 (11%)

Objekti eshte parashikuar te kete 25 apartamente banimi, ne te cilin levizja vertikale kryhet nepermjet
nje grupi shkallesh dhe nje anshesori.
Kati perdhe eshte parashikuar te kete funksion tregtar.
Hyrjet per ne kafazin e shkalles dhe ashensor, jane ne katin perdhe , pozicionuar ne pjesen e pasme te
objektit , brenda volumetrise se tij.

Jane parashikuar gjithsej 7 apartamente 1+1 ,me siperfaqe shfrytezimi 56.4 m2 te shoqeruara me
ambjentet ndihmese si; nyjet sanitare, ballkonet, ambjentet e gatimit per secilin apartament.

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 3
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

Jane parashikuar gjithsej 12 apartamente 2+1 ,nga te cilat jane:


- 5 apartamente 2+1, me siperfaqe shfrytezimi 71.2 m2,

- 5 apartamente2+1 me siperfaqe shfrytezimi 71.8 m2

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 4
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

- 2 jane me siperfaqe shfrytezimi 69.7 m2,

Jane parashikuar gjithsej 3 apartamente 3+1 , me siperfaqe shfrytezimi 84.8 m2,

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 5
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

Jane parashikuar gjithsej 3 garsoniere, me siperfaqe shfrytezimi 40.8 m2,

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 6
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

Tabela e siperfaqeve sipas kateve:

Ne funksion te zgjidhjes me eficence te larte energjie, apartamenet kane nje zgjidhje kompakte, ku
eshte bere ndarja e zones se nates nga ajo e dites dhe nga hyrja. Dritaret e aparamenteve jane optimale
ne funksion te ndricim dhe ajrimit te nevojshem. Perqasja arkitektonike eshte hartuar në bazë të
vlerësimit të kërkesave të Termave te References dhe EKB.
Gjatë projektimit eshte marre në konsideratë forma e ndërtesës, qasja, zgjidhjet hapësinore të
brendshme dhe funksionale, kompaktësia e zgjidhjeve mekanike dhe efiçenca e zgjidhjes strukturore.

Sipas kerkesave ne termat e references kati perdhe eshte parashikuar me funksion tregtare.
Ambjentet tregtare jane zgjidhur me keto siperfaqe:

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 7
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

Sipas kerkesave ne termat e references kati nentoke eshte parashikuar parkim me 16 vende parkimi
duke nxjerre keto siperfaqe:

Hyrja per ne hapesiren e parkimeve eshte realizuar nepermjet pandusit 20% pjerresi ne menyre qe
hyrje-daljet ne parkim te jene komode.Per te racionalizuar numrin maksimal te vendparkimeve ne
zgjidhjen konstruktive eshte ruajtur me fanatizem hapi aksial i kollonave optimal. Kati nentoke i
parkimit eshte trajtur ne teresine e vet me ndricim dhe ajrim natyral , nepermjet puseve te ajrimit
(bocca di lupo).

Sipas normativave jane parashikuar dhe rampat per personat me aftesi te kufizuar te cilat te cojne ne
sheshpushimin e katit perdhe ku gjendet ashensori.

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 8
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

ZGJIDHJA ARKITEKTONIKE

Vemendje e vecante i eshte kushtuar ne teresine e vet zgjidhjes arkitektonike edhe per faktin se kjo
banese do mund te ndertohet ne zona te ndryshme te shqiperise. Kjo e ka bere te veshtire konceptimin
volumore te objektit duke mos pasur referenca por gjithashtu i ka dhene mundesine te jete i pavarur
dhe te kete nje identitet te vetin. Trajtimi i paraqitur shfaq identitetin e objektit si objekt banimi dhe
ruan nje modesti duke mos u imponuar ne sitet e mundshme ku do te ndertohet. Fasada ka pak carje
per arsye te eficenses se energjise ndaj krijimin e drite hijeve ne fasade e kemi krijuar nepermjet
llozhave qe futen ne objekt duke e thyer ate nga ana volumore.
Ne kursim te siperfaqeve te medhaja te vetratave jane trajtuar ambientet tregtare , te cilat gjithsesi kane
ndricim , ajrosje dhe vizualitet optimal. Ruajtja e dy fasadave anesore te pastra dhe pa shum carje jep
mundesine qe objekti te perseritet i bashkengjitur me vetetveten ne ate drejtim ne rast se kjo do te jete
e nevojshme.

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 9
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

ZGJIDHJA KONSTRUKTIVE

Konstruksioni eshte i tipit beton arme me sistemin rame, tra-kolone dhe soleta monolite.
Themeli eshte i tipit pllake b/a e kombinuar me me trare ne te kundert.

TE DHENAT E PROJEKTIT

Sipërfaqet kyçe (sipërfaqja totale e katit, zarfet e ndërtesës)

Sipërfaqja e gjurmës së objektit 399 m²


Sipërfaqe e ndërtimi mbi tokë 2442 m²
Sipërfaqe e ndërtimi nën tokë 399 m²
Sipërfaqe totale ndërtimi 2841 m²

Numri i kateve mbi kuotën natyrale 5k


Numri i parkimeve nën tokë 16 parkime

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 10
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

KOSTOT E INVESTIMIT

Me zgjidhjen volumore , arkitektonike e funksionale te projektit eshte marre parasysh kerkesa per nje
kosto optimale , e cila do te lejoje edhe perdorimin e te gjitha materialeve e trajtimit te zarfit te
nderteses si dhe te gjitha detajeve qe lidhen me kursimin e energjise gjate ciklit te jetes duke
konsideruar realizimin me sukses te ketij invesitimi me kosto te ulet.

Analiza ekonomike qe eshte bere per arritjen e ketij rezultati lidhet me :

a- Zgjidhja volumore e onjektit eshte kompakte dhe maksimalisht e optimizuar.


b- Zgjidhja arkitektonike eshte zhveshur nga cdo ngarkese e mundshme gje e cila ka ne
rezultatin e vet final kursimin e cdo kostoje te tepruar si ne ndertim ashtu edhe ne
shfrytezimin gjate ciklit te jetes.
c- Per te arritur optimizim te kostos me kujdes eshte trajtuar nje rrjet konstruktiv i paster dhe i
lehtesuar nga cdo ngarkese e panevojshme.
d- Ne funksion te optimizimit te kostove por edhe duke ruajtur hapesirat drite te nevojshme
sipas ligjit kemi perdorur carje dritashe dhe dyer ballkonesh te kursyera dhe optimale .
e- Rrjeti i rregullt konstruktiv eshte percjelle edhe ne katin nentoke duke sjelle maksimalizim
per m2/ parkim.
f- Ne llogaritjet kompujterike te sjelljes se objektit ndaj temperaturave lokale ne vere dhe ne
dimer , si dhe ndaj trendafilit te ererave jane paraqitur ne projekt masat dhe materialet qe
duhen perdorur per trajtimin e zarfit te objektit si dhe detajet perkatese per te patur nje
Konsum energjie sa me te ulet.

Theksojme se llogaritjet per eficencen e enrgjise jane bere ne baze te programeve kompjuterike dhe
mbi te gjithe te dhenat e duhura te zones se Korces.Materialin po e veme ne dipozicion ne aneksin 1.

ELEMENTET KRYESOR PER PROJEKTIN ME EFICENCE ENERGJIE

Perqasja arkitektonike eshte hartuar ne baze te vleresimit te kerkesave te Investitorit,


ku merret merret parasysh natyra dhe funksioni rezidencial e tregetar i objektit.

Projektimi ne funksion te eficences se energjise


Nga vlerësimi i detajuar i bërë Termave te references dhe kërkesave specifike të institucionit për
arkitekturen propozohet;

• Zgjidhje volumore

Propozohen volume te thjeshta duke ruajtur kendet e drejta nisur edhe nga nje zgjidhje e paster
funksionale.

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 11
STUDIM PROJEKTIM PROJEKT ZBATIMI
“BANESA TIP, ME 6 KAT DHE ME 8 KAT, ME KOSTO TË ULËT DHE EFIÇENCË ENERGJIE”

Objekti eshte konceptuar nga ana arkitektonike i tille qe te paraqese nje zone kualitative,
dinamike, racionale, tre dimensionale, te diellezuar dhe te ventiluar.

Zgjidhja volumore me forma te thjeshtezuara mendojme se i pergjigjet me se miri natyres se


banesave sociale te cilat kerkojne optimizim maksimal te zgjidhjes funksionale , volumore e
arkitektonike ne lidhje me koston e ndertimit.

• Zgjidhje funksionale e apartamenteve

Ne zgjidhjen e apartamneteve jane ruajtu me fanatizem siperfaqet e kerkuara per secilin tip
apartamenti si dhe perqindjet e tyre ne numrin total te kerkuar.

• Planimetri kompakte
Optimizimi i planimetrisë së brendshme dhe volumit të ndërtesës ul kërkesat për ngrohje të
hapësirës. Numri dhe përmasa e dhomave nuk i tejkalojnë kërkesat dhe permasa minimale.

Eshte minimizuar zarfi i ekspozuar i ndërtesës. Planimetritë jane efiçente dhe eshte marre parasysh
gjatësia, thellësia dhe lartësia e përgjithshme e ndërtesës te cilat ndihmojnë në uljen e përmasës së
zarfit të ekspozuar për sipërfaqen e shfrytëzueshme të katit që ai përmban..

Me respekt

"SPHAERA" sh.p.k

Ing . Ajkid Topore


Ark. Sokol Imeraj

Rruga "Qazim Vathi" Nr.106, Tirane, Albania: Tel +355692038848; Email: ajkidtopore@sphaera.al;sphaera@sphaera.al; 12

You might also like